Category: Te Tjera

  • Trishtuese! 80-vjeçarja humb ndjenjat para dyerve të SPAK, e kanë mashtruar dhe i kanë marrë shtëpinë

    Trishtuese! 80-vjeçarja humb ndjenjat para dyerve të SPAK, e kanë mashtruar dhe i kanë marrë shtëpinë

    Gazetarja Anila Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë historinë trishtuese të një nëne 80-vjeçare e cila qëndron para Prokurorisë së Poaçme çdo ditë dhe shpreson në rikthimin e shtëpisë së saj, që ia kanë marrë përmes mashtrimit.

    Postimi i Anila Hoxhës:

    Më ndjekin nënë Feridetë, ose mbase unë jam shumë e ndjeshme për NËNAT !

    Të parën e takova në burgun e grave.

    E kishin harruar aty dhe si kreu i opozites se asaj kohe, Edi Rama e mbajti fjalën jo vetëm duke i hedhur nje shall krahëve e duke i dhënë përkujdes, por edhe duke i ndertuar një shtëpi. Nënë Ferideja e atyre viteve, doli menjëherë nga burgu sapo kronika u transmetua në TCH.

    Nënë Ferideja e dyte, humbi ndjenjat sot ne derë të Spakut.

    I kanë marrë shtëpinë. E kanë mashtruar dhe dhjetra vendime të drejtësisë me te dyshuar që u shpallën fajtorë,nuk vlejnë asgjë. Ajo vazhdon të jetojë me qera, dhe me borxhe që i mori nder njerëz për te paguar avokatët gjatë dhjetë viteve gjyqe që i dhanë të drejtë. A nuk kemi secili , një luftë në jetë?

    E mbylla kronikën me një pyetje krah saj: kush duhet të bëjë dicka nëse shteti nuk reagon?

    Nënë Feridja është 80 vjec dhe kushdo që je , kur ta lexosh këtë status, mendo nënën tënde. Duke marrë autobuzin nëpër vapë, për të ardhur në Tiranë, sepse ka ende shpresë dhe nuk dorëzohet.

  • “Italia e vogël”/ Financial Times për bregdetin shqiptar: Fluks turistësh në resortet me kosto të ulët të Shqipërisë

    “Italia e vogël”/ Financial Times për bregdetin shqiptar: Fluks turistësh në resortet me kosto të ulët të Shqipërisë

    Bregdeti i Shqipërisë ka qenë shpeshherë në vëmendjen e mediave të huaja këtë sezon veror, jo vetëm për bukurinë por edhe për kostot e ulëta nëpër resorte.

    Financial Times ka botuar një artikull, në të cilin e quan Shqipërinë “Italia e Vogël”.

    Në artikullin e tyre përmendet edhe vizita e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila zgjodhi bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e verës.

    Artikulli:

    Meloni zgjodhi një rrugë me kosto të ulët, duke marrë një traget nga rajoni jugor italian i Pulias, ku ishte me pushime me familjen e saj për në portin shqiptar të Vlorës.

    Një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria ka luftuar për dekada për të hequr reputacionin e korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka shtyrë qindra mijëra shqiptarë të emigrojnë. Por tani po gëzon një ringjallje ekonomike pjesërisht për shkak të një bumi turistik.

    Të tërhequr nga plazhet e tij mesdhetare me çmime konkurruese, pasagjerët e linjave ajrore në Shqipëri u dyfishuan në qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas ACI Europe, një shoqatë e operatorëve të aeroporteve. Hapja e linjave me kosto të ulët për në aeroportet shqiptare kontribuoi në këtë zhvillim.

    U rritën edhe qëndrimet gjatë natës, me shifrat e fundit të Eurostat-it që tregojnë se 261,000 të huaj kaluan netët në Shqipëri në tremujorin e parë, 152 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e 2019-ës.

    Shumë pushues në Shqipëri janë italianë që i kanë shmangur udhëtimet brenda vendit.

    Mediat tradicionale në Itali e kanë cilësuar gjithashtu Shqipërinë si destinacionin “it”, duke reklamuar plazhet e saj me rërë fildishi si Karaibet e Evropës.
    Melonit iu bashkua në udhëtimin e saj edhe partneri i saj dhe vajza e tyre gjashtëvjeçare. Ata takuan homologun e saj shqiptar, Edi Rama, dhe familjen e tij të hënën dhe të martën, sipas një personi të njohur me këtë çështje.

