Category: Uncategorized

  • “Ka një fytyrë engjëlli që i shkëlqejnë sytë kopjo si mami vet”/ Fermerët e pyesin për marrëdhënien me djalin e Albanit, si dhe nuk ngurojnë ta ngacmojnë nëse do të dëshironte të kishte edhe një vajzë? Përgjigja e Çiljetës rrëmben zemrat e publikut

    “Ka një fytyrë engjëlli që i shkëlqejnë sytë kopjo si mami vet”/ Fermerët e pyesin për marrëdhënien me djalin e Albanit, si dhe nuk ngurojnë ta ngacmojnë nëse do të dëshironte të kishte edhe një vajzë? Përgjigja e Çiljetës rrëmben zemrat e publikut

    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka rrëmbyer zemrat e publikut me qëndrimin e saj në “Ferma Vip”. Ajo rrefeu se përtej një vajze provokuese e tejet sexy di të jetë nië grua shembullore. Fermerja treguar se ka plane për zgjerimin e familjes me portierin Alban Hoxha. Ajo shprehu deshiren te kete nje vajze e cila të jetë një urë lidhëse mes djalit të saj, Fernando dhe të Albanit, Bekon. Gjithashtu, këngëtarja tha se do të birësojë fëmijë dhe se kjo është dëshira e saj më e madhe.

    “Unë të kisha një motër, një vëlla do kisha gjithë botën sot. Janë ca gjëra që vijnë nga brenda. Kur e do personin që dashuron, do ia duash edhe fëmijën. Por edhe pa e dashur personin që ke në krah, një nga dëshirat e mia është të birësoj fëmijë dhe kam për ta bërë në një ardhme dhe do e bëj në një të ardhme, ishalla ma bën Zoti risk. Kur u bë lufta në Palestinë, doja të birësoja një djalë, por nuk e lejonin. Ika deri në Egjipt ta merrja, iu luta Albanit. Do e birësoj nëse nuk bëjmë një fëmijë bashkë të dy. Ta bëj një gocë tani, aman se u çmenda kam vetëm çuna në shtëpi. E dua një gocë, e dua për çunat sepse është urë lidhëse për ta. Fernando është edhe fanatik”, rrëfeu Çiljeta në Ferma Vip. Ajo foli edhe per marrëdhënien me djalin e Alban Hoxhës, duke treguar se Beko është kopje e nënës së tij të ndjerë.

    “Ai është kopja e mamit të vet. Ka një fytyrë engjëlli që i shkëlqejnë sytë, i qeshin sytë. Beko ka qenë 1.6 vjeç, Fernando ishte 3-vjeç. Në fillim nuk takoheshin siç bëjnë tani, se janë në një shtëpi. Ia kam injektuar edhe unë që jeni vëllezër. Është situatë pak delikate. Kalojnë mirë, por zihen pak. Beko ta mban nje cike inatin, ndërsa Fernando të hidhet në qafë direkt. Bejko është super inteligjent, edhe Fernandos nuk i shpëton gjë, të kap në ajër”, u shpreh Çiljeta.

  • Skandali me mikrokreditë, Banka e Shqipërisë revokon licencën për ”Micro Credit Albania” dhe ”Final”

    Skandali me mikrokreditë, Banka e Shqipërisë revokon licencën për ”Micro Credit Albania” dhe ”Final”

    Pas skandalit, Banka e Shqipërisë mori sot vendim për revokimin e licencave të dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht licencën e shoqërisë “Final” sh.p.k. dhe të shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k. të cilat ishin pezulluar me vendimin nr. 644, datë 6.2.2024.

    Vendimmarrja bazohet në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, rastet e revokimeve të licencave kur subjektet e licencuara nuk vazhdojnë të plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar.

    “Në rastet e sipërcituara, për ortakët e të dy shoqërive që u është revokuar licenca, me kërkesën e Prokurorisë është vendosur masa e arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, dhe jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht”, citon BSH-ja.

