Category: Uncategorized

  • Moti për nesër vjen me surpriza, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Moti për nesër vjen me surpriza, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

    Dita e diel do të ketë mot të kthjellët.

    Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

  • Shansi i artë i Shqipërisë pas barazimit mes rivalëve, në ndeshjen e sotme kuqezinjtë mund të sigurojnë matematikisht…

    Shansi i artë i Shqipërisë pas barazimit mes rivalëve, në ndeshjen e sotme kuqezinjtë mund të sigurojnë matematikisht…

    Barazimi mes Gjeorgjisë dhe Ukrainës i ka dhënë një rëndësi shumë të veçantë ndeshjes së sotme mes Shqipërisë dhe Çekisë në ”Arenën Kombëtare”.

    Me situatën e pikëve para ndeshjes në fjalë, barazimi ka ngjeshur më shumë ekipet, por u jep një mundësi të artë kuqezinjve që të sigurojnë që sot një nga dy vendet e para në grup dhe të shmangin matematikisht rrezikun për rënien në Ligën C.

    Nëse Shqipëria do të mundë sot Çekinë, ajo shkon në kuotën e 9 pikëve dhe kësisoj, çfarëdo që të ndodhë në ndeshjen me Ukrainën. ajo do të ketë sigurinë që do të lërë Dovbik & Co pas në renditjen përfundimtare pasi ata kanë aktualisht 5 pikë.

    Njëkohësisht, Çekia dhe Gjeorgjia që përballen në ndeshjen e fundit me njëra-tjetrën, do shkonin në atë sfidë të dyja në kuotën e 7 pikëve. Ndaj të paktën një nga këto skuadra do të mbetej matematikisht gjithsesi pas Shqipërisë, në çdo kombinim të mundshëm rezultatesh.

    Ndaj një fitore në duelin e sotëm, merr këtë rëndësi shumë të veçantë në rast fitoreje dhe e bën atë thuajse një detyrim, pasi shmang rrezikun e rënies dhe garanton sido që të jetë, mundësinë për të luajtur për ngjitjen në Ligën A në ndeshjen e të martës./PANORAMASPORT.AL

  • Operacioni i SPAK, habit eksperti i sigurisë: Grupet kriminale marrin njerëz nga Amerika Laine për ndarjen e kokainës

    Operacioni i SPAK, habit eksperti i sigurisë: Grupet kriminale marrin njerëz nga Amerika Laine për ndarjen e kokainës

    Operacioni i SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë goditi një grup kriminal teksa u arrestuan 10 persona, mes të cilëve ishin dhe 3 të huaj nga Kolumbia dhe Venezuela.

    Aksioni goditi dy baza të këtij grupi, një laborator në afërsi të Fushë Krujës ku përpunohej kokaine dhe një bazë pranë Kodrës së Diellit në Tiranë. Në Report Tv, eksperti i sigurisë Fatjon Softa dha disa shpjegime lidhur me operacionin. Sipas tij u goditën dy vende të rëndësishme, njëra në afërsi të aeroportit dhe tjetra pranë Portit të Durrësit.

    ‘Është një aksion i rëndësishëm. Goditet një bazë e rëndësishme e grupe kriminale laboratori dhe infrastrukturën e tyre. Fakti që kanë zgjedhur një vend si Nikla por edhe tjetër si pjesa e zonës së Kodrës së Diellit. Janë të përzgjedhura si vende të mundshme në afërsi të aeroportit dhe daljes në Elbasan dhe portit të Durrësit. Erdhi si informacionet nga partnerët nga prokurorët spanjoll. Shqipëria tregoi se bashkë me partnerët ka bërë operacione të rëndësishme për goditjen e trafikut.’

    Më tej duke iu referuar fshehjes së kokainës me lëkurat e dhenve, Softa thekson se është rasti i dytë që kokaina kamuflohet.

