Category: Te Tjera

  • Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare Silvio Berlusconi

    Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare Silvio Berlusconi

    Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. Ish-kryeministri italian ndodhej i shtruar prej 4 ditësh në spital në Milano ku dhe ndërroi jetë.

    Themelues i Mediaset dhe 4 herë kryeministër, Berlusconi ishte një figurë sa e rëndësishme, aq edhe e diskutueshme në politikën italiane për më shumë se çerek shekulli.

    Spitali San Raffaele në Milano ku ishte shtruar Berlusconi
    vijon/tvklan.al

  • Paga që shkojnë deri në 4500 euro, këto janë profesionet më të kërkuara në Gjermani

    Paga që shkojnë deri në 4500 euro, këto janë profesionet më të kërkuara në Gjermani

    Në vitet e fundit Gjermania është kthyer në një nga vendet më të preferuara nga emigrantët për të punuar dhe jetuar. Shumë shqiptar nisen çdo vit drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë dhe merren me punë të ndryshme. Por, disa profesione janë më të paguara dhe kanë më shumë vende vakante.

    Sipas faqes së ‘Paylab’ infermierët, shoferët, mjekët specialistë, punëtorët e ndërtimit, personat përgjegjës për kujdesin ndaj fëmijëve, këto profesione ishin më të kërkuarat në Gjermani vitin e kaluar.

    Infermierët dhe teknikët në Gjermani fitojnë nga 1500 deri në 4300 euro bruto, por pavarësisht kësaj vendi vazhdon të ketë mungesa të këtyre shërbimeve. Sakaq, bëhet me dije se mjekët specialistë janë të radhës në listën e profesioneve deficitare në Gjermani. Një mjek që jeton vetëm në Gjermani fiton mesatarisht 4500 euro në muaj.

    Ndërkohë, shoferët e autobusëve në Gjermani mund të fitojnë nga 1500 deri në 2600 euro në muaj. Ndërsa, punëtorët e ndërtimit në Gjermani fitojnë nga 1200 deri në 3000 euro në muaj, pasi të jenë zbritur taksat dhe kontributet.

    Sipas të dhënave të ardhurat mujore të një dadoje në Gjermani variojnë nga 1130 deri në 2500 euro.

  • Mori një shumë parash nga Abedin Ferracaku për ta shpëtuar nga dënimi, gjykata lë në burg 30-vjeçaren. Deraj: Kam edhe 225 mijë euro për të kthyer mbrapsht

    Mori një shumë parash nga Abedin Ferracaku për ta shpëtuar nga dënimi, gjykata lë në burg 30-vjeçaren. Deraj: Kam edhe 225 mijë euro për të kthyer mbrapsht

    Milena Deraj, 30-vjeç është lënë në burg nga Gjykata e Apelit, pasi akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda. Lajmi bëhet me dije për Panorama TV, nga gazetari Ervin Leka.

    Ndaj Derajt rëndon akuza se ka marrë një shumë parash nga Abedin Ferracakau për ta shpëtuar nga dënimi për përfshirje në masakrën e Velipojës.

    Në deklaratën e saj noteriale, Deraj ka pranuar se ka marrë një shumë parash prej 340 mijë eurosh nga Ferracaku duke i premtuar se do të zgjidhte çëshjtjen e tij gjyqësore. Për këtë gjë ajo thotë se ka pajtuar dy avokatë të suksesshëm dhe njëri prej tyre është tërhequr.

    Deraj thotë se i ka kthyer Ferracakut 140 mijë euro dhe ka për t’i kthyer edhe 225 mijë euro të tjera bashkë me interesin.

    “Unë e nënshkruara Milena Deraj, deklaroj se kam marre nga Z. Abedin Ferracaku shumën monetare pre 340,000 Euro (treqind e dyzetë mije Euro). Ketë shume unë ia kam marre ne premtim te zgjidhjes se një çështje gjyqësore, ku z Abedin Ferracaku ishe i përfshire, ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

    Unë kam kontaktuar dy avokate te suksesshmen për mbrojtjen e Z. Abedin Ferracaku. Gate zhvillimit te hetimeve/procesit njeri nga avokatet është tërhequr nga mbrojtja, kurse tjetri është akoma i angazhuar me procesin gjyqësor.

