Category: Te Tjera

  • “Se mos e jep në media ore, prit sa të iki unë jashtë …”, gazetari nxjerr bisedën mes Alma K. dhe porositësit të kurthit ndaj Safet Gjicit

    “Se mos e jep në media ore, prit sa të iki unë jashtë …”, gazetari nxjerr bisedën mes Alma K. dhe porositësit të kurthit ndaj Safet Gjicit

    Videoskandali që “fundosi” karrierën politike të Safet Gjicit dhe e futi në burg, vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes së opinionit publik.

    Pavarësisht deklaratave të dhëna nga Safet gjici para gjykatës, por edhe nga evtë Alma Kaçi, sërish ka disa mistere që lidhen me videon, se përse u filmua skena erotike, dhe kush qendron pas saj.

    Të shumtë janë zërat nën dhe mbi tryezat mediatike dhe ato politike se goditja Gjicit mund t’i ketë ardhur nga ata që s’e duan, apo edhe nga vetë miqtë e tij.

    Por ditën e sotme gazetari Mero Baze, ka zbuluar një tjetër variant të historisë, pasi në një shkrim të tijin ai thotë se ka dëgjuar audiopërgjimin e Alma Kaçit me një person tjetër i cili dyshihet që të jetë edhe organizatori.

    Sipas asaj që thekson Baze një person i tretë gjatë bisedës me Almën një ditë para se vidopërgjimi të bëhet publik i thotë kësaj të fundit ndërsa i kthen kartën e memorjes që videopërgjimin t’ia nisë Sali Berishës.

    Ndërkohë Alma Kaçi i ka kërkuar që mos e bëjë publike videon para se ajo të largohej nga Shqipëria.

    Shkrimi i plotë i Mero Bazes:

    Kam dëgjuar sot audion e një rregjistrimi mes Alma K dhe personit që ndërlidh Almën me Sali Berishën, zhvilluar disa dite pas regjistrimit të video skandalit në Bashkinë e Kukësit, e cila gjendet në duart të drejtësisë.

    Biseda është regjistruar më 15 qershor, një ditë para se video-ja të bëhej publike. Ishte një bisedë konfirmuese që personi që kishte porositur rregjistrimin, po ja kthente kartën e memories që ja kishte marrë sapo kishte mbaruar punë në Bashkinë e Kukësit.

    Nga biseda mes personit në fjalë dhe Almës shihen qartë tre gjëra.

    E para, që Alma ka marrë përsipër misionin e rregjistrimit të një skene seksuale me Safetin për llogari të të tretëve dhe jo për mediat.

    Pra ajo ka shkuar aty për të krijuar një skenë shantazhi ndaj Safet Gjicit, i cili ka rënë pre e këtij kurthi. Pas rregjistrimit, Alma ja ka dorëzuar kartën e memories porositësit, i cili ka verifikuar filmin dhe natyrisht e ka filmuar me telefon sipër ekranit, që të mos kuptohej origjina e regjistrimit.

    Shqetësimi i Almës është se mos ky ja jepte ndonjë medie filmimin dhe kërkon që ai të mos e bëjë publike derisa ajo të largohet jashtë shtetit.

    Biseda është pasi Alma të rimarrë kartën e memories me të cilën ka bërë rregjistrimin, pasi ai nuk ja jepte. Ajo e ka kërcënuar atë se nëse nuk ja jep, do ta denonconte atë si porositës dhe ai ja ka kthyer përmes të tjerëve. Këtu fillon dhe biseda.

    Së dyti, kuptohet qartë se njeriu kyç i interesuar që garanton si porositësin e videos, ashtu dhe Almën, është Sali Berisha. Ai e ka pritur Almën në zyrë para rregjistrimit, dhe pas rregjistrimit të Safetit.

    Në një moment gjatë bisedës porositësi i videos i thotë Almës: Ik çoja Salës…

    Ja pjesa që e zbulon këtë:

    Alma K – Tani unë të thashë, unë te njihja ty. Megjithatë mua karta më erdhi ne dorë, është e plote. Tani ideja është se unë do bëj kërkese te Ambasada, ta thashë. Se mos e jep ne ndonjë media ore.

    A…. – Po ku i .. motrën ta thash, kush po merret me ata, ta thash. Dëgjo mu tani se unë me e pas pa ne dorë ia .. motrën vet. Ej shko takoje Salën vet meqë e kishe dhe shok.

