Category: Uncategorized

  • E rëndë/ Ra nga ndërtesa, ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ylli i baletit

    E rëndë/ Ra nga ndërtesa, ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ylli i baletit

    Balerini i njohur rus Vladimir Shklyarov, ka ndërruar në moshën 39-vjeçare. Shklyarov vdiq pasi u rrëzua nga kati i pestë i një ndërtese të shtunën, tha një zëdhënës i Teatrit Mariinsky për gazetën Fontanka në fundjavë.

    Zëdhënësja, Anna Kasatkina, tha për mediat ruse se Shklyarov kishte marrë qetësues për një dëmtim të shpinës dhe ishte planifikuar t’i nënshtrohej një operacioni në shtyllën kurrizore të hënën

    Ndërsa një hetim federal është nisur për të hetuar vdekjen e balerinit, “shkaku paraprak” është cilësuar si një aksident, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.

    I lindur në Shën Petersburg në 1985, Shklyarov iu bashkua Teatrit Mariinsky në 2003 dhe u bë balerini kryesor i tij, pozicioni më i lartë në një kompani baleti në 2011.

    Kompania e quajti vdekjen e Shklyarov “një humbje të madhe”.

    “Ngushëllimet tona për familjen e artistit, të dashurit, miqtë dhe të gjithë admiruesit e shumtë të punës dhe talentit të tij… ai e shënoi përgjithmonë emrin e tij në historinë e baletit botëror”, thuhet në njoftim.

    Gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare, Shklyarov luajti në produksionet e Liqenit të Mjellmave, Romeo dhe Zhuljeta, Bukuroshja e Fjetur, Don Kishoti dhe Christopher Wheeldon’s Alice in Wonderland.

    Ai interpretoi në të gjithë botën, duke përfshirë Operën Metropolitan në New York City dhe Royal Opera House në Londër.

    Në vitin 2013 ai u martua me një balerinë tjetër të Teatrit Mariinsky, Maria Shirinkina, me të cilën pati dy fëmijë.

    Valltarët rusë i bënë homazhe Shklyarov-it pas publikimit të lajmit, me Irina Baranovskaya që e quajti vdekjen e tij “një aksident budalla, të padurueshëm” në Telegram.

    Baranovskaya tha se Shklyarov “doli në ballkon për të marrë pak ajër” dhe “humbi ekuilibrin” në “ballkonin shumë të ngushtë”.

    Një kërcimtare Mariinsky, Diana Vishneva, shkroi: “Kjo tragjedi sjell vetëm lot dhe trishtim… Kjo është tragjedi për teatrin tonë, pikëllimi ynë i përbashkët, ndjenja e zbrazëtisë”.

    “Ti ishe partneri i preferuar…Romeo im i bukur, Princi im trim te Hirushja”.

    Teatri i Baletit Amerikan, ku Shklyarov ishte interpretues i ftuar në 2014 dhe 2015, e kujtoi atë në Instagram si “një artist të jashtëzakonshëm, hiri dhe pasioni i të cilit frymëzoi audiencën në mbarë botën”.

    “U prehsh në paqe Vladimir! Drita juaj do të vazhdojë të shkëlqejë përmes bukurisë që sollët në këtë botë”, përfundon postimi.

  • Hyri për të grabitur shtëpinë e një 66-vjeçari dhe u përlesh me të, arrestohet shqiptari në Greqi! I riu i akuzuar dhe për 5 vjedhje të tjera

    Hyri për të grabitur shtëpinë e një 66-vjeçari dhe u përlesh me të, arrestohet shqiptari në Greqi! I riu i akuzuar dhe për 5 vjedhje të tjera

    Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar për grabitje në një shtëpi në zonën e Oreokastros, në Selanik

    Sipas mediave greke, shqiptari ka hyrë në shtëpinë e një shtetasi 66-vjeçar, por është vënë re nga pronari, i cili e ka ndjekur dhe e ka bllokuar, si pasojë është arrestuar nga drejtuesit e punonjësve të policisë.

    Bëhet e ditur se gjatë arratisjes ai ka arritur të godasë 66-vjeçarin në trup me një send metalik, ndërsa pas arrestimi i janë gjetur dhe konfiskuar nga policia një çelës makine, një orë dore dhe 200 euro cash, të cilat i kishte vjedhur nga shtëpia.

    Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se vula e hyrjes në pasaportën e tij ishte false dhe ai banonte ilegalisht në vend.

    Po ashtu, shqiptari ka rezultuar se nga data 6-10 tetor të këtij viti, ka kryer pesë vjedhje të tjera të banesave në të njëjtën zonë, nga të cilat ka marrë një shumë totale prej 550 euro, mjete të ndryshme dhe sende personale, si dhe katër makina, dy prej të cilave u gjetën dhe iu kthyen viktimave.

