Category: Uncategorized

  • Del VIDEO: Momenti kur vrasësi qëllon Klaudio Prendin brenda “Mercedesit”, shokët nxitojnë ta çojnë në spital

    Del VIDEO: Momenti kur vrasësi qëllon Klaudio Prendin brenda “Mercedesit”, shokët nxitojnë ta çojnë në spital

    Pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e “Xhamllikut” tregojnë momentin kur 30 vjeçari Klaudio Prendi qëllohet për vdekje brenda makinës së tij. Djali i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi sapo doli nga lokali ku qëndronte me shokët.

    Gjithçka ndodh në pak sekonda; Klaudio Prendi sapo futet në mjetin “Mercedes Benz G Class” që e kishte parkuar buzë rrugës dhe menjëherë përballë vjen makina e autorëve, një Audi RS6.

    Mjeti qëndron paralel me derën e parë të makinës së 30 vjeçarit dhe në këtë moment mendohet të jetë kryer vrasja me 5 plumba me pistoletë me silenciator. Mjeti i autorëve, të cilët mendohet se janë tre, largohet nga vendi i ngjarjes dhe aty vijnë shokët e Klaudios.

    Ata grumbullohen të shqetësuar pranë “G Class” dhe më pas shohin se ai është i gjakosur. Siç duket dhe në pamjet që ka siguruar portali “JOQ Albania”, shokët nuk humbin kohë dhe nisen drejt spitalit me makinën e 30 vjeçarit.

    Fatkeqësisht, Klaudio Prendi ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve nga arma e zjarrit, të shkaktuara në kokë dhe trup. Ndërkohë, Policia pak minuta pas vrasjes gjeti makinën e autorëve të djegur në Farkë dhe brenda saj armën e zjarrit pistoletë me silenciator.

    https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2adda250-f9a6-4d68-8085-e809df0dc296

  • Fitorja e  8 mijë eurove në lloto “mollë sherri” me klanin Duka, pistat, si u vra Klaudio Prendi

    Fitorja e 8 mijë eurove në lloto “mollë sherri” me klanin Duka, pistat, si u vra Klaudio Prendi

    Ata që po merren për të gjetur vrasësit e Klaudio Prendit, i kanë të gjitha pistat në tavolinë.

    Duke nisur nga detyra e mëparshme e babait të tij Fran Prendi një gjyqtar i krimeve të rënda i dorëhequr nga sistemi. Deri tek konfliktet personale dhe lojërat e fatit.

    Një burim u shpreh se ka dyshime ende të pakonfirmuara se Klaudio administronte një ëebsite llotosh dhe që kohët e fundit kishin fituar për gati tetë mijë euro lojë disa të rinj, të afërm të klanit Duka. Por kjo e dhënë është përftuar nga dëshmitarë të tërthortë dhe për këtë arsye policia I ka pyetur të rinjtë që dyshohet se kanë patur konfliktin.

    Me dy makina të bllokuara si prova , njëra e viktimës dhe tjetra e autorëve ekspertët janë vënë në kërkim të kamerave të sigurisë si kjo ku shfaqet brenda pak sekondash momenti I vrasjes së tij. Edhe një pistoletë e bllokuar në makinë cilësohet si provë e vlefshme, njësoj si dëshmia e dy efektivëve që ishin personat e fundit që e takuan.

    Dy policët kanë treguar se e takuan rastësisht të ndjerin dhe se ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë shqetësimi.

    Nga ana tjetër për hetuesit është e qartë se Klaudio Prendi është djali i një gjyqtari, i cili ka dhënë vendime ndaj grupeve kriminale, një ndër to dënimi i Salvadore Letizias anëtar i Kamoras.

  • Vrasja e Martinit 14 vjeçar, policia identifikon djalin që nxit dhunë në TikTok

    Vrasja e Martinit 14 vjeçar, policia identifikon djalin që nxit dhunë në TikTok

    Policia indetifikon dhe çon për ndjekje në prokurori 16 vjeçarin i cili nxit urrejtje dhe sherr përmes rrjeteve sociale.

