Category: Uncategorized

  • E rëndë në Francë/ Gjenden të v*rarë me thikë 3 fëmijë, në kërkim nëna e tyre

    E rëndë në Francë/ Gjenden të v*rarë me thikë 3 fëmijë, në kërkim nëna e tyre

    Tre fëmijë, një vajzë 13-vjeçare dhe dy djem, 2 dhe 11 vjeç u gjetën të vdekur sot në një shtëpi në komunën Haute-Savoie të Tanenz, në Alpet Franceze, disa dhjetëra kilometra larg kufirit me Zvicrën. Një operacion i madh policor po vijon për gjetjen e nënës së fëmijëve, e cila mësohet se vuante nga depresioni. Rreth 60 xhandarë janë mobilizuar, ndërsa një helikopter është përfshirë në operacion, tha një burim nga xhandarmëria lokale.

    Fëmijët e vdekur u zbuluan në mesditë nga babai i fëmijës më të vogël, i cili njoftoi autoritetet. Tanez është një komunitet prej 35000 banorësh në luginën Gifre, rreth 50 kilometra në lindje të Gjenevës. Prokurori i rrethit të Bonneville, i cili është përgjegjës për zonën, tha se ishte përcaktuar se viktimat kanë plagë me thikë.

    Javën e kaluar, dy fëmijë u gjetën të prerë në shtëpinë e tyre në komunën Saint-Rose në Guadeloupe, një territor francez jashtë shtetit në Karaibe. Nëna e tyre, e cila u pa duke bredhur rrugëve, u arrestua dhe po mbahet në një spital psikiatrik.

  • Arrestohet mësuesi, ngacmoi s*ksualisht dy 14-vjeçare në WhatsApp! Sekuestrohen celularët, detajet

    Arrestohet mësuesi, ngacmoi s*ksualisht dy 14-vjeçare në WhatsApp! Sekuestrohen celularët, detajet

    Policia ka arrestuar një mësues në një shkollë 9-vjeçare në Korçë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”.

    Në pranga ka rënë mësuesi 45-vjeçar Bledar Duro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve

    “Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njoftoi policia.

  • “Më shpëtoi vajza shqiptare…” / Rrëfimi ‘tronditës’ i Elsa Lilës: Si donin të më vrisnin në burg

    “Më shpëtoi vajza shqiptare…” / Rrëfimi ‘tronditës’ i Elsa Lilës: Si donin të më vrisnin në burg

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila sapo ka publikuar librin e saj të parë, “Mirë se vini në Rebibbia”. Për të bërë promovimin e librit të saj, Elsa Lila ka dhënë një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, ku edhe rrëfeu se gjatë kohës që ishte në qelinë e burgut, një grua tjetër kishte tentuar që ta vriste. Por për fatin e saj të mirë, në ambientet e burgut ishte njohur me një vajzë shqiptare, e cila e kishte marrë në mbrojtje. Dhe rrjedhimisht i kishte shpëtuar jetën!

    Elsa Lila: Isha në 41bis dhe nuk komunikoja dot me askënd jashtë. Nuk përmend dot emrat as të klanit që ishte aty brenda që mua më mbrojti…

    Rudina Xhunga: Por ishte një klan që ty të thirri dhe të tha…?

    Elsa Lila: Ishte një klan, i cili, nëpërmjet vajzës shqiptare më dha akses dhe mbrojtje.

    Rudina Xhunga: Sepse nëse nuk ke mbrojtje mund të ndodhë siç ty të ndodhi që erdhën të të vrisnin?

    Elsa Lila: Po! Atje mund të ndodhë çdo gjë. Pata akses në disa njerëz që më dhanë mbrojtje. Atje mund të ndodhë çdo gjë. Sepse ka të dënuara me faj që nuk kanë as ekuilibër psiqik dhe mund të të dëmtojnë, por jo sepse e kanë problemin me ty.

