Category: Uncategorized

  • Urimi emocionues i Besit për 6-vjetorin e të bijës: Jeta është me të papritura

    Urimi emocionues i Besit për 6-vjetorin e të bijës: Jeta është me të papritura

    Aktori i humorit Besart Kallaku, ka emocionuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një urim prekës për vajzën e tij, Ajka, në ditëlindjen e saj të gjashtë.

    Në mesazhin e tij, Besi reflekton mbi jetën dhe sprovat e saj, duke u shprehur se jeta është plot surpriza dhe të papritura, dhe se fuqia e vërtetë qëndron në përballjen me to.

    Ai mbyll urimin e tij me një shprehje të fuqishme dashurie për fëmijët e tij: “Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh!”.

    Urimi i Besit për vajzën e tij, ka prekur shumë njerëz dhe ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit e tij.

    “Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre. Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat. Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij. Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem. Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes!”.

  • Tërmet i fortë në vendin fqinj, sa ishte magnituda

    Tërmet i fortë në vendin fqinj, sa ishte magnituda

    Një tërmet është regjistruar 32 km lindje-verilindje të Symit, në Greqi.

    Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter.

    Ndërsa thellësia e regjistruar është 39.4 kilometra.

    Sipas mediave greke, epiqendra e tërmetit është afër bregdetit turk dhe lëkundjet sizmike, janë ndjerë veçanërisht në ishullin Rodos.

  • Pasagjerët zbresin me shpejtësi, çfarë ndodhi në linjën urbane Tiranë-Kamëz

    Pasagjerët zbresin me shpejtësi, çfarë ndodhi në linjën urbane Tiranë-Kamëz

    Një incident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në linjën e urbanit Tiranë – Kamëz, ku si pasojë e një shpërthimi të vogël, është shkaktuar tym, duke bërë që pasagjerët të zbresin me shpejtësi.
    Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa shkak i këtij shpërthimi dyshohet të jetë bërë një defekt në pjesë e motorit.
    Ngjarja ka ndodhur saktësisht në vendin e quajtur “Ura e Institutit”.

    Pasagjerët që ndodheshin në fundin e urbanit kanë paralajmëruar fatorinon për një erë të keqe, por nuk është marrë asnjë masë paraprake.

  • “Palin e vrau padrejtësia”, flet miku i 63-vjeçarit që piu fostoksinë

    “Palin e vrau padrejtësia”, flet miku i 63-vjeçarit që piu fostoksinë

    Në fshatin Pllanë të Lezhës, familjarët e Pal Trashajt, 63-vjeçarit që humbi jetën pasi piu fostoksinë para SPAK, kanë hapur dyert e mortit.

    Miq dhe familjarë të shumtë kanë mbërritur të tronditur në shtëpinë e tij. Ata thonë se Pali ishte njeri i respektuar por padrejtësitë që i ishin bërë e shtynë drejt këtij akti të rëndë.

    Marçel Laçaj, një prej miqve të ngushtë të Palit ka treguar bisedën e fundit që ka pasur me të dy ditë më parë. Ai tha se Pali nuk vrau veten, por e vrau padrejtësia.

    “Dy ditë më parë. Më tha se do të shkonte në SPAK se kishte problemet e tij. Ai thoshte jam duke kërkuar drejtësi, por këtu nuk ka drejtësi. Pali nuk ishte nga ato që vriste veten, e ka vrarë padrejtësia dhe e ushqejnë këta që mos qoshin”.

    Lacaj bën thirrje për drejtësi përpara se padrejtësitë të marrin jetën e të tjerëve

    “Ai ishte shumë i hapur se ishte i lexuar por kur vinte për problem e drejtësisë ishte i mbyllur. Ishte njeri model, dhe kjo nuk duhej t’i ndodhte por kjo mund t’i ndodhë çdo shqiptari në situatën që ne jetojmë”.

  • “Nënën s’ta zëvendësoj dot, por të premtoj…” Mesazhi i nënës së Bjordit për Anna Likën

    “Nënën s’ta zëvendësoj dot, por të premtoj…” Mesazhi i nënës së Bjordit për Anna Likën

    Në dhjetor të 2023 aktorja Anna Lika humbi nënën e saj pas një sëmundjeje të rëndë.

    Aktorja ka shprehur dhimbjen e saj në rrjetet sociale, por sot bëri një rrëfim të ndjerë në “S’e luan topi”.

    Me lot në sy, Anna tregoi se e ka përcjellë të ëmën me këngën e Harry Styles “Sign of the times”, e lyer e e veshur bukur sepse kjo ishte dëshira e saj.

    “Para se mamaja ime të ndahej nga jeta më thoshte se “Ditën që unë do iki dua të më vini këtë këngën, të visheni bukur, të lyheni.” Dhe ne e kemi përcjellë si donte ajo me këtë këngë, të lyera…me lot në sy.