    Policia indetifikon dhe çon për ndjekje në prokurori 16 vjeçarin i cili nxit urrejtje dhe sherr përmes rrjeteve sociale.

    16 vjeçari me banim në SHBA nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.

    Tiranë

    Në lidhje me një video të publikuar në një portal, ditën e djeshme, ju informojmë se:

    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 16 vjeç që shfaqet në video, i cili banon në SHBA.

    Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për fillimin e procedimit penal, për 16-vjeçarin.

    Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

  • Vodhi para dhe alkool nga një qebaptore, më pas shkoi…- Arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)

    Vodhi para dhe alkool nga një qebaptore, më pas shkoi…- Arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)

    Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi akuzohet se ka kryer dy vjedhje gjatë ditës së djeshme.

    I arrestuari është shtetasi Gencian Bajrami.

    Policia bën me dije se i riu ditën e djeshme, ka vjedhur me thyerje, një shumë parash, pije alkoolike dhe një kamer sigurie, në një qebaptore në lagjen “Vasil Shanto”, si dhe një shumë parash në një lokal, në të njëjtën lagje.

    Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 23-vjeçarit, një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me kamerën e sigurisë të vjedhur dhe një pjesë të parave të vjedhura.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

  • Vrasja e Klaudio Prendit, AMP nis hetimin për 3 efektivët e Policisë që ishin me atë para atentatit!

    Vrasja e Klaudio Prendit, AMP nis hetimin për 3 efektivët e Policisë që ishin me atë para atentatit!

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për tre efektivët e policisë të cilët shoqëronin Klaudio Prendin para atentatit. Sipas burimeve AMP do të marrë në pyetje oficerët e policisë dhe më pas do të dalë me një vendim.

    Klaudio Prendi, 28 vjeç u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e “Xhamllikut”. Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij në lokal. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij. Ata i janë afruar paralel me makinën e tyre tip “Audi” dhe kanë hapur zjarr ndaj tij.

    Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës është gjetur një mjeti “Audi A4”. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

  • Të afërm të mitur të autorit të vrasjes së Martinit, mesazhe dhune në rrjet: Kush na shan, do e bëjmë shembull!

    Të afërm të mitur të autorit të vrasjes së Martinit, mesazhe dhune në rrjet: Kush na shan, do e bëjmë shembull!

    Opinioni publik është tronditur prej ditës së hënë pas një ngjarjeje tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

    Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën. Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
    Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit të dyshuar, i cili pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sediljen e pasme të një mjeti. Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.

    Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.
    Por një tjetër video shqetësuese po qarkullon në rrjetet sociale, ku dy të mitur, flasin për ngjarjen. Nga komunikimi mes tyre kuptohet që njëri prej fëmijëve është kushëriri i autorit të dyshuar të vrasjes, ndërsa fëmija tjetër thotë se njihej me të virtualisht, pasi më parë kanë qenë në një grup virtual.
    Gjatë komunikimit ata shprehen se kushdo që i shan do ta bëjnë shembull, teksa jo vetëm që nuk dënojnë aktin e rëndë, por “duartrokasin” autorin e vrasjes së Martinit, vetëm 14 vjeç.
    Kjo video duhet të shërbejë si një tjetër kambanë alarmi për të ndërgjegjësuar shoqërinë, prindërit, por dhe institucionet!
    Duhet të shërbejë për të reaguar në kohë dhe të për diskutuar e këshilluar fëmijët, për të marrë masa, apo edhe për të kontrolluar aktivitetin e të miturve në rrjetet sociale.(Për arsye etike kjo video nuk do të publikohet)

  • Çmime në ‘kupë të qiellit’,por cilësia 0!Shembet pallati në ndërtim në Kamëz

    Çmime në ‘kupë të qiellit’,por cilësia 0!Shembet pallati në ndërtim në Kamëz

    Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku një pallat që ishte në ndërtim është shembur.Bëhet me dije se rreth 20 punëtorë kanë qenë duke hedhur beton, ku objekti në ndërtim është shembur si të ishte prej kartoni. Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia për këtë ngjarje, raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

