Category: Uncategorized

  • Pse nuk pranon ta takojë Monika Kryemadhin? Meta: Qëndrimet e saj nuk më shërbejnë aspak mua

    Pse nuk pranon ta takojë Monika Kryemadhin? Meta: Qëndrimet e saj nuk më shërbejnë aspak mua

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se arrestimi i tij në prag të zgjedhjeve është politik dhe pa asnjë akuzë zyrtare. Meta në një intervistë për emisioni “Now” në Euroneës Albania nga burgu 313 se u pyetur lidhur me qëndrimin e prerë ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, të cilën ka refuzuar ta takojë në burg edhe pse kjo e fundit ta pranuar të marrë fajësinë ne vend të tij.

    Meta u përgjigj duke thënë se qëndrimet e tij për çështjet parimore janë të prera dhe pakompromis. Sipas tij përgjegjësitë ligjore janë individuale dhe jo kolektive apo të transferueshme. Presidenti i PL-së shtoi se qëndrimet e saj mediatike dhe ligjore janë pjesë e konceptit të mbrojtjes së saj për mbrojtjen dhe nuk më shërbejnë aspak mua.

    “Qëndrimet e mia për çështje parimore janë të prera dhe pakompromis. Lidhur me përgjegjësitë ligjore ato janë individuale dhe jo kolektive apo të transferueshme. Qëndrimet e saj mediatike dhe ligjore janë pjesë e konceptit të mbrojtjes së saj për mbrojtjen dhe nuk më shërbejnë aspak mua. Ajo që më shërben dhe më duhet mua është e vërteta dhe ajo është me mua,” tha ai.

  • Rrahjet e zemrës nga kafja, a duhet të shqetësoheni? Zbuloni arsyet se përse kjo ndodh

    Rrahjet e zemrës nga kafja, a duhet të shqetësoheni? Zbuloni arsyet se përse kjo ndodh

    Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës, është e llogjikshme që mund të ndiheni të shqetësuar.

    Ju njohim me arsyet se përse kjo ndodh dhe a duhet të shqetësoheni në këtë rast?

    Çfarë ndodh në trupin tuaj kur pini kafe?

    Kafeja përmban kafeinë, një stimulues natyral për trupin dhe sistemin nervor qendror.

    Kjo rrit më tepër vigjilencën, dhimbjen e kokës, nervozizmin, rrahjet e zemrës dhe mund të shkaktojë edhe marrjamendje.

    Njerëzit reagojnë ndaj kafeinës në mënyra të ndryshme. Disa nuk përjetojnë asnjë simptomë, ndërsa të tjerë kanë një sërë simptomash.

    Shpesh mënyra se si reagoni ndaj kafeinës ka të bëjë me sasinë që jeni mësuar të pini.

    Nëse zakonisht nuk pini kafe dhe rastis të pini gjatë ditës disa filxhanë, ka shumë gjasa të përjetoni rrahje të shtuara të zemrës.

    A mund të shkaktojë kafeina probleme me shëndetin e zemrës?

    Edhe pse efektet e kafeinës mund të bëjnë që zemra juaj të rrahë më shpejt, ky efekt nuk ka gjasa të shkaktojë probleme shëndetësore.

    Një studim të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se ata që pinin kafe katër herë ose më shumë në ditë kishin 18 % më pak gjasa të përjetonin rrahje të parregullta të zemrës në krahasim me ata që nuk pinin fare kafe.

    Gjetjet e studimit nuk tregojnë domosdoshmërisht se kafeja ka një efekt mbrojtës në zemër, por se nuk shkakton efekte të dëmshme në zemër.

    Do të duheshin 80 deri në 100 filxhanë kafeje për të shkaktuar një dozë vdekjeprurëse nga kafeina.

    Por kafeja në sasi të pakta nuk është një substancë e rrezikshme, edhe pse mund të shkaktojë rrahje të shtuara të zemrës.

