Category: Te Tjera

  • Me dhemb shpirti kur vajza e tim vëllai më thirr xhaxha, por unë jam babai i saj, si t’ja bëj? A duhet t’ju tregoj?

    Me dhemb shpirti kur vajza e tim vëllai më thirr xhaxha, por unë jam babai i saj, si t’ja bëj? A duhet t’ju tregoj?

    Kam gjithë këto vite që e vuaj këtë histori. Sa herë që shoh mbesën (që në të vërtetë është ime bijë) në sy, drldhem.

    Nuk e di ku e gjej forcën që nuk shkoj ta shtrëngoj fort, ta përqafoj dhe t’i them se unë jam i ati.

    Por e di që kjo do të shka.ktonte shumë v.uajtje, shumë dh.imbje. Përveç kësaj, kam frikë se ajo pastaj do të më urre.jë. Edhe pse më thërret xhaxha, jemi shumë të lidhur bashkë, më admiron, prandaj po të marrë vesh të vërtetën do t’i shembet i gjithë imazhi që ka për mua. Dhe unë këtë nuk do ta doja kurrë!

    Imagjino pastaj po ta marrë vesh ime shoqe apo im vëlla që unë dhe gruaja e tij kemi pasur një marrëdhënle! E di që është gjëja më e shëmtuar që mund t’i bëjë vëllai vëllait, por nuk mund ta kthej më kohën pas.

    Ajo që ndodhi, ndodhi dhe fryt i asaj marrëdhënleje të shkurtër,, është V., vajza ime, që mendon se më ka xhaxha.

    Unë kisha katër vjet që isha martuar, kur u martua edhe im vëlla. Kishim veç shtëpinë e prindërve. Aty jetoja edhe unë me gruan dhe dy fëmijët, aty vazhdoi të jetonte edhe im vëlla dhe gruaja e tij pasi u martuan.

    Shtëpia ishte e madhe dhe kishte vend për të gjithë. Tani e di që ajo që ndodhi nuk duhej të kishte ndodhur. Ndoshta e dija edhe atëherë, por u turbullova dhe nuk iu binda dot arsyes.

    Pa e kuptuar nisëm të ngacmoheshim me njëri-tjetrin me shikime apo veprime, pa folur asnjë fjalë. Askujt nuk i ramë në sy. Dhe momentin e parë që mbetëm vetëm të dy, ndodhi ajo që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.

    Nisëm një histori plot paslon. Asnjëri prej nesh nuk e çonte nëpër mend që të prishte familjen e vet, por as nuk mund të frenoheshim. Në fund të fundit, familja jonë ishte një.

    Im vëlla dhe gruaja e tij që kur u martuan përpiqeshin të bënin një fëmijë, por ajo nuk po ngelej shtatzënë. Kaloi më shumë se një vit, por asgjë.

    E dija shqetësimin e tyre sepse im vëlla më ishte hapur. Më dukej vetja një njeri i pështirë për atë që bëja, por e kisha të pamundur ta ndaloja veten.

    Nuk e kisha përjetuar ndonjëherë atë pasion, as kur kam qenë adoleshent. Ajo ishte shumë e bukur, tërheqëse, pro.vokuese. Me të jam ndierë ashtu si nuk jam ndierë kurrë me gruan time.

    Ime shoqe është një grua punëtore dhe e përkushtuar, por asnjëherë nuk është përpjekur ta mbajë veten dhe të bëhet e dësh.irueshme si femër.

    Kjo më mungonte. E di që nuk mund të justifikohem për atë që kam bërë, sado arsye të gjej për atë që ndodhi.

    Një ditë, ajo (gruaja e vëllait), në një nga takimet tona të f.shehta, më tha se po i vonoheshin per.lodat. Sh.tanga, nuk dija çfarë të bëja, ku nuk më shkonte mendja.

    Nuk doja që të isha unë ai që ta kishte lënë shtatzënë. Menjëherë e ndjeva se ajo ishte shtatzënë. Kisha frikë se kjo shtatzëni mund të zbulonte të fshehtën tonë.

