Category: Uncategorized

  • Moderator dhe baba i dy fëmijëve, kush është banori misterioz që pritet të futet në shtëpinë e “Big Brother VIP”

    Moderator dhe baba i dy fëmijëve, kush është banori misterioz që pritet të futet në shtëpinë e “Big Brother VIP”

    Një personazh misterioz, pitet t’i bashkohet shtëpisë së “Big Brother Vip” këtë të martë.

    Personi në fjalë është djalë, por nuk ka dashur të prezantojë ende veten për publikun, duke u shfaqur me një maskë në fytyrë sot në BBV Fun Club.

    Ai ka treguar se është babai i dy fëmijëve dhe është 32-vjeç.

    “Unë jam animator, moderator dhe studioj gazetari. Jam 32-vjeç. Jam i martuar, prind i dy fëmijëve. Në BBV do sjell një standard të ri dhe do e çoj më përpara”, tha ai.

    Teksa fliste, ai tregoi se ka shumë besim tek vetja dhe i konsideron banorët e tjerë lojtarë shumë të dobët.

    Më tej ai është ndalur edhe tek çiftet e krijuara në shtëpi, Heidi-Romeo dhe Ilnisa-Meriton, për të cilët tha se asnjë prej tyre nuk ka dashuri të vërtetë.

    “S’më pëlqejnë çiftet. Dashuria nuk është e provojmë me të parë, të dytën, të tretën…Nuk është me prova. Nuk ka dashuri aty”, tha ai.

  • Pasi i thanë “Po” njëri-tjetrit, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj nuk përmbahen para kamerave, të shtrirë në shtrat, aktori i… (Video)

    Pasi i thanë “Po” njëri-tjetrit, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj nuk përmbahen para kamerave, të shtrirë në shtrat, aktori i… (Video)

    Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj, pasi u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit, u “martuan” në një lojë të organizuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

    Çifti, pasi i thanë “Po” njëri-tjetrit, kanë kaluar momente të nxehta në shtrat.

    Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj s’janë përmbajtur në krevat para kamerave duke “dhuruar” për publikun çaste romantike.

    Aktori shihet teksa qëndron në krevat pa bluze duke qëndruar sipër partneres së tij dhe shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin.

    Kujtojmë që çifti i dhanë fund romancës së tyre brenda shtëpisë, por gjetën sërish rrugën për tek njëri-tjetri.

  • Sherr i madh vetëm pak orë para “prime”-t, Egla përplaset ashpër me Riken: O e shqepme, bën si naive ti (Video)

    Sherr i madh vetëm pak orë para “prime”-t, Egla përplaset ashpër me Riken: O e shqepme, bën si naive ti (Video)

    Vetëm pak orë para spektaklit të mbrëmjes së sotme të Big Brother Vip, Egla dhe Rikja duhet se janë përplasur sërish me njëri-tjetrën.

    Teksa ndodhen në dhomën e grimit, Egla dëgjohet duke iu drejtuar Rikes me fjalë të ashpra, teksa i thotë se duhet t’i vijë turp.

    “Ngelët t’u u marrë me qimet e hundës time. Gocë e keqe, që infekton dhe gocat e tjera. ‘Më mbani akoma këtë se nuk e kam shfaqur veten akoma’. Xheloze dreqit, po plasni fare. Gocë e paformuar akoma, gruja 40 vjec. S’ke turp. Ta kam zgjat shumë me artë surratin tënd. Ti je e shqepur, nëse unë jam e qepur. Do bukë për atë gojën tënde ti? Ta jap unë! Për atë gojën tënde të shqepur. E shqepme komplet, nga koka te këmbët. Vetëm tegeli të mungon. Qepe o e shqep me. Rikja e shqepme bën si naive”, dëgjohet Egla të thotë.

    “Nuk i thash moj asgjë, ajo vazhdoi”, u shpreh Rikja.

  • “Beleri, një copë gomari, injorant”/ Avokati Ngjela: Është agjent grek (Video)

    “Beleri, një copë gomari, injorant”/ Avokati Ngjela: Është agjent grek (Video)

    Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Breaking” me Fjori Dardhën komentoi deklaratat e Fredi Belerit dhe arrestimin e Jorgo Goros.

    Lidhur me deklaratën e Belerit se arrestimi i tij është me urdhër të qeverisë, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk ka gjë në dorë, por SPAK drejtohet nga Amerika.

    Sipas Ngjelës, Fredi Beleri është agjent grek dhe përdoret nga shteti fqinj.

    “Tha Beleri arrestin ma bëri Rama, mirëpo SPAK arrestoi edhe kryetarin e Himarës. Kuptohet që Rama nuk ka gjë në dorë, SPAK-un, Amerika tha e drejtojmë ne . Beleri është një copë gomar, Beleri është injorant, s’e ke parë kur flet? Njeri pa shkollë i shkreti, por agjent i tyre, le ta marrin e ta çojnë ku të duan, këtu nuk hyn në punë. Le ta çojnë në Evropë Belerin”, tha Ngjela.

