Category: Uncategorized

  • E BUJSHME/ SPAK, AMP dhe Policia e Shtetit operacion të përbashkët, raportohet për disa të arrestuar

    E BUJSHME/ SPAK, AMP dhe Policia e Shtetit operacion të përbashkët, raportohet për disa të arrestuar

    Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Policinë e Shtetit, mësohet se kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme (28 shkurt) një operacion të përbashkët.

    News 24 raporton se operacioni vijon edhe sot (1 mars) dhe se janë ekzekutuar disa masa sigurie.

    Sipas të dhënave paraprake, mësohet se janë arrestuar disa persona, por ende nuk është bërë e njohur se për kë bëhet fjalë dhe numri i tyre.

    Priten në vijim të dhëna të detajuara lidhur me operacionin e ndërmarrë nga tre strukturat.

  • Çfarë po ndodh? Gjesti i përlotur rikthehet në shtëpi, mikrofonat ende të fikur (Video)

    Çfarë po ndodh? Gjesti i përlotur rikthehet në shtëpi, mikrofonat ende të fikur (Video)

    Një zhvillim befasues ndodhi sot rreth orës 20:00 në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Fansat në rrjete sociale raportojnë se Gjesti ka kapërcyer murin në oborr.

    Ka qenë Tiri ai që ka përmendur zhvillimin dhe i është ndalur mikrofoni teksa pak sekonda pas, produksioni ka lëshuar muzikë.

    Pak minuta më parë Gjesti është shfaqur i shtrirë në krevat teksa Egli i qëndron pranë.

    Banori duket i përlotur, por asgjë nuk mund të dëgjohet nga bisedat mes tyre pasi mikrofonat vijojnë të jenë të fikur.

    @big.brothervipalb

    ♬ original sound – Big BrotherVipAlb4

  • Bëni kujdes me shpenzimet! Ja si do jetë fundi i muajit shkurt për 12 shenjat e horoskopit

    Bëni kujdes me shpenzimet! Ja si do jetë fundi i muajit shkurt për 12 shenjat e horoskopit

    Parashikimi për 12 shenjat e horoskopit

    Dashi – Është momenti ku mund të zgjidhni probleme familjare, me pronën deri në fund të marsit. Do të çliroheni nga pengesat, jeta personale do të marrë drejtim të mirë dhe psikologjia juaj do të përmirësohet. Kujdes nga presionet që mund t’ju ushtrojnë, kujdes me reagimet dhe mos flisni për planet tuaja.

    Fokusohuni te to me hënën e re dhe do t’i realizoni pas datës 20 mars kur t’i vendosni më mirë në funksionim. Më 2 mars, Afërdita kthehet në prapavijë në shenjën tuaj ndaj shihni marrëdhëniet dhe mund të keni rikthimin e personave nga e kaluara. Në fillim të javës fokusohuni në çlodhje, qetësi, kujdesuni për shëndetin, organizoni planet dhe mos u jepni rëndësi planeve që mund të mos jenë shumë të mira për ju. Në fund të javës kujdes në bisedat me njerëzit e rrethit tuaj, mendimet mund të jenë pak të ekzagjeruara.

    Demi – Rikthimi i Marsit në kurs të drejtë do të sjellë një rrjedhshmëri më të mirë në përditshmëri, në marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe do të shprehni më lirshëm mendimet, s’do të keni përpunimet që ju çojnë në të kaluarën. Udhëtimet që keni anuluar mund t’i bëni, qoftë për punë apo për të kaluar mirë. Ka filluar për ju një periudhë shumë aktive për jetën sociale ku do të gjeni mbështetjen që kërkoni.

    Në fillim të javës mos u implikoni në biseda që mund t’ju prishin humorin me miqtë tuaj. Mund të merrni këshilla të rëndësishme. Në fund të javës, kujdes në sferën financiare, implikimin me të tjerët në të dhe nuk është nevoja për shpenzime të tepërta thjesht se duhet të paraqiteni diku. Nga fillimi i marsit mund të keni biseda intime, erotike dhe hëna e re te Peshqit shënon një fillim të ri për synimet tuaja ku do të gjeni mbështetjen e duhur.

    Binjakët – Jeni nga më të ndikuarit e periudhës për shkak të hënës së re në datën 27 dhe eklipseve të marsit. Është një periudhë ku me hënën e re keni mundësi për fillime të reja ku do të gjeni mbështetje, por është në dorën tuaj që këto zhvillime t’i çoni drejt përparimit. Nga e hëna e në vazhdim, me kthimin e Marsit në kurs të drejtë, synimet në sferën financiare rriten më normalisht dhe zhbllokohen nga pengesat e deritanishme. Do të keni mundësi të shpërbleheni nga puna në vijim, jo vetëm tani dhe puna juaj do të vlerësohet.