    ‘Rasti i dytë që hyn në territorin shqiptar ku kryesisht kokaina janë të kamufluara me produkte të tjera. Në Fier ishin përzier me pleh kimik arriti të shkonte në destinacion ku ndahej lënda narkotike, këto grupe marrin nga Amerika Latine njerëz të specializuar për ndarjen e lëndë përgatitjen e saj dhe rikthimin në treg. Vlera dhe sasia e kapur janë jo vetëm kamuflim por rrjet i mirëorganizuar. U zgjodhën këto vende, Nikla zonë bazë bastion e grupeve kriminale. Jo vetëm strehim personash që bëjnë atentate por edhe vjedhje makinash por edhe bazën e grupeve eksplozive. Afërsia me aeroportin pasi mbikëqyrja nga ajri e pamundur, për shkak të sistemit anti-dron. Mund të përdoret edhe për trafikim të lëndëve narkotike.

    Përmes linjës ajrore dërgohej lëndë drejt Turqisë. Pjesa e Kodrës edhe pse e monitoruar e favorizonte për shkak të daljes në drejtim të Elbasanit apo Durrësit.’

    Softa shton se operacioni ende nuk ka përfunduar, pasi nuk ka arritur tek bosat apo financuesit e këtij laboratori.

    ‘Nuk ka përfunduar. Pjesa për të cilën janë ndaluar, janë persona të përdorur, por jo bosët apo financuesit. Sepse ata që punojnë në laboratorë janë pjesë e krahut të punës nuk janë financuesit e vërtetë. Grupet e mëdha janë grupet ndërkombëtarë. Nuk është vetëm një pjesë. Por edhe këto laboratorë janë zbuluar prej informacioneve të partnerëve ndërkombëtarë.’

    Porti i Durrësit, sipas Softës është përdorur gjithnjë si hyrje dhe dalje e parave të pista.

    ‘Porti i Durrësit ka qenë portë hyrës e lëndën dhe pastrimit të parave. Rasti i Toyota Yaris tregoi si hynin këto para të ardhura nga krimi. Rasti i bananes tregoi si hyn lënda narkotike përmes biznesit. Ardhja përmes portit të Durrësit, sasi të tilla nuk mund të vijnë përmes aeroportit. Porti i Durrësit pikë hyrëse dhe dalëse.’

  • I dënuar për dy vrasje, kush është njëri prej të arrestuarve nga SPAK për laboratorin e kokainës në Qerekë

    I dënuar për dy vrasje, kush është njëri prej të arrestuarve nga SPAK për laboratorin e kokainës në Qerekë

    Njëri prej te arrestuarve per laboratorin e kokaines ne Qereke te Krujes, eshte edhe Baki Huqi. 43 vjeçari i prangosur në operacionin e SPAK ku u gjet laboratorë i sofistikuar kokainë në Qerekë të Niklës, rezulton të jetë arrestuar dhe dënuar më herët për 2 vrasje të kryera, njëra në vitin 1997 dhe tjetra në 2013-ën.

    Njëri prej te arrestuarve per laboratorin e kokaines ne Qereke te Krujes, eshte edhe Baki Huqi. 43 vjeçari i prangosur në operacionin e SPAK ku u gjet laboratorë i sofistikuar kokainë në Qerekë të Niklës, rezulton të jetë arrestuar dhe dënuar më herët për 2 vrasje të kryera, njëra në vitin 1997 dhe tjetra në 2013-ën.

    Sipas burimeve zyrtare te arrestuarit jane:

    Shtetas shqiptar:

    1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë

    2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë

    3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë

    4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë

    5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë

    6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër

    7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

    Shtetas të huaj:

    1- Hiwlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian

    2- Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian

    3- Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian

    Diten e sotme, SPAK njoftoi se ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, e trafikuar dhe përpunuar në Shqipëri në një laborator të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës me qëllim shitjen në tregun europian.

    Shtate 7 shqiptarë ranë në pranga dhe 3 të huaj nga Amerika Latine, kolumbian dhe nga Venezuela.

