Category: Uncategorized

  • Edi Rama i quajti mbeturina, Gazment Bardhi i përgjigjet kryeministrit: Nuk biem në nivelin tënd! E di çdo njeri që të ka takuar ty se…

    Edi Rama i quajti mbeturina, Gazment Bardhi i përgjigjet kryeministrit: Nuk biem në nivelin tënd! E di çdo njeri që të ka takuar ty se…

    Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra, pasi në sallë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fund të fjalës së tij i quajti deputetët e opozitës “mbeturina të së kaluarës”.

    Meënjherë ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili iu përgjigj ashpër, duke i thënë se e di cdo qytetar se kush është “mbeturinë”.

    “E di cdo shqiptar, e di cdo koleg këtu në sallë dhe cdo njeri që të ka takuar ty. Shko priji thonjtë, shko lahu, kurohu dhe pastaj hajde bëj kryeministrin e Shqipërisë”, iu përgjigj Gazment Bardhi.

    Bardhi: Ne jemi në këtë sallë për ti shërbyer qytetarëve dhe interesit të tyre, prandaj nuk biem kurrë në nivelin tënd. Se kush është mbeturinë dhe se kush është i palarë që qelbet ere tre kilometra nga momenti ku është, atë e di cdo shqiptar, e di cdo koleg këtu në sallë dhe cdo njeri që të ka takuar ty. Shko priji thonjtë, shko lahu, kurohu dhe pastaj hajde bëj kryeministrin e Shqipërisë

  • Dashnor Sula i drejtohet Kuvendit me presh, patate dhe lopatë me vete: Vit i tmerrshëm për të ardhurat e fermerëve

    Dashnor Sula i drejtohet Kuvendit me presh, patate dhe lopatë me vete: Vit i tmerrshëm për të ardhurat e fermerëve

    Këtë të hënë, deputeti Dashnor Sula, ka zgjedhur sërish një mënyrë të veçantë për t`u paraqitur në Kuvend.

    Deputeti demokrat ka marrë me vete presh, patate, lakër dhe një lopatë, ndërsa në fjalën për mediat para hyrjes në seancë, u shpreh se ky pritet që të jetë një vit i vështirë për të ardhurat e bujqve.

    Sula shtoi se edhe pse është rritur pagesa për vjeljen e ullinjve, periudhë kjo e ngarkuar për fermerët e zonës së Peqinit dhe Belshit, sërish nuk është e mundur gjetja e punëtorëve.

    “Periudha e vjeljes së ullirit, 30 mijë lekë kuintali i vjeljes dhe sërish nuk ka persona për të kryer punën. Litri i vajit po bie dhe do të jetë i tmerrshëm sërish ky vit për të ardhurat e bujqve”, tha ai.

  • “Në mandatin tonë të katërt, rritja e pensioneve do jetë pasqyra më kuptimplotë”, Rama: Do bëjmë shumë për pensionistët

    “Në mandatin tonë të katërt, rritja e pensioneve do jetë pasqyra më kuptimplotë”, Rama: Do bëjmë shumë për pensionistët

    Kryeministri Edi Rama ka deklararuar se në mandatin e katërt të tij, rritja domethënëse e pensioneve do të jetë pasqyra më kuptimplotë në ekonomi. Gjatë fjalës në Kuvend, ai është shprehur se ndihet shumë optimist, duke premtuar se do të bëjë shumë për pensionistët. Madje, Rama ka theksuar se do të bëjë më shumë nga sa kanë bërë të tjerët para tij.

    “Për 360 mijë pensionistë të dalë në pension gjatë këtij 10-vjeçari, pensionet llogariten në bazë të kontributeteve shoqërore dhe dalin më të larta.

    Në vend se të mendonin për të nesërmen e popullit, ata i kishin rënë shkurt deri në 2013. Ata kishin vendosur një tavanë, që sado të kishe punuar nuk bëje dot para. Ja pse sot për të na e ngarkuar ne udhëheqjen e vendit. Gjatë kësaj dekade përfitojnë pensione më të larta në bazë të kontributeve, dhe jo në bazë të asaj rrumpallë të krijuar. Por kur na thonë, ç’është ky pension kaq i ulët social. Pikërisht, këta e vënë gishtin ndaj nesh. Të gjithë ata që pensioni iu njoh nga 2014, përpara 2014 shteti nuk i jepte kokërr leku.

