Category: Uncategorized

  • Qindra shqiptarë i janë drejtuar Tiranës, ndeshja Shqipëri-Çeki shkakton fluks në Qafë Thanë

    Qindra shqiptarë i janë drejtuar Tiranës, ndeshja Shqipëri-Çeki shkakton fluks në Qafë Thanë

    Ndeshja Shqipëri-Çeki shkakton fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës me qindra shqiptarë kryesisht nga Tetova, Struga, Kumanova i janë drejtuar Tiranës për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare.

    Tifozët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë ndër më besnikët e kombëtares pasi në çdo ndeshje të saj ata e ndjekin dhe mbështesin atë si kombëtaren e zemrës.

      

  • Gjendet i pajetë 71-vjeçari në banesën e tij në Tiranë/ Familjarët: Nuk kishte shenja dh*ne/ Ja çfarë dyshohet

    Gjendet i pajetë 71-vjeçari në banesën e tij në Tiranë/ Familjarët: Nuk kishte shenja dh*ne/ Ja çfarë dyshohet

    Një 71-vjeçar me iniciale R. P., është gjetur nga familjarët pa shenja jete në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në kryeqytet, në rrugën “Njazi Meka”.

    Sipas dëshmisë së familjarëve, trupi i 71-vjeçarit nuk kishte shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

    Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 16.11.2024, rreth orës 11:00, në rrugën “Njazi Meka”, është gjetur në banesën e tij, nga familjarët, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi R. P., 71 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Detaje të reja nga aksioni te “Kodra” e drogës/ Lënda narkotrike në formë lëngu, pjesë e grupit kriminal dhe një kimist

    Detaje të reja nga aksioni te “Kodra” e drogës/ Lënda narkotrike në formë lëngu, pjesë e grupit kriminal dhe një kimist

    Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë i kryer nga Forcat Operacionale, ku u zbuluan dy laboratorë droge në zonën Kodra e Diellit në Tiranë dhe në fshatin Qerekë të Niklës.

    AbcNews meson se lenda narkotike ne laboratorin brenda kodres se diellit ka qene ne forme likuidi (lengu). Ne sasi te medha. Dyshohet se grupi kriminal ka ne perberje edhe kimist, por ende nuk eshte mesuar se cili prej te arrestuareve kishte kete rol.

    vijon

  • Zbret Në Rinas Njeriu Më I Gjatë Në Armeni, Ka Një Gjatësi 2.34 Metra

    Zbret Në Rinas Njeriu Më I Gjatë Në Armeni, Ka Një Gjatësi 2.34 Metra

    Ka “zbarkuar” sot në Rinas njeriu më i gjatë në Armeni, por padyshim edhe në listën e më të gjatëve në glob.

    “TIA pati kënaqësinë ditën e sotme të kishte si pasagjer Arshavir Grigoryan , njeriun më të gjatë në Armeni me një gjatësi 2.34 m”, shkruhet në faqen zyrtare të Aeroportit “Nënë Tereza.”

    Arshavir Grigoryan ka një gjatësi 2.34 m.

    Vendin e parë e mban ende një 29 vjeçar nga Gana e Afrikës Sulemana Abdul Samed, 2.89 m i gjatë. Pas tij është turku Sultan Kosen, 2.72 m.

  • Zjarri në spital vr*t 10 foshnja të porsalindura/ Qeveria: Do të identifikojmë përgjegjësit për këtë tragjedi dhe do të marrim masa të rrepta

    Zjarri në spital vr*t 10 foshnja të porsalindura/ Qeveria: Do të identifikojmë përgjegjësit për këtë tragjedi dhe do të marrim masa të rrepta

    Një zjarr përfshiu një njësi të kujdesit intensiv neonatal në një spital në Indinë veriore, duke vrarë 10 foshnja të porsalindura dhe duke plagosur 16 të tjerë, thanë autoritetet.

    Zjarri ka ndodhur të premten vonë në një spital në qytetin Jhansi, shteti Uttar Pradesh. Zyrtarët thanë se zjarri u përhap me shpejtësi përmes repartit, ku po trajtoheshin 55 foshnja.

    Nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë shkaktoi flakët. Brajesh Pathak, zëvendëskryeministri i shtetit, vizitoi spitalin dhe u takua me familjet të shtunën. Ai premtoi mbështetjen e qeverisë për familjet e viktimave dhe premtoi një hetim të plotë.

    “Ne do të identifikojmë përgjegjësit për këtë tragjedi dhe do të marrim masa të rrepta. Qeveria qëndron me familjet në këtë kohë të vështirë,” tha ai.

