Category: Te Tjera

  • Trupi i emigrantes u gjet i dekompozuar në Greqi, del sot para gjykatës autori i dyshuar i vrasjes, lëvizjet që e “tradhtuan”

    Trupi i emigrantes u gjet i dekompozuar në Greqi, del sot para gjykatës autori i dyshuar i vrasjes, lëvizjet që e “tradhtuan”

    Sot, 21 qershor, del para Gjykatës 32-vjeçari nga Bangladeshi, i cili akuzohet për vrasjen e 27-vjeçares në ishullin e Ko në Greqi. Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes misterioze të polakes fatkeqe.

    Mesazhet që e ndjera shkëmbeu me të dashurin e saj pak para se të zhdukej, analizat e ADN-së në shtëpinë e 32-vjeçarit nga Bangaldeshi tregojnë se ai është autori kryesor i vrasjes së 27-vjeçares, Anastazia.

    32-vjeçari është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Marmari duke u larguar nga një supermarket pranë shtëpisë së tij me viktimën, ndërsa në një video tjetër shihet duke tërhequr para nga një bankomat dhe duke kërkuar informacion për bileta avioni.

    Sakaq ka dyshime se autori nuk ka vepruar vetëm dhe se dikush e ka ndihmuar për të transferuar trupin e pajetë të Anastazias, i cili u gjet në një zonë të shkretë në gjendje të dekompozuar, i mbështjellë me qese dhe i mbuluar me degë e barishte.

    Në lidhje me ngjarjen policia mori në pyetje disa herë të dashurin e 27-vjeçares, gjithashtu nga Polonia. Por deri më tani nuk ka asnjë fakt që të dëshmojë përfshirjen e tij në krim, ndonëse dyshohet se e dinte se ku ndodhej partnerja e tij dhe nuk shkoi ta ndihmonte.

    rotothema.gr shkruan se , 27-vjeçarja, e cila ka shkuar në shtëpinë e 32-vjeçarit nga Bangladeshi në orën 20.40 të së hënës mbrëma, dyshohet se një orë e njëzet minuta më vonë ka kontaktuar me partnerin e saj, duke e informuar për vendndodhjen e saj. 27-vjeçarja dyshohet se i tha partnerit të saj polak se nuk ndihej rehat në shtëpinë e 32-vjeçarit pasi mendonte se ishte në rrezik dhe në fakt vajza e vrarë dyshohet se ka kërkuar ndihmën e të dashurit, për ta marrë nga shtëpia e 32-vjeçarit nga Bangladeshi.

    Informacionet që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht thonë se pavarësisht apelit të dëshpëruar të 27-vjeçares, partneri i saj polak nuk është mobilizuar menjëherë edhe pse të dy kanë komunikuar me mesazhe.

    “Nuk e njihnim 32-vjeçarin nga Bangladeshi”, thotë partneri i Anastazias 28-vjeçari duke folur për protothema.gr pohoi se as ai dhe as Anastazia nuk e njihnin 32-vjeçarin e arrestuar.

    “ Nuk e njohim njeriun nga Bangladeshi që është arrestua. Ai nuk ishte as shok e as koleg nga puna e saj”, tha ai, ndërsa nuk e fshehu trishtimin për përfundimin tragjik të kërkimit për 27-vjeçarin.

    “Jam në gjendje shumë të keqe psikologjike. Së bashku me mamanë e Anastazias bëmë gjithçka për ta gjetur dhe kishim një shpresë që ajo të ishte gjallë” , tha ai.
    Nëna dhe partneri i Anastazias nisen për në Poloni

    Policia i ka dhënë leje nënës 27-vjeçares dhe partnerit të saj për t’u larguar nga ishulli Ko, por i ka kërkuar që të qëndrojnë në dispozicion kur t’iu kërkohet nga policia. Rasti ka ngjallur interes të madh në Poloni, me ambasadën e vendit që dërgoi një përkthyes në ishull për të mësuar nga afër se çfarë po ndodh në procesin para-hetues./albeu.com/

  • TRAGJEDI E MADHE! 21-vjeçari përplas për vdekje me makinë motrën dhe dy fëmijët e saj

    TRAGJEDI E MADHE! 21-vjeçari përplas për vdekje me makinë motrën dhe dy fëmijët e saj

    Një krim i rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një burrë ka përplasur për vdekje me makinë motrën e tij, së bashku me fëmijët e saj.

    Ngjarja ka ndodhur në veri të Nju Jorkut, ku Dalia Klink, 24 vjeç, vajza e saj 6-vjeçare dhe fëmija tjetër 17-vjeçar mbetën të vrarë.

