Category: Te Tjera

  • Tërmeti i fuqishëm godet “Unazën e Zjarrtë”! Viktima dhe të plagosur

    Tërmeti i fuqishëm godet “Unazën e Zjarrtë”! Viktima dhe të plagosur

    Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi ishullin indonezian Java të premten mbrëma, duke plagosur të paktën 10 persona dhe një tjetër vdiq, thanë shërbimet e urgjencës.

    Tërmeti shkaktoi dëme të vogla materiale në qindra shtëpi, zyra, shkolla dhe objekte shëndetësore në provincat Yogyakarta dhe Java Qendrore, tha qeveria.

    Agjencia gjeofizike e Indonezisë tha se tërmeti, i cili kishte një thellësi fokale prej 25 kilometrash, u ndje në disa qytete në provincën Yogyakarta si dhe në Java lindore dhe qendrore, ishulli më i populluar i Indonezisë.

    Nuk u dha asnjë paralajmërim për cunam. Indonezia, në Azinë Juglindore, ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrit e Paqësorit”, një rajon shumë sizmik ku pllaka të ndryshme tektonike përplasen dhe shkaktojnë shumë tërmete.

  • Me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, flet Eva Buzo dhe zbulon si është gjendja e saj shëndetësore: Kam disa shenja, por…

    Me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, flet Eva Buzo dhe zbulon si është gjendja e saj shëndetësore: Kam disa shenja, por…

    Me iniciativën për të bashkuar tokën shqiptare me atë italiane, Eva Buzo i shkoi shumë afër ëndrrës, për ta ndërprerë garën rreth 9 milje larg nga bregu i Vlorës.

    Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku tregoi se si është gjendja e saj shëndetësore.

    “Ndihem shumë mirë, kam ende disa shenja në krahët e mi, por gëzoj shëndet të plotë”, tha Buzo.

    E pyetur nëse i vjen keq që sfida nuk mbaroi ashtu siç e kishte menduar, Eva u shpreh:

    “Nuk ndihem keq, do doja ta kisha përfunduar. Por kur vendos që të bësh diçka të kësaj madhësie, do marrësh parasysh se edhe mund të dështosh. Nuk ishte e mundur arritja e këtij qëllimi”.

  • Punon në ndërtim që të mbaje familjen, por ky shqiptar ka një zë fantastik(Video)

    Punon në ndërtim që të mbaje familjen, por ky shqiptar ka një zë fantastik(Video)

    Punon në ndërtim që të ushqej familjen, por ky shqiptar një zë të rrallë

    Në video, burri që duket se është mjeshtër shtëpish, qëndron i ulur në mbi zhavorr me një cigare në dorë, përderisa këndon.

    Ai shf rytëzoi disa sekonda të pauzës së tij, për të treguar talentin që ka në këndim.

    Zëri i tij do t’ju lë pa fjalë. Një talent si ky ndoshta nuk e keni parë ose dëgjuar më herët.

    Nëse nuk e keni dëgjuar tashmë, ia vlen ta dëgjoni. Shikojeni videon më poshtë:

  • “Ke shkuar në shtrat me një vajzë suedeze?”, Ardit Gjebrea habitet nga ajo që dëgjon: Kam shkuar me shefen, më mësoi disa gjëra

    “Ke shkuar në shtrat me një vajzë suedeze?”, Ardit Gjebrea habitet nga ajo që dëgjon: Kam shkuar me shefen, më mësoi disa gjëra

    Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” ishin sot një çift bashkëshortësh Kastrioti dhe Imelda. Kastrioti shprehet se Imelda ia ka mbyllur derën e shtëpisë dhe nuk e lejon të hyjë më brenda.

    Kjo situatë ka nisur gati para një viti dhe akoma nuk kanë gjetur një zgjidhje. Kanë 12 vite martesë dhe 5 vite kanë jetuar në Suedi. Kastrioti do që të rikthehet me Imeldën dhe vajzat dhe të jetojnë të lumtur, por Imelda nuk e pranon një gjë të tillë dhe e quan rrugaç, sepse e ka tradhtuar me shefen e tij suedeze për një kohë shumë të gjatë.

    Imelda: Sot kam ardhur për të kërkuar divorcin sepse nuk është një njeri normal.

