Category: Uncategorized

  • U ekzekutua me armë zjarri me silenciator, kush është 28-vjeçari! Pas atentatit, u gjet e djegur në Farkë një makinë me targa të huaja

    U ekzekutua me armë zjarri me silenciator, kush është 28-vjeçari! Pas atentatit, u gjet e djegur në Farkë një makinë me targa të huaja

    Klajdi Prendi ka mbetur viktimë e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në kryeqytet.

    Ngjarja ndodhi pak pas mesnate në zonën e Xhamllikut, ndërsa i riu u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

    Por, Klajdi Prendi nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën. Rreth 1 orë pas ngjarjes është gjetur një automjet i djegur në zonën e Farkës dhe dyshohet se i përket autorëve të atentatit ndaj 28-vjeçarit.

    Sipas burimeve, Klajdi Prendi është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class.

    Sapo viktima është futur në makinë është qëlluar me 5 plumba me armë zjarri me silenciator.

  • Atentati ndaj 28-vjeçarit/ I riu u qëllua me 5 plumba sapo hyri në makinën e tij, autorët e kishin mbajtur nën vëzhgim

    Atentati ndaj 28-vjeçarit/ I riu u qëllua me 5 plumba sapo hyri në makinën e tij, autorët e kishin mbajtur nën vëzhgim

    Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku u vra me armë zjarri me silenciator 28-vjeçari Klajdi Prendi.

    Sipas gazetarit Igli Çelmeta, i riu është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class. Sapo viktima është futur në mjet e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba.

    Krimi i rëndë ndodhi pak pas mesnatës (19 nëntor) në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku autorët ende të paidentifikuar qëlluan ndaj të riut me armë zjarri.

    Fillimisht u raportua se ai mbeti i plagosur dhe u transportua në Spitalin e Traumës, por më pas ka ndërruar jetë.

    Ndërkohë rreth një orë pas ngjarjes së rëndë, policia ka gjetur një makinë të djegur me targa të huaja, që dyshohet se i përket autorëve të krimit.

  • Tronditet Tirana, vr*itet 28 vjeçari

    Tronditet Tirana, vr*itet 28 vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Tiranë, ku një 28 vjeçar është vrarë me armë zjarri.

    Krimi raportohet se ka ndodhur në zonën e Porcelanit, ndërsa në Farkë është gjetur një makinë e djegur.

  • ‘Djali u zgjua dhe kërkoi mamin’! Rrëfehet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit

    ‘Djali u zgjua dhe kërkoi mamin’! Rrëfehet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit

    Ngjarja tragjike e ndodhur ditën e sotme në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku një 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e një sherri me thikë ka tronditur mbarë opinionin publik. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë Agentina Hidershaj, zonja e cila i ka dhënë ndihmën e parë 14-vjeçarit teksa e ka transportuar menjëherë me makinë drejt spitalit.

    Ajo ka treguar se deri në çastin kur ambulanca ka marrë të miturin, ai ka qenë në jetë. Mes dhimbjes, zonja rrëfen se i mituri ka reaguar vetëm njëherë dhe ka kërkuar nënën.

    “Më pas hyri një burrë mbrapa që i mbante plagëve djalën. Djali u zgjua dhe kërkonte mamin. I thoja “të lutem reago”. Mbaja dorën pas djalit. Burri i thoshte “nuk ke asgjë”. Në makinë nuk doli asnjë pikë gjaku. E vetmja gjë që mbeti në makinën time ishin këpucët me pika gjaku. E hodhëm në ambulancë me shenja jete dhe thamë shyqyr që e shpëtuam. Djali hipi në ambulancë i gjallë dhe koshient”, tregon ajo.

    Gjatë rrëfimit, zonja tregon për momentin e trishtë kur ka mësuar se djali ka ndërruar jetë.