  • “Kam mamin me kancer”, historia e trishtë e Çiljetës (Video)

    “Kam mamin me kancer”, historia e trishtë e Çiljetës (Video)

    Këngëtarja e mirënjohur Çiljeta Xhilaga ka bërë një rrëfim prekës mbrëmjen e sotme në “Ferma Vip”. Në një bashkëbisedim me Elsa Lilën, Çili ka treguar se mami i saj vuan nga kanceri dhe aktualisht po ndjek seancat e kimioterapisë.

    Këngëtarja, e prekur, thotë se merakun më të madh e ka tek psikologjia e nënës së saj, në këtë kohë kur asaj po i bien flokët nga mjekimet.

    “Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po I bien flokët dhe a do e përballojë dot. I kam thënë që do i dalin prapë. I kam porositur edhe një paruke. Është në fazë kimio dhe nuk bën të marrë vitamina.

    Unë prej mamit hyra këtu, se më tha ik futu se do të shikoj 24 orë. Se unë e kisha ndarë mendjen për jo. Të gjitha takimet, me orare, me data ja kam lënë të gjitha gati. Fat i madh që kam nusen dhe çunat e xhajës në Itali se po të kishte qenë vetëm me mua nuk do ja dilnim dot. Unë më tepër isha shoqëruese psikologjike. Ikin bashkë bëjnë kimiot dhe kthehen prapë bashkë”, tha Çiljeta.

    Elsa Lila, teksa i ka shprehur mbështetjen e saj, e ka këshilluar që të kujdesen sa më shumë për psikologjinë e mamit, në këto momente dhe ta bëjnë sa më të lumtur.

    “Deri tani me sa thua ti parametrat janë shumë mirë, në këto raste, ilaçi kryesor është psikologjia. Nëse ajo është e lumtur me vajzën dhe nipin e saj…”, tha Elsa Lila.

  • Nga koteci i pulave, tek delet dhe derrkucat, Dionisi dhe Xhesika “takojnë” kafshët: Po bëjnë twerk, gomari është shumë i zgjuar (Video)

    Nga koteci i pulave, tek delet dhe derrkucat, Dionisi dhe Xhesika “takojnë” kafshët: Po bëjnë twerk, gomari është shumë i zgjuar (Video)

    Dijonis Biba dhe Xhesika Polo, pjesë e “Ferma VIP”, gjatë pasdites kanë bërë xhiro nëpër fermë, duke hyrë dhe dalë në çdo cep ku ndodhen kafshët.

    Duke dalë nga koteci i pulave, ata kanë shkuar edhe tek delet dhe derrkucat, ndërsa kanë pasur edhe një bashkëbisedim mjaft komik mes njëri-tjetrit.

    Dijonisi, teksa tenton të provojë aftësinë e Xhesikës në punë fshati, e pyet atë nëse ka mjelë ndonjë herë lopë. Mes humorit që e karakterizon, Biba thotë se ai kur ka qenë më i vogël ka mjelë gjithë lopët e fshatit, pasi gratë kishin frikë dhe i sillnin tek ai.

    Pjesë nga diskutimi:

    Dijonisi: Hajde të shikojmë se çfarë kemi tjetër, lopët…

    Xhesika: Jo, jo, lopët janë aty

    Dijonisi: Delet…oj dele

    Xhesika: Ku mi goca. Frikacaket e dreqit. Kjo është Panda. Shi si tundet, bën tëerk.

    Dijonisi: Po këtu mbrapa çfarë ka? Uuuu janë derkucat më duket. O derkuc. Kuci kuci. Sa qenka

    Xhesika: Sa të bukur që janë

    Dijonisi: Kështu do zihemi edhe ne për çmimin e madh

    Xhesika: Mos shkel ndonjë bajgë aman. Edhe lopët që kemi janë shumë të mëdha.

    Dijonisi: Ke mjelë lopë ndonjëherë? Unë kam mjelë gjithë lopët e fshatit, të gjitha gratë i sillnin tek mua se kishin frikë

    Dijonisi: Gomari është shumë i zgjuar, të betohem.

  • “Po te Saimiri do shkosh?” Familja e Egla Cenos shpërthen ashpër ndaj Ilnisës: Ke përfituar punë pa meritë, ke qenë ish e dashura e nën drejtorit…

    “Po te Saimiri do shkosh?” Familja e Egla Cenos shpërthen ashpër ndaj Ilnisës: Ke përfituar punë pa meritë, ke qenë ish e dashura e nën drejtorit…

    Pasi Egla Ceno tregoi se moderatori Saimir Kodra i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi punë, gjatë primet të së martës Ilnisa Agolli u dëgjua duke i thënë aktores: “Po te Saimiri do shkosh?”

    Rreth kësaj deklarate të gazetares kanë reaguar vetë familjarët e Eglës përmes një postimi në faqen e saj të Instagramit.

