Category: Uncategorized

  • Nisin reshjet e para të borës në veri, zbardhet Malësia e Madhe! Trashësia e dëborës arrin 10 cm

    Nisin reshjet e para të borës në veri, zbardhet Malësia e Madhe! Trashësia e dëborës arrin 10 cm

    Mbrëmja e djeshme dhe paraditja e sotme ka sjellë reshjet e para të borës në veri të vendit.

    Mësohet se Malësia e Madhe është zbardhur, duke bërë që në segmentin rrugor Hani i Hotit – Vermosh kanë filluar reshjet e dëborës me trashësi rreth 10 cm.

    Sipas Mbrojtje Civile, momentalisht ky aks rrugor është i kalueshëm me goma dimërorë.

    “Kontratori është prezent me mjete dhe punëtorë për te mbajtur te hapur këtë aks rrugor”, thuhet në njoftimin e Mbrojtjes Civile.

    Nga strukturat e OSHE nuk raportohen situata problematike.

  • Nga biznesmen, në një të dënuar nga autoritetet ruse, kush është amerikani që prodhonte materiale p**nografike me të mitur! Çfarë u gjet në banesën e 71-vjeçarit në Tiranë

    Nga biznesmen, në një të dënuar nga autoritetet ruse, kush është amerikani që prodhonte materiale p**nografike me të mitur! Çfarë u gjet në banesën e 71-vjeçarit në Tiranë

    David Ira Lang është 71-vjeçari amerikan, i dënuar nga autoritetet ruse për pornografi me të mitur, që u arrestua në Shqipëri.

    71-vjeçari u vendos në pranga pasi dyshohet se prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur në Shqipëri.

    Gjatë kontrollit në banesën e David Ira Lang, policia kriminale gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet pas disa muajsh hetime operacioni policor i koduar “Gjurma virtuale”.

    Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Task Forcës për Shërbimet e Përbashkëta Investiguese në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësisë kundër Krimeve Kibernetike, me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së ShBA në Tiranë (RSO/OCIU) dhe me Prokurorinë e Tiranës

    Prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet 71-vjeçari (shtetas amerikan, me precedent penal jashtë Shqipërisë).

    Hetimet disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” rezultuan me identifikimin dhe ndalimin e shtetasit amerikan D. L., 71 vjeç, banues në Tiranë.

    Ai dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.

    Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

    Vijojnë hetimet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Biznesmeni është dënuar nga një gjykatë ruse të kalojë 7.6 vite në mërgim për filmimin dhe shitjen e materialeve pornografike ku ishin përfshirë dhjetëra fëmijë të mitur, sipas DailyMail.com.

    David Lang, një konsulent biznesi ‘i respektuar’ dhe mësues i anglishtes nga Nju Jorku, drejtoi studion e tij të paligjshme të filmit për 9 vjet në Chelyabinsk, përpara se të arrestohej.

    Në gjykatë u paraqitën pamje filmike dhe fotografi ku ai abuzonte seksualisht me viktimat e tij. Sipas medias britanike, David Lang abuzoi seksualisht një adoleshente në mënyrë të përsëritur.

    Ai u shpall fajtor për ‘marrëdhënie seksuale dhe akte të tjera të natyrës seksuale me një person që nuk ka mbushur moshën 16 vjeç’. David Lang kishte bashkëpunëtore një grua ruse të quajtur Ekaterina Yasina, nënë beqare e cila vepronte si përkthyesja e tij dhe gjeti vajzat e mitura që 71-vjeçari përdorte në filmat e tij pornografik.

    Gjithashtu Ekaterina Yasina i rregullonte flokët dhe grimin të miturave për sesione fotografike. Ajo u dënua me tre vjet me kusht, për shkak se ishte nënë e një fëmije të mitur.

    Ndërsa Lang u dënua në një gjyq me dyer të mbyllura dhe më pas apeloi vendimin, por kërkesa e tij u refuzua.

    Ai dërgoi filma porno për fëmijë në CD-disqe në SHBA me korrier ekspres dhe paratë që fitoi shkuan në llogarinë e tij bankare amerikane, sipas zyrtarëve. Amerikani filloi publikimin e materialeve pornografike në internet në vitin 2014.

    I moshuari u arrestua kur policët e armatosur u ulën me litarë nga çatia e banesës së tij për t’u futur brenda duke thyer xhamat.

    Lang shihej si një mësues anglishtes dhe biznesmen i respektuar, i cili kishte njohje me diplomatë të lartë amerikanë në Rusi.

    Para arrestimit të tij, Land u fotografua me ambasadorin e atëhershëm të SHBA në Rusi, Alexander Vershbow, i cili shërbeu në Moskë nga 2001 deri në 2005.

