Category: Uncategorized

  • Fëmijët e parë kanë IQ më të lartë? Ja çfarë zbulon studimi i ri

    Fëmijët e parë kanë IQ më të lartë? Ja çfarë zbulon studimi i ri

    Një studim i ri, i publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, ka nxjerrë në pah një lidhje interesante mes rendit të lindjes dhe koeficientit të inteligjencës (IQ).

    Sipas kërkimit, i bazuar në të dhënat e mbledhura nga më shumë se 20,000 individë, fëmijët e parë kanë një IQ pak më të lartë se vëllezërit dhe motrat e tyre më të vegjël, edhe pse diferenca është e vogël.

    Studiuesit e Universitetit të Leipzigut kanë analizuar rezultatet e testeve të inteligjencës dhe personalitetit të pjesëmarrësve nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Ata kanë arritur në përfundimin se koeficienti i inteligjencës bie me rreth 1.5% për çdo fëmijë të lindur pas fëmijës së parë. Kjo tregon se rendi i lindjes mund të ketë ndikim të vogël, por të matshëm në inteligjencën e individëve.

    Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto ndryshime janë të vogla dhe nuk janë të mjaftueshme për të arritur konkluzione të forta mbi ndikimin e rendit të lindjes në personalitet dhe aftësitë intelektuale. Disa teori sugjerojnë se fëmijët më të vegjël mund të kenë më pak vëmendje nga prindërit, ndërkohë që të parët mund të zhvillojnë aftësi më të forta për t’u bërë udhëzues për vëllezërit e motrat e tyre më të vegjël, një proces që mund të stimulojë zhvillimin e inteligjencës.

    Një studim i mëparshëm nga Universiteti i Essex ka sugjeruar gjithashtu se fëmijët e parë janë më ambiciozë dhe kanë më shumë mundësi për të pasur sukses në jetë, sidomos nëse janë femra. Ky studim ka analizuar 3,552 individë dhe ka treguar se fëmijët e mëdhenj janë shpesh më të fokusuar dhe të suksesshëm në karrierën e tyre.

    Pavarësisht këtyre gjetjeve, shkencëtarët theksojnë se faktorë të tjerë, si marrëdhëniet me prindërit dhe vëllezërit, mund të ndikojnë më shumë në arritjet e individëve sesa rendi i lindjes./TAR

  • Sterilizimi/ Ilir Beqaj sërish sot në komisionin hetimor për dëshminë që nuk e dha dot dje

    Sterilizimi/ Ilir Beqaj sërish sot në komisionin hetimor për dëshminë që nuk e dha dot dje

    Këtë të mërkurë, mblidhet për të dytën ditë radhazi komisioni hetimor parlamentar i “Sterilizimit”, në pritje të një dëshmie të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

    Mbledhja e ditës së djeshme, u mbyll pa asnjë dëshmi nga ana e ish-ministrit, edhe pse ai qendroi për rreth 7 orë e gjysmë në ambientet e sallës ku zhvillonte punimet komisioni, ose në ambientet e tjera të Kryesisë së Kuvendit.

    Kanë qenë tensionet mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës mbi një kërkesë të Beqajt, për prezantimin me powerpoint të deklaratës para marrjes në pyetje, ato që çuan deri në dështimin e mbledhjes së djeshme.

    Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi u shpreh se kërkesa e Beqajt për një deklaratë kontekstuale ndryshe, nuk është e drejtë pasi ai është njëlloj si dëshmitarët e tjerë, madje shtoi se konferencat me powerpoint, Beqaj duhet t’i bëjë gjykatë.
    Ndërkohë nënkryetari Plarent Ndreca iu përgjigj se me çdo kufizim që po i bëhet, po shkelet e drejta e ish-ministrit Beqaj dhe po i dhunohet e drejta.

    Më pas të tërë orët në vijim kaluan me debate mbi të njëjtën pikë, duke mos arritur në një dakordësi, derisa nënkryetari Ndreca propozoi shtyrjen e mbledhjes, pasi nuk ishte arritur asnjë rezultat.
    Komisioni mblidhet sot në orën 10:30, pavarësisht se zoti Ndreca propozi një orë më të hershme duke pasur parasysh ritmin e punës në mbledhjen e djeshme, por kryetarja e komisioni zonja Vokshi ishte e angazhuar në një tjetër takim ndërkombëtar. Sa i përket rendit të ditës, ai është i njejtë me ato të mbledhjes të së martës.

