Category: Uncategorized

  • Laborator kokaine te lagjja e VIP-ave! SPAK dhe agjentët spanjollë rrethuan “Kodrën e Diellit 2”, dyshimet se ka vila të tjera të kthyera në punishte droge! Grupi kriminal ndërronte vazhdimisht banesat, ja arsyeja

    Laborator kokaine te lagjja e VIP-ave! SPAK dhe agjentët spanjollë rrethuan “Kodrën e Diellit 2”, dyshimet se ka vila të tjera të kthyera në punishte droge! Grupi kriminal ndërronte vazhdimisht banesat, ja arsyeja

    Prokuroria e Posaçme, Njësia e Operacionales dhe agjentë spanjollë raportohet se kanë zbuluar një laborator kokaine në lagjen e VIP-ave në Tiranë, mbrëmjen të premtes (15 Nëntor).

    Në mesnatë, operacioni i u fokusua sërish te “Kodra e Diellit 2”, raporton gazetari Ilgi Çelmeta, pasi ka dyshime për të tjerë laboratorë kokaine në vilat luksoze që dominojnë këtë lagje.

    Disa shtëpi janë kontrolluar dhe po vijon bastisja edhe në banesa të tjera. Grupi kriminal raportohet se ndërronte vazhdimisht banesat, kjo për të shmangur rënien në sy dhe humbur gjurmët.

    Operacioni i djeshëm zhvillua në disa zona si Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë te Kodra e Diellit.

    Ndërkohë një punishte droge gjithashtu u zbulua në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës.

    Ndërsa numri i të arrestuarve deri tani raportohet të jetë 5 persona, njëri prej të cilëve nga Venezuela. Arrestime janë kryer në fshatin Vishnje në Njësinë Administrative Baldushk, ndërsa paralelisht aksioni antidrogë ka vazhduar edhe në fshatin Ibë.

  • Parashikimi i horoskopit, 16 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit, 16 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    DASHI

    Sot do t’ju tërheq dikush. Ky mund të ketë qenë një mik për ju, i cili mund të zbulojë ndjenjat tuaja të vërteta. Ju do t’i shikoni gjërat në atë mënyrë, që nuk i keni parë më parë.

    DEMI

    Sot do të mendoni, se duhet të jeni pjesë e një marrëdhënie, të bazuar te ndjenjat. Ju po kërkoni një person, që t’ju përshtatet. Duhet të lëvizni, që të merrni njeriun që ju doni.

    BINJAKET

    Situatat e kaluara, do të ndikojnë sesi t’i shikoni ngjarjet aktuale. Njerëzit që do të takoni sot, do të flasin për dashuritë dhe aventurat e tyre. Ju do të bëni disa biseda me ta.

    GAFORRJA

    Aspekti i dashurisë do të jetë ndryshe, nga çfarë ka qenë më parë. Kjo është pozitive, megjithëse ju do të mendoni sesi do të vazhdojë marrëdhënia. Gjërat do të shkojnë mirë.

    LUANI

    Ju jeni duke e njohur partnerin tuaj romantik. Kjo mund t’ju sjellë një ndjenjë mjaft të bukur dhe interesante. Sot do të bazoheni në çdo gjë të mirë dhe pozitive të marrëdhënies.

    VIRGJERESHA

    Sot do të jeni optimistë dhe me ide pozitive. Gjithmonë keni dashur t’i mendoni gjërat më ndryshe. Ju duhet të keni më shumë besim në aftësitë tuaja, për të vazhduar përpara.

    PESHORJA

    Ju do të doni të krijoni një marrëdhënie të re. Kjo ka të bëjë me aspektin e dashurisë, pasi kërkoni që raporti të jetë i qëndrueshëm. Sot do të takoni miq të rinj, interesant.

    AKREPI

    Ju jeni duke ecur si zakonisht, por kjo do t’ju sjellë probleme, nëse doni të bëni diçka ndryshe. Shikoni opsione të reja, që të ushtroni imagjinatën. Sot mendoni për veten tuaj.

    SHIGJETARI

    Ju doni të eksploroni fusha të reja të një marrëdhënie personale. Gjithashtu do të përdorni modelin tuaj të sjelljes. Duke u bazuar te këto, do të shkoni aty ku ju dëshironi.

    BRICJAPI

    Dashuria ka të bëjë me disa opsione të reja, sot. Ajo do të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien tuaj me personin që doni. Ju jeni duke shijuar një proces zhvillimi që vazhdon.

