Category: Te Tjera

  • Si të dalloni një shalqi pa kimikate dhe mjaft të ëmbël (Dy detajet)

    Si të dalloni një shalqi pa kimikate dhe mjaft të ëmbël (Dy detajet)

    Shalqiri është një frut mjaft i përdorur gjatë verës. Ai ka vlera ushqyese e mbi të gjitha hidraton organizmin në ditët e nxehta.

    Por që ai të duket sa më i mirë prodhuesit shpesh kanë tendencën që të përdorin kimikate që janë të dëmshme në organizmin.

    Por ja si mund ta dallojmë nëse ai përmban plehra kimikë dhe nëse jo:

    Një lëkurë e verdhë është shenjë e një përqendrimi të lartë të nitrateve.

    Azoti është një element i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Megjithatë, kultivuesit e shalqirit priren të tejkalojnë normat e pranueshme, sepse ky truk i ndihmon ata që të bëjnë që bima të peshojë deri në 25 kilogramë brenda vetëm 3 javësh.

    Kontrolloni nëse shalqiri ka vrima

    Disa njerëz besojnë se vrimat në shalqinj janë gjurmë nga insektet dhe jo për shkak të kimikateve, por megjithatë përpiquni të qëndroni larg frutave me vrima.

    Mos hani një shalqi me qendër të madhe dhe të zbrazët.

    Një vrimë e madhe në qendër të frutit tregojnë se është tepër i pjekur ose përmban hormone të rritjes. Një shalqi shumë i pjekur mund të jetë pak i hidhur, ndërsa një shalqi me hormone të rritjes mund të shkaktojë helmim. Prandaj është më mirë të mos e hani nëse e shihni frutin në këtë gjendje.

    Vendosni një copë tul në ujë përpara se të hani një shalqi

    Ju mund të kontrolloni përqendrimin e nitrateve në një shalqi dhe të shmangni helmimin duke vendosur një pjesë të vogël të tulit të tij në ujë të pastër në temperaturën e dhomës. Nëse fruti është i rrezikshëm, uji do të marrë një ngjyrë rozë të ndezur dhe është më mirë ta hidhni në kosh.

    Një shalqi nuk duhet të jetë i lehtë kur e ngrini

    Ndonjëherë edhe një lëkurë e bukur dhe e lëmuar, një nuancë e verdhë dhe një bisht i thatë nuk mund të garantojnë që ky shalqi është i shijshëm. Mos harroni ta peshoni gjithmonë përpara se ta blini – duhet të jetë i dendur dhe i rëndë.

    Kur zgjidhni një shalqi, kërkoni për gjurmë të vogla ngjyrë bezhë në lëkurë.

    Këto ‘vraga’ ngjyrë bezhë në lëkurën e lëmuar të shalqirit janë vendet ku bletët ‘provuan’ tulin e tij. Studiuesit shprehen se këto shalqinj janë zakonisht shumë të ëmbël.

  • Edhe pse ka fjetur me meshkuj, modelja e njohur thotë se është akoma e vi*gjër

    Edhe pse ka fjetur me meshkuj, modelja e njohur thotë se është akoma e vi*gjër

    Ka fjetur pafund me djem, por thotë se dëshiron të jetë e v irgjër dhe tashmë është e tillë. Ylli i “On lyFans”, Alice Irving thotë se është një “virgjëreshë e rilindur”,e cila dëshiron që të mbetet e “pastër” për personin e duhur. Pavarësisht se më parë ka fjetur me djem, Alice Irving, me origjinë kanadeze, tani ka bërë një betim duke thënë se do të bëjë dashuri vetëm me dikë që i ka fituar zemrën.

    “Një virgjëreshë e rilindur është dikush që angazhohet për abstinencë, në thelb duke u zotuar për dlirësinë.

    Pra, pa marrë parasysh se cila ishte historia juaj e mëparshme s e k s u ale, ju angazhoheni për stopim derisa të gjeni personin me të cilin dëshironi që të angazhoheni për pjesën tjetër të jetës”, ka thënë 24-vjeçarja për “Daily Star”.

    Modelja e re ka krijuar një përmbajtje të çuditshme në faqen për të rritur në internet për disa vite.

