Category: Uncategorized

  • “Është paguar shumë nga distanca”, gazetari zbërthen prapaskenat: Është një hakmarrje e madhe

    “Është paguar shumë nga distanca”, gazetari zbërthen prapaskenat: Është një hakmarrje e madhe

    Gazetari Sokol Bregu u shpreh në një studio për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi se ai është qëlluar nga 50 metra dhe vrasja është një hakmarrje e madhe ku është paguar shumë dhe nga distanca.

    Sokol Bregu: Shqipëria ka parë vrasje nga 100 metra e lart. Vrasja e Kastriot Reçit në Mirditë ishte nga një largësi e madhe dhe një vrasje që ka ndodhur në Shkodër që është qëlluar nga kalaja e Rozafës.

    Distanca e djeshme është rreth 50 metra. Ka shumë vrasje në Shqipëri, por janë me kallashnikovë nga 5-6 metra dhe qëllojnë shënjestrën me mbi 100 plumba.

    Personi ka patur vështirësi që të kryejë vrasjen dhe të largohej dhe është zgjedhur një vrasje me pagesë dhe e kushtueshme.

    Me çfarë kemi parë nga “Metamorfoza” janë vrasje mbi 100 mijë euro. Është një hakmarrje e madhe ku është paguar shumë për një vrasje nga distanca.

  • Po dokumentonte aksidentin që ndodhi në tunelin e Kërrabës, shoferja godet policin me mjet dhe shkakton aksidentin e dytë

    Po dokumentonte aksidentin që ndodhi në tunelin e Kërrabës, shoferja godet policin me mjet dhe shkakton aksidentin e dytë

    Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan.

    Mësohet se një automjet që drejtohej nga një grua, ka askidentuar një efektiv policie i cili ishte duke dokumentuar përplasjen e dy mjeteve në tunel.

    Megjithatë ende nuk dihet gjendja e efektivit të policisë. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

  • “Janë gjetur informacione edhe brenda burgjeve”/ Masakra e Dobraçit, trondit gazetari: Vrasja u urdhërua nga…

    “Janë gjetur informacione edhe brenda burgjeve”/ Masakra e Dobraçit, trondit gazetari: Vrasja u urdhërua nga…

    Gazetari Xhevair Zhabina dha detaje të reja në një intervistë televizive, për atentatin me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës, gati dy javë më parë. Sipas tij, vrasja është urdhëruar nga persona që janë brenda në qeli dhe se drejt makinës së ekzekutorëve është qëlluar nga makina e Licëve dhe një person është plagosur.

    “Nga dita e ngjarjes deri kur dosja ka kaluar në SPAK është bërë punë voluminoze dhe kjo ngjarje është drejt zbardhjes.

    Prokuroria e Shkodrës dhe policia kanë arritur të gjejnë informacion edhe brenda burgjeve. Pra dyshohet se ngjarja është urdhëruar nga persona që janë brenda në qeli.

    Drejt makinës së ekzekutorëve është qëlluar nga makina e Licëve dhe një person është plagosur. Ai është marrë nga personat që ishin pjesë e atentatit.

    Vrasja nuk ka qenë perfekte dhe autorët kanë lënë gjurmë. Këto prova janë mbledhur në vendngjarje dhe kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, më shumë se tre.

    Kjo ngjarje mund të jetë drejt zbardhjes. Autorët janë shqiptarë dhe janë të zonës”- tha Zhabina.

  • “Treshja legjendare”/ Gazetari i kronikës zbulon “kokat”, ja vrasësit më të rrezikshëm në Shqipëri (Emrat)

    “Treshja legjendare”/ Gazetari i kronikës zbulon “kokat”, ja vrasësit më të rrezikshëm në Shqipëri (Emrat)

    Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, 3 janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri.

    Në një intervistë televizive ai tha se Enver Stafuka, Julian Sinanaj dhe Nuredin Dumani kanë rekorde të frikshme kriminale dhe asnjëri prej tyre s’është kapur prej punës së mirëfilltë të Policisë.

