Category: Uncategorized

  • Reshjet e shiut dëmtojnë çatinë e spitalit në Pukë, dalin jashtë funksionit Pediatria dhe Patologjia

    Reshjet e shiut dëmtojnë çatinë e spitalit në Pukë, dalin jashtë funksionit Pediatria dhe Patologjia

    Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, reshjet e shiut dhe erërat e forta, kanë sjellë disa probleme në rrethin e Pukës.

    Reshjet kanë dëmtuar çatinë e spitalit të Pukës, ç`ka ka bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë, të dalin jashtë funksionit pas dëmtimit të çatisë.

    Sakaq, reshjet e dendura në Pukë kanë shkaktuar problematika dhe në disa rrugë, ku ka pasur rrëshqitje të inerteve.

    Po kështu, energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites se një dite më parë.

  • “Jam biznesmen, mos m’i prishni imazhin gruas”, burri i drejtoreshës kër*ënon gazetarët

    “Jam biznesmen, mos m’i prishni imazhin gruas”, burri i drejtoreshës kër*ënon gazetarët

    Emisioni Fiks Fare ka sjell një skandal në sistemin arsimor, ku 14 mësues të dënuar për falsifikim dokumentash shkollore dhe shpërdorim detyre vazhdojnë të japin mësim.

    Njëra prej tyre është bërë edhe drejtoreshë shkolle, e cila edhe pse e pezulluar vazhdon të shkojë në shkollë. Madje burri i saj biznesmen kërcënon gazetarët e Fiks Fare dhe juristen e ZVA Kavajë

    Irma Xeka ish drejtoreshë e shkollës 9 -vjeçare “Qamil Xhani” në Kavajë ka bërë një kallëzim në Prokurorinë Durrësit , për ish-drejtorin e shkollës 9 vjeçare se në regjistrat e shkollës kishte nxënës fiktivë të cilët vlerësoheshin nga mësuesit, ndërkohë ata ishin jashtë shtetit sipas sistemit TIMS.

    Kallëzimi i znj.Xheka u provua nga prokuroria, madje u morën të pandehur edhe 13 mësues të shkollës.

    Të cilët me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës janë shpallur të gjithë fajtor për falsifikim të dokumenteve shkollore dhe shpërdorim detyre. “Unë i kallëzova, gjykata i ka dënuar, por ato vazhdojnë të jenë mësues, ndërkohë mua më pushuan nga puna që kur i kallëzova” thotë Xeka.

    Emisioni Fiks Fare solli dosjen e plotë të hetimit dhe gjykimit të mësuesve dhe drejtuesve të shkollës të cilët u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në të cilën thuhet se nxënësit në bazë të sistemit TIMS ndodheshin jashtë shtetit ndërkohë vlerësoheshin me nota në Luz të Vogël . 13 mësues të dënuar vazhdojnë punën normalisht duke dhënë mësim, një prej tyre është bërë dhe drejtoreshë.

    Kjo e fundit nuk pranon t’i takojë gazetarët, por lajmëron të shoqin, i cili vjen dhe përballet me ta tek dera e shkollës.

    Burri i drejtoreshës së shkollës me ton urdhërues ju thotë gazetarëve të mos ja nxjerrin gruan në televizor, pasi ai është biznesmen. Të njëjtën gjuhë përdor edhe me juristen e Zyrës Arsimore Kavajë, të cilës i thotë se do merret ai me të gjithë për vendimin që kanë marrë për të shoqen.

    Ndërkohë juristja e ZVA Kavajë tregon se duhet të shkojë një drejtoreshë e re në atë shkollë në mënyrë që mësuesit të hiqen, sepse drejtoresha është pezulluar për shkak të këtij vendimi gjykate.

    “Nuk i hiqte dot ajo drejtoreshë, sepse u pezullua”, tha Klodiana Gjura , juriste e ZVA Kavajë. E vënë përpara faktit se ajo është e pezulluar, drejtoresha Ullorja i kaloi në telefon juristes së ZVA të shoqin, ky i fundit i tha jurist se do merret me të gjithë që po ja bëjnë këtë të shoqes. “Unë jam i shqetësuar tani, tani jam shqetësuar unë që jam burri, dhe do merrem me të gjithë”, thotë burri i drejtoreshës./Top Channel

  • Këmbimi valutor, ja çpo ndodh me monedhat e huaja

    Këmbimi valutor, ja çpo ndodh me monedhat e huaja

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.4 lekë dhe do shitet me 93.6 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.8 lekë dhe do shitet me 118 lekë.

  • Breshër, reshje shiu dhe dëbore! Parashikimi i motit për sot

    Breshër, reshje shiu dhe dëbore! Parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotne vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i qarkullimit ciklonar shoqëruar me masa ajrore të lagështa.