    UJORI

    Sot do të jeni pjesë e aventurave në dashuri. Nëse doni një romancë ndryshe, do të takoni persona që kanë të njëjtat qëllime. Ju keni ide të njëjta dhe natyrë të ngjashme me ta.

    PESHQIT

    Sot do të keni ndjenja të mira për gjithçka. Mendimet tuaja do të ndikojnë për mirë në gjërat që doni, si në aspektin profesional dhe në dashuri. Mund të takoni një mik të mirë.

  • RREGULLORJA E UEFA-s/ Kosova braktis ndeshjen pas fyerjeve r*ciste të rumunëve, ja çfarë pritet të ndodhë me “Dardanët”

    RREGULLORJA E UEFA-s/ Kosova braktis ndeshjen pas fyerjeve r*ciste të rumunëve, ja çfarë pritet të ndodhë me “Dardanët”

    Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë zyrtarisht për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rumunë.

    Po luhej minuta e 90-të e takimit kur kapiteni Amir Rrahmani udhëzon pjesën tjetër të skuadrës që ta braktisë menjëherë fushën dhe të marrin rrugë në drejtim të dhomave të zhveshjes, duke mos pranuar të dalin më në fushë, pas situatës aspak normale.

    Duke marrë parasysh se është përsëritur sërish situata e disa kohë më parë, pasi për tifozët rumunë kjo nuk është hera e parë që ofendojnë lojtarët dardanë në këtë mënyrë, ata vendosën kësaj radhë ta lënë fushën.

    uefa-1

    Por, çfarë thonë rregullat e UEFA-s kur kemi të bëjmë me raste të tilla?

    Neni 29 i UEFA-s – refuzimi për të luajtur dhe raste të ngjashme i shpjegon të gjitha.

    Nëse një klub refuzon të luajë ose është përgjegjës për një ndeshje (përfshirë çdo gjuajtje penallti) që nuk zhvillohet ose nuk luhet plotësisht, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s e shpall ndeshjen të humbur nga klubi/kombëtarja në fjalë.

    Për më tepër, nëse rrethanat e rastit e justifikojnë këtë, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s mund të vendosë çdo masë disiplinore të mëtejshme që konsiderohet e përshtatshme për klubin/kombëtaren në fjalë, duke përfshirë përjashtimin nga gara.

    Neni 29.02

    Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s mund të vërtetojë rezultatin ashtu siç ishte në momentin kur ndeshja u pezullua nëse rezultati i ndeshjes ishte në dëm të klubit/kombëtares përgjegjës/e për pezullimin e ndeshjes.

    Neni 29.05

    Pas marrjes së një kërkese të arsyetuar dhe të mirë-dokumentuar nga klubi/kombëtarja e dëmtuar, administrata e UEFA-s mund të caktojë një shumë të kompensimit për humbjen financiare.

    Për më tepër, nëse rrethanat e rastit e justifikojnë këtë, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s mund të vendosë çdo masë disiplinore të mëtejshme që konsiderohet e përshtatshme për klubin/kombëtaren në fjalë, duke përfshirë përjashtimin nga gara.

    Neni 29.02

    Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s mund të vërtetojë rezultatin ashtu siç ishte në momentin kur ndeshja u pezullua nëse rezultati i ndeshjes ishte në dëm të klubit/kombëtares përgjegjës/e për pezullimin e ndeshjes.

    Neni 29.05

    Pas marrjes së një kërkese të arsyetuar dhe të mirë-dokumentuar nga klubi/kombëtarja e dëmtuar, administrata e UEFA-s mund të caktojë një shumë të kompensimit për humbjen financiare.

    PANORAMASPORT.AL

  • Horoskopi ditor, 16 Nëntor 2024

    Horoskopi ditor, 16 Nëntor 2024

    Dashi

    Kjo e shtunë pritet të jetë e mbushur me shumë nervozizëm, ndaj mundohuni që të mbani veten nën kontroll, në mënyrë që të reduktoni dëmet. Mundohuni që të përqendroheni tek ndjenjat, pasi kjo do të jetë mënyra më e mirë për të kaluar çdo problem.

    Demi

    Për të lindurit e kësaj shenje parashikohen zhvillime pozitive, për shkak të instinktit i cili nuk do ju zhgënjejë kurrë. Ka ardhur momenti që të merrni më shumë! Kjo e shtunë ju parashikon një prej shenjave më të favorizuara të horoskopit.