    Ai është fotografuar edhe me Thomas Niblock, konsull të përgjithshëm amerikan në Ekaterinburg.

  • Tensione në Kuvend, Gogu përplaset me demokratët: Luftoni hajdutërinë brenda PD! Bardhi: Ne e bëjmë haptazi, jo si ju

    Tensione në Kuvend, Gogu përplaset me demokratët: Luftoni hajdutërinë brenda PD! Bardhi: Ne e bëjmë haptazi, jo si ju

    Toni Gogu dhe Gazment Bardhi kanë replikuar ashpër me njëri tjetrin në seancën plenare.
    Gogu u shpreh se opozita dhe PD duhet të luftojnë fillimisht hajdutërinë brenda partisë, e më pas të hedhin sytë nga pjesa tjetër e Kuvendit.

    Ndërkohë Gazment Bardhi u shpreh se PD e bën publikisht një luftë të tillë dhe nuk është si mazhoranca e cila bën show me foto dhe privatisht shprehen ndryshe për njëri-tjetrin.
    Pjesë nga diskutimi:

    Gogu: Unë nuk e mbaj veten për shenjtor. Mund të jem edhe më i madhi i të gjithë mëkatarëve, ndaj besoj në zot. Nëse ju e përdorni fjalën vjedhje siç i tha gazi flamurit apo siç i thatë njëri tjetrin, ju them se është fyerje dhe vepër penale. Nuk mudn të bëhmi prokuror të njeri tjetrit. Ndërsa drejtoni një gisht, tre ju janë drejtuar ju. Niseni këtë fushatë një herë në partinë tuaj, e pasi të fitoni bëtejën me hajdutërinë brenda jush, vijojeni në pjesën tjetër të këtij Kuvendi.
    Keni humbur çdo kauzë politike dhe tani kërkoni vetëm show.

    Bardhi: Nuk bëhesh dot Shën Pal sa kohë je bashkëpunëtori i lali inceneratorit.
    Ne si parti jemi të hapura dhe i bëjmë në publik luftën ndaj hajdutërisë, nuk jemi si Belinda Balluku dhe Veliaj që paguajnë edhe vrasës me pagesë të eliminojnë njëri-tjetrin. Mos e mbro Belindën se e di sa e do
    Spiropali: Ju nuk lexoni zemra

    Bardhi: Di çfarë thoni privatisht për njëra-tjetrën. Pra paguajnë vrasës me pagesë të eliminojnë njëri tjetrin. Dhe në foto dalin si vëlla e motër.
    Noka: Të jesh pastor e të shndërrosh veten në skllav të shenjtanit, ndaj nuk guxon të përmendësh Shën Palin por përmend Spiropalin.

  • Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Gjykata e Posaçme e Apelit dënon me 25 vite burg Klevis Allën

    Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Gjykata e Posaçme e Apelit dënon me 25 vite burg Klevis Allën

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 25 vite burg Klevis Allën, me 6 vite burg Besian Xhixhën dhe 5 vite burg Enver Divën për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, ngjarje e ndodhur në Durrës në Mars të 2020, si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt.

    Apeli ka prishur pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për Klevis Allën, që ka qenë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë, duke ia pushuar çështjen lidhur me akuzën për veprën penale të sigurimit të kushteve për të kryer vrasje, si dhe per veprën penale të bashkëpunimit në grup kriminal, por dënimi ndaj tij mbetet i njëjtë.

    Ai u dyshua fillimisht se siguroi informacione për vendodhjen e vëllezërve Haxhina, por rezultoi se mori pjesë drejtpërdrejt në vrasje, bashkë me Nuredin Dumani, Henrik Hoxhën që dyshohen si ekzekutor si dhe shtetasit besian Xhixho e Enver Diva.

  • Reshje bore në Shkodër, “zbardhen” disa zona

    Reshje bore në Shkodër, “zbardhen” disa zona

    Reshjet e dëborës kanë zbardhur zonat malore të qarkut Shkodër.

    Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit pa pasur reshje në Vermosh dhe Lëpushë të Kelmentit.

    Gjithashtu reshje ka pasur edhe në zonën e Qafë Thorës.

  • Del FOTOJA e Eduart Reçit/ A u përdor “snajper” në ekzekutimin mafioz të biznesmenit në Tiranë? Ja çfarë u pa në kamera dhe çfarë thanë familjarët

    Del FOTOJA e Eduart Reçit/ A u përdor “snajper” në ekzekutimin mafioz të biznesmenit në Tiranë? Ja çfarë u pa në kamera dhe çfarë thanë familjarët

    Policia nuk ka ende një pistë hetimi mbi vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi. Kjo pasi 52-vjeçari nuk rezulton të ketë precedentë penalë.

