Category: Uncategorized

  • E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish-presidenti i njohur i këtij vendi

    E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish-presidenti i njohur i këtij vendi

    Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili fitoi Çmimin Nobel për Paqen, ka vdekur në moshën 100-vjeçare, njoftoi të dielën Atlanta Journal-Constitution.

    Carter ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA. Demokrati u bë presidenti i 39-të i SHBA kur mposhti ish-presidentin Gerald Ford në vitin 1976.

    Ai shërbeu vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë dhe u mund nga Ronald Reagan në 1981.

    Por Carter i kaloi dekadat më pas duke u fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, përpjekje që i dhanë atij çmimin Nobel për paqe në 2002.

  • “Ik mbushu”/ Degradon debati mes Valbonës dhe Rozanës: Ti je cepave duke i fërkuar … (Video)

    “Ik mbushu”/ Degradon debati mes Valbonës dhe Rozanës: Ti je cepave duke i fërkuar … (Video)

    Rozana dhe Valbona janë përfshirë në një debat pasditen e kësaj të premteje.

    Gjatë debatit, Rozana i është drejtuar Valbonës duke i thënë “Ik mbushu” dhe “nuk je asgjë për mua”.

    Pjesë nga debati:

    Rozana: Unë flas për kë të më dojë, nuk kam kontratë të mos flas me ty. Ec, qarkullo po nuk të pëlqeu. Unë kam dalë në TV edhe kur skam bërë gjë.

    Valbona: Gjithmonë ke diçka për të bërë ti, edhe kur s’ke, e bën.

    Rozana: Po pusho, bëje pushim njëherë se ke gjithë ditën dërr dërr dërr bëj një gjë vetë aman, se na çmende

    Valbona: Ti je cepave duke i fërkuar

    Rozana: Kë fërkoj moj?

    Valbona: Gocat dhe çunat, duke i fryrë, përr përr përr

    Rozana: Ik moj mbushu andej!

    Valbona: Si të mbushem?

    Rozana: Ik mbushu

    Valbona: Si?

    Rozana: Si të duash ti?

    Valbona: Si? Ti ke edhe organizata për mbrojtjen e gocave

    Rozana: Po ça vajze je ti?

    Valbona: Ça vajze jam?

    Rozana: Asgjë!

    Valbona: Jam gocë unë!

    Rozana: Gocat që nuk i duan gocat nuk i mbroj unë

    Valbona: Si jam unë?

    Rozana: Ik me mbushu andej! Ik me mbushu!

    Valbona: Po si të mbushem? Si është kjo shprehja ‘ik e mbushu’!?

    Rozana: Ik e mbushu!

  • Sa shpejt u gjet zgjidhja! Ky është aplikacioni që do përdorin pas mbylljes së TikTok

    Sa shpejt u gjet zgjidhja! Ky është aplikacioni që do përdorin pas mbylljes së TikTok

    Nga janari 2025, qeveria shqiptare do të fillojë procesin e mbylljes së platformës TikTok për një periudhë 1-vjeçare, duke e bërë të paaksesueshme në territorin e Shqipërisë për të gjithë përdoruesit, pa marrë parasysh moshën. Ky vendim ka ardhur pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli”, ku qeveria ka lidhur këtë ngjarje me dhunën dhe bullizmin që janë përhapur përmes rrjetit social TikTok.

    Kjo lëvizje ka shkaktuar shqetësim te bizneset dhe influencerët që përdorin TikTok për të shpërndarë përmbajtje dhe për të fituar para.

    Mirëpo, duket se personat që merren me TikTok e kanë gjetur një alternativë: aplikacionin Clapper.

    Ky është aplikacion i ngjashëm me TikTok, e duket se do jetë zëvendësuesi për vitin që do mbyllet. Clapper është një aplikacion social që ofron mundësinë për të krijuar dhe ndarë video të shkurtra, shumë të ngjashme me TikTok. Ai është zhvilluar nga Clapper Media Group, një kompani amerikane e themeluar në vitin 2020 nga Edison Chen. Clapper ofron mundësi për shprehje krijuese dhe ndihmon në ndërtimin e komunitetit përmes përmbajtjeve të krijuara nga përdoruesit, duke ofruar mjete redaktimi, filtrat dhe efektet speciale.

  • “Po të zënë hakat e Kombinatit”, qytetarët protestë para SPAK-ut, kundër kryebashkiakut të Tiranës

    “Po të zënë hakat e Kombinatit”, qytetarët protestë para SPAK-ut, kundër kryebashkiakut të Tiranës

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në SPAK prej rreth 3 orësh.

    Teksa Veliaj po merret në pyetje, para Prokurorisë së Posaçme ka nisur një protestë kundër kryebashkiakut socialist.

    Disa qytetarë janë mbledhur para SPAK-ut me pankarta, ku e quajnë mastrues, 99-ç dhe hajdut.

  • Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë publikon rezultatet

    Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë publikon rezultatet

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e lejuar (MRL) në produktin mandarinë me origjinë nga Shqipëria dhe ngarkesa të tjera.

    Sipas AUV-së, rezultatet kanë konfirmuar se produktet nga ngarkesat në fjalë përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum.

    Mostrat përfaqësuese janë marrë nga gjashtë ngarkesa me origjinë të ndryshme, ku katër prej tyre janë nga Shqipëria.

