Category: Uncategorized

  • Aksident në Tiranë, shoferi përplas 17-vjeçarin në mes të rrugës!

    Aksident në Tiranë, shoferi përplas 17-vjeçarin në mes të rrugës!

    Një 17-vjeçar është aksidentuar në Tiranë, pranë rrugës “Hekuran Deda”. Mësohet se drejtuesi S.K., ka përplasur të miturin i cili po ashtu drejtonte një motomjet pa leje.

    “S. K., 61 vjeç, pasi në rrugën “Hekuran Deda” është përplasur me motomjetin me drejtues një të mitur 17 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçari pasi drejtonte motomjetin pa lejen përkatëse.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • HOROSKOPI I SË DIELËS/ Kujdes! Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati të sakrifikoni lirinë dhe pavarësinë tuaj

    HOROSKOPI I SË DIELËS/ Kujdes! Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati të sakrifikoni lirinë dhe pavarësinë tuaj

    Dashi

    Shfrytëzojeni sa më shumë ditën e sotme për të kaluar kohë me të afërmit dhe për t’u argëtuar pafund. Për ju të dashuruarit ndodh ndonjëherë edhe që të mbyllni sytë për të mos pasur zënka e debate në çift, por sot nuk do jetë kështu. Do i kërkoni llogari partnerit për sjelljen e kohëve të fundit dhe do sqaroheni me qetësi. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati të sakrifikoni lirinë dhe pavarësinë për të krijuar një lidhje. Në punë do jeni shumë të zotët dhe çdo gjë që do arrini do vlerësohet nga shefat. Vazhdoni kështu dhe shumë shpejt do iu jepet një pozicion i ri. Në planin financiar do i hidhni hapat me maturi dhe nuk do keni asnjë problem.

    Demi

    Edhe pse në mëngjes nuk do jeni në humor shumë të mirë, pas mesdite situata ka për të ndryshuar. Dita për ju që keni një lidhje do ju sjellë shumë kënaqësi. Do keni një simbiozë fantastike me partnerin dhe askush e asgjë nuk do ua prishë dot harmoninë. Ju beqarët do realizoni takime të njëpasnjëshme, por ende nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa. Në punë do jeni super të ngarkuar dhe në disa momente mund te reagoni jo në mënyrën e duhur. Kujdes me fjalët sepse do i sillni probleme vetes. Në planin financiar do gjeni zgjidhje për të gjitha problemet që keni pasur më herët.

    Binjakët

    Nën ndikimin e Diellit do jeni të frymëzuar sot dhe do doni të bëni gjëra të jashtëzakonshme. Ju të dashuruarit do jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj dhe do mërziteni kur ai të mos ua plotësojë dot të gjitha dëshirat. Rikthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Ju beqarët ka mundësi të bëni çmenduri vetëm që të mos qëndroni më vetëm. Të gjitha përpjekjet në fakt do japin frytet e veta. Në punë do jeni inteligjentë, do e dëgjoni tjetrin dhe do veproni në momentin e duhur. Do keni vetëm ndodhi pozitive. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por gjithësi disa përmirësime të vogla do ketë.

    Gaforrja

    Edhe pse Plutoni do ju shtyjë herë pas here të ndërmerrni rreziqe, ju sërish do ja dilni mbanë në çdo moment. Këmbëngulja do jetë pika më e fortë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja. Do keni një bashkëpunim dhe një komunikim për t’u pasur zili. Ju beqarët do bëni mirë t’i dëgjoni këshillat e të afërmve dhe miqve sepse në të kundërt do bëni gabime me pasoja të rënda. Në punë nuk do pranoni asnjë kritikë që do ju bëhet sepse për të arritur deri këtu jeni munduar shumë. Në planin financiar situata do jetë e jashtëzakonshme për shkak të një shume të majme që do merrni nga një punë e mbaruar me sukses.

    Luani

    Gjatë kësaj dite do i vini vetes disa qëllime, por asnjëri nuk do jetë i lehtë për t’u arritur. Do ju dalin sfida e pengesa të njëpasnjëshme. Ju të dashuruarit do përballeni me vështirësi të njëpasnjëshme dhe në disa momente do preferoni të qëndroni vetëm. Ju beqarët do nxirrni pretekste të njëpasnjëshme për të mos dalë neper takime, por më vonë keni për t’u penduar. Në punë mundohuni të përdorni gjithë njohjet që keni për të marrë atë që dëshironi. Nga ana tjetër kolegëve ziliqarë mos ju besoni asgjë. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes dhe gjendja ka për të qenë më e mirë. Përfitoni për të bërë edhe ndonjë investim.

