Category: Uncategorized

  • Qëlloi për vdekje bashkëshortin e tezes në dasmë, vetëdorëzohet në polici efektivi

    Qëlloi për vdekje bashkëshortin e tezes në dasmë, vetëdorëzohet në polici efektivi

    Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme , rreth orës 19:25, në fshatin Bibaj, Komuna Ferizaj, në parkingun e një salle dasmash, ka ndodhur një vrasje.

    Krimi i rëndë ndodhi gjatë një dasme, ku polici, Festim Ramadani qëlloi për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij, Sabri Sabriu.

    Njëkohësisht mësohet se viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Efektivi raportohet se ishte jashtë orarit zyrtar në momentin kur e kreu krimin dhe pas vrasjes është vetëdorëzuar në polici.

    Ende mbetet enigmatike arsyeja e vrasjes së shtetasit Sadri Sadriu jashtë restorantit ku po zhvillohej dasma.

  • Vrasja e dyfishtë në Konispol, zbardhet dëshmia e plotë e Klementin Islamajt: Çfarë desha e bëra

    Vrasja e dyfishtë në Konispol, zbardhet dëshmia e plotë e Klementin Islamajt: Çfarë desha e bëra

    Gazetarja Shpresa Dine, ka siguruar dëshminë e plotë të 41-vjeçarit Klementin Islamaj, i cili disa ditë më parë u arrestua nga policia nën akuzën “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike” nën dyshimet se vrau babanë e tij, pasi ky i fundit i kishte vrarë nënën.

    Edhe pse nën akuzë, ndaj Islamajt kanë shprehur solidaritet dhe pëkrahje gjithë familjarët e tij dhe banorë të fshatit.

    Madje ai u lejua nga policia të merrte pjesë edhe në ceremoninë mortore. Siç del nga dëshmia, ka qenë 69-vjeçari Hysen Islamaj, i cili pasi ka vrarë 66-vjeçaren Shano Islamaj, ka kanosur e më pas qëlluar edhe të birin e tij.

    “Në pjesën e dyshemesë ku ndodhej dhe trupi i nënës time ishte me shumë gjak. Në këtë moment kam parë se në korridor nga kuzhina e banesës erdhi babai im Hysen Islamaj ku, në dorën e djathtë mbante një gotë qelqi të tejdukshëm dhe sapo u ndodh përballë meje, unë i fola, duke i thënë “se çfarë kishte bërë” dhe ai mu përgjigj: “Se çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju” dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, më ka goditur me gotën që mbante në dorë në pjesën e fytyrës dhe hundës, por pa e lëshuar gotën nga dora. Në këtë moment, duke mos parë dhe fëmijët aty, jam trembur se dhe fëmijëve mund t’u kishte ndodhur e njëjta gjë”, thuhet në dëshminë e Islamajt.

    Në këto kushte, më datë 06.08.2024, në orën 19:30, është bërë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal, i shtetasit Klementin Islamaj.

    Dëshmia e Klement Islamaj

    “Jam me banim në fshatin Shalës. Në shtëpi kam banuar me prindërit e mi Hysen dhe Shano Islamaj dhe para rreth dy muajsh kanë ardhur në banesë edhe dy fëmijët e mi, pasi jam i ndarë dhe fëmijët qëndrojnë me ish-bashkëshorten time.

    Sot në mëngjes, jam zgjuar herët nga gjumi, rreth orës 05:00, dhe kam zgjuar mamanë që më bëri çantën gati për në punë dhe këtu kam parë se është zgjuar dhe babai im, i cili ka dalë nga shtëpia, ka marrë delet tona dhe është larguar. Pasi nëna më bëri gati çantën e bukës, kam marrë motorrin tim, të markës “Modena”, me ngjyrë të zezë, dhe kam shkuar tek lokali në qendër të fshatit, tek lokali i shtetasit Serjan Myrto, pasi e kisha lënë me shokun tim Erjon Domeri nga fshati Shalës që të pinim kafe dhe më pas të shkonim në punë.

