Category: Te Tjera

  • Test vizual / A mundet t’i gjeni 10 ndryshimet në vetëm 30 sekonda?

    Test vizual / A mundet t’i gjeni 10 ndryshimet në vetëm 30 sekonda?

    Testi i kësaj natyre është një mënyrë argëtuese për të testuar vizionin tuaj dhe aftësinë tuaj për të dalluar ndryshimet delikate në imazhe. Qëllimi është të gjesh 10 dallime midis dy imazheve që përfaqësojnë një safari në më pak se 30 sekonda.

    Ky lloj testi vizual është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar aftësinë tuaj për të perceptuar detaje të vogla, për të përqendruar vëmendjen në një foto dhe për të reaguar shpejt. Këto teste janë shumë të dobishme në zhvillimin e perceptimit vizual dhe aftësisë për të dalluar dallimet midis fotografive, gjë që është shumë e rëndësishme për zgjidhjen e gjëegjëzave dhe enigmave të tjera.

    Ky test është i përsosur për të gjitha moshat dhe të gjitha nivelet. Fëmijët mund të mësojnë të mendojnë më shpejt dhe të zhvillojnë perceptimin e tyre vizual, ndërsa të rriturit mund të qëndrojnë në formë. Nëse jeni gati për sfidën, atëherë bëjeni!

    Merrni sfidën vizuale dhe gjeni 10 dallime në më pak se 30 sekonda!

    A jeni gati për sfidën? Ju ftojmë të udhëtoni në një safari të shkëlqyer. Në këtë aventurë, misioni juaj do të jetë të gjeni 10 dallime të fshehura në këtë foto. Keni vetëm 30 sekonda për të dalluar të gjitha ndryshimet!

    Pra, a jeni gati të pranoni sfidën? Le të fillojmë! Shikoni nga afër foton dhe shikoni të gjitha detajet. Ju mund të vini re kafshë që janë shfaqur ose ndryshuar, objekte që kanë ndryshuar pozicion dhe shumë më tepër! Pranojeni sfidën dhe argëtohuni!

    Kjo sfidë vizuale është shumë argëtuese, por edhe shumë sfiduese! Gjetja e 10 dallimeve në këtë safari në më pak se 30 sekonda mund të duket e vështirë, por është e mundur.

    Thjesht përqendrohuni dhe shikoni nga afër dy imazhet. Vëzhgoni çdo detaj, nga më i vogli tek më i madhi. Merrni kohë për të krahasuar secilën rresht, ngjyrë dhe objekt dhe do të arrini të gjeni 10 dallimet para se të mbarojë koha. Pra, a jeni gati për sfidën?

    Zgjidhje për sfidën vizuale!

    Urime për të gjithë ata që gjetën 10 dallimet në më pak se 30 sekonda! Për të tjerët, mos u frikësoni: ne do t’ju tregojmë një imazh ku mund të shihni dallimet

    Kjo sfidë vizuale është shumë argëtuese, por edhe shumë sfiduese! Gjetja e 10 dallimeve në këtë safari në më pak se 30 sekonda mund të duket e vështirë, por është e mundur.

    Thjesht përqendrohuni dhe shikoni nga afër dy imazhet. Vëzhgoni çdo detaj, nga më i vogli tek më i madhi. Merrni kohë për të krahasuar secilën rresht, ngjyrë dhe objekt dhe do të arrini të gjeni 10 dallimet para se të mbarojë koha. Pra, a jeni gati për sfidën?

    Zgjidhje për sfidën vizuale!

    Urime për të gjithë ata që gjetën 10 dallimet në më pak se 30 sekonda! Për të tjerët, mos u frikësoni: ne do t’ju tregojmë një imazh ku mund të shihni dallimet

  • Durrsaku i kërkon shokut të kujdeset për gruan e tij, ndodh e papritura me çiftin

    Durrsaku i kërkon shokut të kujdeset për gruan e tij, ndodh e papritura me çiftin

    Një burrë i cili emigronte për të fituar para për familjen e tij kur është larguar i ka kërkuar shokut të tij të kujdesej për gruan.

