Category: Uncategorized

  • “Donim ta rrisnim ne, jo familja e nënës”/ Rrëmbeu nipin, gjyshja tregon në polici se ku e fshehu 3-vjeçarin për një javë

    “Donim ta rrisnim ne, jo familja e nënës”/ Rrëmbeu nipin, gjyshja tregon në polici se ku e fshehu 3-vjeçarin për një javë

    Policia ka vënë në pranga Bahrije Gjunin, gjyshen e 3-vjeçarit që u rrëmbye dhe u mbajt i fshehur për një javë.

    Në dëshminë e saj ajo është shprehur se planin për marrjen e nipit e kishte bërë bashkë me Rexhep Gjunin, bashkëshortin e saj.

    Bahrije Gjuni ka deklaruar se donin që ta rrisnin vetë nipin, për të cilin thotë se u zëvendësonte djalin që kanë humbur në aksident.

    Ajo ka treguar se përgjatë këtyre ditëve që ka qenë në kërkim nga policia, kishte qëndruar mes Kukësit dhe Tiranës, në vende dhe hotele të ndryshme.

    Ndërsa për arsyen e dorëzimit në polici, Bahrije Gjuni është shprehur se e ka çuar pranë autoriteteve për shkak se ndiqej nga policia.

    “E dua se e kam fëmijën e djalit. Nuk i bej keq! Është fëmija i djalit. E donim ta rrisnim ne, jo familja e nënës. Nuk na e linin ta rrisnim ne ndaj e morëm. E duam shumë nipin. Nuk kam bërë krim. Dua nipin ta rrisim ne se na vdiq djali në aksident”, mësohet të ketë thënë ajo.

  • Plas sherri në BBV/ Erjola lag me ujë Eglën, aktorja hakmerret menjëherë duke… (Video)

    Plas sherri në BBV/ Erjola lag me ujë Eglën, aktorja hakmerret menjëherë duke… (Video)

    Erjola dhe Egla janë përfshirë në një episod të pakëndshëm mëngjesin e sotëm.

    Teksa Egla ka qenë në oborri ne shtëpisë, Erjola e ka lagur me ujë.

    Ajo është shprehur se e bëri pa dashje, megjithatë Egla nuk e ka pritur mirë duke thënë se ishte e qëllimshme dhe për t’u hakmarrë, i ka hedhur sendet personale Erjolës në pishinë.

  • Çfarë po ndodh? Ulërima, thyerje gotash dhe debate mes banorëve në BBV, Roza s’duron dot: Boll, mjaft (Video)

    Çfarë po ndodh? Ulërima, thyerje gotash dhe debate mes banorëve në BBV, Roza s’duron dot: Boll, mjaft (Video)

    Situatat në “Big Brother” sa vijnë e bëhen më ekstreme, por ajo e mbrëmjes së kaluar kaloi çdo parashikim.

    Të gjithë banorët u përfshinë në debatë të forta, në ofendime dhe sharje me njëri-tjerin. Nuk munguan as thyerjet e gotave.

    Ishte Roza Lati, ajo e cila nuk duroi dot më, duke ka përplasur gjith?ka në tavolinë duke thyer gotat dhe disa nga pjatat.

    ‘Boll, mjaft, boll”– bërtiste Roza.

  • Rrëmbimi i 3-vjeçarit nga gjyshërit, avokatja zbulon masat që do të merren nga gjykata: Rrezikojnë të…

    Rrëmbimi i 3-vjeçarit nga gjyshërit, avokatja zbulon masat që do të merren nga gjykata: Rrezikojnë të…

    Avokatja Eranda Gjonaj, e ftuar në një studio televizive, tha se fëmija 3-vjeçar i rrëmbyer nga gjyshërit nuk do ishte marrë prej tyre nëse do të ishte vajzë. Sipas saj, fakti që fëmija është djali i djalit, ka qenë arsyeja e rrëmbimit të tij, pasi konsiderohet si trashëgimtar i fisit

    Gjithashtu avokatja tha se ligji parashikon për veprën penale të rrëmbimit të të miturve jo ë pak se 15 vite burg, por mund të ketë lehtësime, për shkak të marrëdhënieve familjare.

    “Dënimi në këtë rast është jo më pak se 15 vjet burg, por për shkak të rrethanave familjare, për shkak të gjendjes të fëmijës, në këtë rast nëse do të kishte një lehtësim do të ishte për shkak të rrethanave familjare.

    Unë besoj se fëmija është me shëndet të plotë dhe është i sigurt. Të jem e sinqertë, po hyj në një temë tjetër, por gjëja e parë që mendova për mendimin e fëmijës 3-vjeçar, ishte a do të rrëmbehej nëse fëmija do të ishte vajzë? Fakti që është djali i djalit, unë mendoj se është arsyeja se përse e rrëmbyen”,-tha avokatja.

