Category: Te Tjera

  • “U tërhoqa zvarrë” Pse u arrestua Lisa Ann? P*rnostarja e njohur u kap në një sallë duke përdorur…

    “U tërhoqa zvarrë” Pse u arrestua Lisa Ann? P*rnostarja e njohur u kap në një sallë duke përdorur…

    Ish-pornostarja, Lisa Ann u arrestua pasi përdori telefonin e saj në shfaqjen e komedianit Matt Rife në “Radio City Music Hall”.

    Në një postim në ‘X’, Lisa Ann pretendoi se ishte tërhequr zvarrë nga emisioni i humoristit për përdorimin e telefonit të saj, i cili ishte i ndaluar gjatë shfaqjes.

    Në një prej postimeve ajo ka publikuar edhe një video gjatë momentit të arrestimit ku dëgjohet duke thënë:

    “Nuk kam bërë asgjë të keqe! Nuk e preka telefonin! Doja të shihja Matt Rife sepse ai është miku im”

    https://twitter.com/i/status/1754354175784239276

    Por pavarësisht pretendimeve të Ann “New York Post’ raportoi lajmin për arrestimin e saj duke cituar një dëshmitar i cili ishte i pranishëm në shfaqje, i cili pohon se ajo po përdorte telefonin.

    Ann në një tjetër postim në Twitter tha se u arrestua dhe u lirua në vendngjarje pas 45 minutave.

    New York Post po ashtu publikoi pamjet nga vendi i ngjarjes, imazhe të cilat tregojnë se Lisa Ann ka përdorur telefonin e saj gjatë shfaqjes . Përveç kësaj, një burim konfirmoi se policia u përfshi pasi ajo refuzoi t’u përmbahej rregullave dhe madje kishte edhe përplasje fizike me oficerët.

    Pornostarja ka reaguar ndaj fotove të bëra publike nga “New York Post” duke pretenduar se gruaja që shihet në imazhet që po bëjnë xhiron e rrjetit nuk ishte ajo.

    https://twitter.com/thereallisaann/status/1754676410617156056?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1754676410617156056%7Ctwgr%5E8326b54c506b234776e8fc5e0abe11109256b016%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2024%2F02%2F08%2Fu-terhoqa-zvarre-pse-u-arrestua-lisa-ann-prnostarja-e-njohur-u-kap-ne-nje-salle-duke-perdorur%2F

    Ndërkohë, Matt Rife nuk ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur.

  • E keni ditur? Çfarë i ndodh trupit nëse hiqni dorë nga konsumimi i kafes, ja efektet pozitive dhe negative

    E keni ditur? Çfarë i ndodh trupit nëse hiqni dorë nga konsumimi i kafes, ja efektet pozitive dhe negative

    Shqiptarët janë të çmendur pas kafesë. Konsumimi i kafes në vend është 2.3 kilogramë për frymë në vit.

    Kur vjen puna tek kafja, në botë ashtu si edhe në Shqipëri identifikohen lehtë tre kategori njerëzish: ata që nuk e imagjinojnë jetën pa kafe, ata që nuk e pinë kurrë kafenë dhe ata që duan të heqin dorë prej saj, por nuk e marrin guximin.

    Po ti ku e gjen veten? Cilitdo grup t’i përkasësh, do të mësoni më shumë për mënyrat se si të heqësh dorë shëndetshëm nga kafeja dhe lëngjet e gazuara me kafeinë, por edhe mbi atë se çfarë i ndodh trupit kur redukton kafeinën.

    Shqiptarët konsumojnë 37 milionë filxhanë kafe ekspres në vit dhe 30 millionë kafe Turke. Kafenetë janë plot gjithë kohën.

    Pasi të barazpeshoni negativet dhe pozitivet dhe të vendosni të lini kafenë, merr së pari informacionet e vlefshme në mënyrë që ta kalosh këtë periudhë sa më lehtë të jetë e mundshme.

    Kur lë kafenë, koka të rëndohet shumë dhe ajo që dëshiron të bësh është të rrish në krevat me një pako paracetamoli afër, për çdo rast.

