Category: Uncategorized

  • Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Kosovë, djali i ish-kandidatit të LDK-së

    Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Kosovë, djali i ish-kandidatit të LDK-së

    Është arrestuar nga policia në Kosovë autori i dyshuar i një vrasjeje të dyfishtë, mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali në Klinë.

    Ai është 21-vjeçari Adrian Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, rreth 21 vjeçar nga fshati Jashanicë.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal, dyshohet pas një konflikti, ku autori nxorri armën dhe qëlloi drejt dy personave duke lënë njërin të vdekur në vend dhe tjetrin të plagosur rëndë.

    Personi i plagosur ndërroi jetë pak çaste më pas në spital.

    Ende janë të paqarta motivet e ngjarjes së rëndë.

  • I FUNDIT/ Dy të vrarë me armë zjarri brenda një lokali

    I FUNDIT/ Dy të vrarë me armë zjarri brenda një lokali

    Një ngjarje e rëndë para pak minutash ka tronditur qytetarët e Klinës në Kosovë.

    Dy persona raportohet se kanë mbetur të vrarë në një lokal pas një përleshje me armë zjarri.

    Sipas autoriteteve policore ngjarja ka ndodhur në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal.

    “Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

    Momentalisht nuk ka informacion shtesë për motivet e ngjarjes apo identitetin e personave të përfshirë.

  • Atentati me 4 viktima në Shkodër, Klodiana Lala ‘nxjerr zbuluar’ Ilir Prodën: Kutia e Pandorës është hapur

    Atentati me 4 viktima në Shkodër, Klodiana Lala ‘nxjerr zbuluar’ Ilir Prodën: Kutia e Pandorës është hapur

    Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar ashpër ndaj justifikimit të kreut të policisë Ilir Proda, për masakrën në Dobraç.

    Ai ishte sot në Kuvend për të folur mbi buxhetin e policisë dhe u pyet mbi ngjarjen. Proda deklaroi se “nuk ka shkopin magjik”. Sipas gazetares Lala, u vranë 4 persona dhe kryepolici duhet ta marrë seriozisht këtë ngjarje. Sipas saj, kutia e Pandorës është hapur.

    “Ilir Proda foli për herë të parë për masakrën e Dobraçit. Ishte jo serioz. Ti thotë dikush që për zbardhjen e ngjarjeve të renda kriminale duhet angazhim serioz dhe t’i lërë historitë me përralla e shkopinj magjik. Janë vrarë 4 qytetarë. Kutia e Pandorës në Shkodër është hapur. Kryepolici ndërkohe bën si vajtonjës”, shkrun ajo në rrjetet sociale.

    Në atentatin e Dobraçit, objektiv dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati si edhe një tjetër që mendohet se udhëtonte me ta në makinë, por që ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

    Dyshimet kryesore të hetuesve janë për praninë e Ibrahim Licit i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Ndërkohë Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka kallëzuar efektivët e policisë për shpërdorim detyre pranë Prokurorisë.

    AMP dyshon se ata kishin për detyrë ta shoqëronin këtë person, i cili besohet se ishte i treti që po udhëtonte në mjetin tip Benz, ku ndodheshin edhe dy viktimat e atentatit mafioz, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

    Madje Ibrahim Lici dyshohet se ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje, me plagë të lehta që nuk i kanë rrezikuar jetën.

  • Cilat janë 4 qytetet në Shqipëri më të preferuara të shqiptarëve për udhëtime?

    Cilat janë 4 qytetet në Shqipëri më të preferuara të shqiptarëve për udhëtime?

    Shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë. Instat ka publikuar të dhëna që tregojnë se në vitin e kaluar numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi brenda apo jashtë Shqipërisë, ishte 4 milionë e 399 mijë e 859.

    Sipas Instat, ky tregues është 17,4 % më i lartë se në vitin 2022. Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 97,5 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 2,5 % të tyre.

    Por cilat kanë qenë destinacionet më të preferuara për udhëtime në Shqipëri?

    Në vend të parë është padyshim kryeqyteti, Tirana. Më pas vijnë Vlora e ndjekur nga Korça dhe Durrësi.

    Nëse i krahasojmë shifrat, rezulton se ka një rritje të konsiderueshme të udhëtimeve me mikrobuzë apo autobuzë, çka tregoin për një rritje të aktivitetit të agjencive turistike që organizojnë ture nëpër Shqipëri.