    Grupet e trafikantëve e sillnin kokainën të përzier në materiale të ndryshme, siç janë 48 ton lëkurë gjedhi në të cilën SPAK thotë se fshihet kokainë e importuar nga Amerika Latine, për dy muaj në shtator dhe nëntor 2024.

    Në këtë pikë hyjnë në lojë të huajt nga Venezuela dhe kolumbianët, ekspertë për të nxjerrë përzierjen e kokainës nga materialet e ngurta.

    SPAK thote se janë identifikuar ambiente ndihmëse të grupit kriminal në Tiranë dhe Durrës, përveç laboratorit në Qerekë të Niklës.

    Në këtë hetim në bashkëpunim me autoritetet e huaja, pasditen e 15 nentorit u kryen kontrolle në disa vila në rezidencën e Vip-ave “Kodra e Diellit 2” në Tiranë, të cilat mund të kenë shërbyer si baza dytësore të këtij grupi.

    Provat e sekuestruara:

    -Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;
    -6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;

    -36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);
    -89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;
    -Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie;
    -22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;
    -3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

  • Tradhtoi te fejuarin me Noizyn! Saide trondit: Më bëri kurve, vetem që të …! Me rrahu dhe mamaja e tij

    Tradhtoi te fejuarin me Noizyn! Saide trondit: Më bëri kurve, vetem që të …! Me rrahu dhe mamaja e tij

    Ish-konkurrentja e Për’puthen, Saide Buzi, ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” debatet dhe përplasjet e forta që kishte me ish-partnerin e saj, Gerti Gjici dhe të ëmën e tij.

    Ajo tronditi duke thënë se e ëma e Gertiti e quajti atë kur*ë dhe gjithashtu ushtroi dhunë ndaj saj.

    “Gjëja që më ka lënduar më shumë ka qenë dhuna që më ka bërë mami i Gertit. Më ka bërë dhunë fizike. Dhe kjo ka ndodhur kur më ka marrë unazën, ma ka marrë me dhunë. Donte të merrte dhe policinë e të më nxirrte jashtë me polici. Dhe më ka quajtur një fjalë që është shumë turp ta thuash. Më ka quajtur kur*ë. Nuses së djalit, t’i thuash atë fjalë është shumë e ulët. Sidomos nga një nënë, nga një prind.

    Nuk e kuptova. U stresova dhe u mërzita shumë me ata. Unë po i mbaja distancë, sepse tërë kohën dëgjoja histori: ‘Si t’ia bëjmë letrat, do na marrë pasurinë’, thoshte e ëma e Gertit”, u shpreh Saidja.

  • Laboratori i drogës në Qerekë/ Gazetari zbulohen detajet e reja: 2 kimistë një kolumbian prodhonin kokainën dhe më pas…

    Laboratori i drogës në Qerekë/ Gazetari zbulohen detajet e reja: 2 kimistë një kolumbian prodhonin kokainën dhe më pas…

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me goditjen e laboratorit të kokainës të zbuluar në fshatin Qerekë të Fushë Krujës.

    Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24, vetëm disa metra nga shtëpia e kthyer në laborator droge, gazetari Igli Çelmeta zbuloi se dy shtetas nga Venezuela dhe një nga Kolumbia ishin 3 kimistët që kishin si detyrë prodhimin e lëndës narkotike.

    Sipas informacionit të siguruar nga Çelmeta, dy shtetasit nga Venezuela dhe një nga Kolumbia ishin përgjegjës për operimin e laboratorit, i cili ishte ngritur në një shtëpi të fshehur në fshatin Qerekë.

    Ky laborator, sipas hetimeve, kishte si detyrë prodhimin e kokainës, duke përdorur një metodë të sofistikuar për fshehjen e lëndës narkotike, e cila kalonte nga Amerika Latine dhe transportohej deri në Shqipëri duke përdorur lëkurën e gjedhëve.

