Category: Uncategorized

  • Adrola Dushi në krah A$AP Rocky në eventin e rëndësishëm

    Adrola Dushi në krah A$AP Rocky në eventin e rëndësishëm

    Vajzat shqiptare kanë treguar se mund të ‘çajnë’ tregun botëror.

    Kështu po ndodh me shumë nga artistet me origjinë shqiptare, e duket se radha po i kalon Adrola Dushit.

    Modelja shqiptare ka ndarë një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqet pas reperit të njohur amerikan, A$AP Rocky, i cili po prezanton koleksionin që ka në bashkëpunim me ‘Puma’.

    Ky është koleksioni i tretë që kur A$AP Rocky u bë drejtori kreativ i PUMA F1, duke vazhduar temën e frymëzuar nga garat, me kapuça të modeluar sipas helmetave të garave dhe çantave në formë kuti veglash.

  • Izraeli nuk njeh mëshirë, godet selinë qendrore të Hezbollahut në Bejrut, ishte ndërtuar nën ndërtesa banimi

    Izraeli nuk njeh mëshirë, godet selinë qendrore të Hezbollahut në Bejrut, ishte ndërtuar nën ndërtesa banimi

    Forcat izraelite të mbrojtjes kryen një “sulm të saktë” në shtabin qendror të Hezbollahut në Bejrut, Liban, njoftoi të premten IDF.

    Zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari tha se selia ishte ndërtuar qëllimisht nën ndërtesa banimi “si pjesë e strategjisë së Hezbollahut për të përdorur popullin libanez si mburoja njerëzore”.

    Video dhe imazhe tregojnë shtëllunga tymi që ngrihen mbi Bejrut pas sulmeve izraelite.
    “Më 8 tetor, Hezbollahu filloi të sulmojë Izraelin pas gati një viti që Hezbollahu qëllonte me raketa, raketa dhe drone vetëvrasëse ndaj civilëve izraelitë”, tha Hagari.

    Në vijim ai shtoi se pas gati një viti kur Izraeli paralajmëroi botën dhe u tha atyre se Hezbollahu duhet të ndalet, Izraeli po bën atë që do të bënte çdo shtet sovran në botë nëse do të kishte një organizatë terroriste që kërkon shkatërrimin e tyre në kufirin e tyre, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të. mbrojmë njerëzit tanë në mënyrë që familjet izraelite të mund të largohen nga shtëpitë e tyre të sigurta dhe të sigurta.

  • E rëndë në Itali! Nëna qëllon djalin e saj me plumb në kokë dhe më pas kryen vetëv*asje! 15-vjeçari në luftë për jetën

    E rëndë në Itali! Nëna qëllon djalin e saj me plumb në kokë dhe më pas kryen vetëv*asje! 15-vjeçari në luftë për jetën

    Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Itali, ku një grua ka qëlluar me plumb në kokë djalin e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

    Ngjarja ndodhi në banesën e viktimës në Vago di Lavagno. Trupi i pajetë i gruas u gjet nga policia i shtrirë në dysheme në kuzhinë, ndërsa 15-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

    Fillimisht u dyshuar se gruaja ishte vrarë, por pas hetimeve rezultoi se fillimisht ajo kishte plagosur të birin dhe më pas ka qëlluar veten me plumb në kokë.

    Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua arma, e cila rezulton në pronësi të babait të viktimës.

    “Gruaja kishte disa kohë që kishte probleme shëndetësore”, tha prokurori i çështjes.

    Gjendja e 15-vjeçarit është ende shumë e rëndë dhe ndodhet i shtruar në spitalin Borgo Trento në Verona.

  • Kishin marrë një makinë me qira, dy turistët polakë pësojnë aksident të rëndë

    Kishin marrë një makinë me qira, dy turistët polakë pësojnë aksident të rëndë

    Një aksidet ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnje pranë mbikalimit të fshatit Zhamë.

    Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku automjeti tip Volkswagen i marrë me qira nga dy turistë polakë ka goditur nga pas automjetin tip Renault.

    Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy turistët dhe drejtuesi i makinës tjetër. Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë drej spitalit nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Si rezultat i përplasjes janë krijuar radhë të gjata trafiku në zonë. Bëhet me dije se nga të dhënat paraprake shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëviznin polakët dhe lagështia në rrugë.

  • Horoskopi ditor, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, shenjat më me fat

    Dashi

    Dashuria do të bëjë që të harroni problemet që ju shqetësojnë. Ka disa probleme që të cilat nuk ju lënë rehat, duke nisur nga puna. Disa projekte nuk po ecin siç duhet dhe duhen ndryshuar.

