Category: Uncategorized

  • “Çmenduri të rrish në Greqi! Në Shqipëri paga është super”- thotë Rama. Po përgatitemi të hapim një dritare për emigrantët në fushën e ndërtimit dhe turizmit!

    “Çmenduri të rrish në Greqi! Në Shqipëri paga është super”- thotë Rama. Po përgatitemi të hapim një dritare për emigrantët në fushën e ndërtimit dhe turizmit!

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Shqipëri ka kërkese të madhe për punonjës të kualifikuar në fushën e turizmit dhe ndërtimit.

    Kreu i qeverisë u shpreh se është çmenduri të rrish në Greqi dhe të mos kthehesh në Shqipëri, ku theksoi se pagat janë super.

    Rama, në podkastin e tij “Flasim”, theksoi se qeveria po përgatitet të hapë një dritare për ata që janë në emigracion në fushën e ndërtimit dhe turizmit.

    “Po përgatitemi të hapim një dritare për ata që janë në emigracion në fushën e ndërtimit dhe turizmit.

    Është çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, dhe të mos vish këtu kur kërkesa është shumë e madhe për njerëz të kualifikuar dhe paga është super. Dhe me këtë dritare do ta hapim në Athinë Milano, Gjermani patjetër për ti dhënë oferta konkrete të tregut, psh. bari ka nevojë për një person dhe kjo është kontrata, do të shikojmë se si do të ecë”, u shpreh Rama.

  • “Rrinë andej, paguajnë qira e taksa shumë më tepër”- Rama thirrje emigrantëve të kthehen në Shqipëri: Peshoni se çfarë ju ngelet në fund

    “Rrinë andej, paguajnë qira e taksa shumë më tepër”- Rama thirrje emigrantëve të kthehen në Shqipëri: Peshoni se çfarë ju ngelet në fund

    Kreu i qeverisë, Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve që të kthehen në vendin e tyre, theksa theksoi se pagat janë njësoj konkurruse, duke marrë shembull Athinën.

    Kreu i qeverisë u shpreh se atje qiratë dhe taksat janë shumë më të larta, teksa theksoi se mund të vijnë në Shqipëri të bëhen pjesë e industrisë së bartender.

    “Me çfarë shikoj unë në këtë sektor pagat janë konkurese me Athinën.

    Rrinë andej paguajnë dhe qira shumë më të rënda, paguajnë dhe taksa shumë më tepër, paguajnë dhe transport, dhe nuk vijnë këtu që të futen në këtë industri të re, bartender ku pagat janë njësoj si atje.

    Nuk them se të gjitha kudo, por realisht janë njësoj konkurruese. Pesho se çfarë ngelet në fund”, tha Rama.

  • Studimi/ Mund të jetë zakon i keq, por kush ha thonjtë ka prirje të jetë i përsosur

    Studimi/ Mund të jetë zakon i keq, por kush ha thonjtë ka prirje të jetë i përsosur

    Zakoni i keq i ngrënies së thonjve është i përbashkët për shumë njerëz. Por, çuditërisht shkencëtarët thonë se të tillët, janë shumë kreativë dhe profesionistë, nuk mund të rrinë dot në një vend pa kryer diçka.

    Sipas studimeve të botuara në revistën “Journal of Behavior Therapy and Experimental Psychiatry Attention”, të gjithë ata që hanë thonjtë, kruajnë kokën, pickojnë lëkurën e tyre apo bëjnë veprime të tjera të përsëritura të tilla, nuk duhet të shqetësohen.

    Sjelljet e tilla të përsëritura që bëjmë shpesh, në dukje si të shpifura, shkaktojnë në fakt një përfitim mbi trurin.

    Prandaj, koha kur ata duhet të rrinë diku të ulur e të presin, nuk është thjesht çështje mërzie apo çrregullime të humorit, kjo sjellje do të thotë për ta humbje e madhe kohe dhe këtë stres të akumuluar ata mundohen ta çlirojnë duke u marrë me diçka, siç është ngrënia e thonjve për shembull.

    “Ne besojmë se njerëzit me këtë lloj sjelljeje të përsëritur mund të jenë perfeksionistë, çka do të thotë se ata janë të paaftë për t’u rehatuar apo performuar në një ambient normal për njerëz të tjerë, tha profesor Kieron O’Connor nga Universiteti i Montrealit.