    Rastësia e deshi që unë të gjeja disa persona aty brenda, si vajza shqiptare dhe dy gardianet që më mbrojtën aty brenda. Më mbushën me forcë, me kurajo dhe le të themi edhe që nuk kam pasur një jetë të thjeshtë. Nuk vij nga një jetë përrallash. Kam pasur një jetë jashtë të zakonshmes.

    Elsa Lila u arrestua në vitin 2022 pasi u dyshua se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me shitjen e drogës në Romë. Sipas raportimeve që bënin asokohe mediat italiane, grupi përbëhej nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa Lila supozohet se kishte rolin e “financieres së grupit”. Në shtëpinë e saj u gjet një bllok i zi, brenda të cilit thuhej se ishin shënuar të gjitha të dhënat e kokainës.

  • Kush janë qytetet më të rrezikuara nga përmbytjet? Ekspertja: Masat urgjente që duhet të merren

    Kush janë qytetet më të rrezikuara nga përmbytjet? Ekspertja: Masat urgjente që duhet të merren

    Adelina Farrici, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, është shprehur se situatat e përmbytjeve si ajo që ndodhi në Vlorë, duhet të bëhen mësim edhe për bashkitë e tjera. Komentet Farrici i bëri në emisionin ‘Dita Jonë’ me Aulona Minga dhe Krist Martiro në A2 CNN, ku tha se disa nga zonat e rrezikuara në Shqipëri nga përmbytjet janë veç Vlorës edhe Lezha e Shkodra. Ajo tha gjithashtu se pastrimi i kanaleve në qytete është i domosdoshëm, por duhet të kryhet në mënyrë periodike dhe jo të lihet në momentin e emergjencës.

    “Bashkitë duhet të kujdesen, t’i paraprijnë përmbytjeve, duke marrë masat paraprake. Investimet të orientohen aty ku rrezikshmëria është më e lartë, në mënyrë që t’i paraprijmë me një investim, në mënyrë që të parandalosh dëmet shumë më të mëdha që mund të shkaktohen si rezultat i këtyre fatkeqësive natyrore.

    Pastrimi i kanaleve, thuhet se është, por në fakt nuk është aq i thjeshtë. Kjo edhe për shkak të problemeve të mbartura prej vitesh. Pastrimi nuk duhet lënë vetëm në momente emergjencash, por të zgjidhet para situatave alarmante. Nëse idrovoret në Vlorë do të ishin të pastruar, në gjendje të mirë, fatkeqësia nuk do të ishte aq e madhe. Për çdo bashki situate të tilla duhet të bëhen një mësim, për të marrë masa. Ne e dimë, e kemi parë situatën në Shkodër, në Lezhë. Në Lezhë, pjesa e sipërfaqes së tokës që përmbytej gjithmonë, ka një përmirësim me 50-60 %”, tha Farrici.

  • Efektivja e policisë e dehur shkakton aksident në Korçë, arrestohet nga AMP (EMRI)

    Efektivja e policisë e dehur shkakton aksident në Korçë, arrestohet nga AMP (EMRI)

    Një punonjëse e policisë në Korçë, pas aksidentit në gjëndje të dehur, është arrestuar Agjencia e Mbikqyrjes Policore.

    Efektivja me inicialet L.L, është arrestohet nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pasi një ditë më parë jashtë orarit të shërbimit në gjendje të dehur, ka bërë një aksident automobilistik.

    Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale, por pas kqyrjes nga policia rezultoi se L.L kishte konsumuar alkol dhe ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.

  • I fundit! Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin, burg të përjetshëm për Laert Haxhinë, autorin e mas*akrës së Lushnjës

    I fundit! Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin, burg të përjetshëm për Laert Haxhinë, autorin e mas*akrës së Lushnjës

    Apeli i GJKKO ka në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhinë, i cili akuzohet sei autori i masakrës së Lushnjës.

    Vijon…

  • “O Mondi ti nuk i lyen vetullat kështu që mos e dëgjo”, deputeti i PS: Nuk janë vegla me ndryshk, por shenja leukoplasti. Vokshi: T’ju vijë turp që mbroni vjedhjen dhe korrupsionin!