    Nuk përjashtohet mundësia që disa nga ju të kenë ndryshime në punë dhe tani është momenti që ta gjeni. Tri ditët e para të javës mos hyni në konflikte, biseda e keqkuptime me njerëz më lart se ju apo në punë. Në fund të javës, kujdes në keqkuptime, në premtimet që do të jepni e merrni dhe mos flisni për veten. Të lindurit në 10-ditëshin e fundit mund të kenë disa probleme.

    Gaforrja – Më në fund Marsi kalon në kurs të drejtë dhe do të gjeni ritmin e ditës. Disa gjëra që i bluanit apo viruset do ju lënë dhe do t’i shihni gjërat më qartë, do të jeni më produktivë në sferën profesionale, jetën sociale dhe do të keni rezultat. Jeni në një periudhë ku mund të bëni plane më të mira për të ardhmen. Në fillim të javës kujdes me disa informacione negative, mund t’ju prishin humorin, mund të merrni lajme që s’janë shumë të mira. Lërini këto tri ditë të kalojnë dhe mos merrni vendime përfundimtare. Me hënën e re te Peshqit, mund të bëni plane më të mira për të ardhmen afashkurtër dhe të gjeni mbështetje. Në fund të javës, merrni masat për një udhëtim dhe evitoni keqkuptimet në punë ose lajmet nga larg.

    Luani – Është momenti të fokusoheni në sferën financiare që ka të bëjë me të tjerët ku mund të bëni fillime të reja. Do të gjeni mbështetje financiare për realizimin e synimeve dhe qëllimeve tuaja, por mbështetuni në forcat tuaja. Mund të keni ndryshime në sferën financiare që ka të bëjë me bashkëshortin tuaj. Kujdes këtë javë se mund të dalin probleme financiare të paparashikuara ose humbje të vogla. Në fund të javës, kujdes në marrëveshjet financiare me dikë nga rrjeti juaj social. Mos ndërmerrni iniciativa financiare.

    Virgjëresha – Një periudhë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet, bashkëpunimet e çdo lloji, personale apo profesionale. Gjëra që kanë të bëjnë me jetën sociale, aktivizimin me qëllim rritjen e të ardhurave tuaja dhe gjetjen e burimeve që do të mbështesin synimet tuaja, tani marrin drejtimin që duhet të kenë.

    Tri ditët e para të javës, jini të kujdesshëm në marrëdhënie e bashkëpunime se mund të keni debate, konflikte e prishje. Mos kërkoni gjëra se mund t’ju mohohen. Me hënën e re te Peshqit përballë jush do të keni shanse për një fillim, bashkëpunim të ri ku do të gjeni mbështetje për realizimin e synimeve tuaja. Në fund të javës, kini kujdes në bashkëpunimet profesionale se ato që do të premtohen është vështirë të realizohen dhe në marrëdhëniet profesionale se do të keni një entuziazëm, sidomos të lindurit në ditët e fundit të shenjës.

    Peshorja – Karriera, jeta sociale dhe bashëkpunimet profesionale, çështjet e familjes apo pronës do të zhbllokohen dhe marrin rrugën e zgjidhjes.

    Presionet që ju ushtronin të tjerët ose një kundërshtim që hasnit, do të gjejë normalitetin. Afërdita në shenjën e Dashit do të kthehet në prapavijë kështu që mund të keni rikthimin e bashkëpunimeve nga e kaluara, por edhe të dashurisë ose ju t’i riktheheni një historie të së shkuarës. Me hënën e re, duhet të fokusoheni në sferën profesionale, përvishni mëngët, bëni një fillim të ri, evitoni gabimet që mund të kushtojnë.

    Akrepi – Periudha është favorizuese dhe më në fund Marsi kthehet në kurs të drejtë dhe ju bën praktikë në përditshmëri, rezultativë dhe ana psikologjike do të jetë më e mirë. Do të gjeni zgjidhje në përditshmëri, planet në të ardhmen dhe nëse keni një problem ligjor, do të marrë zgjidhje.

    Periudha është erotike dhe hëna e re ju afron me të dashurit, do të flirtoni, dashuroni, do të gëzoheni nga fëmijët, do të realizoni një vepër në duart tuaja dhe të gjeni zgjidhje për një investim. Kujdes në marrëdhëniet personale dhe investimet që doni të bëni në fillim të javës. Në fund të javës duhet të keni kujdes në lëvizjet financiare sepse mund të dilni jashtë buxhetit.