    Megjithatë, efektet stimuluese mund t’ju bëjnë të keni vështirësi për të fjetur ose t’ju trazojë stomakun.

    Dhe kjo gjë që mund të ndikojë në shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme.

    Por nëse keni shqetësime me shëndetin e zemrës ose nëse keni përjetuar një atak në zemër, AgroWeb.org ju këshillon të bisedoni me mjekun rreth konsumit të kafesë.

    Përfitimet e mundshme në organizëm

    Përfitimet nga konsumi i kafesë mund të përfshijnë një rrezik të reduktuar të zhvillimit të diabetit, kancerit të zorrës së trashë dhe gurëve në tëmth.

    Gjendje të tjera mbi të cilat kafeja ka efekt parandalues ​​përfshijnë mëlçinë dhe sëmundjen e Parkinsonit.

    Për të marrë përfitimet shëndetësore nga kafeja pa pasoja shëndetësore, AgroWeb.org ju sugjeron që të mos konsumoni më tepër se katër filxhanë kafeje në ditë.

    Katër filxhanë sigurojnë rreth 400 miligramë kafeinë, e cila konsiderohet si kufiri i sipërm i sigurt i stimuluesit./Agroweb

  • Shpërthim me lëndë plasëse në banesën një 68-vjeçareje! Detajet nga ngjarja

    Shpërthim me lëndë plasëse në banesën një 68-vjeçareje! Detajet nga ngjarja

    Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në qytetin e Orikumit rreth orës 02:00.

    Shpërthimi ka ndodhur në verandën e banesës së 68-vjeçares me iniciale E. B.. Raportohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale.

    Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të vogla.

    Grupi hetimor është vënë në lëvizje dhe po punon për të zbardhur ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e shpërthimit.

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

  • Çfarë ndodh me trupin kur nuk flemë mjaftueshëm, sipas ekspertëve

    Çfarë ndodh me trupin kur nuk flemë mjaftueshëm, sipas ekspertëve

    Ne të gjithë e dimë se gjumi është thelbësor për shëndetin tonë, por mund të mos e kemi konsideruar plotësisht se çfarë ndodh saktësisht kur nuk flemë mjaftueshëm.

    Një natë me gjumë të dobët mund të mos duket si problem i madh, por nëse vazhdon, mund të na ndikojë negativisht në shumë fusha.

    “Gjumi adekuat është jetik për shëndetin tonë fizik dhe mendor”, thotë neuropsikologia Sanam Hafeez, PsyD. “Mungesa kronike e gjumit mund të ndikojë seriozisht në mirëqenien tonë”.

    Çfarë ndodh kur nuk flini mjaftueshëm?

    Sistemi imunitar dobësohet

    Gjumi ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien tonë. “Kur flemë, sistemi ynë imunitar prodhon proteina dhe antitrupa që na ndihmojnë të luftojmë sëmundjet dhe infeksionet”, thotë Hafeez. “Nëse jeni të privuar nga gjumi, prodhimi i këtyre qelizave zvogëlohet, duke ju bërë më shumë gjasa të sëmureni”. Hafeez shton se “gjumi është thelbësor për të mbajtur sistemin tonë imunitar të shëndetshëm dhe funksional”.

    Rreziku i sëmundjes rritet

    Kur sistemi imunitar dobësohet nga mungesa e gjumit, bëhet më e vështirë të luftosh sëmundjen. Hafeez shpjegon se “gjatë gjumit, trupi prodhon citokina, proteina që ndihmojnë në luftimin e infeksionit dhe inflamacionit. Mungesa e gjumit mund të zvogëlojë prodhimin e këtyre proteinave”. Gjumi i pamjaftueshëm mund të rrisë shanset për diabetin, sëmundjet e zemrës dhe obezitetin.