    Sipas SHMU, moti parashikohet me alternime vranësirash në orët e para të ditës dhe pas mesditës mot me kthjellime. Reshjet e shiu do të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veri, pjesërisht në qendër dhe jug reshje me intensitet deri të lartë.

    Reshjet parashikohet të jenë prezente deri gjatë orëve të mëngjesit ndërsa gradualisht humbasin intensitet dhe lokalizohen në lindje të territorit në formën e shtrëngatave lokale. Reshje dëbore me intensitet të ulët në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje në lartësitë mbi 1,100m.

    Mjegull/ mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve.

    Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim- juglindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në male era fiton shpejtësi 12-17m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    Shkodër 6/16

    Kukës 4/13

    Lezhë 7/16

    Dibër 4/14

    Durrës 12/19

    Tiranë 12/18

    Elbasan 11/18

    Berat 8/19

    Vlorë 10/19

    Korcë 4/13

    Gjirokastër 7/17

    Sarandë 12/19

  • E ardhmja e Ismajlit/ Një tjetër klub i madh i Serisë A kërkon të transferojë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

    E ardhmja e Ismajlit/ Një tjetër klub i madh i Serisë A kërkon të transferojë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

    Ardian Ismajli, po gëzon një formë të jashtëzakonshme, të mbartur që nga sezoni i shkuar. Puna e tij nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa Juventusi po e sheh si një alternativë serioze për merkaton e janarit.

    Por bardhezinjtë, nuk do të jenë të vetëm në radhë për Ismajlin. Në garë për shërbimet e tij do ë edhe Napoli.

    “La Repubblica” ka bërë me dije se të kaltrit janë bindur nga aftësitë e Ismajlit në ndeshjen që skuadra zhvilloi kundër Empolit këtë sezon.

    Për këtë arsye, drejtuesit do të përpiqen që ta vendosin nën urdhërata e Antonio Kontes në muajin janar. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Ismajlit.

  • Horoskopi ditor, 21 nëntor, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, 21 nëntor, shenjat më me fat

    DASHI

    Sot disa gjëra nuk do të realizohen siç doni ju në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të përfitoni nga ftesat që do t’ju bëhen. Në aspektin financiar do të keni të ardhura.

    DEMI

    Sot duhet të shprehni disa nga idetë tuaja te partneri, për një çështje të rëndësishme. Nëse nuk jeni çift, pranoni të dilni me miqtë tuaj. Ju mund të kryeni disa investime.

    BINJAKET

    Sot do të keni një komunikim të mirë me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të keni një njohje interesante. Në aspektin financiar duhet të menaxhoni mir ëtë ardhurat që ju keni.

    GAFORRJA

    Sot do të jetë një ditë pozitive në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të mendoheni mirë për të takuar persona të rinj. Në financë nuk do të kryeni disa investime që doni.

    LUANI

    Sot duhet të tregoheni tolerant me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të keni një ditë të zakonshme. Në aspektin financiar merrni ide nga shoqëria juaj, për të pasur të ardhura.

    VIRGJERESHA

    Sot disa projekte që keni dashur në aspektin afektiv nuk do të realizohen. Nëse nuk jeni çift, merrini gjërat si t’ju vijnë. Në aspektin financiar ju do të keni sukses.

    PESHORJA

    Sot nuk do ta kuptoni në mënyrën e duhur partnerin. Nëse nuk jeni çift, do të bëni çdo gjë për të realizuar një takim të ri. Në aspektin financiar bëni ato blerje që dëshironi.

    AKREPI

    Sot do të jetë një ditë e këndshme në aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të argëtoheni me shoqërinë tuaj. Në aspektin financiar do të bëni ato shpenzime që ju duhen më shumë.

    SHIGJETARI

    Sot do të shprehni gjithçka që mendoni te partneri juaj. Nëse nuk jeni çift, pranoni ftesat nga miqtë për t’u argëtuar. Në financë menaxhoni mirë të ardhurat, që ju të keni sukses.

    BRICJAPI

    Sot duhet ta kuptoni partnerin për gjithçka që ju thotë, pasi është duke punuar për një projekt. Nëse nuk jeni çift, do të takoni miqtë e vjetër. Menaxhoni mirë financat që keni.

    UJORI

    Sot disa gjëra kanë për të ndryshuar në mënyrë pozitive për aspektin afektiv. Nëse nuk jeni çift, do të keni takime interesante. Financat janë pozitive, prandaj mund të investoni.

    PESHQIT

    Sot duhet të keni një sjelle të mirë me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të njihni persona të rinj në një aktivitet social. Në financë ju nuk duhet të kryeni shumë shpenzime.

  • Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, tre pistat që po hetohen: Konflikt me klanin Duka për bastet?

    Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, tre pistat që po hetohen: Konflikt me klanin Duka për bastet?

    Ata që po merren për të gjetur vrasësit e Klaudio Prendit, i kanë të gjitha pistat në tavolinë.