    “Ai ishte i zverdhur, mendova se kishte diçka serioze dhe mendova se gjakderdhja do të ishte e brendshme. E ndoqëm deri tek Ushtaraku, morëm vesh që fëmija kishte ndërruar jetë brenda në spital”, rrëfehet mes lotëve Hidershaj.

  • Vrasja e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Po punohet për arrestimin e…

    Vrasja e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Po punohet për arrestimin e…

    Gazetari Elkier Bushkolaj tha në një studio televizive se janë disa vrasje adoleshentësh në Tiranë për të ardhur deri tek vrasja e sotme tek “Fan Noli”.

    Ai shtoi se autorët adoleshentë janë larguar në drejtim të Pazarit të Ri dhe po punohet për arrestimin e dy autorëve të tjerë, bashkë me familjarët e tyre.

    Bushkolaj: Janë disa vrasje adoleshentësh në Tiranë. Sot ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, të gjithë adoleshentë, u përfshinë në një konflikt të mbartur për një vajzë, duke agravuar në përdorimin e thikës. Kanë mbetur të plagosur 2 fëmijë, njeri ndërroi jetë dhe tjetri është në spital.

    Dyshohet se me autorin ishin në të njëjtin ekip sportiv. Autorët janë larguar në drejtim të Pazarit të Ri dhe po punohet për arrestimin e dy autorëve të tjerë.

    Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë tentuar për ta çuar në spital të riun. Ai ka qenë i gjallë deri në spital, më pas ka ndërruar jetë atje.

  • “Si e futi thikën në shkollë?” Karamuço trondit me historinë e tij: Në të njëjtin vend, masakruan…

    “Si e futi thikën në shkollë?” Karamuço trondit me historinë e tij: Në të njëjtin vend, masakruan…

    Vrasja me thikë e 14-vjeçarit dhe plagosja e shokut të tij ka tronditur vendit këtë të hënë.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë, ku tre të miturit janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa 14-vjeçari ka humbur jetën në spital pas plagëve të shumta me thikë, ndërsa i mituri tjetër ndodhet në spital.

    Në një studio televiziv, eksperti i kriminalistikës tha se është shqetësuese sesi arrijnë fëmijët të fusin në shkollë armë të ftohta.

    Ai ndau edhe një histori personale, teksa u shpreh se kur shkoi në vendngjarje iu kujtua ndodhia e 35 viteve më parë, ku në të nijetin ambient e për të njëjtën fabul i kishin vrarë shokun e tij.

    “Para 35 pesë vitesh në të njëjtin vend kanë vrarë shokun tim me leva… bëhet fjalë për të njëjtën fabul, në 35 vite ka ndryshuar perimetri i sigurisë, mësuesit psikologët… në 35 vite nuk kemi bërë asgjë për të parandaluar konkretisht për të parandaluar këto ngjarje.

    Një thikë e madhe, si është futur? Ajo mbahet në çantë. Kemi elektroshok, doreza hekuri… të futet në çantat e shkollës dhe në ambientet e shkollës. Nëse mund të na futen me kashallnikov.

    Ia kam çuar pardje drejtorisë kriminale një faqe online që shiste këto gjëra”, tha ai.

  • “Shkuan ta vrasin, ta heqin qafe djalin”, Curri ‘shpërthen’ ashpër: Pse nuk po mban përgjegjësi askush?

    “Shkuan ta vrasin, ta heqin qafe djalin”, Curri ‘shpërthen’ ashpër: Pse nuk po mban përgjegjësi askush?

    Sherri i rëndë mes të miturve tronditi sot kryeqytetin, pasi një 14-vjeçar humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.

    Analisti Arian Curri, duke kthyer vëmendjen edhe nga prindërit dhe insitucionet përgjegjësie, e quajti këtë ngjarje një ‘vrasje me paramendim’.

    “Jemi të paarsimuar për trurin e një adoleshenti. Nuk ka ndryshuar fakti që prindërit dhe institucionet nuk kuptojnë pse një adoleshent dhunon dhe dhunohet. Një prindi, psikologu apo polici, t’i them si funksion truri i një adoleshenti ai do hapi sytë. Adoleshentët janë gjenialë në mësim dhe nga ana tjetër, ngaqë janë duke dalë nga fëmijëria lobi frontal nuk bën dot lidhjen.