    Një zyrtar italian tha se Meloni mori pjesë në një darkë të organizuar nga Rama të martën. Megjithatë, disa media vendase dhe një tjetër zyrtar italian thanë se ajo u kthye në Itali të martën për të festuar “Ferragosto”, një festë kombëtare. Zëdhënësit e kryeministrit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

    Rama në fillim të kësaj jave e përshkroi Melonin si një “tigër”. I njohur për stilin e tij konfrontues, kryeministri shqiptar tregoi në rrjete sociale foto që tregonin tragete plot me turistë italianë, duke i etiketuar me termin “pushtim”.
    Ai tha se turistët italianë në vendin e tij arritën pothuajse “gjysmë milion” këtë vit. Mediat italiane e vlerësojnë shifrën në më shumë se 300,000, 57 për qind më shumë krahasuar me të gjithë vitin 2022.

    Ndërsa çmimet janë rritur në Itali, turistët ndërkombëtarë janë joshur nga kostot më të ulëta shqiptare për çdo gjë, nga akomodimi në hotel deri te restorantet dhe shezlongët. Agjencia Federale e Statistikave të Gjermanisë zbuloi së fundmi çmimet e restoranteve dhe hoteleve në Shqipëri ishin 56 për qind më të ulëta se ato të Gjermanisë – duke e bërë atë destinacionin më të lirë të pushimeve në Evropë.

    Midis vizitorëve ishte Nicolas Ferrero, një prodhues 28-vjeçar protezash nga qyteti portual i Rimini në Italinë veriore. Ai e përshkroi udhëtimin me traget si “kaos” me shumë britanikë, italianë dhe shqiptarë në bord. Kur mbërriti në resortin e Sarandës pranë kufirit grek, plazhi ishte i mbushur plot me italianë. “Ishte Italia e vogël,” tha ai.

    Ferrero tha se prej kohësh donte të vizitonte vendin pasi u rrit në një komunitet që përfshinte disa emigrantë shqiptarë. Meqenëse ai “tashmë kishte parë pjesën më të madhe të Italisë”, kjo ishte një kulturë dhe kuzhinë e re për t’u eksploruar. Një prioritet është se shumë shqiptarë flasin italisht.

    Disa blogerë udhëtimesh italiane kanë promovuar gjithashtu udhëtime në Shqipëri, vetëm një “shëtitje me traget” larg.

    Një udhëtim vajtje-ardhje nga Bari në Durrës kushton rreth 100 €. Udhëtimet e kthimit nga Roma ose Genova në ishullin italian të Sardenjës mund të kushtojnë dy herë më shumë. Ferrero pagoi 360 euro për një javë në një apartament me katër dhoma gjumi në Sarandë.
    Ministri italian i bujqësisë Francesco Lollobrigida, kunati i Melonit, i cili iu bashkua kryeministres në Pulia, kritikoi së fundmi përpjekjet e Shqipërisë për të konkurruar me Italinë në turizëm.

    “Është e qartë se ka vende të tjera në bregdetin e Adriatikut që duan të jenë Pulia, por ajo që mund të gjeni këtu nuk mund të gjendet diku tjetër,” tha ai.

    Një zgjerim i shpejtë i resorteve përgjatë bregdetit shqiptar si në fshatin Palasë në Vlorë ka shkaktuar polemika, me shtëpitë tradicionale që i hapin rrugë hoteleve të mëdha, gjithëpërfshirëse, aksionerët më të mëdhenj të të cilëve janë shpesh politikanë.
    Ferrero vuri në dukje se apartamenti i tij i pushimeve në Sarandë ishte gjysmë i ndërtuar, si shumë hotele të tjera. “Dukej se ata nuk ishin gati për bumin e turizmit,” tha ai. Puna sezonale nga Bangladeshi ka adresuar mungesat e fuqisë punëtore në zhvillimet bregdetare, por në brendësi infrastruktura e vjetëruar po rënkon.

    Megjithatë, Ferrero tha se po mendonte të blinte një shtëpi pushimi në bregdetin shqiptar për një të tretën e çmimit sesa për një pronë të ngjashme në vendin e tij. Mosmarrëveshjet e ngatërruara mbi pronësinë e tokës mund të përbëjnë një problem, por Ferraro tha se çdo çështje nuk mund të jetë shumë më e keqe se burokracia italiane.

    Filippo de Miccolis Angelini, i cili drejton një hotel në Pulia, tha se italianët duhet të përfitojnë nga lidhjet e transportit shqiptar të Barit për të rritur ardhjet në Italinë më të varfër jugore.
    “Është e gabuar të dërgosh mesazhin se Shqipëria është e lirë,” tha ai. “Rrëfimi duhet të jetë rreth kulturës, aventurës, autenticitetit.”