    Droga fshihej në lëkurën e gjedhëve dhe më pas përpunohej nga kimistët e huaj, që e bënin këtë proces në laboratorin e fshehur. Pas përpunimit, kokaina tregtohej në Shqipëri dhe Spanjë kryesisht.

    Përmes një operacioni të koordinuar nga SPAK, autoritetet arritën të sekuestronin rreth 89 kilogramë përzierje të ngurtë dhe 50 kilogramë solucion të lëngshëm për krijimin e kokainës. Po ashtu, janë konfiskuar gjithashtu pajisje të specializuara për ngritjen dhe funksionimin e laboratorëve të drogës, si dhe substanca kimike të përdorura në procesin e përpunimit.

    Një tjetër gjetje e rëndësishme ishte sekuestrimi i rreth 48 tonëve lëkurë gjedhësh, që shërbenin si mbulesë për kokainën e kontrabanduar.

    Ky laborator kishte nisur aktivitetin në vitin 2023, ndërkohë që procedimi penal është hapur nga autoritetet që prej atij momenti.

    Shtëpia ku ishte ngritur laboratori i kokainës ndodhet në një zonë të fshehur dhe të izoluara, e cila nuk ka pasur fushëpamje nga rruga kryesore, duke i mundësuar kështu operacionet e fshehta pa rrezik.

  • Skenë e pabesueshme! Prokurori qëllon me armë shqiptarin në Portugali

    Skenë e pabesueshme! Prokurori qëllon me armë shqiptarin në Portugali

    Lisbonë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Valença të Portugalisë, ku një 54-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një tentative grabitjeje në argjendarinë “Cacho”, në Avenida Miguel Dantas.

    Grupi i grabitësve, i përbërë nga pesë persona të armatosur, tentoi të grabiste dy vëllezërit që ishin pronarë të argjendarisë, por ndërhyrja e menjëhershme e policisë dhe prokurorit ka bërë që situata të marrë një kthesë dramatike.

    Sipas njoftimit të policisë portugeze, grabitësit ishin nën vëzhgimin e agjentëve të GNR dhe një prokurori, pasi dyshoheshin për aktivitete kriminale të ngjashme në Portugali dhe Spanjë. Sapo ata tentuan të kryenin grabitjen, forcat e rendit ndërhynë me shpejtësi, duke hapur zjarr në ajër për të paralajmëruar sulmuesit.

    Në momentin e tensionuar, njëri prej grabitësve ka kërcënuar prokurorin me një shufër hekuri, duke i detyruar atë të reagonte me armë. Prokurori ka qëlluar grabitësin, duke e plagosur në bark dhe në kyçin e dorës. Pas plagosjes, i dyshuari ka pësuar arrest kardio-respirator dhe ka kërkuar ndihmën e menjëhershme mjekësore. Prokurori ka ndërhyrë për ta mbajtur të stabilizuar, duke kryer manovra reanimative derisa është transportuar në spitalin “Viana do Castelo” me puls.

    I plagosuri është identifikuar si një shtetas shqiptar 54 vjeç, që jetonte në Maltë dhe kishte vizë qëndrimi në këtë shtet. Katër të tjerët që morën pjesë në tentativën e grabitjes janë shtetas nga Maroku dhe Italia. Policia ka konfirmuar se grabitësit ishin të armatosur me armë zjarri dhe qëllimi i tyre ishte të grabisnin argjendarinë.

    Operacioni për kapjen e grabitësve ka qenë një sukses, duke ndaluar pesë personat përgjegjës për këtë akt kriminal. Hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin më shumë detaje në lidhje me rrjetin kriminal dhe aktivitetet e mundshme të tij në rajon.

  • Lamtumira e 4 legjendave të Kombëtares, ceremoni nderimi në “Air Albania”

    Lamtumira e 4 legjendave të Kombëtares, ceremoni nderimi në “Air Albania”

    Në një ceremoni të veçantë, Federata Shqiptare do të nderojë para ndeshjes me Çekinë katër futbollistë të cilët së fundmi i kanë dhënë lamtumirën kombëtares.