    Ende kam f.rikë se do të vijë ajo ditë kur e vërteta do të dalë në shesh dhe unë do të gj.ykohem nga të gjithë. Kam frikë se do të h.umb njerëzit e familjes sime.

    Unë vërtet e bëra këtë posht.ërsi, por unë e dua me gjithë shpirt tim vëlla. Nuk kam dashur të lëndoj atë, vetëm jam treguar egoist dhe kam menduar për kënaqësinë time.

    Nuk kaluan shumë kohë dhe u mor vesh që gruaja e vëllait ishte shtatzënë. Unë fillova të bëja llogaritë se kur mund të kishte mbetur shtatzënë, që ta kuptoja nëse mund të isha unë babai apo jo. Sa më shumë llogari bëja, aq më shumë më mbushej mendja se ai fëmijë ishte i imi.

    Madje shkova dhe u konsultova edhe me një mjek gjinekolog, që të isha i sigurt për llogaritë që bëja.

    E mbaj mend ditën kur supozohet të kem lënë shtatzënë nusen e vëllait. Atë ditë vëllai ishte në Tiranë. Sa do të doja që edhe ai të kishte qenë atje.

    Të paktën do të kisha dyshimin se mund të kishte shkuar edhe ai me gruan e tij dhe fëmija do të ishte i atyre të dyve.

    Në momentin kur u mor vesh se gruaja e vëllait ishte shtatzënë, ne e ndërpremë marrëdhënlen. E lamë që të hidhnim gjithçka pas krahëve, të harronim atë që kishim kaluar dhe të vazhdonim jetën, secili me familjen e tij.

    Dhe kështu u bë.

    Kam përshtypjen se ishte fr.ika që ndjenim të dy ajo që na bëri ta respektonim këtë marrëveshje. Jo rrallë herë jam tunduar që të shkoj përsëri tek ajo, por nuk e kam bërë për të mos e rënduar më shumë këtë situatë ku ndodhemi.

    Që nga momenti që i dhamë fund lidhjes sonë, mendja më punonte vetëm në një drejtim, si të largohesha nga Shqipëria dhe të jetoja larg me gjithë gruan dhe fëmijët e mi.

    Më vinte rëndë që të përballesha me gruan e vëllait, me vëllain dhe me prindërit. Edhe pse vëllai nuk e dinte se çfarë kisha bërë, ndërgjegjja ime nuk më linte të qetë.

    Erdhi një moment që nuk e shikoja dot në sy sepse më dukej sikur ai më lexonte mendimet. Nuk kishim mundësi që të dilnim në shtëpi më vete e jo më të shkonim larg.

    Kur erdhi në jetë V., diçka brenda meje ndryshoi. Frika ia la vendin një ndjenje tjetër. Unë kam dy fëmijë me time shoqe, por e them me bindje dhe keqardhje se kur kanë lindur ata nuk kam përjetuar as gjysmën e emocionit që ndjeva kur më dhanë në duar V-në.

    Ai fëmijë është kopja ime. Të gjithë thonë se më ngjan mua. Vetëm mamaja e saj nuk bën komente. Ajo thotë se ngjan nga ra.ca e të atit, por nuk më përmend mua në veçanti. Kur lindi V. dëshira ime për t’u larguar nga ajo shtëpi u venit. Doja të qëndroja pranë V-së dhe ta shihja tek rritej.

    Madje edhe ime shoqe e vuri re përkushtimin tim ndaj V-së. Një ditë më tha:

    “Ti nuk ke bërë kështu për fëmijët e tu”. Nuk e tha me të keq, ishte veç një konstatim nga ana e saj. Nuk kam qenë ndonjëherë tip i dhënë pas fëmijëve, por që kur lindi V. kam ndryshuar.

    Kam arritur deri aty sa kur e kam parë që e kanë lënë vetëm në dhomë, kam hyrë fshehurazi dhe kam luajtur me të. Sa e sa herë e ndjek me sy kur luan dhe ruaj distancën, që të tjerët të mos ngrenë dyshime për sjelljen time. Kam qenë i pranishëm gjatë gjithë rritjes së saj.