    “O Mondi ti nuk i lyen vetullat kështu që mos e dëgjo”, deputeti i PS: Nuk janë vegla me ndryshk, por shenja leukoplasti. Vokshi: T’ju vijë turp që mbroni vjedhjen dhe korrupsionin!

    Debate në Komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Check-up dhe Sterlizimin. Deputeti i PS-së Alban Xhelili akuzoi opozitën se po gënjen publikun.

    Xhelili tha se fotot e mjeteve me ndryshk të treguara nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi nuk janë të maternitetit “Koço Gliozheni”. Nga ana tjetër Vokshi e sfidoi kolegun socialist duke i kërkuar të shkojnë t’i shohin nga afër. Ajo tha se e njëjta situatë është në shumë spitale të vendit duke theksuar se deputetët e PS-së po mbrojnë vjedhjen dhe korrupsionin.

    Alban Xhelili: Dje pasi kam dalë nga mbledhja, kur dolëm bashkë në darkë vonë, më ka ardhur një mesazh ku thuhet që ato fotot e paraqitura prej jush në komision nuk janë pranuar nga ajo strukturë spitalore, nuk janë fare në atë spital. E kam verifikuar dhe vetë. Dëgjoje pak Ina këtë gjë që po të them. E dini për çfarë do ju them. O Mondi ti nuk i lyen vetullat, kështu që mos e dëgjo këtë pjesën që do them, është për ata që lyejnë vetullat. Edhe ti mos dëgjo Saimir. Po ju them diçka…

    Albana Vokshi: Po lërë se kështu i kanë thënë. Ia kanë çuar mbrëmë në darkë. Z.Xhelili shkojmë bashkë, ju sfidoj dhe i shohim në maternitet te Koço Gliozheni a janë këto apo jo.

    Xhelili: Kryetare jo më kot ju lashë të vazhdonit të flisnit pa folur unë fare. E bëtë dhe dje pa folur fare dëshmitari, e dinit se çfarë do thoshte ai. Ju lexoni mendjen e atyre.

    Vokshi: Ju e kishit mendjen të mbronit Edi Ramën dhe Vilma Nushin, kaq.

    Xhelili: Ato shenjat e ndryshkut që paraqisnit te fotot është si puna e vetullave kur lyhen dhe t’ju thotë njeri e keni surratin me baltë. Dhe ato janë shenjat që lë leukoplasit. Kështu që ju vazhdoni t’i gënjeni njerëzit. Po të ishin veglat me ndryshk, sot njerëzit do ishin me infeksione në spitale. Sot është ulur niveli i infeksioneve. Mos gënjeni kot me këtë pjesën.

    Vokshi: Kur skeni qenë ju në komision ia kam paraqitur dhe drejtorit të spitalit dhe nuk e ka mohuar. Unë e kam nga burim të brendshëm. Kam disa, jo një burim të brendshëm. Shkojmë bashkë, ju sfidoj dhe i verifikojmë. Dhe jo vetëm aty, por në të gjitha spitalet përdoren autoklavat e vjetra. Atëherë për çfarë ka shërbyer koncesioni. Ju mbroni vjedhjen, hajdutërinë, korrupsionin po është turp i madh kur ka kosto në jetën e qytetarëve. Të gjithë ju që po viheni në anën e gabuar dhe po mbroni vjedhjen, abuzimin mbi 200 mln euro. Duhet t’ju vijë turp secilit prej jush, që në vend të thoni hajde bëjmë transparencë që këto koncesione të mos vidhen më. Ato pajisje që tregova të vjetra dhe të ndryshka, janë të vërteta.
    Ndreca: I gjithë ky diskursi dhe pjesërisht diskursi që po bën Spaho, ekspozon atë që kemi thënë nga fillimi i komisionit hetimor se ju e keni të paragjykuar këtë komision hetimor.