  • Mbetjet toksike mbeten në qiell të hapur, Durrësi në alarm për rrezikshmërinë ndaj shëndetit të banorëve

    Mbetjet toksike mbeten në qiell të hapur, Durrësi në alarm për rrezikshmërinë ndaj shëndetit të banorëve

    Durrësi, një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, po përballet me një situatë alarmante për sigurinë dhe shëndetin e banorëve të tij. Mbetjet e dyshuara toksike që erdhën nga Tajlanda, të cilat duhet të trajtoheshin dhe depozitoheshin në kushte të kontrolluara, duket se janë lënë në qiell të hapur, duke krijuar një kërcënim të drejtpërdrejtë për mjedisin dhe shëndetin publik. Ky problem ka ngritur shqetësime të mëdha tek qytetarët. Konkretisht banorët e sektorit Rinia dhe Porto Romanos kanë dalë dje në protestë kundër magazinimit të kontenierëve me mbetje të rrezikshme pranë banesave të tyre.

    Vendndodhja ku qëndrojnë kontenierët ruhet nga policia 24 orë në 24. Por banorët kërkojnë nga autoritetet që magazinimi i kontenierëve, që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, të bëhet në një zonë larg qendrave të banuara. “Kemi 30 vjet që jetojmë këtu, është një zonë e ndotur, kemi pasur probleme me mbeturinat, kanë vdekur njerëzit nga tymrat që krijoheshin nga djegia e mbeturinave”, tha një banor. Ndërsa një tjetër banor u shpreh se ndërsa në një anë ndodhet eco-park, në anën tjetër janë depozituar 102 kontenierët me mbetje të rrezikshme. “Kemi frikë për jetën, kanë vdekur njerëz nga papastërtitë, nga plehrat, nga mbeturinat që digjeshin”, tha ai.
    Çfarë ka ndodhur?

    Kujtojmë që Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet mbi transportimin e ngarkesës me 816 ton që dyshohet të jetë me mbetje të rrezikshme pluhur nga filtrat e furrave të çelikut të kompanisë KURUM, të nisur më 4 korrik 2024 nga Porti i Durrësit e me destinacion final Tajlandën. Sipas të dhënave 40 kontejnerë u ngarkuan në anijen Contship Voë më 4 korrik në portin e Durrësit të Shqipërisë. Kontejnerët u transferuan më pas në ‘Maersk Campton’ në Trieste dhe do të transferoheshin përsëri në një anije të Maersk në Singapor më 18 gusht. Anija ishte planifikuar të mbërrinte në portin Laem Chabang të Tajlandës më 20 gusht.

    Ndërkohë, një tjetër ngarkesë prej rreth 60 kontejnerësh, të cilat u nisën nga Durrësi dhe u ngarkuan në një tjetër anije të Maersk jashtë Shqipërisë, dhe do të mbërrinin në portin e Tajlandës më 22 gusht. Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore. Njëra nga anijet, “Compton”, fiku edhe sinjalin e GPS më 31 korrik, 1 ditë para se të afrohej në Cape Toën në Afrikën e Jugut. Zyrtarët tajlandezë deklaruan se nuk do t’i pranonin anijet në territorin e tyre dhe do ktheheshin mbrapsht. Sipas Konventës së Bazelit, Traktati i Kombeve të Bashkuara që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme dhe të tjera, kontejnerët u riatdhesuan në vendin e origjinës, pra Shqipëri.

  • Vajza e aktores shqiptare: Nuk martohem me një më të varfër se vetja

    Vajza e aktores shqiptare: Nuk martohem me një më të varfër se vetja

    Renée Reffo, vajza e aktores Julia Ilirjani, e ftuar në Top Channel, ka bërë disa deklarata që si shpeshherë të thëna nga ajo kanë ‘ndezur’ rrjetin.

    E pyetur nëse ka ndonjë kusht për partnerin e saj, ajo tregon se ka një kusht financiar.

    “Kushti im financiar është që mashkulli që unë kam në krah të bëjë të paktën dy herë atë që bëj unë.

    Nëse është më shumë hallall, por kjo është minimalja. Nuk mund të merrem me një çun që nuk ka kaluar gjysmat e eksperiencave të mia, nuk ka aq lekë sa po bëj unë në muaj”.

  • Taksia ndan në dysh shtyllën, mbetet pa drita zona në Tiranë

    Taksia ndan në dysh shtyllën, mbetet pa drita zona në Tiranë

    Një mjet tip taksi ka dalë nga rruga pasditen e djeshme në zonën e rruga “Pashko Hysa” në afërsi të “Qytet Studentit” në Tiranë.

    Mjeti është paplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë e goditjes është thyer në mes shtylla. Rrjedhimisht e gjithë zona ka ngelur pa energji elektrike. Për fat të mirë, si pasojë e goditjes nuk ka pasur të lënduar.

