Category: Uncategorized

  • Panik për familjen mbretërore! Hajdutët hyjnë në Kështjellën Windsor ndërsa William, Kate dhe fëmijët e tyre ishin duke fjetur

    Panik për familjen mbretërore! Hajdutët hyjnë në Kështjellën Windsor ndërsa William, Kate dhe fëmijët e tyre ishin duke fjetur

    Dy persona kanë arritur të kalojnë portën e sigurisë në territorin e Kështjellës Windsor në Britaninë e Madhe për të vjedhur, ndërsa Princi dhe Princesha e Uellsit, Kate dhe Willaim, bashkë me fëmijët e tyre po flinin në shtëpinë e tyre.

    Sipas “Independent”, dy burra u ngjitën në një gardh natën dhe përdorën një kamion të vjedhur për të thyer portën e oborrit mbretëror dhe për të vjedhur automjetet e fermës.

    Burrat dyshohet se u arratisën me një kamion ferme dhe një biçikletë me katër rrota që ishin ruajtur në një hambar. Vjedhja mësohet se ka ndodhur më 13 tetor, por lajmi është bërë sot publik.

    Porta e shkatërruar është disa minuta larg nga vila dhe familja mbretërore shihet rregullisht duke e përdorur atë, pasi është dalja më e afërt në shtëpinë e tyre.

    Mbreti nuk ishte në rezidencën e tij, por William dhe Kate besohet të jenë në Adelaide Cottage me George, Charlotte, dhe Louis.

    Në një deklaratë për gazetën, policia tha: “Rreth orës 23:45. të dielën, më 13 tetor, morëm një raport për një vjedhje në një pronë në tokën Crown Estate pranë A308 në Windsor. Sulmuesit hynë në një ndërtesë rurale dhe u larguan me një kamionçinë të zezë Isuzu dhe një biçikletë me kuadrate të kuqe. Më pas ata u nisën për në zonën e Vjetër Windsor/Datchet. Asnjë arrestim nuk është bërë në këtë fazë dhe hetimet janë në vazhdim”.

  • I FUNDIT/ Sherr me thika mes dy adoleshentësh pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, raportohet për të plagosur

    I FUNDIT/ Sherr me thika mes dy adoleshentësh pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, raportohet për të plagosur

    Një sherr me thika ka ndodhur mes dy adoleshentësh paraditen e sotme pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, në Tiranë.

    Sipas informacioneve të para, mësohet se një prej tyre ka mbetur i plagosur.

    Gazetari Igli Çelmeta raporton se dy djemtë e përfshirë në konflikt janë nxënës të shkollës “Fan Noli”.

    VIJON..

  • Livia e “demaskoi”, flet për herë të parë Mevlani: Ajo…

    Livia e “demaskoi”, flet për herë të parë Mevlani: Ajo…

    Ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’, Mevlan Shaba ka dhënë intervistën e tij të parë pas largimit nga reality show. Ai deklaroi se ishte momenti i duhur për t’u larguar nga ky format dhe ka pasur një reflektim mbi ndikimin e videove që qarkulluan gjatë pjesëmarrjes së tij, përfshirë atë të ish-partneres së tij, Livias.

    Në lidhje me këtë video, ai ka theksuar se mendon se ishte një veprim “i tepruar” dhe se qëllimi kryesor i saj ishte të tërhiqte vëmendje. Megjithatë, ai ka sqaruar se pas kësaj ndodhi nuk ka pasur ndikim negativ në jetën e tij, duke e diskutuar këtë çështje edhe me partneren e tij aktuale, që sipas tij, e mbështet plotësisht.

    “Ka qenë një gjë e tepruar, një ego për famë, ia arriti qëllimit”– tha Mevlani.

    Në një pyetje për mesazhin që mund t’i drejtonte Livias, Mevlan është shprehur:

    “Nuk kam asgjë për t’i thënë. Kam jetën time, kam familjen time”.