    Virgjëresha

    Gjatë gjithë kësaj dite do ndiheni më të sigurt në vetvete falë mbështetjes së njëhershme të Marsit dhe Jupiterit. Gjendja shpirtërore do jetë e shkëlqyer. Për ju të dashuruarit priten momente shumë të bukura dhe shumë të veçanta. Shfrytëzojeni çdo sekonde sa të mundeni. Ju beqarët mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm që të arrini ta bëni për vete personin që pëlqeni. Në punë do keni vullnet të hekurt dhe të gjithë do ua vënë në pah cilësitë që keni. Duke ju kushtuar përkujdes edhe detajeve gjërat do ecin më së miri. Në planin financiar do arrini ta mbani ekuilibrin dhe do mendoni edhe ta përmirësoni atë.

    Peshorja

    Gjatë kësaj dite të gjithë do flasin për ju dhe për arritjet tuaja kështu që do ndiheni më së miri. Ju të dashuruarit do ja kaloni mjaft mirë pranë atij që keni në krah dhe nuk do kërkoni asgjë më tepër. Ndjenjat do shprehen pafund nga të dy palët. Ju beqarët do filloni një histori të bukur dashurie e cila do ua ndryshojë jetën përgjithmonë. Në punë do i kaloni pa problem që të gjitha pengesat dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen. Sado që të mundohen, askush nuk do ja dalë t’iu ndalojë. Në planin financiar do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe do jeni shumë të arsyeshëm me çdo shpenzim që do kryeni.

    Akrepi

    Dita e sotme mund të jetë pak e ndërlikuar sot. Mirë është të bëni kujdes dhe t’i menaxhoni gjërat me kujdes. Nëse keni një lidhje, duhet të bëni ndryshime në jetën tuaj në mënyrë që të mos ju pushtojë rutina vrasëse. Flisni me partnerin dhe merrini vendimet së bashku. Për ju beqarët do favorizohen tej mase takimet. Do jetë në dorën tuaj sesa do përfitoni. Në punë do jeni më autonomë. Vërtet do lodheni pak më shumë se zakonisht, por ama do arrini atje ku keni dëshiruar. Përgjegjësitë do shtohen. Në planin financiar do ketë një ndryshim pozitiv të situatës. Do ndiheni vërtet mjaft mirë dhe të kënaqur.

    Shigjetari

    Dielli do ju bëjë edhe më të ndjeshëm sot dhe më të përkujdesur gjithashtu. Do mundoheni të ndiheni mirë dhe t’i bëni të tjerët të ndihen po njësoj. Ju që keni një lidhje do jeni të sjellshëm dhe do e respektoni mjaft partnerin tuaj. Marrëdhënia në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët duhet të njiheni me sa më shumë persona e më pas të vendosni se çfarë zgjedhjeje do bëni. Në punë do i keni të qarta qëllimet dhe nuk do hezitoni të hidhni edhe hapa. Kolegët do ju gjenden përherë pranë. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm në çdo moment. Shfrytëzojeni rastin për të kryer disa investime të vogla dhe të domosdoshme.

    Bricjapi

    Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe do i shprehni idetë dhe mendimet më lirshëm. As që nuk do ju interesojë aspak mendimi i të tjerëve. Ndikimi i Diellit tek sektori i dashurisë do jetë shumë i mirë. Ju që keni një lidhje do kaloni momente sensuale dhe në çdo kohë do mbizotërojë bashkëpunimi dhe ngrohtësia. Ju beqarët nuk do dini çfarë hapash të bëni për të ndryshuar statusin dhe ka rrezik të mbeten ashtu si jeni. Në punë konkurrenca do jetë e fortë, megjithatë kjo nuk duhet të jetë arsye që ju të dorëzoheni. Me argumentet e duhura mund të merrni atë që dëshironi. Për fat buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ketë aspak probleme në këtë sektor.

    Ujor

    Ditë normale dhe pa probleme ka për të qene kjo e sotmja për ju. Lëreni veten të lirë dhe merrini gjërat si t’iu vijnë. Ju të dashuruarit do kaloni plot momente të lumtura me partnerin tuaj dhe shpesh do ju duket sikur jeni mbi re. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit. Ju beqarët do keni veçse mundësi për flirtime dhe asgjë më shumë sesa aq. Do ju duhet të prisni ende për dashuri të mëdha. Në punë do ju duhet të përballeni me sfida të vështira, por që nëse i kaloni me sukses do ua ndryshojnë për mirë të ardhmen. Të ardhurat do kenë përmirësime edhe nga fakti që do keni fat në lojëra me shuma të konsiderueshme.