  • Birësoi një djalë, moderatorja habit me deklaratën: Do doja të kisha 8 fëmijë, por në Shqipëri është e vështirë të gjesh burra që…

    Birësoi një djalë, moderatorja habit me deklaratën: Do doja të kisha 8 fëmijë, por në Shqipëri është e vështirë të gjesh burra që…

    Moderatorja Fjodora Fjora, e cila është nënë e një djali të birësuar, ka rrëfyer se dëshironte që të kishte tetë fëmijë.

    Por, prezantuesja ka rrëfyer se është shumë e vështirë të gjesh një burrë, që të angazhohet për të pasur fëmijë, duke shtuar se “ky është problem i madh”.

    “Edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije”, theksoi ajo.

    Fjodora Fjora u shpreh se ky është një trend shumë i çuditshëm i shoqërisë shqiptare që e vuajnë të gjitha vajzat.

    “Unë nuk jam pesimiste, vetë personalisht do kisha dashur të bëja 8 fëmijë. Jeta ma solli kështu, nuk ka lidhje… Po, po 8! Me shpirt aq sa kanë bërë gjyshërit e mi. Kam jetuar në një familje fantastike, shtriheshin përtokë, na shijonte…Të kisha pasur mundësitë, unë sot jam thirrur për përvojën time personale e cila vjen ndryshe. Me vetëm dy gjyshër, që me sa munden më ndihmojnë.

    Pra kam arsyet e mia pse nuk mund të kem 3 apo 4 apo 5. Por një arsye shumë e madhe është se edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije. Ky mendoj që është një problem i madh.

    Të gjitha vajzat sot vuajnë një trend shumë të çuditshëm të shoqërisë shqiptare, për të gjetur një njeri që angazhohet. Angazhim do të thotë familje dhe fëmijë. Është kaq i hapur si fenomen. Në momentin e parë që një grua i bashkohet një burri, atij i duket si kurth për të pasur fëmijë. Pse është kaq terror ky fëmija?!”, tha ajo në emisionin “Opinion”.

    Fjodora Fjora zgjodhi të ishte një mama single pas birësimit të djalit të saj, Alteos 10 vite më parë.

    Dhe padyshim që gazetarja është përballur me pyetjen e pashmangshme nga djali, se ku është babai i tij.

    Në një intervistë disa vite më parë, Fjodora Fjora rrëfeu se si i ka shpjeguar Aletos mungesën e të atit.

    “Sheh fëmijët e tjerë, ata kanë babin dhe përballesh menjëherë me pyetjen se përse se kam babin. Unë jam përpjekur t’i shpjegoj këtë, që ka të gjitha format e familjeve në këtë botë. Ka që kanë mamin dhe babin, ka që kanë vetëm babin, ka që kanë vetëm mamin, po ka që edhe mund të mos ketë as njërin as tjetrin, dhe familje i bëhet dikush tjetër, i cili bëhet shumë i rëndësishëm për ta. Është e rëndësishme në jetë të kesh një njeri dhe model që të rrisë mirë dhe bukur e dashuri. Ne kemi histori plot që disa fëmijë i ka rritur gjyshi me gjyshen, tezja apo daja”, u shpreh Fjodora.

    Ajo tregoi se si reaguan prindërit e saj kur gazetarja i tha se kishte marrë vendimin për të birësuar një fëmijë.

    “Kur mora vendimin për të birësuar fëmijën, prindërit e mi kishin hallin se do kisha vështirësi për të gjetur një partner,”– tha Fjodora.

    Por pavarësisht këtij vendimi, ajo ka rrëfyer në atë kohë se është e hapur për të gjetur një partner

    Fjodora u shpreh se nëse do pranonte në jetën e saj një mashkull që e meriton të jetë prindi i Alteos, duke shtuar se është e lumtur që s’ka bërë zgjedhjen e gabuar.

