Category: Uncategorized

  • I FUNDIT/ Pensionistët në protestë para Kryeministrisë

    I FUNDIT/ Pensionistët në protestë para Kryeministrisë

    Pensionistët ka dalë sot në protestë para Kryeministrisë.

    E dyta brenda javës.

    Ata kërkojnë rritje të pensioneve në kufirin e pagës minimale.

  • Arrestimi i Ilir Metës, reagon zyrtarisht Prokuroria e Posaçme, zbardhen akuzat

    Arrestimi i Ilir Metës, reagon zyrtarisht Prokuroria e Posaçme, zbardhen akuzat

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit R. K. kryer në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procedimin penal Nr. 55 të vitit 2019. Objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

    Ndërkohë që po vijonin hetimet për këtë procedim, mbi bazën e kallëzimeve të shtetasve H. V. dhe I. B., Prokuroria e Posaçme ka rregjistruar procedimin penal nr.122 të vitit 2022 për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

    Në vijim të hetimeve, procedimet e sipërcituara janë bashkuar në një procedim të vetëm në vitin 2024.

    Nga sa më sipër, janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal I.M. dhe M. K. në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

    1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

    Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

    Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

    Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se I.M. ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

    2- Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi I. M. në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

    Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim I.M dhe M.K. kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

    Personi nën hetim P. Xh., duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet I. M. dhe M. K., jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim I.M. dhe M.K. ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim P. Xh., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

    3- Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).

    4- Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të forcës politike nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

    5- Për peridhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.

    6- Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K. Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal.

    Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadër të procedimeve penale nr. 55 të vitit 2019 (dërguar për kompetencë nga Prokuroria për Krime të Rënda), 122 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), 125 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit H.V.), 165 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), të cilët janë bashkuar në një procedim të vetëm duke u numërtuar procedimi penal nr.55/2019.

    Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore dhe analizës së provave, në datën 09.10.2024 Prokuroria e Posaçme iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj katër shtetasve.

    Me vendimin nr.125 datë 20.10.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur:

    Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim I. M., i dyshuar për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.
    Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim, M. K., e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.
    Caktimin e masës së së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim P. Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.
    Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. Ç., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
    Po në datën 20.10.2024 Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të ekzekutojë masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.125 datë 20.10.2024. Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot në datën 21.10.2024 masat e sigurimit të mësipërme ndaj katër personave nën hetim.

    Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

    Gjejmë rastin që të falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos, Qipros për ndihmën dhe bashkëpunimin e treguar.

  • Aksident tragjik/ Pas burrit, humb jetën edhe gruaja

    Aksident tragjik/ Pas burrit, humb jetën edhe gruaja

    Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në Rozhajë të Malit të Zi, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

    Nga ky aksident tragjik, humbi jetën i riu nga Peja, Benjamin Lajqi, ndërsa me të në veturë ishte edhe bashkëshortja e tij.

    Pasi po luftonte me jetën, tashmë është konfirmuar edhe vdekja e saj, Sabina Lajqi, e cila nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

  • Aksident në Vlorë/ Makina i pret rrugën “Mercedes-it”, një i plagosur

    Aksident në Vlorë/ Makina i pret rrugën “Mercedes-it”, një i plagosur

    Dy makina tip Mercedes janë përplasur në hyrje të Lungomares në Vlorë.

    Automjetet kanë qenë duke ecur në korsinë e tyre ndërkohë që një nga makinat është kthyer për të hyrë në rrugë dytësore duke i prerë rrugën makinës tjetër që po vinte me shpejtësi nga Uji i ftohtë për në Skelë.

    Për të shmangur përplasjen Benzi është përplasur me një palmë anës rrugës, duke bërë që drejtuesi të marrë plagë të rënda në kokë, më pas është transportuar për në spitalin e Vlorës.

    Policia ndodhet në vendngjarje.

  • Një makinë e kthyer përmbys ndërsa tjetra në kanal, pamje nga aksidenti me tre të plagosur (Video)

    Një makinë e kthyer përmbys ndërsa tjetra në kanal, pamje nga aksidenti me tre të plagosur (Video)

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, ku dy automjet u përplasën dhe përfunduan jashtë rrugës.

    Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Panorama.al, njëri prej mjeteve ka përfunduar përmbys jashtë rrugës dhe një tjetër në kanal.

    Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz”, ku ka kanë mbetur të lënduar shoferja e njërit prej tyre dhe pasagjerët që udhëtonin me të.

    Të lënduarit mësohet se po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Ersekë/ Informacion paraprak

    Në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në hyrje të qytetit automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. M., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. S.

    Nga përplasja ka ngelur e dëmtuar drejtuesja e automjetit tip “Benz” shtetasja E. S., dhe dy pasagjerë në këtë automjet, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

  • PROFIL/ Njihuni me Gentjan Shaqirin, pedagogu dhe garuesi i vetëm shqiptar që fiton një kampionat të menaxhuar nga FIA

    PROFIL/ Njihuni me Gentjan Shaqirin, pedagogu dhe garuesi i vetëm shqiptar që fiton një kampionat të menaxhuar nga FIA

    Ditën e sotme në PodKast-in “Flasim” kryeministri Edi Rama pati të ftuar Gentjan Shaqirin, sportisti që shkroi historinë duke u bërë piloti i parë shqiptar që fiton një kampionat të menaxhuar nga FIA siç është FIA CEZ (Zona Sportive e Evropës Qendrore) që gjithashtu prej 16 vitesh është pedagog në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.