    Humori bëhet i vështirë për t’u rregulluar

    Mungesa e gjumit ndikon edhe në disponimin tonë. “Cilësia ose sasia e dobët e gjumit e bën të vështirë rregullimin e humorit dhe emocioneve”, thotë Hafeez, ndërsa vëren se rritja e ankthit dhe stresit mund të ndikojë në punën ose shkollën dhe të përkeqësohet nëse nuk flini mjaftueshëm.

    Kujtesa nuk funksionon siç duhet

    Nëse keni vënë re se i harroni ngjarjet kur nuk flini mirë, tashmë jeni të vetëdijshëm për efektin e gjumit në kujtesë. “Gjatë gjumit, truri na ndihmon të ruajmë ngjarjet e ditës. Mungesa e gjumit mund të ndikojë në këtë proces”.

    Bëhet më e vështirë të mësosh gjëra të reja

    Kur truri nuk pushon mjaftueshëm, ai nuk mund të përpunojë dhe të mësojë informacione të reja. “Mungimi i gjumit ndikon në vëmendjen, kujtesën dhe përqendrimin, duke e bërë të vështirë mësimin e gjërave të reja”, thotë Hafeez.

    Sa orë gjumë duhet të bëni?

    “Rekomandohet që të rriturit të flenë shtatë deri në nëntë orë gjumë në natë”, thotë Hafeez, por ajo thekson se nuk ka një përgjigje të vetme që i përshtatet të gjithëve, pasi nevojat varen nga faktorë të tillë si mosha dhe cilësia e gjumit.

    Mungesa e gjumit ndikon drejtpërdrejt në shëndetin fizik dhe mendor, duke rritur rrezikun e sëmundjeve dhe duke e vështirësuar kujtesën dhe mësimin. Nëse keni vështirësi për të fjetur mirë, higjiena e mirë e gjumit mund t’ju ndihmojë të gjeni paqen.

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

  • Ekzekutim mafioz i biznesmenit të ndërtimit mbulohet me mister, asnjë pamje nuk ka fiksuar vrasësin e Eduart Reçit

    Ekzekutim mafioz i biznesmenit të ndërtimit mbulohet me mister, asnjë pamje nuk ka fiksuar vrasësin e Eduart Reçit

    Afër mesnatës së të mërkurës, një plumb, që nuk dihet nga ka ardhur, i ka marrë jetën një biznesmeni të njohur në Tiranë.

    Policia që shkoi në vendin e ngjarjes, pas ngjarjes, por edhe ditën e djeshme, nuk ka mundur të hedhë në letër as drejtimin nga ku ishte qëlluar Eduart Reçi, 52 vjeç nga Dibra. Biznesmeni, i cili u qëllua në derën e shtëpisë, nga një distancë e largët, qëndroi në jetë për pak orë, por pa mundur t’i mbijetonte plagës fatale. Policia dhe grupi hetimor kërkuan të gërmojnë në të shkuarën e biznesmenit, hapën “letrat” e punëve të tij, por asnjë e dhënë e duhur për hetimin nuk u përftua.

    U tha se kishte pasur detyra të larta në Shërbimet Informative dhe në Gardë, por herët dhe më pas i kishte hyrë biznesit të ndërtimit. Sipas të dhënave, ndonëse nuk janë bërë zyrtare nga policia e Tiranës, viktima e atentatit mafioz që ndodhi në Tiranë pak kohë më parë ka bërë një kallëzim për përplasje me rivalë në biznes, por policia nuk ka shoqëruar asnjë të dyshuar përgjatë gjithë ditës së djeshme. Janë marrë në pyetje disa persona, njohje të biznesmenit, por askush nuk di të thotë nëse Reçi ka pasur një problem me persona konkret.

    Ngjarja e së mërkurës vjen menjëherë pas asaj të Shkodrës, ndonëse misteri që mbuloi ekzekutimin e Reçit ishte i befasishëm, pasi policia nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e qitësit, që dyshohet që ka përdorur një armë snajper për të kryer krimin. Aktualisht, bëhet me dije, se në fokus të dyshimeve dhe hetimeve është konkurrenca në biznes.

