Category: Uncategorized

  • Familja që donte të lidhte krushqi me Pëllumb Metën: Ai nuk pranonte ta fejonte, donte që …

    Familja që donte të lidhte krushqi me Pëllumb Metën: Ai nuk pranonte ta fejonte, donte që …

    Vrasja dhe groposja e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij ka tronditur opinionin publik.

    Në deklaratën e tyre djali dhe vajza e viktimës janë shprehur se e planifikuan e ndërmorrën aktin kriminal për shkak të sjelljes së dhunshme të babait të tyre dhe vendimit të tij për ta fejuar të bijën.

    Sipas autorëve të ngjarjës së rëndë, Pëllumb Meta këmbëngulte ta fejonte vajzëne tij pavarësisht kundërshtimit të saj. Ndërkohë që detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore ku thuhet se ai kundërshtonte pasi vajza do të vazhdonte shkollën.

    “Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O Q. , R. Q. E. Q. ku shtetësja E. Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar”, thuhet në dosje.

    Në dosje theksohet se në vijim të marrjes së deklarimit nga shtetësja Hygerta Meta, referuar provës predhë armë zjarri gjetur tek divani, ajo deklaron faktin që nuk ishin të vërteta gjithë deklarimet që kishte dhënë më parë, por që vrasjen e babait e kishte realizuar ajo së bashku me vëllanë e madh Hysenin. Kishin kohë që kishin problem me babanë dhe nga shqetësimi që u krijonte duke i fyer e bullizuar menduan ta vrisnin atë.

  • Granit Xhaka realizon super gol nga distanca për Bayer Leverkusenin (Video)

    Granit Xhaka realizon super gol nga distanca për Bayer Leverkusenin (Video)

    Granit Xhaka ka shënuar golin e parë me fanellën e Bayer Leverkusen në Bundesliga.

    Në ndeshjen mes Bayer Leverkusen dhe Mainz përballja u hap që në minutën e tretë.

    Një top i kthyer nga mbrojtja erdhi në këmbët e Granit Xhakës që me një goditje të bukur nga mbi 20 metra la të shtangur portierin.

    Por pas katër minutash rezultati u barazua nga Mainz.

    Ky ishte goli i parë për Granit Xhakën në Bundesliga me fanellën e Bayer Leverkusen që janë lider dhe në rrugë të mirë për tu shpallur kampion.

  • Aktori më i njohur i ditëve të sotme jeton i izoluar: Nuk ka internet në shtëpi dhe nuk përdor celular

    Aktori më i njohur i ditëve të sotme jeton i izoluar: Nuk ka internet në shtëpi dhe nuk përdor celular

    Personazhi kryesor i filmit Oppenheimer dhe njëherësh aktori më i njohur i ditëve të some, Cillian Murphy jeton një jetë të izoluar dhe nuk i pëlqen teknologjia.

    Ai jeton në zonën Monkstown të Dublinit, Irlandë me gruan e tij Yvonne McGuinness, me të cilën është martuar që nga viti 2004, shkruan IrishMirror. Ata jetojnë në një shtëpi e cila nuk ka internet, për të cilën Cillian shpenzoi 1.7 milion euro.

    Murphy i shmanget përdorimit të teknologjisë në shtëpinë e tij, pa telefon si dhe pa internet.

    Producentja e filmit Oppenheimer, Emma Thomas e cila gjithashtu është gruaja e regjisorit Christopher Nolan tregoi për periudhën kur tentoi ta telefononte Murphyn në shtëpi për t’i treguar se e kishte fituar rolin kryesor në film.

    Filmi i Christopher Nolan, Oppenheimer që ngërthen ngjarjen e ndërtimit të bombës së parë bërthamore në botë është i nominuar në një sërë kategorish për Oscars këtë vit, përfshirë edhe në kategorinë kryesore.

    Aktori Cillian Murphy që portretizon rolin e kreut të Projektit Manhattan, Robert Oppenheimer, është gjithashtu i nominuar në kategorinë “Aktori më i mirë”.

    Ky do të ishte një sukses padyshim i madh për Murphyn nëse do ta arrinte të fitonte këtë çmim në Oscars.

    Aktori irlandez, është aktori më i përfolur i ditëve të sotme dhe famën e tij kulminante e kishte arritur edhe në serinë Peaky Blinders, në rolin e Thomas Shelby.

  • Dyfishohen aksidentet në vend, viti ka nisur dy herë me më shumë ngjarje në rrugë por më pak…

    Dyfishohen aksidentet në vend, viti ka nisur dy herë me më shumë ngjarje në rrugë por më pak…

    Viti 2024 ka nisur me dyfishin të aksidenteve rrugore.