    Bashkëbisedimi i kryeministrit me z. Shaqiri u publikua në të gjithë mediat e vendit duke ngjallur mjaft interes.

    Po kush është Gentjan Shaqiri? Cila është arsimimi i tij? Karriera si pedagog dhe angazhimi dhe suksesi i tij në motorsport?

    Gentjan Shaqiri ka lindur në Tiranë në 21 mars të vitit 1981. Është diplomuar në degën Administrim – Biznes pranë Universitetit të “La Sapienzas” në Romë, Itali.

    Ai gjithashtu, ka përfunduar një master në fushën e Komunikimit Marketing. Ka kryer një sërë specializimesh në Gjermani, Belgjikë, Itali e Rumani rreth të njejtës fushë. Falë studimit dhe specializimeve ka arritur të kryejë disa publikimeve shkencore dhe pjesëmarrje në disa konferenca brenda e jashtë vendit.

    Prej vitit 2015 është doktor i shkencave ekonomike, në fushën e kërkimit që lidhet me Sipërmarrjen, me temë “Faktorët determinues të qëllimit sipërmarrës”. Gentjan Shaqiri është lektor në lëndët, Menaxhim Biznesi, Lidership dhe Aftësi Menaxheriale në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetii Tiranës.

    Aktualisht Gentjani mban dhe pozicionin e koordinatorit të praktikave mësimore pranë Departamentit të Menaxhimit.

    NJË PEDAGOG KAMPION NË MOTORSPORT

    Karriera e Gentjan Shaqirit si garues ka nisur në vitin 2004 duke garuar me Go Kart në Itali, ne disiplinën Regional Karting Italia 125 cc.

    Në vitin 2007 ngjitet në podiumin e parë me ekipim Uniracing team në garën Allstars, ku një nga garuesit ishte, Gianmaria Bruni ish Pilot i Minardit në Formula 1. Më pas ka marrë pjesë rregullisht në kampionatin e kartingut të zhvilluar nga FASA dhe ACA (Klubi i Automobilit të Shqipërisë) duke u renditur i treti në renditjen e përgjithshme të kampionatit të vitit 2018 dhe 2019 dhe duke u shpalluar Kampion i Shqipërisë në vitin 2020.

    Në disiplinën Hillclimb ka bërë 3 debutime në garën ndërkombëtare të Krujës, duke marrë vendin e tretë në vitin 2018 me “Alfa Romeo 147” në kategorinë Promo.

    Në vitin 2019 do të vinte dhe suksesi i parë duke rrëmbyer torfeun Skënderbeu pasi mori vendin e parë në Grupin IV me Alfa Romeo Guilietta.

    Ne 2021 deputon me Mazda RX8 duke u pozicionuar i treti në grupin I.

    Si kampioni në fuqi i vitit 2020, Gentjan Shaqiri zgjidhet të perfaqësojë Shqipërinë në eventin më të madh ndërkombëtar si “FIA MOTORSPORT GAME” që zhvillohej në Marsejë, ku merrnin pjese më shumë se 1000 pilotë nga e gjithë bota. Ky është momenti i Gentjan Shaqirit i cili prej këtu do fillojë ngjitjen drejt suksesit në motorsport.

    Si fillim në garën e Marsejës Gentjani arrin të kualifikohet në vendin e 9 në Provat e lira kualifikuese. Ai arrin të kualifikojë Shqipërinë në gjysmë finale duke vendosur një rekord historik për Shqipërinë në garat e motorsportit ndërkombtar në disiplinën Cross Car.

    Po ashtu, Gentjani ka qenë nje garues i regullt në garat me simulator (Sim Racing) duke fituar 2 trofe kombëtar në vitin 2017 dhe 2018 në garën SPA dhe MONZA.

    Për të ardhur në momentin kulmor të Gentjanit duhet theksuar paraparkisht se Gentjan Shaqiri arrin të shpallet nënkampion i Europës Qendrore në kategorinë D E2 SS për vitin 2023 duke marrë pjese në 6 gara nderkombtare, ku arrin të fitojë në dy prej tyre.

    Sezoni sportiv 2024 mund të konsiderohet dhe viti më i suksesshëm përsa i përket perfaqësimit të motorsportit shqiptar në arenen ndërkombtare ku Gentjan Shaqiri u rendit i pari duke fituar titullin kampion në FIA CEZ.

    Galeria e fotografive, gjatë garës dhe në podium.

    Ky sukses padiskutim i përmasave historike në këtë sport bën krenar Shqipërinë. Në këtë kampionat bien në sy dy garat e fundit ajo e Kroacisë dhe Austrisë me një performancë të shkëlqyer të Gentjanit duke bërë diferencën me rivalin e tij të drejtpërdrejtë të cilin e superon me një diference prej 22 pikësh në klasifikimin e përgjithshem.