    Sipas gjithë fakteve të tjera lehtësisht të hetueshme, Alma i ka shkuar Berishës në zyrë në datën 9 qeshor, tre ditë pas filmimit. Fotoja e saj me Berishën në zyrë e ulur, i përket asaj dite. Dhe po ta vini re Berisha ngjan i dërrmuar, i zhytur në kolltuk dhe i pafuqishëm t’i thotë asaj mos na bëj foto bashkë. Nuk është e lehtë ta përdorësh një njeri në një akt vetëvrasës dhe të mos i lejosh të bëjë dhe një foto. Vet Alma e ka postuar qysh atë ditë foton dhe ua ka dhënë dhe plot miqve të saj.

    Së treti, është e qartë që Alma është përdorur dhe personi nuk e ka paguar. Për këtë ka dhe fakte të tjera që mund t’i ketë dëshmuar ajo vet në Prokurori. E sigurt është se fundi i bisedës tregon që ai sapo ka marrë videon, ka shantazhuar Safetin dhe nuk do t’ia dijë më për Almën. Madje mezi ja ka kthyer asaj.

    Ja pjesa qe provon këtë:

    Alma – Ideja është mos jepet në ndonjë media sa te iki unë jashtë

    A.. – O shok ik sot o shok, mos rri nesër e pasnesër

    Alma K – Nuk iki unë sot se po iki unë në Durrës, Tiranë?

    A..- Ore s’kam gjë ne dorë unë, ku ua .. robt unë

    Kjo bisedë zbërthen qartë gjithë skenarin e skandalit seksual në Kukës. Ajo ka një regjisor, që është Sali Berisha, pasi siç thotë në fund të bisedës dhe vet ai “nuk kam gjë në dorë”, pra nuk e ndalon dot botimin.

    Viktimë e kësaj historie është Safet Gjici, por në fund dhe vet vajza Alma, një vajzë e përdorur në mënyrë kriminale me siguri në premtim të pagesës.

    Nuk di se çfarë hetimesh më tej mund të ketë Prokuroria, por nga kjo zbardhje bisede gjithçka është e qartë. Jemi para jë skeme te qart shantazhi, ku përzihet Sali Berisha si garantues politik i skandalit dhe një person kundërshtar me Gjicin, që kërkon shkatërrimin e tij si kryetar bashkie. Personi “kamikaz” i kësaj historie është Alma Kaçi.

    Shpresoj shumë se drejtësia do ta zbardhë këtë histori ashtu siç është, një skenar i ndyrë shantazhi, i cili tregon se sa larg ka shkuar politika shqiptare dhe vet Sali Berisha, i cili nuk është vetëm një politikan i korruptuar, por dhe një burrë plak i degjeneruar.

  • Dalin imazhet e para të nëndetëses ‘Titan’ që shpërtheu 487 metra larg Titanikut

    Dalin imazhet e para të nëndetëses ‘Titan’ që shpërtheu 487 metra larg Titanikut

    Për herë të parë kanë dalë disa imazhe të nëndetëses ‘Titan’ që shpërtheu 487 metra larg rrënojave të Titanikut duke shkaktuar vdekjen e 5 personave. Mbetjet metalike nga nëndetësoja janë nxjerrë në sipërfaqe nga anija Horizon Arctic në St John’s, Kanada.

    Një operacion i madh kërkimi nisi javën e kaluar kur humbën gjurmët e nëndetëses që ishte nisur me 5 persona në bord për të eksploruar rrënojat e Titanikut. Të pesë personat në bordin e anijes vdiqën më 18 qershor pasi ajo shpërtheu rreth 90 minuta në një zhytje për të parë anijen Titanic që u mbyt në vitin 1912, e cila ndodhet në një thellësi prej 3,800 m në Atlantikun verior.

    Roja bregdetare amerikane njoftoi se ishin gjetur mbetje të nëndetëses në fund të oqeanit. Autoritetet thanë se të pesë personat në bordin e saj kishin humbur jetën pas një shpërthimi të brendshëm por ende nuk dihet konkretisht se çfarë ka shkaktuar shpërthimin e nëndetëses.

    Në bordin e nëndetëses ishin, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar. Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai ishte administrues në Institutin SETI. Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet 73 vjeç gjithashtu ishte në bord, si dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.

  • “Kjo është makina e…”/ Burri vë duart në kokë kur zbulon se me kë e tradhton gruaja doktoreshë: Vetëm këtë nuk e prisja!

    “Kjo është makina e…”/ Burri vë duart në kokë kur zbulon se me kë e tradhton gruaja doktoreshë: Vetëm këtë nuk e prisja!

    Një tjetër histori tradhtie u trajtua në emisionin e kësaj të diele “1 herë mat”.

