Category: Uncategorized

  • Çfarë i thotë Dagz për dasmën? Einxhel Shkira zbulon planet për zgjerimin e familjes

    Çfarë i thotë Dagz për dasmën? Einxhel Shkira zbulon planet për zgjerimin e familjes

    Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Wake Up”. Gjatë një bisede në lidhje të drejtpërdrejtë, ajo foli për eksperiencën në panelin e “Goca dhe Gra” si dhe për familjen e saj.

    Einxhel, e cila ka një fëmijë me partnerin e saj, Dj Dagz, u shpreh ky i fundit që kur u bë baba i inspiron njerëzit që të bëjnë fëmijë.
    “Personi që u thotë më shumë njerëzve që të bëjnë fëmijë, pasi ka bërë vetë fëmijë, është Dagzi. Ai i insipiron njerëzit dhe më këdo që ulet u thotë ‘bëje, bëje’. Të gjithë shokët i ka inspiruar të bëhen baballarë”, tha moderatorja e njohur.

    Ndërsa e pyetur në lidhje me dasmën, Einxhel u shpreh se Dagz ‘ka vendosur që të bëjë fëmijë të tjerë dhe pastaj dasmën’.

    “Mirë do ishte, por bashkëshorti im ka vendosur që të bëjë dhe fëmijë të tjerë dhe pastaj të bëjë dasmën. Ose është thjesht një justifikim i Dagzit për t’a shtyrë dasmën, nuk e di”, tha Shkira.

    Ndërsa pyetjes nëse kanë në plane fëmijë tjetër, moderatorja e njohur u përgjigj:

    “Në planet tona është edhe një fëmijë tjetër, sa të na japë Zoti, por që ne do mundohemi të bëjmë dhe një tjetër që të mos lëmë Trevin vetëm. Në ëndrrat e mia kanë qenë katër fëmijë”.

    Kujtojmë se Einxhel dhe Dagz u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 1”, ku nisën edhe lidhjen, e cila vazhdoi edhe pas përfundimit të reality show-t. Ata tashmë janë prindër të një djali, Trev.

  • Dhuna në Oborrin Mbretëror, Prokuroria kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën

    Dhuna në Oborrin Mbretëror, Prokuroria kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Princ Lekën

    Prokuroria e Tiranës jep pretencën për episodin e dhunës në Oborrin Mbretëror. Prokuroria kërkon që të shpallen fajtor Princ Leka, ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia.

    Konkretisht, burimet thonë se organi i akuzës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën, 6 muaj për Elia Zaharinë dhe 1 vit për babanë e saj. Dënimin më të lartë e ka Princ Leka, ndërkohë nëse të tre shpallen fajtor nga Gjykata dënimi do t’iu konvertohet në shërbim prove.

    Lajm ne perditesim…

  • “Më kthe borxhin 12 mijë euro”, SPAK pushon padinë e qytetarit ndaj deputetit

    “Më kthe borxhin 12 mijë euro”, SPAK pushon padinë e qytetarit ndaj deputetit

    Pushohen hetimet ndaj deputetit Agron Çela.

    Sipas burimeve, prokurorja Manjola Kajana administroi kallëzimin e një qytetari i cili denoncoi deputetin Çela, duke thënë se në 2023 deputeti i kishte kërkuar hua 15 mijë euro, por më pas, siç thuhet në fashikujt qytetari sipas denoncimit të tij, kishte administruar vetëm 12 mijë mijë euro hua, 6 i kishte pasur vetë, 6 ia kishte marrë dikujt tjetër.

    Këtu kishte nisur debati mes deputetit dhe qytetarit që sipas tij në kallëzimin që ka dorëzuar sipas SPAK Çela nuk i kthente borxhin.Kishte edhe komunikimet në Whatsapp që t’i kthente borxhin. Në këto kushte ai ka shkuar dhe e ka denoncuar në SPAK.

    Por pas hetimeve, SPAK konstatoi që nuk ekzistonte vepër penale dhe konflikti ishte shuar sepse Çela bashkë me qytetarin e kishin zgjidhur konfliktin në rrugë civile dhe ia kishte kthyer pas borxhin me kontratë noteriale dhe në këto kushte nuk ekziston në gjykatë.

    Nga ana tjetër sipas burimeve kishte shkuar pranë ILDKPKI-së për deklarimin e pasurive nëse deputeti e kishte deklaruar apo jo këtë hua.

    Ajo që konstatoi SPAK është fakti që Çela nuk e kishte deklaruar këtë hua të marrë nga njeriu i tij, ka pyetur ILDKPKI nëse ka marrë ndonjë masë administrative për mos deklarim të huas dhe kur konstatoi se nuk kishte kishte doli në përfundimin se nuk ka vepër penale./top channel

  • Rrëfimi i Albëries për ish-bashkëshortin:”Nuk e doja ta shikoja me sy..”

    Rrëfimi i Albëries për ish-bashkëshortin:”Nuk e doja ta shikoja me sy..”