    “Stafuka nuk u kap nga Policia pas 26 vrasjesh që pretendohet se ka bërë, për një kohë shumë të gjatë edhe në territorin e Tiranës. Sinanaj nuk u kap nga Policia edhe pse ishte vrasës si në filmin ku luan ai francezi me ato syzet, edhe ai mbante nga ato syzet.

    Vrasës gjakftohtë që vinte nga një eksperiencë nga Greqia, që kur erdhi këtu sa ja morën vesh bëmat, pati porosi edhe nga politika. Po s’po i futemi kësaj pjese. Nuk u kap nga Policia! U kap se u tremb shoku i vet. Dumani, nuk u kap nga Policia, u kap pasi i ranë njerëzit e Talo Çelës.

    Është vetëdorëzuar thonë në Fier. Që të tre këto vrasës legjendarë nuk janë kapur nga puna e mirëfilltë e Policisë”, tha Dervishi.

  • “Këta presin edhe koka të mëdha”, gazetari i njohur “plas” bombën: Ja cila bandë e rrezikshme vrau Ervis Martinajn

    “Këta presin edhe koka të mëdha”, gazetari i njohur “plas” bombën: Ja cila bandë e rrezikshme vrau Ervis Martinajn

    “E bashkuar dhe shumë e fuqishme!”, kështu e cilëson bandën e Durrësit gazetari Ferdinand Dervishi, ku tha se kjo bandë është e bashkuar me të tjera, fenomen që sipas tij është tejet i rrezikshëm.

    “Ajo bandë që vrau Ervis Martinajn. Ishte vetë me disa banda të përbashkëta mbi të ilat dominonte ai, përballë tij u vu banda e Durrësit që u bashkua me grupet e Niklës, me Avdylajt. Një pjesë e mbetur e vjetër e bandës së Kavajës.

    Pra aktualisht, banda e Durrësit ose me qendër në Durrës, që I bënë gropën Martinajt, duke i shkatërruar fillimisht gjithë grupin e tij, filluan nga njerëzit e afërt.

    Ja prenë të gjitha degët derisa prenë trungun. Shumë fenomen i rrezikshëm sepse këto banda në një moment të caktuar mund të marrin vendime që t’i presin “kokën” një nga njerëzve më të rëndësishëm në Shqipëri, mund ta ngrenë stekën shumë lart”, tha Dervishi.

  • Vrasja më 13 nëntor, një rastësi? Gazetari zbulon çfarë i ndodhi 13 vite më parë biznesmenit që u ekzekutua në Tiranë

    Vrasja më 13 nëntor, një rastësi? Gazetari zbulon çfarë i ndodhi 13 vite më parë biznesmenit që u ekzekutua në Tiranë

    Vrasja e Eduart Reçit mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ka tronditur opinionin publik. Deri më tani motivet dhe autorët e kësaj ngjarje mbeten mister.

    Gazetari Spartak Koka zbuloi gjatë emisionit “Opinion” një detaj në lidhje me viktimën 52-vjeçare. Ai u shpreh se 13 vite më parë, ekzaktësisht më 13 Nëntor (data që u vra), Reçi është dhunuar nga 6 persona, 3 prej të cilëve janë identifikuar.

    Nga kjo ngjarje, e cila ka ndodhur ekzaktësisht 13 vite para vrasjes së tij, Reçi ka pësuar dëmtime të rënda. Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohej konfliktet e pronësisë. Prandaj sipas gazetarit Koka, kjo pistë duhet marrë në konsideratë nga policia.

    Spartak Koka: Rastësi ose jo 13 vjet më parë, në të njëjtën datë, 13 Nëntor, në drekë, Eduart Reçi ka denoncuar se në vendin e quajtur Rruga e Elbasanit, brenda një banese private, 3 shtetas, 6 në total, por 3 të identifikuar, shtetasi me iniciale N.P, X.B, S.A dhe tre persona të tjerë e kanë goditur me grushta, me shkelm, me mjete të forta, të zotin e shtëpisë Eduart Reçi dhe nipin e tij, E.M.

    13 vjet më parë?

    Spartak Koka: Ekzaktësisht 13 vjet më parë, më 13 Nëntor. Më 13 Nëntor është vrarë dhe ai ditën e djeshme.

    I di policia këto?