    Një burrë kërkoi investigimin e bashkëshortes së tij doktoreshë tek Urgjenca.

    “Ka 10 vite që punon atje, ka qenë shumë e rregullt me oraret, ka qenë shumë e përkujdesur për familjen. Vitet e fundit e shoh të ftohtë, të shpërqëndruar. Kam dyshimet e mia,” tha klienti.

    Pas investigimit 3-ditor të ekipit të Shkënda Lilit, nga fotografitë që u morën nuk u pa asnjë lëvizje e dyshimtë e bashkëshortes. Dhe duke qenë se klienti mbeti i pakënaqur, investigimi vazhdoi edhe për ditë të tjera.

    Ekipi investigativ, e ndoqi bashkëshorten e klientit e cila u ul në një restorant në periferi të Tiranës me kolegun e saj me të cilin pinte kafe çdo ditë.

    Ata u fotografuan duke i kapur dorën njëri-tjetrit dhe më pas duke u ngjitur në hotel. Sapo klienti pa këto foto njohu makinën e anestezistit.

    “Ne kemi hyrje-dalje me këtë zotërinë, uaaa vetëm këtë nuk e prisja. Normal që e njoh, këto kohët e fundit me thënë të drejtën nuk jemi takuar shumë familjarisht.

    Po kalamajtë shoqërohen me njëri-tjetrin. Nuk më iket më në shtëpi, a do më ndihmoni dhe ju të përballem me të? Kam nevojë për një psikolog,” thotë klienti.

  • Nuk u ndal për kontroll, policia vret shoferin e mitur (VIDEO)

    Nuk u ndal për kontroll, policia vret shoferin e mitur (VIDEO)

    FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku, policia vrau një adoleshent që refuzoi të ndalonte për një kontroll trafiku jashtë Parisit. Mediat e huaja raportojnë se shoferi 17-vjeçar ishte në periferi të Parisit kur policia e qëlloi për vdekje pasi ai shkeli rregullat dhe nuk arriti të ndalonte, thanë prokurorët.

    Ngjarja e rëndë është filmuar dhe në pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregon dy oficerë policie që përpiqen të ndalojnë automjetin dhe njëri i drejton armën shoferit nga dritarja duke qëlluar kur ai largohet. Makina ka lëvizur disa dhjetëra metra përpara se të përplasej.

    https://twitter.com/i/status/1673713329062174721

    Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta shpëtonin, por i riu ndërroi jetë. Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Pasagjeri i parë u arratis, por i dyti, gjithashtu i mitur, u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

  • Pas zhdukjes së nëndetëses, ndërron jetë edhe aktori i Titanik

    Pas zhdukjes së nëndetëses, ndërron jetë edhe aktori i Titanik

    Pas zhdukjes së nëndetëses Titan, një tjetër fatkeqësi ka ndodhur e që ka lidhje me Titanikun. Aktori Lew Palter ka humbur jetën.

    Lew Palter, i cili ka luajtur në filmin “Titanic”, ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare në Los Angeles, pasi ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.

    Ai preku zemrat e të gjithëve me rolin në filmin e regjisorit James Cameron. Në momentin e fundosjes së anijes, ai zgjedh që të qëndrojë në anije bashkë me gruan e tij, ndërsa ujërat mbulojnë kabinën e tyre. Roli i tij bazohej në një person real, pasi Isidor Straus dhe gruaja e tij vdiqën vërtet në bordin e anijes.

  • “Si do e merrnim vesh se çfarë ndodh në politikën shqiptare nëse…”, Artan Hoxha plas deklaratën e fortë: Alma Kaçi si Dritan Prifti, siguruan prova që as drejtësia…

    “Si do e merrnim vesh se çfarë ndodh në politikën shqiptare nëse…”, Artan Hoxha plas deklaratën e fortë: Alma Kaçi si Dritan Prifti, siguruan prova që as drejtësia…

    Gazetari Artan Hoxha, gjatë një interviste komentoi edhe video-skandalin e ish-kryetarit të Kukësit Safet Gjici.

    Ai tha se më në fund SPAK ka pajisjen origjinale me të cilën është bërë video dhe shtoi se personi që e ka bërë videon, ndonëse nuk e ka pasur për qëllim, i ka dhënë drejtësisë një provë që nuk do e kishte siguruar dot vetë.