    Unë jam një ndër njerëzit e saj më të afërt. Për shumë gjëra vjen dhe flet me mua. Kur do ndonjë gjë apo ka nevojë për mbrojtje vjen tek unë. Ndihem njeriu më i lumtur në ato momente.

    Kam pak kohë që kam dalë në shtëpi më vete me gruan dhe dy fëmijët. E mora këtë vendim sepse e pashë që gjithmonë e më shumë bëhej e papërballueshme për mua që t’i qëndroja pranë V-së e të mos i thosha që ajo është vajza ime. Nuk jua shpjegoj dot kontr adiktën që ndiej brenda vetes.

    Nga njëra anë dua që të gjithë ta dinë që ajo është vajza ime. Jam krenar që kam një vajzë si ajo. Dua që ajo ta dijë se unë jam babai i saj.

    Nga ana tjetër kam frikë se po të merret vesh e vërteta e gjithë familja jonë do të shkat.ërrohet, të gjithë do të vuajnë, ndërsa unë dhe nusja e vëllait do të ndëshkohemi, do të përzihemi përgjithmonë nga familja.

    Vetë V-ja nuk do të na shohë dot me sy. E di se nuk mund të fajësoj askënd që do të na përbuzë nëse merret vesh e vërteta. Ndoshta edhe unë po të kisha qenë në vendin e tim vëllai do të kisha bërë gjënë më të rëndë të mundshme.

    Ndonjëherë shoh ëndrra me sy hapur dhe pastaj maIIkoj veten për mendimet që më kalojnë nëpër kokë. Meqë në këtë shkrim unë do të mbetem anonim, po guxoj t’ju them ato mendime që nuk do të doja t’i mendoja.

    Sa herë ëndërroj sikur im vëlla dhe ime shoqe nuk janë më dhe unë kam në krahë nusen e vëllait e na rrethojnë 3 fëmijë, fëmijët e mi, mes të cilëve edhe V-ja. Fantazoj sikur ndodhin gjëra të tme.rrshme, që i marrin jetën vëllait dhe nuses time. E di që është e tme.rrshme.

    Nuk do të doja t’u ndodhte asgjë e keqe atyre. Unë i dua dhe i vlerësoj që të dy, por…

    E di që në këtë histori ka vetëm një njeri të keq dhe ai jam unë. Nuk e mohoj dot. Nuk do të doja të kisha shkaktuar gjithë këtë mesele, por tani jam vonë dhe nuk mund të bëj asgjë që ta kthej pas.

    E di që nuk ka asnjë zgjidhje për situatën ku ndodhem. Çdo zgjidhje e mundshme do të shkat.ërronte jetën e njerëzve të mi të dashur, prandaj nuk kam ndër mend të bëj asgjë, pavarësisht mendimeve të shumta që më kalojnë në kokë.

    Kam bërë një gabim të rëndë, pasojat e të cilit do t’i vuaj gjatë gjithë jetës. Jam i dënuar që të jetoj me një brengë të madhe në shpirt.

    Nga njëra anë do të më përndjekë përgjithmonë faji që kam bërë në kurriz të tim vëllai dhe nga ana tjetër do të jem gjithmonë i brengosur sepse kam një fëmijë që nuk do të më njohë kurrë për baba.

    Ju lutem, mos më gjykoni! Boll të rënduar e kam ndërgjegjen. Unë e vuaj çdo ditë fajin që kam bërë. Vendosa të shkruaj në këtë gazetë sepse nuk mund të flas me asnjeri për këtë gjë. Doja vetëm të shfryhesha se kam kaq vite që e mbaj brenda vetes këtë histori të rëndë.

    As vetë nuk e di si nuk jam çmendur. Ndoshta do të kishte qenë më mirë po të isha çmendur. Të paktën nuk do të isha i vetëdijshëm për asgjë nga ato që kanë ndodhur. Nuk dua të ndëshkoj askënd me papërgjegjshmërinë që kam treguar.