  • Ramiz Brahimaj i vendos plisin Joe Rogan/ Pasi fitoi me nokaut në raundin e parë flet shqip: Për krejt shqiptarët…

    Ramiz Brahimaj i vendos plisin Joe Rogan/ Pasi fitoi me nokaut në raundin e parë flet shqip: Për krejt shqiptarët…

    Boksieri shqiptar Ramiz Brahimaj ka bërë një gjest patriotik pasi arriti të fitonte në ndeshjen e UFC-së, duke mposhtur me nokaut në raundin e parë kundërshtarin e tiij, Mickey Gall.

    Brahimaj i vendosi plisin Joe Rogan, një nga figurat më të njohura të UFC-së, dhe më pas foli shqip.

    “Babgjysh, rahmet i pastë shpirti. Ky është plisi i babgjyshit tem. Për krejt shqiptarët bëjmë shqiponjën sonte”, tha boksieri.

    Pas kësaj fitoreje, Ramiz Brahimaj tani ka një rekord prej 11-5 në MMA dhe 3-3 në UFC.

    VIDEO KETU

  • Treguesit e Bankës së Shqipërisë: Shqiptarët po punojnë më shumë dhe po paguhen “më pak”

    Treguesit e Bankës së Shqipërisë: Shqiptarët po punojnë më shumë dhe po paguhen “më pak”

    Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u ngadalësua përsëri në tremujorin e dytë të vitit.
    Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i kostos së punës për njësi është rritur me 2.2%, nga 7.8% që kishte qenë rritja në tremujorin e mëparshëm.

    Rritja e kostos së punës për njësi pati shënuar rritjen më të fortë në tremujorin e dytë 2023, me afërsisht 15%. Që nga ai moment, rritja ka ardhur duke u ngadalësuar.

    Në analizën e Bankës së Shqipërisë, ngadalësimi i normave të rritjes lidhet me rritjen më të ngadaltë të pagës reale, kundrejt rritjes më të shpejtë të produktivitetit të punës.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, paga mesatare në sektorin privat ka vijuar të rritet në tremujorin e dytë, por me ritme më të ulëta se më parë. Rritja e pagave zbriti në 6.9%, nga 12.7% një tremujor më parë. Ky ngadalësim pasqyron një efekt të fortë statistikor bazë nga një vit më parë, kur rritja e pagës së sektorit privat ishte 15%. Por, ky efekt erdhi kryesisht nga rritja e pagës minimale në ekonomi.

    Ndikimi nga rritja e pagës minimale është shuar në tremujorin e dytë të vitit aktual. Ngadalësimi i normave të rritjes nominale të pagave është pasqyruar edhe në rritjen reale të tyre. E rregulluar për efektin e inflacionit, rritja e pagës mesatare u ngadalësua në 4.8% në tremujorin e dytë 2024, nga 10% në tremujorin paraardhës.

    Edhe rritja e kostove të tjera prodhuese ka vazhduar të ngadalësohet gjatë tremujorit të dytë të vitit. Rritja e indeksit të çmimeve të prodhimit (IÇP) ishte 1.7% nga 2.8% në tremujorin e parë.

    Presionet rënëse u përcaktuan kryesisht nga ngadalësimi i çmimeve të prodhimit për tregun vendas (2.3% nga 3.5%), ndërkohë që çmimet e prodhimit për eksport u ngadalësuan në mënyrë të moderuar (0.2% nga 0.5%).

    Së fundi, indeksi i kushtimit në ndërtim (IKN) shënoi një rritje vjetore prej 2.5% në tremujorin e dytë ose 0.9 pikë përqindjeje më poshtë se sa në tremujorin paraardhës.

    Rritja më e ngadaltë e kostove të prodhimit, duke filluar nga kostot e punës, duket se po lehtëson presionet inflacioniste në ekonomi.
    Në dy muajt e fundit, inflacioni ka qëndruar në nivelin 1.9%, më i ulëti në tre vitet e fundit. Por, inflacioni i brendshëm vazhdon të ketë kontributin dërrmues në normën e përgjithshme të inflacionit në Shqipëri.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, nga 2% që ishte inflacioni mesatar për tremujorin e dytë të këtij viti, 1.7 pikë përqindje (mbi 85% e inflacionit total) ishte kontributi i inflacionit të brendshëm.

    Megjithëse ekonomia e brendshme ngelet shtysa kryesore e presioneve inflacioniste në ekonomi, duket se në tremujorët e fundit këto presione janë ngadalësuar disi.

    Banka e Shqipërisë vendosi këtë muaj të ulë normën bazë të interesit për herë të dytë këtë vit, duke çuar atë në nivelin 2.75%./Monitor/

  • Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, ndërron jetë shoferi 20-vjeçar

    Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, ndërron jetë shoferi 20-vjeçar

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Sukthit në Durrës, ku një makinë humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

    Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, një 20 vjeçar me inicialet S.K.