    Ai ka pohuar se tashmë është i fokusuar te e ardhmja dhe po presin me padurim të bëhet baba, duke theksuar se kjo periudhë është e rëndësishme për të dhe se është prioritari ai dhe familja e tij.

  • Acari ‘mbërthen’ vendin, IGJEO: Ky dimër do të jetë më i ftohti i 5 viteve të fundit, do ketë reshje masive të borës

    Acari ‘mbërthen’ vendin, IGJEO: Ky dimër do të jetë më i ftohti i 5 viteve të fundit, do ketë reshje masive të borës

    Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, tha përmes një interviste televizive, se presim që këtë javë të jemi nën ndikimin e reshjeve të shiut, ku më i lartë intensiteti do të jetë të mërkurën dhe të premten megjithëse nuk parashikohen përmbytje veç disa problematikave të vogla në zonat urbane.

    “Presim që për këtë javë të jemi nën ndikimin e reshjeve të shiut. Presim që sot në veri të ketë reshje të dobëta. Duke nisur nga nesër presim që në qarqet e veriut (Shkodër dhe Lezhë) të kemi reshje mesatare dhe lokalisht shkojnë deri në intensive. Intensiteti shtohet të mërkurën. Temperaturat në bregdet shkojnë nga 9 gradë minimale, ndërsa maksimalet do të regjistrojnë vlerat 19 gradë Celsius. Në zonat e ulëta temperaturat do të luhaten nga 7-18 gradë, ndërsa në zonat malore presim që temperaturat të vijojnë nga 2-11 gradë Celsius.

    Nuk jemi të rrezikuar, nuk parashikojmë të kemi reshje. Të mërkurën priten reshje me intensitet dhe të premten. Mund të shfaqen problematika në qendrat urbane, por sa i përket ditës së sotme dhe të nesërme do të jetë situatë e qetë.

    Të mërkurën mund të ketë problematika në qendrat urbane të mërkurën dhe të premten. Nuk parashikojmë stuhi dhe përmbytje këtë javë.”

    Gjoni tha se ky dimër do të jetë me temperatura më të ulëta sesa ato që janë regjistruar gjatë 5-vjeçarit të fundit.

    “Presim që ky dimër të jetë me temperatura më të ulëta, sesa ato që janë regjistruar gjatë këtij 5-vjeçari dhe do të kemi prani të reshjeve të dëborës, kur kemi pasur në mungesë pjesën e reshjeve të dëborës.”

  • Gjendet i vdekur 63-vjeçari italian në një hotel në Elbasan, dyshimet e para

    Gjendet i vdekur 63-vjeçari italian në një hotel në Elbasan, dyshimet e para

    Mëngjesin e sotëm, në fshatin Tregan, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, në hotelin ku ishte akomoduar, shtetasi italian 63 vjeç.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

  • M*sakruan shqiptaren shtatzënë, dalin në gjyq partneri i 41-vjeçares dhe shoku i tij! Vëllai i viktimës “shpërthen” para gjykatës kur sheh autorët

    M*sakruan shqiptaren shtatzënë, dalin në gjyq partneri i 41-vjeçares dhe shoku i tij! Vëllai i viktimës “shpërthen” para gjykatës kur sheh autorët

    Kanë para gjykatës ish-partneri i shqiptares Gjeorgjia Murati dhe shoku i tij të cilën masakuran me thikë 41-vjeçaren shtatzënë brenda banesës në Selanik, natën e Vitit të Ri 2024.

    Trupi i gruas u gjet një javë më vonë në një zonë pyjore pranë Monopigados. Partneri 39-vjeçar i viktimës dhe shoku i tij 34-vjeçar u ulën në bankën e të akuzuarve për vrasje, ndërprerje të shtatzënisë dhe grabitje, si dhe armëmbajtje pa leje dhe përdorim.

    Gjatë dërgimit të dy të pandehurve në sallën e gjyqit, vëllai i Gjeorgjisë ka “shpërthyer” ndaj tyre ndërsa të afërmit dhe policia ndërhynë për ta larguar.

