Category: Uncategorized

  • “Është paguar shumë”/ Gazetarët japin detaje për atentatin ndaj biznesmenit në Tiranë

    “Është paguar shumë”/ Gazetarët japin detaje për atentatin ndaj biznesmenit në Tiranë

    Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, po disktutohet për vrasjen e biznesmenit Eduard Reçi, mbrëmjen e kaluar në Tiranë, pranë pallatit ku banonte.

    Gazetari Xhevair Zhabina deklaroi se ai është qëlluar me një armë të modifikuar nga rreth 25 metra larg, ndërsa gazetari Sokol Bregu u shpreh se ai është qëlluar nga 50 metra dhe vrasja është një hakmarrje e madhe ku është paguar shumë dhe nga distanca.

    Xhevair Zhabina: Mënyra se si është kryer kjo vrasje, është e vërtetë kjo e fishekzjarreve.

    Ky person nuk kishte probleme dhe kur ka rënë në tokë e kanë parë se kishte një plagë të vetme që është shkaktuar nga ndonjë që ka qëlluar nga 25 metra me një armë që nuk gjendet në Shqipëri, por është modifikuar.

    Ai ka ndërtuar një pallat në vitin 2011 dhe në vitin 2020 biznesi i tij është pezulluar.

    Sokol Bregu: Shqipëria ka parë vrasje nga 100 metra e lart. Vrasja e Kastriot Reçit në Mirditë ishte nga një largësi e madhe dhe një vrasje që ka ndodhur në Shkodër që është qëlluar nga kalaja e Rozafës. Distanca e djeshme është rreth 50 metra.

    Ka shumë vrasje në Shqipëri, por janë me kallashnikovë nga 5-6 metra dhe qëllojnë shënjestrën me mbi 100 plumba. Personi ka patur vështirësi që të kryejë vrasjen dhe të largohej dhe është zgjedhur një vrasje me pagesë dhe e kushtueshme. Me çfarë kemi parë nga “Metamorfoza” janë vrasje mbi 100 mijë euro. Është një hakmarrje e madhe ku është paguar shumë për një vrasje nga distanca.

  • Misteri i vrasjes së biznesmenit, bie pista e pritës: Çfarë u zbulua në telefon

    Misteri i vrasjes së biznesmenit, bie pista e pritës: Çfarë u zbulua në telefon

    Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i një nate më parë ku mbeti i vdekur biznesmeni Eduard Reçi.

    Në momentin që familjarët e kanë parë të shtrirë në tokë dhe të gjakosur 52-vjeçarin kanë njoftuar policinë.

    Salla operative është njoftuar për një person të gjakosur jo për vrasje.

    Pasi është hapur telefoni, Eduart Reçit nuk rezulton të jetë telefonuar dhe as nuk ka shkëmbyer mesazhe me askënd para se të ndodhte ngjarja.

    Kamerat e sigurisë në zonë kanë kapur vetëm momentin kur 52-vjeçari bie në tokë i kthyer me fytyrë nga rruga kryesore.

    Plumbi e ka kapur në pjesën e djathtë të fytyrës. Qitja ka qenë një zhurmë e mbytur.

  • “Armë e veçantë e përdorur për herë të parë”/ Karamuço zbërthen vrasjen e mistershme të biznesmenit të ndërtimmit

    “Armë e veçantë e përdorur për herë të parë”/ Karamuço zbërthen vrasjen e mistershme të biznesmenit të ndërtimmit

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, shprehet se vrasja e biznesmenit Eduard Reçi, e ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, ishte një ekzekutim tipik mafioz, i planifikuar dhe i organizuar me kujdes.

    Sipas Karamuços, autorët kanë përdorur një pushkë me fishekë specialë që nuk lënë gjurmë, ç’ka e bën të vështirë për policinë të identifikojë llojin e armës së përdorur.

    Ai theksoi se këto karakteristika tregojnë një profesionalizëm të lartë, duke e bërë hetimin më të komplikuara për autoritetet.

    Është një vrasje me elementë shumë të sofistikuar, e mirëmenduar, madje edhe distanca, armatimi dhe mungesa e gjurmëve në vendngjarje tregojnë për një organizim perfekt. Autorët kanë zgjedhur darkën, e kanë mbajtur në vëzhgim, sapo ka dalë te rrugica, te pjesa e trotuarit është qëlluar dhe ka rënë në tokë. Është një distancë e afërt, me pushkë, polica është habitur pasi bëhet fjalë për disa pushkë të veçanta që qëllohet me disa plumba pa këmishë, një armë e veçantë që përdoret për herë në atentate, e kanë menduar që mos të lënë gjurmë. Nuk është dëgjuar shumë, mund të jetë goditur ose nga një pallat ose nga një makinë”, tha Karamuço.