    Shigjetari – Periudha ju fton të jeni të preokupuar në familje, jetën personale, në ambientin ku punoni ose veproni. Kujdes në problemet që mund të keni në familje, zgjidhini me qetësi dhe merrni përgjegjësinë që ju takon. Mund të keni një problem në punë që mund t’ju ndikojë në humorin tuaj.

    Kini kujdes në fund të javës në problemet që mund të keni në shtëpi. Mund të humbisni diçka apo të keni disa probleme në ambientin e shtëpisë për ata që janë lindur në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Kujdes në bisedat me bashkëshortin, bashkëpunëtorin, të dashurin sepse mund të humbisni kontrollin. Hëna e re ju sjell zgjidhje në akset kryesore të jetës pavarësisht pengesave.

    Bricjapi – Një periudhë e rëndësishme për kontaktet, përditshmërinë, aktivizimin, promovimin e punës. Në tri ditët e para të javës duhet të jeni të kujdesshëm në debate, keqkuptime e konflikte që mund të keni me njerëzit që ndani përditshmërinë, të afërmit dhe do të dalin në pah gjërat që kanë të bëjnë me pronën, zgjidhjen e problemeve familjare. Në problemet me partnerin e bashkëpunëtorin do të dini ku gjendeni dhe ku do t’i çoni gjërat. Me hënën e re duhet të përmirësoni përditshmërinë, punën sepse do të sjellë rritje të të ardhurave, bëni udhëtime në fundjavë por kini kujdes gjatë tyre.

    Ujori – Është momenti të fokusoheni në sferën financiare. Kujdes nga një humbje dhe evitoni këtë javë investimet pa plan të qartë. Është momenti të bëni një organizim të sferës financiare, ndërkohë që mund të dalë një impenjim ekonomik që ju prish pak terezinë. Problemet që kishin të bënin me përditshmërinë, aktivitetin tuaj, kontakte dhe problemet shëndetësore do të marrin zgjidhje.

    Peshqit – Janë protagonistët e periudhës. Tri ditët e para të javës duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse humori mund të mos jetë i mirë. Dëgjoni me qetësi të tjerët, mos u pengoni dhe në fundjavë, kujdes në problemet në shtëpi, në jetën tuaj sepse gjërat mund t’i vlerësoni pak gabim. Problemet do të shkojnë drejt zgkiedhjes

  • Erion Veliaj ka telefon në burg? Gazetarja zbulon detaje nga qëndrimi i kryebashkiakut në qeli: Është vetëm….

    Erion Veliaj ka telefon në burg? Gazetarja zbulon detaje nga qëndrimi i kryebashkiakut në qeli: Është vetëm….

    Kryebashkiaku Erion Veliaj që pas arrestimit të tij më 10 shkurt të këtij viti ka ardhur në rrjetet sociale me disa postime, ku ka shënjestruar prokurorin e çështjes së tij Ols Dadon si dhe gjyqtarin Erion Bani.

    Përpos akuzave për njerëzit e drejtësisë, Veliaj ka përsëritur disa herë që gjyqi i tij është politik dhe se arrestimin e e ka quajtur si të padrejtë.

    Pas vendimit të GJKKO-së ku la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun Veliaj, ky i fundit ndodhet në burgun e Durrësit. Gazetarja Anila Hoxha së fundmi ka zbuluar të tjera detaje duke bërë me dije se kryebashkiaku Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm në qeli.

    Ndërkohë, vetë ajo ka kërkuar një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Burgut lidhur me postimet që kryebashkiaku Veliaj bën nga qelia.

    “Përpos hetimit financiar, ka edhe një hetim administrativ nga Policia e Shtetit që i është kërkuar nga Gjykata plani i masave për dy tubime nga mbështetësit e Sali Berishës nga njëra anë, dhe po ashtu pse nuk ka pasur plan masash për tubimin nga mbështetësit e Erion Veliajt. Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm në qeli në burgun e Durrësit. Një ditë më parë ai është takuar nga vëllai i tij.

    Ndërkohë kam kërkuar dhe një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Burgut se ku e gjen telefonin për të bërë ato postime në rrjetet sociale, por më është thënë që si çdo i burgosur apo i paraburgosur, ka dhënë një listë numrash të personave që do të telefonohen. Ata i telefonon nga numri i paraburgimit, dhe siç duket ata përcjellin mesazhet e tij”, tha ajo për Top Channel.

  • SPAK kërkesë policisë: Pse nuk u mor asnjë masë sigurie gjatë gjyqit ndaj Veliajt?

    SPAK kërkesë policisë: Pse nuk u mor asnjë masë sigurie gjatë gjyqit ndaj Veliajt?