    Prandaj ata janë më të prirur drejt frustrimit, padurimit dhe pakënaqësisë kur nuk arrijnë qëllimet e tyre. Perfeksionistët, gjithashtu e përjetojnë në nivel më të mërzinë’, shtoi ai.

    Përse duhet t’i jepni fund ngrënies së thonjve?!

    Arsyet për të gjetur një zgjidhje, për të mos ngrënë më thonjtë, janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme. Para së gjithash, duart me thonjtë e ngrënë nuk janë aspak estetike; së dyti, vazhdimësia e këtij problemi mund të shkaktojë shumë dëme shëndetësore. Rreziku i parë është ai i shfaqjes së infeksioneve, sepse nëpërmjet duarve, në gojë çojmë mijëra mikrobe. Rreziku i dytë është ai i problemit me dhëmbët dhe në fund deformimi i vetë thonjve.

  • Vranësira të pakta, në juglindje reshje bore me intensitet të ulët në orët e mëngjesit, moti sot

    Vranësira të pakta, në juglindje reshje bore me intensitet të ulët në orët e mëngjesit, moti sot

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, më pas mot i kthjellët e vranësira fare të pakta. Prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në juglindje të territorit. Mjegull/ mjegullinë shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit.

    Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek në pjesën e pare të ditës, më pas intensiteti i erës bie 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore në pjesën e parë të ditës era fiton shpejtësi 10-18 m/sek më pas intensiteti i erës bie në10-13m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    QYTETET Temperaturat në °C
    Shkodër 5/12
    Kukës 0/7
    Lezhë 5/13
    Dibër -1/6
    Durrës 8/20
    Tiranë 10/20
    Elbasan 8/16
    Berat 9/18
    Vlorë 9/19
    Korçë 2/9
    Gjirokastër7/17
    Sarandë 9/18

  • Këmbimi valutor, 16 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor, 16 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.6 lekë dhe do shitet me 93.9 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.1 lekë dhe do shitet me 105.1 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.8 lekë dhe do shitet me 118 lekë.

  • Silvinjo flet hapur për gjithçka, por jo për formacionin, priten surpriza sot përballë Çekisë

    Silvinjo flet hapur për gjithçka, por jo për formacionin, priten surpriza sot përballë Çekisë

    Trajneri Silvinjo foli dje në konferencë për shtyp, ku komentoi jo vetëm gjendjen e skuadrës së tij, por edhe pritshmëritë nga dueli me Çekinë, që është kundërshtari i radhës. “Skuadra me të cilën ndoshta kemi luajtur më shumë në këto vite, kemi fituar, barazuar e humbur me ta, ndaj nesër mund të ndodhë gjithçka. Ata janë të fortë, janë fizikisht të fortë, e kemi thënë prej kohësh. Trajneri i tyre, është shumë inteligjent, ka bërë 3-4 ndryshime, është ekip ndryshe, luan me 4. Ka Shulc, është Çeri i cili i jep ekuilibër skuadrës, Hoslek, Çerni, Provod, shumë të fortë e fizik. Ne duhet të bëjmë mirë lojën tonë, kemi cilësi teknike e organizim taktik.

    Por duhet të shkojmë në fushë me shumë zemër dhe shpirt, kjo mund të bëjë diferencën. Mbase 90 minutat që do luajmë mund të bëjmë një nga ndeshjet më të mirë të vitit të fundit, nuk është momenti për t’u ankuar, lojtarët janë në gjendje për 100%. E kam thënë pas Europianit është periudhë e vështirë, kombëtaret kanë humbur lojtarë prej dëmtimeve, dhe Çekia ka lojtarë të dëmtuar. Lojtarët nuk kanë pasur pushimet për t’u rikuperuar, unë jam i lumtur dhe kam besim te ato lojtarë që kam. Ne do futemi për të dhënë 100% tonë. Nuk ka frikë nga kundërshtarit apo ndeshja, hyjmë në fushë për 100%”, theksoi tekniku brazilian.