    NGJARJA

    Policia e Tiranës bëri me dije se biznesmeni Eduard Reçi u vra rreth orës 23:00 të së mërkurës, poshtë pallatit ku jetonte, të cilin e ka ndërtuar vetë, në rrugën “Gjeneral Nikols” në Tiranë, përballë Fakultetit të HistoriFilologjisë. 52-vjeçari, me origjinë nga Dibra, mori një tek plumb në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës rreth orës 4 të mëngjesit. Grupi hetimor ka sekuestruar kamera sigurie të bizneseve pranë, kryesisht bar kafe, por për shkak të errësirës nuk janë kapur pamje të autorit, autorëve apo ndonjë të dyshuari.

    Nga mungesa e pamjeve filmike të autorëve, hetuesit po ngrenë dyshime se plumbi mund të jetë lëshuar nga lartësia, nga ndonjë objekt rreth pallateve, thonë burime nga policia. Plumbi i gjetur në vendngjarje nuk i çon drejt dyshimeve që arma të ketë qenë snajper. Në vendngjarje nuk është gjetur gëzhojë.

    Grupi hetimor po punon për të hapur kamera në distancë me shpresë se mund ta identifikojë autorin/ët e dyshuar. Por pamjet kanë fiksuar Eduard Reçin teksa ecën dhe bie në tokë pas një të shtëne, zhurma e së cilës dëgjohet edhe në disa kamera sigurie që regjistrojnë me zë. Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje apo konflikte të Eduard Reçit me persona të tjerë. Vite më parë, burimet thonë se Reçi ka qenë në krye të një drejtorie të SHISH në vitin 1996, por autoritetet ende nuk janë orientuar drejt vrasjes për shkak të kësaj detyre që ai ka mbajtur.

    Pas vitit 2000, ai ishte marrë me biznes. Burime policore bënë me dije se Eduart Reçi me firmën “ELGM” ka ndërtuar edhe disa pallate të tjera në Tiranë. Madje, u tha se para disa kohëve viktima kishte bërë kallëzim për shkak të një konflikti pronësie në zonë për vetëgjyqësi, por çështja nuk ishte filluar për mungesë elementësh.

  • Këmbimi valutor, 15 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor, 15 nëntor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.7 lekë dhe do shitet me 94 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.9 lekë dhe do shitet me 104.9 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.4 lekë.

  • Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore, si parashikohet moti për sot! Temperaturat ulen deri në -1 gradë Celsius

    Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore, si parashikohet moti për sot! Temperaturat ulen deri në -1 gradë Celsius

    Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

    Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të cilat nisin nga orët e mesditës në zonën e veriut dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit

    Duke nisur nga orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar kryesisht në qendër dhe jug të vendit.

    Pas orëve të mesditës reshjet në zonën e veriut ndërpriten dhe mbeten në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër përsëri me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

    Në relievet malore në verilindje deri në orët e mesditës në lartësitë mbi 1000 metër reshje të dobëta dëbore. Në zonën e juglindjes pas orëve të mesditës reshjet e shiut kthehen në reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në lartësitë mbi 900-1000 metër. Mjegull / mjegullinë, shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 3-10 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 14-20m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore -1 deri 7°C

    në zonat e ulëta 5 deri 14°C

    në zonat bregdetare 8 deri 14°C

  • Horoskopi ditor, 15 nëntor, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, 15 nëntor, shenjat më me fat

    DASHI

    Yjet do të influencojnë pozitivisht në aspektin afektiv. Në ambientin e punës janë të mundura fitime të paplanifikuara dhe takime të rëndësishme për aftësitë tuaja profesionale.

    DEMI

    Ndikimet planetare gjatë ditës së sotme njoftojnë se do të hasni në vështirësi. Në aspektin afektiv temperamenti juaj mund t’ju krijojë keqkuptime me partnerin.