  • Shi i dendur ose i rrëmbyeshëm, sërish alarm në Spanjë, një stuhi tjetër i afrohet zonës së goditur nga fatkeqësia natyrore

    Shi i dendur ose i rrëmbyeshëm, sërish alarm në Spanjë, një stuhi tjetër i afrohet zonës së goditur nga fatkeqësia natyrore

    Qytetet e goditura nga përmbytjet pranë Valencias në Spanjën lindore u përpoqën të martën për të pastruar sistemet e ujërave të zeza nga balta dhe mbeturinat, për të hedhur thasë me rërë dhe për të anuluar orët e shkollës ndërsa përgatiten për një stuhi tjetër që i afrohet zonës.

    Dy javë pasi përmbytjet më të këqija në historinë moderne të Spanjës vranë më shumë se 200 njerëz, shërbimi meteorologjik i Spanjës AEMET lëshoi ​​​​një alarm portokalli, i dyti më i madh, për shi të dendur ose të rrëmbyeshëm që priten nesër në të njëjtën zonë.

    AEMET parashikon të paktën 120 mm shi në 12 orë. Ndërsa stuhia nuk pritet të jetë aq e rëndë, ajo mund të jetë shkatërruese për qytetet që përpiqen të rikuperohen.

    Ndikimi i shiut mund të jetë i rëndë për shkak të sasive të baltës që tashmë ka përmbytur zonën dhe për shkak të gjendjes së sistemit të kullimit, u tha gazetarëve Rosa Tauris, një zëdhënëse e komitetit të emergjencave të Valencias.

    Mijëra punëtorë po pastrojnë ndërtesat, duke hequr baltën që është grumbulluar në rrugë dhe trotuare dhe kanalizime të bllokuara në qytete dhe periferi të Valencias.

    Komiteti i menaxhimit të emergjencave lëshoi ​​një paralajmërim të veçantë, duke kërkuar nga autoritetet komunale dhe organizatat e tjera që të marrin masa paraprake, duke përfshirë mbylljen e shkollave.

    Tauris rekomandoi që qytetarët të zgjedhin të lëvizin në distancë aty ku është e mundur, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndrojnë të informuar për përditësimet e situatës nga agjencitë përkatëse.

    Këshilli i qytetit të Siwas, një nga qytetet më të goditura, anuloi orët e shkollës dhe ngjarjet sportive, ndërsa në Aldayan fqinje punëtorët vendosën thasë me rërë për të mbrojtur qytetin.

    “Ne po vendosim thasë me rërë për të zëvendësuar digat që u shkatërruan nga përmbytjet e mëparshme”, tha punonjësi i bashkisë Antonio Ojeda, duke shpresuar se kjo do të parandalonte që përroi i Saletës të tejmbushet përsëri.

    Përveç kësaj, ata pastrojnë kanalet dhe gypat e furnizimit me ujë nga degët e pemëve, gomat dhe madje edhe pjesët e makinave.

    Dje u hoqën 10 mijë ton mobilje, elektroshtëpiake dhe rroba, një sasi pothuajse e barabartë me mbetjet që Valencia hedh në një vit.

    Paralajmërimet e shërbimit meteorologjik të Spanjës mbulojnë një pjesë të madhe të bregdetit mesdhetar të Katalonjës, Valencias dhe Andaluzisë si dhe Ishujt Balearik.

  • Popullsia e Tiranës (pa komunat) është tkurrur me 29 mijë banorë në dekadën e fundit

    Popullsia e Tiranës (pa komunat) është tkurrur me 29 mijë banorë në dekadën e fundit

    Popullsia në Tiranë pa përfshirë njësitë administrative ish-komunat, rezultoi 389,323 banorë në cens 2023, me ulje 7% ose (29,172) banorë më pak se të dhënat e cens 2011, ku u numëruan 418,495 banorë (shiko tabelën e mëposhtme).

    Të dhënat e detajuara të cens 2023 për popullsinë dhe banesat në Bashkinë e Tiranës, tregojnë për zhvendosje të mëdha të popullsisë nga qyteti në ish-komuna dhe në fshat.