    Në emisionin “Ndryshe” ishte e ftuar artistja e njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila ndau detaje të reja për jetën e saj personale dhe profesionale, si dhe për projektet që pritet të publikohen këtë muaj. Albëria u bë nënë në moshën e hershme të 16 vjeç, dhe kur u pyet për mendimin e saj mbi martesën në rini, ajo dha një këshillë për vajzat e reja:

    “Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme. Në kohën time, ishte një mentalitet i prapambetur, por sot vajzat duhet të bëjnë kujdes me vendimet e tyre.”
    Në bisedën e saj, ajo foli edhe për marrëdhënien aktuale me ish-bashkëshortin, me të cilin nuk kishte folur për vite të tëra. “Nuk e doja ta shikoja me sy për një kohë të gjatë, por tani jemi mirë, secili ka jetën e tij dhe jam e lumtur për të,” u shpreh ajo.E pyetur për arsyen pse nuk është martuar sërish, Albëria shtoi me një buzëqeshje:“Kur bën një gabim një herë, të dytën jo. Kam mësuar që lumturia vjen nga brenda dhe askush nuk mund ta japë atë nëse nuk je mirë me veten.”Duke u ndalur në rolin e saj si nënë, Albëria pranoi se ka qenë një nënë shumë e përkushtuar, ndonjëherë edhe më shumë sesa do të dëshironte. Sot, vajzat e saj janë të realizuara, dhe Albëria është krenare që i sheh të angazhuara në projekte të reja, të cilat kanë kërkuar një vit përgatitje.“Jeta vazhdon,” përfundon ajo, “dhe lumturia ime është të shoh vajzat e mia të suksesshme dhe të lumtura.”

  • EMRI/ Plagosi 6 muaj më parë një person në Durrës, ekstradohet nga Gjermania 25-vjeçari

    EMRI/ Plagosi 6 muaj më parë një person në Durrës, ekstradohet nga Gjermania 25-vjeçari

    Akuzohet se 6 muaj më parë, kreu një plagosje me armë zjarri, te rrethrrotullimi i Plepave, në Durrës, ekstradohet nga Frankfurti, 25-vjeçari.

    Si rezultat i koordinimit të vazhdueshëm të punës me homologët e Interpol Wiesbaden, Interpol Tirana finalizoi procedurat për ekstradimin e shtetasit Erland Krasniqi., 25 vjeç, të lindur në Kavajë, nga Gjermania në Shqipëri.

    Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Ai akuzohet se më datë 15.05.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”, Durrës, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin R. B..

  • ZYRTARE/ Nga goli historik në Portugali te Euro 2016, Bekim Balaj tërhiqet përfundimisht nga Kombëtarja shqiptare

    ZYRTARE/ Nga goli historik në Portugali te Euro 2016, Bekim Balaj tërhiqet përfundimisht nga Kombëtarja shqiptare

    Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare.

    Sulmuesi kuqezi, i cili aktivizohet në kampionatin “Superiore” me Vllazninë, i ka komunikuar vendimin e tij trajnerit Silvinjo, stafit teknik dhe Federatës së Futbollit.

    Gjatë karrierës së tij me Kombëtaren kuqezi, Bekim Balaj, u aktivizua në 48 ndeshje, duke shënuar 9 gola. I pari është edhe më i veçanti, pasi realizimi ndaj Porugalisë dhe fitorja historike e Shqipërisë me golin e Bekim Balajt në “Estádio Municipal de Aveiro” bëri krenar të gjithë shqiptarët kudo në botë, duke i hapur rrugën kualifikimit të parë historik të Kombëtares në Europianin “Francë 2016”. Gjithashtu, Balaj ishte pjesë e Kombëtares në atë Europian ku u aktivizua në fitoren ndaj Rumanisë me rezultatin 1-0

    Federata e Futbollit falënderon sulmuesin Bekim Balaj, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në fushën e lojës me fanellën kuqezi, i cili ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar dhe i uron sa më shumë suksese në të ardhmen.

  • Trafikoi në Shqipëri dy ‘Audi’ me vlerë 150 mijë € të vjedhura në Zvicër, arrestohet në Tiranë!

    Trafikoi në Shqipëri dy ‘Audi’ me vlerë 150 mijë € të vjedhura në Zvicër, arrestohet në Tiranë!

    TIRANË- Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 38-vjeçar, Ambroz Shala, i cili trafikonte makina të vjedhura në Zvicër. Sipas bluve, i arrestuari kishte sjellë në Shqipëri dy automjete luksoze të vjedhura, me vlerë 150 mijë euro.

    Në kuadër të operacionit ‘Swiss’, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale njërën prej automjeteve të vjedhura, një makinë tip Audi Q8, e gjetur në një vendparkim në zonën e Don Boskos. Ndërkohë, policia po punon për gjetjen e automjetit tjetër.

    Njoftimi i policisë:

    “Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, operacioni policor i koduar “Swiss”.

    Trafikoi në Shqipëri, 2 automjete të vjedhura në Zvicër me vlerë 150 000 euro, arrestohet 38-vjeçari.

    Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, njëri prej automjeteve, tip “Audi Q8”.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që kishte trafikuar në vendin tonë, dy automjete të vjedhura në Zvicër, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Swiss”.

