Category: Te Tjera

  • “Unaza tymi”, vullkani më i madh aktiv në Evropë dhuron spektakël në qiellin sicilian (Video)

    “Unaza tymi”, vullkani më i madh aktiv në Evropë dhuron spektakël në qiellin sicilian (Video)

    Mali Etna në Italië ka dhuruar shfaqje, duke fryrë tymin e vullkanit dhe duke krijuar rrathë pothuajse të përsosur në qiellin sicilian.

    Vullkani më i madh aktiv në Evropë, ka vazhduar të fryjë “unaza tymi” spektakolare në qiell që nga e mërkura e 2 prillit.

    “Unazat e vorbullës vullkanike”, një fenomen i rrallë që krijohet nga kombinimi i lëshimit të shpejtë të gazit dhe formës së ventilimit, u hodh nga një krater i ri që u hap të martën në majën e Etna-s, shkruan AP.

    Pamjet nga vullkani:

  • Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, zbuloni si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

    Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, zbuloni si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

    Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit të muajit Mars dhe javën e parë të Prillit. Kjo periudhë njihet si “Plakat e Prillit” për shkak të një legjende.

    Por si është legjenda e “Plakave të prillit”?

    Këtë mit disa prej jush mund ta kenë dëgjuar nga prindërit apo gjyshërit, por ndoshta e keni fshirë nga kujtesa.

    Sipas gojëdhënave shqiptare, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë dimër, shkofsh në djall”.

    Në këtë moment, prilli (ose marsi) tha: “Shkurt o im vëlla, më jep tri ditë hua ta ngrij plakën”.

    Menjëherë pas kësaj, legjenda thotë se u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu me gjithë bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.

    Mali i Tomorrit është vendi ku plakat u ngrinë me bagëtitë, ndërsa sipas gojëdhënave në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”.

    Kjo gojëdhënë është e njohur thuajse në gjithë Ballkanin, por siç ndodh me legjendat, ajo vjen në versione të ndryshme.

    Në ditët e sotme qarkullojnë edhe dy versione të tjera të legjendës:

    Versioni 1

    “Plakat e prillit” janë shtatë. Shtatë plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë.

    Duke biseduar me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i ngriti këngë muajit mars duke i thënë se tani dimrit ia hodhi dhe marsi i merrte të keqen.

    Këngën e kënduan të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të shtata.

    Versioni 2

    Nga zona e Veriut thonë se mullizeza (lloj shpendi) çeli zogjtë që në mars. E lumtur nga koha e ngrohtë, ajo filloi ta shante marsin:

    “Mullizeza zogjtë i çeli,

    na marsh të keqen mars kaçeli”…

    Këtë muaji mars e ngriu me gjithë zogj në fole.

    Numri i mullizezës më zogjtë e saj është shtatë, që korrespondon me numrin e plakave. Kjo tregon për një binjakëzim të gojëdhënës, lidhur dhe me ngjyrën e veshjes së plakave dhe të pendëve të zogut.

    Sidoqoftë, në 3-7 ditë të prillit kthehet dimri, i cili sjellë reshje shiu thuajse në të gjithë vendin dhe pas tyre vjen pranvera e vërtetë.

  • E keni ditur? Ja çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse hani një qepë në ditë

    E keni ditur? Ja çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse hani një qepë në ditë

    Qepa është një nga perimet më të lashta në të gjithë historinë e njerëzimit.

    Përdorimi i saj daton plot 3,500 vjet më parë.

    Për ekspertët e AgroWeb.org, qepa është një ushqim i klasit të parë, dhe jo vetëm për përdorimet në kuzhinë.

    Bashkë me shegët dhe çajin e malit që cilësohen si ushqimet më të shëndetshme për njeriun, qepa renditet ndër ushqimet superiore.

    Qepa ka aftësi parandaluese por edhe është e dobishme në trajtimin e shumë sëmundjeve kronike, siç janë sëmundjet koronare, diabeti i tipit dy e të tjerë.

    Qepa është e rëndësishme edhe kundër sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi dhe mikrobet.