    Demi

    Keni yjet në favorin tuaj. Përfitoni edhe në dashuri, por mos humbni kohë me kë nuk ju meriton. Në punë, duhet të veproni me sa më shumë diplomaci dhe do të shikoni se suksesi nuk do të vonojë.

    Binjakët

    Mundohuni që të shmangni konfliktet dhe tensionet, duke i shtyrë diskutimet për javën e ardhshme. Në raport me të kaluarën, yjet nuk do të jenë kundër dhe problemet në punë do të zbuten.

    Gaforrja

    Dita e sotme do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe gjatë saj mund të ketë kundërshti në punë, tregohuni të matur. Mundohuni që ti rregulloni gjërat me qetësi.

    Luani

    Gjatë kësaj dite do të ndiheni plot me energji, për shkak të ndikimit të favorshëm të Hënës. Mundohuni që të organizoni një takim me dikë të rëndësishëm. Veç bëni kujdes me shpenzimet, pasi shpesh e teproni.

    Virgjëresha

    Do të nisë një periudhë e mirë për dashurinë. E enjtja është mjaft e favorshme për ndjenjat dhe pasionin. Sa i takon punës mund të planifikoni të ardhmen, duke u siguruar që të mos gaboni.

    Peshorja

    Duhet të tregoheni më të kujdesshëm në raportet ndërpersonale, ku kërkohet qetësi. Mundohuni që ti lini gjërat që të rrjedhin lirisht. Frytet e mundit tuaj do ti shikoni në pjesën e dytë të vitit.

    Akrepi

    Ju pret një e ditë e favorshme sa i takon dashurisë. Nëse ju intereson dikush, merrni guximin të parët. Në punë do të ketë pritshmëri të mira, nëse merrni iniciativën e duhur tani.

    Shigjetari

    Dashuria nuk do të jetë mjaft e favorizuar në sajë të ndikimit të Hënës dhe Marsit. Në punë mund të ketë të reja dhe ndryshime, ndërsa shkurti do të sjellë zhvillime interessante.

    Bricjapi

    Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Nëse duhet të përballeni me dikë flisni qartë, dhe mos pretendoni më shumë. Në punë duhet të përvishni mëngët dhe të vlerësoni mirë çdo gjë.

    Ujori

    Bëni mirë të reflektoni para se të flisni. Jeni disi të tensionuar dhe keni shumë gjëra që ju kalojnë në kokë. Ndërsa sa i takon parave duhet të rikuperoni, pasi jeni përballur me vonesa në pagesa.

    Peshqit

    Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, ku do të bëni plane të mëdha në çift. Në punë bëni kujdes me nervozizmin dhe përgjegjësitë e shumta. Po ashtu mund të keni probleme me të ardhurat.

  • E rëndë/ U vdes vajza në operacion, familjarët dhunojnë mjekët (Video)

    E rëndë/ U vdes vajza në operacion, familjarët dhunojnë mjekët (Video)

    Një video është publikuar nga mediat italiane nga sulmi që ndodhi dje ndaj stafit mjekësor në spitalin e Policlinico Riuniti në Foggia nga të afërmit e një vajze 23-vjeçare që ndërroi jetë gjatë operacionit.

    Në pamje shihen disa mjekë që janë mbyllur në një dhomë dhe po përpiqen të bllokojnë derën, në mënyrë që të afërmit të mos e hapin atë.

    organizatat në Itali bënë thirrje për grevë në shenjë solidariteti me punonjësit e shëndetësisë, të cilët dhunohen për shkak të detyrës që ata ushtrojnë. Ndërkohë, Prokuroria e Foggias ka nisur dy hetime për sulmin ndaj mjekëve për vdekjen e vajzës.Familjarët akuzojnë personelin mjekësor për vdekjen e saj.

    Motra e të ndjerës nëpërmjet një postimi në Facebook e justifikoi sulmin duke thënë se familja e saj do të vuaj përjetë për shkak të mjekëve që nuk mundën ta shpëtonin atë.Sulmi ndodhi në repartin e kirurgjisë, ku kirurgët, anestezistët dhe personeli tjetër u dhunuan pasi familja mori lajmin për vdekjen e saj raportojnë mediat vendase.

    Rreth pesëdhjetë persona hynë në repart, dhe afërsisht njëzet prej tyre u përplasën me personelin mjekësor. Një kirurg u godit në fytyrë, duke pësuar plagë të rënda, ndërsa një mjek tjetër pësoi thyerje të dorës.