  • Vrasja misterioze/ Lala për ekzekutimin e biznesmenit: Qitës profesionist nga dhoma e hotelit…

    Vrasja misterioze/ Lala për ekzekutimin e biznesmenit: Qitës profesionist nga dhoma e hotelit…

    Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për atentatin në Tiranë ndaj biznesmenit Eduard Reçi, i cili u qëllua me plumb në kokë pranë pallatit ku banonte.

    Lala tha se ekzekutimi i biznesmenit dyshohet se është bërë nga një qitës profesionist, pasi është goditur nga distanca dhe dyshimet janë se qitësi ka qenë në një hotel i cili kishte fushëpamje të vendit ku ndodhej Reçi.

    “Është ngjarje e çuditshme. Kamerat nuk kapnin asnjë moment, Eduard Reçi, 52 vjecar u plagos dhe sot ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. U qëllua me plumb në kokë. Mekanizmi është i çuditshëm. Ai ka qenë në sheshpushimin e pallatit ku banonte, po fliste në telefon me një person që do t’i çonte mjetin për ta rregulluar. Ka dyshime se u qëllua nga dhoma e një hoteli që kishte fushëpamje mbi këtë sheshqëndrim.

    Mendohet të jetë 25-30 metra distanca. Është bërë kontroll i hotelit dhe pallateve të larta aty në zonë. Nuk janë gjetur gjurmë të autorëve. Eduard Reçi, kohët e fundit nuk kishte patur problematikë. Ka punuar dikur në SHISH, është tërhequr nga ajo punë. Bëhet fjale për 25 vite më parë. Ishte futur më pas në tokën ku ka ndërtuar pallatin me kompaninë e tij, kishte legalizuar. Bashkëshortja punon në një nga përfaqësitë diplomatike, është pedagoge e gjuhëve të huaja. Kanë dy fëmijë. Familja ka pretenduar se nuk ka konflikt dhe nuk është ruajtur në asnjë rast.

    Disa kohë më parë ka bërë kallëzim penal për rast vetëgjyqësie, për një person që pranë pallatit të tij ka një pronë. Kjo çështje është pushuar më parë.

    Për motivin, prokuroria dhe policia kam përshtypjen se janë shumë larg. Gjatë të gjithë javës, përpara lokalit, janë hedhur fishekzjarre dhe kapsolla. Në momentin që është qëlluar, qytetarët kanë menduar se po vijonte i njëjti ritual si ditët e tjera. Për këtë arsye nuk është menduar si vrasje në momentin e parë. Kur e kanë parë në tokë e kanë kuptuar. Kamerat shfaqin momentin kur ai bie pa ndjenja, por nuk shfaqin autorin e dyshuar askund. Janë marrë kamerat dhe po shihen me kujdes hyrjet dhe daljet për të parë se kush mund të ketë qenë.

    Ndërkohë hetuesit do të kthehen edhe në vitet 97′-98′, nëse ka patur problematika në qytetin e lindjes.

    Ajo që u mendua si ngjarje e thjeshtë, nga mënyra si është kryer, hetuesit besojnë se ka patur një përgatitje. Dyshohet për qitës profesionist, që ka bërë gjujtje në distancë”, tha Lala.

  • Aksident në Itali, humb jetën jetën 21-vjeçari shqiptar, plagoset kushëriri i tij

    Aksident në Itali, humb jetën jetën 21-vjeçari shqiptar, plagoset kushëriri i tij

    Të premten më 15 nëntor ai do të kishte mbaruar sezonin veror si kopshtar në kampingun e Union Lido në Ca’ di Valle. Më pas ai mund të largohej për t’u bashkuar me nënën dhe babain e tij në Malishevë, Kosovë.

    Por kthimi i tij i shumëpritur në shtëpi, ku nuk kishte shkelur prej një viti, nuk ishte i mundur, pasi ndërroi jetë në aksident. Kjo është historia e të riut nga Kosova, Rilind Thaçi.

    Natën mes të mërkurës dhe të enjtes, teksa kthehej nga Jesolo, në zonën e Venedikut, BMV-ja me të cilën udhëtonte, e drejtuar nga kushëriri i tij 24-vjeçar, doli nga rruga në kthesë pak përpara varrezave të Cavallino-s dhe u përplas me një shtyllë pikërisht në anën e pasagjerit ku ishte ulur Rilindi.

