Category: Uncategorized

  • Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, autori: Nuk e njihja viktimën, konfliktin e kisha me shokun e tij

    Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, autori: Nuk e njihja viktimën, konfliktin e kisha me shokun e tij

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 19-vjeçarit Grei Bihuci, i cili mbeti i vrarë paraditen e së hënës në qendër të qytetit të Fierit.

    Këtë të mërkurë, është konfirmuar që viktima është vrarë gabimisht nga Florian Muka dhe ka ndërhyrë vetëm në momentin kur ka devijuar sherri, për t’i ndarë.

    Në këtë konflikt, ka pasur dhe dhunë fizike dhe kjo ka bërë që ai të ndërhyjë. Muka ka deklaruar se nuk e njihte viktimën dhe se konfliktin e kishte me shokun e tij.

    Sipas gazetares Valbona Davidhi, policia e konfirmon që është vrarë pa qene objektiv i një sulmi.

    Sakaq, blutë theksojnë se të rinjtë janë takuar në qendër të Fierit krejt rastësisht.

    Më herët, u raportua se një “like” në rrjetin social “Facebook” në profilin e një vajze, dyshohet të ketë qenë origjina e sherrit mes të rinjve, nga ku mbeti i vrarë Grei Bihuci.

  • “I ke ngritur shumë puplat, uli pak”/ ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, plas debat mes Ilnisa Agollit dhe Rike Rocit: Pse ke kaq tangërllik, çfarë të duket vetja ty moj

    “I ke ngritur shumë puplat, uli pak”/ ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, plas debat mes Ilnisa Agollit dhe Rike Rocit: Pse ke kaq tangërllik, çfarë të duket vetja ty moj

    Debati mes Ilnisa Agollit dhe Rike Rocit në shtëpinë e Big Brother Vip 3, është rindezur sërish. Ndërsa qëndronin në kuzhinë, Rikja i është drejtuar Ilnisës të duke i thënë se i janë ngritur shumë puplat, ndërsa Ilnisa ka tentuar ta injorojë.

    Megjithatë, Rike ka vazhduar duke e pyetur se pse ka kaq tangërllik, dhe në përgjigje Ilnisa e ka ftuar të flenë bashkë. Kjo ftesë e ka nervozuar Riken duke bërë që debati të agravojë dhe më tej.

    Rike: I ke ngritur shumë puplat, uli

    Ilnisa: Po ç’pupla me ngrit me ty

    Rike: Ej pse je kaq me tangërllik, ca të duket vetja

    Ilnisa: Një gocë që nuk shkruan te pasqyra budalliqe

    Rike: Po ti i thua budalliqet, kaq po të them, mos më nervozo

    Ilnisa: Pse çfarë ndodh kur nervozohesh

    Rike: Mos më nervozo më se nuk jam duke ta varur fare, je ti që je duke më ngacmuar

    Ilnisa: Ça ndodh, o mirësia, o engjëll i shtëpisë ti

    Ilnisa: A do vish të flemë bashkë

    Rike: Nuk të mjafton Meritoni? Do të vij dhe unë

    Ilnisa: Do të mësoj si shihen ëndrrat

    Rike: Ku di ti çfarë janë ëndrrat. Të kam thënë unë ti je si ajo çapa e fundit në pjatë që mezi presin ta marrin. Ashtu je ti, more vesh

    Ilnisa: Aty e ke  pasyrën, shkruaj ndonjë gjë

    Ilnisa: Ca të të kthesh ty përgjigje

  • Përleshje në restorant, gratë godasin me grushta njëra-tjetrën (Video)

    Përleshje në restorant, gratë godasin me grushta njëra-tjetrën (Video)

    Ditën e djeshme, një përleshje e dhunshme shpërtheu në një restorant të mbushur me njerëz në Liverpool, ndërsa gratë përdorën edhe grushtat dhe njëra u godit me një pasqyrë.

    Sipas mediave të huaja, pamjet tronditëse të përleshjes treguan një grup grash që luftonin në një restorant në Liverpool.

    Aty, ndër tjerash thuhet se një grua kapi një tjetër nga flokët dhe i ra me grushte në kokë.

    Një nënë e tmerruar mund të shihej duke mbrojtur kokën e vajzës së saj, teksa sherri shpërtheu në restorantin e bukur.

    Është e paqartë se çfarë e ndezi luftën e tmerrshme në atë që supozohej të ishte një ditë e mirë për të festuar.