    3 institucione përfshirë GJKKO dhe SPAK, i kanë bërë shkresë Policisë së Shtetit me kërkesën për informacion rreth arsyeve se pse nuk u mor asnjë masë sigurie nga strukturat e Policisë ditën që u caktua masa e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

    Të hënën para GJKKO u mblodhën mbështetës të Erion Veliajt të cilët bllokuan rrugën dhe kalimin e stafit të institucioneve.

  • Mot i paqëndrueshëm/ Meteorologia jep parashikimin e fortë: Ja kur rikthehen temperaturat tipike të dimrit

    Mot i paqëndrueshëm/ Meteorologia jep parashikimin e fortë: Ja kur rikthehen temperaturat tipike të dimrit

    Dita e sotme ka nisur me reshje shiu dhe gjatë pasdites ato do të përfshijnë të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, informoi mbi kushtet meteorologjike në vend, sipas të cilës reshjet më të shpeshta priten në veriperëndim e juglindje.

    “Reshje në të gjithë territorin në zonat perëndimore e jug, gjatë pasdites në të gjithë territorin. Reshje më të shpeshta pritet në veriperëndim e juglindje. Reshje të pakta në zonat qendrore. Era do të jetë e fortë në hapësirat detare, vranësira në të gjithë territorin. Termometri shënon rritje, maksimumi në zonat malore do të jetë 8 gradë celsius në mesditë, ndërsa në zonat perëndimore 13-14 gradë”, tha Porja.

    Sipas meteorologes moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri të shtunën, ndërsa nga e diela ulen sërish temperaturat.

    “Moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri të shtunën. Të dielën, të hënën dhe në vijim ditë me diell në territor. Nesër rriten temperaturat. Gjatë orëve të para në zonat malore nesër do të jetë minus 1 gradë, ndërsa maksimumi ngjitet në 16 gradë. E diela dhe e hëna sjellin freskim të kushteve të motit. Mëngjesi i të dielës sjell rënie me 3 gradë. E hëna dhe e marta me vranësira të dukshme. Nga e marta e në vijim kemi sërish mot me diell, por me temperatura tipike të dimrit”, theksoi meteorologia.

    Po kështu me reshje do të jetë edhe i gjithë Ballkani, ndërsa në veri do të ketë reshje bore.

    “Reshje edhe në Ballkan, dëborë në veri të Ballkanit nga Budapesti afër Malit të zi. Mal i zi me reshje e rrebeshe. Reshje ne jug të Maqedonisë”, tha Porja

  • Gjesti dëgjon për herë të parë deklaratat e Xhenetës, ja si reagon: Unë tërhiqem… (Video)

    Gjesti dëgjon për herë të parë deklaratat e Xhenetës, ja si reagon: Unë tërhiqem… (Video)

    Për herë të parë Gjesti ka parë dhe ka dëgjuar këtë mbrëmje deklarata që Xheneta ka dhënë në Fan Club për të dhe lidhjen e tyre më parë.

    Ai tha se me Eglin nuk ka luajtur në asnjë moment, por nëse është kuptuar kështu dhe ajo është lënduar, ai është gati të tërhiqet.

    “Varësen ma ka dhënë tezja, më ka rënë diku në makinë kur kam ardhur këtu dhe nuk e kam më. Sa i përket asaj që nuk e kam dash, po për Zotin, aq shumë sa kam heq keq aty brenda dhe aq shumë… kurrë nuk u ndal, më ka bërë me qajë, dashuri ajo s’ka pasur kurrë, unë kam pasur.

    Dhe afrimitetin që kam pas me Eglin e kam thënë që Xhenetën e kam pas në mendje, në fillim më shpesh tani më rrallë. Ç’a kam përjetu aty Zoti i madh e di, katër ditë kam nejt pa u çu nga krevati, ka lujt me ndjenja, e tani i kam tregu ku e ka vendin.

    Nëse del dhe jashtë që unë po luaj me Eglin unë tërhiqe, unë s’po bëj lojë me Eglin, por nëse po transmetohet ashtu, dhe ajo po lëndohet unë tërhiqem.

    E kam sqaru unë dhe me Xhenetën, i kam thënë mos mi bëj këto gjëra, i kam thënë të jemi të sinqertë, mos më lëndo, ajo ka vazhdu… fjalët më të këqija që kanë ekzistu mi ka thënë në atë shtëpi’, tha ai.