    E pikërisht përvoja në botën e të rriturve ka luajtur një rol të rëndësishëm në marrjen e këtij vendimi

  • ‘Mjekët ia fshehën diagnozën, infermieret po qanin para saj. E mori vesh nga televizori…’ Rrëfimi tronditës mbi sëmundjen e Wanda Nara

    ‘Mjekët ia fshehën diagnozën, infermieret po qanin para saj. E mori vesh nga televizori…’ Rrëfimi tronditës mbi sëmundjen e Wanda Nara

    Pas shumë pritjeve, Mauro Icardi zyrtarizoi kalimin final (pas huazimit) te Galatasaray, në Superligën Turke. Sulmuesi argjentinas më në fund ndodhet në Stamboll së bashku me gruan e tij, Wanda Nara dhe katër fëmijët e tyre Francesca, Isabella, Constantino dhe Benedict.

    Ka qenë Nara, ajo që ka marrë përsipër të tregojë pritjen që familja e saj i ka bërë me të mbërritur në kryeqytetin turk, pasi ka zbritur në aeroportin e Stambollit. Ajo ka shkuar në stadiumin ku e prisnin qindra tifozë.

    Ndërkohë, për revistën “Gente”, përmes një mikes së vet gazetare, Angel de Brito, jo në vetën e parë, agjentja dhe gruaja e ish-kapitenit të Interit ka bërë rrëfimin drithërues se si e mori vesh sëmundjen e rëndë (përflitet në media leuçemi, por version zyrtar të mjekëve dhe të vetë asaj nuk ka ende):

    “Për sëmundjen e mori vesh në televizori. Mua më tha saktësisht se çfarë sëmundje është, por këtë nuk do ta them derisa ta bëjë vetë publike. Wanda më tha se është ende e shokuar dhe po përpiqet të ndërgjegjësohet për sëmundjen që ka.

    Ajo e filloi trajtimin në klinikën e dytë argjentinase që vizitoi. Më pas këmbënguli ta vazhdonte trajtimin me një mjek argjentinas të rekomanduar nga Susana Giménez. Wanda do të flasë publikisht për sëmundjen kur të kthehet në Buenos Aires nga Turqia. Tani për tani është e fokusuar te kujdesi i familjes së saj.

    Wanda e nisi rrugëtimin e saj të mjekimit për sëmundjen në Argjentinë. Madje në një moment u spekulua se do të trajtohej në Milano apo Turqi, por është shumë e kënaqur me mjekimin që ka marrë në klinikën ku ka shkuar dhe ku është konstatuar sëmundja.

    Ishte e vështirë, sepse e mori vesh sëmundjen që kishte nga televizioni. Askush nuk ia tha, nuk ia konfirmuan një diagnozë finale, edhe pse bëri analiza përfundimtare. Dmth., rezultati dhe diagnoza erdhën të enjten.

    Infermieret shkuan tek ajo duke qarë, ndaj iu kërkoi mjekëve që t’i thonin të vërtetën, çfarë po ndodhte, nëse do të vdiste. Në fakt, askush nuk i dha asnjë informacion. Madje Icardi mendoi të hiqte dorë nga karriera e tij futbollistike. Iu deshën 12 ditë për t’i dhënë një diagnozë të saktë, teksa për ditë të tëra u fol mbi sëmundjen që kishte në televizion.

    Në atë moment e kapi paniku Wandën, sepse nuk e dinte se çfarë po i ndodhte. Gjithçka i kaloi në mendje. Fëmijët qanin, ndërsa të gjithë po flisnin në media për sëmundjen e saj. Familja u shkatërrua plotësisht.

    Mauro donte të largohej nga futbolli. Zaira u kthye nga pushimet. Nëna e saj u shtri në dysheme duke qarë. Bëri si e fortë, saqë të gjithë mendonin se ishte mirë, por gjithçka u shkatërrua përbrenda saj”.

  • E re pedhja, ego ena kafe… Familja shqiptare nga Greqia me pushime në Durrës, kamarieri ngel pa fjalë

    E re pedhja, ego ena kafe… Familja shqiptare nga Greqia me pushime në Durrës, kamarieri ngel pa fjalë

    Një familje shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 vitesh në Greqi)!

    Ulen në lokal në bregdet (DURRËS) tavolinat ngjitur. Unë po shikoja çdo veprim. Afrohet kamarieri tek familja nga Kosova.

    Kamarieri: Mirmbrëma, me se mund t’ju shërbej?