    Kur kam shkuar tek lokali, Erjonin e kam gjetur të ulur vetëm në një tavolinë jashtë lokalit. U ula me të dhe kam porositur kafe të cilën na e shërbeu e zonja e lokalit Adelina Myrto. Ishim duke pirë kafe me njëri-tjetrin dhe pas 10 minutash në lokal ka ardhur dhe daja im, shtetasi Nuri Tushi, i cili u ul së bashku me ne në tavolinë.

    Pas rreth 2-3 minutash që Nuriu u ul në tavolinë me ne, kam dëgjuar zhurma, si të bërtitura njerëzish, që vinin nga drejtimi i shtëpisë sime. Nuk arrita dot ta fiksoj se kush pjesëtar i familjes ishte duke bërtitur. U shqetësova nisur nga fakti që dhe shoku im Erjoni më tha që këto zhurma vijnë nga shtëpia ime.

    Menjëherë mora motorrin tim dhe jam nisur për tek shtëpia ime. Kur arrita tek shtëpia, në oborrin e saj, nuk ishte asnjë person. Lashë motorrin në oborr dhe më pas kam hyrë në banesë. Porta kryesore e banesës ishte plotësisht e hapur, siç e lëmë gjithmonë, ndërkohë në korridorin e banesës shikoj mamanë të shtrirë përdhe, me fytyrë nga sipër dhe shpinë nga pllakat, me këmbët nga ana e kësaj porte.

    Në pjesën e dyshemesë ku ndodhej dhe trupi i nënës time ishte me shumë gjak. Në këtë moment kam parë se në korridor nga kuzhina e banesës erdhi babai im Hysen Islamaj ku, në dorën e djathtë mbante një gotë qelqi të tejdukshëm dhe sapo u ndodh përballë meje, unë i fola, duke i thënë “se çfarë kishte bërë” dhe ai mu përgjigj: “Se çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju” dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, më ka goditur me gotën që mbante në dorë në pjesën e fytyrës dhe hundës, por pa e lëshuar gotën nga dora. Në këtë moment, duke mos parë dhe fëmijët aty, jam trembur se dhe fëmijëve mund t’u kishte ndodhur e njëjta gjë.

    Nga ky moment, jam tronditur shumë ku jam munduar t’i shmangem babait, shumë i tronditur nga ajo se çfarë pashë dhe mosgjetja e fëmijës, e kam qëlluar me grushta dhe shkelma babain, por nuk kam përdorur asnjë lloj sendi kur kam goditur babain. Pashë që babai është rrëzuar dhe kishte akoma shenja jete; në moment jam kthjelluar disi ku jam bërë pishman për goditjet e mija ku i kam dhënë dhe ndihmë për ta kthyer trupin me shpinë nga toka duke qenë se ai, kur u rrëzua, ra me brinjë gati përmbys. Pas kësaj, kam shkuar brenda në shtëpi për të parë nëse nëna ime ishte në jetë apo jo. Kur u afrova tek trupi i nënës, pashë që ajo po jepte frymën e fundit dhe një moment nuk reagoi më. Menjëherë pas kësaj, kam dalë në oborrin e banesës dhe kam thirrur me zë të lartë për njoftimin e ambulancës.

    Kam fiksuar që aty pranë u ndodh dhe më dëgjoi shtetasi Ilirjan Avdiu, banor i fshatit Shalës, i cili ishte së bashku me shtetasin Izet Dauti. Pas thirrjeve të mia për ndihmë, të parët në banesë kanë ardhur shtetaset Mira Tushi dhe Mejdi Domeri dhe pas tyre shumë banorë të fshatit dhe familjarë të mij. Dua të them se personave që erdhën për të ndihmuar u kam pohuar se babai im kishte vrarë nënën time, ndërsa për babanë nuk mbaj mend në i kam thënë gjë apo jo.