    “I kam thënë vetes nëse dikush e meriton të jetë prindi i djalit tim, pse të mos vijë. Sot kemi forcën, këllqe dhe vetëbesimin për të ndërtuar dhe krijuar jetë edhe një fëmijë që varet nga ne. I inkurajoj edhe të gjitha vajzat që ndihen të padashuruara, në sfidë të vazhdueshme, sepse ka shumë vajza që punojnë, ia dalin vetë dhe meshkujt e kanë të vështirë të pëballen me to e t’ia dalin. Më janë shtuar njohjet e reja. Mendoj me vetëvlerësimin që kam për veten, ndoshta jam unë difekti dhe jo ai djali që duhet të ishte burri im por në idealin time kam menduar se do bëja 3 fëmijë. Jeta erdhi ashtu e paparishikuar. Jam e lumtur që nuk kam bërë zgjedhjen për një prind të gabuar,”- tha ajo e ftuar në emisionin “E diell” në 2020.

  • Biznesmeni Armand Lilo dha 1 mln euro, SPAK i liroi pasuritë të blera dhe porositura nga Oltion Bistri dhe familjarët e tij

    Biznesmeni Armand Lilo dha 1 mln euro, SPAK i liroi pasuritë të blera dhe porositura nga Oltion Bistri dhe familjarët e tij

    Lirimi dhe nxjerrja jashtë listës së sekuestrimit nga prokuroria e Posaçme (SPAK), të 5 pronave të paluajtshme që ndodhen në Tiranë, i ka dhënë mundësinë kompanisë “Arlis Ndërtim” që kontrollohet nga Armand Lilo, të rivendosë plotësisht të drejtat e pronësisë mbi dy dyqane dhe tre apartamente, të cilat tashmë janë hequr nga administrimi shtetëror dhe vendosur në menaxhim nga biznesmeni Armand Lilo.

    Për lirimin e 5 pasurive të paluajtshme, mendohet se është lidhur një “marrëveshje” mes biznesmenit Armand Lilo dhe vetë prokurorëve të SPAK, Altin Dumani dhe Arben Kraja, që hetojnë dosjen e hetimit pasuror Nr.6 (Metamorfoza), ku i pandehur është marrë Oltian Bistri dhe persona të tjerë.

    Dyshimet e arsyeshme për një “marrëveshje” të tillë, vijnë pasi SPAK-u, ka pranuar të lirojë 5 pasuritë e sekuestruara për llogari të hetimit pasuror të nisur kundër Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij.

    Ndërsa nga ana tjetër në këmbim të lirimit të 5 pronave, Armand Lilo, ka pranuar që nga llogaritë e biznesit të tij “Arlis Ndërtim”, të depozitojë për interes të SPAK-ut, shumën prej 1 milion e 300 euro.

    Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se kjo shumë financiare aktualisht është vënë në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara pranë Ministrisë së Brendshme.

    Ndërsa e njëjta Agjenci, me urdhër të SPAK ka hequr nga administrimi dhe menaxhimi financiar 5 pasuritë të paluajtshme, të cilat ishin bllokuar qysh në 3 Maj 2024 me kërkesë të SPAK-ut dhe vendim të gjyqtares Irena Gjoka.

    Administrimi nga agjencia i 1 milion e 300 euro dhe nga ana tjetër marrja e pronësisë së 5 pasurive nga ana e Armand Lilos, i ka ndezur dritën jeshile këtij të fundit, për t’i shitur me çmim më të lartë nga sa i kishte blerë Olti Bistrit apo dhënë me qira këto prona që ndodhen në qendër të Tiranës.

