Category: Te Tjera

  • Shqiptarët bëhen bashkë, sigurohet më shumë se dyfishi i parave për operacionin e Genc Fugës

    Shqiptarët bëhen bashkë, sigurohet më shumë se dyfishi i parave për operacionin e Genc Fugës

    Në më pak se 12 orë nga hapja e llogarisë në Go Fund Me, është siguruar më shumë se dyfishi i parave të nevojshme për operacionin e aktorit, pedagogut dhe njeriut të artit shqiptar Genci Fuga.

    Ishte bashkëshortja e tij Eni Jani, ajo që kërkoi ndihmën e miqve, për shkak se Genci kishte pësuar një goditje në tru, dhe kishte të domosdoshëm një operacion që kushtonte 19 mijë euro. Menjëherë miq, të njohur dhe artdashës, përmes dhurimeve online kanë mundur që të sigurojnë shumën.

    “Falenderoj me zemer se pari ekipin e spitalit Amerikan per perkushtimin dhe profesionalizmin. Faleminderoj cdo njerin nga ju per suportin dhe mbeshtetjen, per cdo fjale dhe kontribut. Shuma u sigurua. Faleminderit nga zemra perseri!”, ishte reagimi i aktores pas mbështetjes së jashtëzakonshme që i është dhënë familjes, jo vetëm financiarisht, por edhe përmes mijëra komenteve që luten për shëndetin e Gencit.

    1200 persona kanë mundur që të sigurojnë deri tani shumën prej më shumë se 42 mijë e 500 euro, ndërkohë që tashmë lutjet e të gjithëve shkojnë për përmirësimin e shëndetit të aktorit.

    Në një intervistë së fundi, Genc Fuga kishte folur pa dorashka, për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhen artistët në Shqipëri, ku sipas tij jo në pak raste ai kishte dështuar për të përmbushur nevojat si kryefamiljar, përballë vajzave të tij.

  • Shqiptarja kapet duke vjedhur në Itali, policet shtangen kur dëgjojne arsyen e saj

    Shqiptarja kapet duke vjedhur në Itali, policet shtangen kur dëgjojne arsyen e saj

    Një 32-vjeçare shqiptare është arr estuar ditën e djeshme nga policia italiane, pasi është kapur duke vje dhur në një supermarket.
    Sipas “Radiortm.it”, ngjarja ka ndodhur në Raguza, ku e reja me inicialet I.M jetonte prej disa vitesh.
    Gruaja kishte hyrë në supermarket për të bërë blerje, dhe pasi kishte mbushur koshin, pagoi vetëm një pjesë të produkteve që kishte marrë, pasi disa të tjera i kishte futur në çantë.

    Ka qenë në punonjës i shërbimit në supermarket ai që ka konstatuar v jedhjen, e më pas ka njoftuar policinë.
    Nga kontrolli rezultoi se 32-vjeçarja shqiptare kishte vj edhur disa produkte, përfshirë edhe disa teste shtatzënie.

    Pas de noncimit për ngjarjes, pronarit të supermarketit iu rikthyen produktet e vj edhura nga e reja.

    Sakaq, gruaja, e cila rezultoi se kishte kryer edhe më parë veprime të tilla, tentoi të mbrohet, duke u shprehur para policisë së v uan nga kl eptomania.

  • Shkon në arë të punojë, djali nga Myzeqeja s’u beson syve nga ajo që zbuIon

    Shkon në arë të punojë, djali nga Myzeqeja s’u beson syve nga ajo që zbuIon

    Me siguri të gjithë e keni parasysh atë momentin kur nga gardëroba nxjerr një xhup që s’e kishe veshur prej kohësh dhe rastësisht në xhepin e tij gjen ndonjë lek.
    Shpesh, e njëjta gjë u ndodh dhe fermerëve kur shkojnë të punojnë në ara, teksa rastësisht gjatë gërmimit në sipërfaqe të tokës dalin objekte të ndryshme.
    E njëjta gjë i ka ndodhur dhe një djali nga Lushnja, i cili ditën e sotme ka zbuluar një objekt, që tashmë mund të cilësohet “i rrallë” dhe e ka ndarë me ndjekësit e JOQ.al

    Djali ka gjetur një celular Nokia 3310 që duket se ka qëndruar nën dhé prej kohësh.
    E kot nuk e kanë cilësuar si “të pavdekshëm”, pasi dhe pasi ka kaluar kaq kohë, i ka rezistuar vjetërsisë.

    Nuk besojmë se mund të punojë, por ai që e ka hedhur kohë më parë, tani do donte ta kishte si një objekt që i përket së shkuarës.