    Binjakët

    Është një e shtunë mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do kenë mundësi që gjatë kësaj dite të zgjidhin një keqkuptim. Ndikimi i favorshëm i yjeve parashikon rikuperim energjish dhe përmirësime të ndjeshme në sferën profesionale.

    Gaforrja

    Duhet të mundoheni që të keni çdo situatë nën kontroll. Sa i takon punës, parashikohet që të çoni përpara disa kërkesa të rëndësishme. Lidhur me raportin sentimental, parashikohen luhatje humori dhe keqkuptime.

    Luani

    Të lindurit e kësaj shenje mund ta gjejnë veten në mes të kritikave sa i takon sferës sentimentale. Nën ndikimin aspak të favorshëm të yjeve, kritike paraqitet situata edhe sa i takon sferës sentimentale.

    Virgjëresha

    Ju pret një e shtunë e bukur, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve, sidomos sa i takon sferës profesionale. Ndërsa në raportin në çift parashikohen probleme të vogla, të cilat duhet ti menaxhoni me kujdes.

    Peshorja

    Parashikohet një ditë mjaft komplekse, e cila do të përmbyllë një cikël ditësh aspak të favorshme. Ka ardhur momenti që të kërkoni mbështetjen e personave që keni pranë. Mundohuni që të rigjeni qetësinë, pasi keni nevojë për të lënë pas shpine gjithë vështirësitë e kaluara.

    Akrepi

    Mos mendoni më për të kaluarën, pasi yjet ju ftojnë që të lini çdo gjë pas shpine dhe të shihni drejt së ardhmes. Në këtë mënyrë do të ketë një periudhë rikuperimi psiko-fizik, duke u munduar që të zgjidhni problemet që keni pasur në fushën sentimentale dhe profesionale.

    Shigjetari

    Kjo e shtunë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të jenë gjithë energji, shkruan noa.al. Mundohuni që të gjeni zgjidhje lidhur me një problem që ju ka shqetësuar në raportin në çift.

    Bricjapi

    Yjet janë mjaft të favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Do të përjetoni një ditë të qetë qoftë në sferën profesionale, familjare dhe sentimentale.

    Ujori

    Do vijoni që të ndjeni praninë e disa yjeve që ju kanë shoqëruar gjatë gjithë javës dhe që do vijojnë të jenë prezente në fushën e ndjenjave. Bëni kujdes vetëm me financat, pasi parashikohet të ketë probleme të vogla.

    Peshqit

    Po filloni që të dilni nga një periudhë mjaft e errët, ku vetëm e shtuna do ju bëj që të ndiheni më mirë. Në punë, do të çoni përpara projekte të reja. Ky është pikërisht momenti ku duhet të mendoni më seriozisht për të ardhmen tuaj.

  • Hiqeni këtë pajisje nga priza para se të flini, harxhon shumë energji

    Hiqeni këtë pajisje nga priza para se të flini, harxhon shumë energji

    Kur mendoni për gjëra që konsumojnë shumë energji elektrike në shtëpinë tuaj, me siguri nuk mendoni për një ruter modest interneti. Por nëse e lini të ndezur gjatë gjithë ditës, do të konsumojë energji elektrike si dhe një frigorifer.

    Prandaj, duhet t’i kushtoni vëmendje efikasitetit energjetik të ruterit përpara se ta blini atë dhe sigurohuni që ai të ketë konsumin më të ulët të mundshëm të energjisë kur është i ndezur ose në gjendje gatishmërie.

    Agjencia Federale Gjermane për Mbrojtjen e Mjedisit pohon se është veçanërisht e rëndësishme nëse ruteri nuk mund të fiket sepse përdor edhe linjën telefonike.

    Nëse është kështu, këshilla është të blini një ruter që të ketë mundësinë të fikë të paktën internetin me valë kur nuk është në përdorim.

  • Nëna nuk merr dot fëmijët, babai shkel vendimin e gjykatës për kujdestarinë e fëmijëve

    Nëna nuk merr dot fëmijët, babai shkel vendimin e gjykatës për kujdestarinë e fëmijëve

    Divorci është një shqetësim serioz i çifteve në krizë, të cilët pas përpjekjeve për të shpëtuar martesën, mendojnë seriozisht ndarjen. Një hap i fundit që mund të shkaktojë trauma dhe agresivitet tek fëmijët aq më tepër kur ky agresivitet ushqehet nga vetë prindërit.