    Kastrioti: Avazh, avazh, nuk ke për ta marrë divorcin kurrë.

    Imelda: Ti do ma japësh sepse nuk më meriton as mua dhe as gocat.

    Eni Çobani: Imelda kush është problemi që t’i i mbyll derën babait të 4 vajzave të tua?

    Imelda: Kastrioti të tregojë kush është problemi, ai i di të gjitha se çfarë ka bërë. Ti je rrugaç, ke bërë shumë gabime.

    Kastrioti: Pse rrugaç sepse të dua?

    Imelda: Do e tregosh mes publikut se çfarë ke bërë ti.

    Ardit Gjebrea: Cili është gabimi?

    Imelda: Ka shkuar me një gocë suedeze.

    Kastrioti i shkon afër dhe i thotë të mos hapë probleme të tjera sepse nuk kanë ardhur për këtë çështje, ndërsa Imelda i kërkon që të shkojë tek vendi i tij.

    Kastrioti: Zonja Eni nuk kemi ardhur për këtë çështje, këto kanë mbaruar, çështja është që ajo më ka mbyllur derën e shtëpisë, kjo është çështja.

    Eni Çobani: Po dera e shtëpisë nuk mbyllet kot.

    Imelda: Ti je një rrugaç sepse një njeri normal nuk i bën këto veprime.

    Ardit Gjebrea: Kastriot ke shkuar me një gocë suedeze?

    Kastrioti: Po hë mo zoti Ardit, burra jemi mor burrë i dheut.

    Imelda: Ai nuk mund të mbajë dy kunguj nën një sqetull, ta harrojë.

    Eni Çobani: Suedeze ka qenë ajo që ka shkuar me ty?

    Kastrioti: Po shefja ime ishte.

    Eni Çobani: Imelda kur e more vesh për këtë tradhti?

    Imelda: Ne kishim 3 vite që shkonim në punë bashkë dhe ktheheshim dhe më pas ky filloi të ftoheshe me mua me gocat. Pastaj ikte nga shtëpia, mund të mos vinte fare për dy ditë në shtëpi, e merrja në telefon nuk më përgjigjej.

    Kastrioti: Punoja moj zonja Eni me shefen, u ngrita në detyre, në vend të ishte e gëzuar, bëhet e hidhëruar.

    Eni Çobani: Pse u ngrite në detyrë?

    Kastrioti: Nga zotësia ime, jo nga ana e shefes.

    Ardit Gjebrea: Shefja ishte e martuar apo beqare?

    Kastrioti: Ajo bashkëjetonte me dike dhe si duket nuk i bënte servis dhe unë…

    Imelda: Ke akoma për të thënë.

    Kastrioti: Zonja Eni ishte shefja ime, më shpjegonte si bëhej puna, më shpjegonte fjalët dhe më ndihmoi të më shpjegonte disa gjëra të tjera, çun i shkathët, punoja unë (qesh).

    Imelda: Shiko sa idiot, si flet ti kështu?

    Kastrioti: Vetë e kërkove, kemi ardhur për çështje tjetër, ti do të më nxish jetën mua? Ta nxij unë ty.

    Eni Çobani: Ti e ke për krenari që ke shkuar me suedezen?

    Kastrioti: Pse çfarë bëra unë, vrava njerëz? Mua të ma dijë për nder suedezja.

    Eni Çobani: Këtu je me bashkëshorten.

    Kastrioti: Po dhe ajo të ma dijë për nder se e ka burrin që i thotë unë të dua dhe nuk ta jap divorcin.

  • Këto dy gjëra duhet t’i fshini ugjentisht nga Facebook

    Këto dy gjëra duhet t’i fshini ugjentisht nga Facebook

    Në ditët e sotme jeta e njeriut është shumë e vakët pa rrjetet sociale pasi ata na njohin me botën, miqtë e të afërmit.

    Por publikimi i disa informatave që në pamje të parë duken të padëmshme, mund të ju shkaktojë dëme.

    Datën e plotë të lindjes:

    Shumë njerëz e kanë shprehi që numrat e datës së lindjes t’i përdorin si fjalëkalime për kartelat e bankës apo platforma të tjera pagese. Kështu vetëm se u ndihmoni hakerëve.