    BINJAKET

    Aspekti planetar ju ndihmon që të keni marrëdhënie të mira me kolegët, por aspekti emocional nuk është në formën më të shkëlqyer. Një shëtitje do jua kthjellonte mendimet.

    GAFORRJA

    Mësoni të thoni jo atëherë kur gjërat nuk janë të volitshme për ju. Në këtë mënyrë do të fitoni respektin e personave që keni pranë ndërsa do të shpalosni edhe anët e tjera të karakterit tuaj

    LUANI

    Shpreheni atë që ndjeni në zemër madje shpreheni me krenari. Do të arrini të bëni për vete njeriun special i cili deri dje nuk i është përgjigjur ndjenjave tuaja.

    VIRGJERESHA

    Mos mendoni negativisht edhe nëse ylli juaj nuk po shkëlqen me të gjithë forcën e tij. Eshtë moment kalimtar të cilin e kalojnë të gjithë, mjafton të keni durim që të prisni.

    PESHORJA

    Merreni në dorë situatën dhe mos lejoni njeri që të luajë me ju. Kjo gjë edhe në fushën e dashurisë e cila nuk po shkon ashtu siç e kishit parashikuar.

    AKREPI

    Impulsiviteti juaj do ju çojë drejt gabimit ndaj përpiquni të jeni më të qetë. Në aspektin afektiv partneri juaj do ju dhurojë një mbrëmje të këndshme sot.

    SHIGJETARI

    Duhet të jeni të çlodhur e të qetë pasi mundësitë që do ju ofrohen në ambientin e punës janë me të vërtetë të rëndësishme. Në aspektin afektiv mos merrni vendime përfundimtarë në këto momente.

    BRICJAPI

    Ndikimet planetare gjatë ditës së sotme mund të ndikojnë negativisht duke krijuar iluzione sidomos në ambientin e punës. Në aspektin afektiv nuk keni pse të keni frikë ndaj flisni hapur

    UJORI

    Gjatë ditës së sotme do të ndjeheni paksa nervozë. Në ambientin e punës nuk do të pranoni asnjë kritikë duke ua kaluar të tjerëve. Në aspektin afektiv reflektoni seriozisht mbi vendimet që do ju duhet të merrni së bashku me partnerin.

    PESHQIT

    Ndikimet planetare gjatë ditës së sotme janë pozitive, kështu që do të mund të kaloni një ditë të qetë. Në ambientin e punës duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të okupoheni me objektiva të vërteta.

  • Horoskopi ditor, e Premte 15 Nëntor 2024/ Parashikimin i yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi ditor, e Premte 15 Nëntor 2024/ Parashikimin i yjeve për shenjën tuaj

    Dashi

    Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe sentimentale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, ku do të rigjeni qetësinë dhe do të keni reflektim të thellë.

    Demi

    Ndikimi i planetit të Uranit do iu japë më shumë hapësirë dëshirave tuaja gjatë kësaj dite. Po ashtu parashikohen mundësi të reja interesante, si për sa i takon sektorit profesional, edhe atij sentimental.

    Binjakët

    Po hyni në një periudhë shumë herë më të mirë krahasuar me muajin janar. Parashikohen zgjidhje të rëndësishme dhe zhdukje e çdo dyshimi sa i takon jetës sentimentale.

    Gaforrja

    Do të jeni të përfshirë në një gjendje konfuze sa i takon sektorit sentimental, ku do të ndjeni nevojën për konfirmime. Bëni mirë që të qartësoheni me veten dhe të kuptoni objektivat që keni për të ardhmen.

    Luani

    Do të jeni nën ndikimin e Diellit dhe Hënës, ku parashikohet një e premte mjaft pozitive. Megjithatë do ju duhet të mbroheni nga disa sulme dhe kritika, të cilat kanë të bëjnë me jetën familjare dhe profesionale.

    Virgjëresha

    Parashikohet një ditë e mbushur me suksese sa i takon sferës profesionale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, sa i takon sferës sentimentale dhe familjare.