    Sulmi

    Silvinjo pranoi se sulmi ka specifikën e vet në këtë ndeshje, por u ndal më shumë ek Uzuni, të cilin e cilësoi në formë dhe shumë të mirë, por që bënte më shumë rolin si sulmues i dytë. “Ne kemi dhe një stërvitje pas pak, duhet të shohim 2-3 lojtarë që kanë pasur probleme të vogla fizike. Uzuni nuk ka probleme. Uzuni nuk është tipik 9, është më shumë i dytë, por arrin të shënojë kur gjen hapësirë. Kemi dy tre mundësi që mund t’i përdorim dhe nesër do të marrim vendim për formacionin me të cilin do të nisim.

    Uzuni bën më shumë rolin e sulmuesit të dytë. Kam mësuar në lidhje me cilësitë si Uzuni, i shpejtë, që rri pas sulmuesit të parë dhe që krijon hapësira për të shënuar. Ekziston mundësia për ta shfrytëzuar karakteristika e lojtarit në këtë aspekt. Ju kujtoj se e ka nisur si sulmues anësor dhe më pas duke depërtuar më tepër brenda. Ka fizik shumë të mirë, por ngelet për t’u vlerësuar çfarë do zgjedhim nesër”, shtoi Silvinjo.

    Qëndrimi për momentet e vështira

    Trajneri brazilian i Kombëtares foli edhe për natyrën e ndeshjeve të tilla dhe se si lojtarët duhet të silleshin kur gjendeshin në moment të vështirë. “Mua më duket se janë ndeshje që vlerësohen detajet. Duhet kujdes në çdo moment për të bërë një ndeshje të bukur, një nivel përqendrimi të lartë, kërkon anën fizike, taktike, por të kërkon më shumë në nivel përqendrimi, duhet të bësh gjithçka me sytë hapur. Kemi luajtur 3 ndeshje me ta, praktikisht një derbi, por nuk ka lidhje, nesër është ndryshe.

    Do të shkojmë fort në fushë dhe provojmë gjithçka, 100%. Zakonisht ndodh kur pëson gol, me të gjitha skuadrat, 4-5 minutat e para ai “black-out”. Këtu bën diferencën eksperienca dhe fusha, e rëndësishme pasi pëson gol të qetësohesh dhe pastaj të rinisësh lojën. Kam qenë lojtar i trajnerëve të rëndësishëm, e kam kuptuar që kanë të drejtë trajnerët sepse krijohet ideja që duhet të rikthehesh fushën, kemi vuajtur gjatë Europianit”, përfundoi Silvinjo.

  • “Njeriu përsoset në dobësi”, Bes Kallaku i përlotur: Nuk heqim dorë nga ata që duam…

    “Njeriu përsoset në dobësi”, Bes Kallaku i përlotur: Nuk heqim dorë nga ata që duam…

    Historia e Kristit të vogël që arriti të mposhtë tumorin i emocionoi të gjithë shqiptarët këtë mbrëmje në ekranin e Top Channel.

    Mes të tjerash ai rrëfeu se një nga personazhet që ka përzemër dhe që e ka bërë të qeshë në ditë të vështira është aktori i humorit Bes Kallaku. Ky i fundit erdhi në studion e “Për Shqiptarët” për ta surprizuar dhe për t’i kujtuar sa i fortë është dhe se kurrë nuk duhet të dorëzohet.

    Ai e ka takuar Kristin edhe dy vite më parë kur ndodhej në spital. Kallaku i tha se do t’i qëndrojë sërish pranë atij dhe familjes, ndërsa mesazhet që përcolli sonte emocionuan publikun.

    I përlotur Besi tha se njeriu përsoset në dobësi e se kurrë nuk duhet të heqë dorë nga ata që do dhe ëndrrat që ka.

    “Unë Kristin e kam qenë në spital para dy vite e gjysmë… Kristi është rritur shumë! Rasti i Kristit na bën të gjithëve të mendojmë sesa i fortë është njeriu, sesi njeriu duhet t’i hakërrehet dhimbjes, sesi nuk duhet të mposhtet. Njeriu përsoset në dobësi.

    Po flas për veten, që kur them njeriu përsoset në dobësi, do të thotë që dhimbja të afron më shumë me Zotin. Krisiti është shembull për secilin prej nesh. Unë në jetën time, festoj kur kam dhimbje dhe vishem me të bardha kur mbaj zi… unë dhe Kristi nuk heqim dorë, edhe kur na thonë të heqim dorë, sidomos për ata që duam. Ndaj ti mos hiq dorë nga ajo që kërkon të bëhesh, kurrë… mërzitemi ndonjëherë për gjëra koti kur në fakt ka halle më të mëdha”, tha Kallaku.