    Banka po adreson kuadrin ligjor dhe rregullativ lidhur me administrimin në vijimësi të portofolit të klientëve të shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

  • Mbërrin zarf i bardhë në “BBV”/ Banorët thërrasin nga gëzimi, rritet çmimi i madh pas sfidës së suksesshme (Video)

    Mbërrin zarf i bardhë në “BBV”/ Banorët thërrasin nga gëzimi, rritet çmimi i madh pas sfidës së suksesshme (Video)

    Banorët e Big Brother Vip kanë marrë sot një lajm të gëzuar.

    Një zarf i bardhë i ka njoftuar se pas sfidës së suksesshme të “Lori Caffe”, çmimi i madh ka shkuar në 100 mijë euro.

    Kështu banorëve u janë hequr penalizimeve nga sfidat e mëparshme.

    Kush mendoni se do i marrë?

    Ndiqni videon:

  • Moska kërcënon hapur Britaninë: Do t’ju godasim nëse…

    Moska kërcënon hapur Britaninë: Do t’ju godasim nëse…

    Moska do të hakmerret ndaj caqeve të Britanisë së Madhe, nëse armët britanike përdoren nga Ukraina për sulme brenda territorit rus, tha të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

    Zakharova tha për gazetarë se caqet britanike “brenda territorit të Ukrainës dhe përtej kufijve të saj” mund të goditen në një skenar të tillë.
    Ajo e përsëriti paralajmërimin që Moska e bëri në fillim të këtij muaji, pasi sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se Ukraina mund t’i përdorë armët britanike kundër caqeve brenda Rusisë, nëse dëshiron.

    Komentet e Cameronit e bëjnë Britaninë të mbajë qëndrim më luftarak karshi Rusisë – së paku publikisht – sesa SHBA-ja, e cila thekson se armët me të cilat e furnizon Ukrainën duhet të përdoren vetëm brenda kufijve të Ukrainës të njohur ndërkombëtarisht, dhe jo kundër caqeve brenda territorit të Rusisë.

    Ukraina thotë se i përdor dronët e vet dhe armë të tjera për të kryer sulme kundër caqeve brenda Rusisë, si për shembull, kundër rafinerive të naftës apo infrastrukturës hekurudhore./REL

  • Berisha s’ndalet në sfidën ndaj drejtësisë, pret në shtëpi aktorin Çun Lajçi

    Berisha s’ndalet në sfidën ndaj drejtësisë, pret në shtëpi aktorin Çun Lajçi

    5 muaj në ”arrest shtëpie” është Sali Berisha dhe masa e sigurisë i ndalon komunikimin me persona të tjerë, përveç atyre me të cilën jeton, por ish-kryeministri nuk ka nguruar që ta thyejë këtë rregull.

    Në shtëpinë e tij, ai ka pritur edhe vizitorë. Pas ish-eurodeputetit, Elmar Brok, shtëpinë e Sali Berishës e ka vizituar aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi.

    Ky i fundit shfaqet i veshur me veshje tradicionale, teksa shfaqen duke ngritur dolli.

  • Aleanca e Ervis Martinajt me Arben Ndokën, çfarë i bëri bashkë mbretin e lojërave të fatit dhe ish-deputetin e PS. Detaje nga dosja e SPAK

    Aleanca e Ervis Martinajt me Arben Ndokën, çfarë i bëri bashkë mbretin e lojërave të fatit dhe ish-deputetin e PS. Detaje nga dosja e SPAK

    Emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala në News24 ka trajtuar mbrëmjen e sotme dosjen më të fundit të SPAK ku zbardhen shumë detaje mbi lidhjet, përplasjet, aleancat dhe skenarët e vrasjeve, mes grupeve apo bandave kriminale.

    martinaj ndoka

    Nuk është më një telenovelë, por një nga historitë më të pabesueshme të krimit në Shqipëri.

    E denjë për Narcos dhe kartelet.

    Se si ata që deri dje ishin miq dhe më pas u bënë armiq, hakmarrja e përbashkët për miqtë dhe të afërmit e vrarë, duket se i bëri edhe njëherë bashkë, tashmë për të zmbrapsur kundërshtarët e tyre, të cilët kishin përvetësuar terrenin dhe po i qëllonin në pragun e dyerve të tyre.