  • Horoskopi për muajin shkurt nga astrologu i njohur: Cilat janë shenjat më me fat

    Horoskopi për muajin shkurt nga astrologu i njohur: Cilat janë shenjat më me fat

    Dashi

    Në planin e punës, mund të vijnë disa kënaqësi të mëdha, veçanërisht pas një janari që doli të ishte paksa i ndërlikuar dhe i veçantë. Jeni përballur me disa vështirësi, por tashmë gjërat po bëhen më të qarta. Do të ketë ditë stresuese për të përballuar, por me durim padyshim që do të arrini të kapërceni çdo pengesë. Nëse dëshironi një ndryshim, do të jetë koha të shikoni përreth, në javët e ardhshme mund të hapet një projekt i ri. Çështjet financiare që ju shqetësojnë muajin e fundit tashmë janë duke u zgjidhur. Në dashuri, yjet janë në favorin tuaj dhe takimet janë premtuese. Nëse jeni duke kërkuar për një marrëdhënie të mirë, përfitoni nga kjo periudhë: rezervoni udhëtime dhe takoni njerëz të rinj. Harmonia me të dashurin tuaj do të jetë e fortë dhe dashuritë e sapofilluara mund të jenë të gjata. Do të jetë një muaj në të cilin disa prej jush mund të fillojnë të shkruajnë një kapitull të ri në jetën tuaj.

    Demi

    Në sferën e punës yjet janë të favorshëm. Sidomos pas 18 shkurtit, kur Saturni do të përfitojë nga ndikimi pozitiv i Diellit, Jupiteri kujdeset për financat: nuk do të ketë fitime të mëdha, por gjithsesi do të ecni mirë. Ndryshimi është në ajër dhe ju doni të ktheheni në lojë. Shkurti ju ofron qiej premtues që ia vlen t’i shfrytëzoni sa më shumë, sepse viti 2025 është viti ideal për të afirmuar veten dhe për të hapur dyer të reja. Edhe në dashuri gjërat po shkojnë mirë, falë Venusit i cili do të mbetet aktiv dhe pozitiv për pjesën më të madhe të vitit. Historitë e dashurisë që fillojnë gjatë kësaj periudhe përfaqësojnë një lloj shpengimi për ata që kanë vuajtur në të kaluarën. Pasioni dhe sensualiteti juaj do të jenë më të fortë: për ata që duan, takimet pasionante priten të jenë të këndshme, sidomos rreth ditës së Shën Valentinit, kur mund të takoni njerëz interesantë. Sidoqoftë, mbani mend se nuk duhet të mendoni vetëm për punën.

    Binjakët

    Shkurti duket si një muaj rikuperimi dhe përgjigjesh të pritura. Mundësitë po grumbullohen dhe shumë prej jush kanë filluar të mendojnë për një ndryshim të mundshëm të kompanisë ku punoni. Nëse keni nevojë të pyesni diçka, do të jetë koha e duhur, mos prisni. Nëse ka ndonjë çështje që ka nevojë për sqarim, bëjeni menjëherë, pasi njëfarë agjitacioni mund të kthehet nga data 18 në 28. Në çdo rast, do të jetë koha për lajme. Në planin e dashurisë, marrëdhëniet që u përballën me një krizë të vogël në janar mund të rikuperohen tani dhe favorizohen takime të reja. Qielli duket intrigues, nëse nuk jeni të bindur nga partneri aktual, mund të jetë më mirë të ndryshoni lidhje. Do të ketë mundësi të mira për beqarët: Afërdita do të nisë një tranzit të favorshëm, duke e bërë këtë fazë ideale për ata që duan të martohen ose të jetojnë bashkë.

    Gaforrja

    Idetë tuaja janë të shkëlqyera dhe shkurti po duket vërtet i mrekullueshëm. Jeni të vendosur për të realizuar projektet dhe planet tuaja të punës. Studentët do të jenë në gjendje të vihen re, ndërsa punëtorët do të demonstrojnë aftësinë e tyre për t’u përshtatur me gjërat e reja. Tensionet janë zbutur ndjeshëm dhe madje fitime shtesë mund të vijnë në gjysmën e dytë të muajit. Qielli do jetë i favorshëm, ndaj do jetë momenti ideal për të bërë kërkesa dhe propozime. Shkurti do të jetë një kohë zgjedhjesh të rëndësishme dhe mundësish që nuk duhen humbur. Në frontin e dashurisë, marrëdhëniet e konsoliduara tregojnë qëndrueshmëri të madhe, por kini kujdes: Afërdita mund të pengojë takime të reja. Shumë mund të kenë vështirësi për të gjetur kohë për të kaluar së bashku, por fundjavat do të jenë mjaft të gjalla. Do të ketë çështje të brendshme dhe probleme financiare për t’u përballur, ndërsa historitë e reja të dashurisë mund të jenë paksa të paqëndrueshme. Këshilla është të ruani qetësinë, pasi në datat 27 dhe 28 kombinimi i Hënës, Mërkurit, Marsit dhe Diellit do të jetë veçanërisht i favorshëm. Dhe kushdo që dëshiron një fëmijë mund të fillojë të bëjë përpjekje në këtë drejtim.