    Jemi në një fshat të Korçës dhe protagoniste e një përplasje me nënën e saj është një 14 vjeçare e cila e nxitur nga babai, kërkon të qëllojë me gurë këtë të fundit, pavarësisht se ajo ka udhëtuar nga Tirana vetëm për ta takuar pak çaste në oborrin e shkollës.

    Prindërit e të miturës janë ndarë prej 2 vitesh, pas konfikteve të vazhdueshme që shpesh janë bërë të dhunshme, ndërkohë që nga kjo martesë kanë ardhur ne jetë dy vajza, njëra 14 dhe tjetra 7 vjeçe.

    Zonja tregon se shpesh herë problemet vinin edhe për shkak të gjendjes financiare dhe pamundësisë për të plotësuar nevojat e fëmijëve. Ndaj dhe për kushte më të mira zonja kërkon të largohen nga Korça për në Tiranë me qëllimin e një jete më të mirë dhe shkollimi më cilësor. Hap që e marrin me qindra çifte për të mirë të fëmijëve.

    Pas këtij ndryshimi zonja vendos të hap procesin e divorcit. Në raportin e bërë nga psikologia e gjykates e cila përshkruan marrëdhënien midis prindërvve dhhe fëmijëve, shprehet qartë se fëmijët janë të ndikuar nga situata familjare që po kalojnë. Nga vëzhgimi I bërë psikologia vlerëson se babai pengon fëmijët të kalojnë kohë me nënë e tyre, tregues që ky I fundit nuk angazhohet për tju mundësuar fëmijëve nevoojën për dashurinë që I ofron nëna. Femijët shprehin dëshirën për te jetuar me babain, ndërsa janë tê frustruar dhe te ndikuar nga atmosfera familjare.

    Pavarsisht angazhimit vleresohet se babai nëpermjet ndikimit negativ te femijeve ndaj figures së nenes po demton emocionalisht femijet. Vleresohet se jane te ngarkuara emocionalisht, vajza e madhe po e përjeton intesivisht marredhenien konfliktuale te prinderve, shpreh se ka deshirë të jetoje me babain.

    Një raport ky që flet qartë për situatën që po kalojnë dy vajzat e mitura, të ndikuara dhe madje të nxitura nga babai. Pas vendimit të gjykatës nëna, sërisht nuk arriti të marrë dy vajzat e saj, pasi ish-bashkëshorti refuzon me forcë që t’ja jap.

    Duke përfituar nga distanca dhe koha e gjatë në të cilën nëna nuk ka mundur të takojë dy vajzat e saj, ish-bashkëshorti duket se i ka bindur ato, jo vetëm që të qëndrojnë me të, por edhe ta konsiderojnë nënën si shkaktare të ndarjes së familjes.

    Nëna tregon se ka tentuar shpesh të kontaktojë me vajzat por ka qënë pothuajse e pamundur pasi ish-bashkëshorti nuk ia nxjerr as në telefon për të komunikuar.

    Reagimi i tij agresiv nuk premton asgjë, prandaj gruaja vendos të udhëtojë nga Tirana në Korçë për një të drejtë që e ka fituar me dy vendime gjykate.

    Por më përpara, ajo vendos të shkojë tek shkolla e vajzave për të kaluar pak minuta me ta, dhe për t’i përgatitur për shpërnguljen drejt Tiranës, por haset me pengesë nga ana e drejtoreshës dhe mësues në shkollën ku vajzat mësojnë.

    Pasi nëna qëndron për rreth 2 orë në shkollë mundësia për të takuar të voglat e saj është pothuajse e pamundur. Aty pranë shfaqet babi I cili ka lajmeruar edhe forcat e policisë. Por teksa minutat kalojnë në ambjentet e shkollës shfaqen punonjëset e shërbimit social të bashkisë Maliq të cilat duket se nuk marrin parasysh që ligjet duhet të zbatohen.

    2 punonjëset sociale, duke përfituar nga ngarkesa emocionale e të miturave, tregohen tepër të zellshme për t’i larguar ato nëna e tyre, pa marrë aspak mundimin që t’u flasin apo t’i këshillojnë.

    Në këtë situatë plot ngarkesë emocionale ku nëna pengohet të takojë dy vajzat e saj, babi vendos të marrë fëmijët duke hyrë nga hekurat rrethues të shkollës, dhe më pas të largohet me buzëqeshje triumfuese përballë nënës së vajzave të tij.