    Stafi arriti të futej në një dhomë dhe lajmëroi policinë, e cila me vështirësi arriti të rikthente qetësinë në spital. Policia nisi hetimet për të identifikuar autorët e sulmit.

    Drejtoria e poliklinikës ka nisur një hetim të brendshëm për të analizuar ngjarjen. Vajza ishte përfshirë në një aksident automobilistik dhe duhej të operohej por fatkeqisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

  • Njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte, 30 gusht 2024

    Njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte, 30 gusht 2024

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet fillimisht i kthjellët ndërsa nga orët e mesditës priten shtim të vranësirave mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në relievet malore të vendit.

    Lokalisht në veri dhe në lindje të vendit shtrëngata të izoluara afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në orët e pasdites vonë reshjet do të kenë ndërprerje në të gjithë territorin.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 8-13m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    QYTETET Temperaturat në °C Sigla

    Shkodër 22/35 Diell re shi

    Kukës 18/31 Diell re shi

    Lezhë 23/34 Diell re

    Dibër 17/31 Diell re shi

    Durrës 21/35 Diell re

    Tiranë 22/34 Diell re shi

    Elbasan 21/33 Diell re shi

    Berat 20/33 Diell re shi

    Vlorë 23/32 Diell re shi

    Korcë 16/28 Diell re shi

    Gjirokastër 18/33 Diell re shi

    Sarandë 21/33 Diell re shi

  • Me tre emra, erdhi nga Vlora/ Kush është i dyshuari për vrasjen e Gentjan Bejtjas, detaje të reja nga atentati në Larushkë, autorët i tradhtoi…

    Me tre emra, erdhi nga Vlora/ Kush është i dyshuari për vrasjen e Gentjan Bejtjas, detaje të reja nga atentati në Larushkë, autorët i tradhtoi…

    Identifikohet një 41-vjeçar si autor i dyshuar për vrasjen e ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, Gentjan Bejtja në fshatin Larushk të Fushë Krujës, ngjarje e ndodhur në 15 mars të këtij viti. Personi i identifikuar është Florian Plaku nga Vlora i cili sipas Policisë dyshohet se ka patur rolin e ekzekutorit. 41-vjeçari rezulton se ka tre emra.

    Bejtja u qëllua me breshëri plumbash në oborrin e banesës së tij.

    Më herët, pak ditë pas ngjarjes u arrestuan 30-vjeçari Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj allias, Brahimi, allias Mançellari. Dy të arrestuarit rezultojnë të dënuar më parë për vepra të tjera të lehta penale. Ilir Beqaraj është kushëri i Ylli Ibrahimit, krahut të djathtë të Ervis Martinajt.

    Autorët mbërritën te banesa e Gentjan Bejtjas me një automjet “Land Rover” të cilin e dogjën më pas, ndërsa nga aty u larguan me një “Volksëagen Golf” ç’ka solli më pas identifikimin e makinës nga Policia dhe për rrjedhojë grupi hetimor mbërriti te autorët e dyshuar.

    Përdorimi në mënyrë të shkujdesur i këtij automjeti çoi në identifikimin e autorëve dhe për rrjedhojë zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

    Dinamika e atentatit
    Autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë. Policia bën të ditur se pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet autorët janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë. Pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

    Nga ky moment, grupi hetimor ka mundur të zbardhë nga kryerja e veprimeve hetimore, se autorët janë larguar me një automjet tip “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

    Policia arriti të identifikojë në kohë automjetin tip “Volkswagen Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, 30 vjeç, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

    Arrestimi i Edison Haxhiut dhe Ilir Beqarajt
    Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu dhe shoqërimin në ambjentet e Policisë. Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve hetimore, po në këtë datë u bë i mundur shoqërimi në ambientet e Policisë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari.

    Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Walther” me tetë fishekë, një armë zjarri e markës “Benelli”, e cila mbahej me lejen e organeve të Policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dhe 3 aparate celulare.

    Më datë 19.03.2024, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe e municionit”, dhe “Falsifikimi i dokumentave” parashikuar nga nenet 278/2 dhe 186 të Kodit Penal, si dhe ndalimi i shtetasit Edion Haxhiu, 30 vjeç, për veprën penale “Sigurimi i kushte dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.

    Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, administrimit të provave dhe ekzaminimeve të ndryshme kriminalistike, administrimit të dokumentave, grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të personave të tjerë si autorë të kësaj ngjarje.