    Peshqit

    Nuk duhet të fiksoheni gjatë kësaj dite dhe të kërkoni gjëra që nuk mund të arrihen dot. Tregohuni më realistë. Nëse keni një lidhje, mos kërkoni me forcë ta mbani pas vetes partnerin tuaj, por gjeni mënyra për ta joshur si më pare atë. Kujdes me fjalët dhe veprimet. Ju beqarët nuk duhet ta lini t’iu ike nga duart një rast që do iu jepet sepse më vonë do pendoheni, por nuk do mund të ktheheni dot pas. Në punë do keni shumë gjëra për të rregulluar, prandaj duhet të zgjidhni metodat më të mira. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm dhe mos blini gjëra të shtrenjta vetëm për t’ia plotësuar qejfin vetes.

  • I mituri humbi jetën në spital pasi u përplas nga mjeti, arrestohet drejtuesi

    I mituri humbi jetën në spital pasi u përplas nga mjeti, arrestohet drejtuesi

    Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, i cili ditën e djeshme në Klos përplasi një të mitur.

    4-vjeçar u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, por nuk ia doli të fitonte betejën për jetën.

    “Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Dibër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. D., 53 vjeç, banues në Klos, i cili dyshohet se shkaktoi një aksident fatal me furgon.

    Sipas informacionit të policisë, 53-vjeçari përplasi një të mitur, i cili si pasojë e lëndimeve të marra humbi jetën në spital.

    Materialet për këtë aksident dhe arrestim iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme ligjore”, njofton Policia.

  • Qeveria e ndaloi punësimin në shtet për zgjedhjet parlamentare, por shtoi 3900 veta në fund të 2024

    Qeveria e ndaloi punësimin në shtet për zgjedhjet parlamentare, por shtoi 3900 veta në fund të 2024

    Në fillim të këtij muaji, në datën 3 mars qeveria vendosi në zbatim të Kodit Zgjedhor të pezullojë të gjitha procedurat e rekrutimit në sektorin publik për periudhën e fushatës zgjedhore, pra nga 11 prilli deri në 11 maj, me qëllim që të garantohet një proces zgjedhor i rregullt dhe i drejtë.

    Por të dhënat zyrtare nga INSTAT që raportojnë numrin e të punësuarve në administratën publike tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar rreth 3900 persona iu shtuan administratës publike sipas të dhënave të listë pagesave nga tatimet.

    Të dhënat zyrtare të INSTAT raportojnë se numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 184,278 persona në tremujorin e fundit të vitit 2024. Në krahasim me tre-mujorin paraardhës, u shtuan rreth 3900 punonjës ose 2.1 % më shumë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ishin rreth 2800 të punësuar më shumë.

    Të dhënat më të hershme tregojnë se ka një lidhje pozitive ndërmjet zgjedhjeve dhe punësimit në sektorin publik.

    Psh në vitin 2021 në tremujorin e dytë punësimi në shtet shënoi rekord për periudhën 2018-2024, me mbi 185 mijë persona të punësuar, teksa në prill të 2021 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Në 2021 kur ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona ose me 4% brenda një viti.

    Për të ndaluar përdorimin e punësimit në shtet për favore politike Kodi Zgjedhor përcakton të ndalohet çdo procedure rekrutimi nga institucionet që rekrutojnë punonjësit e tyre përmes Kodit të Punës.

    Qeveria njoftoi në fillim të marsit se procedurat e nisura do të duhet të përfundojnë, por asnjë procedurë e re punësimi në ministri, në institucionet e varësisë, por edhe në ato shoqëri aksionere me kapital shtetëror nuk mund të zhvillohen pas datës tre mars.

    Por të dhënat zyrtare tregojnë se gati 4000 persona u shtuan si të punësuar në sektorin publik në tremujorin e fundit 2024, por ndërkohë rekrutimet mund të kenë vijuar edhe në janar-shkurt, përpara se të pezulloheshin një muaj para zgjedhjeve.

    Të dhëna të mëparshme tregojnë se më së shumti në fushatat zgjedhore rekrutohen më shumë punonjës nga ndërmarrjet me kapital shtetëror sidomos ndërmarrjet e ujësjellësit dhe pushtetin lokal.