    Por për të bashkuar nënën me dy vajzat, dhe për të zbatuar vendimin e gjykatës, duhet që ligji të bëjë punën e tij. Në këtë rast përmbaruesi, i cili duket se nuk e ka marrë aq seriozisht detyrën që i është ngarkuar, pavarësisht se paguhet për këtë.

    Në këto kushte, kërkojmë të mësojmë diçka mbi shkaqet e kësaj zemërgjerësie ndaj babait të vajzave, por telefonata jonë, nuk pritet aq mirë nga zoti përmbarues.

    Pavarësisht përgjigjeve që na dha, një ditë më pas, informohemi se përmbaruesi ka nisur të përgatisë dosjen për për të vendosur datën e dytë të ekzekutimit të vendimit. Sipas tij ky ekzekutim do të kerkohej të bëhej në qytetin e Korcës, me kerkesë të zonjës, pranë drejtorisë së policisë Korcë.Por kur gjithçka dukej e kopsitur tashmë, vetëm 1 orë përpara ekzekutimit të vendimit, policia e korcës nis një letër në adresë të përmbaruesit në të cilën theksohet se, ky ekzekutim nuk mund të behej në ambientet e policisë por duhej të gjendej një ambjent i përshtatshëm ku do të kishte mbështetjen e forcave të policisë së drejtorisë Korcë.

    Kaq i paaftë të ishte ky përmbarues sa të mos dinte që ky vendim nuk mund të ekzekutohej në ambientet e drejtorisë së poilicisë? Por të paktën a mund të gjente një ambient tjetër?

    Në këto kushte të një mungese totale të profesionalizmit nga ana e përmbaruesit, zonja bën një veprim që ndoshta duhej ta kishte bërë kohë më parë. Ajo vendos të largojë përmbaruesin Andrea Katundi nga kjo çështje.

    Pavarsisht kësaj vendosim të bëjmë edhe një telefonatë të fundit me ish-bashkëshortin e zonjës për t’I vënë në dijeni që është duke shkelur ligjin, por ashtu si dhe përmbaruesi kjo telefonatë as nga ana e tij nuk pritet aq mirë./PIRANJAT

  • Dënohen dy të rinjtë shqiptarë, u kapën me kokainë në Angli (EMRAT)

    Dënohen dy të rinjtë shqiptarë, u kapën me kokainë në Angli (EMRAT)

    Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me burg pasi janë kapur me kokainë.

    Irgert Shehu dhe Arnis Rizahi u ndaluan më 15 gusht të këtij viti në rrugën Abbey në Nuneaton, ku fillimisht në makinë Shehut iu gjetën qese me kokainë gati për shitje.

    Gjykata ka dhënë rreth 8 vite burgim në total. Irget Shehu dhe Arnis Rizahi dënohen me nga 45 muaj izolim secili. Kur u kapën në muajin gusht, iu sekuestruan edhe rreth 5 mijë paund cash.

    Pas kontrollit të ushtruar në banesën ku ai qëndronte bashkë me Rizahi, iu gjetën edhe 27 qese të tjera me kokainë.

    Kur u kontrolluan sirtarët e tavolinës kishin çanta më të mëdha që përmbanin 40 qese të tjera me kokainë të peshuar dhe të ndarë në doza.

    Pas një kontrolli më të gjerë në adresë dhe duke përfshirë ato të gjetura në makinë, u sekuestruan në total 181 qese me kokainë, secila prej të cilave vlerësohet se peshonte rreth 0.4 g secila.

    Vlera totale e vlerësuar e kokainës së sekuestruar ishte midis 3,540 dhe 7,080 paund, ndërsa po ashtu u janë sekuestruar edhe 4,765 paund që kishin në shtëpi cash.

  • “Para 1 viti ma keni bërë ëndrrën e fëmijërisë realite”/ Momente gëzimi në Kombëtaren, kuqezinjtë festojnë ditëlindjen e Seferit

    “Para 1 viti ma keni bërë ëndrrën e fëmijërisë realite”/ Momente gëzimi në Kombëtaren, kuqezinjtë festojnë ditëlindjen e Seferit

    Momente gëzimi në Kombëtare, para duelit me Çekinë, teksa sulmuesi Taulant Seferi festoi mbrëmjen e sotme, 28-vjetorin e lindjes.