    Ndërsa sa i përket destinacioneve jashtë vendit, kryeson Greqia, e ndjekur nga Italia dhe shtetet e tjera si Spanja apo Anglia, raporton SCAN.

  • “Nëpërmjet një vajze shqiptare..”/ Elsa Lila shokon me rrëfimin tronditës: Në burg donin të më vrisnin

    “Nëpërmjet një vajze shqiptare..”/ Elsa Lila shokon me rrëfimin tronditës: Në burg donin të më vrisnin

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila sapo ka publikuar librin e saj të parë, “Mirë se vini në Rebibbia”.

    Për të bërë promovimin e librit të saj, Elsa Lila ka dhënë një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, ku edhe rrëfeu se gjatë kohës që ishte në qelinë e burgut, një grua tjetër kishte tentuar që ta vriste.

    Por për fatin e saj të mirë, në ambientet e burgut ishte njohur me një vajzë shqiptare, e cila e kishte marrë në mbrojtje, dhe rrjedhimisht i kishte shpëtuar jetën!

    Pjesë nga intervista:

    Elsa Lila: Isha në 41bis dhe nuk komunikoja dot me askënd jashtë. Nuk përmend dot emrat as të klanit që ishte aty brenda që mua më mbrojti…

    Rudina Xhunga: Por ishte një klan që ty të thirri dhe të tha…?

    Elsa Lila: Ishte një klan, i cili, nëpërmjet vajzës shqiptare më dha akses dhe mbrojtje.

    Rudina Xhunga: Sepse nëse nuk ke mbrojtje mund të ndodhë siç ty të ndodhi që erdhën të të vrisnin?

    Elsa Lila: Po! Atje mund të ndodhë çdo gjë. Pata akses në disa njerëz që më dhanë mbrojtje. Atje mund të ndodhë çdo gjë. Sepse ka të dënuara me faj që nuk kanë as ekuilibër psiqik dhe mund të të dëmtojnë, por jo sepse e kanë problemin me ty. Rastësia e deshi që unë të gjeja disa persona aty brenda, si vajza shqiptare dhe dy gardianet që më mbrojtën aty brenda. Më mbushën me forcë, me kurajo dhe le të themi edhe që nuk kam pasur një jetë të thjeshtë. Nuk vij nga një jetë përrallash. Kam pasur një jetë jashtë të zakonshmes.

    Elsa Lila u arrestua në vitin 2022 pasi u dyshua se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me shitjen e drogës në Romë.

    Sipas raportimeve që bënin asokohe mediat italiane, grupi përbëhej nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa Lila supozohet se kishte rolin e “financieres së grupit”.

    Në shtëpinë e saj u gjet një bllok i zi, brenda të cilit thuhej se ishin shënuar të gjitha të dhënat e kokainës.

  • ‘Kërcet’ arma/ Vritet një shqiptar dhe një tjetër i plagosur dërgohet me urgjencë në spital

    ‘Kërcet’ arma/ Vritet një shqiptar dhe një tjetër i plagosur dërgohet me urgjencë në spital

    “Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”.

    Ngjarje ka ndodhur në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi.

    Vijon…

  • “Mos guxo të më flasësh mua”/ Sherr në Komisionin Hetimor për Ilir Beqajn, “shpërthen” Vokshi: Garda të mos lejojë…

    “Mos guxo të më flasësh mua”/ Sherr në Komisionin Hetimor për Ilir Beqajn, “shpërthen” Vokshi: Garda të mos lejojë…

    Tensione dhe debate të shumta po ndodhin në komisionin hetimor për koncensionet në shëndetësi ku demokratët dhe socialistët po përballen mes tyre lidhur me dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

    Socialistët kërkojnë që Beqaj të dëshmojë në Komision sipas kushteve të tij, duke iu referuar në këtë mënyrë kërkesave për të përdorur një power-point, ose disa fotografi që janë pamjet e spitaleve para 2013-ës.

    “Thërrisni zotin Beqaj të vijojmë me dëshminë. Është kërkesë proceduriale brenda rendit të ditës. U bënë 30 orë tashmë. Nëse keni kërkesë proceduriale hidheni në votim. Parlamenti i Shqipërisë funksionon me votë. Kërkesa ime është të bësh detyrën.

    Kërkesa e fundit, thërrisni zotin Beqaj, të flasë”, iu drejtuar Plarent Ndreca, nënkryetari i Komisionit, shërbimeve të Kuvendit.