    Pasi ka parë edhe videon në vendin e ngjarjes, policia dyshon se ka pasur vetëm një të shtënë që e ka kapur Reçin në kokë, duke kaluar tejpërtej.

    Nga kamerat dëgjohet vetëm një e shtënë dhe momenti kur 52-vjeçari nga Dibra bie në tokë dhe nuk ka persona të tjerë afër duke shtuar dyshimet e policisë se është qëlluar nga distanca.

    “Në momentin kur u vra mbrëme biznesmeni nga pamjet e kamerave të sigurisë nuk vërehet ndonjë person afër tij, dyshohet por nuk është e sigurtë, por mund të jetë qëlluar nga lart ose larg me një saktësi të madhe”, raportoi gazetari Edison Vatnikaj për “Ora News”.

    Fakti që ekzekutimi është kryer me një saktësi të tillë ngre dyshime se Reçi mund të jetë ekzekutuar me armë zjarri të pajisura me dylbi.

    Dyshohet se autorët e kanë ruajtur dhe pritur momentin që 52-vjeçari ka dalë jashtë pallatit dhe ka qenë i vetëm.

    Nga ana tjetër, familjarët e viktimës mësohet se janë shprehur se ai nuk ka pasur probleme.

    Aktualisht merrej me ndërtim dhe ka dy djem.

  • E rëndë/ Kush janë dy kushërinjtë që u vranë në lule të moshës, autori djali i politikanit të njohur (FOTO)

    E rëndë/ Kush janë dy kushërinjtë që u vranë në lule të moshës, autori djali i politikanit të njohur (FOTO)

    Mbrëmjen e djeshme 13 nëntor, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Klinës në Kosovë. Dy të rinj u vranë me armë zjarri në një lokal.

    Sipas mediave në Kosovë, viktimat janë kushërinjtë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, ndërsa autori Jon Hoti.

    Mediat kanë publikuar edhe fotot e viktimave.

    Ndërsa 19-vjeçari Hoti, autori i dyshuar i ngjarjes, është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

    Ai është arrestuar nga Policia.

    Viktimat dhe autori dyshohet se kishin një konflikt të mëparshëm dhe kjo dyshohet të jetë edhe shkaku i tragjedisë.

  • U qëllua me plumb në kokë jashtë banesës, kush është viktima, ish-punonjës i SHISH! Biznesmeni i ndërtimit, baba i dy fëmijëve

    U qëllua me plumb në kokë jashtë banesës, kush është viktima, ish-punonjës i SHISH! Biznesmeni i ndërtimit, baba i dy fëmijëve

    Viktima i atentatit të mbrëmjes së të mërkurës (13 Nëntor) në kryeqytet raportohet se ishte biznesmen në fushën e ndërtimit.

    52-vjeçari Eduart Reçi, baba i dy fëmijëve, ka punuar vite më parë si punonjës i SHISH. Ndërsa sipas familjarëve ai nuk kishte konflikte.

    Viktima është ruajtur nga atentatorët, të cilët kanë pritur momentin derisa 52-vjeçari ka dalë nga apartamenti i tij në rrugën “Faik Konica”.

    Ai po qëndronte i vetëm jashtë pallatit, kur u qëllua me një plumb në kokë, dyshohet nga distanca.

    Kamerat e sigurisë raportohet se kanë filmuar vetëm momentin e vrasjes së bizmesmenit, por jo autorët e krimit.

    Ndërkohë në momentin e atentatit në zonë ka pasur qytetarë të cilët kanë dëgjuar të shtënën me armë. Kalimtarët kanë njoftuar policinë që ka shkuar në vendngjarje.

    Sipas gazetarit Igli Çelmeta, pallatin ku jetonte viktima e kishte ndërtuar vetë pasi ishte biznesmen ndërtimi.

  • Vlorë/ Rifillimi i reshjeve, banorët i frikësohen një pëmbytjeje të dytë! Në lagjen ’10 korriku’ merren masa duke bllokuar portat me thasë me rërë

    Vlorë/ Rifillimi i reshjeve, banorët i frikësohen një pëmbytjeje të dytë! Në lagjen ’10 korriku’ merren masa duke bllokuar portat me thasë me rërë

    Frika e një përmbytjeje të dytë si ajo e 4 tetorit, ka bërë që disa banorë në Vlorë të marrin masa me rifllimin e reshjeve duke bllokuar portat e shtëpisë me thasë me rërë.

    VLORË – Qytetaret e Vlorës kanë marrë vetë masa nga frika e një përmbytje të dytë.

    Thasë me rërë të vendosur në hyrje të banesave për të shmangur vërshimin e ujit, ndërkohë që Bashkia e Vlorës ka bërë thirrje për të patur kujdes në rrugët më problematike.