    Spartak Koka: I di sepse nga policia e kam marrë unë këtë informacion.

    13 vjet më parë në të njëjtën datë?

    Spartak Koka: Është bërë denoncim në komisariatin numër 1. Dëmtimet kanë qenë të shumta. Dëmtimet trupore tek Eduart Reçi kanë qenë të shumta dhe tek nipi i tij. Dyshohej në atë kohë për një problem në raport me pronësinë, pasi Eduart Reçi i ka vënë në dispozicion policisë edhe dokumentacionin përkatës me njërin prej personave me të cilin ka pasur problematikë. Është bërë kallëzim, është bërë aktekspertimi mjekoligjor. Unë e kam të paqartë sot, policia mund ta konfirmojë më mirë, se çfarë ka ndodhur me këtë ankesë? A është zgjidhur ky konflikt pronësie? Të vetmin problem që është zgjidhur ka pasur një goditje të një punonjësi të Kadastrës në vitin 2014, në mos gaboj. Një nga elementët që është kryesor në këtë konflikt janë çështjet e pronësisë. A mund të jenë çështje si kjo e 2011, a mund të jenë çështje të tjera, një nga pistat që duhet marrë në konsideratë është çështja e pronësisë.

  • Misteret e milionave të “Toyota Yaris”, Lala zbulon detajet e bujshme: Është pyetur një deputet, janë përmendur…

    Misteret e milionave të “Toyota Yaris”, Lala zbulon detajet e bujshme: Është pyetur një deputet, janë përmendur…

    Në emisionin “Të Paekspozuarit”, është diskutuar për dosjen e bujshme të njohur si “Toyota Yaris”, ku 3.4 milionë euro u kapën në Portin e Durrësit dhe ku dyshohet se ka implikim të politikës dhe më pas të drejtësisë që ka tentuar ta mbyllë.

    Klodiana Lala: Prokuroria e Posaçme në fakt po heton veten aty. Kemi shumë pak informacion sepse dosja u mbajt e mbyllur. Bëhet fjalë për njerëz të drejtësisë që kanë dhënë vendim nën korrupsion për grupin e struktuaru kriminal dhe rastin e 3.4 milionë euro që u bllokuan në Portin e Durrësit pas denoncimit të Lulzim Bashës, që akuzoi Taulant Ballën. Pas denoncimit të Bashës në Parlamnent, tre ose katër ditë u bllokuan paratë.

    Disa nga prokurorët dhe gjyqtarët që kanë hetuar dhe marrë vendime, janë pjesë e strukturës së posacme dhe apelit të posacëm. Mund të ketë edhe të tjerë aty. Është pytur një deputet, janë përmendur emra të politikanëve. Me aq informacion që kam, ajo që bien ë sy, brenda sistemit ka njerëz të korruptuar por paska edhe të ndershëm.

    Nëse një çështje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë qenë tre prokurorë, dy janë përfshirë dhe i treti jo. Kam bërë investigim te BIRN dhe rezultonte, se ajo çështje kishte të bënte me aferë korruptive. Drejtësia po heton veten. Janë pesë gjyqtarë dhe prokurorë nën hetim për këtë çështje.

    Klodiana Lala: Ka patur denoncimin nga zoti Basha dhe ka patur etiketim të zotit Balla. Por duhet thënë se kush janë pronarët e parave. Ka një trajektore të madhe që erdhën.

    Në vitin 2020, një shtetas italo-gjerman pretendonte se i kishte dhënë borxh këto para për investime. Ishin blerë në ato kohë pronat e familjes Vrioni. Ai personi që u hetua, rezultonte pronar i kompanie diamantesh vetëm për 1 muaj dhe nuk mund të kishte 3.4 milionë euro cash. Diçka brenda institucioneve kishte ndodhur. Prokuroria të na tregojë, kush janë pronarët e parave, ky është thelbi. Nëse kuptohen dhe zbulohen, kuptohen pastaj se ku janë përdorur. Pastaj se cilat janë lidhjet. Të mbetesh te katër persona, ku vetëm një është arrestuar, hetimi i Toyota Auris mbetet vetëm aty.