  • Gazetari tregon ëndrrën e keqe të pushimeve në Ksamil: Nga “killeri” te “Pasqyrat” te horrat e çadrave dhe cubat e “Bianko”

    Gazetari tregon ëndrrën e keqe të pushimeve në Ksamil: Nga “killeri” te “Pasqyrat” te horrat e çadrave dhe cubat e “Bianko”

    Gazetari i njohur Taulant Koplikaj ka denoncuar sjelljen arrogante të pronarëve të njësive të shërbimit të Ksamil gjatë këtij sezoni turistik, të cilët, injorantë sa i përket shërbimit, shfrytëzojnë rastin për shkak të numrit të lartë të vizitorëve.

    Koplikaj shkruan në një status të tijin në Facebook se kudo ka hasur arrogancë dhe shfrytëzim abuziv të pushuesve në Ksamil nga “horra” që kanë pushtuar plazhet dhe njësitë e shërbimit.

    Madje ai tregon edhe një spisod me clubin “Bianko”, i cili vjedh klientelën duke bërë një rreng me porosinë.

    Postimi i plotë:

    Vjet ishte hera e pare qe beja pushime ne Ksamil. Mora me vete edhe pese familje te tjera, miq te mij nga jashte.

    Kete vit edhe kater familje, tre nga te cilat italiane.

    Me ka pelqyer ky vend, jo nga fotot me filtra, por nga ajo qe kam pare vete ne cdo dite pushimesh.

    Viti qe shkoi, ishte ende nje periudhe post-covid dhe fluksi ishte me i vogel. Sherbimet, pavaresisht defekteve, kishin gjithmone nga pas persona qe te buzeqeshnin dhe kerkonin te te plotesonin cdo kerkese.

    Ne nje vit te vetem, sikur kemi nderruar planet.

    Kemi 10 dite qe perballemi me arrogance, mungese sherbimi, shikime sikur i jemi borxhlinj pronareve dhe kamariereve.

    Kjo sepse dyndja e turisteve eshte aq e madhe, saqe keta mendjengushte bejne llogarite e se sotmes, dhe nuk mendojne per nje te neserme ne prag. (Sepse sezonet aq jane).

    * * *

    Ne plazh, tipi i shezloneve na sheh sikur te jemi te burgosur lufte qe po i kerkojme buke.

    Ne lokale, kamarieri kur te vjen tek tavolina, te sheh sikur ka ne dore butonin berthamor. I duket vetja personi me i rendesishem i globit.

    Ne “Bianko”, nje bicim pab-i me tre kate, stafi, sic duket ne urdher te pronareve, ben nje rreng idiot per klientet.

    Fik muziken e katit siper dhe i fton te gjithe te zbresin nje kat me poshte, aty ku muzika rinis.

    Dhe bashke me muziken t’i duhet me doemos te porosisesh pijet nga e para.

    Perndryshe, te ftojne te dalesh menjehere jashte.

    Qershija mbi torte eshte padyshim ne plazhin e Pasqyrave.

    Aty ka nje pronar te vetem ne te gjithe gjirin e vogel. Zone ende e virgjer.

    Por pronari, bashke me djalin, nje i ri qe te sheh si killer, kane krijuar nje minidiktature ne oazin e tyre.

    Rendesia dhe autoriteti i tyre nis dhe mbaron ne ate gji te vogel te bekuar nga Zoti.

    “Deshem te prenotojme nje tavoline per ne 12.30”.

    “Jo”.

    “Si jo”?

    “Nuk bejme prenotime”.

    Nuk me duket normale, por gjithesi, ne 12.15 zeme nje tavoline. Na sherben killeri, dora vete.

    Menute na i perplas ne tavoline.

    NUK ESHTE ASPAK PER TE PASURUAR KETO RRESHTA. NA I PERPLAS ME TE VERTETE.

    Pas pak minutash, e therrasim per porosine.

    E merr me nje shprehje bezdie, dhe largohet.

    Pasi kane ardhur te gjitha cfare kemi porositur, kerkojme te porosisim edhe dicka tjeter.

    “Jo. Kaq ishte. Vetem nje porosi”.

    S’po kuptoja dhe e pyes perseri.

    “Mund te porositni vetem njehere pasi do vijne te hane edhe te tjere persona qe jane ne plazh”.

    Mundohem te kerkoj logjiken ne kete pergjigje, por eshte e kote. Killeri ka rregullat e tij. Ai eshte zoti i Pasqyrave dhe turistet duhet t’i binden.

    Cdo pyetje qe kerkoj t’i bej, ndeshet me nje veshtrim ironik dhe gati perbuzes.

    Italianet ne tavoline nuk arrijne ta besojne se nga vjen gjithe kjo arrogance.

    Te njejten sjellje verejme edhe me dy zonja te moshuara.

    zoti i Pasqyrave, ka gjithmone te drejte.