    Përsa u përket konflikteve në familje, deklaruesi ka pohuar faktin se, prej shumë vitesh, babai ushtronte dhunë verbale dhe fizike ndaj nënës së tij Shano Islamaj për motive xhelozie si dhe për shkak të shqetësimeve të shëndetit mendor”.

  • “Netanyahu nuk dëshiron paqe”, Erdogan bën lëvizjen urgjente ndaj Izraelit

    “Netanyahu nuk dëshiron paqe”, Erdogan bën lëvizjen urgjente ndaj Izraelit

    Turqia planifikon të paraqesë një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) të OKB-së për t’iu bashkuar padisë së Afrikës së Jugut kundër Izraelit, tha Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan pas vizitës në Egjipt.

    “Ne do të paraqesim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dosjen tonë mbi Izraelin të mërkurën në mënyrë që të mund të marrim pjesë në gjyq,” e citoi atë të thoshte ministria e jashtme turke në llogarinë e saj në X.

    Diplomati i lartë turk akuzoi Izraelin se kërkon të përhapë konfliktin e Gazës në të gjithë rajonin. “Netanyahu nuk dëshiron paqe. Ai dëshiron të përhapë dhunën në Gaza në të gjithë rajonin. Veprimet e qeverisë Netanyahu janë të rrezikshme për të gjithë botën dhe nëse nuk ndalen, e gjithë bota do të paguajë një shumë të rëndë. Çmimi për këtë ata që mbështesin Izraelin janë përgjegjës për atë që po ndodh vendi i Netanyahut nuk është në parlament, por në bankën e të akuzuarve.

    Turqia ka lëshuar një hetim në gjykatën në Hagë duke kërkuar që të lejohet të marrë pjesë në gjyq. Më 30 korrik, ministri turk i drejtësisë Yilmaz Tunc tha se Ankaraja kishte nxjerrë dokumentin përkatës. Turqia akuzon Izraelin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe kërkon që administrata Netanyahu të vihet në përgjegjësi.

  • Ngacmoi se*sualisht të miturën në pishinë, bie në pranga babai i fotografit të VIP-ave shqiptarë(Foto)

    Ngacmoi se*sualisht të miturën në pishinë, bie në pranga babai i fotografit të VIP-ave shqiptarë(Foto)

    Një 60-vjeçar shqiptar është arrestuar në Majamin e SHBA-ve për ngacmim seksual ndaj një të miture.

    Mësohet se Skënder Halili 60 vjeç, tentoi të ngacmonte disa herë një 10-vjeçare në pishinën e kompleksit të apartamenteve ku jetonte.

    Ngjarja ka ndodhur në pishinën e Villa Laguna në kompleksin SoLé Mia, që ndodhet në 2200 SoLé Mia Square Lane në zhvillimin e qytetit Biscayne Landing. Një dëshmitar i cili ka parë të gjithë ngjarjen nën pishinë përmes syzeve të ujit, tha se Halili kapi këmbën e të miturës nga poshtë në një përpjekje për të prekur organin gjenital të saj mbi rrobat e banjës.

    Mësohet se kamerat e sigurisë kapën “ndërveprime të shumta” midis të dyve, por thanë se prekja ndodhi nën ujë dhe nuk ishte “veçanërisht e dukshme”. E mitura kur u pyet lidhur me ngjarjen tha se Halili pozicionohej qëllimisht afër lodrave të saj për ta kapur.

    Mësohet se 60-vjeçari është babai i fotografit të njohur të VIP-ave, Klevin Halili. Ky i fundit nuk ka bërë ende asnjë reagim lidhur me ngjarjen.

    Policia tha se Halili e kapi të miturën nga beli dhe e vuri në prehër dhe i kapi të pasmet mbi rrobat e banjës, por 10-vjeçarja u mundua të largohej me not.