    Përplasja ishte e fortë dhe për 21-vjeçarin nuk mund të bëhej dot asgjë. Për kushëririn që ishte në timon kishte disa lëndime dhe u shtrua në spital gjatë natës, më pas mëngjesin e sotëm, të enjten, ai doli nga spitali San Donà.

    Jeta e Rilind Thaçit në Itali

    “Ai kishte arritur të përgatiste gjithçka – thotë kushëriri tjetër i Rilind Thaqit, Arbeni – Ai tani ishte në rregull me lejen e qëndrimit, me vendin e punës, gati të merrte lejen e drejtimit dhe pastaj të blinte një shtëpi për vete në Ca’ Savio, pasi vëllai 24-vjeçar i tij është i martuar dhe Rilindi qëndronte pikërisht tek vëllai. Ai duhej të shkonte dhe të kalonte Krishtlindjet me prindërit e tij, të cilët kishin qenë këtu në Cavallino për ta vizituar në janar, pas Vitit të Ri, dhe ishin të lumtur sepse kishte gjetur një punë të mirë”.

    Rilindi, ose Lindi, siç e thërrisnin të gjithë, ishte bërë shpejt i dashur në bregdet. “Gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrë. Gjatë kësaj periudhe ai ishte vërtet i lumtur. Ai ndihej i plotësuar dhe kishte jetën përpara – thotë një kushëri tjetër, Dini Pacarizi – Kur vëllai im më telefonoi në orën 6 të mëngjesit dhe më tha për aksidentin fatal, më duhej të ulesha. Nuk mund të merrja frymë.”, deklaroi ai.

  • Aksident në aksin Përrenjas-Librazhd, kamioni përplaset me dy makina!

    Aksident në aksin Përrenjas-Librazhd, kamioni përplaset me dy makina!

    Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, në fshatin Pishkash, ku janë përfshirë tre automjete.

    Nga informacionet paraprake mësohet se një kamion është përplasur me dy automjete të vogla.

    Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk ka patur persona të lënduar.

    Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën po lëviznin automjetetet në kushtet e motit me shi.

    Grupi hetimo po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Parashikimi i sinoptikanes: Shqipërinë e pret dimri më i ftohtë i 5 viteve të fundit

    Parashikimi i sinoptikanes: Shqipërinë e pret dimri më i ftohtë i 5 viteve të fundit

    I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe ulje temperaturash, ndërsa në Alpe në lartësitë 1000-1200m ka patur reshje bore me intensitet të ulët.

    Sinoptikania Anira Gjoni nga IGJEUM, zbulon se ky dimër do të jetë më i ftohti, ndryshe nga 5 vitet e fundit.

    “Ky nëntor shënoi reshjet e para të dëborës më shpejt se vitet e fundit. Në Shqipëri për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes së motit, përgjatë viteve të fundit jemi përballur me faktin që nuk kemi patur reshje bore në dimër, dhe jo më në fundvjeshtë. Sipas parashikimeve afatgjata, presim që ky dimër të jetë pak më i ftohtë se këto 5 vite. Dimret e fundit janë shoqëruar me temperatura më të larta mbi mesataren shumëvjeçare. Ndërsa në këtë dimër 2024 -2025, presim që temperaturat të jenë më të ulëta. Në këtë fundjavë dhe javën e ardhshme, reshjet do të vijojnë. Do të kenë një ndërprerje në disa prej qarqeve gjatë mesditën së të enjtes, por do rikthehen në mbrëmje për të vijuar gjatë ditës së premte”, ka thënë Gjoni.

    Në gatishmëri janë mjetet për të përballuar çdo emergjencë, ndërsa Gjoni thekson dhe se më të rrezikuara nga reshjet janë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës.