  • “Sa të vij me pushime, edhe dy muaj i ke jetë”/ Kërcënoi në “Facebook” deputeten, ndaj autorit ngrihet…

    “Sa të vij me pushime, edhe dy muaj i ke jetë”/ Kërcënoi në “Facebook” deputeten, ndaj autorit ngrihet…

    Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi zyrtarisht se Prokurori i Shtetit, ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktim të masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të veprës penale “Kanosja”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri më 2 maj 2023 rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “facebook”, me dashje dhe me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht të dëmtuarën Ariana Musliu Shoshi, deputete e Kuvendit të Kosovës, për shkak të detyrës së saj.

    Prokuroria deklaron se i pandehuri nga një profil në rrjetin social “facebook” i drejtohet: “…sa të vij në pushim…edhe dy muj i ke jetë. Midis Prishtinës kam me t’masakrue…”, ku me këtë rast tek e dëmtuara është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe e pasigurisë për jetën, ndaj me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale të kanosjes.

    Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në ngarkim.?

  • “Forcimi i lekut, histori suksesi”, Rama flet dhe për shkarkimin Gjiknurin: Ka bërë punë të mirë!

    “Forcimi i lekut, histori suksesi”, Rama flet dhe për shkarkimin Gjiknurin: Ka bërë punë të mirë!

    Kryeministri Edi Rama ka folur sot dhe për rënien e euros dhe forcimin e lekut. Ai tha se ka pasur debat me një përfaqësues të sektorit të prodhimit dhe sipas tij, leku i fortë është një histori suksesi.

    “Kam pasur një debat para pak ditësh me një prej përfaqësuesve të sektorit të prodhimit. Ne e dimë shumë mirë që në sektorin e prodhimit dhe të eksporteve ka pasur një stres jo të vogël për shkak të forcimit të lekut dhe rënies së euros në raport me lekun, por kjo… dhe kemi pasur një konsultë të gjerë me disa ndër ekspertët më të mirë ndërkombëtarë. Mos harroni që këshilltari im për ekonominë është këshilltari i kancelares Merkel. Është një histori suksesi, është një histori suksesi. Një lek i fortë në këtë moment dhe në këtë kohë kur një lek i dobët do të na kishte sjellë një dhimbje koke katastrofike është një histori suksesi. Por nga ana tjetër duhet kuptuar që është dhe një kambanë e fortë alarmi për sektorin fason. Duhet shkuar drejt ciklit të mbyllur. Ky stres jam i bindur që do nxisë një pjesë prej tyre të vrapojnë drejt ciklit të mbyllur siç kanë bërë disa të tjerë”, tha Rama.

  • Chiara Ferragni humb ‘vajzën’ e saj, dedikimi prekës i blogeres së famshme

    Chiara Ferragni humb ‘vajzën’ e saj, dedikimi prekës i blogeres së famshme

    Kjo pasi qeni i saj Matilda është larguar nga kjo jetë. Pak ditë më parë ajo mbushi 13 vjeç.

    Chiara e konsideronte qenin si vajzën e saj të madhe ndërsa i kishte hapur edhe një llogari në Instagram, ku Matilda numëronte 389 mijë ndjekës‼️

    Në postimin e saj në Instagram, blogerja shkruan: “Në këto trembëdhjetë vite së bashku ti ke qenë vajza ime e vogël dhe në të njëjtën kohë shoqja ime, gjithmonë e gatshme për të më bërë shoqëri dhe për të më bërë të ndihem e dashuruar kur kisha më shumë nevojë. Mjaftoi që të të përqafoja dhe të nuhasja erën tënd për t’u ndjerë si në shtëpinë time sepse kjo është pikërisht ajo që ke qenë gjithmonë: familja ime. Dhe ti bëre akoma më shumë, “krijove” atë që është familja jonë.

    Shpresoj se të kam bërë të bësh një jetë të mirë dhe të kam bërë të ndjesh dashurinë time çdo ditë, sepse gjithmonë e kam ndjerë tënden. Do të më mungojë gjithçka nga ty Mati. Do të jesh gjithmonë fëmija im i pare.”

    https://www.instagram.com/chiaraferragni/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0043b498-73a8-4b23-90f1-b0f9e2a8af32

  • Aligatori tenton të hipë në një varkë plot me turistë, terror në Luiziana (video)

    Aligatori tenton të hipë në një varkë plot me turistë, terror në Luiziana (video)

    Frikë e madhe në Luiziana; aligatori (një llop krokodili nga familja Alligatoridae) u përpoq të hipte në një varkë plot me turistë.