    Raportet nuk specifikojnë se kush e thirri policinë, por autoritetet thanë se Halili ishte ende në pishinë kur arritën në vendngjarje. Gjatë një interviste në stacionin policor të Majamit të Veriut, autoritetet thanë se Halili, përmes një përkthyesi shqiptar, i tha policisë se ai mund ta kishte prekur gjatë notit, por tregoi se ishte aksidentale.

    Policia tha gjithashtu se një natë më parë, vajza raportoi se Halili e kishte “shtypur” në këmbë teksa po notonte, por besonte se ky ishte incidenti i vetëm i paqëllimtë i të treve. Policia arrestoi Halilin me akuzën e veprës penale për ngacmim të turpshëm dhe të pamoralshëm të një fëmije nën 12 vjeç dhe tentativë ngacmimi i dhunshëm ndaj një fëmije nën 12 vjeç, si dhe dy akuza për kundërvajtje.

  • Ilir Meta hidhet nga shkëmbi, tre vetë të frikësuar e rrethojnë me shpejtësi (Video)

    Ilir Meta hidhet nga shkëmbi, tre vetë të frikësuar e rrethojnë me shpejtësi (Video)

    Ilir Meta edhe këtë fundjavë ka marrë malet.Në një moment, ai ka vendosur të hidhet nga një shkëmb në një pellg.

    “Kështu të ndodh kur dëgjon “Sarilenë” e Bes Kallakut te liqeni i Dashit!

    Besa besë për 4 milion shqiptarë plus”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar edhe videon.

    Tre persona sapo Meta u hodh nga shkëmbi, e rrethuan me shpejtësi, ndoshta nga frika se mbytej.

  • Pushime si ‘femra se*si’ dhe ‘single’ apo si ‘mama’, kush janë personazhet e famshme që po ‘djegin’ rrjetin këtë verë

    Pushime si ‘femra se*si’ dhe ‘single’ apo si ‘mama’, kush janë personazhet e famshme që po ‘djegin’ rrjetin këtë verë

    Personazhet e famshëm të “showbizz”-it tonë, verën e kanë një periudhë të ngarkuar me angazhime dhe koncerte. Megjithatë, secili prej tyre gjen edhe kohë për të pushuar. Këtë javë disa prej tyre kanë pushuar si femra seksi dhe “single” e disa të tjera si mama, bashkë me fëmijët e tyre.

    Tuna

    Me projekte të reja do të jetë kjo verë për Tunën. Të paktën kjo është ajo çfarë vetë këngëtarja maqedonase ka bërë me dije në rrjetet e saj sociale. Por kjo nuk do të thotë që ajo mos të gjejë pak kohë për jugun e vendit tonë. Këngëtarja ka qenë në bregdetin e Jonit, ku edhe kishte marrë me vete edhe dy djemtë e saj. Përgjatë gjithë këtyre ditëve pushimesh, Tuna na ka sjellë imazhet e saj në bregdet. Si një nënë e përkushtuar, i gjithë angazhimi i saj normalisht që do të ishte për djemtë. Megjithatë, nuk kishte sesi të mos na bënte përshtypje edhe fiziku i Tunës, që këtë verë duket se është përmirësuar ndjeshëm.


    Jonida Vokshi

    Për Jonidën, pushimet janë gjithnjë të zhurmshme. Kjo sepse prezantuesja e njohur shoqërohet gjithnjë nga dy fëmijët e saj, duke ia bërë pushimet sa të bukura, aq edhe të lodhshme. Megjithatë, aktorja ia ka dalë që të na zbulojë se edhe këtë vit gëzon linja perfekte. Duke pozuar pranë një pishine në një resort luksoz, Jonida ka publikuar foto me bikini, duke na zbuluar edhe format perfekte që gëzon. Jemi të sigurta që foto gjatë verës, do të shohim shumë nga Jonida, si vajzë seksi, por edhe si nënë e dy fëmijëve.