    ‘Kemi marrë masa se herën e parë vajti deri në brez uji. 6-7 mln lekë mall. Kemi marrë masa me thasë me rërë. Gjithë mobiliet nuk ngeli poshtë kati i parë asnjë gjë fare. Ku ka shtet. Shteti erdhi pas nja dy ditësh, kur vajtëm u ankuam në bashki, erdhën ata firmosën, shkruajtën letra. Do t’ju ndihmojmë ne thanë, as janë dukur më fare’, thotë një prej banorëve.’Pusetën e ke të bllokuar një aty. Një e ke matanë tek rrugica tjetër. dy janë të bllokuara vetëm nga kanalet që çuan ujin e ke parasysh’, thotë një tjetër.

    Përmbytjet e 4 tetorit, në Vlorë ku nga reshjet e shiut të rëna për gati 3 orë, përmbyten rrugë, lagje e qendra historike dhe shkaktuan dëme të mëdha në biznese e banesa.

    Më heërt gjatë ditës së sotme bashkia njoftoi qytetarët se në orët në vijim priten reshje me intensitet të lartë, duke bërë të ditur dhe zonat që janë më të rrezikuara nga reshjet e dendura.

    ‘Miremengjes!

    Në orët në vijim, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu ????️ me intensitet të lartë.

    Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:

    “Albano&Romina”

    Biblioteka Publike

    Pranë Kishës Orthodhokse

    Në “Skelë” te dykalimshi

    Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

    Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut me prezencë të ujit, na kontaktoni:

    ✅ EMERGJENCAT: ???? 112

    ✅ FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore

    ✅ INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore

    ✅ FACEBOOK: Bashkia Vlorë’, njofton bashkia.

    Lajmi ne perditesim…

  • Salianji firmos dhe dërgon nga burgu kallëzimin për “TIMS”: Zbulova manipulimet e krimit të organizuar

    Salianji firmos dhe dërgon nga burgu kallëzimin për “TIMS”: Zbulova manipulimet e krimit të organizuar

    Ish-deputeti Ervin Salianji firmos dhe dërgon nga burgu kallëzimin për “TIMS”.

    Hetimi parlamentar mbi manipulimin e “TIMS”, drejtuar nga deputeti Ervin Salianji nxori në publik ndërhyrjet e qëllimshme në këtë sistem të dhënash, për interesa kriminale të eksponentëve të lidhur me qeverinë dhe pushtetin, duke dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare. Përfundimet e këtij hetimi, janë një bazë e mirë për ndjekje të metejshme nga SPAK.

    Sipas rregullores, këto konkluzione i percillen organit të akuzës nga Kuvendi. Eshtë zbuluar se Kryetarja e Kuvendit Spiropali, ka shkelur rregulloren, dhe mban në sirtar pêrtej afateve të percaktuara, dosjen e firmosur nga Ervin Salianji, që tanimë duhej të ishte në SPAK.

    Lidhur me këtë skandal, Salianji permes kabinês telefonike në burgun ku mbahet si i denuar politik, u shpreh:
    “Të gjenden arsyet, qëllimi dhe përgjegjësia për këtē akt të rende, të pengimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së krimit, që të çon vetëm në një drejtim! Autori është Edi Rama.

    Ky skandal, ku doganierja e parlamentin nuk e dergon në SPAK hetimin parlamentar pavarësisht se ligji e parashikon dhe kryetari i komisionit e ka depozituat prej muajsh, duhet hetuar! Ato hetime parlamentare janë punë e kontribut disa mujor me kolegë dhe ekspertë dhe është një sherbim i vyer ndaj interesit publik, lidhur me nderhyrjet kriminale në sistemin TIMS. Ato konkluzione janë serioze dhe profesionale dhe ndihmojnë në zbardhjen e të vertetës dhe të përgjegjësive. Nuk janë rekuizita personale e një kryeparlamentareje kukull. E ka për detyrë të bëjë atë që thotë rregullorja.

    Padyshim se ajo njeh Skenderbeun e saj mbi çdo normë e ligj dhe është gati të bëjë kamikazen. Por krimi i TIMS në këtë menyre dyfishohet. Nderhyrjeve të paligjshme në sistem u shtohet paligjshmeria e Spiropalit që nuk dergon dosjen në SPAK.

    E gjitha kjo vërteton se gjetjet e Opozitës qëndrojnë. Verteton dhe një herë lidhjet e qeverisë me krimin, dhe sherbimin e saj ndaj bandave.

    Jam i bindur edhe më shumë sot se një nga arsyet e burgosjes time politike është dhe zbulimi i manipulimeve me TIMS pêr të ndihmuar krimin e organizuar.
    Dhe kjo është padyshim një arsye e një motiv më shumë për betejë me regjimin, dhe një konfirmim i kauzave tona të drejta”.