    Sigurisht, që dihet botërisht që kjo është plaga për tu kuruar, që kohën e shërimit të plotë e ka minimumi sa koha e gangarizimit të saj.

    Ne rritem me 300 mijë persona numrin e punonjësve kontribues dhe janë të shkruara në buxhetet e mëpërparshme. Sot ne kemi rezerva domethënëse edhe në sektorin privat. Jam shumë optimist që rritja domethënëse e pensioneve do të jetë pasqyra më kuptimplotë në mandatin tonë të katërt në ekonomi. Çdo kush që rreket me përrallat e Sudes dhe Rrapushit, është një hap fatkeqësie për rikthimin e vendit prapa në kohën e piramidave. Deri këtu ne do të bëjmë atë çfarë nuk ka bërë askush për ta. Kur ne morëm detyrën për udhëhequr Shqipërinë, prodhimi kombëtar ishte më pak se 10 miliardë euro, ndërsa tani është më shumë se 26 miliardë. Këto nuk janë shifrat e mia, por të patronazhistëve të institucioneve financiare”.

  • “Ku janë paratë e Bechetit?”- Deputetët e PD nuk lejojnë Ramën të flasë për buxhetin! Demokratët të gjithë në këmbë

    “Ku janë paratë e Bechetit?”- Deputetët e PD nuk lejojnë Ramën të flasë për buxhetin! Demokratët të gjithë në këmbë

    Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në seancën plenare për të folur për buxhetin, por sapo ai ka filluar të flasë është ndërprerë nga deputetët e PD, të cilët u ngritën të gjithë në këmbë.

    Ligjvënësit demokratë po i kërkonin llogari kryeministrit Rama, ndërsa kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ku drejtua duke i thënë “Ku janë paratë e Bechetit?”.

    Në nisje të fjalës së tij, Rama dha lajmin se për bonusin e pensionistëve është parashikuar një fond prej 100 mln euro, ndërsa shpjegoi edhe mënyrën si do të shpërndahet.

    Sipas tij pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 150 euro, ndërsa ata mbi 20 mijë do të marrin 100 euro.

    “Në hyrje të kësaj fjale dua tu përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej 100 mln euro për burnusin e fundvitit. Ky bonus do të ndahet në dy shkallë, të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deri djeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonusit të mëparshëm përmes një bonusi prej 100 euro”- tha Rama.

  • Premtim zgjedhjesh? “Dy bonuse në vit për pensionistët”- Rama: Përveç atij të fundvitit do të marrin edhe në pranverë! Vitin e ardhshëm…

    Premtim zgjedhjesh? “Dy bonuse në vit për pensionistët”- Rama: Përveç atij të fundvitit do të marrin edhe në pranverë! Vitin e ardhshëm…

    Kryeministri Edi Rama tha se pensionistët do të marrin dy bonuse në vit. Në fjalën e tij në Parlament, kreu i qeverisë tha se përveç atij të fundvitit, do të marrin edhe një bonus në pranverë.

    “ Paralelisht me shpërndarjen të bonusit, në ditët para dhjetorit do të krijojmë pranë BSH fondin për një bonus të dytë, ky do të jetë bonusi i pranverës që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të cdo pranvere.

    Vitin e ardhshëm do kemi edhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike që do të sjelle edhe të ardhura të tjera për pensionistët”, tha Rama.

    Po ashtu kryeministri Edi Rama bëri të ditur se këtë fundvit pensionistët me një pension deri në 200 euro do të marrin 150 euro bonus, ndërsa ata me pension mbi 200 euro do të marrin 100 euro bonus.

  • Operacioni në Tiranë/ Policia: “Arrest me burg” për 17 persona, sekuestrohen pajisje kompjuterike dhe shuma parash

    Operacioni në Tiranë/ Policia: “Arrest me burg” për 17 persona, sekuestrohen pajisje kompjuterike dhe shuma parash

    Policia e Shtetit

    Në përgjigjje të interesit të medias, mbi një operacion policor, aktualisht në zhvillim, ju sqarojmë se:

    Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda speciale, po zhvillohet sot, operacioni policor i koduar “USDT-1”.