    Ky është viti i pestë që Seferi e feston ditëlindjen me shokët e Kombëtares, teksa në fjalimin e mbajtur pas fryrjes së qirinjve, djaloshi nga Kumanova, falenderoi bashkëlojtarët që i bënë realitet ëndrrën e fëmijërisë, duke u shprehur:

    “Çuna pikë së pari dua t’iu falenderoj shumë, jam shumë i lumtur që do të festoj prapë me juve, se kam gati 5 vjet që po e festojmë së bashku.

    Dua t’iu falenderoj sepse para 1 viti ma keni bërë ëndrrën e fëmijërisë realitet që më keni kualifikuar për në Europian dhe pata mundësinë që të luaja në Europian.

    Ishalla dashtë Zoti, ma bëni ëndrrën realitet që të luaj edhe në Botëror”, deklaroi Seferi.

    SHIKO VIDEON

  • “Tërbohet” shqiptari në Itali/ Shkatërron dhe i vë flakën makinës së policisë, pas arrestimit i gjendet një…

    “Tërbohet” shqiptari në Itali/ Shkatërron dhe i vë flakën makinës së policisë, pas arrestimit i gjendet një…

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali mëngjesin e 12 nëntorit në “via Parco Catullo”, në selinë e ekipit të rojës detare.

    Një shqiptar 38-vjeçar i ka vënë flakën një prej makinave të policisë. Sipas mediave italiane fillimisht ai ka thyer xhamat e makinës më pas ka derdhur lëndën djegëse, benzin, dhe i ka vënë flakën automjetit.

    Ende nuk dihet shkaku i këtij veprimi.

    Kamerat e vëzhgimit video kapën të gjithë skenën, duke lejuar oficerët ta identifikonin shpejt autorin.

    Arrestimi ndodhi pasi shqiptarit iu gjetën thika dhe një spraj, duke çuar në një akuzë shtesë për mbajtjen e armëve ose sendeve pa leje, shkruan “Garda Notizie”.

    Megjithëse gjesti nuk duket se ka motive të dukshme politike apo sociale, 38-vjeçari njoftohet se ka precedentë penalë për dhunë në familje dhe gjithashtu ishte i paligjshëm në territorin italian.

  • “Nuk heqim dorë nga ata që duam”, Bes Kallaku ‘shpërthen’ në lot në studio: Njeriu përsoset në dobësi

    “Nuk heqim dorë nga ata që duam”, Bes Kallaku ‘shpërthen’ në lot në studio: Njeriu përsoset në dobësi

    Historia e Kristit të vogël që arriti të mposhtë tumorin i emocionoi të gjithë shqiptarët këtë mbrëmje në ekranin e Top Channel.

    Mes të tjerash ai rrëfeu se një nga personazhet që ka përzemër dhe që e ka bërë të qeshë në ditë të vështira është aktori i humorit Bes Kallaku. Ky i fundit erdhi në studion e një emisioni televiziv për ta surprizuar dhe për t’i kujtuar sa i fortë është dhe se kurrë nuk duhet të dorëzohet.

    Ai e ka takuar Kristin edhe dy vite më parë kur ndodhej në spital. Kallaku i tha se do t’i qëndrojë sërish pranë atij dhe familjes, ndërsa mesazhet që përcolli sonte emocionuan publikun.

    I përlotur Besi tha se njeriu përsoset në dobësi e se kurrë nuk duhet të heqë dorë nga ata që do dhe ëndrrat që ka.
    “Unë Kristin e kam qenë në spital para dy vite e gjysmë… Kristi është rritur shumë! Rasti i Kristit na bën të gjithëve të mendojmë sesa i fortë është njeriu, sesi njeriu duhet t’i hakërrehet dhimbjes, sesi nuk duhet të mposhtet. Njeriu përsoset në dobësi.
    Po flas për veten, që kur them njeriu përsoset në dobësi, do të thotë që dhimbja të afron më shumë me Zotin. Krisiti është shembull për secilin prej nesh. Unë në jetën time, festoj kur kam dhimbje dhe vishem me të bardha kur mbaj zi… unë dhe Kristi nuk heqim dorë, edhe kur na thonë të heqim dorë, sidomos për ata që duam. Ndaj ti mos hiq dorë nga ajo që kërkon të bëhesh, kurrë… mërzitemi ndonjëherë për gjëra koti kur në fakt ka halle më të mëdha”, tha Kallaku.