    Edhe pse qeveria ka shkurtuar numrin e ministrive dhe një seri shërbimesh i ofron online, sërish numri i punonjësve publik ka ardhur në rritje në vend që të ulet.

    Shqipëria hyn në vendet ish-komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut, por shtetit ka nisur të rrisë fort praninë e tij në ekonomi në dekadën e fundit./ Monitor

  • Zbulohet i dashuri i ri i Xhenetës, po e shoqëron edhe në Dubai!

    Zbulohet i dashuri i ri i Xhenetës, po e shoqëron edhe në Dubai!

    Finalistja e BBVK, Xheneta Fetahu është ”arratisur” në Dubai.

    Sipas mediave modelja atje ka shkuar me të dashurin e saj të ri, i cili quhet Remzi Azemi, i njohur me nofkën ”bisha”.

    Dyshja kanë postuar fotografi nga i njëjti vend në Dubai, madje duket se po kalojnë shumë mirë bashkë.

    Duke shikuar edhe Instagramin e Xhenetës, kemi parë se dyshja janë bërë edhe follow, madje ”Bisha” nuk ndjek edhe shumë persona, por modelen po.

  • “Kam kuptuar se…”/ Egli tregon çfarë do të bëjë me Gjestin: Kam parë gjëra që…!

    “Kam kuptuar se…”/ Egli tregon çfarë do të bëjë me Gjestin: Kam parë gjëra që…!

    Egli ka patur një bisedë sot me Vserlon, ku ka biseduar në lidhje me raportin e saj me Gjestin, pas rikthimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

    Banorja shprehet se ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta dhe sipas saj, ka qenë një gënjeshtër. Për këtë arsye, Egli shton se secili të shikojë rrugën e vet.

    Pjesë nga biseda:

    Egli: Ka qenë një gënjeshtër, unë në rrugën time dhe ai të veten. Të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.

    Vserlo: Këtë po themi dhe ne

    Egli: Ai është lojtar shumë i fortë

    Vserlo: Në kurriz të tjetrit se vet ai…

    Egli: I ka lëvizur dinamikat në shtëpi

    Vserlo: Përplasje opinionesh që ai nuk i ka

    Egli: Kam vepruar me zemër, jo me mendje. Kam kuptuar se ka qenë e gjitha një gënjeshtër e madhe dhe se ka qenë vetëm në kokën time. Pastaj pashë dhe ca gjëra jashtë që e kuptova që secili duhet të jetë në rrugën e vet.

  • Çfarë ndodhi? Gjesti hedh akuza të rënda ndaj produksionit të ‘Big Brother VIP Albania’

    Çfarë ndodhi? Gjesti hedh akuza të rënda ndaj produksionit të ‘Big Brother VIP Albania’

    Gjesti gjatë ditës së sotme ka hedhur akuza të rënda drejt produksionit të ‘Big Brother VIP Albania’.

    Kohe pas kohe, Gjesti bën provokime të ndryshme ndaj banorëve, të cilat shpesh çojnë në reagime të ashpra nga ana e tyre. Kjo dinamikë ka tërhequr vëmendjen e ‘vëllait të madh’, i cili përpiqet të menaxhojë tensionet brenda shtëpisë, sipas informacioneve nga portali “Kosovarja”.

    Mes fjalëve provocuese, këngëtari shprehet: “Nuk më lejoni as të debatoj, sepse po thoni se situata do të nxehet më tej”. Kjo deklaratë na tregon se Gjesti ndjehet i frenuar në shprehjen e mendimeve të tij, dhe duket se tensioni brenda shtëpisë po rritet.

    Anëtarët e publikut, përfshirë fansat e tij, kanë filluar të mendojnë se kjo është arsyeja përse Gjesti nuk ka qenë aktiv në shtëpi gjatë këtyre ditëve. Duket se ai po tenton të mbajë një profil të ulët për t’u shmangur përplasjeve të panevojshme dhe për ta ruajtur një imazh të mirë përpara ndjekësve të tij.

    Një nga episodet më të diskutueshme është kur Gjesti, në një moment tensioni, hedh akuza të rënda ndaj produksionit, duke sugjeruar se ata provojnë të manipulojnë situatat brenda shtëpisë për të rritur dramatikën. Kjo e bën situatën edhe më interesante për fansat e spektaklit, të cilët po presin me padurim zhvillimet e ardhshme.

    Programe të tilla si ‘Big Brother VIP’ shpesh bëjnë lajm për dinamikat e brendshme dhe ndjenjat e banorëve. Në këtë rast, Gjesti është një figurë kyçe që tërheq vëmendjen dhe ndihmon në formimin e narrativës së përgjithshme të spektaklit. Pra, është e rëndësishme të shohim se çfarë do të ndodhë më tej, pasi tensionet vazhdojnë të rriten.