    Ju lutem, mos e gjykoni as gruan e tim vëllai! Edhe ajo është pjesërisht vik.timë, edhe pse në anën e errët të kësaj historie.

    Ajo, ashtu si edhe unë, është viktimë e ndjenjave të veta, e pasionit që na pushtoi të dyve.

    Për ta mbyllur, dua t’ju them se sot për sot njeriu më i rëndësishëm dhe më i shtrenjtë për mua është V., vajza që nuk do të më thërrasë kurrë baba.

  • Si në filma, del VIDEO e grabitjes së biznesmenit shqiptar në Mykonos

    Si në filma, del VIDEO e grabitjes së biznesmenit shqiptar në Mykonos

    Mediat Greke kanë publikuar videon e momentin të grabitjes së biznesmenit shqiptar Tonin Preka në nëntorin e vitit të kaluar në Mykonos. Një grabitje si në filma, ku pesë autorët të maskuar e me armë zjarri futen në zyrën e kontraktorit dhe madje përleshen me biznesmenin shqiptar, e në fund i marrin një çantë me 40 mijë euro.

    Gjatë grabitjes 41-vjeçari është përplasur me grabitësit shqiptarë, madje i merr njërit prej tyre edhe pistoletën, por nuk mund të qëllojë sepse i bie karikatori. Ndërkohë, dy prej autorëve Alfons Ndoci dhe Gerald Jaho janë vënë në pranga rreth 1 javë më parë (25 qershor 2023) dhe ka qenë vetë biznesmeni shqiptar që ka arritur t’i identifikojë.

    Ai i ka parë ata teksa ka qenë në një qendër tregtare dhe ka lajmëruar policinë. Edhe në këtë rast ata e kanë kërcënuar me armë biznesmenin shqiptar, madje i kanë marrë dhe celularin me qëllim që të mos e njoftonte shpejt policinë. Por pasi efektivët i kanë ndjekur për rreth 4 kilometra, ata kanë rënë në pranga.

    Njëri prej agresorëve, Agustin Marku, u vu në pranga të nesërmen e grabitjes ndërsa dy të tjerët Enderik Skënderaj dhe Nedin Bylbyli, janë ende në kërkim. Ata e kanë kryer grabitjen pikërisht në ditën kur e dinin që ai do të shpërndante pagat për punonjësit.

    https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2023/07/y2mate.com-%CE%92%CE%AF%CE%BD%CF%84%CE%B5%CE%BF-%CE%BD%CF%84%CE%BF%CE%BA%CE%BF%CF%85%CE%BC%CE%AD%CE%BD%CF%84%CE%BF-%CE%B1%CF%80%CF%8C-%CF%84%CE%B7-%CE%BB%CE%B7%CF%83%CF%84%CE%B5%CE%AF%CE%B1-%CE%B5%CF%81%CE%B3%CE%BF%CE%BB%CE%AC%CE%B2%CE%BF%CF%85-%CF%83%CF%84%CE%B7-%CE%9C%CF%8D%CE%BA%CE%BF%CE%BD%CE%BF-Ethnos_1080p.mp4?_=1

  • Historia e Zogut të Zi

    Historia e Zogut të Zi

    Kushdo që jeton në Tiranë e njeh zonën e Zogut të Zi, ose dhe ata që nuk e dinë të paktën e kanë dëgjuar. Zogu i Zi është rreth-rrotullimi ku lidhet rruga e Durrësit me rrugën Dritan Hoxha. Ky rreth-rrotullim është ndryshuar disa herë në këto vite. Për të gjithë kureshtarët që duan të dinë se përse e ka marrë këtë emër, po tregojmë historinë.

    Në fakt sapo dëgjojnë Zogu i Zi njerëzit hamëndësojnë për të vërtetën, pasi kanë dëgjuar disa histori për të. Por, nëse i referohemi dokumenteve dhe historive më të hershme, historia është e tillë: në këtë zonë ka ekzistuar një çezmë publike ku mbi të ishte gdhendur një zog i zi. Për këtë çezmë hera e fundit që është shkruar ka qenë një revistë e vitit 1942.