    Bora Zemani

    Për moderatoren, vera ka ardhur dhe duket se pushimet për të këtë sezon do të jenë të gjata. Jugu i vendit është gjithmonë zgjidhja e saj, ku bashkë me Donaldin janë shoqëruar edhe nga Romeo dhe Heidi. Në “Instagram”-in e saj, prezantuesja ka publikuar shpeshherë foto nga ditët në jug të vendit, ku këtë sezon ndryshe nga vitet e shkuara, ka qenë edhe më bujare me postimet me bikini. Natyrisht që kur pranë saj është Donaldi dhe Romeo, në pushimet e Borës do të kishte edhe nota humori. Ndaj të shpeshta kanë qenë video dhe fotot ku batutat kanë shoqëruar këto ditë të nxehta të sajat.

    Arbana Osmani

    Kjo verë ka qenë plot me pushime edhe për Arbanën. Praktikisht ku nuk e kemi parë këtë verë moderatoren e dashur. Këtë herë, ajo dhe bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj, kishin zgjedhur Ibizan për disa ditë arratisje vetëm. Në “Instagram”-in e saj, prezantuesja ka zgjedhur të publikojë disa foto, ku shfaqet me bikini. Si një ndër vajzat e ekranit që zgjedh të mos ekspozojë shumë veten me bikini, Arbana ia ka lejuar vetes këtë herë që të jetë edhe më bujare me ndjekësit. Jemi të sigurt që është efekti i Ibizës për këtë ndryshim të sajin.

    Erjola, Roza, Rike, Françeska

    Vajzat e “Big Brother” e kanë ruajtur miqësinë e tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme. Tashmë që loja ka përfunduar, ato kanë gjetur pak kohë për njëra-tjetrën. Erjola Doçi, Roza Lati, Franceska Murati dhe Rike Roçi kanë publikuar fotot e tyre nga rrjetet sociale, ku gjenden të katërta në bregdet. Ndonëse brenda në BBV dukej sikur kishin shumë përplasje, jashtë atij formati, vajzat konkurrente kanë një marrëdhënie krejt tjetër. Madje ata kanë shkuar me pushime së bashku. Me gjithë planet që kanë këtë verë, duket se vajzat kanë gjetur pak kohë edhe për të shijuar së bashku. Duhet thënë se këto katër vajza janë edhe të vetmet që ruajnë një miqësi, duke lënë pas personazhet e tjera që ishin në “Big Brother” së bashku me to.

    Sara Hoxha

    Kjo është vera e parë pas disa viteve që Sara pushon si beqare. Pas ndarjes nga Ledri Vula, Sara këtë verë ka nisur t’i bëjë pushimet me miqtë e saj, por edhe me vogëlushen Poi. Në “Instagram”, Sara ka publikuar shpeshherë imazhet e saj nga plazhet e ndryshme ku ka qenë. Këtë fundjavë, ajo publikoi foto e video ku zbuloi pikërisht se ishte në jug të vendit. Duhet thënë sesi si “single”, absolutish, që Sara është ndër vajzat më të pëlqyera. Dhe këto foto e konfirmojnë edhe njëherë më së miri këtë fakt.

     

  • Debate në Kuvend/ Bardhi kapet me Braçen: Kujt i thua ordiner? Socialisti: Ik mor legen! (VIDEO)

    Debate në Kuvend/ Bardhi kapet me Braçen: Kujt i thua ordiner? Socialisti: Ik mor legen! (VIDEO)

    Me debate po shoqërohet seanca e sotme plenare. Nga vendi dhe pa mikrofon, Gazment Bardhi ka replikuar ashpër me socialistin Erion Braçe, ndërsa e akuzoi këtë të fundit për gjuhë jo të hijshme.

    Sakaq, socialisti mohoi që të kishte fyer demokratin.