    Luani

    Shkurti premton të jetë muaji ideal për t’i dhënë formë projekteve tuaja të punës. Jupiteri vazhdon tranzitin e tij të rëndësishëm, duke u ofruar atyre që përballen me një sfidë mundësinë e përsosur për të shkëlqyer. Takimet që do të zhvillohen këtë muaj, sidomos pas festës së të dashuruarve, do të jenë domethënëse. Nëse do të investoni në diçka, bëjeni me kujdes që të mos humbisni as kohë as para. Në planin ekonomik, është më mirë të mendoni përpara se të veproni, pasi në dy javët e para Mërkuri do të jetë i kundërt. Rreth datës 21 të muajit do të vijnë zgjidhje të veçanta.

    Në fushën e dashurisë, favorizohen takime të veçanta: Afërdita do të nisë një tranzit domethënës dhe premtues që në datën 4 shkurt. Ata që kanë hyrë në një lidhje në të kaluarën mund të ndihen paksa të pavendosur se çfarë të bëjnë, por herët a vonë do të duhet të merret një vendim. Ka aventura përpara dhe emocione të forta për ata që besojnë në dashurinë me shikim të parë. Është e qartë se në shkurt nuk mund dhe nuk duhet të izoloheni.

    Virgjëresha

    Gjatë muajve të fundit, shumë gjëra në jetën tuaj kanë ndryshuar. Megjithatë, shkurti kërkon durim: në ambientin e punës nuk mund të shpresoni të zgjidhni menjëherë gjithçka. Do të jetë e rëndësishme të përdorni racionalitetin. Projektet e reja nuk duhet të braktisen, por do të jetë e mençur të prisni kohë më të favorshme. Kjo është një periudhë eksperimentale, por qiejt janë të favorshëm për të pranuar propozime afatgjata. Kushtojini vëmendje ditëve 21, 22 dhe 28; Mund të ketë tensione në lidhje me çështje që duhet të zgjidhen. Në nivelin e dashurisë, shkurti nuk i frenon ndjenjat. Qielli do jetë i favorshëm për ata që duan një fëmijë dhe me mbështetjen e të dashurit tuaj do të jeni gati për të marrë vendime të rëndësishme. Me pak fjalë, ndjenjat kthehen në qendër të skenës dhe Afërdita hap dyert për njohjet e reja për beqarët.

    Peshorja

    Është koha për të përshpejtuar ritmin dhe për të pasur parasysh që mundësitë më të mira parashikohen deri në qershor. Nëse ju duhet të përballeni me një provim, nuk është më momenti për ta shtyrë. Qielli i shkurtit sjell shumë mundësi, veçanërisht në aspektin profesional, dhe ata që kanë një anë krijuese mund të përfitojnë nga një periudhë shumë e favorshme. Ditët rreth datës 25 duken veçanërisht interesante: do të jetë e nevojshme të përvishni mëngët, të hidhni hapa përpara dhe të pranoni ndihmën e njohjeve të reja.

    Marrëveshjet që do të bëhen gjatë kësaj periudhe do të jenë të favorshme. Në dashuri, mund të jeni aq të zhytur në punë sa të lini pas dore lidhjet emocionale. Beqarët mund të zgjedhin lidhje të rastësishme, pasi nuk duan të vuajnë apo të përkushtohen shumë. Këshillohet që të shmangni konfliktet me të lindurit në shenjat e Bricjapit dhe Dashit. Shkurti duket si një muaj i veçantë dhe gjetja e një ekuilibri të mirë në marrëdhënien tuaj do të jetë thelbësore. Nëse ka pasur probleme, është mirë të mos i lini të rishfaqen.