    Duke nisur nga detyra e mëparshme e babait të tij Fran Prendi një gjyqtar i krimeve të rënda i dorëhequr nga sistemi. Deri tek konfliktet personale dhe lojërat e fatit.

    Një burim i tha Top Channel se ka dyshime ende të pakonfirmuara se Klaudio administronte një website llotosh dhe që kohët e fundit kishin fituar për gati tetë mijë euro lojë disa të rinj, të afërm të klanit Duka. Por kjo e dhënë është përftuar nga dëshmitarë të tërthortë dhe për këtë arsye policia i ka pyetur të rinjtë që dyshohet se kanë patur konfliktin

    Me dy makina të bllokuara si prova, njëra e viktimës dhe tjetra e autorëve ekspertët janë vënë në kërkim të kamerave të sigurisë si kjo ku shfaqet brenda pak sekondash momenti i vrasjes së tij. Edhe një pistoletë e bllokuar në makinë cilësohet si provë e vlefshme, njësoj si dëshmia e dy efektivëve që ishin personat e fundit që e takuan.

    Dy policët kanë treguar se e takuan rastësisht të ndjerin dhe se ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë shqetësimi.

    Nga ana tjetër për hetuesit është e qartë se Klaudio Prendi është djali i një gjyqtari, i cili ka dhënë vendime ndaj grupeve kriminale, një ndër to dënimi i Salvadore Letizias anëtar i Kamorras./TCH

  • Arrestimi në Durrës, Kona djali i tezes së Monika Kryemadhit

    Arrestimi në Durrës, Kona djali i tezes së Monika Kryemadhit

    Ardian Kona, ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, u arrestua sot pasi ndj tij ishte caktuar masa “arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

    52-vjeçari Ardian Kona është djali i tezes së Monika Kryemadhit, deputete e Partisë së lirisë, dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, ish-Presidentit të Republikës.

    Masa e sigurisë ndaj Ardian Konas është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

  • Përkeqësohet moti në Shqipëri/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes kërkon gatishmërinë e emergjencave civile! Ja qarqet që do të preken më shumë nga reshjet e shiut

    Përkeqësohet moti në Shqipëri/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes kërkon gatishmërinë e emergjencave civile! Ja qarqet që do të preken më shumë nga reshjet e shiut

    Mot me reshje të dendura pritet gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të vendit.

    Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan, njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

    Ndërkohë që në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”.

    Për rrjedhojë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave tësistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.

    Instituti i Gjeoshkecave bën me dije se nesër e enjte priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

    Në qarqet Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet pritet të shoqërohen me shtëngata në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

    Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Vlorë.

    Në Verilindje të vendit në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.

    TEMPERATURA

    Nesër (e enjte, dt. 21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 8 / 18 °C

    në vendet e ulëta: 7 / 18 °C

    në vendet malore: 2 / 13 °C

    ERA

    Sot pasdite (e mërkurë, dt. 20) dhe nesër (e enjte, dt. 21) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

  • “Ka ikur që andej, ka vajtur në..”, Karamuço zbulon detaje tronditëse:Lici u largua nga spitali pas masakrës në Donbraç

    “Ka ikur që andej, ka vajtur në..”, Karamuço zbulon detaje tronditëse:Lici u largua nga spitali pas masakrës në Donbraç

    Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv bëri një deklaratë të fortë duke thënë se personi, i cili shfaqej në video në masakrën e Donbraçit, që ishte Ibrahim Lici, ka vajtur në spitalin e Shkodrës dhe ka pyetur mjekët nëse i rrezikohej jeta me plagët që kishte marrë.

    Mjekët, siç shprehet Karamuço, i kanë thënë jo, dhe në këtë moment ai është larguar duke marrë shërbim shëndetësor në klinika private.

    “Kur ka mbërritur patrulla e parë e policisë, njëri prej pjesëtarëve të grupit të gatshëm ka njohur këtë person. Policët shtagën dhe nuk dinin se çfarë bënin, nuk morën masat elementare, që janë rrethimi I vendit të ngjarjes, marrje e dëshmitarë dhe ky peron ka qenë dukshëm I plagosur, I gjakosur, që duhej të ishte shoqëruar menjëherë, I jepej ndihmë në spital, mbahet nën mbikëqyrjes sipas procedurës standard që bën policia. Këto bën policia.

    “Merret një deklaratë, ajo dokumentohet, këtë bënë policia,. Mos të them që ai person që shkoni ulur aty, është çuar më pas, e ka marrë trupin e vëllait, e ka furur në ambulancë, ka vajtur në spital , aty ka thënë o doktor, a vdes me këto plagë që kam, I kanë thënë ata jo. Ka ikur që andej, ka vajtur në spital, dhe pastaj ka kërkuar ndihmë në klinika private. Ka shkuar në spital, ka kërkuar ndihme, ka verifikuar në çfarë gjendje është. Ka ikur I shoqëruar nga dy makina madje.”, tha ai.