    Çezma dhe platforma ishte e ndërtuar me gurë dhe mbi të qe gdhendur një zog i zi. Banorët e asaj kohë vinin çdo ditë për të mbushur ujë. Ata madje e dinin dhe legjendën që qëndronte pas këtij burimi të veçantë.

    Legjenda thotë se dikur këtu ka humbur jetën një djalë i ri, që vinte nga një shfat i Tiranës. Një vit rresht nëna e tij, vinte çdo ditë në këtë vend dhe e vajtonte nga pikëllimi vdekjen e djalit te varri I tij, që ndodhej diku aty pranë, derisa pas një viti vdiq edhe ajo. Pastaj vendin e saj e zuri një zog i zi, i cili nisi të vinte e të këndonte mbi varrin e djalit.

    Pas vdekjes së nënës. nga ky fshat erdhën njerëz dhe ndërtuan një çezme me gurë të zi, ku gdhendën përsipër një zog. Kështu këtij vendi i thanë Zogu i Zi, prej këtij zogu që gdhendën mbi çezme.

    Ekziston dhe një këngë për këtë tragjedi: “Seç po këndon një zog i zi/ mbi varrin e një djali të ri…”.

    Sido që të jetë, krijimi flet për një lidhje mes reales e ireales. Në fakt ka një arsye thelbesore në mistifikimin e zogjve si simbol të fluturimit, lirisë e paqes. Baladat dhe legjendat e “përdorin” zogun për të kryer detyrat njerëzore, pasi ai ka një favor: ata “shfrytëzojnë” lirisht ajrin, duke kaluar sa nga bota tokësore, sa në botën e ajrit (afër qiellores). Prandaj në mjaft legjenda, siç është ajo e Zogut të Zi, simbolizojnë “ndërmjetësin” midis botës fizike e shpirtërore. Ndërmjet llojeve të ndryshme të zogjve, “zogu i zi” zë një vend të veçantë në krijime popullore, në legjenda e mite të kulturave të ndryshme. Ai konsiderohet si pasqyrim i shpirtit, i dhimbjes, i lotëve, i vështirësive, etj. Për këtë arsye ai është përdorur dhe si simbol për të dëshmuar jo vetëm për jetën e sotme, por dhe atë të përtejme.

    Nisur nga ky arsyetim, toponimi Zogu i Zi lidhet me një dhimbje, që u përjetësua për shumë kohë me simbolin e zogut të zi të vendosur në një krua.

    Sidoqoftë, është një toponim orientues për hyrjen në unazën e vogël të qytetit.

     

    Zogu i Zi, rrethrrotullimi që lidh rrugën e Durrësit me aksin hyrës verior të Tiranës, është një shesh që po transformohet nga dita në ditë. Dikur, porta e vetme hyrëse për në Tiranë, sot nga të dyja gjitha anët e saj është rrethuar me konstruksione ndërtesash të reja e moderne, fasada joshëse të bizneseve dhe qendrave komerciale. Pas shumë studimeve infrastukturore të bëra ndër vite, tashmë ky shesh duket sikur ka gjetur qetësinë, pasi një tjetër nyje disa kilometra larg saj, e cila bashkon unazat periferike të Tiranës, është përcaktuar si porta hyrëse për në kryeqytet.

    Ndërkohë lulishtja rrethore e Zogut të Zi, është kthyer në një atraksion multifunksional, ku një vepër arti dinjitoze qëndron në mes. Bëhet fjalë për veprën e artistit me famë ndërkombëtare Helidon Xhixha, e ndërtuar e tëra në inoks.

    Pavarësisht madhështisë së saj dhe kuptimit që mbart, (dy piramida të përmbysura në lëvizje, në formë S-je që simbolizojnë dinamikën e kryeqytetit shqiptar, asgjë nuk mund ta zëvendësojë toponimin e hershëm, paksa ekzotik, Zogu i  Zi, pavarësisht mjegullës që koha ka shpërndarë.

