Category: Uncategorized

  • U tërhoq zvarrë nga i biri, e moshuara tregon si u dh*nua: Kishte pirë, më tërhoqi se…

    U tërhoq zvarrë nga i biri, e moshuara tregon si u dh*nua: Kishte pirë, më tërhoqi se…

    Një 48-vjeçar, i identifikuar si Alban Mansaku, është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e dhunës në familje.

    Mansaku është vënë në pranga pas një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se ka dhunuar, ofenduar e ka tërhequr zvarrë nënën e tij.

    E moshuara ka rrëfyer se marrëdhënia me djalin ka qenë e mirë dhe se të dy jetonin në të njëjtën banesë, por me hyrje të ndara.

    Ajo tregoi se ditën kur është dhunuar djali ishte i pirë, ndërsa njëkohësisht vuante nga probleme psikologjike për shkak të problemeve të tij familjare.

    “Unë kisha dalë për të marrë ajër në oborr, pasi vuaj nga një sërë sëmundjesh, dhe ai më kërkoi të hyja brenda. Unë nuk pranova dhe ai filloi të më shante me fjalë të rënda dhe më tërhoqi”, tha ajo.

  • I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, deputeti socialist Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

    I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, deputeti socialist Plarent Ndreca paraqitet në SPAK

    Pak më parë, deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

    Më 25 tetor të këtij viti, ai është marrë i pandehur nga ana e Prokurorisë së Posaçme, lidhur me detyrën e tij si sekretar i përgjithshëm në Ministrnë e Brendshme, ku shërbeu nga korriku 2019 deri më shtator 2020.

    Plarent Ndreca, akuzohet lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend.

    Në lidhje me këtë tender, SPAK u vu në lëvizje nga një kallëzim i bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera.

    Njoftimi i KLSH më 30 korrik 2021:

    Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Ministrinë e Brendshme, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar të saj për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

    Nga procesi i auditimit kanë rezultuar mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomik në këtë procedurë dhe njëkohësisht rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit”, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë.

    Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me këto shkelje ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme, përgjegjës për vlerësimin e ofertave në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit” për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera

  • “U qëllua nga tarraca”/ Detaje nga vrasja e Eduart Reçit, policia në “skaner” kamerat e sigurisë, dyshohet se autorët vëzhguan biznesmenin për disa ditë! Arma e krimit…

    “U qëllua nga tarraca”/ Detaje nga vrasja e Eduart Reçit, policia në “skaner” kamerat e sigurisë, dyshohet se autorët vëzhguan biznesmenin për disa ditë! Arma e krimit…

    Detaje nga hetimet rreth vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi.

    Policia po bën kqyerjen e kamerave të sigurisë në zonë edhe të pamjeve të disa ditëve para atentatit pasi ka dyshime se autori dhe bashkëpunëtorë të tij prej disa ditësh kanë monitoruar dhe studiuar me detaje zonën për të parë se ku ka kamera sigurie

    Po ashtu kanë vëzhguar edhe lëvizjet e biznesmenit në afërsi të rrugës “Faik Konica” ku ka edhe banesën. Hetuesit kanë dyshime se 52-vjeçari është qëlluar nga distanca me pushkë gjysmë automatike e pajisur me dylbi.

    Nga ekspertiza paraprake dyshohet se është qëlluar nga lart poshtë.

    Policia po heton si pistë që mund të jetë qëlluar në distancë ku autori mund të ketë qenë vendosur në taracë për të qëndruar në mënyrë statike, po ashtu qëndrimi në tarracë e bën të vështirë fiksimin nga kamerat e sigurisë.

  • “Ishte i…”/ Familjarët gjejnë 67-vjeçarin të vetëvarur

    “Ishte i…”/ Familjarët gjejnë 67-vjeçarin të vetëvarur

    Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Lushnjë nga familjarët. Policia e Lushnjës bën me dije se dyshohet se i moshuari është vetëvarur, pasi mendohet se ka qenë në gjendje të dehur. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

    Njoftimi i policisë

    Lushnjë/Informacion paraprak

    Rreth orës 09:00, në lagjen “Çlirimi”, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesë, shtetasi A. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur, në gjendje të dehur. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

  • Alban Skënderaj zbulon “sherrin” me Miriamin: Më ka nxirë jetën 6 vjet…

    Alban Skënderaj zbulon “sherrin” me Miriamin: Më ka nxirë jetën 6 vjet…

    Në një rrëfim përballë Arbana Osmanit në emisionin “Mirëmbrëma yje”, Alban Skënderaj foli për sfidën e organizimit të koncertit të tij të madh në stadiumin “Air Albania’.