    DEBATI
    Bardhi: Kujt i thua ordiner ai?
    Braçe: Nuk i thash as atij, asnjë personi tjetër. Ik more mos na hap barkun, o legen!

  • Ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj flet sërish nga arratia: Më thanë do shkosh në të s’ë*ës po fole, por unë e kam vendos

    Ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj flet sërish nga arratia: Më thanë do shkosh në të s’ë*ës po fole, por unë e kam vendos

    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin 2 të Qeverisë Rama.

    “Premtimi i mbajtur, po vjen” – shkruan Çim Peka krahas fotove me Arben Ahmetajn, ku shfaqen duke realizuar intervistën, e cila do të transmetohet në ditët në vijim.

    Gjatë insertit për intervistën me gazetarin Peka, Ahmetaj shprehet se e kanë kërcënuar duke i thënë se do i lënë fëmijët jetimë, apo se do i fusin partneret në burg, por ai shton se e ka ndarë mendjen dhe do të flasë.

    “Ça më thanë mua këta? O të çojmë në të s’ëmës, t’i lëmë fëmijët jetimë, do të marrim t’i fusim në burg dhe gruan dhe ish-gruan po fole. Unë po flas? Po flas, sepse unë e kam ndarë mendjen. Por unë tani do flas”, thotë Ahmetaj.

    Arben Ahmetaj dha një intervistë televizive dhe rreth 5 muaj më parë ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë së tij, po ashtu edhe ndaj Belinda Ballukut.

    Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamer të fshehtë edhe për emision “Report”, ku foli rreth lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar.

    Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjen e pasurisë. Po ashtu, ai është nën hetim edhe për dosjen “Buka”. Arben Ahmetaj jeton në Zvicër prej më shumë se një viti, teksa autoritetet shqiptare nuk kanë arritur ta ekstradojnë.

  • Nën hetim si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, GJKKO merr vendimin e papritur ndaj Klea Gjatës, rezultoi se…

    Nën hetim si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, GJKKO merr vendimin e papritur ndaj Klea Gjatës, rezultoi se…

    Makina luksoze e sekuestruar gjithë këto muaj, nuk ishte e Klea Gjatës, por e nënës së saj. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Klea Gjatës e cila po hetohet në gjendje të lirë nga prokurori Behar Dibra si pjesë e grupit të Laert Haxhisë.

    Gjykata vendosi t’i kthejë makinën Gjatës raporton gazetarja Anila Hoxha, pas një padie të dorëzuar nga e ëma, shtetasja Sh. Gj që kërkoi “Kthimin e sendit të sekuestruar sipas procesverbalit të datës 01.10.2023, ora 17:55, mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Elbasan”.

    Këto kërkesa ishin bashkuar në një të vetme në seancën gjyqësore të datës 10.07.2024.

    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur Pranimin e kërkesës të paraqitur nga nëna e Klea Gjatës, për kthimin e automjeti tip Mercedes–Benz, deri në përfundim të gjykimit.

    Gjykata ja ka rrëzuar kërkesën Klea Gjatës e cila kërkoi të njëjtën gjë pasi makina luksoze sipas shkresave nuk rezultoi të ishte në emër të saj.

  • Merr fund leja 5 ditore, Fredi Beleri kthehet në “kafazin” e burgut të Fierit, shoqërohet nga…

    Merr fund leja 5 ditore, Fredi Beleri kthehet në “kafazin” e burgut të Fierit, shoqërohet nga…

    Eurodeputeti Fredi Beleri, pa përfundimit të lejes 5 ditore për t’u betuar si anëtar i PE në Strasburg, është rikthyer në qelinë e tij në burgun e Fierit.

    Burime bëjnë me dije se Beleri shoqërohej nga kandidati i opozitës për bashkinë Himarë Petro Gjikuria.

    Kujtojmë se Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vite burg për blerje votash. Beleri e shlyen dënimin përfundimisht në 19 tetor dhe fiton lirinë.