    Neritana Kraja

  • E kujtoni historinë e Isaleos që u gjet nga familja rome dhe u rrit si të ishte fëmija e tyre, sot i ndodhi mrekullia(Video)

    E kujtoni historinë e Isaleos që u gjet nga familja rome dhe u rrit si të ishte fëmija e tyre, sot i ndodhi mrekullia(Video)

    Familja Xhemalaj, e cila gjeti në koshin e mbe turinave Isaleon, vetëm pak ditë që kishte lindur, djalin i cili tashmë është 14 vjeç, më në fund ka shtëpi të re.

    Boksieri Ismail Keta iu përgjigj thirrjes së familjes së Isaleos, dhe së bashku me fondacionin e tij (por dhe donator gjerman) i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re.

     

    <iframe width=”1180″ height=”664″ src=”https://www.youtube.com/embed/eFumdecc_1U” title=”Top Channel/ Shtëpi të re djalit që e shpëtoi familja rome, merr dhuratë nga boksieri Ismail Keta” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>

  • Turisti britanik tenton të hapë derën e avionit, pasagjerët e tjerë e përplasin në dysheme

    Turisti britanik tenton të hapë derën e avionit, pasagjerët e tjerë e përplasin në dysheme

    Një situatë dramatike u krijuar brenda një avioni që po udhëtonte nga qyteti kroat i Zadrës. Mediat e huaja shkruajnë se përmes një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale shihet se një turist nga Britania e Madhe tenton të hap derën e avionit.

    I riu sipas mediave lokale ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, ku fillimisht bërtiste dhe më pas filloi të vrapojë para stjuardesës dhe u nis drejt derës.

    Megjithatë dy pasagjerë të tjerë vrapuan dhe e arritën ta rrëzojnë në tokë për të parandaluar më të keqen.

    Ndër të tjera në media thuhet se, shumica e pasagjerëve po ktheheshin nga një festival, ku kishin shkuar të marrin pjesë, ndërsa i riu është nxjerrë më pas nga aeroplani./abcnews.al

  • Mrekulli! Arian Shehu: Falë Meje, Një Grua U Bë Me Fëmijë Pas 8 Vitesh Përpjekje

    Mrekulli! Arian Shehu: Falë Meje, Një Grua U Bë Me Fëmijë Pas 8 Vitesh Përpjekje

    Arian Shehu trashëgimtar i Sektit Halvetjan,

    ka treguar se falë tij një grua u bë me fëmijë, pas tetë vitesh përpjekje.

    Në një intervistë për media, Arian Shehu, i cili është gjithashtu artist i mirënjohur i muzikës polifonike shqiptar,tregoi rastin e një gruaje që nuk mund të bënte fëmije edhe pas shumë vitesh përpjekjeje,

    por pas takimit me zotin Arian, për 1 muaj zbuloi se kishte mbetur shtatzënë.

  • “Qepe gojën se..”, burri i gjuan gruas me shishe uji në mes të emisionit, shtanget Arditi (Video)

    “Qepe gojën se..”, burri i gjuan gruas me shishe uji në mes të emisionit, shtanget Arditi (Video)

    Seanca e sotme ndërmjetësuese mes zonjës Anila Bushi dhe bashkëshortit të saj, Qemal Bushi pati edhe momente tepër të tensionuara.

    Përveçse i drejtohej Anilës me një gjuhë tepër të papërshtatshme, Qemali e gjuajti bashkëshorten e 20 viteve edhe me shishe uji.

    Problemi me pronën e tyre në një fshat të Durrësit, ka ftohur së tepërmi edhe marrëdhënien e tyre në çift.

    Në vitin 1998 Qemali ka blerë 4 dynym tokë, 2 prej të cilëve thotë se me t’u bërë pronar i rregullt, do ua kalonte vëllezërve.