    Kjo pasi gjyqtarja Irena Gjoka, në datën 9 Tetor 2024, ka vendosur të pranojë kërkesën depozituar në gjykatë nga administratorja e “Arlis Ndërtim”, Klaisa Çela, duke urdhëruar:

    1. Lirimin e një apartamenti 400 m2 që ndodhet tek “Farmacia 10” Tiranë të porositur nga D.Bistri;

    2. Lirimin e një apartamenti 95 m2 të blerë në kompleksin “Square 21” nga N.Bistri;

    3. Lirimin e një apartamenti 100.6 m2 në zonën e “Farmacia 10” të blerë nga Oltian Bistri;

    4. Lirimin e një apartamenti 400 m2 që ndodhet tek “Farmacia 10” të blerë nga E. Bistri.

    5. Si dhe lirimin e një dyqani me sipërfaqe 125 m2 të blerë nga E. Bistri, i cili ndodhet në kompleksin “Square 21” të ndërtuar nga kompania “Arlis Ndërtim”.

    Në pikën 3 të vendimit, gjyqtarja Irena Gjoka urdhëron kalimin e shumës prej 1 milion e 300 euro, (e cila është paguar në disa këste të ndryshme për blerjen e pasurive) për llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pranë Ministrisë së Brendshme.

    Ky vendim sot e kësaj dite nuk është Apeluar nga dy prokurorët e SPAK, duke marrë formë të prerë.

    Të gjitha pasuritë e mësipërme ishin porositur për t’u blerë në periudha të ndryshme nga nëna, babai dhe vëllai i Drejtorit të Operacionales pranë Policisë së Shtetit, Oltian Bistri, i cili tashmë ndodhet në burg.
    Nga 3 Maji 2024 e deri në 9 Tetor 2024, për 5 muaj me radhë këto 5 pasuri tashmë të liruara, me kërkesë të SPAK-ut u vendosën nën sekuestro dhe më pas në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara pranë Ministrisë së Brendshme.

    Por para se te hidhte hapin për sekuestrimin e pasurive, gazetari i “Ora Neës”, Elton Qyno, ka mësuar se SPAK ka nisur një hetim pasuror kundër Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij, duke u bazuar në ligjin “Antimafia”.

    Fillimisht indicia për çeljen e këtij hetimi ka qenë hyrja e një noteri në ambientet e paraburgimit në Durrës, ku qëndronte i izoluar në muajin gusht 2023, shefi i Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri.

    Futja e noterit ka ngjallur dyshime të forta për prokurorët e SPAK, Dumani-Kraja, që hetonin veprimtarinë kriminale të personave të arrestuar në dosjen “Metamorfoza”.

    Në datën 3 gusht 2023, ky noter ka takuar pikërisht Oltian Bistrin, i cili ishte personi thirrës, duke bërë më pas redaktimin e një prokure të përgjithshme noteriale, nëpërmjet së cilës i arrestuari Oltian Bistri, i ka dhënë tagra për të vepruar mbi pasuritë bashkëshortes së tij, D. Bistri.

    Kjo e fundit është autorizuar nga bashkëshorti i saj që ta përfaqësojë në pjesën takuese të pasurive që ai disponon, t’i shesë apo dhurojë plotësisht ose pjesërisht me të gjitha format e tjetërsimit.

    Konkretisht, vetëm dy javë më pas në datën 21 gusht 2023, nga bashkëshortja, babai, mamaja dhe vëllai i ish-shefit të Operacionales Oltian Bistri, janë revokuar 5 akte noteriale për blerjen e pasurive të paluajtshme të lloji apartamente dhe dyqane tek shoqëria “Arlis Ndërtim”, e cila është në pronësi të Armand Lilos.

    Këto pasuri që është revokuar kontrata noteriale duke hequr dorë nga blerja, rezulton të jetë paguar nga këta persona në total një shumë financiare prej 1 milion 300 euro.

    Ndërkohë sipas prokurorëve revokimi i kontratave ka treguar frikën që ka pasur personi nën hetim, Oltian Bistri, se këto pasuri mund t’i sekuestrohen, duke qenë se ai është një person që ka njohuri të mjaftueshme për dispozitat ligjore pasi ka ushtruar detyrën në funksione të larta drejtuese në Policinë e Shtetit.

    Nisur nga këto veprime të kryera përmes revokimit të kontratave noteriale, SPAK ka vendosur të hapë një hetim pasuror për ish-shefin e Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri.