    Ndërkohë, babai i gruas shtatzënë të vrarë dhe të afërmit e tjerë kërkuan drejtësi dhe ndalimin e dhunës ndaj grave.

    Në të njëjtën kohë, një tubim solidariteti mbahet nga gratë të cilat me pankarta dhe parulla shprehin indinjatën e tyre që një grua tjetër humbi në mënyrë kaq barbare.

    Ndërsa ditën e djeshme, më 17 nëntor, Gjeorgjia do të festonte ditëlindjen. Krimi është kryer në ditën e Vitit të Ri në shtëpinë e partnerit të viktimës, e cila në fakt ishte shtatzënë me fëmijën e tyre dhe siç thuhet në aktakuzë, motivi i dy autorëve ishte grabitja e saj. 41-vjeçarja kishte një vajzë tjetër, e cila tani është 13 vjeçe.

    Në raportin e mjekësisë ligjore flitet për plagë me thikë në qafë që i mori jetën 41-vjeçares, ndërsa menjëherë pas krimit dy të pandehurit e vendosën trupin e pajetë të saj në një valixhe dhe e transportuan në një zonë pyjore.

    Për disa ditë, 39-vjeçari kërkonte Gjeorgjinë në studiot televizive, ndërsa dërgonte edhe mesazhe nga celulari i saj në përpjekje për të çorientuar autoritetet

  • “Rama i tmerruar nga krimi dhe korrupsioni”, Tedi Blushi: Fjalimin e radhës do e mbajë “majë tankut”

    “Rama i tmerruar nga krimi dhe korrupsioni”, Tedi Blushi: Fjalimin e radhës do e mbajë “majë tankut”

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në një postim në rrjetet sociale u shpreh se kryeministri Edi Rama është i terrorizuar nga krimet dhe korrupsioni.

    Referuar fjalës së kryeministrit sot në seancë plenare, ku Blushi ka postuar momentin ku kreu i qeverisë dhe ministrat ishin të rrethuar nga gjashtë anëtarë të Gardës, Blushi tha se nuk është çudi që fjalën e radhës në Kuvend, kryeministri ta mbajë “majë një tanku”.

    Postimi i plotë:

    Edi Rama – Ky burracak frikacak!
    “Miu” që fshihet në sallë pas 6 “gorillash” dhe që mbrohet jashtë salle me qindra gardistë dhe forca speciale.
    I tmerruar deri në palcë nga krimet e tmerrshme dhe korrupsioni i përbindshëm, nuk është çudi që shefi i Juntës të flasë herës tjetër në Kuvend majë një tanku.

  • I riu italian hoqi 20 dhëmbë në klinikën në Tiranë dhe përfundon në koma! Familja kërkon drejtësi

    I riu italian hoqi 20 dhëmbë në klinikën në Tiranë dhe përfundon në koma! Familja kërkon drejtësi

    Qytetari italian, Simone Del Vecchio ndodhet në spital prej 8 muajsh, pasi hoqi 20 dhëmbë njëherësh në një klinikë në Tiranë.

    Historinë e 37-vjeçarit nga Pulia e ka treguar për “Corriere della Sera” vëllai i tij binjak, Marco.

    Gjithçka nisi më 13 mars, kur Simone i tërhequr nga një reklamë që premtonte rezultate të shkëlqyera me çmime konkurruese, vendosi të shkonte në Tiranë për të vendosur proteza dentare.

    Megjithatë, pak pas operacionit, Simone Del Vecchio u ndje i sëmurë dhe pësoi katër arreste kardiake.

    Ai fillimisht u shtrua në terapi intensive në Tiranë dhe më pas u zhvendos në Itali.

    37-vjeçari aktualisht ndodhet ende i shtruar në një klinikë në San Giovanni Rotondo dhe ditët e fundit do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të ri për një stenozë trakeale.

    Familja e Simone Del Vecchio-s ka nisur veprimet ligjore, “por kemi shumë probleme që lidhen me faktin se është një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe vështirësitë në gjetjen e dokumenteve të ndërhyrjes”, shpjegon vëllai i tij Marku.