    Gjatë operacionit u arrestua shtetasi A. Sh., 38 vjeç, banues në Zvicër.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari ka trafikuar në vendin tonë, 2 automjete tip “Audi”, që rezultojnë të vjedhura në Zvicër.

    Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar njëri nga automjetet e vjedhura, tip “Audi Q8″, cili u gjet në një vendparkim në Don Bosko. Po punohet për gjetjen e automjetit tjetër.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

  • ‘Si ndihesh, a je e eksituar’! Detaje si mësuesi i ngacmonte nxënëset me mesazhe

    ‘Si ndihesh, a je e eksituar’! Detaje si mësuesi i ngacmonte nxënëset me mesazhe

    KORÇË- Mësuesi 45-vjeçar, Bledar Duro është pezulluar nga detyra. Drejtoria e Shkollës “Sotir Gurra” ka marrë vendimin menjëherë pasi është njohur me denoncimin e dy të miturave.

    Gjithashtu mësohet se nga Drejtoria Arsimore do të zbatohet në vijim një plan masash shtesë për sigurinë e nxënëseve nëpër shkollat e qarkut.

    Mësuesi Bledar Duro është arrestuar mesditën e sotme nga policia e Korçës për ngacmim seksual. Dy 14-vjeçaret denoncuan rastin në polici të shoqëruara nga prindërit e tyre. Nga celularët e dy të miturave, policia ka zbuluar mesazhet e mësuesit të cilësuara si skandaloze të cilat nuk mund të bëhen publike.

    Vajzat e akuzojnë mësuesin e tyre se ka përdorur aplikacionin “Whatsapp” për t’i ngacmuar.

    Burimet e siguruara thanë se mësuesi i arteve pamore ka ngacmuar nëpërmjet telefonit një nxënëse të klasës së 9, e cila së bashku me njërin nga prinderit ka marrë kontakt me psikologe e shkollën dhe me pas ka bërë kallëzim në policine e Korçës

    Oficerët e policisë kanë sekuestruar telefonin e të dyshuarit për ngacmim seksual për të parë nëse mësuesi ka kryer nje vepër të tillë edhe me nxënëse të tjera të kësaj shkolle.

    Aty dyshohet se kanë zbuluar dhe ngacmimin e dytë ndaj një nxënëseje tjetër.

    “Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “ËhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njofton policia.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Xuxi me deklaratën shokuese për Xhenetën: “Nëna të ka lënë kur i ke pas 1vjet, familje degjenerume…”

    Xuxi me deklaratën shokuese për Xhenetën: “Nëna të ka lënë kur i ke pas 1vjet, familje degjenerume…”

    Xuxi ka bërë me një deklaratë, ku flet për familjen e njërës prej banoreve në shtëpinë më të famshme në vend.Banori thotë se ‘familje të degjenuar ka e se nëna e ka lënë në moshën 1-vjeçare’, referuar këto fjalë Xhenetës pas debatit që pati me të.

    “Po çfarë nëne ti, t’ka lënë nëna moti ty – e përmend nënën a nëna e ka lënë kur i ka pas 1 vjet. Çfarë nëne që se ka dashtë fëmijën e vet – çka me thënë më shumë. E ka nënën qaty në Suedi dhe nuk shkon me pa fëmijën e vet – çfarë familje e degjenerume. Më ka thënë që nuk don kurrë me pa, hajt se më thellë janë senet këtu”, u shpreh Xuxi mes tjerash.

  • “Të zgjedhur nga bandat”, Proda ironizon opozitën: Më duket sikur më kanë emëruar ata të 313-ës!

    “Të zgjedhur nga bandat”, Proda ironizon opozitën: Më duket sikur më kanë emëruar ata të 313-ës!

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda është sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku veç të tjerash është pyetur nga ana e anëtarëve të opozitës në lidhje me aludimin se drejtuesit e policisë në qarqe janë emëruar nga bandat kriminale.

    Arrestimi i Metës, Xhixho: Vilson Bala që e rrëmbeu, do drejtojë Policinë e Tiranës! Ballanca: Avokati i Popullit ka nisur hetimet Proda u shpreh se për secilin prej tyre jep garanci se si shkak i zgjedhjes janë vetëm meritat e tyre dhe aspak ndërhyrja nga jashtë.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda është sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku veç të tjerash është pyetur nga ana e anëtarëve të opozitës në lidhje me aludimin se drejtuesit e policisë në qarqe janë emëruar nga bandat kriminale.

    Arrestimi i Metës, Xhixho: Vilson Bala që e rrëmbeu, do drejtojë Policinë e Tiranës! Ballanca: Avokati i Popullit ka nisur hetimet Proda u shpreh se për secilin prej tyre jep garanci se si shkak i zgjedhjes janë vetëm meritat e tyre dhe aspak ndërhyrja nga jashtë.

    “Me këtë qe thoni ju deputetë të opozitës më duket vetja sikur më kanë emëruar ato të 313. Për 15 garuesit e mbetur mbaj garanci se pas tyre është vetëm merita e tyre”, tha ai.