    Kjo duket se është edhe historia e Ervis Martinaj, i ashtëquajturi ‘Mbreti i Kumarit’ në Shqipëri, i zhdukur pa gjurmë që nga gushti i vitit 2022 dhe Arben Ndokës, ish-deputet i Partisë Socialiste, i cili në dhjetor të vitit 2017, kishte humbur në Lezhë, një pritë të dera e shtëpisë, vëllain Aleksandër Ndoka.

    Dhe për t’u hakmarrë për humbjen e vëllait lidhi një ortakëri me Ervis Martinaj, i cili edhe ky nga ana e tij kërkonte shpagim për kundërshtarët e tij, të cilët kishin shkuar shumë lart në goditjen e tyre, duke eleminuar kohë pas kohe ushtarë të rëndësishëm të ‘Mbretit të Bixhozit’.

    Apo thënë ndryshe i kishin prerë krahët e armatosur Ervis Martinaj.

    Por nëse deri këtu ajo që mund të bënim ishte thjesht të hamendësonim mbi atë që po ndodhte, apo të lexonim skakierën e krimit, se si ajo po rrallohej nga gurët e saj, pa kuptuar qartë se kush i lëvizte apo po kush i hante figurat në fushë.

    Tashmë SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, me prerjen së fundmi të 50 fletëarresteve, në kuadër të operacionit më të madh të ndërrmarrë ndonjëherë nga drejtësia të goditjes së grupeve kriminale, ka mundur të zbardhë disa nga ekzekutimet më të rënda, të ndodhura në Shqipëri, në harkun kohor të 15 viteve të fundit.

    Ngjarje të cilat kishin mbetur pa autor, por që në qendër të kësaj përplasje të përgjakshme me viktima të shumta, duket se ishin krerët më të lartë të bandave në Shqipëri.

    Të cilët ishin bërë bashkë kundër njëri-tjetrit, me qëllim finalizimin e plotë të hakmarrjes së tyre.

    Njoftimi i SPAK

    Prokuroria e Posaçme ka evidentuar kryerjen e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë dhe Rrëshen.

    Por cila është lidhja e Ervis Martinaj me grupin e Arben Ndokës, dikur ish-deputet i Partisë Socialiste, i përzënë jashtë parlamentit për shkak të ligj të dekriminalizimit.

    Dhe çfarë i bëri ata bashkë, kundër klaneve të tjera kriminale.

    Kush janë këto klane, që kishin shqetësuar kaq shumë rehatinë e bosit të kumarit, aq sa të ndërrmerrte një revansh.

    Por që fillimisht i duhej një ortakëri.

    Sipas të dhënave që disponon emisioni ‘Në Shënjestër’, menjëherë pas vrasjes së të vëllait, Aleksandër Ndoka, mëngjesin e datës 9 Dhjetor 2017, në derën e shtëpisë së tij në Lezhë, ish-deputeti socialist Arben Ndoka nisi kërkmet e tij, se kush mund të jenë autorët e mundshëm të ekzekutimit të njeriut të tij të afërt.

    Edhe pse ka dyshime lidhur mbi emra të përveçëm ai nuk është ende i bindur mbi autorin e vërtetë. Pikërisht për këtë arsye ai thërret për të bërë be disa nga personazhet e botës së krimit.

    Midis personazheve që iu përbetuan se nuk kishte lidhje me vrasjen e Aleksandër Ndokës ishte edhe Durim Bami, i njohur si një nga të fortët e Niklës dhe Aleksandër Deda alias Aleks Ndreka i njohur me nofkën Leksi i Druve.

    Por ndërsa Arben Ndoka kishte hallet tij dhe ishte në gjuetinë për gjetjen dhe eleminimin e vrasësve të vëllait të tij, ai e kishte të pamundur ta realizonte i vetëm këtë mision.

    Ndaj thërret në ndihmë Ervis Martinaj.

    I cili edhe ky nga ana e tij, po shikonte se si po i ngushtohej laku dhe po i vriteshin bashkëpunëtorët një e nga një.

    Dhe në pamundësi për të mbledhur forcat e pakësuara dhe dobësuara nga plumbat që po i korrnin kohë pas kohe të fortët të tij, ai vendos të lidhë një ortakëri me Arben Ndokën.

    Ku pakti do të ishte, që të dy do të bashkonin fuqitë, sa herë ata do thërrisnin në armë njëri-tjetrin.