    Familja: Mirmbrëma (të gjithë lëshuan telefonat nga dora dhe po shikonin nga kamarieri)

    Burri: A po ma ban ni ekspres dhe ni ujë.

    Gruaja: Ni lang portokalli të lutem.

    Fëmijët: Djali na po dojmë akullore. A ban me shku me e zgedh vet te banaku?

    Kamarieri: Po patjetër. (Largohet i buzëqeshur dhe duke thëne faleminderit)

    Shkon në banak jep porosinë dhe afrohet te familja shqiptare që jetonin në Greqi.

    Kamarieri: Mirmbrëma, me se mund t’ju shërbej?

    Familja: Kalispera (përgjigjet vetëm burri, gruaja dhe fëmijët nuk lëshuan tel nga dora, vazhdonin lundronin në instagram).

    Burri: Keni Heiniken grek se këto të Shqipërisë nuk pihen. Po thotë kamarieri. Fëmijët një zëri: Coca-Cola.

    Gruaja: Ego ena kafe gliko megalo (kamarieri shtangu se nuk dinte greqisht).

    Unë po shikoja me vëmëndje dhe mendova është martuar me greke.

    Kamarieri: Zotëri më fal çfarë do zonja se nuk e kuptova?

    Gruaja: E re pedhja nuk dini të bëni “kafe gliko megalo” akoma se kini mësuar, jeni gjithë ky lokal.

    Kamarieri (që gati po shpërthente): Zonjë ne këtu bëjmë çdo gjë por nuk po ju kuptoj se s’di greqisht.

    Pasi u sqaruan për porosinë kamarieri largohet drejt banakut dhe thotë: Aman mo sa pordhë ata atje. Ndërkohë familja me njëri-tjetrin: Panagjia mu sa mbrapa janë këta, nuk bëhet Shqipëria.

    Darka vazhdonte. Diku në kënd ishte pozicionuar një këngëtar dhe një instrumentist që po luanin muzikë. Ambienti u mbush plot. Kishte njerëz që hanin, pinin, kërcenin dëfreheshin simbas dëshirës (normal me pushime).

    Familja nga Kosova nuk çohej të kërcenin por duartrokisnin gjithmonë që përfundonte kënga dhe vura re që 80% e këngve fëmijët i dinin se vërehej lëvizja e buzve dhe pse kishin lindur në Gjermani.

    Familja nga Shqipëria por që jetonte në Greqi vazhdonte luanin me telefona, vetëm burri nxorri një qese jeshile me duhan nga xhepi dhe herë pas here dridhte ndonjë cigare.

    Këngëtari po këndonte “xhamadani vija vija” aty atmosfera shpërtheu. Bashkë më të tjerët edhe fëmijët e familjes nga Kosova. Kur mbaroi kënga burri i familjes nga Kosova i afrohet këngëtarit.

    Burri: Të lumtë goja shumë bukur po këndojke. Fëmijët e mi kan lindur në Gjermani por e dun fort muzikën shqiptare dhe flasin mirë shqip. A ban me të qiras me diçka a mos ma merr për ofendim dhe nxjerr 10€ ja jep këngëtarit.

    Këngëtari: Shumë faleminderit. Më pas ngrihet burri që jetonte në Greqi i afrohet këngëtarit.

    Burri: Më bëj një zebetiko se do kërcejnë fëmijët e mi se i kërcejnë shumë bukur. Se nuk i kuptojnë këto këngët shqip kanë lindur në Greqi dhe s’dinë fare shqip.

    Këngëtari: Nuk di (shumë ftohtë dhe prerë)

    Më pas ngrihet gruaja dhe me tel në dorë i vinte këngë greke nga YouTube dhe këngëtari që i përgjigjej “nuk di greqisht”. Si përfundim nuk u këndua asnjë këngë greqisht.

    Darka mbaroi, njerzit filluan të drejtoheshin drejt parkingut ku kishin lënë makinat. Ikën dhe familja nga Kosova dhe familja nga Greqia.

    Familja nga Kosova duke falenderuar stafin dhe familja nga Greqia sigurisht turinjte e varuara, dëgjohej herë pas here shqiptarja e “grekëzuar” që mërmëriste “hajde sto dhialo”.

    Kur vajtën te parkingu familja nga Kosova ju drejtua një automjeti Audi Q7 vit prodhimi 2015 me targa gjermane.