    Pakësimi i popullsisë në kufijtë e Bashkisë së qytetit, ka qenë në zhvillim të kundërt me volumet e larta të ndërtimit brenda qytetit me kulla dhe komplekse pallatesh.

    Banorët e kryeqytetit janë zhvendosur drejt skajeve. P.sh. popullsia e Kasharit, një ish-komunë u rrit me 106 % ndërmjet dy censeve.

    Në vitin 2023 në Kashar, rezultuan mbi 89 mijë banorë nga 43 mijë që ishin në vitin 2011. Komuna e Kasharit mori zhvillim të shpejtë në ndërtimin e objekteve për banim, por nuk ishte i mirë-studiuar, pasi nuk u shoqërua me infrastrukturën mbështetëse si shkolla dhe qendra shëndetësore.

    Më pas rritjen më të madhe të popullsisë e ka ish-komuna e Dajtit, popullsia e së cilës arriti në mbi 35 mijë banorë me rritje 74 % nga 2011.

    Komuna e Farkës gjithashtu, kishte rritje me 60% të popullsisë ndërmjet 2011 dhe 2023, duke shënuar 36 mijë banorë aktualisht.

    Ish- komuna e Petrelës regjistroi mbi 5,700 banorë me 2023 më një rritje 21% nga 2011-ta.

    Në 8 isha-komuna të tjera si Peza, Bërzhita, Ndroqi, Baldukshu, Zall Ballstar, Krrabë, Shëngjergj dhe Zall Herr popullsia, ka rënë me ritme dyshifrore ndërmjet dy censeve.

    Lëvizjet e popullsisë tregojnë se Tirana po behet gjithnjë e më shumë i pajtueshëm dhe i shtrenjtë sidomos nga familjet e reja.

    Në dhjetë vitet e fundit, familjet e reja kanë preferuar të blejnë prona në periferi të Tiranës, sakaq territori i qytetit të vjetër është pakësuar nga emigrimi, rënia e lindjeve dhe zhvendosja në periferi.

    Të dhënat sugjerojnë se, popullsia me nivel ekonomik mbi mesataren është zhvendosur nga Tirana në komplekset rezidenciale të ngritura në ish komuna, teksa familjet e reja kanë preferuar të nisin jetën në periferitë, ish komunat e Dajtit dhe Kasharit pasi ishin më të përballueshme për blerjen e shtëpive.

    Rritjet e çmimeve të banesave në Tiranë edhe në kushtet e rënies së popullsisë, po bëhet shkak për zhvendosje gjithnjë e më shumë të popullsisë së re ne zonat periferikë jashtë qytetit./Monitor

  • Euro nuk ngre kokë, dollari në ditë fantastike

    Euro nuk ngre kokë, dollari në ditë fantastike

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92 lekë dhe do shitet me 93.2 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.3 lekë dhe do shitet me 118.3 lekë.

  • Temperaturat minimale deri në 2 gradë Celsius, si parashikohet moti për sot! Ja kur pritet të nisin reshjet e shiut

    Temperaturat minimale deri në 2 gradë Celsius, si parashikohet moti për sot! Ja kur pritet të nisin reshjet e shiut

    Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriore.

    Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

    Në orët e mëngjesit në zonën e jugut reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në një pjesë të madhe të territorit ku lokalisht do të jenë edhe në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 8-12 m/s.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 2 deri 10°C

    në zonat e ulëta 3 deri 20°C

    në zonat bregdetare 8 deri 20°C

  • Horoskopi ditor, 13 nëntor, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, 13 nëntor, shenjat më me fat

    Dashi

    Jeni në një fazë rikuperimi në sferën sentimentale, ku ndiheni më të fortë. Sa i takon punës, mund të bëni përpara me pretendimet tuaja, ditë të arta ju presin.

    Demi

    Edhe pse mund të ketë ndonjë debat, do të dilni fitimtarë. Ndiheni të tërhequr nga një person special. Në punë gjërat po ecin më së miri, kujdes me ditët e pushimit.

    Binjakët

    Ndjenjat do të jenë mjaft të favorizuara nga yjet. Sa i takon punës, mund të merrni rezultate të mira, lodhja dhe sakrifica duket se po shpërblehen.