    Kafeja është një stimulues të cilën, pasi e ke konsumuar rregullisht të ka krijuar varësi.

    Largimi ndaj saj vjen me disa pasoja dhe dhimbja e kokës është një prej tyre.

    Arsyeja e saktë përse shtohen dhimbjet e kokës pas lënies së kafesë nuk është analizuar krejtësisht, por disa ekspertë të mjekësisë shpjegojnë që kafeina relakson enët e gjakut.

    Kur nuk pi më kafe, enët e gjakut ngushtohen dhe shkaktojnë dhimbje. Lajmi i mirë është që pas shtatë deri në dhjetë ditë, dhimbja zvogëlohet.

    Mungesa e kafesë shkakton luhatje humori

    Luhatjet e humorit, lodhja dhe acarimi janë të paevitueshme kur i thua kafesë ose pijeve me kafeinë, lamtumirë.

    Që njerëzit të mos mendojnë se ke lajthitur, më mirë paralajmëroji që mungesa e këtyre lëngjëve të dëmshme shkakton këtë paqëndrueshmëri që fatmirësisht nuk zgjat shumë.

    Është e pamundur të mohohet. Gjatë ditëve të para të heqjes dorë nga kafeina, me siguri do të ndihesh pa energji.

    Por shumë shpejt energjia do të rikthehet fuqishëm. Njerëzit që konsumojnë kafe dhe lëngje stimuluese të gazuara veçanërisht në mbrëmje dhe në darkë nuk bëjnë një gjumë të qetë. Ata zgjohen të lodhur dhe kërkojnë më shumë kafeinë.

    Kur ta heqësh këtë zakon, do të flesh më mirë dhe do të kesh më shumë energji pë të përballuar ditën.

    Kur konsumon produkte me kafeinë, adrenalina shtohet ndjeshëm dhe në mënyrë të panevojshme, së bashku me stresin.

    Kur të heqësh dorë prej këtyre produkteve, do të ndihesh më pak në ankth dhe në stres.

    Për më tepër, kafeja dhe pijet e tjera me kafeinë kanë ndikim në buxhetin tënd përsonal, ndaj si rrjedhojë do të ndihesh më pak i stresuar edhe për shpenzimet.

    Nëse pijet me kafeinë janë të mbushura me kalori, sheqer ose ëmbëlsues natyralë, pasi të hiqni dorë prej tyre do të ndihmoni organizmin të bjerë në peshë.

    Por nga ana tjetër, nëse dëshironi të hiqni dorë nga zakoni i të pirit çaj të freskët jeshil ose kafe të zezë, kjo do t’ju bëjë të shtoni në peshë.

    Arsyeja: kafeja zvogëlon përkohësisht oreksin dhe shton ritmet e metabolizmit.

    Në mënyrë që të pakësoni dëmet, pini më shumë ujë dhe konsumoni shumë fruta dhe perime.

    Heqja dorë nga pijet me kafeinë, bën që të përfitosh më pak antioksidantë.

    Besoje ose jo, kafeja është burimi primar i antioksidantëve në vaktet ditore.

    Antioksidantët janë luftëtarë të zotët kundër radikaleve të lira. Ato zvogëlojnë gjasat e zhvillimit të tumoreve të gjirit dhe mushkërisë.

    Çaji është gjithashtu një pije e mbushur me antioksidantë që ndihmojnë qelizat e shëndetshme kundër dëmëve kancerogjene.

    Studimet kanë treguar që kafeina ka një ndikim pozitiv në kujtesën afatgjatë dhe atë afatshkurtër.

    Ndaj, kur të heqësh dorë prej saj do të kesh problem të kujtosh ku ke vendosur çelësat, syzet apo edhe emrat.

  • Policia shqiptare me “Lamborghini”, pas makinës së Trejsi Sejdinit, një tjetër “bishë” i kalon shtetit

    Policia shqiptare me “Lamborghini”, pas makinës së Trejsi Sejdinit, një tjetër “bishë” i kalon shtetit

    Automjeti luksoz tip “Lamborghini” që u sekuestrua në Cërrik të Elbasanit me vendim të prokurorisë, pritet t’i kalojë policosë rrugore të Tiranës.