    Te pakten deri ne Shtator.

    Ndoshta edhe pas nje viti.

    Dhe ketu ndjej vertete keqardhje. Se pari per keto vende te bekuara nga Zoti, dhe se dyti per vete ata dhe familjet e tyre.

    Sepse pas disa vitesh, me gjase, italianet do te lodhen. Shqiptaret gjithashtu do kerkojne te tjera mundesi, dhe keta diktatore te vegjel te turizmit ne jug, do te dalin me kartona ne dore buze rruges se fshatit dhe te luten:

  • Gjermania drejt legalizimit të kanabisit, ja deri në sa rrënjë mund të mbillni në shtëpi

    Gjermania drejt legalizimit të kanabisit, ja deri në sa rrënjë mund të mbillni në shtëpi

    Gjermania hodhi sot një tjetër hap drejt legalizimit të kanabisit rekreativ me miratimin nga kabineti i projektligjit përkatës, i cili do të shoqërohet me një fushatë parandaluese që synon të rinjtë.

    Në një konferencë shtypi në Berlin, Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach e quajti projektligjin “një pikë kthese në një politikë të dështuar fatkeqësisht të kanabisit”.

    “Askush nuk duhet ta keqkuptojë ligjin. Përdorimi i kanabisit do të legalizohet. Megjithatë mbetet e rrezikshme”, tha ministri.

    “Mbrojtja e të rinjve dhe fëmijëve është një komponent qendror i gjithë projektligjit”, shtoi ai.

    Sipas projektligjit, i cili do duhet të miratohet nga Parlamenti, kushdo mbi moshën 18 vjeç mund të blejë dhe zotërojë deri në 25 gram kanabis.

    Kështu Gjermania do të ketë një nga legjislacionet më liberale në Evropë, pas Maltës dhe Luksemburgut, të cilët legalizuan kanabisin për qëllime rekreative përkatësisht në 2021 dhe 2023.

    Reforma është kritikuar nga opozita, policia dhe sindikatat gjyqësore, të cilat thonë se nuk do t’i japë fund kontrabandës, që është një nga synimet kryesore të saj.

    Mbështetësit shpresojnë se do të frenojë tregun e zi, do të mbrojë përdoruesit nga kanabisi i ndotur dhe do të zvogëlojë ngarkesën e punës së sistemit të drejtësisë.

    Sipas këtij projektligji do të mundësohet edhe rritja e deri në tre bimë kanabisi për përdorim personal.

    Legjislacioni i ri parashikon krijimin e shoqatave jofitimprurëse, anëtarët e të cilave, numri i tyre është i kufizuar në 500, do të mund ta kultivojnë bimën nën mbikëqyrjen e autoriteteve publike vetëm për ta konsumuar vetë.

    Veprimtaria e këtyre “Klubeve Sociale të Kanabisit”, siç quheshin, do t’i nënshtrohet rregullave: do të mund të furnizojnë vetëm anëtarët e tyre dhe maksimumi 50 gramë në muaj. Për të rinjtë nga 18 deri në 21 vjeç do të jetë pak më pak: 30 gram në muaj. Këto klube do të kontrollohen nga autoritetet publike.

    Konsumi i kanabisit nuk do të lejohet brenda këtyre klubeve ose në një distancë prej 200 metrash prej tyre, si dhe përreth shkollave, këndeve të lojërave, terreneve sportive dhe shoqatave të të rinjve.

    Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach gjithashtu synon të kryejë një fushatë të madhe ndërgjegjësimi që synon të informojë të rinjtë për rreziqet e kanabisit në tru.

  • Çifti gjen një thesar të varrosur në pyll, mbesin pa fjalë kur e hapin

    Çifti gjen një thesar të varrosur në pyll, mbesin pa fjalë kur e hapin

    Ryan Parsons dhe e dashura e tij Lisa një ditë u nisën për një ekskursion pranë shtëpisë së tyre në Virxhinian Perëndimore.

    Ai është një person që ka hobi për të kërkuar objekte të fshehura me detektor metalik. Lisa kurrë nuk ishte bashkuar me të në këto ekspedita, por atë kohë bëri një përjashtim duke marrë një aparat fotografik për të fiksuar gjithçka.

    Në një moment instrumenti filloi të jepte sinjale se kishte diçka nën tokë.

    Parsons mendoi se aty mund të ketë sende të Luftës Civile, kështu që ai filloi të gërmonte, duke nxjerrë në dritë një kuti druri të lashtë.