    Gaforrja

    Hëna këshillon që të mos bëni zgjedhje të guximshme, sidomos në dashuri. Në punë, diçka po i afrohet fundit, megjithëse do të ketë fillime të reja më interesante.

    Luani

    Kjo ditë do të jetë positive. Do të keni mundësi që të konfirmoni ndjenjat. Në punë, ky është momenti për të dhënë maksimumin, jepini dorën e fundit prokejti që keni nisur.

    Virgjëresha

    E enjtja do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, ku mund të ketë tensione, për shkak se do të tregoheni shumë kritik me të tjerët. Edhe në punë, mund të ketë ndonjë të re.

    Peshorja

    Në dashuri mund të kaloni në anën e gabuar, edhe pse mund të keni të drejtë. Në punë mund të vijnë rezultate të mira, por asnjëherë mos e humbisni vigjilencën tuaj.

    Akrepi

    Mundohuni që të mos mendoni për të kaluarën. Historitë të cilat do të përfundojnë, janë ato që nuk janë të forta. Në punë, analizoni se cilat janë nevojat tuaja, për të bërë programe për të ardhmen.

    Shigjetari

    Hëna do të jetë në anën tuaj, ku do të jeni më sensual dhe tërheqës. Sa i takon punës, keni nevojë për një periudhë pushimi, ditët e ngarkuar që po kaloni duhet të mbarojnë.

    Bricjapi

    Gjatë kësaj dite duhet të jeni të kujdesshëm në dashuri, pasi rikuperimi nuk do të vonojë në ditët në vijim. Në punë, mos merrni vendime të nxituara.

    Ujori

    Kjo e enjte do të jetë e bukur sa i takon emocioneve ku Hëna do ju mbrojë. Bëni kujdes veçse që të mos përfshiheni në polemika. Edhe në punë ju presin zhvillime të rëndësishme.

    Peshqit

    Dashuria do të shënojë një fazë rikuperimi, me kusht që të mos fiksoheni pas të kaluarës, pasi mund të bllokoni gjërat e tashme dhe të së ardhmes. Në punë, do të arrini të rigjeni qetësinë.

  • A ka probleme shëndetësore Ilir Meta në qeli? Ja si përgjigjet avokati i tij

    A ka probleme shëndetësore Ilir Meta në qeli? Ja si përgjigjet avokati i tij

    Genci Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, ishte i ftuar sot në një studio televizive, ku foli për arrestimin e ish-presidentit, por edhe për gjendjen e tij shëndetësore, për të cilën është aluduar shumë gjatë 2 javëve që ai është duke qëndruar në qeli.

    Avokati e tha qartë: “Nesër plotësohet dy javë nga dita e ekzekutimit barbar të atij vendimi, për të cilin ne kemi përgatitur një kallëzim penal.

    “I kam dëgjuar këto atribuime të mediave, portale. Me përgjegjësi ligjore dhe morale, iu them se nga pikëpamja shëndetësore nuk ka asnjë lloj problemi, nuk ka as luhatje të humorit. Këto janë disa atribuime të shtypit që kanë dalë në momentet e para kur ka shkuar një avokat i paautorizuar që zoti Meta e ka përzërë. Ka shkuar një avokat i paautorizuar nga askush. Unë shkova menjëherë në drejtorinë e policisë ku ndodhej Meta dhe e kam ndjekur edhe në vazhdim”, tha Gjokutaj në A2.

  • Tërmeti i fortë ‘shkund’Greqinë, ja sa ishte magnituda

    Tërmeti i fortë ‘shkund’Greqinë, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet i fortë ka goditur sot Greqinë.

    Tërmet me magnitudë 5.5 në Selanik.

    Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 11 kilometra në jug të Nea Moudania, Halkidiki.

  • Ja me sa po këmbehen dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Ja me sa po këmbehen dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Sot, më 3 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 90.2 lekë dhe shitet 91.2 lekë.

    Euro sot blihet me 98 lekë, ndërsa në shitje me 98.6 lekë. aundi britanik sot blihet me 116.4 lekë dhe shitet me 117.6 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 103.6 lekë, në shitje me 104.6 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 64.6 lekë dhe në shitje me 66 lekë. Për më tepër ndiqni tabelën e mëposhtme.

    Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 103.6 lekë, në shitje me 104.6 lekë.