    Sipas mediave, makina “Ford Focus” me të cilin po udhëtonin u përplas kokë më kokë me automjetin e drejtuar nga Evan Klink, 21 vjeç.

    Hetuesit janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, por sipas dëshmitarëve, 21-vjeçari u zhvendos papritur në korsinë e kundërt të trafikut.

    Mbetet e paqartë nëse devijimi ishte i qëllimshëm apo jo.

    Policia po përpiqet gjithashtu të përcaktojë shpejtësinë me të cilën udhëtonte Evan Klink.

  • Zhaklin Lekatari pas vizitës në Serbi: Jam ndjerë super e përd*unuar

    Zhaklin Lekatari pas vizitës në Serbi: Jam ndjerë super e përd*unuar

    Gazetarja Zhaklin Lakatari është shprehur se është ndjerë shumë keq nga komentet që ka marrë pas vizitës së saj në Beograd. Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se është ndjerë e përdhunuar verbalisht.

    Lekatari u shpreh se dhuna është e papranueshme qoftë ajo fizike dhe verbale, dhe nuk duhet të lejohet në asnjë rast.

    “Jam ndjerë super mega e dhunuar, e përdhunuar verbalisht. I kam përjetuar shumë keq. Dhuna verbale është dhunë. Dhuna është e papranueshme”, tha ajo.

  • Mjekʋ ɾʋs çmend botën “Mbështíllní këmbën me letëɾ ɑlʋmíní”/ Zbʋlon zgjídhjen gjeníɑle të

    Mjekʋ ɾʋs çmend botën “Mbështíllní këmbën me letëɾ ɑlʋmíní”/ Zbʋlon zgjídhjen gjeníɑle të

    Letɾɑ e ɑlʋmínít është një ndëɾ pɾodʋktet që gjen një pëɾdoɾím të gjeɾë në kʋzhínë: e pëɾdoɾní pëɾ të gɑtʋɑɾ, pëɾ të mbështjellë ʋshqíme të cɑktʋɑɾɑ ose pëɾ të bëɾë míshín dhe peshkʋn në zgɑɾë.

    Poɾ nʋk mjɑfton me kɑq, letɾɑ e ɑlʋmínít mʋnd të pëɾdoɾet edhe sí tɾɑjtím në mjekësínë ɑlteɾnɑtíve. Kjo e fʋndít nʋk nɑ ɾesht së nɑ sʋpɾízʋɑɾ me ɾezʋltɑtet e sɑj.

    Tekníkɑ e mbështjelljes së këmbës dhe gjymtyɾëve të tjeɾɑ me letëɾ ɑlʋmíní ʋ shpíkí fíllímísht ngɑ ɾʋsí Svoɾkstov dhe ʋ bë shʋmë e njohʋɾ më vonë në mjekësínë ɑlteɾnɑtíve ɾʋse dhe ɑtë kíneze.
    Sípɑs tíj, letɾɑ e ɑlʋmínít ɑktívízon qendɾɑt e eneɾgjísë së gjymtyɾëve dɾejt meɾídíɑnít ngɑ kʋ dhe kɑnë bʋɾímín dʋke neʋtɾɑlízʋɑɾ dhímbjen.

    Në qoftë se kení kɑlʋɑɾ një dítë të lodhshme dhe jʋ kɑnë vɾɑɾë këpʋcët vepɾoní në këtë mënyɾë:Meɾɾní dísɑ fletë ngɑ letɾɑ e ɑlʋmínít dhe vendosíní në ngɾíɾje pëɾ 3-4 oɾë. Më pɑs fʋsní këmbët në një enë me ʋjë të ftohtë me ɑkʋll dhe gjethe mɑjdɑnozí.

    Pɑsí tí kení fshíɾë bʋtësísht mbështíllíní me letëɾ ɑlʋmíní. Ndjesíɑ mʋnd të dʋket e çʋdítshme në fíllím, ndɑj vendosní gɑɾzɑ ose tɑmponë pɑmbʋkʋ mes gíshtɑve

    Mbɑjíní këmbët kështʋ pëɾ dísɑ oɾë, sípɑs nevojës ose mʋndësísë pëɾ të lëvízʋɾ díkʋ dhe pʋshoní. Dhímbjɑ dhe ínflɑmɑcíoní do të zhdʋken menjëheɾë dhe jʋ do të ndíhení më míɾë.
    Tekníkɑ e mbështjelljes me ɑlʋmíní fʋnksíonon edhe pëɾ dhímbjet mʋskʋlɑɾe të qɑfës, shpínës, gjʋnjëve dhe kyçeve.