    Lisa filloi të dokumentonte hapjen e kutisë, duke theksuar se ky mund të ishte zbulimi i jetës. Brenda ishin vargje biblike të shkruar në pergamenë, por edhe të tjera gjëra befasuese…

    Një tjetër kuti, me mbishkrimin: “Kush gjen një grua gjen atë që është e mirë dhe merr pëlqimin e Zotit”. Parsons shpartalloi kutinë dhe nxori një unazë diamanti për të dashurën e tij. Një propozim martese me të vërtetë unik, që gjendej brenda një kutie të lashtë që ai vetë e kishte blerë në një dyqan në qytet.

    Brenda një unazë të bërë me një diamant të gjyshes së Lizës, me fjalët e Biblës pranë që t’i kërkonte asaj martesë. Natyrisht ajo tha “po” dhe tani Ryan dhe Lisa janë burrë dhe grua. Por ka njerëz me detektorë metali që kanë gjetur me të vërtetë thesarin në oborrin e tyre:

    Lukichev Dmitry nga Kirgistani po ndërtonte një depo të re kur lopata e tij goditi diçka metalike.

    Brenda në kuti ishin sendet personale të një ushtari gjerman nga Lufta e Dytë Botërore. Kishte edhe shishe rumi! Dhe një kuti puro në gjendje të përsosur, edhe pas 60 vjetësh të groposura!

  • Tek spitali privat në Shqipëri, i thanë je për operacion. Pasi shkoi në Itali, doktori italian i thotë të vertetën e pabesueshme

    Tek spitali privat në Shqipëri, i thanë je për operacion. Pasi shkoi në Itali, doktori italian i thotë të vertetën e pabesueshme

    L.B. e semure nga zemra dhe mbi pesha shkon me urgjenc ne nje spital privat ne Tirane. Pas ekzaminimit qe I bejne doktoret I thone qe duhet te operohet. Dhe operimi kushtonte 10 mije euro.
    Nga pamundesia e pagimit te shumes se lekeve e bija provon ta dergojë ne Itali per nje vizite me te specializuar.

    Dhe pas vizites qe beri ne spitalin Italian doktori Italian I jep lajmin e mire:

    “ Ju nuk keni nevoje per nje operacion pasi per verehet vetem takikardi, keshtu qe thjesht duhet te pini ilacet dhe nuk eshte e nevojshme operimi.

    Doktoret shqiptare ne spitalet private I ngjajne kasapeve, cdo gje e lidhin me parane, thote zonja ne fjale,

    dhe ata i shikojne njerezi si tufa parash ndaj beni kujdes se ndoshta per nje dhimbje koke ju ikin 10 mij euro.

    Merrni gjithmone mendim te dyte apo te trete kur eshte fjala per specialistet ne Shqiperi

  • Përse lotojmë më shumë? Njihuni me arsyet dhe faktet interesante që duhet t’i dini me patjetër!

    Përse lotojmë më shumë? Njihuni me arsyet dhe faktet interesante që duhet t’i dini me patjetër!

    Në këto kohë tepër skalitëse, njerëzit vërejnë se qajnë më shpesh se çdo herë tjetër dhe kjo nuk ka arsye përse të reflektojë një ndryshim në personalitet. Stresi prej koronavirusit godet në mënyra të ndryshme: izolimi social, frika ndaj ekspozimit, humbja e një personi të dashur, shkollimi i fëmijëve online dhe mbi të gjitha financat e paqëndrueshme.

    Psikologët sqarojnë se stresi shkakton plogështi të thellë që vështirëson aftësinë tonë për tu vetë-qetësuar. Kjo na bën tepër të brishtë ndaj drobitjes emocionale e për pasojë, lotët bien sa hap e mbyll sytë.

    Shkenca e lotëve, arsyeja përse po qajmë kaq shpesh

    E qara, sipas psikologëve, mund të jetë një formë vetë-qetësimi për disa njerëz. Ajo e ndihmon trupin të arrijë një qetësi fiziologjike dhe ul rrahjet e zemrës.

    Arsyet përse qajmë janë të larmishme dhe mund të nxiten jo vetëm nga hormonet.

    Ngarkesa e rëndë emocionale e bën të vështirë përpunimin e ndjenjave dhe mendimeve dhe akumulimi pa karar i tyre duhet shkarkuar.

    Nëse vëni re që përloteni shpesh gjatë ditës duhet të kujdeseni patjetër për veten, duke kërkuar një takim tek terapisti, duke zbatuar teknika të qetësimit ose thjesht fare duke bërë një banjë të nxehtë.

    E qara mund të jetë ngjitëse. Nëse vëreni se po përloteni më shpesh pasi keni kaluar kohë me dikë që qan vazhdimisht, atëherë subkoshienca juaj nxit të qarën si pasojë e empatisë emocionale. Emocionet aktivizojnë një pjesë të trurit që reflekton edhe gjendjen e ngarkuar të personit tjetër dhe e qara vjen natyrshëm.