    Më tej, si është reagimi i publikut ndaj këtyre akuzave? Fansat e tij janë ndarë në disa grupe; disa e përkrahin dhe i japin mbështetje, ndërsa të tjerë janë skeptikë dhe pyesin për motivet e tij. Kjo ndarje krijon një atmosferë të nxehtë dhe diskutime të gjera në median sociale, si dhe brenda komuniteteve që ndjekin programin.

    Si përfundim, Gjesti po luan një rol për të cilin do të flitet gjatë në këtë sezon të ‘Big Brother VIP Albania’. A do të arrijë ai të menaxhojë tensionin dhe të gjejë një mënyrë për të ndihmuar situatën, apo do të zhytemi në më shumë drama? Vetëm koha do ta tregojë, por një gjë është e sigurt: Gjesti është në qendër të vëmendjes, dhe asgjë nuk është siç duket në këtë spektakël të famshëm.

  • Sherr i dhunshëm mes nxënësve te shkolla “Sami Frashëri”, policia “në gjumë” (Video)

    Sherr i dhunshëm mes nxënësve te shkolla “Sami Frashëri”, policia “në gjumë” (Video)

    Një sherr masiv është shënuar ditën e sotme mes disa nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

    Pasi kanë mbaruar mësimin, rreth orës 13:30, një grup nxënësish janë konfliktuar me sende të forta rrethanore, përballë shkollës.

    Siç mund të shihet edhe në pamje, nxënësit duke mos u shqetësuar fare për rrezikun që iu kanoset nga makinat që kalojnë apo edhe autobusi në mes të rrugës, zihen dhe godasin njëri-tjetrin me sinjalistikat e vendparkimeve.

    Në një moment, njëri prej nxënësve përfundon para gomave të autobusit, por arrin të ngrihet shpejt dhe të largohet, ndërkohë që të tjerët vazhdojnë sulmin para makinave të ngecura në trafik.

    Ndërkohë, policia e cila presupozohet të mbikëqyrë shkollat çdo ditë nuk duket gjëkundi. Policia e cila fle gjumë çdo ditë, kujtohet për sigurinë e nxënësve vetëm pasi ndodhin tragjeditë si ajo e Martin Canit.

  • Trafik droge dhe grup kriminal/ GJKKO 10 masa sigurie, mes tyre tre SHEFA policie 2 në pranga, 1 në kërkim! (EMRAT)

    Trafik droge dhe grup kriminal/ GJKKO 10 masa sigurie, mes tyre tre SHEFA policie 2 në pranga, 1 në kërkim! (EMRAT)

    Një operacion i madh po zhvillohet gjatë orëve të mbrëmjes nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Policia e Shtetit me 10 masa me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK.

    Janë kryer kontrolle në disa qytete të vendit: Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës, e më gjerë, ku u arrestuan 3 efektivë policie, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

    Me vendim të GJKKO që dha masat e sigurisë dhe kërkesë të SPAK, nga hetimet dhe zbërthimet e aplikacionit të koduar “SkyECC” ka dyshime se zyrtarët e policisë ishin përfshirë në grupe kriminale.

    Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ruska akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

    Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj.

    Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

    Erdit Hazizaj është personi i tretë i arrestuar nga AMP, Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022.

    Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.

    I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

    Hetimet e SPAK kanë nisur prej disa kohësh për efektivët e arrestuar, pasi në aplikacionet “SkyECC” rezultoi se këta të fundit ishin të përfshirë me banda kriminale në fushën e narkotikëve dhe jo vetëm.

  • E BUJSHME/ SPAK, AMP dhe Policia e Shtetit operacion të përbashkët, raportohet për disa të arrestuar

    E BUJSHME/ SPAK, AMP dhe Policia e Shtetit operacion të përbashkët, raportohet për disa të arrestuar

    Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Policinë e Shtetit, mësohet se kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme (28 shkurt) një operacion të përbashkët.

    News 24 raporton se operacioni vijon edhe sot (1 mars) dhe se janë ekzekutuar disa masa sigurie.

    Sipas të dhënave paraprake, mësohet se janë arrestuar disa persona, por ende nuk është bërë e njohur se për kë bëhet fjalë dhe numri i tyre.

    Priten në vijim të dhëna të detajuara lidhur me operacionin e ndërmarrë nga tre strukturat.