    Kur mbërritën zjarrfikësit, reparti u përfshi nga flakët dhe shtëllungat e tymit. Ekipet e shpëtimit duhej të thyenin dritaret për të arritur tek foshnjat e porsalindura. Dëshmitarët okularë thanë se operacioni i shpëtimit filloi rreth 30 minuta pasi shpërtheu zjarri, duke vonuar përpjekjet e evakuimit.

    Incidenti ka ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë së spitalit. Ndërsa alarmet e zjarrit ishin instaluar në njësinë e kujdesit intensiv, prindërit dhe dëshmitarët thanë se ata nuk u aktivizuan gjatë zjarrit. Stafi i spitalit veproi vetëm pasi panë shenja tymi dhe zjarri.

    “Nëse alarmi i sigurisë do të kishte funksionuar, ne mund të kishim vepruar më shpejt dhe të kishim shpëtuar më shumë jetë,” tha Naresh Kumar, një prind që humbi fëmijën e tij.

    Akhtar Hussain, djali i të cilit u shpëtua dhe po merr trajtim në një repart ngjitur, ra dakord se tragjedia mund të ishte parandaluar nëse spitali do të kishte protokolle më të mira sigurie.

    Zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ligjet e ndërtimit dhe normat e sigurisë shpesh shpërfillen nga ndërtuesit dhe banorët. Mirëmbajtja e dobët dhe mungesa e pajisjeve të duhura zjarrfikëse në vend çon gjithashtu në vdekje.

    Në maj, të paktën gjashtë foshnja të porsalindura vdiqën në një zjarr në një spital fëmijësh në Nju Delhi, tre vjet pasi një zjarr në spital në shtetin perëndimor të Maharashtra vrau 10 të porsalindur./ CNN

  • Jashtë e pret bashkëshortja! Akuzohet se ngacmoi s**sualisht dy nxënëset e mitura, del para Gjykatës së Korçës mësuesi

    Jashtë e pret bashkëshortja! Akuzohet se ngacmoi s**sualisht dy nxënëset e mitura, del para Gjykatës së Korçës mësuesi

    Mësuesi i shkollës 9-vjeçare “Sotir Gura”, Bledian Duro, i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëset e tij të mitura, do të dalë sot para Gjykatës së Korçës.

    Ai pritet të njihet me masën e sigurisë, ndërsa e pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit.

    Mësuesi i “Artit Pamor”, Bledar Duro akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy të miturave përkatësisht 14-vjeçe, të cilave iu dërgonte mesazhe në rrjetet sociale.

    Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi, ndërsa Duro është pezulluar menjëherë nga detyra e tij si mësues.

  • Trondit vëllai i Liridona Ademajt: Naimi e shtrëngonte për krahu, ndërsa dorasi kryente aktin fatal

    Trondit vëllai i Liridona Ademajt: Naimi e shtrëngonte për krahu, ndërsa dorasi kryente aktin fatal

    Më 29 nëntor bëhet një vit nga tragjedia që tronditi gjithë Kosovën, vrasja e Liridona Ademajt, 30 vjeçares nga Gjakova. Liridona ishte një nënë dhe grua që humbi jetën në një akt të dhunshëm dhe të pabesë, një viktimë e një krimi të rëndë që ka lënë pas dhimbje të thella për familjen dhe të gjithë ata që e njohën.

    Në vrasjen të cilën sipas dosjes së prokurorisë u porosit nga ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseliu, u përfshin edhe dy persona tjerë, Kushtrim Kokalla, dhe Granit Plava. Për të vrarë gruan e tij, Naimi raportohet se i kishte premtuar dorasit, Granit Plava deri në 30 mijë.

    Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, në një rrëfim prekës për Telegrafin, ka ndarë përvojën e dhimbshme të tij dhe të familjes, duke folur për momentet e fundit të motrës së tij. Ai ka shpjeguar se Liridona u vra në veturë, përpara fëmijëve të saj të mitur, dhe në praninë e bashkëshortit të saj, Naim Murselit.

    “Tash po bëhet 1 vit që nga vrasja e Liridona Ademaj. Ne si familje jemi në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorinë për aq sa ata po munden të na gjejnë kohë, edhe pse ne do të kishim dashur që të takohemi më shpesh. Vrasja e Liridones është një ndër rastet me të rënda që ka ndodhur vendit tonë, si për nga natyra e viktimës ashtu edhe për nga veprimet kriminale e dinake ndaj një burri kundër një nënë para fëmijëve të tyre. E kuptojmë që Prokuroria duhet të përgatisë aktakuzën sipas ligjit dhe në mënyrë profesionale dhe për këtë ka afat ende në bazë të ligjit”, ka thënë ai.