    “Në zonat malore, reshjet do jenë në formën e dëborës, ndërsa pjesa tjetër e territorit pritet të ketë reshje shiu. Ato do jenë mesatare në Vlorë dhe Gjirokastër. Temperaturat do të jenë relativisht të ulëta. Për ditën e nesërme presim që temperaturat minimale të jenë 7 °C dhe maksimale 15 °C. Në zonat malore, temperaturat minamle do të jenë -1 dhe maksimale deri në 9 gradë. Pra në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, presim që temperaturat të jenë -1- 0 °C dhe reshjet do jenë në formën e dëborës mbi 800 m mbi nivelin e detit. Pjesa tjetër e territorit do të jetë me reshje shiu. Problematike mbeten qarqet e Gjirokastrës dhe Vlorës, kjo për shkak të intensitetit më të shtuar të reshjeve të shiut. Në këto zona, mund të ketë vërshime dhe problematika, kjo në varësi të sistemit të kanalizimeve”, shton Gjoni

  • Atentati në Kosovë, ja si nisi konflikti i përgjakshëm ku humbën jetën dy të rinj

    Atentati në Kosovë, ja si nisi konflikti i përgjakshëm ku humbën jetën dy të rinj

    Një ngjarje e rëndë tronditi Klinën pasditen e së mërkurës. Dy persona mbetën të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në sheshin kryesor të Klinës në rrugën “Mujë Krasniqi”.

    Në vendin e ngjarjes, policia konfiskoi një armë zjarri, një karikator, katër fishekë dhe tri gëzhoja.

    Viktimat janë të moshës 23 dhe 21-vjeçare, Rexhep dhe Albison Shlivova, ndërsa autor i dyshuar është 19-vjeçari Jon Hoti, i biri i ish-nënkryetarit të Komunës së Klinës, Besim Hoti, aktualisht kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë.

    Madje edhe krimin A2 mëson se i riu e kreu me armën e të atit, të cilën e kishte me leje nga koha kur mbante detyrën zyrtare në Komunë.

    Një prej viktimave kishte humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës. I dyshuari, edhe pse ishte largua rang vendi i ngjarjes, ishte arrestuar vetëm pak orë më vonë.

    “Janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet, do të intervistohen shumë dëshmitarë, është intervistuar personi i dyshuar dhe njëkohësisht video-incizimet, provat e tjera gjatë procesit hetimor do të zbulohet edhe motivi i kësaj vrasje të dyfishtë e cila është cilësuar si vrasje e rëndë”, deklaroi Shkodran Nikçi nga prokuroria e Pejës.

    A2 CNN mëson nga burimet e saj se ngjarjes së rëndë i kishte paraprirë një konflikt mes dy familjeve të cilat jetojnë në të njëjtin fshat, Jashanicë, por që konflikt nuk ishte raportuar në Policinë e Kosovës.

    Për shkak të mundësisë që konflikti të zgjerohet mes familjeve të cilat jetojnë afër, prokuroria ka kërkuar nga policia që të jetë e pranishme 24 orë në fshat.

    “Prokurori i Shtetit në aspektin operativ ka autorizuar Policinë e Kosovës që në fshatin ku i përkasin familja e të pandehurit dhe familja e viktimave të vendosen pika statike të Policisë së Kosovës si masa preventive për siguri si dhe njëkohësisht veprime të tjera të cilat në këtë fazë janë konfidenciale”, theksoi Nikçi

    Gjykata Themelore e Pejës, pasditen e së enjtes, në bazë të kërkesës së prokurorisë, vendosi që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

  • Aksident i rëndë / Përplasen dy makina, plagosen dy shoferët dhe pasagjeri

    Aksident i rëndë / Përplasen dy makina, plagosen dy shoferët dhe pasagjeri

    Një aksident është regjistruar rreth orës 15:30 në aksin “Korçë-Pogradec”.

    Dy makina janë përplasur më njëra tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, dy shoferët dhe pasagjeri.

    “Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Xh. me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin O. Xh.

    Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Seat”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • U dyshua për infarkt, deputeti tregon gjendjen shëndetësore të kolegut të tij: Kishte dhimbje të forta

    U dyshua për infarkt, deputeti tregon gjendjen shëndetësore të kolegut të tij: Kishte dhimbje të forta

    Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka sqaruar problemin shëndetësor të kolegut Lefter Gështenja i cili u transportua me urgjencë në spital nga seanca plenare me ambulancë.

    Korreshi tha se fillimisht u dyshua për infarkt, për shkak të dhimbjeve të forta që kishte deputeti Gështenja.

    Por pas kontrolleve mjekësore ka rezultuar se Gështenja nuk kishte probleme me zemrën.

    “Ishte në terapi për hernie diskale prej kohësh por sot u bllokua plotësisht. Është dyshuar se sot mund të pësonte ndonjë infarkt, u transportua në urgjencën e QSUT por gjendja e tij është stabël dhe nuk ka gjë nga zemra. Ishin dhimbje të forta që ai nuk ulej apo ngrihej dot”, tha Korreshi.