    Pasi është tërhequr Avokati i pare, unë i kam Rthyer Z. Abedin Ferracaku shumen prej 140,000 Euro (njëqind e dyzetmijë Euro). Kete shume ia kam kthyer Abedin Ferracakut, para tre muajsh pranë Casa Italia, ne automjetin e tij Volkswagen Polo.

    Pas kësaj ngjarje janë krijuar konflikte, dhe unë kam filluar t’i paguaj fajde (interesa) Z.

    Abedin ferracaku ne shumat 25,000 Eurto/muaj (njëzete e pese mije Euro ne muaj), para te cilat i janë paguar ne Tirane.

    Unë Milena Derai deklaroj se akoma i detyrohem shtetasit Abedin Ferracaka shumen prei 200,000 Euro (dyqind mije Euro), plus interesin e fundit (muaji Maj 2023), pra gjithsej shumën prej 225,000 Euro (dyqind e njëzete e pese mije Euro), shume te cilën e kam deklaruar edhe një here tjetër me Deklarate Noteriale para Noter Arian Merkuri, ne prani te shtetases Elira Shyti, e cila është e besuara e Z. Abedin Farracalai, te cilin unë nuk mund ta takoi sepse është ne kërkim.”– thuhet në deklaratën e Milena Derajt.

  • U njohën me shkuesi, djali habitet kur takon vajzën për herë të parë

    U njohën me shkuesi, djali habitet kur takon vajzën për herë të parë

    Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Kinë. Një burrë është larguar nga takimi i parë me një vajzë dhe për këtë arsye është paditur në gjykatë… Por historia është pak më e komplikuar.

    Mediat e huaja shkruajnë se djali, i quajtur Liu, ishte njohur me zonjushën Zhang nëpërmjet një mblesi. Të dy ata kishin rënë dakord që të takoheshin në një restorant. Mirëpo për habinë e djalit, vajza shkoi atje e shoqëruar nga 23 të afërm.

    Pas darkës, Liu-t iu dorëzuar fatura, por ka mbetur i shokuar pasi familjarët e vajzës kishin harxhuar në total rreth 2230 Paund. Në panik e sipër ai është larguar dhe detyroi vajzën që të paguante faturën.

    Kjo e fundit tha se do ta paguante po ta ndanin përgjysmë. Liu pranoi të paguante një pjesë, rreth 445 Paund dhe u shpreh se familjarët e vajzës duhet të paguajnë pjesën tjetër.

    Të zemëruar, familjarët e vajzës e paditën djalin për këtë rast. Por gjykata vendosi në favor të Liu-t duke thënë se ai mund të paguante për veten e tij dhe për vajzën, ose më saktë rreth 156 Paund.

    Ky incident ka shkaktuar debat në Kinë. Shumica e njerëzve janë rreshtuar krah djalit. Ndërkohë ekspertët lokalë thanë se marrja e 23 të afërmve i kalon normat e pranuara botërisht.

    “Nuk dihet nëse çifti vendoi të takohej sërish, por shumica e njerëzve mendojnë se jo”, shkruan në fund The Mirror./tvklan.al

  • ‘Burri që është burrë nuk lëpin aty ku pështynë’! Luizi foli keq për Për’puthen, ja çfarë komenti ka ai sot?

    ‘Burri që është burrë nuk lëpin aty ku pështynë’! Luizi foli keq për Për’puthen, ja çfarë komenti ka ai sot?

    Fituesi i BBV 2, Luiz Ejlli mori pjesë si opinionist i emisionit Për’Puthen, emision ky për të cilin shpesh herë brenda shtëpisë ka sulmuar konkurrentet e Big Brother për pjesëmarrjen e tyre.

    Edhe moderatoja Bora Zemani, ka reaguar në një story në Instagram ku tha se përse duhet t’i përmendet vajzave se kanë qenë në një format si Për’ Puthen dhe jo Kristit, i cili ka qenë pjesëmarrës në një emision me të njëjtën temë.