    Në kërkim ndërkombëtar 41-vjeçari nga Vlora, me tre emra
    Në vlerësim të provave dhe fakteve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1885 datë 26.07.2024 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetasit F. P., alias F. S., alias F. M., 41 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i dyshuar pë kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 78, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

    Shërbimet e DVP Tiranë, të mbështetura në fazën operacionale nga shërbimet e DVP Vlorë, kanë ushtruar kontrolle për lokalizimin e shtetasit F. P., alias F. S., alias F. M., 41 vjeç, dhe vijon puna për kapjen e këtij shtetasi i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, është ushtruar kontroll në ambientet e një agjensie udhëtimesh në qytetin e Lezhës, ku janë administruar pajisje elektronike dhe dokumente me vlerë për hetimin.

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vlerësim të provave dhe fakteve të administruara, ka bërë rikualifikimin e veprës penale në ngarkim të shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dhe përveç veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 186 dhe 278/1 të Kodit Penal, këtij shtetasi i është shtuar vepra penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 e 22 të Kodit Penal.

    Hetimet vazhdojnë për identifikimin e autorëve të tjerë dhe për rezultatet e tyre do t’ju informojmë në vazhdimësi.

    (BalkanWeb

  • Sherri për makinat tek rrethrrotullimi në Sauk/ Gjykata merr vendimin për 30-vjeçarin, tre të tjerë ende në kërkim

    Sherri për makinat tek rrethrrotullimi në Sauk/ Gjykata merr vendimin për 30-vjeçarin, tre të tjerë ende në kërkim

    Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurimit personal për 30-vjeçarin Fatjon Dauti, duke e lënë në burg për 15 ditë pas një konflikti të dhunshëm në rrethrrotullimin e TEG-ut.

    Dauti është arrestuar pas një përleshjeje me shkop bejsbolli dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

    Në vendngjarje, policia ka gjetur një armë që dyshohet të jetë në pronësi të Dautit, i cili është aktualisht i shtruar në spital për plagë të rënda.

    Ai ka mohuar të ketë armën dhe ka deklaruar se lënda narkotike ishte për përdorim personal.

    Gjykata ka vendosur që Dauti të mbetet në burg derisa të përfundojë ekspertiza e armës për të përcaktuar nëse janë gjurmët e gishtave të tij. Ndërkohë, tre individë të tjerë, përfshirë futbollistin e Laçit, Mario Bajrami, janë ende në kërkim për lidhje me këtë rast.

  • SPAK ”troket” tek KQZ-ja, gazetari i njohur zbulon detajet: Po heton 2 tendera, është kërkuar dokumentacioni i plotë

    SPAK ”troket” tek KQZ-ja, gazetari i njohur zbulon detajet: Po heton 2 tendera, është kërkuar dokumentacioni i plotë

    Gazetari Elton Qyno, në një intervistë në një emision televiziv u shpreh se SPAK po heton dy tendera në KQZ dhe se ka kërkuar dokumentacionin e plotë.

    Qyno: Në fakt është një ngjarje e cila qysh në zgjedhjet e vitit 2023 u denoncua si një situatë korruptive përsa i përket një tenderi të drejtpërdrejtë, pra një tenderi me një marrëvveshje të drejpërdrejtë nga ana e KQZ përsa i përket blerjes së pajisjeve elektronike që do të bënin votimin elektronik.

    Bëhet fjalë për pajisjet ku u eksperimentuan fillimisht në qarkun e Elbasanit dhe në disa qarqe të tjera por që më pas pati shumë debat përsa i përket vlerës financiare të tyre dhe në këto kushte që në atë periudhë kishte informacione për një abuzim financiar apo korruptim nga ana e strukturave shtetërore të KQZ.

    Mesa duket tashmë SPAK ka hapur një hetim për dy procedura tenderuese si ajo e vitit 2020 dhe ajo e vitit 2021 dhe në këto kushte nga ana e SPAK është kërkuar e gjithë dokumentacioni i plotë i këtyre dy tenderave dhe me qëllimin e vetëm për të hedhur dritë mbi kompaninë fituese e cila është në fakt një kompani holandeze dhe padyshim duhet parë përsa i përket marrëdhënies që kjo kompani ka pasur me titullarët e KQZ.

    Faktikisht këtu nuk ka pasur ndonjë ofertë nga kompanitë e tjera sepse tenderi ka qenë i drejtpërdrejtë dhe kompania e përzgjedhur me një marrëveshje kontraktuale direkte , nuk e di se si e ka justifikuar KQZ këtë pjesë por mesa duket e ka kryer si këto blerjet që konsiderohen si tendera sekret dhe në këto kushte e ka motivuar ligjërisht përsa i përket edhe përzgjedhjes së kësaj firme në këtë tender të cilën e kanë shpallur edhe fitues.