    Megjithatë, mbështetja e fortë nga bashkëshortja e tij, Miriam Cani, kishte një rol vendimtar në këtë vendim. Për vite me radhë, Miriami kishte insistuar që ai të merrte guximin për të mbajtur një koncert në stadium, duke i qëndruar pranë me besimin e saj të palëkundur në talentin e Albanit.

    “Ka katër, pesë, gjashtë vjet që më ka përsëritur këtë dëshirë dhe ka besuar tek unë 10-fishin e besimit tim,” shpjegoi Albani, duke shtuar se ishin të shumta bisedat dhe debatet që i çuan në këtë vendim.

    “Vendimin për ta bërë koncertin në stadium e ka marrë Miriami, jo unë. Në fund, ajo kishte të drejtë – interesi dhe dashuria e publikut ishin jashtëzakonisht të mëdha,” u shpreh Albani me mirënjohje për përkushtimin e Miriamit, që e mbështeti në çdo hap.

  • Fshehu mbi 680 mijë euro në dyert e modifikuara të Benz-it për t’i futur ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 51-vjeçari! Dyshimet se paratë rrjedhin nga krimi

    Fshehu mbi 680 mijë euro në dyert e modifikuara të Benz-it për t’i futur ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 51-vjeçari! Dyshimet se paratë rrjedhin nga krimi

    Policia ka arrestuar një 51-vjeçar pasi fshehu mbi 680 mijë euro në dyert e modifikuara të Benz-it për t’i futur ilegalisht në Shqipëri.

    Në pranga ka rënë Lefter Nelaj, banues në Fushë Milot, ndërsa dyshohet se paratë e sekuestruara në makinë rrjedhin nga krimi.

    Ai u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Muriqan në hyrje të Shqipërisë.

    “Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave”, raportuan uniformat blu.

    Njoftimi i policisë:

    Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Burimi”. Sekuestrohen 680 595 euro që dyshohet se rrjedhin nga krimi.

    Fshehu paratë, në dyert e modifikuara të automjetit që drejtonte, me qëllim futjen e tyre ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 51-vjeçari.

    Sekuestrohen shuma e eurove, automjeti tip “Benz” dhe 2 celularë.

    Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Burimi”.

    Gjatë operacionit, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua shtetasi L. N., 51 vjeç, banues në Fushë Milot.

    Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Efektivi humbi ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari! Me rrogat që kanë nuk ushqejnë dot familjet

    Efektivi humbi ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari! Me rrogat që kanë nuk ushqejnë dot familjet

    Gjatë protestës së 35-të para Bashkisë së Tiranës, një protestues humbi ndjenjat dhe u transportua në spital nga kolegët e tij.

    Belind Këlliçi, i cili po mbante fjalën gjatë kohës kur ndodhi incidenti, i uroi efektivit shërim të shpejtë, ndërsa shprehu se Policia e Shtetit është institucioni më i keqtrajtuar.

    “I uroj shërim të shpejtë për efektivin që humbi ndjenjat! Policia e Shtetit më e keqtrajtuara si institucion. Shkëlqejnë këtu aferat korruptive, me në krye Palrent Ndrecën, që një kapele të policëve e tenderonte 350 euro, ndërkohë me rrogat që kanë nuk ushqejnë dot familjes së tyre. Nuk jemi këtu për të protestuar kundër policisë së shtetit, por për paratë e vjedhura të fëmijëve të tyre”, tha Këlliçi.

    Ndër të tjera, duke folur për Bashkinë e Tiranës, Këlliçi i bëri thirrje SPAK të hetojë punonjësit dhe ish-punonjësit e këtij institucioni.

    “Kam një thirrje të drejtpërdrejt për SPAK, hetoni të gjithë punonjësit apo ish-punonjësit, që janë thirrur për të grisur dokumentet e vjetra në këtë protokoll, për të ndryshkur dokumentet apo për të firmosur praktika të prapambetura për të justifikuar vjedhjet e Erion Veliajt dhe drejtuesit e tij.

    I bëj thirrje punonjësve të thjeshtë të Bashkisë së Tiranës, ruani dinjitetin dhe familjet tuaja. Refuzoni të firmosni praktika të kaluara.