    Në anën tjetër, deputetja demokrate Albana Vokshi shprehet “të mos guxojë garda të lejojë njeri të futet në sallën e Komisionit”.
    Një tjetër moment tensioni është ai i deputetit socialist Petro Koçi që duke iu drejtuar Petrit Vasilit i thotë “mos guxo të më flasësh mua”, ndërsa Vasili ia kthen “as të kam folur ty”.

  • Po shkëmbenin “mallin”, e pësojnë keq dy shqiptarë në vendin fqinj, ja çfarë iu gjet në banesë

    Po shkëmbenin “mallin”, e pësojnë keq dy shqiptarë në vendin fqinj, ja çfarë iu gjet në banesë

    Një makinë e dyshimtë dhe dy persona, njëri në bord dhe tjetri në këmbë. Kaq ka mjaftuar për të ‘aktivizuar’ instinktet hetimore të policisë që mbrëmjen e së hënës vendosi të kuptonte diçka më shumë për këtë situatë të çuditshme.

    Dhe mjaftoi një kontroll për të kuptuar se çfarë fshihej pas këtyre lëvizjeve: një kilogram kokainë që sapo ishte këmbyer.

    Një shkëmbim i një sasie të madhe droge ka çuar në arrestimin e dy individëve, të identifikuar si dy shqiptarë.

    Policia në fakt ka vendosur të shtrijë hetimet edhe në banesat e dy të huajve të ndaluar.

    Dhe, edhe këtë herë, ata goditën në shenjë. Në fakt, në shtëpinë e të arrestuarve gjetën edhe ‘pluhur të bardhë’, tre sasi në shtëpinë e të parit dhe katër në shtëpinë e të dytit.

    Në përfundim të kontrolleve, dyert e burgut në via Arginone u hapën për të dy shqiptarët, në pritje të paraqitjes në orët në vijim para gjyqtarit për seancën për të vërtetuar arrestimin.

  • Numër rekord vjedhje banesash e sende me vlerë brenda pak ditësh, kapet “skifteri” shqiptar në vendin fqinj

    Numër rekord vjedhje banesash e sende me vlerë brenda pak ditësh, kapet “skifteri” shqiptar në vendin fqinj

    Numër rekord vjedhjesh banesash e sende me vlerë brenda pak ditësh, kapet “skifteri” shqiptar në vendin fqinj

    Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke mbrëmjen e djeshme. Arrestimi i tij ndodhi në Kastri të Igumenicës. Sipas mediave greke shqiptari që nga fundi i tetorit kishte kryer një numër të madh vjedhjesh në zonë.

    I arrestuari është lokalizuar në një zonë të pyllëzuar nga një ekip special i policisë që ishte ngritur për këtë qëllim, pas kontrolleve të kujdesshme, në kuadër të hetimit të vjedhjeve të ndodhura në zonën e gjerë të Igumenicës.

    Siç rezultoi nga hetimet policore, nga data 21 tetor deri në ditën e djeshme, 36-vjeçari kishte kryer shtatë vjedhje banesash, nga ku kishte marrë sende me vlerë prej 50700 euro dhe një shumë prej 1640 eurosh. Gjatë arrestimit i janë gjetur dhe konfiskuar sende me vlerë prej 10 mijë eurosh, mjete për vjedhje, elektrik dore dhe doreza pune.

    Gjithashtu u konstatua se ai kishte hyrë ilegalisht në vend, ndërkohë që ndaj tij ishte në pritje të një urdhër-arresti. I arrestuari me dosjen e ngritur në ngarkim të tij për vjedhje të dalluara dhe shkelje të legjislacionit për të huajt është dërguar në Prokurorinë e Thesprotisë.

  • Ankimoi masën e sigurisë, Apeli i GJKKO cakton datën e seancës për Ilir Metën

    Ankimoi masën e sigurisë, Apeli i GJKKO cakton datën e seancës për Ilir Metën

    Apeli i GJKKO-së ka caktuar datën e zhvillimit të seancës për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Mësohet se seanca në Apel do të mbahet më 19 dhjetor, ora 10:00. Ilir Meta ankimoi pak ditë më parë vendimin për masën e sigurisë “arrest me burg” caktuar nga shkalla e parë e Gjykatës së Posaçme.

    Ai akuzohet për për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.