    Akrepi

    Në shkurt, disa dyshime në lidhje me financat mund të vazhdojnë, veçanërisht nëse keni investuar para që nuk i keni rikuperuar ende. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar, megjithatë, gjithçka që lind në këtë periudhë sigurisht që do të ketë një potencial të madh. Për studentët dhe ata që aspirojnë të realizojnë projekte ambicioze, yjet janë të favorshëm. Është thelbësore të përvishni mëngët dhe të mbani një qëndrim pozitiv në punë. Nga data 18 shkurt, muaji rezulton të jetë veçanërisht i favorshëm, duke sjellë me vete një mundësi për të mos u humbur, që mban erë rilindjeje. Mos e humbisni ditën stimuluese të datës 19 Në sferën e dashurisë, ata që janë të pasigurt janë të thirrur të shprehin ndjenjat e tyre pa vonesë. Çiftet e vendosura që janë përballur dhe kapërcyer sfidat tani gjejnë forcën e tyre, ndërsa ata që kanë pasur një të kaluar të vështirë më në fund mund të largohen. Është koha për t’u përfshirë: periudha nga 18 deri në 28 shkurt paraqitet si momenti ideal për projekte të rëndësishme, si për shembull të kesh një fëmijë, të martohesh apo të fillosh të bashkëjetosh. Me pak fjalë, është koha e përkryer për të filluar planifikimin për të ardhmen.

    Shigjetari

    Jeni duke pritur për një promovim, por ambicia juaj ju shtyn të dëshironi gjithmonë më shumë. Disa prej jush po mendojnë të bëjnë ndryshime apo investime të rëndësishme, por duhet të shmangni marrjen e ndonjë vendimi të nxituar deri në qershor. Muaji shkurt nuk do jetë një ngërç në ambientin e punës, përkundrazi do të jetë e rëndësishme të reflektoni për atë që ka vërtet rëndësi në jetën tuaj. Nga data 14 deri në 28 shmangni zgjedhjet impulsive dhe përpiquni të mbani nën kontroll të gjitha nismat e vazhdueshme. Në frontin e dashurisë, ka hapësirë ??të mjaftueshme për përmirësim: ata që janë përballur me një krizë do të jenë në gjendje të kompensojnë kohën e humbur. Nëse jeni duke kërkuar për shpirtin tuaj binjak, shkurti është muaji i duhur, pasi një miqësi mund të kthehet në diçka domethënëse. Kini kujdes, megjithatë, me ish-et që mund të kthehen tek ju për të bërë një pretendim. Ata që kanë dy lidhje në pritje nuk duhet të nxitojnë në marrjen e vendimeve përfundimtare. Gjithashtu, është mirë që të shmangni debatet e forta të premten më datë 7, të premten më 14 dhe rreth datës 21.

    Bricjapi

    Shkurti do të sjellë pak tension në punë, pasi dikush që e konsideronit mik mund të tregojë fytyrën e tij të vërtetë, ndërkohë që do të përballeni me ndryshime të papritura në ambientin profesional. Bashkëpunimet do të jenë të paqëndrueshme dhe do të ndjeni nevojën për t’i dhënë një kthesë jetës suaj. Ditët e shtunë 15 dhe e diel 16 mund të jenë veçanërisht të komplikuara për marrëdhëniet me partnerët e biznesit, ndaj në këto raste është më mirë të qëndroni të qetë dhe të shmangni konfliktet. Të rinjtë do të kërkojnë më shumë stabilitet.

    Në dashuri, ekzistojnë disa rreziqe që duhen marrë parasysh: ata që janë në një lidhje të konsoliduar nuk kanë arsye për t’u shqetësuar, por fundjavat mund të jenë të trazuar. Personat e martuar ose me fëmijë të vegjël mund të ndiejnë peshën e përgjegjësive. Në momente të caktuara, mund të ndiheni të lodhur dhe të tunduar për të hequr dorë nga gjithçka, por pas datës 18 situata do të qetësohet dhe ditët e fundit të muajit do të sjellin më shumë stabilitet. Nuk është momenti i duhur për të ndryshuar partner apo për të hapur debate: fillimisht, duhet të sqaroni me veten çfarë dëshironi vërtet.

    Ujori

    Shkurti do të jetë një muaj plot mundësi profesionale, falë ndikimit të favorshëm të Diellit dhe Mërkurit në shenjën tuaj, si dhe të Jupiterit, i cili do të vazhdojë të mbështesë përparimin tuaj deri në qershor. Të rinjtë do të guxojnë të përfshihen në sfida të reja, ndërsa ata me më shumë përvojë do të kenë mundësinë të eksperimentojnë në fusha të reja pune ose të ndërmarrin një ndryshim të madh në jetë.

    Ky është momenti i duhur për të hartuar projekte të reja, pasi energjia planetare është shumë e favorshme, veçanërisht të shtunën 15 dhe të dielën 16. Iniciativat që do të nisni tani do të sjellin rezultate të mira dhe më në fund do të ndiheni të vlerësuar për aftësitë tuaja. Kujdesuni edhe për financat tuaja.

