Category: Uncategorized

  • “A do të jesh me mua pas Big-ut”? Kevin ‘vë me shpatulla pas muri’ Anën, ja si i përgjigjet konkurentja e BBVK(Video)

    “A do të jesh me mua pas Big-ut”? Kevin ‘vë me shpatulla pas muri’ Anën, ja si i përgjigjet konkurentja e BBVK(Video)

    Përtej debateve, ajo që ndihet më së shumti në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova është edhe krijimi i çfteve e romancave. Pas disa keqkuptimeve dhe zënkave që kishin me njëri tjetrin, Ana dhe Kevin më në fund gjetën momentin për t’u sqaruar.
    Me fjalë të sinqerta, ata dëgjuan njëri-tjetrin rreth shqetësimeve ndaj njëri-tjetrit.
    Gjithashtu Ana i kërkoi falje Kevinit, për keqkuptimet dhe për gjithçka që kishte ndodhur.

    “Ti a ke ndjenja për mua apo? A do të jesh me mua pas Big-ut?” e pyeti Kevin-Anën, gjersa kjo e fundit ia pohoi me kokë.
    Ana i kërkoi falje Kevin-it, dhe dyshja përfundoi duke u përqafuar, duke duke vendosur të lënë pas çdo mosmarrëveshje dhe të forcojnë marrëdhënien e tyre.
    Për më shumë, shihni videon më poshtë:

  • I shtrirë në mes të rrugës/ U qëllua me një plumb në kokë, dalin pamjet nga vr*asja e biznesmenit Eduart Reçi(Foto)

    I shtrirë në mes të rrugës/ U qëllua me një plumb në kokë, dalin pamjet nga vr*asja e biznesmenit Eduart Reçi(Foto)

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku 52-vjeçari Eduart Reçi, një biznesmen i njohur, u qëllua me plumb në kokë dhe pas një ndihme të shpejtë mjekësore, ndëroi jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. Ngjarja, e cila ka tronditur kryeqytetin, ka ngjallur shumë pyetje dhe shqetësime për natyrën e ekzekutimit.

    Në pamjet e publikuara, shihet i shtrirë në tokë pas të shtënave të fatale, ndërsa spekulohet në lidhje me përdorimin e një snajper, duke sugjeruar se ekzekutimi mund të ketë qenë i planifikuar me precizion dhe profesionalizëm. Kjo ka shtuar dyshimet për një atentat të mirëorganizuar dhe të koordinuar nga grupe të caktuara.

    Hetimet e mëtejshme janë në vazhdim dhe grupi hetimor po shqyrton të gjitha mundësitë lidhur me motive të mundshme, përfshirë konfliktet e mundshme të biznesit ose çështje të tjera personale që mund të kenë çuar në këtë akt të dhunshëm. Policia po kërkon për prova dhe dëshmitarë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë. Ndërkohë, pyetje të tjera janë ngritur për sigurinë e individëve të tillë, si dhe për përdorimin e armëve të rënda për vrasje, që sugjerojnë një nivel të lartë dhune dhe organizimi.

  • Deputeti i PD-së sëmuret gjatë seancës, kolegët e çojnë tek ambulanca(VIDEO)

    Deputeti i PD-së sëmuret gjatë seancës, kolegët e çojnë tek ambulanca(VIDEO)

    Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja është nxjerrë për krahësh nga kolegët e tij, prej seancës plenare të Kuvendit, pasi nuk është ndjerë mirë.

    Nga pamjet shikohet që Gështenja, mbahet nda disa deputetë që e shoqërojnë drejt ambulancës.

  • Frikë nga hetimi? Çfarë po ndodh në bashkinë e Tiranës? Hiqen me urgjencë kompjuterat e institucionit të drejtuar nga Veliaj

    Frikë nga hetimi? Çfarë po ndodh në bashkinë e Tiranës? Hiqen me urgjencë kompjuterat e institucionit të drejtuar nga Veliaj

    Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora Neës u shpreh mbrëmjen e djeshme se është çështje orësh apo ditësh ekzekutimi i masave të arrestit për Erion Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tij në bashkinë e Tiranës.

    Dhe pak orë nga kjo deklaratë një ngjarje e dyshimtë po ndodh në Bashkinë e Tiranës.

    Një video e mbërritur në redaksinë e “Ora Neës” denoncon faktin se në bashkinë e Tiranës ka nisur një operacion masiv i heqjes së kompjuterëve të këtij institucioni.

    Në pamjet e siguruar shihen qartë punonjësit që i hedhin pa kujdes materialet dhe objektet e bashkisë, duke treguar se kjo po bëhet nxitimthi dhe larg syve të qytetarëve.