  • Livia e akuzoi për tradhti, gruaja i dërgon Mevlanit një mesazh brenda në BBVK

    Livia e akuzoi për tradhti, gruaja i dërgon Mevlanit një mesazh brenda në BBVK

    Deklarata e Livia Brungës pak ditë më parë ku akuzonte se Mevlan Shaba ka tradhtuar bashkëshorten e tij shtatzënë tronditi rrjetin.

    Pas gjithë bujës, sot, Ornelda i ka dërguar një mesazh Mevlanit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

    “Mirëmbrëma Mevlan, këtë mesazh e kam në veçanti për ty por edhe për gjithë publikun. Në rradh të parë dua të të them që jam shumë mirë. Sigurisht që kushdo të ishte në këtë situatë do të prekej, por unë kam besim të plotë te ty. Gjithashtu kam mbështetjen e plotë të familjarëve tanë dhe miqve të tu. Për disa njerëz është më e rëndësishme fama, për disa familja“, thotë ajo mes të tjerash në mesazhin për Mevlanin.

  • Pse mendoni se administrata Trump do ju heqë “non grata-n”? Ja si përgjigjet Sali Berisha

    Pse mendoni se administrata Trump do ju heqë “non grata-n”? Ja si përgjigjet Sali Berisha

    Në një emision televiziv kreu demokrat Sali Berisha shprehu bindjen se administrata e re amerikane do të korektojë shpalljen e tij “non grata” nga ajo që e konsideroi si një goditje puçistë nga grupet anti-demokratike.

    Berisha tha se demokratët e vërtetë nuk pranojnë vendime të tilla. “E vërteta është se Donald Trump ka folur më shumë se askush tjetër për liritë, kundër censurës. Censura po shtrinte vellon e zezë të saj dhe po bëhej gjithnjë e më e trashë në SHBA dhe vendet e tjera”, tha Berisha.
    Ai tha se standardet e lirisë do të njohin dimensione të tjera.

    Në këtë kuadër Berisha tha se kjo administratë nuk mund të pranojë praktikat korruptive ndaj forcave demokratike në Europë dhe në Botë.
    Sipas Berishës, reformat e thella që do të ndërmarrë Qeveria e Trump, do të parandalojnë dallgën e ekstremit të majtë, e cila degradoi me segmente drejtësie, si ato të cilat prokurorja bënte fushatë: votoni për mua se do të pjek në hell Donald Trump, apo Gjykatësin që vendoste gjoba 450 mln dollarë.

    Berisha tha se këto modele u ekspoertuan edhe në Tiranë. “Këto qenie të shpifura dhanë dorëheqjen njëri pas tjetrit. Ku i ka akuzat Prokurori Smith për Trump? Këto reforma të qeversë TRump do t’i japë përgjigjen e merituar këtyre prokurorëve dhe gjykatësve. Prokurorët e George Soros kanë humbur kundër rivalëve të tyre në distriktet ku kandiduan”, tha Berisha.

    Ai tha Partia Demokrate në SHBA do të nxjerrë mësime të mëdha nga kjo situatë, pasi ajo është një parti e madhe, e Rusveltit apo Kennedy.

  • Media rumune konfirmon që kishte thirrje “Serbia, Serbia”/ Huliganët vendas kërc*ënuan me futjen në fushë

    Media rumune konfirmon që kishte thirrje “Serbia, Serbia”/ Huliganët vendas kërc*ënuan me futjen në fushë

    Media rumune “Fanatik” ka konfirmuar se nga tifozët rumunë kishte thirrje “Serbia, Serbia”. Pas kësaj kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tërhoqi ekipin në dhomat e zhveshjes. 

    Kjo është pritur shumë keq nga tifozët rumunë. Huliganët rumunë kanë kërcënuar që do të hyjnë në fushë.

    Ka pasur policë të infiltruar në mesin e tifozëve për të ruajtur qetësinë. 

    “Do të hyjmë, do të hyjmë”, ishin thirrjet e tifozëve rumunë.