    Ekspertët e AgroWeb.org, thonë se përbërësit e qepës janë të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e organizmit, sistemit imunitar, funksionin e shëndetshëm të hormoneve e të tjera.

    Qepa arrin të mbrojë zemrën shumë më mirë se produktet e tjera.

    Qepa ul kolesterolin, pengon forcimin e enëve të gjakut, i bën ato më elastike dhe mirëmban tensionin e gjakut.

    Për fat të mirë, qepa ka aftësinë të ulë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak duke u bërë një aleate e organizmit në betejën kundër diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës.

    Sigurisht që qepa nuk mjafton që ju të keni peshën më të mirë trupore, por ajo ju vjen në ndihmë, nëse konsumoni së paku një në ditë.

    Falë qepës, zbehet dëmi i yndyrnave dhe sheqenave ndaj duke ngrënë qepë, ju do të mirëmbani nivelin e sheqerit në gjak dhe peshën trupore.

    Ekspertët kanë rekomanduar njëzëri se njeriu duhet të konsumojë patjetër një qepë në ditë.

    Sipas tyre, qepa e freskët përmban shumë substanca të rëndësishme mbrojtëse për shëndetin.

    Megjithatë ata thonë se edhe qepa e gatuar nuk humbet shumë prej aftësive mbrojtëse.

    Përfshijini qepët në sallata, perime, gatimet me peshk apo mish.

    Ndonëse përlotja është e paevitueshme me qepën, konsumi i saj është padyshim një nga dhuratat më të mira për organizmin.

    Këshilla e AgroWeb.org është që të hani qepë, të paktën një në ditë dhe të jetoni më mirë.

  • Ukrainasit shkatërrojnë bazën ruse, e godasin fuqishëm me raketat franceze ‘AASM Hammer’

    Ukrainasit shkatërrojnë bazën ruse, e godasin fuqishëm me raketat franceze ‘AASM Hammer’

    Ukrainasit kanë filluar të përdorin një lloj të ri bombë që u është dhuruar nga Franca – me të cilën hodhën në erë një bazë ushtarake ruse në afërsi të lumit Dnipro në jug të Ukrainës.

    Bëhet fjalë për raketën precizë AASM Hammer, e cila është adaptuar në atë formë që të përdoret nga aeroplanët ukrainas MiG, dhe të godet objektivin në një rreze prej mbi 100 kilometra.

    Nga kjo bazë nuk mbetet pothuajse asgjë pas goditjes me këto raketa.

    AASM është një kundërpërgjigje nga ukrainasit ndaj raketave ruse FAB, që u përdorën në masë të madhe për të shkatërruar mbrojtjen ukrainase.

    Në video shihen ushtarët rusë duke u futur në atë objekt që shfrytëzohej nga ata, dhe që dukej se dikur kishte qenë një objekt civil.

  • Ekspertët thonë jo! Nga tani mos qëndroni më zbathur në shtëpi, ja arsyeja e fortë

    Ekspertët thonë jo! Nga tani mos qëndroni më zbathur në shtëpi, ja arsyeja e fortë

    Pas një dite të gjatë me këpucët veshur me siguri gjithçka që doni të bëni është t’i largoni ato nga këmbët tuaja.

    Kjo për shkak të ndjesisë së çlirimit që përfitoni kur jeni këmbë zbathur.

    Në verë kjo praktike me siguri është e shpeshtë, por për shumë njerëz ndodh edhe gjatë dimrit.

    Ku përdorimi i shapkave të brendëshme të shtëpise nuk është shumë i preferuar.

    Në fakt ekspertët nuk e rekomandojnë aspak këtë mënyrë të qëndruari në shtëpi.

    Ecja zbathur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dhimbje të vazhdueshme këmbësh.

    Dhimbja e thellë në këmbët tuaja mund të vijë pikërisht si pasojë e qëndrimit për një kohë të gjatë zbathur.

    Kjo ndodh pasi dëmtohet pjesa që lidh gishtërinjtë me thembrat e këmbëve e quajtur ndryshe fashiti plantar.