    Gazetarja e “Aldo Morning Show” raporton se pasi burri ka ikur gruaja ka nisur një lidhje me shokun e tij.

    Sipas gazetares, ata janë dashuruar

    me njëri-tjetrin dhe gruaja i ka kërkuar burrit divorcin. …

  • “Vijnë për të ndarë çiftet”/ Mjeku popullor e tregon live, zbulon magjitë që kërkohen më shumë

    “Vijnë për të ndarë çiftet”/ Mjeku popullor e tregon live, zbulon magjitë që kërkohen më shumë

    Përdorimi i magjisë për të zgjidhur problemet është i lashtë sa vetë jeta. Por edhe pse jemi në vitin 2023, ritualet magjike për shërimin e një sëmundjeje apo realizimin e një dashurie, përdoret edhe sot.

    Kryesisht në zonat periferike të vendit, ka persona të cilët pretendojnë se kanë aftësinë që me anë të disa ritualeve, të realizojnë gjëra që duken të pamundura.

    Ibrahim Lala, mjek popullor i ftuar në “Shqipëria Live”, shpjegoi më detajisht se si njerëz të ndryshëm kërkojnë magji nga më të ndryshmet.

    “Magjia është 3 llojesh, e kuqe, e bardhë dhe e zezë. E bardha s’ka qëllim vdekje njerëzish, por ti shkatërrojë nga gjendja ekonomike. E Kuqja është midis të bardhës dhe të zezës. Ndërsa e zeza është ajo që kërkon vdekjen e njerëzve.

    Ka shumë njerëz që vijnë për të kërkuar dashurinë. Unë kam një farmaci bimore. Vijnë lloj lloj njerëzish për magji, për çdo gjë”, tha Ibrahim Lala, mjek popullor për “Shqipëria Live”.

  • E dhimbshme! Donte të dobësohej duke hequr 90 kg, influencuesja 21-vjeçare humb jetën

    E dhimbshme! Donte të dobësohej duke hequr 90 kg, influencuesja 21-vjeçare humb jetën

    Një influencuese 21-vjeçare e quajtur Cuihua vdiq të shtunën pasi u përpoq të hiqte 90 kg sa më shpejt që të ishte e mundur, ndërsa ishte në një kamp për humbje peshe në Kinë.

    Familja e saj konfirmoi vdekjen e në një postim në faqen Douyin, versioni kinez i TikTok.

    Shkaku i vdekjes është ende i paqartë, megjithatë, gruaja ishte shtruar në spital sepse nuk ndihej mirë pas ushtrimeve për humbjen e peshës. Influencuesja që mburrej rreth 9,000 fansa në rrjetet sociale,

    i ishte bashkuar një prej kampeve të humbjes së peshës në Kinë, i cili fitoi vëmendjen ndërkombëtare disa vite më parë, mes normave të larta të obezitetit në vend .

    Rutina e përditshme e influencuese, të cilën ajo e dokumentoi në mbi 100 video në Douyin duke filluar nga viti 2022, thuhet se përfshinte stërvitje me intensitet të lartë kardio dhe stërvitje të forcës, të tilla si litarë dhe peshëngritje.

  • “Nëse shihni në ëndërr hije, gjarpërinj…”, habit astrologia: Bëhet magji nga dheu i varrit (Video)

    “Nëse shihni në ëndërr hije, gjarpërinj…”, habit astrologia: Bëhet magji nga dheu i varrit (Video)

    Elena Demollari, astrologia e ftuar në “Shqipëria Live” ka folur specifikisht për magjinë e zezë, ndërsa ka treguar se në vitet e fundit ajo është shtuar shumë.

    “Vijnë në lidhje me dashurinë, kur kanë probleme në çift. Kur kanë kriza, ose kur ndahen, të cilat dyshojnë se mund të ketë ndodhur nga magjia e zezë. Në këto 10 vitet e fundit është përhapur shumë magjia e zezë.

    Në moment kur personi sheh, qen, gjarpërinj, të vdekur, sikur bien nga lartësitë, ose kur i vjen një hije dhe mund të ketë një dridhje të trupit, kjo është një pjesë e magjisë së zezë.