    Numrin e telefonit:

    Asnjëherë mos e publikoni numrin tuaj të telefonit në rrjete sociale, sado që keni menduar se një ditë do të ju kontaktoj dikush i rëndësishëm apo se njerëzit do ta përdorin numrin vetëm nëse u nevojitet. Një gjë e tillë mund t’u sjell probleme.

  • “Mushkonjat pickojnë njerëzit më inteligjentë”, Ylli Merja tregon bimën që i mban larg

    “Mushkonjat pickojnë njerëzit më inteligjentë”, Ylli Merja tregon bimën që i mban larg

    Vera është e mahnitshme, ditë të gjata, netë të ngrohta por dhe shumë “mysafirë të paftuar” si mushkonjat. Por, a ka një mënyrë për t’i shmangur ato dhe për të shpëtuar nga pickimet e padëshirueshme?

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi në “Rreze Dielli” disa mënyra sesi të shpëtojmë njëherë e mirë nga mushkonjat.

    Së pari shprehet Merja, pickimet e mushkonjave përveç se të bezdisshme mund të transmetojnë dhe infektojnë viruse të ndryshëm, në rast se një mushkonjë ka pickuar një person me hepatit ekziston mundësia që nëse pickon dhe një individ tjetër t’a infektojë atë.
    Bima e rigonit është një nga bimët më të mira që vijnë në ndihmë për largimin e mushkonjave por dhe të insekteve të tjera, pasi aroma ngacmuese e gjetheve të rigonit paralizon instiktin nuhatës të insekteve. Timoli dhe karnavoli prezent tek rigoni bëjnë largimin e mushkonjave por dhe mizave nga ambjenti. Gjithashtu degët e domateve janë shumë efikase në largimin e mushkonjave. Ndërsa një tjetër mënyrë,

    tregon Merja, është djegia e luleve të kalendulës, eukalipsit në një vazo të vogël, tymi që ato lëshojnë bëjnë largimin e të gjitha mushkonjave nga ambjenti. Kjo është një zgjidhje perfekte për shtëpitë e plazhit. Gjithashtu një tjetër mënyrë shumë efikase sidomos dhe për fëmijët, është përgatitja e një kremi me kalendul. E kaurdisim mirë lulen e kalendulës me pak vaj ulliri, bëhet një si vaj i kuq, mund t’i hedhim dhe pak dyll blete dhe pasi ftohet me këtë masë mund të lyejmë pjesët e ekspozuara sidomos gjatë mbrëmjeve në bregun e detit dhe është e garantuar – thekson Merja, se mushkonjat nuk do ju afrohen.Pyetjes së moderatores a zgjedhin mushkonjat kë pickojnë? Merja i përgjigjet: Thuhet se mushkonjat kanë predispozitën për të pickuar njerëzit më inteligjentë dhe gratë shtatzëna, por deri tani nuk ka një studim për këtë.

    Merja tregon gjithashtu për grackat që mund t’u ngrihen mushkonjave për t’i mbajtur larg shtëpive tona “Mund të marrim shishe plastike dhe hapim dy dritare të vogla në to pak poshtë tapës me një gërshëre, me diametër rreth 2 cm. Hedhim në shishe pak birrë ose verë që mbetet si dhe rreth 150 ml uthull molle, pasi mushkonjave u pëlqen athtësia që lëshon aroma e uthullës dhe tërhiqen drejt saj. I varim këto shishe në oborrin e shtëpisë pranë një peme, në ballkon apo verandë”.

    Në përfundim të bisedës Ylli Merja tregoi si të veprojmë në rast pickimi nga mushkonjat, e shtypim pak vendin që të dalë proteina helmuese dhe e lyejmë me propolis me rigon. Një mënyrë tjetër për të ndaluar veprimin dhe për të çaktivizuar reaksionin këshillohet lyerja me vaj eukalipsi, trumze, vaj dafine, vaj rozmarine, vaj livando. Gjithashtu këto vajra janë shumë të mirë dhe për të parandaluar pickimin e mushkonjave duke hedhur 2 pika vaj në një krem, me të cilin lyejmë pjesët e ekspozuara të trupit.