    Gentjan Shaqiri do të jetë kapiten i ekipit përfaqësueses në eventin më të madh të motorsportit botëror ku marrin pjesë pilotë nga e gjithë bota në 17 disiplina garimi me makina, siç është ai i FIA Motorsport Games i cili këtë vit do të zhvillohet në Valencia të Spanjës ne datat 23-28 tetor.

    Pjesë e ekipit të Gentjanit, që kanë kontribut të çmuar në çdo sukses të tijin, të cilët i falenderoi edhe gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Rama janë dy miqtë Armand Kllogjeri, Inxhiner mekanik dhe Dorjan Nurka, mekanik. (Lexo.al)

  • Tërmet i fuqishëm 6.2 ballë në këtë shtet

    Tërmet i fuqishëm 6.2 ballë në këtë shtet

    Një tërmet i fuqishëm 6.2 i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Kosta Rikës.

    Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka rënë rreth 21 minuta më parë në një thellësi prej 19 kilometrash dhe me epiqendër në det.

    Paraprakisht nuk ka të dhëna për dëme apo alarm për cunami.

    Kosta Rika ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku përplasen pllakat tektonike të Karaibeve, me atë të Amerikës së Jugut, pllaka Cocos dhe ajo Nazca.

  • Vrasja e 24-vjeçares në Itali/ Vjehrri i të ndjerës: Gjyshi i Eleonorës na ka kë*cënuar se do na vriste! Pse kërkova mbrojtje nga policia

    Vrasja e 24-vjeçares në Itali/ Vjehrri i të ndjerës: Gjyshi i Eleonorës na ka kë*cënuar se do na vriste! Pse kërkova mbrojtje nga policia

    Vjehrri i Eleonora Toçit, e vrarë nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi në Itali, në një lidhje me emisionin Me zemër të hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti tha gjyshi i Eleonorës i kishte kërcënuar.

    Ai tha se gjyshi i Eleonorës iu kishte thënë përpara disa muajsh, kur çifti kishte pasur krizë, që “vajzën do ta marrin, ose ndryshe do i vriste”. Bashkim Toçi tha se ka kërkuar mbrojtje nga policia, pasi ka dhe djem të tjerë dhe frikësohet nga hakmarrja e mundshme.

    Vjehrri i Eleonora Toçit, Bashkim Toçi: Gjyshi i Eleonorës na ka kërcënuar, ose djali ta marrë ose do ju vrasim me gjithë babë. Mjerë ne dhe atyre që na ka ndodhur kjo histori. Unë nuk e arrij më që të vijë Lulzimi këtu. Pyete pse frikësohem e kam kërkuar mbrojtje? Frikësohem se kam djem të tjerë, prandaj kam kërkuar mbrojtje. Djemtë e tjerë nuk kanë faj, janë mbyllur brenda. Fëmijët e Lulzimit dhe Eleonorës janë shumë mirë.

    (balkanweb)

  • Çfarë ka ndodhur pas “Big Brother VIP”? Egla Ceno flet për herë të parë: Jam penduar për…

    Çfarë ka ndodhur pas “Big Brother VIP”? Egla Ceno flet për herë të parë: Jam penduar për…

    Mbrëmjen e djeshme, fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, teksa fliste në emisionin “Goca dhe Gra”, ka rikujtuar përvojën e saj edhe pse kanë kaluar muaj që nga përfundimi.

    Ajo shprehet se do të kishte dashur që brenda shtëpisë të kishte qeshur më shumë, ndërsa la të kuptohej se më shumë ka qarë.

    “Katër muaj e gjysëm, një eksperiencë e ngjeshur, ky vit ka qenë shumë e fortë për mua. E dhunshme. Më vjen mirë që publiku, inteligjent, ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri. Do të doja që në atë shtëpi të kishte 2 ose 3 Heidi.

    Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi, për të qarë qan vetëm, por për të qeshur duhen dy veta. Nuk ishte e mundur, ashtu ndodhën gjërat”, tha Egla Ceno.

  • E paralajmëroi SHBA/ Shpërthejnë sirenat në Tel Aviv dhe Jeruzalem, Irani nis sulme ndaj Izraelit

    E paralajmëroi SHBA/ Shpërthejnë sirenat në Tel Aviv dhe Jeruzalem, Irani nis sulme ndaj Izraelit

    Një sulm terrorist dyshohet se ka ndodhur pasditen e së martës në Jaffa, në jug të Tel Avivit, pranë një stacioni hekurudhor.

    Raportet fillestare në mediat hebraike tregojnë se ka pasur të paktën dy persona të armatosur në sulm dhe se kanë mbetur të paktën 10 të plagosur, duke përfshirë dy në gjendje kritike.

    Sipas Jerusalem Post, dy terroristë që hapën zjarr duke dalë nga treni u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë.

    Policia dyshon se të paktën një terrorist tjetër është ende i pranishëm në zonë.