    Ka një energji negative që e ndikon, si në punë, si në dashuri. Bëhet magji nga dheu i varrit, tha astrologia.

  • Mbytet anija shumë pranë Shqipërisë, humbin jetën 17 emigrantë

    Mbytet anija shumë pranë Shqipërisë, humbin jetën 17 emigrantë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet jugore të Greqisë, ku një anije është mbytur e për pasojë 17 persona kanë mbetur të vdekur.

    Mediat e huaja bëjnë me dije se deri më tani janë shpëtuar 104 persona ndërkohë po bëhen kërkime nga autoritetet për të gjetur të tjerë.

    Katër nga të mbijetuarit u shtruan në spital me simptoma të hipotermisë. Është e paqartë se sa pasagjerë mund të mbeten të zhdukur në det.Gjashtë anije të rojes bregdetare, një fregatë e marinës, një aeroplan transporti ushtarak, një helikopter i forcave ajrore, disa anije private dhe një dron nga agjencia e mbrojtjes së kufijve të Bashkimit Evropian, Frontex, morën pjesë në kërkimin e vazhdueshëm.

    Anija me destinacion Italinë besohet të ketë lundruar nga zona e Tobruk në Libinë lindore. Roja bregdetare italiane lajmëroi fillimisht autoritetet greke dhe Frontex për anijen që po afrohej të martën.

    Kontrabandistët po marrin gjithnjë e më shumë varka më të mëdha në ujërat ndërkombëtare jashtë kontinentit grek, në përpjekje për të shmangur patrullat lokale të rojes bregdetare.

    Të dielën, 90 emigrantë në një jaht me flamur të SHBA u shpëtuan në zonë pasi bënë një telefonatë fatkeqësie.

  • Ndodhi dhe kjo/ Sajoi vdekjen për t’i dhënë familjes një mësim, 45-vjeçari shkon me helikopter në funeral

    Ndodhi dhe kjo/ Sajoi vdekjen për t’i dhënë familjes një mësim, 45-vjeçari shkon me helikopter në funeral

    Njerëzit përdorin mënyra të ndryshme për të dërguar një mesazh të rëndësishëm te familjarët apo edhe miqtë. Një 45-vjeçar ka gjetur një mënyrë paksa të dhimbshme, por që u mbyll me një fund të lumtur.

    TikTokeri David Baerten, për t’i dhënë familjes mësimin e rëndësishëm për të mos humbur kontaktet, vendosi që të inskenonte vdekjen e tij. Më pas, burri nga Belgjika u shfaq në funeralin kur zbriti nga qielli me një helikopter.

    45-vjeçari nuk veproi vetëm. Për planin e mirëmenduar u vunë në dijeni duke e ndihmuar dhe bashkëshortja e fëmijët. Një nga vajzat e tij e ndihmoi të mashtronte ndjekësit, në atë që shumë nga populli i internetit e cilësuan si “shaka mizore”. Në rrjetet sociale shkruante:

    “U prehsh në paqe babi! Kurrë nuk do të ndalem së menduari për ty. Pse jeta është kaq e padrejtë? Pse ti? Do të bëheshe gjysh dhe ende e kishe gjithë jetën përpara. Unë të dua! Ne të duam ty! Nuk do të të harrojmë kurrë”.

    Dhe nuk e lanë me kaq. Fundjavën e kaluar i organizuan ceremoninë mortore pranë Liezhit dhe për çudinë e të gjithëve që po vajtonin humbjen, “i vdekuri u ngjall”. Baerten bëri një hyrje madhështore me helikopter, i shoqëruar nga një ekip që xhironte “mrekullinë”.

    Shakaja e dhimbshme e TikToker-it që numëron 162 mijë ndjekës u pasua me reagime serioze. Baerten u detyrua të shpjegonte veprimet dhe bëri të ditur se këtë e bëri për të parë si do të reagonin familjarët e tjerë, me të cilët prej kohësh nuk ishte më në kontakt të ngushtë.

  • Sot funerali i Silvio Berlusconit, Milano nën masa të rrepta sigurie

    Sot funerali i Silvio Berlusconit, Milano nën masa të rrepta sigurie

    Milano po përgatitet t’i japë lamtumirën Silvio Berlusconit me funeralin shtetëror që do të mbahet sot në orën 15:00 në Duomo dhe do të kremtohet nga kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.