    Ermir Lenjani, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula u pensionuan nga ngjyrat kuqezi dhe tashmë do të marrin nderimet e duhura si një legjendë e kombëtares.

    Gjasula numëron 29 ndeshje me Kombëtaren, duke debutuar më 7 shtator 2019 në ndeshjen Francë-Shqipëri, ndërsa ishte pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, aty ku gjeti edhe rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën kuqezi në sfidën e paharrueshme Kroaci-Shqipëri, që përfundoi në barazim 2-2.

    Me 9 gola të shënuar, mes të cilëve edhe ai ndaj Portugalisë, Bekim Balaj u tërhoq nga kombëtarja pas 48 ndeshjeve. Ndaj luzitanëve, ai shënoi edhe golin e parë me kuqezinjtë, duke i hapur rrugën kualifikimit të parë historik të Kombëtares në Europianin “Francë 2016”.

    10 vite krenari e realizim të ëndrrës së fëmijërisë e konsideroi Lenjani prezencën në kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi zhvilloi 45 ndeshje, duke shënuar edhe 5 gola, teksa ishte prezent edhe në Europianin e Francës.

    I njohur me nofkën “Raketa”, Odise Roshi ishte një tjetër futbollist që i dha fund aventurës si kuqezi. Anësori numëron 71 ndeshje dhe 5 gola, teksa ishte pjesë e finaleve të Euro 2016.

  • Ul kolesterolin dhe mbron shëndetin e zemrës! Ja cili është fruti që duhet të hani sa më shpesh të jetë e mundur

    Ul kolesterolin dhe mbron shëndetin e zemrës! Ja cili është fruti që duhet të hani sa më shpesh të jetë e mundur

    Zakoni për të ngrënë fruta kur dëshironi diçka të ëmbël mund t’ju shpëtojë jetën, sipas kardiologëve.

    Por cilat fruta janë të mira për shëndetin e zemrës?

    Të gjitha llojet e frutave janë të dobishme për shëndetin e zemrës, por luleshtrydhet janë treguar se janë një frut që ul kolesterolin dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

    Gjithashtu, ato janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në trup, gjë që mbron më tej shëndetin e zemrës.

    Përveç kësaj, luleshtrydhet janë të ulëta në kalori dhe plot fibra, të cilat mund të ndihmojnë në rregullimin e peshës trupore dhe në mirëmbajtjen e tretjes.

    Pra, përfshirja e luleshtrydheve në dietën tuaj të përditshme mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm, veçanërisht shëndetin e zemrës, përfundon kardiologu.

  • Sylvinho nuk ndryshon asgjë nga triumfi në Tbilisi, publikohen formacionet e sfidës Shqipëri-Çeki

    Sylvinho nuk ndryshon asgjë nga triumfi në Tbilisi, publikohen formacionet e sfidës Shqipëri-Çeki

    Pas rreth 1 ore Kombëtarja jonë do të zbresë në fushën e mitikut të Tiranës, “Air Albania”, ku përballë tyre është Republika Çeke, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-t të këtij edicioni, të Nations League, ku padyshim rezultati që kërkohet

    Siç u tha edhe më herët nga ABC Neës, tekniku Sylvinho ka vendosur të përdorë të njëjtin formacion me atë të fitores në Gjeorgji, ku në portë sërish vendoset Strakosha, ndërsa në krahët e mbrojtjes janë Balliu e Mitaj, me qendrën që mbulohet nga Ajeti e Ismajli, kjo për shkak të mungesës së Berat Gjimshitit.

    Para mbrojtjes vendosen Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Asani, Bajrami e Laçi vendosen pas “bomberit” të vetëm, Indrit Tuci.

    Në krahun tjetër, tekniku Ivan Hasek ka besuar sërish “yjeve” të tij, teksa ka hedhur në fushë lojtarë me shumë kualitet, si Chory, Cerny, Provod, Soucek e Coufal. /i.m /abcnews.al

    Formacionet zyrtare: