Category: Uncategorized

  • EMRAT/ Kush është çifti i bashkëshortëve që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Fier!

    EMRAT/ Kush është çifti i bashkëshortëve që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Fier!

    Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentit rrugor të mëngjesit të sotëm (14 nëntor) në Fier, ku humbën jetën një çift bashkëshortësh

    Burime bëjnë me dije se viktimat janë Vangjel dhe Marga Ajdini, të cilët udhëtonin me një mjet tip Ford, i cili u përplas me autobotin.

    Në autobot ndodhej një tjetër çift, drejtuesi Sazan Arapi dhe pasagjerja, Arjanisa Arapi, të vilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Fier/ Inforamcion paraprak

    Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A..

    Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).

    Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Detaje nga atentati në Tiranë/ Biznesmeni Eduart Reçi ishte i vetëm në momentin e sulmit, po qendronte në…

    Detaje nga atentati në Tiranë/ Biznesmeni Eduart Reçi ishte i vetëm në momentin e sulmit, po qendronte në…

    Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku biznesmeni Eduart Reçi, u qëllua me një plumb në kokë, dhe ndërroi më pas jetë në spitalin e Traumës, duke mos i shpëtuar dot plagës.

    Gazetari Igli Çelmeta raporton se në momentin e atentatit, 52-vjeçari Eduart Reçi ka qenë i vetëm dhe se po qendronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje.

    Policia ka kryer veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin e autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.

  • Këmbimi valutor/ Euro gropë, dollari vazhdon ngritjen

    Këmbimi valutor/ Euro gropë, dollari vazhdon ngritjen

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.4 lekë dhe do shitet me 93.5 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

  • I FUNDIT/ Atentati në Tiranë, ndërron jetë në spital 52-vjeçari

    I FUNDIT/ Atentati në Tiranë, ndërron jetë në spital 52-vjeçari

    Atentati në Tiranë, ndërron jetë në spital 52-vjeçari.

    Biznesmeni Eduart Reçi ka nderruar jete ne spitalin e Traumes

  • Shiu dhe shtërngatat ‘mbërthejnë’ vendin, ja cila zonë do të preket më shumë

    Shiu dhe shtërngatat ‘mbërthejnë’ vendin, ja cila zonë do të preket më shumë

    Shqipëria do të përfshihet këtë të enjte nga një mot i paqendrueshëm. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në jug reshjet parashikohen të fitojnë intensitet deri të lartë.

    Në orët e mesditës dhe pasdites të ditës së enjte reshjet e shiut fitojnë intensitet lokalisht deri të lartë në zonën qendrore te vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

    Hera-herës reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut lokalizohen vetëm në juglindje të vendit.

    Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje që në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës në lartësinë mbi 1000-1200 metra do të ketë reshje bore më intensitet të ulët, ndërsa në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar. Ndërkohë, valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

  • Skandal në Fier/ 7 vite në azilin e pleqëve, vajza bën denoncimin: Nëna ime ka zënë krimba!

    Skandal në Fier/ 7 vite në azilin e pleqëve, vajza bën denoncimin: Nëna ime ka zënë krimba!

    Në emisionin “Fiks Fare” u ankua vajza e një të moshuare që prej 7 vitesh jeton në azilin e pleqve Fier, por që prej një viti gjëndja e saj shëndetësore është përkeqësuar duke u paralizuar.

    Denocimi vjen për stafin e këtij azili , të cilët nuk u shërbejnë të moshuarve. Nëse ata duan ndonjë shërbim nga stafi duhet të paguajnë nën dorë.

    Denoncuesja Afërdita Xhemali tregon për Fiksin se nënën nuk ja prek kush me dorë, po nuk i pagoi. Kështu që e moshuara herë pas herë detyrohet të japi nga 100, 200 lekë në varësi të mundësisë për të marr ndonjë shërbim. Por edhe kjo nuk ndodh, pasi punonjëset mbajnë inat për shumat që mund të marrin koleget. Nga kjo situatë Afërdita e cila jeton në Itali thotë se nëna e saj ka zënë krimba. ”Ajo kruhej ngaqë ishte pa ndërruar dhe nxori krimbin” tregon Afërdita duke kërkuar ndihmën e Fiksit.

    Fiksi pa nga afër situatën dhe takoi vetë të moshuarën e cila tregoi jetesën ferr sidomos vitin e fundit, ku kishte humbur aftësitë për të lëvizur e kujdesur për veten. E moshuara tregon se punonjëset e azilit e kanë lënë mbi 4 ditë pa batanije në këto temperatura të ulëta edhe pse ajo ua ka kërkuar. Tjetër shqetësim ishte ai i ndërrimit të bebelinave. Të moshuarën e linin 24 orë pa e ndërruar. “U kam dhënë nga 100 lekë kur ma ndërrojnë bebelinën dhe çarçafët. Këtu është ferr, por nuk kam mundësi financiare dhe ndaj jam e detyruar të qëndroj këtu” shprehet 78 vjeçarja. Ndërkohë gazetarët e Fiksit folën edhe me të tjerë të moshuar që jetojnë në këtë azil. Njëri prej tyre u shpreh se kishte 7 ditë me dhimbje krahu edhe pse ishte ankuar ende nuk e kishin çuar për vizitë. Pyetjes nëse kishte shkuar tek mjekja e azilit ai shprehet ” Kam shkuar, por nuk më ka dhënë zgjidhje , s’më ka bërë derman”.

    Fiksi shkon e viziton të moshuarën edhe ditës tjetër. Ditën e dytë pamja është edhe më e frikshme. Dhoma e papastruar dhe kundërmonte era urinë. Një nga punonjëset sjell mëngjesin, të cilin e servirin pa pjata, por që e vendosin mbi komodinat e papastruara. 78 vjeçarja i drejtohet punonjëses duke i kërkuar t’i ndërrojnë bebelinën dhe për dyshekun që ia kishin ndërruar para pak kohësh. I kishin dhënë dyshekun e papastër të një të moshuari tjetër.

    Përsa i përket ilaçeve e moshuara pohoi se i blinte vetë, kurse shoqja e dhomës ishte pa ilaçe, pasi nuk kanë mundur t’ja gjejnë.

    Fiksi pas gjithë atyre çka faktoi me zë dhe figurë iu drejtua përgjegjëses së azilit. Kjo e fundit shpjegon se stafi e ka bërë punën korrekt dhe për të moshuarën janë kujdesur më shumë sesa të tjerët. Madje shkon deri aty sa thotë që 78 vjeçarja nuk di ça flet prej moshës që ka. Përgjegjësja flet fare lirshëm edhe për pagesat që i behën stafit nën dorë për të marr shërbim, por kjo e fundit justifikohet me ” ja ka dhënë me dëshirë se nuk ia ka kërkuar njeri”.

    Fiksi i kërkon përgjegjëses ta shoqërojë në dhomën e të moshuarës për të parë nga afër gjendjen e saj. Në dhomë 78 vjeçarja i tregon se nuk i është ndërruar ende bebelina nga një ditë më përpara, gjë të cilën e konfirmon edhe shoqja e dhomës së saj.Përgjegjësja kërkon emrat e punonjëseve që duhet të shërbenin dhe thotë se kundrejt tyre do merren masa. Në lidhje me pastrimin e dhomës e moshuara i tregon se ka paguar sanitaret për t’i pastruar dhomën se ndryshe nuk shkonin ” i kam dhënë nga xhepi im se dhoma ishte zhul, nuk mund të rrija dot”, por që për përgjegjësen situata është mëse normale./Top Channel

  • Aksident tragjik në aksin “Tepelenë-Fier”, autoboti përplaset me makinën, vdes çifti i bashkëshortëve

    Aksident tragjik në aksin “Tepelenë-Fier”, autoboti përplaset me makinën, vdes çifti i bashkëshortëve

    Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 05:30 në aksin “Tepelenë-Fier”, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën.