    Edhe pse nuk ka një shpjegim zyrtar mbi këtë vendim, kujtojmë se kjo nismë vjen në një kohë kur Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë në dorë një sërë ngjarjesh korruptive të realizuara nga ky institucion si afera e vjedhjeve të drejtorëve të bashkisë përmes kompanisë famëkeqe “5D Konstruksion”, ashtu edhe për incineratorin e Tiranës.

    Dhe të gjithë dyshimet të çojnë në idenë se ky ndërrim kompjuterësh po bëhet për të fshirë gjurmët dhe materialet “e krimit”, në një kohë kur opozita ka paralajmëruar se brenda pak ditësh do të ndodhë dhe arrestimi i vetë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    “Sot jemi në një pikë që nuk ka në qarqet mediatike në qarqet politike në qarqet gazetareske por mbi të gjitha në qarqet e drejtësisë nuk ka njeri që nuk e di që është çështje orësh apo pak ditësh ekzekutimi i masave për Erion Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tij në bashkinë e Tiranës që e kanë kthyer këtë institucion në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave”, deklaroi dje drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi.

  • Burg për Princ Lekën, ish-vjehrrin dhe ish- bashkëshorten e tij, reagon Elia Zaharia

    Burg për Princ Lekën, ish-vjehrrin dhe ish- bashkëshorten e tij, reagon Elia Zaharia

    Gjykata e Tiranës ka shpallur ditën e djeshme dënimin për Princ Leka Zogu, duke e dënuar atë me 1 vit e 6 muaj burg për akuzën e “Dhunës në familje”, lidhur me një ngjarje të ndodhur disa javë më parë në Oborrin Mbretëror.
    Megjithatë, duket se dënimi do të shndërrohet në shërbim prove.

    Po ashtu, gjykata ka vendosur dënim për ish-bashkëshorten e tij, aktoren Elia Zaharia, me 6 muaj burg, si dhe për ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia, me 1 vit burg.

    Të dy këto dënime do të kryhen gjithashtu në formën e shërbimit të provës.

    Pas publikimit të vendimit, Elia Zaharia u shpreh se nuk ka asnjë koment në lidhje me çështjen, pasi ajo është ende në proces gjyqësor. Ajo theksoi se do të përqendrohet në aktivitetet kulturore aktuale, si Panairi i Librit, ku ka marrë pjesë së fundmi, dhe se e respekton procesin gjyqësor.
    ‘Nuk kam asnjë koment për vendimin, pasi çështja është ende në gjykim dhe e respektoj procesin gjyqësor në heshtje’, tha Elia Zaharia.

  • Replikat/ Hoti: Beqaj lëvizte i lirë se 30 gardistë të shoqëronin ty për në Panairin e Librit. Spiropali: Kishte ardhur…

    Replikat/ Hoti: Beqaj lëvizte i lirë se 30 gardistë të shoqëronin ty për në Panairin e Librit. Spiropali: Kishte ardhur…

    Replikat në Kuvend dhe debatet për shkak të situatës së djeshme në Kryesi dhe komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi kanë vijuar për gati dy orë në seancën plenare.

    Deputetët e opozitës kanë hedhur akuza të forta ndaj maxhorancës. Ndërkohë deputetja e PD-së Elda Hoti tha se Ilir Beqaj lëvizte i lirë në Kryesinë e Kuvendit pasi Garda ishte e zënë duke shoqëruar kryetaren e parlamentit Elisa Spiropali në Panairin e Librit.

    “Ilir Beqaj lëvizte i lirë mbrëmë dhe dy ditë me radhë nëpër korridoret e Kuvendit sepse 30 gardistë dje ishin të zënë duke shoqëruar zonjën Spiropali se do të shkonte në panairin e Librit. Znj. Spiropali mos e keqpërdor Gardën e Republikës për paradën tuaj të modës. E paprecedentë zonjë ajo që ndodhi në komisionin hetimor”, tha Hoti.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Spiropalit, e cila tha se dje për vizitë kishte qenë homologu i saj nga Maqedonia e Veriut.

    “Dje në Kuvendin e Shqipërisë ishte për vizitë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, i cili bëri një vizitë në Panairin e Librit. Nuk u përdor asnjë punonjës i Gardës për të mbrojtur as kryetarin e kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe as kryetaren e Kuvendit, kanë procedurat e tyre të mbrojtjes”, tha Spiropali.