    Por Anila pretendon se vëllai i Qemalit, Sytkiu, e ka “riblerë” një pjesë të madhe të kësaj prone në vitin 2013 duke i paguar sërish para ish-pronarit, dhe gjysma e shtëpisë së saj ka mbetur në pronën e pretenduar nga Sytkiu.Anila: Dua që vëllai yt të mos më vijë të më trokasë tek dera, që është toka ime, është shtëpia ime. Nuk më intereson ti.

    Qemali: Ta qepësh gojën jam duke të thënë edhe një herë. Anila:

    Unë nuk e mbyll gojën se nuk jam memece ta mbyll gojën për të drejtat e mija.

    Se kam punuar emigrante 16 vjet. Kam lind 3 fëmijë. Kam kontribuar për ty. Mundesh me thanë ti që lekët e mija që i fitosha vetë në Greqi nuk kalonin në emrin tënd. Lekët e mija zoti Ardit kalonin në emër të atij.

  • Njihuni me gruan milionere me 14 fëmijë, puna që bën ajo do ju lërë pa mend (Video)

    Njihuni me gruan milionere me 14 fëmijë, puna që bën ajo do ju lërë pa mend (Video)

    E nisi thjesht si një dëshirë për të siguruar të ardhura për fëmijët e saj, por tani i është shndërruar në një biznes prej shumë miliona dollarësh. Kjo po ndodh me Tammie Umbel në Dallas të Virxhinias. Ajo jo vetëm që drejton një kompani kozmetike, por mëson në shtëpi 14 fëmijët e saj – dhe thotë se ende gjen kohë për veten.

    Përmbajtja e këtyre kavanozëve mund të duket e parëndësishme, por për Tammie Umbelin ato janë me vlerë të madhe. Më saktë, ato e kanë ndihmuar të fitojë miliona dollarë.

    Me vizionin e saj, Umbeli punoi shumë dhe gjeti kohë për të studiuar. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2010, ajo fitoi 1 milionëshin e parë. Por ndryshe nga milionerët e tjerë, Umbelit i duhej të rriste edhe fëmijët e saj të shumtë.

  • Ndërron jetë 6 vjeçarja në Greqi nga përplasje e jet ski-ve, drejtues ishin babai dhe nëna e saj

    Ndërron jetë 6 vjeçarja në Greqi nga përplasje e jet ski-ve, drejtues ishin babai dhe nëna e saj

    Një vajzë 6-vjeçare nga Ukraina, e cila pak më parë ishte plagosur rëndë nga përplasja e dy jet-skive në Qipro, të drejtuar nga babai dhe nëna e saj, ndërroi jetë në spitalin e Limasolit.

    Sipas mediave të huaja, fëmija 6-vjeçar ishte duke hipur në jet ski me shofer të atin.

    Në rrethana të paqarta skafi u përplas me një tjetër jet ski që drejtohej nga nëna.

    Fëmija u dërgua menjëherë në tokë dhe u tentua t’i jepej ndihma e parë derisa u mor nga autoambulanca.

    Fëmija u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

  • “Kujdes nga kunatat”, paralajmëron Shehu: Ju bëjnë magji nga xhelozia

    “Kujdes nga kunatat”, paralajmëron Shehu: Ju bëjnë magji nga xhelozia

    Ndonëse flitet shumë për të, magjia mbetet ende diçka misterioze dhe e paqartë. Disa besojnë në magji dhe tjerë jo.

    Sakaq Arian Shehu, i cili ka trashëguar misionin e Sektit Halvetjan prej babait të tij, ka treguar se si i ati, ka aftesinë të largojë xhindet dhe magjitë nga njerëzit.

    Ai thotë se në Gjirokastër ka shumë magjistrica, por magjitë më të këqija që bëhen janë ato brenda familjes.Shehu rrëfen se në përgjithësi, kunatat kanë shumë xhelozi me njëra-tjetren e për kete gjë kryejnë rituale okulte.

    “Njeriu i afërt të bën më shumë magji. Kunatat bëjnë magji. Ai që s’të do të bën të keqen”, theksoi ai.