    Raportohet se një autobot është përplasur me automjetin tip Ford ku udhëtonin dy viktimat.

    Sipas policisë, drejtuesi i “Ford” me iniciale V. A., dhe bashkëshortja e tij, me iniciale M. A., pasagjere në automjet, humbën jetën në vendngjarje.

    Ndërkohë drejtuesi i autobot, shtetasi me iniciale S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja me iniciale A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Fier/ Inforamcion paraprak

    Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A..

    Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).

    Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Horoskopi ditor, 14 nëntor, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, 14 nëntor, shenjat më me fat

    Dashi

    Jeta juaj në çift do jetë më e bukur dhe më emocionuese gjatë kësaj dite. Partneri do iu qëndrojë gjatë gjithë kohës pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë dëshirat. Buxheti do ekuilibrohet ndjeshëm dhe do jeni më të qetë në këtë sektor.

    Demi

    Asgjë për t’u veçuar gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift, kështu që merrini gjërat sa më shtruar. Me financat duhet të tregoheni të matur sepse situata mund të përkeqësohet.

    Binjaket

    Do jeni shumë provokuese me partnerin tuaj sot dhe kjo do e joshë edhe më tepër atë. Për sa iu përket financave, duhet thënë se Hëna do jetë ajo që do iu ndihmojë të zgjidhni problemet.

    Gaforrja

    Nën mbrojtjen e planetëve, jeta juaj në çift do jetë më e bukur dhe më emocionuese sot. Në planin financiar duhet vepruar me kujdes dhe maturi. Shmangni transaksionet e mëdha apo edhe dhëniet e huave.

    Luani

    Partneri nuk do iu kuptojë sot dhe kjo do iu lëndojë jashtë mase. Në planin financiar nuk duhet të ndiqni gjithmonë këshillat që do iu japin miqtë sepse edhe mund të zhgënjeheni.

    Virgjëresha

    Ditë e mbushur me gëzim dhe kënaqësi kjo e sotmja. Nuk do mërziteni aspak me ndonjë kritikë që mund t’iu bëjë partneri dhe do shihni me pozitivizëm drejt së ardhmes. Financat do jenë të ekuilibruara kështu që në këtë plan mund të jeni të qetë.

    Peshorja

    Do keni shumë ide si ta bëni jetën tuaj në çift më emocionuese sot dhe do ndiheni si në ëndërr. Në planin financiar do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do kryeni shpenzime marramendëse.

    Akrepi

    Nuk do jeni shumë të sigurt sot për vazhdimësinë e lidhjes që keni krijuar dhe do flisni gjerë e gjatë me partnerin. Të ardhurat do jenë në përgjithësi të privilegjuara.

    Shigjetari

    Ditë shumë e zakonshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Çdo gjë do vazhdojë si çdo ditë dhe nuk do përjetoni emocione të mëdha. Financat do kenë disa tronditje të vogla për shkak të shpenzimeve të mëdha që do iu duhet të kryeni.

    Bricjapi

    Do kërkoni më shumë stabilitet gjatë kësaj ditë në jetën tuaj në çift dhe për këtë duhet të flisni me atë që keni në krah. Sektori i financave nuk do jetë në gjendjen më të mirë.

    Ujori

    Nuk do e dëgjoni me vëmendje atë që ka për t’iu thënë partneri sot dhe do bëni disa gabime të pafalshme. Në planin financiar mund të kryeni transaksione të rëndësishme sepse situata do jetë goxha e qëndrueshme.

    Peshqit

    Më në fund ata që janë në një lidhje do ndihen të lumtur pranë atij që dashurojnë. Çdo gjë do shkojë më së miri dhe nuk do kenë për çfarë të shqetësohen. Edhe sektori i financave do jetë i privilegjuar.