    Peshorja

    Do të vijoni të dominoheni nga momente kritike sa i takon sferës profesionale. Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për të gjetur një zgjidhje dhe ekuilibra të rinj.

    Akrepi

    Duhet të mundoheni që t’iu jepni fund të gjitha situatave negative gjatë kësaj dite, të cilat do të jenë shtrirë si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Bëni mirë që të përshtateni me ndryshime të reja dhe të mbani qëndrim.

    Shigjetari

    Do të lini pas krahëve disa ditë stresuese, duke shënuar rikuperim të ndjeshëm në sferën profesionale dhe sentimentale gjatë kësaj dite. Megjithatë humori nuk do të jetë në kulmin e tij.

    Bricjapi

    Parashikohet një ditë mjaft pozitive, sidomos në sferën profesionale, shkruan noa.al. Do të arrini kulmin e shpresuar prej shumë kohësh dhe kjo do ju bëjë që të ndiheni mirë.

    Ujori

    Mundohuni që të programoni më mirë jetën tuaj gjatë kësaj periudhe. Vërini vetes objektiva të qarta, lidhur me jetën profesionale dhe sentimentale.

    Peshqit

    Do të përfshiheni nga një periudhë dukshëm më e mirë, e cila ka të bëjë me sferën profesionale. Sa i takon fushës së ndjenjave, mundohuni që të kaloni një situatë melankolike dhe trishtimi.

  • U paguan 3 mln euro për vrasjen e Vis Martinajt! Gazetari rendit shumat marramendëse që janë ofruar për ekzekutimin e kokave të grupeve kriminale

    U paguan 3 mln euro për vrasjen e Vis Martinajt! Gazetari rendit shumat marramendëse që janë ofruar për ekzekutimin e kokave të grupeve kriminale

    Gazetari Ferdinand Dervishi renditi sonte në emisionin “Opinion” shumat marramendëse që janë ofruar për të vrarë “kokat” e grupeve kriminale në Shqipëri.

    Ai pohoi se këto shifra të nxjerra janë vërtetuara nga përgjimet e nxjerra nga EncroChat.

    Ferdinant Dervishi: Dritan Vila me 20 mijë lekë të reja. Dritan Zhuka në 2001 ky që ka vrarë Ilir Ngresin ka bërë një pagesë prej 25 mijë dollarë për të vrarë Aglin Goxhaj atë që vrau “presidentin e Tomorit” dhe nuk e ka bërë, dhe për këtë hëngri kokën.

    Në vitin 2005 Endrit Dokle paguan 150 mijë Euro për të vrarë Lulzim Berishën. Në 2017 Aleksandër Ndoka vëllai i Arben Ndokës, përflitet që grupi i Niklës ka marrë 1 milion Euro për të vrarë vëllain e Ndokës, Aleksandër Ndokën. Në vitin 2020 Ervis Martinaj ofron 150 mijë Euro për Elvis Gaçaj, që nuk u vra sepse kishte vajzën në makinë dhe ai e kurseu.

    Domethënë ka dhe kode në këto raste?

    Ferdinant Dervishi: Ka kod. Ka disa raste që i kanë ruajtur. Në vitin 2020 Florenc Çapja ofron 200 mijë Euro për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit dhëndrit të ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Po në 2020 Ervis Martinaj i ofron Gjergj Cukalit 400 mijë Euro për vrasjen e Altin Gegës, këto janë të vërtetuara në EncroChat. Në 2020 Arben Ndoka ofron 600 mijë Euro për Durim Bamin dhe Valter Bamin, vëllezër. Në 2021 Ervis Martinaj ofron 150 mijë euro për të vrarë (Doqen) Fatmir Hysenin “killerin” nga Vlora. Po në vitin 2021 Ervis Martinaj i ofron Nuredin Dumanit 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles. Në 2020 për vrasjen e Ervis Martinajt dyshohet se janë paguar 3 milionë Euro.