  • Këmbimi valutor për ditën e sotme/ “Ngrijnë” monedhat e huaja, ja me sa shitet dhe blihet euro dhe dollari

    Këmbimi valutor për ditën e sotme/ “Ngrijnë” monedhat e huaja, ja me sa shitet dhe blihet euro dhe dollari

    Sot, më 11 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shitet 95.4 lekë.

    Euro sot blihet me 103.4 lekë, ndërsa në shitje me 104.1 lekë.

    Paundi britanik sot blihet me 121 lekë dhe shitet me 122 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 107.3 lekë, në shitje me 108.2 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70 lekë dhe në shitje me 71.3 lekë.

  • Prag tagjedie, përmbyset autobusi me nxënës, ka të plagosur

    Prag tagjedie, përmbyset autobusi me nxënës, ka të plagosur

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen Vezirkopru të provincës Samsun Turqi, ku një autobus me studentë, është përmbysur.

    Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 27 të tjerë kryesisht studentë, të cilët janë dërguar në spital.

    Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ekipi i urgjencës mjekësore.

  • Ja arsyet pse duhet të pini ujë esëll në mëngjes…

    Ja arsyet pse duhet të pini ujë esëll në mëngjes…

    Dihet që një gotë ujë është e mirë në çdo kohë, ajo që pak njerëz e dinë është se është e dobishme për shëndetin tuaj, kur e pini atë në mëngjes kur ngriheni nga shtrati.

    Uji është një lëndë ushqyese thelbësore për jetën.

    Trupi juaj varet prej tij për çdo reaksion kimik që kryen. Në fund të fundit, dihet se ajo korrespondon me rreth 75% të peshës totale të trupit tonë.

    Jeta e përditshme mund të jetë aq e shpejtë saqë thjesht harroni të pini lëngje, edhe kur jeni të etur.

    Të pish vetëm ujë me çdo vakt nuk është ideale, pasi mund të hollojë lëngjet e tretjes dhe të shqetësojë stomakun tuaj, sipas Dr. Don Colbert, autor i Eat This And Live. Kjo është arsyeja pse pirja e ujit sapo të zgjoheni është kaq ideale.

    Stomaku juaj është bosh kështu që uji nuk do të ndërhyjë në tretje.

    Mund të ndihmojë në uljen e aciditetit të stomakut

    Miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga urthi i shpeshtë, një gjendje e shkaktuar zakonisht nga nivelet e larta të acidit në stomak.

    Stomaku juaj është burimi kryesor i acidit klorhidrik në trupin tuaj dhe e sekreton atë gjatë gjithë natës. Pa ushqim në stomak për të holluar acidin, urthi ka më shumë gjasa të ndodhë në orët e mëngjesit.

    Pirja e ujit sapo të zgjoheni mund të zvogëlojë nivelin e aciditetit në stomak dhe të lehtësojë çdo simptomë të urthit.

    Ndihmon për të pasur lëvizje të rregullta të zorrëve

    Uji ndihmon në parandalimin e kapsllëkut dhe pirja e të paktën një gote ujë kur zgjoheni në mëngjes mund të ndihmojë në stimulimin e lëvizjeve të zorrëve.

    Trupi juaj varet nga kontraktimet e rregullta që ndodhin në zorrët tuaja të mëdha dhe të vogla në mënyrë që ushqimi të përthithet dhe eliminohet.

    Këto kontraktime varen nga ajo që njihet si refleksi gastrokolik. Thjesht, kur mbushni stomakun me ushqim ose pije, trupi juaj “zbulon” substancat e reja dhe i dërgon një sinjal zorrëve për të vazhduar zbrazjen. Kjo bëhet përmes lëvizjes së zorrëve. Për ta arritur këtë ju duhet mjaftueshëm ujë.

  • Vranë babain dhe inskenuan ngjarjen: Dalin pamjet kur fëmijët e Pëllumb Metës qarkullojnë me makinën e të atit pas krimit (Video)

    Vranë babain dhe inskenuan ngjarjen: Dalin pamjet kur fëmijët e Pëllumb Metës qarkullojnë me makinën e të atit pas krimit (Video)

    Kjo është makina tip Citroen e të ndjerit Pëllumb Meta 49 vjeç që del në qarkullim 14 orë pas vrasjes së tij. Automjeti drejtohej nga një prej djemve të Pëllumb Metës, të cilët vunë në zbatim planin për të inskenuar krimin.

    Emisioni Uniko në Klan Plus ka publikuar pamjet e një kamera sigurie që i përkasin datës 11 shkurt 2024, ku në rrethrrotullimin e Shëanavlashit në Durrës në orën 5:17 shfaqet automjeti Citroen me targa AA 180 YO në pronësi të Pëllumb Metës. Ky episod është regjistruar 14 orë pas vrasjes së Pëllumb Metës brenda banesës së tij.