    “SPAK mesa di unë e ka kapur pajisjen origjinale më të cilin është bërë filmimi. Unë e kam thënë që në fillim që nuk kisha pajisje origjinale, kisha vetëm videon, se unë nuk bëj dot kamera të fshehta. Në këtë rast ata që kanë bërë këtë video, Alma vetë, apo edhe ata që e kanë nxitur Almën, na kanë dhënë një provë, që ne nuk kishim si ta merrnim vesh. Si do e merrnim veshë ne se ç’ishte mafia italiane nëse bosi Tomaso Busheta nuk rrëfehej. Si do e merrnim veshë ne se ç’po ndodhte në nivelin e lartë politik të Shqipërisë nëse i ndjeri Dritan Prifti nuk filmonte?”

    Artan Hoxha tha më tej se filmime të tilla bëhen pikërisht nga njerëz që kanë interesa të tjera si shantazhimi apo përfitimi më anë të këtyre videove dhe jo çdo kush mund t’i bëjë, por janë pikërisht këto video të cilat në një moment kur rrjedhin ndihmojnë drejtësinë të vihet në vend.

  • Shqiptarët bëhen bashkë, mbledhin brenda 24 orëve paratë për shërimin e 8-vjeçares

    Shqiptarët bëhen bashkë, mbledhin brenda 24 orëve paratë për shërimin e 8-vjeçares

    Rasti i 8-vjeçares Flavia Qelia, i publikuar pak ditë më parë preku zemrat e shqiptarëve. Vogëlushja e diagnostikuar me leucemi akute i duhej ndihmë për t’u shëruar. Familja e vogëlushes në pamundësi financiare, kërkoi publikisht ndihmë nga shqiptarët që me aq sa të kenë mundësi të ndihmojnë në shërimin e saj.

    Për fat të mirë, paratë që duhen për shërimin e Flavias janë siguruar. Ka qenë tiktok-eri i famshëm Aleks Vishaj i cili ka grumbulluar në kohë rekord partë duke organizuar sfida në TikTok.

    Në më pak se 24 orë, pas thirrjes së tij janë mbledhur më shumë se 100 mijë euro nga shqiptarët nga e gjithë bota dhe është krijuar mundësia që Flavia të dërgohet për kurim jashtë vendit.

  • 3 mijë euro 1 kg, kjo është bima e rrallë që rritet edhe në Shqipëri, ja ku mund ta gjeni

    3 mijë euro 1 kg, kjo është bima e rrallë që rritet edhe në Shqipëri, ja ku mund ta gjeni

    3 mijë euro 1 kg, kjo është bima e rrallë që rritet edhe në Shqipëri, ja ku mund ta gjeni

    Rreth 3.000 euro për një kilogram tartuf dhe në Shqipëri kjo kërpudhë e rrallë rritet gjerësisht. Tartufi shqiptar është shumë i ngjashëm me kushëririn e tij francez, por ato kushtojnë shumë më pak.

    Aq me vlerë është tartufi i bardhë saqë është i kuotuar edhe në bursë, ku çmimet fillojnë nga 300 në 1000 euro. Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër.

    Zakonisht ai rritet në tokë ranore dhe nuk ka as rrënjë, as gjethe, as degë. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera.

    Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë. Në natyrë gjenden disa lloje tartufi. I ziu është ai që haset më shpesh dhe që arrin një vlerë deri në 350 euro për kilogramë.

    Tartufët e bardhë ngjajnë me zhardhokët e patates. Por me formacion më të çrregullt, të cilët çmohen më shumë, për shkak të vlerave ushqyese dhe shijeve që mbartin.

    E veçanta e këtyre kërpudhave është se aroma e tyre varet nga bima në të cilën rritet. Tartufi më i shtrenjtë rritet në rrënjët e lisit dhe merr aromën e kësaj peme.

    Zhardhoku i tartufit e merr formën nga formacioni i terrenit dhe nga rrënjët e bimëve në të cilat paraziton. Sa më i madh të jetë zhardhoku i tartufit aq më shumë vlerësohet e për këtë arsye i rritet edhe çmimi.

    Kërpudhat e zonës

  • Fshatari mbolli domatet dhe nuk po i rriteshin por kur shikon se si i rriste komshiu domatet e veta ai tërbohet fare!

    Fshatari mbolli domatet dhe nuk po i rriteshin por kur shikon se si i rriste komshiu domatet e veta ai tërbohet fare!

    Nja fshatar nga fshatrat e Lushnjes mbolli domate shpenzoi nje shume te mire parash dhe beri nje sere shume te mire.

    Dhe vendosi te mbjell domate me qe po fillonte te ngohte dhe koha.Pasi mbolli domatet ecuria e tyre ishte shume e avasht.

    Ndersa perball tij komshiu i kishte mbjell me vone se ai dhe ai po fillonet te merrte prodhime dhe vazhdonte shitjen ne treg rregullisht.

    I habitur nga puna e madhe qe kishte komshiu shkon dhe e pyet.

    Po cfare ndodh me domatet e tua se ato te miat akoma nuk jan bere.

    Komshiu i thote qe i lyej cdo dite me kete dhe ja tregon se ai i lyenet me kimikate.

    Por kjo eshte e demshme per konsumatoret.Ndersa komshiu i pergjigjet: Un nuk e perdor vete ne familjen time por i shes.

    Pasi largohet fshatari mendonte se cdo bente me domatet e tij qe ende nuk kishin filluar prodhim dhe i gjithe shpenzimi qe kishte investuar po i shkonte dem.

    Pasi kalaun 2 muaj domatet u poqen por problemi ishte se ne treg shiteshin me 10 lek dhe nuk ja vlente me i shit dhe i gjith investimi qe ai beri i shkoj dem.

    Pasi falimentoi ai i beri domatet salc per vete.

    Me mire i ndershem dhe te falimentoj se sa i pasur dhe te he lmoj njerezit.

  • FUNDI I TRISHTË i ‘Titan’! 5 pyetje pa përgjigje për shkatërimin e nëndetëses

    FUNDI I TRISHTË i ‘Titan’! 5 pyetje pa përgjigje për shkatërimin e nëndetëses

    Cilat ishin zhurmat e goditjeve?

    Të mërkurën, u raportua për tinguj nën ujë gjatë kërkimit për nëndetësen e zhdukur ”Titan”. Në atë kohë, ajo ngjalli shpresa të reja se anëtarët e ekuipazhit mund të kishin sinjalizuar për ndihmë. Megjithatë, kundëradmirali Mauger tha se nuk duket të ketë ndonjë lidhje midis zhurmave nënujore të zbuluara gjatë misionit të kërkim-shpëtimit dhe vendndodhjes së mbeturinave në fund të detit. Mbetet e panjohur pra se cilat ishin zhurmat e goditjeve.

    Pse pati një vonesë tetëorëshe përpara se të jepej alarmi?

    ”OceanGate Expeditions” është kritikuar për një vonesë tetëorëshe përpara se të lajmëronte Rojen Bregdetare të SHBA-së se kishte humbur kontaktin me ”Titan”-in. Anija u zhyt në orën 13:00 GMT, të dielën, rreth 650 kilometra, në juglindje të St John’s, Neëfoundland. Por, afërsisht pas një ore e 45 minutash në zbritje, ajo humbi kontaktet. ”OceanGate” nuk e ka shpjeguar vonesën.

    Pse u përdor kjo nëndetëse edhe pse ishin ngritur shqetësimet e sigurisë?

    Një seri gabimesh të rëndësishme sigurie u bënë përpara se nëndetësja të zhdukej gjatë udhëtimit për të parë rrënojat e ”Titanic”-ut.

    Në një intervistë përpara se anija të humbiste, CEO i ”OceanGate” Stockton Rush – i cili ishte në bord – pohoi se duhet të kishte kufizime për masat paraprake të sigurisë. Ai i tha CBS se ”në një moment, siguria është thjesht një humbje e pastër”. Është zbuluar se ”OceanGate” ishte e përfshirë në një proces të madh gjyqësor për frikën për sigurinë e nëndetëses.

    Ish-punonjësi, David Lochridge pretendon se ai u pushua nga puna pasi u ankua se anija nuk ishte në gjendje të zbriste në thellësitë ekstreme të nevojshme për të parë rrënojat e ”Titanic”-ut. Dosjet ligjore tregojnë se ”OceanGate” paditi Lochridge, i cili ishte “përgjegjës për sigurinë e të gjithë ekuipazhit dhe klientëve, për zbulimin e informacionit konfidencial në lidhje me ”Titan”-in. Megjithatë, Lochridge më pas paraqiti një kundërpadi duke pretenduar se ai ishte shkarkuar gabimisht. Në nëntor 2018, çështja u zgjidh jashtë gjykatës.

    Pse nuk kishte një sinjal pamor sigurie emergjente?

    David Pogue, një reporter i CBS Sunday Morning dhe ish-pasagjer i ”Titan”-it, zbuloi se ndërsa anija kishte humbur një herë vitin e kaluar ai vuri në dyshim sistemin e urgjencës së kompanisë. Ai tha se anija nuk kishte një sinjal pamor “kjo nëndetëse nuk ka asnjë lloj fener të tillë”.