    Pra një ndihmë reciproke, ku patjetër në ndihmë do vinin edhe njohjet e tyre në polici, që do i furnizonin me informacion, lidhur mbi lëvizjet e kundërshtarëve.

    Dosja Hetimore

    Pasi lidhën aleancë me njëri-tjetrin, këto dy grupime ranë në kontakt me grupe të tjera kriminale dhe rekrutuan vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë- Krujës dhe atë të Burrelit.

    Një nga këta kundërshtarë të përbashkët, të Ndokës dhe Martinaj, emri i të cilit ishte shënuar prej tyre me rreth të zi, ishte Durim Bami.

    Një personazh i përfshirë në ngjarje të shumta kriminale, por edhe me dijeni për shumë të tjera që kanë ndodhur në këto vite.

    Ku Arben Ndoka në njërin krah, për interesat të veta, dyshonte se Durim Bami ishte organizator i vrasjes së të vëllait, Aleksandrit.

    SPAK

    Arben Ndoka është i angazhuar me qëllim vrasjen e shtetasit Durim Bami për shkak se dyshon si autori kryesor dhe organizator i vrasjes së vëllait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka ndodhur në Lezhë me datë 9 Dhjetor 2017. Ai shprehet se është i interesuar të vrasë Durim Bamin dhe vëllain e tij Valter Bami, por edhe persona të tjerë nëse do jenë në prezencë të tyre.

    Me qëllim realizimin e vrasjes Arben Ndoka bashkëpunon me lidhjet e tij familjare dhe shoqërore.

    Ervis Martinaj, nga krahu tjetër, mendonte se Bami i frikshëm, kishte lidhur aleancë me vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, dhe po punonte me ta që të hiqte qafe bosin e kumarit.

    Pasi ky i fundit thuhet se kishte marrë peng dhe dhunuar në një garazh në zonën e Freskut në Tiranë, babain e vëllezërve Duka.

    Dhe këta të fundit mendohet se vunë në tavolinë të gjithë pasurinë e tyre për të goditur Martinajn dhe grupin e tyre.

    Ku në harkun kohor të pak kohëve u ekzekutuan Santiago Malko, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinaj.

    I cili u vra më 17 Gusht 2019 pranë zonës së njohur si ‘Xhamllëku’ në Tiranë.

    Dhe më 13 Nëntor 2021, në Unazën e Madhe në zonën e Astirit në Tiranë, u qëllua për vdekje brenda makinës me të cilën udhëtonte, Erigers Mihasi.

    Si dhe shoku i tij, Armand Dumani.

    SPAK

    Ervis Martinaj ka patur rolin e bashkëfinancuesit për kontraktimin e personave që do të angazhohen në realizimin e vrasjes. Ai siguronte informacion për vendndodhjen e Durim dhe Valter Bamit, dhe Gentian Koçit. Dhe këto informacione ia përcillte Arben Ndokës. Ervis Martinaj ka siguruar automjetet për ndjekjen dhe vëzhgimin e objektivit.

    Pra thënë ndryshe, Martinaj do t’i përgjigjej me para ish-deputetit Ndoka, me qëllim që ai të arrinte qëllimin e tij. dhe për kokën e Durim Bamit dhe të vëllait ishin premtuar deri në 1 milionë euro.

    Për të mundësuar eleminimin e sigurtë të Durim Bamit, SPAK thotë se dyshja Martinaj-Ndoka, thirrën në ndihmë njohje të tyre të vjetra në botën e krimit.

    Një ndër këto personazhe, në mos ndër më të frikshmit, që ka parë bota e krimit, është edhe Emiljano Shullazi.

    I cili edhe pse në burg, vendosi të bashkëpunojë me Martinajn dhe Ndokën dhe brenda në qeli siguron një telefon te ekriptuar.

    Vetë Shullazi thuhet se kishte përplasje me Durim Bamin, pasi dyshonte se ky i fundit më 5 janar 2015 ishte pikërisht ai organizatori i atentatit te mbikalimi i Kasharit.

    Ku u tha po ashtu se mbi Shullazin qëlloi Enver Stafuka, edhe pse ndaj tij nuk u ngrit asnjëherë akuzë. Enver Stafuka, sic thuhet iu përbetua në spital Shullazit se nuk e dinte mbi kë qelloi.