    Në muajin Maj të këtij viti, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e Oltion Bistrit dhe familjarëve të tij. Por problemi lindi tek bllokimi i 5 pasurive që ishin blerë tek kompania “Arlis ndërtim” e Armand Lilos.

    Për 5 muaj me radhë këto pasuri qëndruan të bllokuara në hipotekë duke mos i dhënë mundësi shitje Lilos, edhe pse ky i fundit pretendonte se Olti Bistri dhe familjarët e tij, kishin revokuar kontratat e blerjes duke hequr përfundimisht dorë nga këto pasuri.

    Pas shumë pretendimesh dhe negociatash, administratorja e “Arlis Ndërtim”, Klaisa Çela, i është drejtuar gjykatës së Posaçme duke kërkuar revokimin e pjesshëm të vendimit Nr.19 të marë në 3 Maj 2024 nga Irena Gjoka, duke parashtruar se kjo gjyqtare duhet të lironte 5 pasuritë që SPAK i kishte bllokuar.

    Me këtë kërkesë të “Arlis Ndërtim”, për revokim pjesërisht të vendimit duket se ka qënë dakord dhe vetë prokuroria SPAK, e cila pas pranimit të kërkesës nga ana e gjykatës, nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit duke pranuar si të drejtë këtë vendim.

    “Arlis Ndërtim” mori nga SPAK 5 pasuritë e sekuestruara, ndërsa SPAK mori nga kompania “Arlis Ndërtim” 1 milion e 300 euro, shumë kjo që besohet se është paguar nga Olti Bistri dhe familjarët e tij gjatë kohës së porositjes së 5 pronave./Oranews

  • Aksidenti fatal që la të vdekur 35viktima, çfarë fshihet pas sulmit ‘ma*kabër’?

    Aksidenti fatal që la të vdekur 35viktima, çfarë fshihet pas sulmit ‘ma*kabër’?

    Një sulm me makinë në Zhuhai, Kinë, që la pas 35 të vdekur, ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka nxitur diskutime të gjera mbi fenomenin e dhunës publike dhe presionet shoqërore që mund të shtyjnë individët të veprojnë me dhunë.

    Ngjarja, e ndodhur natën e së hënës në një stadium në qytetin jugor, u raportua të jetë kryer nga një 62-vjeçar, i cili kishte vepruar nga zhgënjimi për një marrëveshje divorciale. Ndërsa autoritetet kanë premtuar “dënime të rënda” për autorin, shumë përdorues të mediave sociale po ngritin pyetje nëse ky incident është një pasqyrim i problemeve më të thella shoqërore, si presionet ekonomike dhe mungesa e sigurisë në punë.

    Ky akt tragjik shënon një nga sulmet më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Kinë dhe vjen pas një serie sulmesh të ngjashme që kanë ndodhur muajt e fundit, përfshirë therrje dhe sulme me armë në disa zona të vendit. Pavarësisht zemërimit të madh publik, autoritetet janë përpjekur të censurojnë diskutimet për incidentin, duke hequr postimet dhe komentet në platformat popullore të mediave sociale kineze si Weibo dhe WeChat.

    Shumë përdorues të internetit shprehën tronditjen e tyre për veprimet e shoferit dhe kritikonin reagimin e qeverisë, me disa që i dhanë shpërthim shqetësimeve për rritjen e ndjenjës së izolimit dhe armiqësisë shoqërore që mund të kontribuojnë në këto sulme. Ka pasur thirrje gjithashtu për një analizë më të thellë të faktorëve shoqërorë që nxisin këtë valë dhune, me disa postime që kërkojnë nga autoritetet të trajtojnë shkaqet e kënaqshmërisë në masë. Megjithatë, ndërsa qytetarët kërkojnë përgjigje, kontrolli i rreptë i medias dhe censura e ashpër kanë kufizuar debatet publike mbi këtë fenomen shqetësues.