  • “Mban gjithë familjen me punën online” Rasti i rrallë i 11 vjeçares nga Durrësi

    “Mban gjithë familjen me punën online” Rasti i rrallë i 11 vjeçares nga Durrësi

    Kryeministri Edi Rama ndau me publikun historinë e një 11-vjeçareje e cila jeton në Shenavlash. Gjatë Kongresit të Arsimit, kreu i qeverisë tha se vajza e vogël mbante familjen me para. Ai tha se ky rast është një histori për të treguar se dhe fëmijët mund të punojnë pasi mësojnë në fushën e kodimit.

    ‘Për ne digjitalizimi i vendit, digjitalizimi i ndërveprimeve dhe në nivelin e sipërmarrjes, jo vetëm në nivelin e marrëdhënieve të qeverisë me qytetarët, si proces themelor i procesit të edukimit për të krijuar kushte për një punësim cilësor e me të ardhura shumë të larta është prioritet themelor në arsim. Sot kemi nisur me 100 laboratorët smart e duam që brenda mandatit këta laboratorë ti shtrijmë gjerësisht në Shqipëri, që t’u japim mundësi fëmijëve që nga klasa e parë të hyjnë në botën e teknologjisë,

    e sipas llogarive të bëra e sipas praktikave të studiuara, futja e fëmijëve që në klasë të parë dhe në mësimet e teknologjisë e marrja e këtij mësimi me kurrikulat përkatëse të standarteve më të mira ndërkombëtare si ato që janë futur sot në 100 shkollat e para bën që në fund të klasës së 9 sado e pabesueshme të duket, bën që fëmija të ketë aftësitë e nëj koduesi të mirëfilltë e pasja e aftësive të një koduesi të mirëfilltë do të thotë aftësi për t’u punësuar parelisht me vazhdimin e mësimit.

    Kam takuar nxënës shkollash të mesme që aktualisht punojnë në shtete të ndryshme duke vijuar të studiojnë në shkolllat e mesme në Shqipëri. Në Shenavlash banonte një nga vajzat që kam takuar e që prej moshës 11 vjec ajo mbante tërë shtëpinë. Si? Duke zotëruar njohuritë e kodimit e duke hyrë në tregun e madh online që ka të ardhura shumë më të larta se të ardhurat e zakonshme”, tha Rama.

  • Berlusconi, ja kur do të hapet testamenti për trashëgiminë 4 miliardë euroshe. Detajet e plota

    Berlusconi, ja kur do të hapet testamenti për trashëgiminë 4 miliardë euroshe. Detajet e plota

    Ka kaluar një javë nga vdekja e Silvio Berlusconit, ish-presidentit historik të Milanit për 31 vite, periudhë në të cilën fitoi 29 trofe; edhe një javë tjetër do të duhet të kalojë para hapjes së testamentit të ish-kryeministrit italian, që do të bëhet më 26 qershor, tri ditë para mbledhjes së zakonshme të “Fininvest”.

    Trashëgimia e “Kavalierit” është e gjerë dhe përfshin: vila, varka, vepra arti, investime personale dhe mbi të gjitha aksionet e kompanisë mëmë, për një vlerë prej rreth 4 miliardë eurosh.

    Në hapjen e testamentit do të zbulohet se si Berlusconi ka vendosur t’i ndajë pasuritë e tij midis pesë fëmijëve dhe, gjithashtu partneres së tij, Marta Fascina. Në fakt, kjo e fundit duket se merr një shumë që varion nga 50 deri në 120 milionë euro, por edhe disa prona.

    Për pronësinë e “Fininvest”, fëmijët e tij, Luigi, Barbara dhe Eleonora, që ka pasur nga ish-bashkëshortja Veronica Lario, do të kenë gjithsej 46% të aksioneve. Marina dhe Pier Silvio, fëmijët me Carla Elvira Dall’Oglio, do të marrin 32% të aksioneve.

    Megjithatë, Berlusconi mund të ketë vendosur edhe për 20% të aksioneve që mund të disponojë, në mënyrë që në krye të kompanisë mbetet të personi që e ka menaxhuar deri më tani, pikërisht vajza e tij, Marina.

  • Projektligji i legalizimit/ Nuk është kanabisi, ekonomisti i njohur zbulon se cili produkt ‘made in albania’ pasuron më shumë shqiptarët

    Projektligji i legalizimit/ Nuk është kanabisi, ekonomisti i njohur zbulon se cili produkt ‘made in albania’ pasuron më shumë shqiptarët

    Eksperti i ekonomisë, Pano Sako, në një analizë për “Top Story” tha se ne nuk do të kemi fitime të mëdha nëse eksportojmë kanabis pasi është treg i vogël dhe vendet e ndryshme e prodhojnë vetë.