    Ai theksoi se ngritja e aktakuzës dhe dënimi maksimal i autorëve të krimit do të ishte një lehtësim për familjen e tij dhe për gjithë shoqërinë.

    “Vrasja e Liridona Ademaj ka ndodhur në bashkëkryerje duke u planifikuar, duke u gjetur ekzekutori, duke blerë armën dhe së bashku të tre duke organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e gruas së bashkëkryesit Naim Murseli, sipas porosisë së tij në mënyrë shumë dinake. Pra, është bërë tërësisht e qartë se Naimi ka kërkuar nga Kushtrimi që t’i ndihmojë ta vrasë Liridonën duke i dhënë mbështetje në planifikim e organizim të vrasjes duke i gjetur një person që e njeh se mund ta kryej këtë punë. Kushtrimi i kishte gjetur dorasin Granit Plava si personin adekuat”, theksoi ai.

    Ademaj
    Ai vazhdoi të ndan detaje të tjera të dhimbshme nga vrasja: “Sipas planifikimit të tyre i kishin kërkuar Granitit të ekzekutonte planin, i cili në natën kritike, sipas koordinimit, Granit Plava e ekzekuton motrën tonë duke e mbajtur shtrëngueshëm për krahu Naimi, në veturë në prezencë të dy fëmijëve të mitur. Është e paparamendueshme se si është ndjerë motra ime (e tradhtuar dhe e pambrojtur nga personi që duhet ta mbronte) në atë moment kur vetura i është ndalur me dinakëri kinse si rezultat i një hajni, e ku papritur është shtrënguar për krahu nga vetë burri i saj. Krahas mungesës deri në amshim që do të kemi, kjo është gjëja që edhe ne si familje e edhe fëmijët po e vuajnë më shumë”.

    Fëmijët e Liridonës janë aktualisht nën kujdesin e autoriteteve sociale në Suedi, dhe, sipas Leonardit, ata janë shumë të shqetësuar për momentet e fundit që kanë kaluar me të ëmën dhe për tradhtinë që kanë pësuar nga babai i tyre.

    “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët dhe falënderojmë autoritetet suedeze për kujdesin që po u ofrojnë. Fëmijët i brengosë më së shumti fakti se ishin në veturë dhe se si babai i tyre e shtrëngoj krahun e nënës e tyre në momentin kritik që vrasja të kryhet sa me lehtë”, u shpreh ai.

    Në fund, Leonardi falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur familjen gjatë kësaj periudhe të vështirë.

    “Falënderojmë të gjithë ata që na kanë shprehur ngushëllime, bashkëndjenjë dhe solidarizim. Ky është një moment shumë i dhimbshëm, jo vetëm për familjen tonë, por për gjithë shoqërinë kosovare. Shpresojmë që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më”, përfundoi Leonardi Ademaj.

    Ndryshe, Naim Murseli, ish-bashkëshorti i viktimës, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, po vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë, ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë njoftuar se lënda është ende në procedurë hetimore.

    “Lidhur me pyetjet tuaja, Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton se lënda është në procedurë hetimore, në momentin që vendosim lidhur me epilogun e rastit, do të japim informacionet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Për vonesën e ngritjes së aktakuzës është deklaruar edhe avokati Musa Damati.

    Damati në një deklaratë për Telegrafin u shpreh se ka mungesë të efikasititeti në trajtimin e rasteve të tilla të ndjeshme.

    “Vonesat e tilla nga ana e organit të akuzës nuk mendoj se mund të bëhen për shkak të kompleksitetit të hetimeve, por më tepër për shkak të mungesës së efikasitetit në trajtimin e rasteve të tilla të ndjeshme, të cilat duhet të trajtohen me prioritet. Për dallim nga prokuroritë e vendeve të zhvilluara evropiane apo atyre në SHBA, ku prokuroritë janë efikase dhe transparente madje duke organizuar edhe konferenca për shtyp në intervale stade të ndryshme të procedurës, një qasje e tillë nuk është evidente në Kosovë”, ka pohuar ai.

    Duke folur për trajtimin e rasteve të ndjeshme, avokati Damati tha se pas provimit të fajësisë, të akuzuarit mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

    “Prokuroritë në rastet e tilla dhe të ndjeshme ashtu si në rastin e Banjskës dhe raste të ngjashme, duhet të karakterizohen nga efikasiteti profesionalizmi por edhe transparenca duke mos i dëmtuar konfidencialitetin e hetimeve njëkohësisht. Sanksioni penal për veprat e tilla të rënda penale pas provimit të fajësisë në procedurën gjyqësore, mund të rezultojë deri në burgim të përjetshëm”, potencoi avokati.

    Viktima, Liridona Ademaj pas vetës ka lënë dy djem, vrasja e saj kishte nxitur reagime të ashpra në shoqëri.