    Mjeti i përkiste Arjan Kamanit, i cili ishte i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.

    Makina dyshohet se është blerë nga të ardhurat e krimit, teksa të gjitha makinat super luksoze që u janë sekuestruar anëtarëve të grupeve kriminale në vend, përdoren nga policia e shtetit.

    Kujtojmë që më herët ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar më herët se nuk do të shitet asnjë mjet dhe pasuri e sekuestruar nga krimi i organizuar, sepse sipas një studimi ndodh që këto pasuri përfundojnë tek të njëjtët persona që i kishin më para.

    Më herët policia mori në përdorim edhe mjetin tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, që ishte në pronësinë e ish-missit shqiptar Trejsi Sejdini. Vlera e makinës luksoze në treg kalonte shifrën e 100 mijë eurove.

  • Mark Zuckerberg kërkon falje për demet e shkaktuara nga mediat sociale: Askush nuk duhet të vuajë si ju

    Mark Zuckerberg kërkon falje për demet e shkaktuara nga mediat sociale: Askush nuk duhet të vuajë si ju

    Mark Zuckerberg Drejtor i Përgjithshëm i Meta, platformave më të mëdha sociale, ka kërkuar falje familjeve të pranishme në seancën e Komititetit Gjyqësor të Senatit.

    Shefat e pesë kompanive të mëdha të teknologjisë akuzohen për dëme të mundshme nga produktete e tyre tek adoleshentët, duke përfshirë shqetësimin se rrezikon ti çojë ata në depresion apo edhe në ngjarje fatale si vetëvrasje. Zuckerberg tha se i vjen keq qe gjërat kanë shkuar kështu për familjet tuaja.“Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar. Askush nuk duhet t’i kalojë gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja dhe kjo është arsyeja pse ne investojmë kaq shumë dhe do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje në të gjithë industrinë për t’u siguruar që askush nuk duhet të kalojë gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja.”

    Si përgjigje ndaj faljes së kërkuar nga ana e Zuckerberg, Senatori republikan Josh Hawey i bëri thirrje atij që si miliarder të “kompesojë” familjet, fëmijët e të cilëve janë prekur nga platformat e tij.

  • “Kënaqësia se*suale është dhuratë nga Zoti”/ Papa Françesku habit me deklaratën e fundit

    “Kënaqësia se*suale është dhuratë nga Zoti”/ Papa Françesku habit me deklaratën e fundit

    Deeklarata nga Papa 78-vjeçar erdhi gjatë një katekeze

    Papa Françesku njihet për qasjet e tij ndryshe nga parardhësit dhe shpesh bën deklarata të papritura. I tillë është dhe rasti i fundit, teksa kreu i Kishës Katolike ka deklaruar se kënaqësia seksuale ëhstë një dhuratë nga Zoti.

    Deklarata nga Papa 78-vjeçar erdhi gjatë një katekeze, një udhëzim fetar, drejtuar të pranishmëve të në sallën e Palit VI në Vatikan. Megjithatë, Papa theksoi se besimtarët duhet të shmangin pornografinë.

    “Kënaqësia pa një marrëdhënie mund të gjenerojë forma të varësisë. Ne duhet të mbrojmë dashurinë. Fitorja kundër betejës së epshit mund të jetë një ndërmarrje e përjetshme.”– tha ai.

    Katekizimi i tij me sa duket erdhi si kundërpërgjigje ndaj kritikëve konservatorë, të cilët u ngritën në këmbë javën e kaluar pasi u rishfaq një shkrim i shkruar nga kreu i doktrinës së Vatikanit dekada më parë që përmbante materiale seksualisht eksplicite.

    Libri në gjuhën spanjolle u shkrua nga Víctor Manuel Fernández, një kardinal argjentinas dhe mik i ngushtë i Françeskut, kur ai ishte një prift i ri, dhe përshkruan orgazmat mashkullore dhe femërore në terma grafikë.

    Libri, i titulluar “Pasioni mistik: shpirtërore dhe sensualitet”, u botua në Meksikë në 1998 dhe është një ekspoze e shkurtër rreth përvojave mistike-sensuale me Zotin.

  • Kujtohet 556-vjetori i vdekjes së Skënderbeut/ Baba Mondi: Ashtu si heroi ynë kombëtar edhe bektashizmi ka vendosur atdheun mbi fenë

    Kujtohet 556-vjetori i vdekjes së Skënderbeut/ Baba Mondi: Ashtu si heroi ynë kombëtar edhe bektashizmi ka vendosur atdheun mbi fenë

    Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ka zhvilluar një aktivitet në ambientet e akademisë së shkencave për të kujtuar 103-vjetorin e Kongresit të Parë Bektashian i mbajtur në teqenë e Prishtës në Skrapar, promovimin e kolanës e së veprave të baba Ali Tomorrit, por njëkohësisht kjo konference ishte dhe një përkujtim për 556-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

    Kryegjyshi Botërorë i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj tha se ashtu si për heroin tonë kombëtarë Skënderbeun, që atdheu ishte me fenë, edhe për të gjithë udhëheqësit e baktashinjve ka prevaluar patriotizmi dhe dashuria për atdheun.

  • Fotografja u fut mes tyre? Si nisi kriza e martesës së Princ Lekës dhe Elia Zaharias

    Fotografja u fut mes tyre? Si nisi kriza e martesës së Princ Lekës dhe Elia Zaharias

    “Zonja Zaharia, veç si aktore ka dhe një rol tjetër në Tearin Kombëtar, është zv.Drejtoreshë. Gjë që ka bërë këto 2 vitet e fundit që dita e saj të jetë shumë e ngjeshur.

    Princi gjithashtu ka agjendën e tij dhe kjo ka bërë që të nisin krizat e para të çiftit”, ka qenë kjo deklarata e ish-këshilltarit në oborrin mbretëror Erion Teli, në Vizioni i Pasdites rreth arsyes së ndarjes së çiftit.Teli ka mohuar kategorikisht që partnerja e re e Princit, fotografja Blerta Celibashi të ketë gisht në ndarje.

    Jo nuk është e vërtetë. Zonja Celibashi ka qenë bashkëpuntore në oborrin mbretëror. Nuk ka aptur shoqëri me zonjën Zaharia. Me Princin janë afruam me shoqërinë e përbashkët.”

    Kujtojmë se të hënën, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë bërë reagimin zyrtar duke konfirmuar divorcin e shumëpërfolur.

  • Sherr mes punonjësve në një lokal, shkak bëhet një kafe

    Sherr mes punonjësve në një lokal, shkak bëhet një kafe

    Punonjësi i një kafeneje në aeroportin e Atlantës është pushuar nga puna për një sherr që, u shkaktua nga një mosmarrëveshje me një bashkëpunëtor për një kafe.

    Sipas mediave lokale, sherri në një bar të zinxhirit Harvest & Grounds filloi kur dy kolegë u përleshën për ekspresin.

    Siç shihet në video, një grua, që sipas informacioneve quhet Sakoria Kelly, u ndeshën dy prej drejtuesve të kafenesë. Madje ajo i qëlloi disa herë dhe ata u përgjigjën. Ndërkohë, gruaja tentoi që të godiste njërin prej tyre dhe me karrige, ndërsa më pas u pushua nga puna.

    https://twitter.com/PicturesFoIder/status/1747341882143969309?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1747341882143969309%7Ctwgr%5E38286f4b3efc39f238bc67ff5ebe684cb2c8234c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnoa.al%2Flajmi%2F2024%2F01%2F2420324.html%3Ffbclid%3DIwAR1wtAxohGyELOGkLfUKwYz3YPoebsTA-XyhYO0qSZJiHrEBj4omy_Gi6cY

  • Emigroi dy muaj para dasmës, çudit Bilali: Nuk u ktheva ditën e caktuar, por pas 3 muajsh

    Emigroi dy muaj para dasmës, çudit Bilali: Nuk u ktheva ditën e caktuar, por pas 3 muajsh

    Bilali ka ardhur nga Mançesteri për të surprizuar shoqen e tij të jetës, Bukurien. Por përpara se të tregojë arsyen e surprizës që e ka sjellë në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ai ndan me rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan historinë e tyre të dashurisë.

    Një moment shumë interesant është dasma e tyre, e cila u caktua dhe më pas u shty, por nusja nuk dinte asgjë për këtë.

    Bilal: Me bukurien jam njohur, s’diskutohet Ardit në vitet ’90, në një kohë pothuajse trazirash të plota. Njohja jonë ka qenë siç ishte koha atëherë, nëpër diskot që ishin fushat me misër.

    Ardit Gjebrea: Ah, thashë se diskot…

    Bilal: Jo, jo atëherë, njohja jonë siç e donte dhe tradita, shkuam i kërkuam dorën. Pas dy vitesh, lamë ditën e dasmës që do bëjmë dasmën, pak si dasmën e parë.

    Ardit Gjebrea: Pse sa dasma ke bërë?

    Bilal: Si e ndërlikuar Ardit. Unë duke parë vështirësitë e kohës, unë dy muaj para se të bëhej dasma mora rrugën për emigrim, shkova në Greqi dhe dasma ishte caktuar që do bëhej më 31 korrik të vitit 1992. Në atë kohë mundësitë ishin të pakta të punës. Duke parë sepse sado pak që fitova nuk ishin të gjitha mundësitë që të kryeja një dasmë të rregullt, vendosa që mos të kthehesha ditën e dasmës, të punoj edhe disa muaj, në qoftë se ata do merrnin nusen, aty do ta gjeja, nëse s’do e merrnin.

    Ardit Gjebrea: Si, do merrnin nuse pa dhëndër?

    Bilal: Ashtu mendova unë, por familjarët u treguan të arsyeshëm, u treguan të zgjuar dhe një javë përpara se të bëhej dasma, çdo gjë e kishin anuluar. Në atë kohë nuk kishte as telefon, as kurrfarë komunikimi me postë, asgjë, kështu që ndenja dhe 3 muaj të tjerë, u ktheva.

    Bilali shton se pas kthimit Bukuria e pyeti nëse ai kishte krijuar një jetë të re në Greqi, por në zemrën e tij kishte qenë gjithnjë vetëm ajo. Më në fund, dasma u realizua më 23 tetor dhe çifti nisi jetën familjare, la fshatin pas disa vitesh dhe emigroi në Angli. Atje jetojnë prej 25 vitesh dhe kanë 4 fëmijë./tvklan.al

  • Krijesa tmerruese pa sy, me ‘kokë delfini’ del në breg nga thellësitë në plazhin në Meksikë (fotot)

    Krijesa tmerruese pa sy, me ‘kokë delfini’ del në breg nga thellësitë në plazhin në Meksikë (fotot)

    Meksikanët kanë mbetur të habitur nga një krijesë misterioze që besohet se ka dalë nga thellësitë e Oqeanit Paqësor, e cila u gjet e ngordhur në një plazh perëndimor.

    Krijesa me kokë të ngjashme me të delfinit, pa sy apo flatra, duket se ndërpreu pushimet e evropianëve, e gjithashtu duke habitur vendasit.

    Kafsha detare e paidentifikueshme u gjet në plazhin Destiladeras në brigjet e paqësorit, vitin që shkoi dhe kishte dhëmbë shumë të mprehtë, bisht të ngjashëm me gjarprin, dhe nuk kishte sy.

    Mediat lokale thanë asokohe se kafsha ishte gjetur nga njerëz që shëtisnin në plazh, të cilat fillimisht besonin se ishte një delfin, por kur u afruan kuptuan se ishte diçka krejt tjetër.

    Asnjë nga peshkatarët e intervistuar nuk kishte parë diçka të tillë më parë, prandaj ata spekulonin se mund të vinte nga zona detare e Puerto Vallarta që ka një humnerë detare më shumë se 1000 metra të thellë.

    Shumë kafshë që jetojnë të distancuar nga drita e diellit kanë sy rudimentarë ose i humbasin fare ato.

    Mediat konfirmonin se askush nuk e kishte identifikuar ende kafshën, por gjithashtu nuk ka pasur as raportime se lajmi është i rremë, shkruan Metro.co.uk.