  • “Situata me e rêndë që më ka ndodhur”/ Përlotet Eni Çobani: Djali i madh i preu në besè, jam gati të

    “Situata me e rêndë që më ka ndodhur”/ Përlotet Eni Çobani: Djali i madh i preu në besè, jam gati të

    Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, në tvklan, kanë qenë një nuse dhe një vjehërr, Myzejeni dhe Kujtimi, ku kanë probleme me çështjen e një prone.
    Si familje ata kanë një pishinë në Gramsh, ku e gjithë puna dhe mundi i tyre ka shkuar tek ky biznes. Por për shkak të disa problemeve ligjore që djali i madh ka patur, babai truallin ku sot është ndërtuar pishina ia kaloi në emrin e tij që t’i shpëtonte burgut.

    Por djali i madh i preu në besë dhe nuk ia ktheu më pronën që ishin pronarë babai dhe vëllai i tij. Tani ai kërkon që vëllai i tij i vogël, i cili ka punuar gjithë jetën dhe ka kontribuar për këtë biznes, të dalë jashtë sepse prona është e tij. Eni Çobani komunikoi nëpërmjet një lidhje telefonike me djalin madh të familjes, Arencin, por ai ref uzoi të jepte shpjegime duke i mbyllur telefonin.

    Në fund të seancës së ndërmjetësimit Eni Çobani i është drejtuar publikisht Arencit që i mbylli telefonin pa dhënë asnjë shpjegim duke u shprehur se po e bezdiste, që do shihen së bashku në gjyq, duke e mbështetur plotësisht babain e tij Kujtimin dhe aty do jetë i detyruar që t’i japë një shpjegim.Eni Çobani: Fjala e Arencit në këtë seancë ndërmjetësimi ka qenë një nga fjalët më të rënda që kam dëgjuar nga një djalë. Pra t’i thuash një djali që ka në seancë babain dhe të mbyllë telefonin dhe të kërkojë disa herë nga ne që të mos bezdiset, kjo për mua është shumë e rëndë. Realisht më ka lënë pa fjalë

    Dhe pse ai djalë u përgjigj në atë formë nuk kisha ndërmend ta mbyllja këtë seancë ndërmjetësimi në këtë formë, po i them Arencit publikisht: Arenc i dashur unë ty vërtetë nuk do të të bezdis më, por ama do të më kesh përballë, krah zotit Kujtim në gjykatën në të cilën ti ke vajtur dhe besoj që atje, realisht ne të dy do komunikojmë si qytetarë dhe përpara gjykatës je i detyruar të më japësh një përgjigje.
    Ardit Gjebrea: Nuk e kishe bërë ndonjëherë këtë gjë zonja Eni, çfarë ndodhi?

    Eni Çobani: Jam prekur jashtë mase, nuk e di, jam gati për të lotuar sepse nuk e di… Kujtimi është veç nga Genci, i ka hedhur në gjyq veç e veç, pra babain e ka hedhur veç dhe vëllain veç, nuk janë bashkë këta të dy prandaj unë thashë që do mbaj Kujtimin. Kujtim do jemi bashkë, nëse këta të lanë, unë do të të shtrëngoj fort.

  • Modelja që fiton 15 mijë euro duke fjetur

    Modelja që fiton 15 mijë euro duke fjetur

    Një influencuese dhe modele e OnlyFans ka treguar se fiton shuma marramendëe kur i lë njerëzit ta shikojnë atë duke fjetur në kohë reale.

    Amouranth, 29 vjeç, emri i vërtetë i të cilës është Kaitlyn Siragusa thotë se fiton para teksa fle, pasi transmetimet e gjumit janë jashtëzakonisht fitimprurëse në platformën Twitch.

     

    Gjatë një interviste, Amouranth, e cila tani ka mbi gjashtë milionë ndjekës në Twitch tha: “Nëse transmetoni veten duke fjetur gjumë vetëm në Twitch, ndoshta do fitoni disa mijëra dollarë. Kur unë jam duke fjetur fitoj 10,000-15,000 dollarë”

     

    Gjatë një interviste, Amouranth, e cila tani ka mbi gjashtë milionë ndjekës në Twitch tha: “Nëse transmetoni veten duke fjetur gjumë vetëm në Twitch, ndoshta do fitoni disa mijëra dollarë. Kur unë jam duke fjetur fitoj 10,000-15,000 dollarë”

  • “Si t’i them vajzës time 30-vjeçare se babai i saj në fakt është i vëllai?”