    “Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit”, thote policia.

    Ndërkohë Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Vjen lajmi i mirë për dollarin, euroja gropë

    Vjen lajmi i mirë për dollarin, euroja gropë

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.6 lekë dhe do shitet me 93.8 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.9 lekë dhe do shitet me 118 lekë.

  • Projektbuxheti 8 mld euro i 2025/ Parlamenti nis sot seancën maratonë, pas diskutimeve opozita në protestë

    Projektbuxheti 8 mld euro i 2025/ Parlamenti nis sot seancën maratonë, pas diskutimeve opozita në protestë

    Parlamenti pritet të nisë sot diskutimet maratonë për projektbuxhetin e vitit 2025, ndërsa opozita do të jetë pjesë e diskutimeve, por jo e miratimit, që pritet të jetë të martën vonë.

    Në ditën e miratimit, konkretisht të martën, opozita do të protestojë me qytetarët kundër buxhetit prej 8 miliardë eurosh

    Por në momentin kur buxheti do të miratohet nen për nen, opozita do të depozitojë disa amendamente, që u vijnë në ndihmë qytetarëve. Lideri demokrat, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.

    Opozita nuk e ka bojkotuar në debate në Komisione, ndryshe nga disa vite më parë. Ky buxhet i cili vazhdon tendencën rritëse nga viti në vit, është më i madhi ndonjëherë e do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave dhe financimin e kantiereve të hapura aktualisht. Nuk parashikohet rritje pagash dhe nuk ka fond të paracaktuar për rritje pensionesh gjatë vitit 2025.

    Në tërësi, ky buxhet nuk karakterizohet nga shtimi i financimit për mbrojtjen sociale apo ndihmesën e shtresave në nevojë. Por paketa garanton vijimin e përfitimeve të deritanishme për kategoritë më të varfra.

    Sa u takon investimeve, buxheti 2025 u dedikohet më shumë projekteve që janë në ndërtim e sipër, si rruga Tiranë-Durrës, Elbasan-Qafë Thanë, apo Ndroq-Plepa.

    Do të financohen koncesionet që janë aktive dhe do të përballohet borxhi publik. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi dje në lidhje me buxhetin që po diskutohet në Kuvend, duke e vënë theksin te çështja e pensioneve.

    Deputeti demokrat argumentoi se, edhe pse Shqipëria i ka dyfishuar të ardhurat buxhetore në 10 vitet e fundit, mbi 500 mijë pensionistë i kanë të ardhurat reale aktualisht më të ulëta se në vitin 2014.

    Kjo shifër sipas tij, i rendit pensionistët shqiptarë me pensionet më të ulëta në rajon, në rastin më të mirë më pak se gjysma e pagesës së pensionistëve në Malin e Zi, Serbi apo Maqedoninë e Veriut.

    “Shqipëria është vendi me masën e pensionit minimal apo mesatar më të ulët në rajon. Pensionistët shqiptarë përfitojnë në rastin më të mirë pagesa më pak se gjysma e pagesës së pensionistëve në Malin e Zi, Serbi, apo Maqedoninë e Veriut. Edhe pse Shqipëria i ka dyfishuar të ardhurat buxhetore në 10 vitet e fundit, mbi 500 mijë pensionistë i kanë të ardhurat reale aktualisht më të ulëta se në vitin 2014.

    Ndërkohë që rritja e çmimeve të shportës ndodh me ritme të shpejta, kjo nuk ka ndodhur në këto vite me masën e pensionit. Mbi 500 mijë persona që përfituan pension pleqërie më 2023 kishin të ardhura mujore mesatare 18,341 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, vlerë kjo 26% më shumë se në vitin 2014, ndërkohë që inflacioni është rreth 34%. Për pasojë, pensioni real ka pësuar ulje së paku me 8% gjatë qeverisjes së Edi Ramës”, – deklaroi kreu i grupit të PDsë.

    Sipas Bardhit, qeveria “Rama” ka para të paguajë për inceneratorët, por jo për rritjen e pensioneve.

    “Qeveria e korruptuar e Edi Ramës ka para për të paguar inceneratorët që nuk ekzistojnë, rrugë me kosto disafish më të lartë se vlera reale, apo për kontrata koncesionare në shëndetësi për shërbime shëndetësore që qytetarët nuk i përfitojnë. Ndërkohë për pensionistët nuk gjeti kurrë fonde gjatë 12 viteve qeverisëse që t’i garantonte një pension dinjitoz, një rritje reale dhe të ndjeshme për të përballuar kostot e shtuara të jetesës”, – theksoi Gazmend Bardhi.