    E qara si rrjedhojë e asociimit

    E keni vënë re që kur rishikoni një film që ju ka emocionuar, qani më lehtë? Kjo vjen si pasojë e asocimit të një kujtimi, kënge, filmi me një ndjenjë të caktuar emocionale siç është trishtimi, melankolia etj.

    Truri regjistron reagimin e parë dhe më pas e përsërit atë sipas nevojës.

    Njerëzit që kanë çrregullime emocionale dhe i përjetojnë emocionet në nivel më të thellë se të tjerët janë më të prirur të qajnë me shpesh dhe më lehtë. Njerëz të caktuar bëhen shumë të ndjeshëm në situata që ngacmojnë emocionet e tyre, siç mund të jetë rasti i trishtimit.

    Një njeri me temperament të fortë qan më pak, ndërsa një njeriu të ndjeshëm i shpëtojnë lotët pa fre.

    Nëse ju vëreni ndryshime në frekuencën dhe intensitetin e të qarës dhe përputhjen e tyre me humorin tuaj, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun për të përjashtuar ose jo mundësinë e depresionit. Ky i fundit karakterizohet nga ndjenjat e mërzisë, mungesës së shpresës, boshllëkut, humbjes së interest, shqetësimeve me gjumin dhe plogështinë.

    Ankthi nga ana tjetër karakterizohet nga një shqetësim i thellë, irritim i tejskajshëm, vështirësi në përqendrim dhe lotë… shumë lotë. Nëse këto rreshta përshkruajnë mirë gjëngjen tuaj emocionale, atëherë AgroËeb.org ju këshillon që të konsultoheni me një therapist që mund të japë rekomandimet e duhura për tu ndier më mirë.

    Traumat e fëmijërisë janë përgjegjëse për shumë prej çrregullimeve mendore apo edhe luhatjeve të humorit.

    Njerëzit që kanë kaluar një eksperiencë traumatike e kanë më të lehtë për të qarë se njerëzit që kanë kaluar një jetë përgjithësisht të hareshme. Kjo ndodh sepse sistemi nervor simpatetik përjeton traumën dhe ankthin në të njëjtën mënyrë me episodin e parë, pra është një reagim i përvetësuar dhe e qara vjen automatike.

    Secili prej nesh ka një personalitet unik që përbëhet nga sjellje, veçori, karakteristika dhe aftësitë e të nxënit dhe të funksionuarit. Dallimet biologjike në strukturën e trurit dhe në fiziologji ndikojnë fort në personalitetin tuaj dhe në ndjeshmërinë emocionale gjë që mund të shkaktojë një lumë lotësh.

    Ka njerëz me personalitet të brishtë që janë tepër të ndjeshëm ndaj rrethanave, ambientit, ndjenjave, sensit të së mirës dhe të keqes e të tjera si këto të cilët për fat të keq, janë të predispozuar të qajnë më shpesh dhe të vuajnë më shumë.

  • Lini në Pogradec vendbanimi më i vjetër në Europë, mediat italiane: Mister sesi u ndërtua 8 mijë vite më parë nën ujërat e thella të liqenit! Arkeologët zbuluan se…

    Lini në Pogradec vendbanimi më i vjetër në Europë, mediat italiane: Mister sesi u ndërtua 8 mijë vite më parë nën ujërat e thella të liqenit! Arkeologët zbuluan se…

    Konsiderohet si fshati liqenor më i vjetër në Evropë, ai i zbuluar nën ujërat e thella të liqenit të Ohrit, në Shqipëri. Një grup studiuesish kanë kryer studime pranë Linit, në bregun shqiptar të liqenit, pikërisht në kufirin malor me Maqedoninë e Veriut, duke nxjerrë në dritë mbetje druri të fosilizuar dhe fragmente të çmuara lisi.

    Lidhur me këtë gjetje të studiuesit, kureshtja e mediave italiane ka qenë i lartë ku shkruajnë“ Megjithatë, misteri se si dhe pse u ndërtua ky vendbanim 8000-vjeçar i shtëpive me këmbë vazhdon ende. Adrian Anastasi, një arkeolog shqiptar, tregon se ndërtimi i një fshati mbi shtylla druri ishte një detyrë komplekse, arsyeja e së cilës ende nuk dihet. Një teori sugjeron se zgjedhja mund të ketë ardhur nga nevoja për mbrojtje”.