    Kjo është protesta e 35, mund të jetë e fundit por mund të ketë dhe 35 të tjera, sepse jemi të vendosur ta çojmë në burg Erion Veliajn. Jemi të vendosur të shkojmë në fitore”, tha ai.

  • Ndërpritet protesta para bashkisë/ Një efektiv humb ndjenjat, dërgohet në spital

    Ndërpritet protesta para bashkisë/ Një efektiv humb ndjenjat, dërgohet në spital

    Ndërpritet protesta para bashkisë/ Një efektiv humb ndjenjat, dërgohet në spital

    Në përditësim…

  • Atentati me 4 viktima në Shkodër/ Zbulohet misteri, Ibrahim Lici u trajtua nga mjekë privatë pas sulmit, tani gjendet në Tiranë

    Atentati me 4 viktima në Shkodër/ Zbulohet misteri, Ibrahim Lici u trajtua nga mjekë privatë pas sulmit, tani gjendet në Tiranë

    Atentati mafioz i 30 Tetorit 2024 në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati mes tyre dhe dy njerëz të pafajshëm, çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha, tronditi mbarë opinionin publik.

    Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, gazetarja Anila Hoxha, theksoi se jo zyrtarisht pranohet se personi që del në foto i gjakosur është Ibrahim Lici, një prej të shumëkërkuarve në vend.

    Sipas saj, ka disa versione jo zyrtare se ai mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë.

    “Policia nuk ka dalë me version zyrtar se kush është personi që shfaqet në skenën e krimit, jo zyrtarisht nga autoritet e hetimit dhe drejtësisë shqiptare pranohet se ai është Ibrahim Lici.

    Pas masakrës që tronditi vendin, janë kryer një sërë hetimesh, për të kuptuar se si ai u largua nga vendngjarja. Ka dyshime se ky shtetas mund të ketë qenë i plagosur dhe ndaj ka pasur disa verifikime të klasifikuara si të sekretit tepër të lartë, ku përfshihen vëzhgime dhe përgjime.

    Policitë lokale po kryejnë veprime sekrete për të mësuar se kush janë personat që arritën ta mjekojnë atë. Ka disa versione jo zyrtare se personi ka ngelur i plagosur mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë.

    Duke iu referuar burimeve shumë të besueshme pranë grupit të hetimit, mund të them se është identifikuar edhe për një person të tretë që konsiderohet si ndihmës në këtë atentat”, tha gazetarja në emisionin Breaking të Top News.

    Sipas gazetares, autorët kanë lënë gjurmë në vendngjarje dhe mund të ketë një emër nga policia, ndërsa hetimet vijojnë ende.

    “Në automjet ai ishte me vëllanë dhe shokun e tij. Ndaj duhet të kemi parasysh grupet kriminale janë më të informuar se vetë institucionet kur bëhet fjalë për të kërkuar. Ky rast vërtetoi se grupet kriminale kanë informacione ‘ekskluzive’ për kundërshtarët e tyre.

    Nuk mund të them nëse Ibrahim Lici po largohej nga Shqipëria për sa kohë ai kishte ardhur, por them me garanci se ky krim është i një natyre tejet të sofistikuar, por autorët kanë lënë gjurmë pas dhe mund të themi se do të kemi një emër“, theksoi gazetarja./TPZ

  • Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja merret në pyetje nga SPAK

    Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja merret në pyetje nga SPAK

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja do të merret ditën e sotme në pyetje nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

    Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se ish-deputeti ka mbërritur në dyert e SPAK nën shoqërinë e avokatit, ku do të japë shpejgime përballë prokurorëve të çështjes sa i takon komunikimeve që e çuan atë pas hekurave.

    Çyrbja do të duhet të japë shpjegime sa i takon veprës penale të “korrupsionit në zgjedhje”, “tregimit të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

    Prokuroria e Posaçme thotë se ish-deputeti është përfshirë në korrupsion zgjedhor pasi duke përkrahur dhe dhënë informacion Altin Hajrit, një të shumë kërkuari për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në Kamzë, ka përfituar prej tij vota në zgjedhjet e 2021.

    Gjithashtu SPAK ka gjetur komunikime ku Çyrbja rezulton të ketë dekonspiruar disa operacione të Policisë për kontrolle me qëllim arrestimin e personave në kërkim në qarkun e Durrësit./tvklan.al