    “Nuk e mbaj mend që ka qenë në një format të tillë Kristi. E dëgjoja nëpër shtëpi që i thoshin ke puth dikë. Po nuk e imagjinjoja dot Kristin të puthej. Nuk i shava gocat e Për’Puthen isha duke i ngacmuar. Kristin nuk e fus se e du fort”, tha Luizi.

    Çfarë këshille do ti jepje protagonistëve?

    “Njerëzit nuk do pushojnë kurrë së foluri, fjalet do jenë gjithmonë. Nëse doni diçka merreni, mos u tërhiqni, përfundimi do ia vlejë. Nuk jam njeri i rrjeteve sociale, dola koncert më thanë pse se ke marrë Kiarën me vete, e mora më thanë pse e ke marrë”, u shpreh ai.

    Këngëtari i pyetur nëse ka pirë kafe me Efin tha që nuk ka pasur kohë por do e pijë.

    Në një nga mesazhet e ndjekësve të Për’Puthen thuhej: “Burri që është burrë nuk lëpin aty ku pështynë”.

    Luizi u përgjigj: “Që kur kam shkelur në atë shtëpi kam thënë do luaj, dhe kam luajtur shumë. Nuk jam krenar për shumë gjëra aty brenda, kam mërzitur edhe familjarë të konkurrentëve, dhe për këtë koment unë prap e them po të futem në Big Brother dhe të kem Brikendën aty konkurrente nëse mua më leverdis prap do ia përmend, për ta vënë në vështirësi.”

  • Historia rrëqethëse e një familje në gjak/ Kunati vrau një person, gruaja: Jam në ankth çdo ditë deri sa meshkujt kthehen në shtëpi!

    Historia rrëqethëse e një familje në gjak/ Kunati vrau një person, gruaja: Jam në ankth çdo ditë deri sa meshkujt kthehen në shtëpi!

    Një konflikt mes dy burrave në një lokal të Tiranës para 10 vitesh solli dhe nisjen e gjakmarrjes mes dy fiseve. Viktima i kishte ofenduar autorit besimin fetar dhe familjen (nenën, motrën), ky i fundit kishte insistuar t’i kërkonte falje, kjo nuk ndodhi dhe autori e vrau.

    Autori u burgos por konflikti nuk u mbyll aty, dy familjet tashmë janë në gjak me njëra-tjetrën.

    “Shqipëria Live” transmetoi ditën e sotme një intervistë me kunatën e autorit (gruaja e vëllait), e cila tregoi se si pas ngjarjes u largua nga qyteti i saj i origjinës për t’u shpërngulur në një fshat të një zone tjetër, në kushte tejet të vështira ekonomike.

    Ndonëse gjakësi nuk ka tentuar asnjëherë të marri hak, ata vazhdojnë të ruhen pasi siç dhe ajo shprehet janë fajtor dhe është radha e tyre të marrin hak. 58-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve tashmë është bërë gjyshe dhe çdo ditë jeton me frikën e gjakmarrjes.

    Djemtë e saj nuk janë kurrë në shtëpi, vinë dhe ikin pa lajmëruar. Burri del fshehurazi ndërsa për të punuar e kanë vështirë sepse askush nuk do të punësoj dike që është në gjak pasi nuk do ta vendosi veten e tij në rrezik. Gruaja shprehet se jeton çdo ditë me frikë derisa meshkujt e shtëpisë kthehen shëndosh e mirë në shtëpi. Ëndërron që një ditë të arrihet pajtimi mes dy familjeve.

    58-vjeçarja bën apel për ndihmë pasi ndodhet në kushte të vështira ekonomike dhe askush nuk i ka ndihmuar për këtë, ata jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike 65 mijë lekë.Pjesë nga intervista:

    Prej sa vitesh jeni në gjak?

    Prej 10 vitesh jemi në gjak

    Si nisi konflikti?