    Shkrimi i plotë:

    Arkeologët besojnë se një pjesë e bregdetit shqiptar të liqenit ishte shtëpia e një vendbanimi shtëpish të shtruara rreth 8,000 vjet më parë, duke e bërë atë fshatin më të vjetër buzë liqenit në Evropë të zbuluar deri më tani.Datimi me radiokarbon i vendit e vendos atë midis viteve 6000 dhe 5800 para Krishtit

    “Është disa qindra vjet më i vjetër se vendet e liqeneve të njohura më parë në rajonet e Mesdheut dhe Alpine,” tha Albert Hafner, një profesor arkeologjie në Universitetin e Bernës në Zvicër.

    “Me sa dimë, është më i vjetri në Evropë,” i tha ai.

    Fshatrat e tjerë më të vjetër të liqenit u zbuluan në Alpet italiane dhe datojnë rreth vitit 5000 para Krishtit, tha eksperti i banesave liqenore neolitike evropiane. Hafner dhe ekipi i tij i arkeologëve zviceranë dhe shqiptarë kanë kaluar katër vitet e fundit duke gërmuar në Lin, në anën shqiptare të liqenit të Ohrit, i cili përfshin kufirin malor midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Vendbanimi besohet të ketë strehuar nga 200 deri në 500 njerëz, me shtëpi të ndërtuara në shtylla mbi sipërfaqen e liqenit ose në zona të përmbytura rregullisht nga ujërat në rritje.

    Dhe ngadalë po zbulon disa sekrete befasuese.

    Gjatë një zhytjeje të fundit, arkeologët zbuluan prova që sugjeronin se vendbanimi ishte i fortifikuar me mijëra dërrasa me thumba të përdorura si barrikadë mbrojtëse.

    “Për të mbrojtur veten në këtë mënyrë, ata duhej të prisnin një pyll”, tha Hafner.

    Por pse do t’u duhej fshatrave të ndërtonin fortifikime kaq të gjera për t’u mbrojtur? Arkeologët janë ende në kërkim të një përgjigjeje për këtë pyetje të pakapshme. Studiuesit vlerësojnë se rreth 100,000 thumba u futën në shtratin e liqenit jashtë Linit dhe Hafner e quan gjetjen “një thesar të vërtetë për kërkime”. Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të vjetër në botë dhe ka ekzistuar për më shumë se një milion vjet.

    Të ndihmuar nga zhytës profesionistë, arkeologët po eksplorojnë shtratin e liqenit, shpesh duke zbuluar fragmente fosile druri dhe copa të çmuara lisi.

    “Si një orë zvicerane”

    Analiza e unazës së pemëve ndihmon ekipin të rindërtojë jetën e përditshme të banorëve të zonës, duke ofruar “vështrime të vlefshme për kushtet klimatike dhe mjedisore” të periudhës, tha arkeologu shqiptar Adrian Anastasi.

  • Kuzhinier i njohur italian ‘përplaset’ me ndjekësit për Shqipërinë: ‘Saranda do bëhet Mykonosi i ri’ (VIDEO)

    Kuzhinier i njohur italian ‘përplaset’ me ndjekësit për Shqipërinë: ‘Saranda do bëhet Mykonosi i ri’ (VIDEO)

    Kuzhinieri i famshëm italian, Rocco Cannavino i njohur me emrin Zio Rocco ka replikuar me komentueset e tij, ndërsa promovon bukuritë e bregdetit shqiptar.

    Një nga komentueset ka shkruar se Ksamili ka det të pistë dhe një çadër me dy shezlongë kushtojnë 50 euro.

    Ndërsa ka publikuar komentin e saj, Rocco e ironizon, duke treguar ujin e kristaltë dhe bukuritë e Ksamilit, ndërsa po pushon në rivierën shqiptare me familjen e tij.

    “E bukura e këtyre komenteve është se bëhen nga njerëz që ndoshta nuk udhëtojnë fare, këtë mëngjes erdhëm në një vend që quhet Ksamil në Shqipëri, po deti është pis, siç thotë zonja pis, pastaj zonja tha se dy zhezlonge dhe një çadër janë 50 euro. Sidomos Saranda do të kthehet në Mykonosin e ri ”, thotë Rocco.