    Makina besohet se drejtohej nga një prej djemve të Pëllumb Metës, Hyseni ose Amarildo. Në versionin e fundit në gjykatë, vajza e viktimës, Hygerta Meta deklaroi se makinën e drejtonte ajo. Por hetuesit nuk janë në gjendje ta përcaktojnë saktë për shkak të errësirës.

    Mjeti ishte drejtuar për tek Sektori Rinia, aty ku dhe u gjet nga policia. Makina ishte lënë qëllimisht aty për të krijuar idenë se Pëllumb Meta ishte zhdukur, alibi kjo që u përdor nga djali i madh i tij Hyseni, i cili bëri dhe kallëzim në polici për zhdukjen e babait pas vrasjes.

    Pak minuta pasi në kamerat e sigurisë shfaqet makina e viktimës, në orën 5:21 duket edhe një makinë tjetër, Audi A8 ngjyrë e zezë në pronës të S.B., komshi i familjes Meta.

    Mjetin ja mori në përdorim Hysen Meta, i cili ka deklaruar se në deejtim ka qenë vetë.

    Pronari i Audit ka thënë para hetuesve se shoku i tij Hyseni i kërkoi ta shoqëronte diku sepse donte të fshihte një armë.

    Por me makinën Audi u mor njëri nga fëmijët e Hysenit në Sektorin Rinia, pasi kishte braktisur aty mjetin e babait, tip Citroen.

    Për vrasjen e Pëllumb Metës janë në burg 3 fëmijët e tij; Hyseni, Hygerta dhe Amarildo.

    Ndërsa bashkëshortja e viktimës po hetohet në gjendje të lirë.

  • VIDEO/ Momenti i shpërthimit të madh me 2 viktima dhe 7 të plagosur në Lushnje

    VIDEO/ Momenti i shpërthimit të madh me 2 viktima dhe 7 të plagosur në Lushnje

    Ky është momenti i shpërthimit të fuqishëm në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela në qytetin e Lushnjes.

    Në pamje dallohet shpërthimi i fortë, teksa vala e fuqishme ka shkaktuar edhe thyerjen e xhamave përreth.

    Dy punëtorë, babë e bir, ndërruan jetë pasi vinçi ku ata ndodheshin ra në kontakt me shtyllën e tensionit të lartë, ndërsa 7 të tjerë, mes tyre edhe deputeti Çela mbetën të plagosur.

  • Publikohet VIDEO e grabitjes së supermarketit me kallashnikov në Kavajë

    Publikohet VIDEO e grabitjes së supermarketit me kallashnikov në Kavajë

    Policia e Kavajës thotë se ka gjetur armën e zjarrit tip kallashnikov me të cilën 25-vjeçari Everest Shala grabiti një supermarket mbrëmjen e djeshme në Kavajë.

    Në videon e publikuar nga policia, shihet teksa i riu me kapuç në kokë, ka kërcënuar me kallashnikov shitëset e supermarketit dhe më pas është larguar me një shumë parash me vete.

    Njoftimi i Policsë:

    Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit kallashnikov që përdori 25-vjeçari për të kërcënuar shitësen e marketit ku mori një shumë parash.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Sektorit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, pas identifikimit, kapjes dhe prangosjes së autorit të vjedhjes nën kërcënimin e armës, vijuan punën për sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes.

    Si rezultat i veprimeve të thelluara, Policia bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov, të cilën autori i dyshuar e kishte hedhur në një kanal me ujë, në Qerret, Kavajë.

  • Luizi surprizon Kiarën me një dhuratë “luksoze” në Prishtinë (Video)

    Luizi surprizon Kiarën me një dhuratë “luksoze” në Prishtinë (Video)

    Luizi dhe Kiara vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar.

    Moderatorja është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe çifti ndajnë me fansat çdo detaj nga përditshmëria e tyre.

    Së fundmi këngëtari e ka surprizuar Kiarën duke i bërë dhuratë një makinë.

    Ata kanë qenë në Prishtinë ku duket se do të kalojnë disa ditë pushimi.

    Luizi do t’i shtojë makinës një detaj të personalizuar për Kiarën dhe për këtë ka kërkuar ide nga fansat në një “Ask me a question”.

    “Përshëndetje të tanve, jam në Prishtinë dhe kam ardhur, dihet me kë. I kam bo dhuratë një makinë, e gëzoftë o Zot. Du prej jush me mçu sugjerime për targë të personalizuar. Unë desha me ia vu 07 Kiara”, thotë ai.