    Atë ditë në klinikën e Tiranës ndodhej edhe nëna, e cila kishte bërë të njëjtin operacion dy vite më parë, pa probleme.

    “Ka kaluar tetë ditë në terapi intensive në Tiranë dhe më 21 mars e çuam me ambulancë në Poliklinikën e Barit në reanimacion”, shpjegon vëllai i tij.

    Pas daljes nga koma, në qershor ndodhi një ndërlikim i ri.

    “Ai u transferua në departamentin e sëmundjeve infektive për shkak të një infeksioni bakterial ngjitës, Candida auris, i cili e vonoi edhe më shumë shërimin e tij, sepse ai nuk ishte në gjendje të bënte rehabilitim”.

    Dhe tani, pasi u zhvendos në San Giovanni Rotondo, ai është në pritje të një operacioni të ri për të zvogëluar rrezikun e mbytjes për shkak të stenozës së trakesë (ndoshta për shkak të periudhës së gjatë të intubimit) që nuk e lejon atë të pijë, të hajë dhe të marrë frymë mirë.

  • Premtoi dy bonuse në vit, Bardhi ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Mashtrim, e jep njëherë në 4 vjet për efekt të zgjedhjeve

    Premtoi dy bonuse në vit, Bardhi ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Mashtrim, e jep njëherë në 4 vjet për efekt të zgjedhjeve

    Në një kohë që kryeministri Edi Rama premtoi dy bonuse në vit për pensionistët, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se ky është një mashtrim.
    Sipas tij, Rama edhe bonusin që premton e jep njëherë në katër vjet dhe kjo për efekt të zgjedhjeve.

    Një Kryeministër i përgjegjshëm- tha Bardhi- nuk ka nevojë të shpikë rrotën, por të bëjë atë që bëjnë kryeministrat e vendeve të rajonit.

    “Me pensionsitët mendon se do ti mashtrojë duke ndarë një buxhet minimal, duke i dhënë bonusin e fundvitit që e japin të gjithë vendet e rajonit. Ndërsa zotëria e bën njëherë në katër vite.

    As burnusin e fundvitit nuk e ka vjetor. Prandaj në buxhetin 2025 nuk parashikon bonus për fundvitin 2025, sepse nuk ka ndërmend tja japë.

    E dha në 2020 për efekt të zgjedhjeve 2021. Po e jep në 2024 për efekt të zgjedhjeve 2025 dhe mendon se me këtë politikë do të gënjeje shtresën e pensionistëve.
    Një kryeministër i përgjegjshëm do të thoshte sa është fondi në buxhet për rritje pensionesh. Zero. Një Kryeministër i përgjegjshëm nuk ka nevojë të shpikë rrotën, por të bëjë atë që bëjnë kryeministrat e vendeve të rajonit”, tha Bardhi ne Parlament.

  • Aksidenti i rëndë i mori jetën! Nesër do të festonte ditëlindjen, ky është 20 vjeçari(FOTO+EMRI)

    Aksidenti i rëndë i mori jetën! Nesër do të festonte ditëlindjen, ky është 20 vjeçari(FOTO+EMRI)

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident tragjik i mori jetën një të riu në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit.

    Viktima Sabri Kreka, pritej të festonte 20-vjetorin e lindjes më 19 nëntor, por fatkeqësisht humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë rrugore, që ndodhi pas mesnate.

    Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 20-vjeçari
    Sipas burimeve policore, automjeti që drejtohej nga i riu doli nga rruga pasi ai humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ndërsa dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë.

    Përplasja ka rezultuar fatale, duke shkaktuar dëmtime të rënda që i morën jetën 20-vjeçarit në vendin e ngjarjes.

    Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, ndërsa familja dhe të afërmit e të riut janë përballur me një dhimbje të madhe, pikërisht në prag të një momenti që do të duhej të ishte festë.

    Kjo e hënë ka qenë fatale dhe për një 10-vjeçar, i cili humbi jetën pasi ra aksidentalisht nga lartësia e një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.