    Camille Lease dhe nëna e saj ishin në një udhëtim në ‘Des Allemands’, kur papritmas krokodili u hodh nga uji dhe u përpoq të hipte në varkë. Dy gratë u kapën në video duke bërtitur dhe qeshur nervozisht teksa panë “bishën” që përpiqej t’i sulmonte.

    Për fat të mirë, një nga personat në bord iu afrua aligatorit dhe me besim vendosi dorën në majë të gojës së tij, duke e shtyrë atë prapa. Videoja u postua më pas në TikTok, ku mbi 5000 përdorues ndanë përshtypjet e tyre.

    Ka nga ata që treguan habi dhe nga ata që në vend të kësaj e përkufizuan krokodilin si “të shoqërueshëm dhe kaq të lezetshëm”.

    https://noa.al/newsImages/2023/07/Download-1.mp4?_=2

  • VIDEO-E pazakontë! Po e ndiqte policia, hajduti bie në koshin e plehrave

    VIDEO-E pazakontë! Po e ndiqte policia, hajduti bie në koshin e plehrave

    E pazakontë. Kamerat e sigurisë së një efektivi të Policisë së Huron, Ohio të Shteteve të Bashkuara, kanë kapur momentin kur një i dyshuar për grabitje përpiqet t’i largohet policisë, por përfundon drejt e në koshin e plehrave.

    Efektivët ishin lajmëruar për një grabitje në degën e një banke lokale dhe kur shkuan aty dëgjuan zhurma nga tavani i godinës, shkruan CNN.

    Disa momente më vonë, u pa i dyshuari, i cili u përpoq të zbriste që aty për t’ia mbathur. Por 27-vjeçari përfundoi brenda në kosh, ku edhe u arrestua menjëherë.

  • Implantet e gjirit e verbuan, britanikja: Ndihesha sikur po vdisja ngadalë

    Implantet e gjirit e verbuan, britanikja: Ndihesha sikur po vdisja ngadalë

    Një nënë britanike tregon ngjarjen e tmerrshme me të cilën u përball. Ajo thotë se mbeti e verbër përkohësisht pasi bëri operqcion për të vendosur implante gjoksi me madhësi DD në moshën 19-vjeçare.

    Danielle Sheehan, tani 32 vjeç, i kishte futur asetet artificiale pasi fitoi bonsur bukurie prej 6000 dollarësh në vitin 2010.

    Në atë kohë, adoleshentja, punonte si modele dhe besonte se një bust i madh do ta ndihmonte më tej karrierën e saj. Por menjëherë pas vendosjes së implanteve, Sheehan thotë se filloi të përjetonte shpërthime ekzeme.

    “Pasi linda djalin tim dhe gjatë vitit të kaluar, pata ekzemë të vazhdueshme, lëkurë të qarë dhe sy të thatë përfundova në [dhomën e urgjencës sepse nuk mund të shihja Ndihesha sikur po vdisja ngadalë dhe thjesht nuk ndihesha aspak mirë”, tha ajo.

    Pasi kuptoi se implantet e saj të gjoksit ishin fajtorë, Sheehan shiti makinën e saj për të financuar operacionin për të hequr asetet. Më pas, të gjitha sëmundjet e saj u zhdukën menjëherë, tha ajo.

    “Në momentin kur hoq implantet u ndjeva shumë më mirë”, tha ajo.

  • Keni marrë ndonjëherë një dhuratë të tillë por nuk e keni ditur kuptimin, zbuloni simbolikën e trëndafilave të zinj!

    Keni marrë ndonjëherë një dhuratë të tillë por nuk e keni ditur kuptimin, zbuloni simbolikën e trëndafilave të zinj!

    Trëndafilat e zinj janë paraqitur në filma, këngë, libra, revista, trillime dhe histori antike. Po, siç e diskutuam më herët, ekzistenca e tyre daton në fund të shekullit të 16-të.

    Në atë kohë, simbolet e trëndafilit të zi përmbanin vetëm kuptime të errëta si hakmarrja, vrasja, zia, vdekja dhe pikëllimi. Por ndërsa koha kalon dhe njerëzit piqen, ata nuk konsiderohen më thjesht si një simbol i errët.

    Kuptimi i trëndafilave të zinj mund të përshkruajë gjithashtu shpresën, optimizmin, fundin e një periudhe të trishtuar ose të keqe dhe fillimin e një kapitulli të ri në jetën tuaj.

    Sot, disa njerëz u dhurojnë të dashurve të tyre një buqetë me trëndafila të zinj për të treguar dashurinë e tyre të përjetshme. Kjo është arsyeja pse trëndafilat e zinj shihen shpesh në varre.