    Mëngjesin e 25 dhjetorit mora një telefonat që nuk do doja ta merrja kurrë. Mbas atij mëngjesi bota ime u shemb. Nuk e dija a isha në ëndërr a ishte e vërtetë ajo që po ndodhte. Thjesht kuptova se nuk do ta përqafoja më.”

    Gjatë emisionit ajo u surprizua me një video-mesazh nga vjehrra, nëna e Bjordit.

    “Nënën s’ta zëvendësoj dot pasi nënë ka një. Por, unë të premtoj e dashur Anna se do më kesh gjithmonë pranë sa herë të kesh nevojë për dorën e ngrohtë të mamasë sate”, i tha ajo.

    Me lot në sy, Anna e falenderoi për dashurinë që i jep dhe që ia bën gjërat më të lehta.

  • Skandali me mjekët e “Onkologjikut”, Klodiana Lala zbërthen’ detajet: Autoritetet kanë pasur dijeni për çështje

    Skandali me mjekët e “Onkologjikut”, Klodiana Lala zbërthen’ detajet: Autoritetet kanë pasur dijeni për çështje

    E ftuar në një emision televiziv, Klodiana Lala ka deklaruar se pavarësisht asaj që u deklaruar sot, pra se ka pasur një hetim administrativ për këtë çështje, kjo nuk është e vërtetë.

    Lala ka deklaruar gjithashtu se rreziku mbi kobaltin ishte real, pasi nëntë mjekë janë diagnostikuar me kancer.

    “Kjo çështje është e ndarë në tre pjesë:

    Pacientë t e prekur nuk kanë marrë shërbimin e duhur por janë drejtuar në klinikat private
    Barnat që duhet të ishin ekskluzive të Onkologjikut shiteshin në farmaci të lidhura me mjekët dhe e treta burimi i kobaltit që është bërë si vatër rreziku për jetën e mjekëve dhe pacientëve.

    Dua të ngre shqetësimin se autoritetet kanë pasur dijeni për çështje. Ministrja tha sot që ka pasur një hetim administrativ por nuk kam menduar se ka pasur një vullnet për këtë çështje.

    Që në 2023 ka pasur një denoncim se mjekët i kishin dhënë gjysmë doza kimio terapi duke pretenduar se nuk ishin ilaçe të duhura dhe ajo nuk mund të merrte dozën ë duhej. Kjo duhet të mjaftonte që autoriteteve të shkundeshin dhe të niste audit.

    Ka patur shumë denoncime ku pacientët pretendonin që disa ilaçe nuk i merrnin dot në shtetëror por në disa farmaci kundrejt pagesës që shkonte deri në 1500 euro flakoni.

    Burimi i kobaltit është më shqetësuese. Një mjek radiolog ka ngritur zyrtarisht shqetësimin për rrezikun, disa mjekë, 9 prej tyre janë diagnostikuar me kancer për shkak të rrezatimit. Në dijeni kanë qenë të gjitha instancat”, u shpreh ajo.

  • Autogoli më qesharak i Euro 2024 shënohet nga Turqia, Protugalia dyfishon rezultatin (Video)

    Autogoli më qesharak i Euro 2024 shënohet nga Turqia, Protugalia dyfishon rezultatin (Video)

    Vetëm pak minuta pasi shënuan golin e epërsisë, Portugalia ka dyfishuar rezultatin, me një gol vërtetë qesharak.

    Në këtë Evropian janë shkaktuar disa autogola, por ky i Turqisë ishte më qesharaku.

    Cancelo tentoi të asistonte për Ronaldon, por topi u fitua nga mbrojtësi Akaydin, i cili në tentim për të pasuar te portieri, shënoi autogol, për rezultatin 2:0.

  • Parashikimi i horoskopit 22 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Dashi

    Diçka që ka kaluar shumë kohë më parë ju mundon fort. Ajo që ju këshillojmë është që të mos mendoni për diçka që i përket së shkuarës, pasi asgjë nuk kthehet. Gjeni kurajën dhe ktheni situatën. Duhet të vini dorë te portofoli për shpenzime të paparashikuara, por që nuk keni zgjidhje.

    Demi

    Keni disa pasiguri kohët e fundit. Kryesisht ato lidhen me një projekt. Ju duhet t’i vendosni vetes një qëllim të caktuar. Nëse ndërtoni një strategji efikase do të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët tuaj. Besimi juaj vlen më shumë se çdo gjë tjetër në dashuri. Bëni kujdes!

    Binjakët

    Një ditë jo fort e mirë për të lindurit e kësaj shenje kjo e shtunë. Sot keni nevojë për të pasur pranë një person të besuar dhe që ju përcjell qetësi. Limitojini konfidencat tuaja. Tregohuni të guximshëm. Ndërmerrni iniciativa. Dikush që ëhstë pranë është ziliqar.