  • “Mbreti shqiptar i TikTok”/ Media britanike investigim për Aleks Vishën: Ka ngritur perandori droge, roli i të vëllait! Ndërsa Kozaku… (Video)

    “Mbreti shqiptar i TikTok”/ Media britanike investigim për Aleks Vishën: Ka ngritur perandori droge, roli i të vëllait! Ndërsa Kozaku… (Video)

    Media britanike “Express UK” ka investiguar për ndikimin e lartë të atyre qe i cilëson si “fermerë të drogës”, të cilët janë bërë të famshëm në Shqipëri dhe ndiqen nga një pjesë e madhe në rrjete sociale si Tik-Tok apo Instagram, per shkak te kuriozitetit qe ngjall mënyra e tyre e jetesës.

    Në materialin e publikuar nga “Express Uk” shihet një përmbledhje materialesh Tik-Tok e Instagram, ku kryefjalë janë vëllezërit Aleks dhe Dori Vishaj.

    I ashtuquajturi “Mbreti shqiptar i TikTok”, Aleks Visha pretendon hapur në rrjetet sociale se po drejton një perandori të drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe përmes një video-live tregon se prodhon “1200, 1500 ose 2300 bimë çdo dy muaj“.

    Në një tjetër, ai thërret vëllain e tij Dor Visha i cili vetë ka mbi 100 mije ndjekës për të festuar korrjen e bimëve narkotike. Express UK zbulon edhe një video se si Aleks Visha bën një tur në fermën e tij të kanabisit në Mbretërinë e bashkuar, si dhe marifetet se si punon për rritjen e kanabisit.

    Pjesë e investigimit është dhe personazhi tjetër i njohur i TikTok, Kozak Braçi i cili nuk heziton të futet Live me persona që merren me drogë dhe madje i pyet se sa fitojnë. Ai thotë se nuk e promovon këtë stil jetese, por fton njerëz në live-t e tij pa e ditur se çfarë ata janë duke bërë në atë moment.

    “Autoritetet shqiptare dhe britanike po punojnë sëbashku për t’u hequr sa më shpejt lejen e qëndrimit në Angli të gjithë personave të përfshirë në veprimtari të tilla”, shkruan gazetari britanik i cili ka realizuar investigimin.

  • “Nesër marr valixhen dhe do iki”, Jetmiri paralajmëron ‘tërmet’ në Prime-n e nesërm

    “Nesër marr valixhen dhe do iki”, Jetmiri paralajmëron ‘tërmet’ në Prime-n e nesërm

    Një Prime i zjarrtë na pret ditën e nesërme në ‘Big Brother Vip Albania 3’.

    Përveç dinamikave që priten të diskutohen, njëri prej banorëve, Jetmiri ka paralajmëruar gjatë qëndrimit në shtëpi se nesër do t’i sqarojë të gjitha.

    Gjatë bisedës me Roza Latin, shumë i irrituar, Jetmiri thotë se nesër do ‘t’i vejë pikat mbi i’.

    BISEDA:

    Jetmiri: Do vihen pikat mbi i nesër.

    Roza: Ça po ndodh more?

    Jetmiri: Ti sqaroj nesër. Nesër marr valixhen dhe iki. Po unë nesër, jap një pau, pau, pau. Tërmet…

    Roza: Nga cili këndvështrim e ke fjalën? Nuk flas, besoj e ke kuptuar se unë nuk i shes muhabetet

    Jetmiri: Për të gjitha këndvështrimet. Të pres Prime-in nesër dhe të shoh.

    Roza: Mezi e pres, ç’do bësh…

  • Mësoni si i kursejnë paratë njerëzit e pasur, ndiqni rregullat e tyre

    Mësoni si i kursejnë paratë njerëzit e pasur, ndiqni rregullat e tyre

    Paraja na ndihmon ta bëjmë jetën e ëndrrave, nëse veç jemi duke fituar mjaftueshëm dhe duke mos shpenzuar shumë në mënyrë ekstravagante.

    Përderisa shumica e njerëzve kanë probleme t’i balancojnë shpenzimet personale me një udhëtim vjetor për t’u siguruar se do të kenë një shtrat për të fjetur dhe ushqim për të ngrënë çdo ditë, duket se shumë tjerë janë mjaft të organizuar me borxhet dhe faturat e bankës.

    Madje, shpeshherë mund ta kenë rrogën e njëjtë, por ‘loja e kursimit’ është ajo që plot njerëzve u ndihmon ta bëjnë një jetë më të mirë. Sidoqoftë, më poshtë ju sjellim disa truqe të kursimit të parave të cilat i praktikojnë njerëzit e pasur dhe që jua ndryshojnë pamjen e llogarisë së kursimit.