    Naim Murseli, ishte figurë e njohur në Kosovë, ai për një kohë kishte punuar si këshilltar politik i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

  • Reshjet me intensitet të lartë, juglindja e vendit mbulohet nga dëbora

    Reshjet me intensitet të lartë, juglindja e vendit mbulohet nga dëbora

    Reshje dëbore kanë përfshirë pjesën më të madhe të juglindjes së Shqipërisë, me intensitet më të lartë në zonat malore, ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 5-10 cm. Reshjet filluan mbrëmjen e së premtes dhe vazhduan për disa orë, duke sjellë një peizazh të mbuluar nga dëbora në shumë zona.

    Përveç zonave malore, reshje të lehta dëbore janë regjistruar edhe në qytetin e Korçës, por deri tani nuk ka pasur probleme të raportuara për qarkullimin në akset nacionale, përfshirë edhe fshatrat turistike të Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit.

    Në akset malore, ku trashësia e dëborës ka qenë më e madhe, ka pasur disa vështirësi në qarkullim, por autoritetet kanë punuar për normalizimin e situatës. Gjatë periudhës së reshjeve, janë regjistruar edhe shkëputje të herëpashershme të energjisë elektrike në disa njësitë administrative të fshatrave malore.

    Policia e qarkullimit rrugor ka apeluar për kujdes nga drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë në fundjavë në këto zona. Ata u kërkojnë shoferëve që të sigurohen se mjetet janë të pajisura me goma dimërore për të shmangur çdo problem gjatë udhëtimit.

  • “Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri”, Amir Rrahmani në konferencën pas ndeshjes: Tri herë i kërkova gjyqtarit të ndërhyjë

    “Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri”, Amir Rrahmani në konferencën pas ndeshjes: Tri herë i kërkova gjyqtarit të ndërhyjë

    “Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri”, Amir Rrahmani në konferencën pas ndeshjes: Tri herë i kërkova gjyqtarit të ndërhyjë

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ka bërë thirrje UEFA-s që të marrë masa dhe t’i mbrojë futbollistët kur përballen me sjellje raciste.

    Pas ndërprerjes së ndeshjes në Bukuresht, Rrahmani ka thënë se në tri raste ka bërë përpjekje që ta bindë gjyqtarin për thirrjet anti-Kosovë në stadium.

    “Ka pasur thirrje të vazhdueshme ‘Serbia, Kosova’. Kjo ndodhi për 90 minuta. Në minutat shtesë, nisën thirrjet me fjalë të tjera që s’dua t’i përsëris sepse është turp. I thash për herë të parë gjyqtarit që t’i dëgjojë. Ai s’bëri asgjë”.

    “Herën e dytë s’deshi të dëgjojë. Pas herës së tretë i thash që do të dalim sepse kjo është shumë e gabuar. Ata kanë qenë në dijeni sepse Federata jonë ua ka bërë të qartë që të provojnë të shmangin këtë”.

    “Fansat nisën edhe më shumë pas kësaj me thirrjet ‘Kosova, Serbia’. Prandaj vendosëm të mos dalim më siç ndodhi vitin e shkuar”.

    “UEFA duhet të vendosë sepse jemi futbollistë, jemi për të përfaqësuar këtu popullin tonë, shtetin tonë që ka të kaluar të rëndë. Një luftë e madhe ka marrë jetën e njerëzve, ka pasur masakra. Kjo është e tepërt. Ndaluni”.

    “Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri. Kaq. Këtu mbaron”, ka përfunduar kapiteni i Kosovës.

  • Skandali me shit-blerjen e energjisë elektrike, Bardhi: Shqipëria e paguan me 11,1 euro, Kosova me 7,4 euro…

    Skandali me shit-blerjen e energjisë elektrike, Bardhi: Shqipëria e paguan me 11,1 euro, Kosova me 7,4 euro…

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi dje qeverinë dhe në veçanti zv/kryeministren Belinda Balluku, për çështjen e abuzimeve financiare me shit-blerjet e energjisë elektrike dhe tenderimet. Deputeti Bardhi se Shqipëria ka çmimin e energjisë elektrike më të lartë në rajon, teksa iu referua edhe një lajmi për blerje të energjisë elektrike me vlerë 20 mln euro për 13 ditë, me një procedurë në platformë të fshehtë, në postimin e tij në “Facebook” dje. “Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen.

    Ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kWh”, shkroi ai. Më tej ai shtoi se “kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë”. “Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku”, u shpreh deputeti demokrat.

    Në fund, ai kërkoi që kjo skemë kriminale “duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK”. “Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo!”, nënvizoi Bardhi.