    Karkterizohet nga dhimbja dhe inflamacioni i këmbëve në pjesën e poshtëme të tyre.

    Kjo sëmundje mund të shkaktohet edhe pa ndonjë arsye të veçantë, por ecja në mënyrë të papërshtatëshme, këpucët e këqija apo qëndrimi shumë zbathur janë kontribuesit kryesorë.

    Një nga probelmet e tjera që mund ta hasni nga ecja zbathur është zhvillimi i tendnitit.

    Tendinat që lidhin muskujt me kockat mund të dëmtohen lehtë dhe të shkaktojnë dhimbjë të vazhdueshme.

    Ekspertët bien dakord se ecja zbathur mund të dëmtojë tendinat e për rrjedhojë t’ju bëjë të përjetoni mpirje.

    Kjo do të ndodhë në zonën e gishtave apo në mes të pëllëmbës së këmbëvë tuaja.

    Nëse keni këmbë me pëllëmbë më të drejtë se ajo e zakonshmja këto probleme mund të jenë më të shpeshta.

    Ndaj është mirë që të vishni gjithnjë këpucë ose shapka të cilat e mbështesiin mirë pëllëmbën e këmbës.

    Nëse e shijoni shumë këtë proces, ju këshillojmë që ta praktikoni me moderim.

    Mund të ecni zbathur për pak minuta gjatë ditës e më pas në pjesën më të madhe të kohës përdorni këpucë të përshtatëshme për ju.

    Zgjidhni një palë që ju sigurojnë rehati dhe nuk ju vrasin apo dëmtojnë për të mos shkaktuar probleme të tjera.

  • Dita do të kthehet në natë, ja kur do të ndodhë eklipsi total diellor

    Dita do të kthehet në natë, ja kur do të ndodhë eklipsi total diellor

    Një ndër fenomenet hapësinore që tërheq më shumë njerëzit, pavarësisht është e shpjeguar qartë nga shkenca janë eklipset.

    Një i tillë, eklips i plotë diellor do të ndodhë më 8 prill të këtij viti. Ky fenomen ndodh një herë ë 7 vite kur Hëna “rrëshqet” mbi sipërfaqen e Diellit, duke shkaktuar hije mbi një pjesë të Tokës.

    Gjatë kësaj kohe, bota do të kthehet e errët si nata.

    Të parët që do të mund ta shohin eklipsin nga Toka do të jenë banorët e Meksikës. Por ky fenomen natyror do të mund të shijohet nga të gjithë në SHBA e Europë.

    Përse ndodhin eklipset është e thjeshtë: Hëna futet mes Tokës dhe Diellit.

    Por çfarë është një eklips i plotë diellor?

    Një eklips diellor ndodh kur Hëna e orienton veten mes Tokës dhe Diellit, duke e mbuluar sipërfaqen diellore nga shikimi ynë.

    Në terma kozmikë, është e pazakontë që kjo të ndodhë: Hëna është rreth 400 herë më e vogël se Dielli, por është rreth 400 herë më pranë nesh. Kjo do të thotë se kur dy trupat qiellorë rreshtohen, ato duken sikur të jenë me të njëjtën madhësi në qiell.

    Eklipsi i pjesshëm diellor ndodh kur Toka, Hëna dhe Dielli rreshtohen në mënyrë jo perfekte. Hëna errëson vetëm një pjesë të Diellit. Do të ketë dy të tillë në 2025-n.

    Toka mund të futet po ashtu mes Hënës dhe Diellit, duke krijuar një eklips hënor. Kjo mund të shihet një ose dy herë në vit.

    Sa errësirë do të jetë gjatë kohës që ndodh eklipsi?

    Eklipsi do të zgjasë rreth 2 orë ose më shumë. Ai do të nisë me një eklips të pjesshëm të Diellit, teksa Hëna ha një copëz të vogël të skajit të Diellit, më pas konsumon gjithnjë e më shumë nga sipërfaqja e tij. Sipas Nasa-s, kjo mund të zgjasë kudo, nga 70 deri në 80 minuta.