    Kanë qenë në Tiranë, në lokal duke pi kafe. Ai i ka sharë fenë, nënën dhe motrën. E ka falur aty. Ka ik te shtëpia i ka thënë a më kërkon falje, ai i ka thënë jo, edhe më shumë. I ka thënë ulu në gjunjë e kërko falje, nuk e ka pas në mend për ta vrarë. Tre ditë pas ngjarjes ne morëm vesh për çfarë kishte ndodhur. Djemtë e mi ishin në arë me kalë dhe burri i ruante nga dritarja me automatik.

    Gjatë këtyre 10 viteve, fëmijët janë rritur, ju jeni bërë gjyshe, a ka qenë e vështirë?

    Shumë ka qenë. Nuk e di askush, përveç atyre që janë në këtë situatë. Nuk mundesh me dalë më burrin apo djalin me shëtit, pasi ke frikë.

    I takon djemtë çdo ditë?

    Jo. Nuk e di as kur vijnë dhe as kur dalin. Nuk tregojnë. Kanë punët dhe hallet e tyre, duhet me gjet nja kafshatë bukë. Nuk kemi asnjë të ardhur, marr 65 mijë lek të vjetra ndihmë ekonomike.

    Ke frikë për nipërit?

    Shumë

    Jetoni të ndarë?

    Po. Kam shumë mall për ta, i shoh shumë rrallë. Veç kur shkoj vetë me i takuar.

    Keni kërkuar ju për tu pajtuar, keni dëshirë?

  • Infermierja shqiptare ‘heroinë’ në Zvicër, shpëton 4-vjeçarin nga mbytja

    Infermierja shqiptare ‘heroinë’ në Zvicër, shpëton 4-vjeçarin nga mbytja

    Një 34-vjeçare shqiptare është kthyer në heroinë në Zvicër pasi ka shpëtuar një 4-vjeçar afgan nga mbytja.

    “Blick” raporton se 34-vjeçarja Nazlie Selimaj me origjinë nga Kosova por banuese në Fislisbach, Aargau po kalonte një ditë të këndshme me familjen e saj në pishinën e jashtme Bergholz në Wil St.Gallen kur u përball me ngjarjen e papritur.

    Motra ime jeton me familjen e saj atje dhe ne ishim shumë të lumtur për ditën me diell që do kalonim në pishinë. Por më pas, pak para orës 17:00, një ngjarje dramatike ndodhi dhe unë i shpëtova jetën një djali katërvjeçare. Burri im pa një baba duke vrapuar në pishinën e mesme, duke nxjerrë djalin e tij nga uji dhe duke e mbajtur në krahë. Djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar.
    Kaq ka mjaftuar që shqiptarja, me profesion infermiere të vraponte drejt tyre dhe t’i jepte ndihmën e parë djalit të vogël:

    E kapa djalin nga pas nën krah dhe e kam vërejtur se uji po i shkonte në trup. Më pas e shtriva në dysheme sepse nuk ia gjeja pulsin dhe i masazhova zemrën me njërën dorë. Në këto çaste djalit i është rikthyer vetëdija ndërsa babai i tij u rrëzua. Aty ka qenë edhe nëna e djalit dhe pak kohë më pas i ati është bërë i vetëdijshëm. Pastaj u ktheva atyre fëmijën e tyre. Por une kisha ende një ndjenjë të mërzitshme. Djali ishte shumë i zbehtë dhe gishtat e tij ishin blu.
    Kështu ajo qëndroi me familjen dhe kërkoi që djali të transportohet me ambulancë në spital. Autoritetet në St.Gallen thanë se djali ishte “plotësisht stabil” dhe u transferua në spitalin e fëmijëve në Zvicrën Lindore. Pas këtij lajmi shqiptarja tha:

    Nuk kisha më frikë për djalin. Zbulova se ai kishte një mungesë të madhe të oksigjenit në gjakun e tij. Por tani ai është në shtëpi shumë mirë.