    Familja nga greqia ju drejtua një automjeti tip Toyota Celika e vitit 1997 me një marmitë sportive që varej poshtë gati më të rënë.

  • Wizz Air nxjerr pasagjerët me policë nga avioni pasi shiti më shumë bileta se vende

    Wizz Air nxjerr pasagjerët me policë nga avioni pasi shiti më shumë bileta se vende

    Kompania e e flutuirmeve Wizz Air nuk i ndal skandalet. Mbi këtë kompani vetëm dy ditë më parë Autoriteti Civil Britanik ka nisur hetimet pas ankesave të shumta të udhëtarëve, për mos pgim të biletave në rastet kur anulon udhëtimet.

    https://www.facebook.com/aviationtalkasia/posts/868989554714335?ref=embed_post
    Por sëfundmi Wizz Air ka shënuar një tjetër skandal, ku në vend t’i kërkonte falje udhëtarit, e ka nxjerrë atë me dhunë nga avioni, duke kërkuar për këtë edhe ndihmën epolicisë.

    E gjitha ndodhi dy ditë më parë në Oslo të Norvegjisë, ku kompania Wizz Air e cila kishte shitur më shumë bileta se kapaciteti i avionionit, i ka kërkuar njërit prej udhëtarëve që të zbriste, raporton AlbEu.com.

    Ky i fundit me të dretë ka refuzuar të zbresë, pasi ai kishte paguar për udhëtimin e tij, i cili përfundonte në Bukuresht.

    Por ku kompania ka parë që pasagjeri nuk i është bindur urdhrit për të zbritur, ka kërkuar ndihmën e policisë norvegjeze, e cila në vend që të merrte masa mbi kompaninë, ka zbritur me dhunë pasagjerinm raporton AlbEu.com.

    Kujtjmë që vetëm pak kohë më parë AlbEu.com solli në vëmendjen e publikut denoncimin e një tjetër qytetareje shqiptare e cila kishte zgjedhur kompaninë Wizz Air për të udhëtuar nga Tirana në drejtim të Francës, dhe pasi avioni bëri ulje të detyruar në aeroportin e Romës, qendri aty për më shumë se 10 orë, pa ju dhënë asnjë shpjegim pasagjerëve.

    Skandalet e kësaj kompanie nuk përfundojnë këtu, pasi janë me qindra denoncimet për mosrespektim orararesh, si dhe shtyrje pa paralajmërim të udhëtimeve. Zbritja e një pasagjeri nga avioni pse i kishte shitur biletën pa numëruar vendet është thjeshtë skandali i radhës i Wizz Air.

  • Çfarë dëmi i shkakton zemrës një pije me sheqer në ditë

    Çfarë dëmi i shkakton zemrës një pije me sheqer në ditë

    Gjenden kudo dhe na ndikojnë shumë më tepër sesa thjesht nivelin e peshës trupore, por edhe shëndetin e të gjithë organizmit. Pijet me sheqer ndonëse mund të mos i preferoni shpesh, padyshim që ju ka ndodhur t’i provoni herë pas here.

    Përtej shijes, nga këto pije ajo çfarë diskutohet shpesh edhe nga ekspertët është efekti i tyre në shëndet.

    Efekt për të cilin mund të mos mendoni shpesh pasi të kthesh disa gota lëng frutash apo pije me gaz nuk ngjan me ndonjë sulm për shëndetin.

    Për të gjitha këto do të flasim në këtë artikull nga AgroËeb, çfarë ndikimi kanë pijet me sheqer të shtuar në shëndetin e zemrës tuaj.

    Çfarë thonë ekspertët?

    Sipas ekspertëve pirja e një ose më shumë pijeve me sheqer dhe me gaz në ditë ju ekspozon ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

    Personat që konsumojnë vazhdimisht pije të tilla kanë 20% më shumë shance të preken nga sëmundje të zemrës e sidomos nëse janë gra.

    Studimi i botuar në Revistën American Heart Association shpjegon se jo të gjithë pijet me sheqer që ndodhen në treg kanë efekte të njejta në organizëm.

    Rreziku vjen nga pije të cilat kanë shumë sheqer të shtuar, siç mund të jenë lëngjet e ndryshme të frutave të cilat e shtojnë eiskun me 43%.