    “Si t’i them vajzës time 30-vjeçare se babai i saj në fakt është i vëllai?”

    Shumica prej nesh kanë sekrete familjare, por sekreti i një nëne prej 30 vitesh është tjetër nivel.

    Për “Dear Terapist” ajo rrëfen se si erdhi në jetë vajza e saj e vetme. 30 vite më parë ajo bashkë me të shoqin vendosën të bënin një fëmijë së bashku. Burri i saj në atë kohë kishte dy djem, por nga një martesë tjetër. Duke qenë se ai shfaqi probleme shëndetësore, çifti mendoi të gjenin një alternativë në mënyrë që ëndrra e tyre për një fëmijë së bashku të realizohej.

    Një dhurues sperme do të ishte zgjidhja, por ata nuk e donin kurrsesi pasi sipas tyre fëmija duhet të kishte gjenet e burrit. Ata vendosën që dhuruesi të ishte thjeshtri i gruas, pasi kishte të njëjtin personalitet dhe inteligjencë si i ati. Në atë kohë, thotë ajo dukej se gjithçka po shkonte mirë, por tani pas kaq shumë vitesh e vërteta është tepër e rëndë nëse do merrej vesh.

    “Vajza jonë tani është 30 vjeç. Si t’i themi që ‘babai’ është gjyshi, ‘vëllai’ është babai i saj, ‘motra’ është tezja?”, thotë gruaja.

    Më tej shton: Unë dhe bashkëshorti im jemi shumë të shqetësuar, duam t’i themi të vërtetën, por nuk e dimë si do e presë.

    Histori të tilla janë gjithmonë të paparashikueshme. Në vitin 2022, shkrimtarja Laura Friedman Williams tregoi publikisht për rastin e saj kur mori vesh se babai i saj nuk dihej pasi kishte qenë thjesht një dhurues sperme. Ka dhe shumë fëmijë të tjerë që nuk e falin një gënjeshtër të tillë.

    Psikologët thonë se ky lloj i veçantë sekreti, ku e gjithë familja e di të vërtetën me përjashtim të një personi, mund të jetë shumë i rrezikshëm.

    Zbulimi i të vërtetave tronditëse rreth atësisë është një përvojë gjithnjë e më e zakonshme.

    Po bëhet kaq e zakonshme, në fakt, sa avokatët që specializohen në ligjin familjar dhe atësinë kanë raportuar një rritje ekstreme të rasteve.

    Një test ADN-je ka sjellë një sërë ndryshimesh në marrëdhëniet njerëzore të ndërtuara prej vitesh dhe rrallë herë ka funksionuar për mirë, pasi në të shumtën e rasteve ato janë shkatërruar.

    Megjithatë terapisti i “The Atlantic” i tha gruas se e vërteta sado e trishtë të jetë, i bën njerëzit të ndihen më të sigurt.”E vërteta do t’ju bëjë të lirë“, thekson ai./tvklan.al

  • Keni dhe ju një shenjë si kjo në krahun e majtë? Ja çfarë fshihet pas saj

    Keni dhe ju një shenjë si kjo në krahun e majtë? Ja çfarë fshihet pas saj

    Mund të keni parë një shenjë të vogël të rrumbullakët në krahun e majtë të dikujt ose mund ta keni edhe vetë.Kjo është një shenjë për shkak të vaksinimit.

    Sipas ‘Organic Healthy Food’, kjo vaksinë ishte shumë e zakonshme para viteve ’70.

    Mjekët përdorën një vi rus të gjallë Vaccinia për të shk aktuar një përgjigje imune që do të mbronte njerëzit nga vi rusi Variola, i cili shkaktone linë.

    Pas kryerjes së vaksinimit, formohehe flluska dhe më pas krijohet një kore e cila shërohet për disa javë.

    Në fund mbetet vetëm një shenjë e rrumbullakët, e dhëmbëzuar.

    Krahu injerëzve injektohet disa herë me vaksinë, e cila krijon edhe atë ‘hartë’.

    Kjo është edhe arsyeja sepse ajo nuk është një pikë e vogël, por një shenjë e dukshme.