  • Reforma/ Diskutohet shtyrja e moshës për pensionin social përtej moshës 70 vjeçare! Çfarë parashikon ndryshimi i ligjit të sigurimeve

    Reforma/ Diskutohet shtyrja e moshës për pensionin social përtej moshës 70 vjeçare! Çfarë parashikon ndryshimi i ligjit të sigurimeve

    Qeveria është përfshirë në diskutime që synojnë ndryshime në kriteret e skemës publike të pensioneve, një nga të cilat është shtyrja e kufirit të moshës për përfitimin e pensionit social.

    Aktualisht personat që nuk plotësojnë kriteret përfitojnë në moshën 70 vjeç pension social, i cili ka arritur mbi 9 mijë lekë në muaj, por ndryshimet e fundit synojnë që pagesa të jepet përtej 70 vjeç.

    Burimet nga grupi që po negocion ndryshimet në ligjin e sigurimeve pohuan se kjo masë synon të nxisë më tej pagesën e sigurimeve në personat në moshë pune.

    Në vitin 2023 gati 40 për qind e personave që u deklaruan në punë nga Anketa e Forcës së Punës së INSTAT nuk paguajnë sigurime. Shumica janë të vetëpunësuar në biznesin e familjes pa pagë. Kjo kategori e cila merr të ardhura nga puna dhe nuk paguan sigurime është një kontingjent që nuk plotëson kushtet për pension në pleqëri.

    Aktualisht burrat dalin në pension 65 vjeç dhe gratë rreth 62 vjeç, ndërsa personat që nuk plotësojnë kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme kur bëjnë 70 vjeç përfitojnë pension social.

    Në vitin 2023 skema publike e pensioneve shpenzoi 188 milionë lekë për pagesën e pensioneve sociale, e cila u përfitua nga rreth 2300 persona.

    Ekspertë të sigurimeve pohojnë se numri i personave që do të përfitojnë pension social do të rritet ndjeshëm në vitet në vijim pasi po del në pension brezi i tranzicionit që nuk ka kontribuar në skemë për shkak të papunësisë ose punës në të zezë.

    Ideja për të shtyrë moshën e përfitimit të pensionit social përtej 70 vjeç me gjasë 75 vjeç do të bëjë jo efektive këtë politike pasi jetëgjatësia e burrave aktualisht është rreth 76 vjeç. Koha e gëzimit të pensionit social do të jetë shumë e ulët si për burrat dhe për gratë.

    Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur kanë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 38 vjet periudha sigurimi dhe të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.

    Për arsye se nuk plotësojnë kriteret për pension të plotë më shumë se gjysma e pensionistëve marrin pension të pjesshëm. Pensionistët me pagesa të pjesshme lehtësojnë skemën publike të pensioneve nga rritja e shpenzimeve, por nga ana tjetër po krijohet një problem i madh social me qëndrueshmërinë financiare të moshës së tretë.

    Problematikat e tranzicionit dhe informaliteti i lartë në tregun e punës po bën që pensionet e reja të dalin në vlera më të ulëta, vit pas viti./Monitor

  • Atentati në Tiranë/ U qëllua me plumb në kokë në afërsi të banesës, ja si është gjendja e biznesmenit!

    Atentati në Tiranë/ U qëllua me plumb në kokë në afërsi të banesës, ja si është gjendja e biznesmenit!

    Biznesmeni Eduart Reci, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Rrugën e Elbasanit, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

    52-vjeçari, nga Dibra, u qëllua me plumb në kokë pranë një lokali në afërsi të banesës në rrethana ende të paqarta.

    Ai u dërgua tek spitali i Traumës në kryeqytet, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve duke luftuar për jetën.

    Atentati ndaj Eduart Recit ndodhi rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica”, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

    Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.