    Në dashuri, Venusi sjell takime të veçanta gjatë gjithë fundjavave të shkurtit, duke i bërë ato mjaft interesante për romancat e reja. Ata që duan një ndryshim në jetën e tyre sentimentale duhet të jenë aktivë dhe të hapur ndaj mundësive të reja. Shumë persona po mendojnë të bashkëjetojnë ose të shpërngulen diku tjetër, dhe duket se intuita e tyre është e saktë. Po ndërtoni diçka të fortë dhe domethënëse për të ardhmen.

    Peshqit

    Në shkurt, do të përballeni me një angazhim të rëndësishëm, por do të jeni në gjendje ta përballoni me sukses. Është e rëndësishme të mbani financat në kontroll dhe të shmangni rreziqet e panevojshme, duke qenë të kujdesshëm ndaj rregullave dhe ligjeve. Nëse vendosni të ekspozoheni, bëjeni me vetëdije.

    Dy javët e para mund të jenë pak sfiduese në aspektin profesional, por duke filluar nga e premtja, 14 shkurti, Mërkuri do të sjellë mundësi të reja financiare, dhe pas datës 18 do të vijnë disa zgjidhje premtuese. Nuk ka arsye për ankth, pasi datat 18, 19 dhe 24 do të sjellin mundësi të favorshme, ndërsa e premtja 28 do të jetë veçanërisht pozitive.

    Në dashuri, yjet nuk janë as kundër jush, por as shumë pasionantë këtë muaj. Për disa, marrëdhëniet romantike do të kalojnë në plan të dytë për shkak të angazhimeve profesionale. Megjithatë, beqarët do të kenë mundësi për takime dhe aventura të reja.

    Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj në Ditën e Shën Valentinit, duke sjellë mundësi të reja për ata që duan të rindërtojnë një lidhje. Një ditë veçanërisht e përshtatshme për të sqaruar çështje të pazgjidhura do të jetë e diela, 23 shkurti.

  • Zbulohet partneri që Danja e ‘Big Brother VIP’ ka jashtë shtëpisë (Foto)

    Zbulohet partneri që Danja e ‘Big Brother VIP’ ka jashtë shtëpisë (Foto)

    Një foto e publikuar nga vetë Redin Xheli në story ne Instagram ka ngritur dyshime mbi identitetin e partnerit të Danja Kokës, e cila aktualisht ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

    Në imazhin që po qarkullon, Danja dhe Redini shfaqen së bashku në Dubai, duke shijuar pushimet, çka ka shtuar aludimet se ai mund të jetë personi që ajo ka përmendur si partnerin që e pret jashtë.

    Danja vetë ka pohuar brenda shtëpisë së “BBVIP” se ka dikë që e pret jashte, por a bëhet fjalë për Redinin apo për një tjetër person?

    Kjo mbetet ende e paqartë, ndërsa fotoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Tifozët e reality show-t po presin me kureshtje nëse ajo do të japë një shpjegim për këtë pas daljes nga formati.

    Jetët personale të konkurrentëve në reality show-t zakonisht kthehen në temë diskutimi mes ndjekësve. Duka pasur parasysh që Danja ka qenë në qendër të vëmendjes për disa javë tashmë, ky zhvillim i fundit vetëm sa e thellon intrigën rreth saj.

    Pjesëmarrësit e tjerë në BBVIP gjithashtu kanë treguar interesim dhe kuriozitet për identitetin e këtij misteri të ri dashurie, duke shtuar edhe më shumë tensionin në shtëpi.

  • I hapi rrugën Eglit/ Xheneta Fetahu heq dorë një herë e mirë nga Gjesti, bën veprimin e papritur (Foto)

    I hapi rrugën Eglit/ Xheneta Fetahu heq dorë një herë e mirë nga Gjesti, bën veprimin e papritur (Foto)

    Ka pak ditë që ka mbaruar edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova.

    E pas përfundimit, Xheneta Fetahu e kuptoi se Gjesti ndodhet në Big Brother Albania pasi po e kërkonte vazhdimisht sa ishte brenda.

    Ajo tani duket se i ka kuptuar të gjitha gjërat dhe për raportin e ri që ka nisur me Egli Takon.

    Derisa po e ndiqte deri para pak ditësh, ish-konkurrentja duket se e ka larguar nga lista në Instagram.

    E njëjta siç shihet ka vendosur që t’i lë të gjitha pas dhe të vazhdojë me jetën dhe angazhimet profesionale.

    U tha po ashtu se do të hyjë në Big Brother VIP Albania, por që edhe kjo nuk ndodhi.

    Pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë diçka të tillë, ndonëse Gjesti po vazhdon lojën e të jetë i preferuari i publikut.