    Gaforrja

    Kjo e sotmja duket një ditë e mirë për të lindurit e Gaforres. Raportet me vëllezërit, motrat, kushërinjtë, të afërmit dhe fqinjët do t’i keni shumë të mira. Miqtë dhe shoqatat mund të ndërtojnë për ju “trampolina” fantastike për të ndryshuar diçka në jetë.

    Luani

    Një ditë jo forte e mirë për Luanët. Kjo pasi pozicioni i Jupiterit nuk është aspak favorizues për ju sot. Do të irritoheni veçanërisht nga persona të cilët ju provokojnë në çdolloj mënyre. Nëse keni lindur ditën e shtunë provoni fatin tuaj.

    Virgjëresha

    Nuk do të jeni të qetë gjatë kësaj dite. Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi: sot mund të ndiheni nervoz për të bërë gjithçka me nxitim. Por nuk ka asgjë më të gabuar sesa kjo gjë. Mundohuni të bëni ndonjë ndryshim në pamje.

    Peshorja

    Juve jeni plot ide këtë ditë. Njëra prej tyre, që është e fshehtë mund të jetë ide mjaft e mirë dhe do ta bëni fshehurazi. Do të keni një humor të mirë sot, por ashtu edhe fat në lojëra. Por përpiquni që mos të shpenzoni shumë. Beqarët mund të njohin persona të rinj.

    Akrepi

    Një ditë me ulje-ngritje kjo e shtunë për të lindurit e kësaj shenje. Ditë mjaftueshëm monotone, por pasditja do të jetë tepër ekzaltuese në aspektin e dashurisë. Ndërsa beqarët do të vuajnë nga ndonjë emocion i ri nga njohjet e reja.

    Shigjetari

    Duhet të tregoheni të kujdesshëm me ata që ju rrethojnë në punë. Gjeni bashkëpunëtorët e duhur. Është më mirë që mos të bëni asnjë projekt ambicioz nëse nuk gjeni figura profesionale të përshtatshme. Në dashuri duhet të jepni më shumë.

    Bricjapi

    Një ditë përgjithësisht e mirë dhe me fat kjo e shtunë për të lindurit e shenjës Bricjapi. Sot me shumë fat do të jenë të lindurit e ditës së hënë: mund të realizoni ndonjë dëshirë të vogël. Duhet të jini më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar në gjithçka.

    Ujori

    Një ditë jo fort e mirë dhe me surpriza. Ujorët duhet të jenë gati për të papritura. Më mirë shmangni udhëtimet dhe vendet me shumë njerëz. Ata që janë çift duhet të bëjnë kujdes, sepse sot një fjalë më shumë mund të provokojë grindje.

    Peshqit

    Duhet të jeni më i qetë. Këshillohet që me partnerin mos të tregoheni kaq shumë pasi në këtë moment ka shumë nevojë për juve dhe dashurinë që i ofroni. Gjatë kësaj dite nuk duhet t’i besoni askujt, pasi tregimi i sekreteve tuaja mund t’ju bëjë subjekt thashethemesh. Kujdes me shpenzimet.

  • Mbappe vendos maskën pasi theu hundën, por rrjeti shpërthen nga të qeshurat (Foto)

    Mbappe vendos maskën pasi theu hundën, por rrjeti shpërthen nga të qeshurat (Foto)

    Sulmuesi francez Kylian Mbappe nuk do të humbasë asnjë ndeshje këtë evropian, pavarësisht dëmtimit në hundë.

    Ai tashmë ka marrë masat mbrojtëse që të mos lëndohet sërish duke vendosur maskë.

    Në stërvitjen e Francës, ai është parë me një maskë në fytyrë që ka ngjyrat e famurit francez.

    Megjithatë, pamja ka tërhequr vëmendje duke shkaktuar edhe reagime të shumta qesharake.

    Kjo për shkak se Mbappe me maskë ngjason edhe më tepër me “Breshkët Ninja” një krahasim që fansat ia kanë bërë vazhdimisht, dhe ai e ka pranuar po me humor.

  • I uli kokën topit në golin e dytë të Italisë, rrjeti “kryqëzon” Elseid Hysajn (Video)

    I uli kokën topit në golin e dytë të Italisë, rrjeti “kryqëzon” Elseid Hysajn (Video)

    Shqipëria pësoi disfatë 2-1 ndaj Italisë, në përballjen e vlefshme për Europianin.

    Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale sa i takon lojës së kuqezinjve, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur rasti i golit të dytë të axurrëve.

    Goditja e Nico Barellës ishte mjaft e fortë, ndërsa Elseid Hysaj bën gjithçka gabim, duke ulur kokën dhe duke lejuar që topi të shkonte në rrjetë.

    Tifozët nuk janë përmbajtur në rrjetet sociale, duke etiketuar si fajtor mbrojtësin e krahut.

    Kuqezinjtë e Sylvinhos dy synojnë që të futen në vallen e kualifikimit në ndeshje ne radhës, atë ndaj Kroacisë vetëm pas pak ditësh.