    Kjo është vrasje me paramendim, për ta hequr qafe. Adoleshentët sot i shesin narkotikë njëri tjetrit, janë kuriozë për të provuar çdo lloj varësie. Sa nga prindërit i dinë këto? I japin një ipad dhe i braktisin për t’i mos i shqetësuar”, u shpreh analisti.

    Curri tregoi edhe një skandal ku vetë ai ka qenë i përfshirë dhe ka parë se si disa prindër nuk gjejnë mënyrat e duhura për të edukuar fëmijët.

    “Isha në një ndeshje futbolli dhe pashë prindërit që po ziheshin me njëri tjetrin se fëmija e kujt ishte fajtor. Më shumë kemi adoleshencë të vonuar te prindërit Pse nuk ka asnjë mbajtje përgjegjësie apo dorëheqje?”, thotë ai.

  • Laboratori i drogës/ Nga përgjimet te blerjet e simuluara, Lala tregon si SPAK zbuloi drogën te lëkurët e kafshëve

    Laboratori i drogës/ Nga përgjimet te blerjet e simuluara, Lala tregon si SPAK zbuloi drogën te lëkurët e kafshëve

    Gazetarja Klodiana Lala në një studio televizive, ka dhënë detaje lidhur me operacionin e SPAK që çoi në zbulimin e laboratorit të kokainës në Qerekë, tha se grupi kriminal ka marrë liçencën e një kompanie të themeluar në 2020 që kishte si aktivitet importimin e lëkurëve të kafshëve.

    Lala, referuar të dhënave hetimore, tha se grupi kriminal ka sjellë 24 ton lëkurë të regjura lope, që janë transportuar në një magazinë në zonën e Mulletit.

    Ajo tha se këto lëkurë të regjura vinin nga Republika Domenikane, ndërsa në territorin shqiptar kanë hyrë nga Porti i Durrësit.

    Lala tha se për dy ngarkesat e lëkurëve të lopëve janë paguar 44 mijë dollarë, ndërsa në dy ngarkesat janë ardhur 48 tonë lëkurë lopësh.

    Gazetarja u shpreh se shtetasit e huaj, dy venezuelianët dhe kolumbiani do të kishin rolin e kimistëve, pra do të ndanin drogën nga lëkurët.

    “Prokuroria ka përdorur të gjitha metodat e hetimit, përfshi edhe përgjimet. SPAK ka bërë 3 blerje të simuluara, janë bërë akt-ekspertime për të parë mbi gjurmët, apo nëse ka pasur gjurmë droge te këto lëkurë.

    Në momentin që SPAK është bindur se në lëkurë kishte kokainë, ka ndërhyrë dhe arrestoi një venezuelian në Rinas, teksa po largohej nga Shqipëria. Venezueliani tjetër u kap në një banesë luksoze te Kodra e Diellit2, ndërsa kolumbiani u arrestua në Vishnje, teksa po darkonte në një restorant.

    SPAK ka folur vetëm për 6 kg kokainë që është kapur. Qereka është një fshat pranë Rinasit dhe Portit të Durrësit, pra një pikë strategjike. Ka edhe një detaj që duke qenë pranë aeroportit ndërkombëtar, kjo zonë nuk mund të monitorohet me dron për shkak të fluturimeve me avion”, tha Lala.

  • “Dyshohet se janë zënë për shkak të një vajze”, detaje nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën nxënësi i shkollës “Fan Noli”!

    “Dyshohet se janë zënë për shkak të një vajze”, detaje nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën nxënësi i shkollës “Fan Noli”!

    Gazetari Eraldo Harlicaj ka dhënë të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku mbeti i vrarë një 15-vjeçar.