    Edhe pse çmimet për blerjen e një banese janë në stratosferë, duket se kjo nuk bën që një objekt të ndërtohet në cilësi më të lartë, por e kundërta.Si duket ndërtuesit nuk mendojnë aspak për jetët e njerëzve që në të ardhme do të jetojnë në një banesë me një cilësi të ulët, por të pasurojnë sa më shumë xhepin e tyre, duke kursyer edhe materialet thelbësore për ngritjen e një pallati të fortë./Newsbomb.al/

  • Masakra me katër viktima në Shkodër, AMP arreston 4 punonjës policie

    Masakra me katër viktima në Shkodër, AMP arreston 4 punonjës policie

    Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar 4 punonjës policie në Shkodër. Mësohet se AMP-ja u ka vënë prangave efektivëve të policisë për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën në Dobraç të Shkodrës.

    Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të.

    Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit.Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shqoërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje.

    Njoftimi :

    Shkodër – AMP ndalon 4 punonjës policie të dyshuar për “Shpërdorim detyre”
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar Urdhërat e ndalimit caktuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ndaj 4 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre “ pasi nuk kanë rrespektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.

    Inspektor B. K., dhe V.L., përkatësisht 45 dhe 33 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.

    Inspektor J. S., dhe M.M., përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.

    Urdhëri i ndalimit vjen pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP – së, në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., si dhe një person tjeter i paidentifikuar.

    AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090.

  • Dhunoi dhe abuzoi se*sualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet 53-vjeçari në Kurbin

    Dhunoi dhe abuzoi se*sualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet 53-vjeçari në Kurbin

    Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kurbin. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet G.Z., është vënë në pranga pasi dyshohet se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

    “Komisariati i Policisë Kurbin arrestoi shtetasin G. Z., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur, si dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • “Snapchat” dhe “TikTok”, labirintët që po thithin fëmijët që në moshë të vogël!

    “Snapchat” dhe “TikTok”, labirintët që po thithin fëmijët që në moshë të vogël!

    Për shkak të situatës së rëndë, ku 14-vjeçari Martin Cani u qëllua për vdekje nga bashkëmoshatari i tij, po diskutohet që në Shqipëri rrjetet sociale “TikTok” dhe “Snapchat” të mbyllen përfundimisht!

    Dy rrjetet sociale kanë qenë përherë burime konfliktesh mes të rinjëve. Ndërkohë që konflikti i nisur online mund të bëhet i njohur dhe shpërndahet me shpejtësi, ai mund të shëndrrohet në një fenomen të gjerë, duke përfshirë dhe mbështetje të grupeve të ndryshme që e shohin si mundësi për të mbrojtur “dinjitetin” e tyre ose të grupit.
    Në shumë raste, konflikti që ka lindur online mund të shëndrrohet në një hakmarrje që zhvillohet në mjedise reale. E në disa raste të tjera, situata përshkallëzohet në akte më të rënda dhune, duke përfshirë përdorim armësh, siç është raportuar në rastin më të fundit tragjik mes dy 14-vjeçarëve, ku Martin Cani u qëllua për vdekje nga bashkëmoshatari i tij për një konflikt të nisur në rrjete sociale.

    Pikërisht kjo është një shenjë shqetësuese për rrezikshmërinë që sjellin këto platforma për të rinjtë dhe gjithë shoqërinë në tërësi! Është nevoja urgjente për të ndryshuar mënyrën se si adoleshentët, prindërit dhe shoqëria trajtojnë përdorimin e rrjeteve sociale dhe pasojat që sjellin ato.

    Të gjithë duhet të kuptojmë se konflikti online nuk është një gjë e vogël dhe pasojat e tij mund të kalojnë përtej ekranit. Po ashtu duhet të kuptojmë se asgjë nuk zgjidhet duke përdorur dhunën!

    Ky citat nga i madhi Dritëro Agolli, na kujton pasojat e fjalëve dhe veprimeve të papërgjegjshme që çojnë në tragjedi reale: “Dy vetë u vranë për një fjalë! Fjala rron ende, njerëzit jo!