    Sako sugjeroi që të kemi më shumë eksport të domateve pasi sipas tij tregu është më i madh dhe fitimet mund të jenë më të mëdha.

    “Kemi eksportuesin e madh me 48 tonë nga Kanadaja, një tjetër është Holanda, Gjermania, është Anglia, Australia. Tregu që ne po futemi është shumë i vogël, natyrisht që ka një dinamikë rritje goxha të madhe”, tha Sako.

    Grida Duma: Në raport global është i vogël, por në raport për Shqipërinë shumë të vogël mund të jetë një treg i madh.

    “Nëse ne nga tregu i domateve që është 167 miliardë dollarë, sot që flasim, ne kemi marrë vetëm 1 milion dollarë nuk është sepse ky treg është i vogël dhe ne nuk kemi marrë dot shumë, problemi është se kapaciteti jonë për t’u futur në tregje të tilla është kaq sa është”, tha eksperti.

    Grida Duma: Kjo Shqipëri që paska dështuar te domatet dhe patatet, është një nga tre vendet në BE që pranon kriptomonedhën, a ka një tendencë për të aprovuar tregjet e reja, pasi ashtu siç the edhe ti domatja ka dështuar?

    “Pse dështojmë tek domatja? Sepse ne nuk subvencionojmë. Ne kemi subvencionet më të ulëta në Europë, për sa i përket produkteve bujqësore. Nuk është se domatja jonë është e keqe, është shumë e mirë domatja jonë por nuk jep qeveria para”, u shpreh ai.

    Sako tha se Shqipëria do ta ketë të vështirë për t’u futur në tregun e kanabisit, pasi sipas tij nuk na “lejnë vend” vendet për ta importuar sepse të gjitha e importojnë vetë.

  • Studimi/ Pse infarktet ndodhin më shumë ditën e hënë?

    Studimi/ Pse infarktet ndodhin më shumë ditën e hënë?

    Sipas një studimi të paraqitur gjatë Konferencës Britanike të Shoqatës Kardiovaskulare, format më të rënda të sulmeve në zemër ndodhin më shpesh të hënën. Studimi bazohet në të dhënat e mbledhura nga 10.528 pacientë irlandezë që mbërritën në spital midis viteve 2013 dhe 2018 me simptoma të STEMI (infarkti akut i miokardit), forma më e rëndë e një ataku kardiak që ndodh kur një arterie koronare kryesore bllokohet plotësisht.

    Po pse pikërisht të hënën? Studimet e mëparshme sugjerojnë se faji ishte indirekt rikthimi në punë dhe fakti që, pas relaksimit në fundjavë, trupi ynë duhet të përshtatet me ritmin gjumë-zgjim të ditëve të javës.

    “Shkaku është ndoshta shumëfaktorial, megjithatë, bazuar edhe në atë që dimë nga kërkimet e mëparshme, është e arsyeshme të supozojmë se është i përfshirë ritmi ynë cirkadian”, shpjegon Jack Laffan në një deklaratë për shtyp.

    Sipas asaj që u zbulua nga Shoqata Amerikane e Zemrës, pushimet janë fatale. Java e fundit e dhjetorit është periudha në të cilën regjistrohet numri më i madh i rasteve të infarkteve në krahasim me çdo periudhë tjetër të vitit. Ndryshimet në rutinë, stërvitje dhe dietë mund t’i vënë njerëzit në rrezik më të madh.

    “Ky studim konfirmon supozimet e studimeve të mëparshme se kur ndodhin sulmet më të rënda në zemër, por tani ne duhet të kuptojmë pse këto ndodhin në ditë të caktuara të javës. Duke vepruar kështu, ne do ta kuptojmë më mirë këtë sëmundje vdekjeprurëse dhe do të shpëtojmë më shumë jetë në të ardhmen”, përfundojnë autorët.

  • Ish-mashtruesi që fitoi llotarinë gjermane €9 milionë, kërkon ‘investitorë’ për të fituar llotarinë evropiane €100 milionë (fotot)

    Ish-mashtruesi që fitoi llotarinë gjermane €9 milionë, kërkon ‘investitorë’ për të fituar llotarinë evropiane €100 milionë (fotot)

    Një emigrant ish-i dënuar për mashtrim që fitoi rreth 10 milionë dollarë në një llotari në Gjermani, ka nisur të organizohet për të mbledhur rreth 1000 investitorë me qëllim të kapë në bashkëpunim edhe llotarinë evropiane Eurojackpot, për të ndarë fitimet me grupin.