    Në studion e “Top Story”, gazetari tha se ngjarja ishte e parapërgatitur dhe mund të ishte paralajmëruar.

    Ai u shpreh se një nga hipotezat për shkakun e konfliktit mes tyre dyshohet se është për shkak të një vajze.

    “Ishte e parapërgatitur. Të gjithë personazhet e kanë ditur, e gjithë kjo propaganda e bukur për pjesën e sigurisë dhe psikologëve qëndron vetëm në letra. Sherri ka ndodhur afër shkollës dhe lehtësisht mund të ishte parandaluar.

    Pse viktima është transportuar me viktimë rasti? Ka shkuar në gjendje të rëndë, por nuk ia ka dalë mbanë.

    Pas komunikimeve me grupin hetimor, ngjarja është e zbardhur. Një nga hipotezë është për histori me një bashkëmoshatare. Ka qenë një vajzë që fliste me të dy personazhet që ka sjellë grindje mes dy adoleshentëve.

    Kemi të bëjmë me adoleshentë të dhunshëm, kemi disa raste të tilla të përsëritura. Paisja lehtësisht me armë të ftohta është tjetër shqetësim”, u shpreh gazetari.

  • Vrasja pranë shkollës Fan Noli/ Flet babai i adoleshentit të plagosur: Nuk i kam thënë për vdekjen e shokut, ishin miq prej 7 vitesh

    Vrasja pranë shkollës Fan Noli/ Flet babai i adoleshentit të plagosur: Nuk i kam thënë për vdekjen e shokut, ishin miq prej 7 vitesh

    Flet babai i të miturit që mbeti i plagosur sot si pasojë e sherrit të përgjakshëm pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë.

    Në një prononcim për emisionin ‘Open’, babai i të plagosurit tha se i biri e ka kaluar rrezikun dhe se tashmë është në gjendje të qëndrueshme.

    Ai tha se ka folur me të birin, por nuk i ka treguar ende se shoku i tij ka ndërruar jetë. Ata janë miq prej 7 vitesh tha babai i të plagosurit.

    Më tej ai tregoi se djali i tij ishte goditur 4 herë me thikë.

    Ndërkohë që zbuloi se ditën e premte viktima isht goditur brenda oborrit të shkollës.

    Ai tha se djali i tij shkoi sot te shkolla ‘Fan Noli’ sot të takonte një shok sepse ai kishte një problem me një shok të klasës që e ka goditur.

    Në momentin që arriti te shkolla dy personat që ishin atje i kanë goditur me thika djalin e tij dhe viktimën.

    “Për momentin është në gjendje shumë të mirë e ka kaluar pjesën e parë të traumës. Tani është në gjendje normale doli nga salla. Ka kryer një ndërhyrje. I kanë vënë një tub të nxjerrë gjakun nga mushkëria. Ka 4 goditje. Më tha se shkoi te Fan Noli për një shokun e tij .

    Nuk e di për çfarë janë konfliktuar.. e dimë që viktima ditën e premte është goditur në oborr të shkollës.. Ish-shoku i viktimës e ka goditur ditën e premte në oborrin e shkollës, kaq di deri tani. Ditën e sotme u goditën me thika. Djali më tha se ishin dy veta me thika dhe pjesa tjetër që ishin më shumë vetë janë larguar pasi panë thikat. Ata janë kapur në befasi dhe janë goditur më pas.

    Djali im më tha se shkoi te shkolla Fan Noli të takonte një shok sepse ai kishte një problem me një shok të klasës që e ka goditur. Në momentin që arriti te shkolla dy personat që ishin atje i kanë goditur me thika djalin tim dhe viktimën. Nuk e di pse janë konfliktuar.
    Nuk i kemi treguar për gjendjen e shokut të tij, kishte 7 vite që rrinte me të dhe nuk duam ta stresojmë duke i treguar. Djali tjetër është te drejtoria e policisë duke dëshmuar. Kemi folur me familjarët e fëmijëve të tjerë”, tha ai për emisionin “Open”.