    Ndërsa për pijet me gaz mund ta rrisin rrezikun vetëm me 23% ndaj prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

    Sheqeri i shtuar tek pijet mund të bllokojë arteriet, enët e gjakut dhe mund të çojnë në sëmundje të tjera si diabeti apo mbipesha e obeziteti.

    Një rrezik i shtuar për gratë

    Një studim i cili mori nën shqyrtim 106.000 mësuese gra i quajtur Colifornia Teachers Studyr, tregoi se 4.2% e të gjithë pjesmarrësve kishte pasur probleme me zemrën.

    Mosha mesatare e grave në këtë studim ishte 52 vjeç dhe ndjekja e regjimit ushqimor dhe jetësor vazhdoi për thuajse 20 vite.

    Gjatë këtyre viteve 2.677 gra psuan goditje në zemër, 5.258 goditje në tru dhe 2.889 të tjera I’u nënshtruan procedurave për të hapur arteriet e bllokuara.

    Nga të gjithë pjesmarrësit 42% deklaruan se konsumoninndonjëherë ose kurrë pije me sheqer.

    Sipas ekspertëve të gjithë gratë që patën probleme të natyrës kardiovaskulare ishin konsumuese të rregullta ose mesatare të pijeve me sheqer të shtuar./AgroËeb.org

  • “Hidhuni, do shpërthejë”/ Prag TRAGJEDIE, pushuesit tmerrohen pasi varka merr flakë (VIDEO)

    “Hidhuni, do shpërthejë”/ Prag TRAGJEDIE, pushuesit tmerrohen pasi varka merr flakë (VIDEO)

    Pushimet për pak u kthyen në tragjedi për dy persona, të cilët ishin duke udhëtuar me një varkë.

    Ngjarja ndodhi në Traverse Bay, Miçigan, ku dy pushuesve iu desh të hidheshin në ujë pasi mjeti lundrues mori flakë.

    “Është shumë vonë, hidhu nga varka. Hidhu nga varka. Do të shpërthejë”, dëgjohet t’i drejtohen njëri-tjetrit në videon e filmuar.

    Një çift që ndodhej pranë ndihmoi dyshen, pasi i nxitën të hidheshin në ujë kur flakët u shtuan dhe varka mund të shpërthente. Më pas, çifti mundi t’i tërhiqte dy personat jashtë ujit. Një mjet lundrimi i emergjencave mbërriti në vendngjarje dhe fiku zjarrin.

  • “Ëndrra ime ishte të isha prind”/ U kthye nga femër në mashkull, transgjinori vendos të lindë fëmijë gjatë procesit

    “Ëndrra ime ishte të isha prind”/ U kthye nga femër në mashkull, transgjinori vendos të lindë fëmijë gjatë procesit

    Mjekësia ka arritur hapa gjigande dhe kjo vërtetohet nga një rast i rallë në SHBA, ku një burrë transgjinor ka sjellë në jetë binjakët e tij biologjikë.

    Aaden Darr, 22 vjeç, i cili ka lindur si femër por ëshët kthyer në mashkull, ka sjellë në jetë binjakë pasi kaloi gjashtë raunde të fekondimit artificial në përpjekje për të mbetur shtatzënë.

    Darr u deklarua transgjinor në moshën 16-vjeçare pasi u identifikua si lezbike për disa vite dhe filloi një kurs testosteroni.

    Megjithatë, ai shpejt e kuptoi se ishte ëndrra e tij të kishte një fëmijë biologjik – kështu që ai e ndaloi trajtimin e tij hormonal dhe vizitoi klinikën e tij lokale të planifikimit familjar për të filluar procesin e lindjes së një fëmije.

    Pas pesë muajsh duke përdorur spermën e donatorëve – Aaden më në fund mbeti shtatzënë me binjakë në gusht 2020.

    Por ndërsa Aaden kishte fatin të kishte një shtatzëni krejtësisht të shëndetshme, ai pranon se kishte ‘frikë të dilte jashtë’ gjatë asaj kohe sepse ishte kaq i vetëdijshëm për trupin e tij në ndryshim – pasi kishte filluar të rritej përsëri gjoksi.