    Masat e sigurisë të vendosura për këtë rast janë të rrepta duke qenë se Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, Kryeministrja Giorgia Meloni, të paktën 32 zyrtarë qeveritarë do të mbërrijnë në qytet me një fluturim shtetëror nga Linate, si dhe krerët e shtetit dhe zyrtarë të huaj, duke përfshirë hungarezin Viktor Orban.

    Më tej, në Piazza Duomo, e cila do të rrethohet nga ora 10 e mëngjesit të sotëm dhe do të ruhet nga forcat e rendit si e gjithë zona, priten mijëra qytetarë të cilët do të mund të marrin pjesë në funeralin e ish-kryeministrit nga dy ekranet që janë ngritur për këtë rast.

  • “Më thanë zërat ta bëja”, 52-vjeçari gëlltit shkopin (FOTO)

    “Më thanë zërat ta bëja”, 52-vjeçari gëlltit shkopin (FOTO)

    Një 52-vjeçar në Guatemala që kishte gëlltitur një shkop alarmoi mjekët që vrapuan për ta operuar.

    Pacienti u paraqit në spital një ditë pasi kishte gëlltitur shkopin, i cili ishte rreth një këmbë i gjatë dhe ankohej për dhimbje të forta stomaku. Sipas një dokumenti mjekësor, 52-vjeçari ishte i diagnostikuar me skizofreni dhe ishte shprehur se “zërat në kokën e tij” i kishin thënë ta bënte, raporton “Daily Mail”.

    Mjekët gjetën majën e shkopit duke dalë nga ezofagu ndërsa ashklat ishin ngulur në të. Fundi i shkopit po shkaktonte dëmtime në abdomenin e poshtëm të 52-vjeçarit.

    Përpjekja për ta nxjerrë shkopin nëpërmjet fytit dështoi ndaj mjekët bënë një ndërhyrje kirurgjikale që ta kalonin përmes një vrime në stomakun e pacientit.

    Ata kontrolluan edhe për dëmtime të tjera, por fatmirësisht asnjë organ nuk kishte pësuar gjë. 52-vjeçari arrinte të merrte frymë për shkak se shkopi kishte zbritur poshtë hapjes së ezofagut që lidh trakenë me mushkëritë.

    Kjo nuk është hera e parë që njerëzit gëlltisin sende të çuditshme. Rekordi Guinness mbahet nga amerikania Natasha Veruschka që gëlltiti një shpatë 60 cm në vitin 2009.

  • Mijëra peshq të ngordhur dalin në breg duke tronditur banorët në katastrofën e Texas

    Mijëra peshq të ngordhur dalin në breg duke tronditur banorët në katastrofën e Texas

    Mijëra peshq të ngordhur kanë dalë në brigjet e një plazhi në Texas, SHBA në një fenomen të pazakontë, teksa raportohet se mund të jetë shkaktuar nga mungesa e oksigjenit në ujë.

    Një operacion i gjerë pastrimi ka nisur për largimin e peshqve nga brigjet e detit, teksa pamjet nga vendngjarja tregonin masën gjigante të katastrofës.

    Ngjarja në plazhin Bryan Beach ka nisur prej të premtes kur peshqit kryesisht të species Menhaden, mes të cilëve dhe disa peshkaqenë të vegjël, nisën të dilnin të ngordhur në breg në numra të mëdhenj.

    Zyrtarët thanë se ngjarja është shkaktuar nga një “event i oksigjenit të ulët në ujë”, sipas departamentit të botës së egër në Texas sipas të cilëve ka ardhur nga ngrohja e ujit.

    Kur peshqit kanë oksigjen të ulët ata nisin të panikosen dhe kjo redukton edhe më shumë rezervat e tyre të oksigjenit.

    Dalja e peshqve të ngordhur në breg kishte vijuar deri të dielën teksa zyrtarët thonin se shumë prej peshqve kishin masë të reduktuar trupore, thuajse të kthyer në skelete.