    Faza e eklipsit kur Hëna ka bllokuar tërësisht sipërfaqen e Diellit quhet totalitet. Ky është i vetmi event që mund të shihet me sy të lirë.

    Kohëzgjatja varion nga vendi. Në Prill, disa vende do të mund ta shohin këtë fazë për më shumë se 4 minuta, të tjerë për vetëm 1 ose 2 minuta.

    Gjatë fazës totale, qielli do të errësohet si të jetë natë dhe temperatura do të bjerë. Papritur do të jenë të dukshme rreze drite nga atmosfera e jashtme e diellit, ose korona. Pas fazës totale, Dielli do të dalë ngadalë pas hënës sërish, një tjetër eklips i pjesshëm që do të zgjasë njësoj sa hera e parë. Hëna do të tërhiqet derisa Dielli të kthehet me shndritjen e tij normale në qiellin tonë.

  • Vatikan/ Papa nuk përfundon lutjen, Ati i Shenjtë shfaqet i lodhur, besimtarët të shqetësuar (VIDEO)

    Vatikan/ Papa nuk përfundon lutjen, Ati i Shenjtë shfaqet i lodhur, besimtarët të shqetësuar (VIDEO)

    Papa Françesku u shfaq i lodhur në meshën e kësaj të diele në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan duke shqetësuar miliona besimtarë katolikë në mbarë botën për gjendjen shëndetësore të Atit të Shenjtë.

    Papa Francesku nuk lexoi lutjen që kishte përgatitur për meshën e të Dielës së Palmës që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve, atë të ringjalles së Krishtit.

    Para 60 mijë besimtarëve në sheshin Shën Pjetri, Papa u shfaq me zë të lodhur, ndërsa arriti të shqiptojë pak fjalë dhe ato për sulmin terrorist në Moskë, të cilin Ati i Shenjtë e dënoi, si dhe për situatën në Ukrainë dhe Gaza.

    Në fund të leximit të atit të shenjë u mbajt një moment heshteje. Kjo është hera e parë që një Papë nuk bën lutjen e të Dielës së Palmës.

    “Lutjet e mia shkojnë për viktimat e sulmit terrorist të kryer mbrëmjen tjetër në Moskë… Mendimet e mia shkojnë gjithashtu tek Ukraina dhe Gaza. “Unë mendoj në një mënyrë të veçantë për Ukrainën e torturuar ku kaq shumë njerëz e gjejnë veten pa energji elektrike për shkak të sulmeve intensive ndaj infrastrukturës, të cilat, përveçse shkaktojnë vdekje dhe vuajtje, paraqesin rrezikun e një katastrofë humanitare. Le të mendojmë për Gazën që vuan kaq shumë”, tha Papa.

    Në meshën e kësaj të diele në Vatikan ishin të pranishëm 30 kardinalë, 20 peshkopë dhe 350 priftërinjtë. Në sheshin e Shën Pjetrit ishin mbledhur edhe 25 mijë besimtarë. Përgjatë viteve të fundit, Papa Francesku është përballur me një sërë problemesh shëndetësore.

  • Nis ndërtimi i parkingut publik në Shirokë, Rama: Ndikim në shërbimin ndaj turistëve

    Nis ndërtimi i parkingut publik në Shirokë, Rama: Ndikim në shërbimin ndaj turistëve

    Në Shirokë të Shkodrës ka nisur puna për ndërtimin e parkimit publik

    Në Shirokë të Shkodrës ka nisur puna për ndërtimin e parkimit publik.

    Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama teksa ndau pamje nga punimet për këtë investim që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

    “Investim që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, veçanërisht gjatë sezonit turistik, e që bashkë me rrethrrotullimin e autobusëve, do të kenë ndikim të menjëhershëm në shërbimin ndaj turistëve në rritje në këtë pikë turistike të Shkodrës”, shkruan më tej Rama.