    Analizat laboratorike, të kryera sipas rregullores së Bashkimit Evropian Nr. 396/2005 dhe amendamenteve përkatëse, treguan se vlerat e mbetjeve të pesticideve janë brenda limiteve të lejuara. Testimet u realizuan me metodën konfirmative EN 15662:2018.

    AUV thekson se, pavarësisht se nuk ka pasur notifikime nga sistemi RASFF për produktet në fjalë, ka vepruar me përgjegjësi për të garantuar sigurinë ushqimore.

    Pas rezultateve pozitive të analizave, ngarkesat janë liruar për qarkullim në treg dhe konsum.

    Agjencia do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe masa shtesë inspektuese për të siguruar që çdo produkt i destinuar për tregun e Kosovës të përmbushë kriteret ligjore të sigurisë ushqimore.

  • 68-vjeçari u gjet i pajetë në banesë, flasin fqinjet: Ai ka dy fëmijë dhe i ka …

    68-vjeçari u gjet i pajetë në banesë, flasin fqinjet: Ai ka dy fëmijë dhe i ka …

    Një 68-vjeçar u gjet këtë të dielë i pajetë në banesën e tij në Vlorë. Sipas policisë dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

    Trupi i 68-vjeçarit mësohet se do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes ndërsa për mediat kanë folur dhe dy fqinjet e tij të cilat thanë se ai jetonte i vetëm pasi ishte ndarë nga gruaja nd♪7rsa fëmijët i kishte jashtë shtetit.

    “Ai ka dy fëmijë dhe i ka jashtë. Ai rrinte vetëm në banesë pasi gruaja iu martua me dikë tjetër. Motrat i ka këtu afër”, tha një nga fqinjet.

  • U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh trupi i 57-vjeçari, dyshohet se… (Emri+Foto)

    U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh trupi i 57-vjeçari, dyshohet se… (Emri+Foto)

    Gjendet pas 23 ditësh kufoma e 57 vjeçarit krutan Edmond Veseli i cili u denoncua si i zhdukur nga familjarët e tij.

    Kufoma është gjetur nga çobanët në vendin e quajtur Bruz Shkallë në afërsi të fushave të mejdanit.

    Paraprakisht dyshohet që 57 vjeçari të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak por do jetë ekspertiza ajo që do cilesojë shkakun e vdekjes.

  • Tragjike/ Burri gjendet i pajetë në oborrin e banesës nga familjarët, ja çfarë dyshohet

    Tragjike/ Burri gjendet i pajetë në oborrin e banesës nga familjarët, ja çfarë dyshohet

    Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e banesës.

    Ngjarja është regjistruar në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

    Sipas informacioneve të para të policisë mësohet se 70 vjeçarin e kanë gjetur familjarët të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë.

    Uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Elton Ilirjani e ka mbajtur PENG? Nipi zbulon çfarë i tha Parashqevia kur e takoi (Video)

    Elton Ilirjani e ka mbajtur PENG? Nipi zbulon çfarë i tha Parashqevia kur e takoi (Video)

    Ditën e sotme, Ani Simaku, nipi i Parashqevi Simakut, ka arritur të takohet me këngëtaren pas gjithë bujës në rrjet ditët e fundit.

    Këtë e bëri të ditur Elton Ilirjani përmes disa postimeve në Instagram.

    Si fillim Ilirjani postoi një foto ku shihej Ani krah Parashqevisë e më pas disa video ku flet për takimin me këngëtaren dhe gjendjen e saj.

    Pjesë nga biseda:

    Elton Ilirjani: Ani, si je? Unë jam Elton Ilirjani. U takuam së bashku në New York. Si e gjete Parashqevinë?

    Ani: Parashqevinë e gjeta në gjendje shumë të mirë.

    Elton Ilirjani: Je i kënaqur me punën që kemi bërë unë dhe Elvira?

    Ani: Jam shumë i kënaqur. Ju falenderoj jashtë mase.

    Elton Ilirjani: Ku po qëndron Parashqevia?

    Ani: Unë jam bashkë me Parashqevinë. Gëzohem që halla është bërë më mirë.

    Elton Ilirjani: Çfarë do bëjmë sot?

    Ani: Sot do hamë në një restorant shumë të famshëm.

    Elton Ilirjani: Pra, ti e gjete mirë hallën, nuk është se është marrë peng nga unë dhe Elvira?

    Ani: Jo, jo, fare. Ju falenderojmë shumë.

    Elton Ilirjani: Domethënë, ti flet në emër të gjithë familjes Simaku?

    Ani: Po, po.

    Elton Ilirjani: Çfarë do tu thuash këtyre çunave që më ofendojnë mua dhe Elvirën?

    Ani: E bëjnë nga zilia. Janë xhelozë.

    Elton Ilirjani: Domethënë ti thua janë xhelozë që Parashqevia është ndër shoqet e mia më të mira tani.

    Ani: Normale

    Elton Ilirjani: Ju që flisni keq, Parashqevia është me nipin e saj, është shumë mirë, prandaj mos harxhoni frymën kot [të ofendoni].

  • Përfshihet nga zjarri një banesë, ja çfarë dyshohet

    Përfshihet nga zjarri një banesë, ja çfarë dyshohet

    Një banesë në fshatin Volçisht në Maliq është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

    Në momentin që ka rënë zjarr në banesë ka pasur njerëz, por fatmirësisht kanë dalë jashtë në kohë dhe nuk ka pasur të lënduar. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.