    Mes të tjerash familjarët e Eglës treguan se Ilnisa nuk ëstë përballur ndonjëherë me situata të njëjta si aktorja, pasi sipas tyre ajo është bërë e dashura e nën drejtorit duke përfituar kështu një vend pune pa meritë.

    “Ilnisa Egles: ‘Po te Sajmiri do shkosh?’ Nuk ka gjë më të shemtuar sesa të dëgjosh diçka të tillë sidomos kur janë situata kaq delikate me një tematike që prek femrat e gjithë botës. Ilnisa në këtë rast vërteton përsëri se sa e ligë është.

    Ndoshta “Ilnisat” si kjo Ilnisa në fjalë nuk kanë pasur nevojë të përballen me kto lloj traumash sepse e kane zgjidhur situatën mjaft lehtë duke u bërë e dashura e nën drejtorit dhe me këtë rast ka përfituar edhe një vend pune pa meritë. Jo të gjitha femrat e bëjnë ktë por përkundrazi respektojnë veten duke mos pranur kurrsesi një vend pune në këtë lloj forme dhe për më tepër kanë guxim të ngrejnë zërin për ta bërtitur si rast dhe për ti denoncuar kto lloj mostrash që përfitojnë nga detyra e tyre për egot dhe kënaqesine e tyre.’- kanë shkruar familjarët e aktores.

  • Merr flakë autobusi në aksin Elbasan-Tiranë, shtëllunga të mëdha tymi në zonë

    Merr flakë autobusi në aksin Elbasan-Tiranë, shtëllunga të mëdha tymi në zonë

    Një autobusi është përfshirë nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë.

    Fatmirësisht, në mjet nuk kishte pasagjerë, ndërsa shoferi ka dalë jashtë pa lëndime

    Siç shihet në foto, nga incidenti janë shkaktuar radhë të gjata trafiku.

    Sakaq, re të mëdha tymi kanë “pushtuar” zonën./albeu.com

  • Anija me 1,000 ton kimikate përmbyset ,shtatë anëtarë ekuipazhi kanë vdekur dhe dy mbeten të humbur

    Anija me 1,000 ton kimikate përmbyset ,shtatë anëtarë ekuipazhi kanë vdekur dhe dy mbeten të humbur

    Të paktën shtatë anëtarë ekuipazhi kanë vdekur dhe dy mbeten të humbur kur një transportuese “acidi akrilik” me flamur koreano-jugor është përmbysur në brigjet e Japonisë.

    Anija që mbanë rreth 1,000 ton acid sipas raportimeve, u përmbys në dukje nga deti i keq, teksa një operacioni gjerë kërkim-shpëtimi ka nisur nga autoritetet.

    Katastrofa goditi mëngjesin e sotëm në orën lokale 07.00 Nuk ka detaje për gjendjen e dy të mbijetuarve.

    Ekuipazhi i transportueses Keoyoung Sun dërgoi një sinjal alarmi teksa anija nisi të kishte probleme pranë ishujve japonezë Mutsure.

    Pamje dramatike të publikuara nga mediat vendase tregonin anijen e përmbysur dhe helikopterin mbi të duke ngritur njerëz e materiale.

    Ekuipazhi i saj përbëhej nga dy koreano-jugorë, një qytetar kinez dhe tetë indonezianë.

    Mutsure gjendet pranë ishullit kryesor të Japonisë, Honshu dhe është rreth 1,000km larg kryeqytetit Tokio.

    Zyrtarët thanë se ngarkesa e anijes ishte “acid akrilik”, shkruan The SUN.

    Ende nuk janë dalluar gjurmë rrjedhjeje të lëndës helmuese në det dhe nëse kjo ndodh do të duhet të vendosen rrethues sigurie, thane zyrtaret.

  • “Do t’i bjerë të fikët”, Romeo në grevë urie, Jul Deda shpërthen ashpër: Po bën viktimën kot nuk ka asnjë arsye për ta bërë…

    “Do t’i bjerë të fikët”, Romeo në grevë urie, Jul Deda shpërthen ashpër: Po bën viktimën kot nuk ka asnjë arsye për ta bërë…

    Romeo Veshaj po mban një grevë urie pas veprimeve të banorëve me shpërdorimin e ushqimeve.

    Sipas aktorit, asnjëri nga banorët nuk ka mbajtur qëndrim pas vërejtjes publike që morën në spektakël.

    Nga ana tjetër Jul Deda e ka quajtur veprimin e tij si viktimizim dhe sjellje për të marrë protagonizëm.

    Ai thekson se Romeo ka qenë i pari që hapi lojën me ushqime dhe tani do të dalë mire në syrin e publikut.

    Rike: Akoma është aty ai hajde ti flasim se do ti bjeri të fikët

    Juli: Po le ti bjere dhe të ik. Për çfarë po e bën çfarë arsye ka?

    Juli: Lërë se po bën viktimën kot.

    Juli: Po të thash lëre se po be viktimën kot ka nevojë për protagonizëm.