    Këtë sezon Shqipëria është kthyer në destinacion të preferuar për turistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe italianët. Ata preferojnë kryesisht bregdetin e jugut, përfshirë Vlorën dhe Sarandën për bukuritë dhe ujërat e kristalta.

    https://v16-web-newkey.tiktokcdn.com/44d55c863e98d98a918bbf2b3e2d9e2a/64dc0460/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068-euttp/oUhhDgICIhAt4ELUQyEo5WPrnAfUjiazkbVgcD/?a=1988&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C3&cv=1&br=6050&bt=3025&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8ZmoeAJ7c_vjDaZ8AhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=Zzw2ZjZlNjZmNzg0NmZnO0BpMzZoeDY6Zmo7bTMzZjczM0A1Mi1eMGMzXzYxNmMxNC9eYSNfazU0cjRfaF5gLS1kMWNzcw%3D%3D&l=202308151702330E9113C62B635D3C5897&btag=e00090000

  • E martoi vajzën në Tiranë por ajo e la burrin për dashnorin, babait i shkon ‘gjoba’ në shtëpi. Situatë e frikshme në Tiranë

    E martoi vajzën në Tiranë por ajo e la burrin për dashnorin, babait i shkon ‘gjoba’ në shtëpi. Situatë e frikshme në Tiranë

    Nje vajze ka qëndruar vetëm dy muaj e martuar tek shtepia e bashkëshortit dhe më pas e ka br aktisur per një partner tjetër që jeton në periferi të kryeqytetit.

    Kur babai i tu rpë ruar prej vajzës, është veshur dhe ka trokitur tek ish-krushqit për të kë rkuar falje dhe për t’i sqaruar ata, është gjendur i befa suar nga re agimi i tyre. Krushqit kanë llogaritur një më një se sa kushtonte fjetja, ushqimi dhe çdo shpenzim i të resë dhe si përfundim i kanë vënë “gj o bë” të atit, duke i kër kuar tre milionë lekë.

    Denon cimi, sipas burimeve të sigurta nga GazetaSi.al, u mbajt shënim në komisariatin numër pesë dhe ka si ka llëzues një 65-vjeçar me inicialet A.Z.

    “Jam me profesion punëtor krahu dhe e martova bijën me dëshirën e saj, pa ndërhyrje, pa dhu në dhe pa ndërm jetësinë e kurrkujt”, – shprehet mes të tjerash 65-vjeçari, i cili me ish-krushqit, ka dhe një li dhje tjetër krushqie, pasi në fisin e tyre ka të martuar të motrën.

    Pas martesës, e reja ka qëndruar e martuar vetëm dy muaj dhe më pas është larguar në periferi duke marrë vetëm një telefon dhe një xhup. Largimi i saj, nuk ishte aspak në drejtim të paditur, ajo ka njohur një 47-vjeçar në rrje tet sociale dhe ka bra ktisur gjithçka për hatër të tij.
    Megjithatë, 65-vjeçari, nga një qytet i veriut dhe me banim në Paskuqan, për të ruajtur traditën dhe për të qenë sa më korrekt me ish-krushqit, ka shkuar në shtëpinë e tyre për vizitë.

    “Aty gjeta të gjithë burrat e fisit të ish-burrit të sime bije. Nisa të flas, duke iu treguar se fëm ijët nuk na pyesin më dhe se na tu.r.p.ërojnë, pasi sa më të mëdhenj fëm ijët, aq më të mëdha pro blemet. Por krushku ma pr eu fjalën. Më tha; ‘na dety rohesh 3 milionë lekë, aq kushton dy muaj qëndrimi në shtëpinë tonë’”.

    A.Z., ka dashur t’i pyesë se përse ata nuk e nuhatën që diçka po ndo dhte me të bijën dhe se përse djali i tyre, nuk i ofroi ngrohtësi, përderisa ajo u vu në kër kim të një tjetri.

    “Ju thashë se vajza ime, nga ajo shtëpi kishte marrë vetëm telefonin dhe një xhup dhe gjithçka tjetër, pajën sipas traditës sonë në veri, e kishte lënë aty, si bizhu floriri, varëse e unaza floriri”.

    Megjithatë, 65-vjeçari kuksian, shton se ka hapur kuletën dhe ka nxj errë aq sa ai kishte në xhep.

    “Iu dhashë sa kisha në kuletë, ishin ndoshta 400 mijë lekë, nuk i numërova. Por krushku tha. ‘Ti je baba dhe ti do mbash përgjegjësi për bijën, na ke b.orxh 3 milionë lekë’”.

    Krushku

    Pas kësaj, po licia ka shoqëruar me urgj ncë krushkun kan os ës. Ai ka treguar një version tjetër, sipas të cilit, e reja u martua me ndërh yrjen e dy fami ljeve dhe derisa ajo u arr atis, ishte sjellë shumë mirë me ta. Por në krye të dy muajve, ajo ka lënë një letër tek njerëzit e burrit.

    Vajza shkruan në letrën, që GazetaSi.al, e lexoi dhe që u administrua si provë.

    “Ju kër koj shumë falje dhe me vjen shumë keq, por më mirë të tregoj të vërtetën time. Jeni njerëzit më të mirë që unë kam takuar në je tën time, jeni njerëzit më të mirë që kam pasur dhe dëgjuar në je të. Mirupafshim nga unë”.