  • “Nuk është vrarë me armë të zakondshme”/ Drejtori i Krimeve të Rënda zbulon detaje: Në vendngjarje u gjet vetëm…

    “Nuk është vrarë me armë të zakondshme”/ Drejtori i Krimeve të Rënda zbulon detaje: Në vendngjarje u gjet vetëm…

    Sipas Drejtorit të Krimeve të Rënda Ervin Hodaj, policia është angazhuar maksimalisht në zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi.

    Në një studio televizive, Hodaj tha se në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një predhë e kalibrit të vogël.

    Ai theksoi se 52 vjeçari mund të jetë qëlluar nga një distancë 20-30 m, me një armë jo të zakonshme.

    “Ditën e djeshme rreth orës 23:00 është marrë telefonata e parë për një person të shtrirë në ambientet para pallatit, i gjakosur në kokë. Aty policia ka gjetur bashkëshorten e tij dhe banorët e pallatit. Rreth orës 04:00 të mëngjesit ai ka ndërruar jetë. Është vlerësuar maksimalisht zbardhja e ngjarjes, nuk ka pasur shumë dëshmitarë, për shkak dhe të kohës. Kemi punuar me kamerat e vendit të ngjarjes. Sot kemi punuar përsëri ku është gjetur një predhë e kalibrit të vogël, pra nuk është armë e tipit të zakonshëm. Mund të jetë e një modeli tjetër, 5.56 mm dhe dëmtimi nuk ishte shumë i madh…Nëse do e merrte në trup mund të mos kishte pasoja. Është një distancë rreth 20-30 m, janë bërë disa eksperimente hetimore. Predha është gjetur, gëzhoja jo. Këto lloj armësh nuk e nxjerrin gëzhojën, kështu që do jetë e vështirë për ta gjetur.”

    Hodaj shtoi se viktima nuk ka asnjë rekord kriminal.“Nuk ka ndonjë të kaluar kriminale. Jemi në orët e para të zbardhjes së ngjarjes. Po trajtohen të gjitha pistat, nuk përjashtojmë asnjë! S’ka asnjë rekord kriminal në arkivat tona”, tha ai.

  • Aksident në tunelin Tiranë-Elbasan, krijohet trafik ‘kilometrik’ në aks

    Aksident në tunelin Tiranë-Elbasan, krijohet trafik ‘kilometrik’ në aks

    Një aksident ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në tunelin Tiranë-Elbasan, ku të përfshihen dy automjete.

    Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka vetëm dëme materiale.

    Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në këtë ngjarje të ngjarjes, ndërsa si pasojë e aksidentit, është krijuar trafiku i rënduar në aks.

  • “Nëse Sara do ishte më private do ishim bashkë sot”- Ledri Vula ia hedh fajin ish-partneres për ndarjen? Reperi: Ja si e priti Poi

    “Nëse Sara do ishte më private do ishim bashkë sot”- Ledri Vula ia hedh fajin ish-partneres për ndarjen? Reperi: Ja si e priti Poi

    Reperi Ledri Vula ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ndarjen nga partnerja e tij Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë, Poin.

    Artisti është shprehur se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot.

    Ledri Vula rrëfeu se ndarja në fillim ishte e vështirë për vajzën e tyre, por theksoi se kur ia shpjeguan e pranoi.

    “Kur vjen Poi në Prishtinë, s’ka vend për asnjë tjetër, as për vajzë, ndonjë shoqe të Poit po. Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat.

    Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet… Nuk i duhet kurrë domethënë,

    Në fillimin ishte shumë e vështirë për Poin. Kur ia kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo. Tani po rritet me më shumë dashuri”, u shpreh ai në “Mirëmbrëma yje”.

    “Do të krijosh familje tjetër? “Nuk e di, unë vdes për Poin. Do të kisha qejf që Poi të kishte dy motra, edhe djalë. Por për momentin jam mirë me Poin, por nuk i dihet jetës. Gjithmonë ka vend për dashuri, jam i dashur dhe djalë familjar”, u shpreh Ledri Vula.

    Reperi raportohet se ka krijuar një romancë me Rina Zaitin. Dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por asnjëri nuk ka reaguar publikisht rreth thashethemeve që qarkullojnë për jetën e tyre private.