  • Del VIDEO e momentit shokues kur peshkaqeni gëlltit pushuesin duke notuar

    Del VIDEO e momentit shokues kur peshkaqeni gëlltit pushuesin duke notuar

    Momentet dramatike në të cilat një pushues, në resortin Hurghada në Egjipt, lufton për t’i shpëtuar nofullave të një peshkaqeni, i cili e sulmon në një distancë të shkurtër nga bregu, është regjistruar në një video që po qarkullon orët e fundit në Interneti.

    Ndërkohë, me rastin e pranisë së pushuesve rusë në zonë, Konsullata e Përgjithshme e Rusisë u kërkoi atyre me anë të një mesazhi në Telegram, që të tregojnë kujdes të veçantë kur ndodhen në det dhe “të respektojnë me përpikëri ndalesat e vendosura nga egjiptiani. autoritetet dhe respektojnë rreptësisht sinjalet e stafit të hotelit dhe rojes bregdetare përpara se të zhyten.”

    Nuk ka të dhëna të sakta për kombësinë e pushuesit fatkeq që humbi jetën nga sulmi i peshkaqenit.

    https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2023/06/ssstwitter.com_1686296295795.mp4?_=1

  • Rudina e pyet kë ka për burrë: Aktorja e shtang: Kam marrë atë që ti e ke…

    Rudina e pyet kë ka për burrë: Aktorja e shtang: Kam marrë atë që ti e ke…

    Aktorja Oriana Cama ka folur rreth zhvendosjes së saj nga Shqipëria drejt Italisë, duke theksuar se shkak i kësaj është bërë njohja me bashkëshortin, i cili jetonte atje.

    Ajo ishte e ftuar në “Tv Klan”, në një intervistë me moderatoren Rudina Magjistari. Teksa po rrëfente zhvendosjen në Itali dhe po fliste për bashkëshortin e saj, aktorja zbuloi se ky i fundit dhe Rudina Magjistari kanë qenë shokë banke.

    Ky detaj e habiti moderatoren Rudina Magjistarin, e cila nuk mundet ta besojë rastësinë, por shprehu se Oriana ka bërë zgjedhjen e duhur.
    Biseda:

    Rudina Magjistari: Partneri është shqiptar?
    Oriana Cama: Shqiptar. Nuk e di pse mendojnë të gjithë që është italian.–Rudina Magjistari: Prej faktit që jeni zhvendosur direkt atje. Ai jetonte në Shqipëri kur u njohët?

    Oriana Cama: Jo, ai ka shumë vite…keni qenë në një klasë, Rudina.–Rudina Magjistari: Vërtet? Duhet ta shoh më mirë në fotografi.

  • Turqia bllokon OnlyFans: Promovon imoralitet dhe shkatërron familjen

    Turqia bllokon OnlyFans: Promovon imoralitet dhe shkatërron familjen

    Turqia ka bllokuar platformën për të rritur OnlyFans pas ankesave nga publiku.

    Qasja në platformën e abonimit në internet u kufizua të mërkurën nga Gjykata e Stambollit. Përdoruesit që u përpoqën të hynin në faqen e internetit të mërkurën u ndeshën me një mesazh paralajmërues që tregonte se lidhja e tyre ishte e pasigurt.

    Ndalimi duket se është vendosur në përgjigje të një ankese të paraqitur në Qendrën Presidenciale të Komunikimit (CIMER). Në ankesën e tyre CIMER thotë se OnlyFans promovon akte “imorale” duke përdorur “metoda të neveritshme”.

    Disa përdorues fitojnë më shumë se 10,000 dollarë në muaj nga postimet pornografike në këtë platformë. Situata e luhatshme në ekonominë e vendit tonë ndikon keq në shoqëri dhe veçanërisht tek të rinjtë dhe shumë njerëz përdorin mënyra të këqija për të fituar para të lehta.

    Në ankesë shtohej se nëse platforma të tilla nuk bllokoheshin, atëherë:

    Struktura e familjes turke do të prishet dhe përfundimisht do të degjenerohet.

    OnlyFans u themelua në Mbretëria e Bashkuar në vitin 2016 dhe përdoret kryesisht nga punonjësit e seksit dhe krijuesit e përmbajtjeve për të rritur, përveç muzikantëve, lojtarëve dhe influencuesve.