    Më vonë, ai u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë nga një togë me uniforma policie, vetëm pak sekonda pasi ishte ndarë nga vëllezërit Durim dhe Valter Bami, miku i tij Gentjan Bejtja dhe Ramazan Rraja nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

    Për t’i ardhur në ndihmë aleancës kriminale, Shullazi mësohet se kontaktoi Marklen Hakën, dikur miq i ngushtë i Durim Bamit, tashmë armik i tij.

    Marklen Haka i njohur si Tuku, që iu kishte mbijetuar disa atentateve, informonte Shullazin në burg për lëvizjet e dy vëllezërve Bami, automjetet që ata përdornin, vendet që frekuentonin dhe personat me të cilët shoqëroheshin.

  • “Luje levrekun mami”, me lëvizje sensuale Romeo i bën ‘striptizëm’ Eglës (Video)

    “Luje levrekun mami”, me lëvizje sensuale Romeo i bën ‘striptizëm’ Eglës (Video)

    Romeo Veshaj dhe Egla Ceno kanë kërcyer së bashku në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

    Banorja e ftoi Romeon për të kërcyer, ndërsa ky i fundit i dhuroi Eglës një performancë.

    “Hajde Romeo, hajde të bëjmë një spektakël të vërtetë”- tha Egla.

    Me lëvizje sensuale, aktori i bëri “stripizëm” banores, e cila në një moment iu bashkua performacës së tij.

    Nga ana tjetër partnerja e aktorit, Heidi Baci, vetëm qeshte.

    “Shfaqën talentin e vërtetë”- tha Heidi, ndërsa Meriton Mjekiqi dhe Julian Deda shpërthyen në të qeshura.

    “Luje lëvrekun mami”– iu drejtua moderatori Eglës.

  • “Ethet e Shqipërisë Turistike”/ Tirana, destinacioni i tretë pas Myhihut dhe Tokios


    “Ethet e Shqipërisë Turistike”/ Tirana, destinacioni i tretë pas Myhihut dhe Tokios


    Duket se “Ethet e Shqipërisë Turistike” nuk janë më as një version i filmit të famshëm të Travoltës.

    Sipas të gjitha statistikave kjo tendencë është realitet. Sipas një statistike Tirana është destinacioni i tretë në botë pas Mynihut dhe Tokios që janë dy qytete metropole me numrin më të madh të turistëve.

    Ndoshta duket si çudi por pas Tiranës ndodhet Nica dhe Cancun i Meksikës.

    Natyrisht Parisi dhe Roma që gjatë gjithë vitit së bashki me Venecian e kanë kreun turistik, e humbin pak në muajt e verës. Po ngjitja e Tiranës është një evendt i fuqishem. Pasi edhe Korfuzi ndodhet shumë vende larg.

  • Me plagë të rëndë në bark, 40-vjeçarja që u qëllua me armë gjahu nga babai transportohet drejt Traumës

    Me plagë të rëndë në bark, 40-vjeçarja që u qëllua me armë gjahu nga babai transportohet drejt Traumës

    Rudina Musaku, 40-vjeçarja e cila u plagos me armë gjahu nga babai gjatë pasdites së sotme (19 maj) është transportuar drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

    40-vjeçarja ka plagë në bark dhe gjendja e saj mbetet kritike.

    Kujtojmë se i ati 82-vjeçar, pasi plagosi me armë të bijën pas një sherri të momentit, ka qëlluar dhe veten duke mbetur i vdekur.

    Njoftimi i policisë për ngjarjen:

    Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen , rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

    Shtetasja, ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

  • Krimi në Lushnje/ “Vajza punonte në Tiranë”, flasin fqinjët me lot në sy: Kohët e fundit…

    Krimi në Lushnje/ “Vajza punonte në Tiranë”, flasin fqinjët me lot në sy: Kohët e fundit…

    Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të dielë qytetin e Lushnjes, ku një 82-vjeçar plagosi me armë gjahu vajzën e tij 40-vjeçare e më pas i dha fund jetës së tij.

    “Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë.

    Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen. Djemtë (2) i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë”, thana fqinjët e familjes ku ndodhi ngjarja.