    Kursat Yildirim, i njohur tashmë në media si Chico, fitoi vitin e kaluar llotarinë kombëtare gjermane €9.9mln dhe është bërë i famshëm në mediat vendase për shpenzimet e tij ekstravagante dhe faktin që kërkon të investojë dhe të gjejë nuse.

    Lojtari i vjetër i bixhozit raportohet se kishte fituar dhe më parë shuma të vogla prej disa mijëra euro në 2022 e 2023.

    Tashmë 42 vjecari i lindur në Dortmund me origjinë turke, i ka vënë syrin xhekpotit evropian teksa thotë se kërkon të realizojë dhe ëndrrat e atyre që do t’i bashkohen në tentativën e frikshme të pasurimit.

    Ish-i dënuari për vjedhje e mashtrim, ka nxjerrë njoftimin në rrejtët sociale ku thtoë se kërkon të mbledhë rreth 1,500 vetë për të konkuruar bashkairsht në llotarinë Eurojackpot ku çdo pjesëmarrësi i kërkohet të blejë dy bileta me paratë e veta, që kushtojnë €4.60 secila.

    Kështu që sipas tij, nëse një nga 3000 biletat e mbledhura fiton, grupi do të ndajë fitimet prej €111 milionë, duke llogaritur rreth €75 000 për secilin pjesëmarrës.

    Mediat raportojnë se shanset e suksesit të planit të Yildirim janë rreth 1 në 1000, por paralajmërojnë për abuzime nga ana e organizatorit, siç ka ndodhur shpesh në raste të tilla.

    Besohet se milioneri ka shpenzuar tashmë pjesën më të madhe të fitimeve të tij me makina e sende luksi teksa para disa javësh ishte në media me blerjen e tij më të fundit, makinë Ferrari GTB 296 me çmim €500 000, për vëllanë e tij Jonuz, 35 vjeç.

    Yildirim ka lënë gjithashtu punën e tij në fabrikë dhe ka hapur biznese të reja, duke përfshirë dhe një fermë frutash të thata, duke mbjellë rreth 6000 bajame.

    Më herët është raportuar se milioneri dilte shëtitje me aligatorin e tij “shtëpiak”, pasi kishte lënë të dashurën e vjetër kur fitoi paratë.

  • Ndalohen 6 prej trafikantëve pas tragjedisë në Mesdhe/ Në hambarë dyshohet për qindra gra dhe fëmijë, anija e fundosur në 4 mijë metra thellësi

    Ndalohen 6 prej trafikantëve pas tragjedisë në Mesdhe/ Në hambarë dyshohet për qindra gra dhe fëmijë, anija e fundosur në 4 mijë metra thellësi

    Autoritet greke kanë ndaluar dhe po hetojnë rolin e 6 prej 104 emigrantëve të shpëtuar në tragjedinë e një dite më parë ku humbën jetën 79 vetë dhe rezultojnë të zhdukur qindra të tjerë.

    Sipas raportimeve në mediat greke, kanë qenë vetë klandestinët që kanë identifikuar të dyshuarit, ndërsa po ekzaminohen videot dhe komunikimet audio të peshkarexhes së mbytur me rojën bregdetare dhe anijet që mbërritën në zonë për t’ju dhënë atyre ndihmë 47 milje larg brigjeve greke në Pyleo të Peloponezit.

    Në zonë kanë mbërritur ekspertë te kriminalistikës, mjekë ligjorë dhe një ekip i shërbimeve sekrete për të ndihmuar në kërkimet për gjetjen e trafikantëve.

    Trupat e viktimave janë dërguar gjatë orëve të para të mëngjesit në portin e Kalamatës, pasi më parë u fotografuan dhe iu morën kampione të ADN-së në bordin e një anije ushtarake greke.

    Trupat e pajetë janë vendosur në një kamion frigoriferik dhe do të dërgohen në institutin e mjekësisë ligjore të Athinës dhe në vazhdim do të varrosen në një vend të veçantë të varrezave publike të Athinës, pasi është e pa mundur të dërgohen në vendet e origjinës.

    Autoritetet po hetojnë edhe lidhur me numrin total të personave që ndodheshin në bord. Burimet nga roja bregdetare greke duke iu referuar dëshmive të emigrantëve të shpëtuar, bëjnë fjalë për dhjetëra, me gjasa edhe mbi 100-150 gra dhe fëmijë, por shifrat për momentin nuk mund të verifikohen.

    Roja bregdetare thotë se anija është fundosur në thellësi mbi 3800-4000 metra, ndaj dhe gjetja e anijes do të jetë tepër e vështirë dhe nuk pritet të ketë operacion për nxjerrjen e saj në një afat të shpejtë.