    Zhvillimi i këtij operacioni, rezultat i punës së mirorganizuar të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik së DPPSh-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

    Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.

    Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

    Operacioni është në vijim. Në përfundim të tij, Policia e Shtetit do të japë njoftim të detajuar për median dhe qytetarët.

    Në përditësim…

  • E rëndë në Durrës/ Humb jetën 10-vjeçari

    E rëndë në Durrës/ Humb jetën 10-vjeçari

    Durrës/Informacion paraprak

    Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

  • Identifikohet 20 vjeçari që humbi jetën në autostradën Durrës-Tiranë

    Identifikohet 20 vjeçari që humbi jetën në autostradën Durrës-Tiranë

    Djali 20 vjeçar Sabri Kreka, banues në Durrës, humbi jetën sot në lule të rinisë.

    Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, Kreka ishte duke drejtuar automjetin, kur papritur ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina me të cilln udhëtonte ka dalë nga rruga.

    Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

    Në vendngjarje ka shkuar policia e cila tha se ka ngritur një grup hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al

  • Formacioni i mundshëm: Asani jashtë dhe rikthimi i Dakut, ja si ndryshon Shqipëria me Ukrainën

    Formacioni i mundshëm: Asani jashtë dhe rikthimi i Dakut, ja si ndryshon Shqipëria me Ukrainën

    Jasir Asani ishte lojtari i vetëm që shqetësoi Kombëtaren në barazimin me Çekinë. Në minutën e 27-të anësori kërkoi ndihmën e stafit mjekësor, ndërsa më pas dhe u zëvendësua nga Seferi sepse nuk mund të vazhdonte.

    Duke qenë se sfida është nesër, mundësitë duken të pamundura për një rikuperim në kohë. Një gjendje shqetësuese për Silvinjon, i cili Asanin e kishte titullar të padiskutueshëm. Por 29- vjeçari mesa duket ka pësuar një kontraktim të fortë, e cila mund të jetë në kufijtë e një tërheqjeje të lehtë dhe diçka e tillë e pengon për të qenë gati në ndeshjen e dytë.

    Ndërkohë në vendin e tij pritet të jetë Taulant Seferi, por në atë pozicion mund të luajë shumë mirë edhe Arbnor Muja apo Ernest Muçi, pa përjashtuar këtu spostimin e Nedim Bajramit në atë krah dhe inkuadrimin nga minuta e parë e Arbër Hoxhës.

    Megjithatë, gjithçka është në mendjen e Silvinjos i cili do të ketë një alternativë më shumë edhe për majën e sulmit. Nga pezullimi rikthehet Mirlind Daku, i cili mund të projeksionohet titullar me Ukrainën, duke qenë se Tuci shpenzoi shumë energji dhe në pjesën e dytë kërkoi zëvendësim për shkak të lodhjes. Kujtojmë që edhe në konferencën përpara medias, sulmuesi pranoi se kishte edhe disa shqetësime të vogla.

    Stërvitja

    Skuadra zhvilloi paraditen e djeshme një seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Çekisë dhe ata që luajtën pak minuta, zhvilluan një seancë të plotë e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës.

    Ndërkohë, titullarët punuan në palestër dhe fizioterapi. Por, kishte edhe nga ata të cilët bënë edhe disa vrapime shumë të lehta në fushë.

  • E kishte mbajtur të ‘fshehtë’, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë

    E kishte mbajtur të ‘fshehtë’, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë

    Arton Argyli, i njohur nga të gjithë si 2Ton, është bërë baba për herë të parë. Reperi nga Ferizaj, i cili ka zgjedhur gjithmonë të mbajë jetën e tij private larg vëmendjes së mediave, ka vendosur ta ndjekë të njëjtën linjë edhe për këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e tij.

    Sipas burimeve të Prive, 2Ton është shumë i lumtur me titullin e ri të “baba” dhe po përpiqet të kalojë sa më shumë kohë me familjen.

    Megjithatë, ai ka vazhduar angazhimin e tij profesional, duke u shfaqur ende në koncerte dhe duke qëndruar i pranishëm në skenën muzikore.
    Edhe fejesa e tij, ashtu si dhe ndodhitë e tjera të jetës private, janë munduar të mbahen sa më të fshehta.