    Sheshi i hapur nga ndërtimi pa leje do të kthehet në një hapësirë publike që do të shërbejë edhe si vendqëndrimi për autobusët e turistëve.

    https://www.facebook.com/watch/?v=928573969047236

  • Ditë e veçantë për çiftin nga Fieri, nusja vjen me helikopter! Reagimi i të ftuarve në dasmë (Video)

    Ditë e veçantë për çiftin nga Fieri, nusja vjen me helikopter! Reagimi i të ftuarve në dasmë (Video)

    Një çift në Fier, ka zgjedhur që ditën e tyre të veçante të martesës, ta mbajnë mend përgjithmonë.

    Nusja është marrë me helikopter dhe ndërsa zbret prej tij së bashku me dhëndrin, janë përshëndetur me brohoritma nga të gjithë dasmorët, por edhe nga banorë të zonës, të cilët janë mbledhur pranë helikopterit, shumë kurioze.

    Çifti ka zgjedhur që helikopteri të jetë me ngjyrë të kuqe si simbol i dashurisë së tyre.

  • Rrëfimi i eskortës në Tiranë: Fitoj 9 mijë euro në muaj, por edhe 30 mijë…

    Rrëfimi i eskortës në Tiranë: Fitoj 9 mijë euro në muaj, por edhe 30 mijë…

    Ajo është 23 vjeçe dhe prej disa kohësh jeton në Shqipëri. Puna e saj është eskortë, dhe në këtë mënyrë fiton, në rastin më të keq 4 ose 5 mijë euro, dhe në rastin më të mirë, fiton 8-9 mijë euro.

    Rrëfimi ekskluziv është për Megi Pojanin, në “MeKast” në Top Channel, ku rrëfen sesi e nisi këtë punë dhe pse ka zgjedhur ta bëjë.

    Një pjesë nga intervista:

    Megi: Erdhe një orë me vonesë, ku ishe?

    Eskorta: Në punë

    – Sa u pagove?

    – 100 dhe paratë e taksisë.

    – Sa vjeçe je?

    – 23

    – Më trego pak për fëmijërinë tënde

    – Kam pasur një fëmijëri shumë të mirë, kam prindër të shkëlqyer, por nuk e dinë se çfarë pune bëj, mendojnë se punoj në një klub nate

    – Sa fiton në muaj?

    – Kur nuk është muaj i mbarë 4 ose 5 mijë euro, në muaj të mbarë 8-9 mijë euro. Ose kur të bie jackpot siç fitova 30 mijë. Një klient me mori për 1 muaj. Familjes i dërgoj 400-500 euro

    – Paguan qira?

    – Po, 500 euro. Te shtëpia ku jetoj nuk marr klientë.

    – Si e nise?

    – Punoja në një klub nate dhe aty njoha disa burra të pashëm, më pyetën sesa doja dhe kështu nisi. Në fillim shkoja me njerëz që i pëlqeja, pastaj paratë ishin bonus. Klienti i parë më dha 500 dollarë. Më duheshin para, dhe seksi ishte i mirë. Isha 18 vjeçe kur nisa të bëj seks për para

    – I bën të gjitha?

    – Jo nuk i bëj të gjitha, bëj lojë me role, nuk bëj s*ks anal. Dikush me ofroi 5 mijë dollar që të ishte i pari për këtë por nuk pranova. Sepse nuk janë të gjithë klientët të kujdesshëm, dhe nuk dua të përfundoj në spital dhe të qepem.

    – Bën dush të artë?

    – Mund ta jap, por nuk e bëj asnjëherë… isha në punë dhe isha për dy orë. Pastaj u ngrita dhe doja të shkoja në banjë, dhe ai më kërkoi ta bëja sipër tij, dhe kur e bëra më pagoi 100 më shumë.

    – I puth klientët?

    – Po nuk e kam problem. Disa nuk puthin. Por jam e kujdesshme, sidomos në oralin pa prezervativ

    – Bën kontrolle shëndetësore?

    – Po çdo 6 muaj. Nuk kam asnjë shqetësim shëndetësor por vetëm psikologjike.