  • I fundit/ Alarm për b*mbë në burgun e sigurisë së Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes

    I fundit/ Alarm për b*mbë në burgun e sigurisë së Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes

    Policia ka marrë njoftim për bombë në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit.

    Mësohet se forcat xheniere kanë mbërritur në vendin e ngjarjes

  • Situata e motit në vend/ Priten reshje me intensitet të lartë, Bashkia e Vlorës: Mos parkoni automjetet në këto zona…

    Situata e motit në vend/ Priten reshje me intensitet të lartë, Bashkia e Vlorës: Mos parkoni automjetet në këto zona…

    Këtë të enjte, Bashkia e Vlorës, ka bërë një njoftim në rrjete sociale, ku njofton qytetarët që të bëjnë kujdes në parkimin e automjeteve, që të mos i parkojnë në zonat me risk të lartë, për shkak se priten reshje me intesitet të lartë.

    Gjithashtu, Bashkia deklaron se grupet e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit, nëse do të jetë e nevojshme.

    Njoftimi:

    “Në orët në vijim, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë.
    Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:

    “Albano&Romina”

    Biblioteka Publike

    Pranë Kishës Orthodhokse

    Në “Skelë” te dykalimshi”,- thuhet në njoftim ndër të tjera.

  • A kishte lidhje me Luftar Reçin? Flasin të afërmit e biznesmenit të vrarë në Tiranë: S’kishte konflikte, punoi në shtet

    A kishte lidhje me Luftar Reçin? Flasin të afërmit e biznesmenit të vrarë në Tiranë: S’kishte konflikte, punoi në shtet

    Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi mbrëmjen e kaluar në Tiranë ka tronditur opinionin publik edhe në Dibër.

    Të afërmit dhe fqinjët në fshatin e tij të lindjes Brezhdan, janë tronditur thellë pasi e njohin si familje të qetë dhe shumë fisnike.
    Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi mbrëmjen e kaluar në Tiranë ka tronditur opinionin publik edhe në Dibër.

    Të afërmit dhe fqinjët në fshatin e tij të lindjes Brezhdan, janë tronditur thellë pasi e njohin si familje të qetë dhe shumë fisnike.

    Fqinjët dhe të afërmit shprehen se nuk kanë dijeni që Reçi të ketë patur njohje me Luftar Reçin, i penduari i drejtësisë që njihet ndryshe edhe si i “tmerrshmi i Dibrës”.

    “Shumë djalë i mirë ka qenë. Më i miri i fshatit dhe ai dhe babai i vetë. Djalë më të mirë nuk ka pasur. Konflikte nuk ka pasur. Ka vazhduar shkollën e lartë, ka punuar ne shtet”, tha një fqinj.

    “Nuk ka pasur ndonjë konflikt, nuk ka pasur. Nuk di a ka pasur konflikte me ndonjë. Ishte me punë.

    Dy banesa në Tiranë i ka me qera. Lajmin e morëm vesh në televizor. Këtu nuk ka pasur asnjë konflikt, as babai i vetë”, u shpreh kushëriri i viktimës.

    E njoh si djali më i mirë i Dibrës. Ka mbi 30 vjet që është larguar nga Dibra. Nuk besoj se ka lidhje me Luftar Reçin. Ka mbaruar shkollën e ekonomikut me sa di un”, tha fqinji.

    “E vërteta nuk dihet, por si djalë ka qenë i përsosur. Nuk ka pasur asnjë konflikt. Nuk dim të ketë pasur konflikte. Nuk dimë a ka pasur lidhje me Luftar Reçi”, deklaroi një tjetër. /vizionplus

  • I fundit! Futbollisti Odise Roshi tërhiqet nga Kombëtarja e Shqipërisë

    I fundit! Futbollisti Odise Roshi tërhiqet nga Kombëtarja e Shqipërisë

    Federata e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me ngjyrat kuqezi.

    Odise Roshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin Kombëtar, duke dhënë gjithmonë maksimumin e tij në arritjet historike të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

    Gjatë gjithë karrierës së tij me kuqezinjtë, Odiese Roshi i njohur edhe me nofkën “Raketa” nga tifozët, numëron 71 ndeshje dhe 5 gola, ndërsa ishte pjesë e skuadrës në kualifikimin historik në “Euro 2016” dhe pjesë e saj në finalet e Europianit.

    Federata e Futbollit e ka falënderuar Roshin për të gjithë kontributin e dhënë ndër vite me fanellën kuqezi, ku do të kujtohet gjithmonë për asistet e tij vendimtar, shpejtësinë dhe energjinë e tij në fushë.

    “I urojmë Odise Roshit suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, thotë Federata e Futbollit.

    vijon…