  • ‘Ata po na ndjekin’! Çifti kalon momente tmerri. Humb jetën vajza, plagoset rëndë i dashuri. Dyshimet

    ‘Ata po na ndjekin’! Çifti kalon momente tmerri. Humb jetën vajza, plagoset rëndë i dashuri. Dyshimet

    BRITANI E MADHE- Një hetim për vrasje ka nisur pas një aksidenti të ndodhur të shtunën e 30 korrikut në qytetin e vogël të Falkirk, në verilindje të Glasgows në Skoci. Si pasojë e përplasjes, Amy Rose Wilson humbi jetën ndërsa i dashuri i saj Ryan Paterson, u plagos pasi makina e tyre doli nga rruga dhe u aksidentua. Sipas “TheSun”, paraprakisht ka dyshime se aksidenti ndodhi pasi makina po ecte me shpejtësi pasi po ndiqej nga një makinë tjetër, e cila e ka detyruar të dalë nga rruga.

    Dyshja u thanë miqve se po “ndiqeshin” nga njerëzit në një motor dhe madje e filmuan. Të shtunën, Vauxhall Vectra e çiftit u detyrua të dilte nga rruga në qytet pas kërcënimeve me vdekje nga dy banditë “shqiptarë” që drejtonin një Mercedes C-class. Shoferja Amy-Rose, e cila la pas një djalë të vogël, vdiq në vendngjarje ndërsa Ryan mbetet ende në spital.

    Duke folur për ndjekjen e mëparshme në prill, ajo shkruante në rrjetet sociale: Unë e kam ngarë makinën normalisht, nuk më shqetësojnë sjelljet dhe lojërat e tyre fëminore. Ata do të mërziten dhe do të ikin.

    Thuhet se tmerri i së shtunës lidhet me një borxh ndaj një bande shqiptare që merrej me trafik droge.

    Një dëshmitar tha mbrëmë: Makina C-Class u shfaq dhe dy djem dolën jashtë. Njëri kishte një shkop ose diçka të ngjashme dhe ata u përpoqën të merrnin Ryan. Por ai u largua dhe u fut përsëri në makinë. Ata thyen dritaren anësore të shoferit ku edhe ndodhej Amy-Rose. Ata padyshim dukeshin europiano-lindorë, por flisnin anglisht. Dikush bërtiti, ‘Ti je i vdekur këtë herë’.

    Amy-Rose, nga Falkirk, ka lindur në Neëcastle, por u zhvendos në veri me nënën e saj kur ishte rreth 12 vjeç. Ajo kishte një djalë gjashtë vjet më parë për të cilin kujdeseshin gjyshërit e tij.

    Duke apeluar për dëshmitarë, inspektori detektiv Hazel Reid, i ekipit të hetimit kryesor të policisë Skoci, tha: Është e domosdoshme të gjurmojmë pasagjerët e Mercedesit që u larguan nga vendi i ngjarjes.

    Kjo sepse ata besojnë se mjeti me shqiptarët i ka ndjekur sërish dhe ka shkaktuar aksidentin.

  • Ndodh fenomeni i pazakontë, shkatërrohen kaktusët gjigantë, arsyeja…

    Ndodh fenomeni i pazakontë, shkatërrohen kaktusët gjigantë, arsyeja…

    Vala “përvëluese” e të nxehtit që ka përfshirë Arizonën së fundmi duket se po shkatërron edhe kaktusët gjigantë dhe tipikë të shkretëtirës Sonoran, jo shumë larg Phoenix.

    Mediat e huaja shkruajnë se Kopshti Botanik i Shkretëtirës ka regjistruar një vdekje të bimëve pikërisht për shkak të periudhës së zgjatur të temperaturave të larta.

    Kaktusi është një lloj bime që i reziston shumë nxehtësisë, por duke qenë se nuk ka rënie të temperaturave edhe gjatë natës, bimët nuk janë në gjendje të ‘ftohen’, prandaj kalojnë në dehidratim dhe më shumë i nënshtrohen infeksioneve dhe sulmeve nga insektet.

    “Këto bimë shpjegoi shkencëtarja Tania Hernandez -përshtaten me nxehtësinë, por në një moment të caktuar ato duhet të ftohen dhe nevojitet edhe shi”.

    Disa foto të Kopshtit Botanik të Shkretëtirës tregojnë saguaros me trungje dhe degë të thyera në tokë. Sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar, agjencisë së parkut të Shteteve të Bashkuara, ky lloj kaktusi jeton midis 150 dhe 175 vjet, në disa raste edhe më shumë se 200 vjet.