    Mësoni si i kursejnë paratë njerëzit e pasur, ndiqni:

    Rregulli 24-orësh

    Milionerët janë të fascinuar pas rregullit 24-orësh. Sa herë që kanë një dëshirë për të blerë diçka të shtrenjtë, ata presin 24 orë për ta marrë vendimin. Blerjet impulsive ndodhin nga nxitësit emocionalë dhe shpeshherë janë të panevojshme. Kështu, kur keni dëshirë të blini diçka, pyeteni veten se a e dëshironi atë gjë apo vërtet ju nevojitet.

    Caktoje një buxhet personal dhe respektoje

    Kjo mund t’ju duket klishe por caktimi i buxhetit ditor dhe përmbajtja e atij plani do t’ju ndihmojë të kurseni mjaft para. Ekspertët zakonisht rekomandojnë ta ndani rrogën në metodën 50/30/20 (50% të rrogës për të blerë gjëra esenciale, 30% për gjëra personale dhe 20% për kursime).

    Shpenzo në gjëra që ndihmojnë të fitosh para

    Shpenzimi i parave në gjëra që ju ndihmojnë të punoni, të kontribuoni në punën aktuale ose që jua shtojnë fitimin mujor është gjë e mirë.

    Eksperiencat nuk kanë çmim

    Milionerët bëjnë një stil pompoz të jetesës dhe sigurohen që të shtojnë shumë përvoja në kalendarin e tyre. Kjo për shkak se ata prioritet i kanë eksperiencat dhe jo gjërat materialiste. Me shumë lehtësi, milionerët do t’i zëvendësonin shpenzimet ditore për udhëtime jashtë vendit, ngjitje në shkëmbinj, zhytje, etj. Investoni në gjëra që ju bëjnë të lumtur dhe të shëndetshëm. Pasanikët sigurohen që të investojnë në gjëra që i lumturojnë ata – këtë bëjeni edhe ju.

  • Marsi, muaj më i nxehtë i shënuar në histori, ja çfarë thotë në raportin e tij Shërbimi i Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike në BE

    Marsi, muaj më i nxehtë i shënuar në histori, ja çfarë thotë në raportin e tij Shërbimi i Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike në BE

    Bota përjetoi marsin e saj më të ngrohtë në histori, tha të martën Shërbimi i Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian.

    Në fakt, secili nga 10 muajt e fundit u rendit si më i nxehti ndonjëherë, krahasuar me muajt korrespondues të viteve të mëparshme, thuhet në buletinin e tij mujor.

    Dymbëdhjetë muajt që përfunduan me marsin, u renditën gjithashtu si periudha më e nxehtë 12-mujore e regjistruar ndonjëherë në planet.

    Nga prilli 2023 deri në mars 2024, temperatura mesatare globale ishte për 1.58 gradë Celsius mbi mesataren e temperaturës në periudhën para-industriale, nga viti 1850 deri më 1900.

  • Tërmet i fuqishëm në Japoni, sa ishte magnituda

    Tërmet i fuqishëm në Japoni, sa ishte magnituda

    Ditën e sotme, Japonia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.1 në prefekturën Miyazaki dhe zona të tjera në Japoninë jugperëndimore.

    Lëkundjet u regjistruan në orën 10:25 të mëngjesit me orën lokale dhe epiqendra, ishte në bregun lindor të gadishullit Ohsumi në ishullin kryesor jugperëndimor të Kyushu, në një thellësi prej 39 kilometrash.

    Nuk ka pasur paralajmërime për rrezikun e një cunami dhe deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

  • E rëndë, futbollisti 24-vjeçar qëllohet për vdekje në një pikë karburanti

    E rëndë, futbollisti 24-vjeçar qëllohet për vdekje në një pikë karburanti

    Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku futbollisti i Luke Fleurs, është qëlluar për vdekje.

    Sipas “BBC”, të shtënat ndodhën në një pikë karburanti, në periferi të Floridës të Johanesburgut.

    Futbollisti 24-vjeçar, i cili përfaqësoi Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Tokios, ku po priste t’i shërbenin kur iu afruan persona të armatosur të panjohur, të cilët e urdhëruan të dilte nga automjeti.

    Një nga të dyshuarit u largua nga vendi i ngjarjes me veturën e Fleurs pas të shtënave.

    “Të dyshuarit i drejtuan një armë zjarri dhe e nxorrën nga automjeti i tij, më pas e qëlluan një herë në pjesën e sipërme të trupit”, tha për mediat lokale zëdhënësi i polisicës Gauteng, Mavela Masondo.

    Policia po merret me rastin dhe detaje të tjera do të jepen në orët në vijim.

    Mbrojtësi 24-vjeçar, iu bashkua Kaizer Chiefs vitin e kaluar.

    Ai më parë ka luajtur për SuperSport United.