    Sipas INSTAT nga këto ngjarje fatmirësisht ka pasur më pak viktima, por është rritur në shifra rekord numri i udhëtarëve që janë dëmtuar.

    Lezha duket se ka pasur më shumë raste, e ndjekur më pas nga elbasani

    Muaji janar ka nisur me një dyfishim të aksidente në rrugët e shqipërisë, nga 119 që ishte vitin e shkuar në 229 në nisje të këtij viti.

    Madje sipas të dhënave të instat është numri më i lartë që prej vitit 2019.

    Megjithatë raportohet se ka një rënie të viktimave me 11 të tilla cka shënon numrin më të ulët në 6 vite.

  • Altin Çoku akuzohet se shtyu 27-vjeçaren të kryente vetëvrasje, ja çfarë kërkon Prokuroria

    Altin Çoku akuzohet se shtyu 27-vjeçaren të kryente vetëvrasje, ja çfarë kërkon Prokuroria

    Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatën e Tiranës kërkesën për masën e sigurisë ndaj Altin Çokut i arrestuar disa ditë më parë, pas vetëvrasjes së 27-vjeçares nga Kamza.

    Ai akuzohet për shkaktim vetëvrasjeje të së resë.

  • Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, Altin Çoku: Nuk bëj burg se jam budalla me letra!

    Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, Altin Çoku: Nuk bëj burg se jam budalla me letra!

    Altin Çoku, 39-vjeçari i arrestuar këtë të hënë i akuzuar se kishte shtyrë drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare, nënë e një fëmije të mitur. Çoku i kishte shpërndarë asaj një fotografi intime që dyshohet se ishte bërë në një hotel. 27-vjeçarja po kalonte një moment të vështirë pasi ishte ndarë nga bashkëshorti dhe ishte punësuar si pastruese.

    Ka qenë vetë Çoku që e kishte pranuar se foto kishte dalë nga telefoni i tij, por ishte munduar të shfajësohet duke thënë në një video “live” në Tik-Tok se fotografinë ia kishte marrë një shok nga celulari në momentin që ky ishte larguar nga tavolina për të shkuar në tualet.

    “Cuca huj është nda më burrë dhe ka tentu 2 herë me mbyt veten. Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok, duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod.

    Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku…

    Gjynah për gocën e huaj, po ajo vetit ja ka bo. Se vetë i ka hëngër by*ha me bo foto. Nuk është t’u më rrujt k**i për të” – thotë Çoku.

    Por së fundmi, një tjetër video e tij është përhapur në rrjetet sociale. Pasi e kanë vënë në vështirësi teksa i kanë përmendur se mund të përfundojë në burg, ai ka thënë se është “budalla” me letra.

    “Kam letrat si i sëmurë mendor. Kam dokumentet o shok, unë jam budall, maksimumi 3 ditë burg bëj se kam letrat si i sëmurë mendor”, – dëgjohet t’u thotë ai ndjekësve të tij Altin Çoku.

  • “Gëzuar Shën Valentinin”/ Flori Mumajesi habit me gjestin epik ndaj ish-banores së ‘BBV2’ dhe bën lëmsh rrjetin (Foto)

    “Gëzuar Shën Valentinin”/ Flori Mumajesi habit me gjestin epik ndaj ish-banores së ‘BBV2’ dhe bën lëmsh rrjetin (Foto)

    Këngëtari, njëherësh edhe kandautori, Flori Mumajesi ndonëse shfaqet rrallë në media, gjithmonë krijon lajm duke bërë lëmsh ndjekësit.

    Së fundmi, këngëtari ka postuar një foto provokuese me ish-banoren e ‘Big Brother VIP 2’, Efi Dhedhes.

    Në foto shfaqet këngëtari duke e puthur në faqe, ndërsa Efi e ka shoqëruar postimin e saj duke ironizuar me fjalët: “Gëzuar Shën Valentinin”.

    Mumajesi është përfolur për një lidhje me gazetaren nga Kosova, Liberta Spahiu, por asnjëri nga të dy nuk e ka konfirmuar.

  • Ky është çifti që u aksidentua sot. Gruaja humbi jetën, bashkëshorti në luftë me vdekjen

    Ky është çifti që u aksidentua sot. Gruaja humbi jetën, bashkëshorti në luftë me vdekjen

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi sot në Memaliaj.

    Dy personat në foto, janë burrë e grua, Dhoksi Mango, 40 vjeç, e cila ishte pasagjere dhe nuk mundi ti mbijetojë dot plagëve të marra dhe Ledian Ibrahimi, i cili ndodhet në spitalin e Gjirokastrës në luftë me jetën.

    Makina e tyre u përplas kokë më kokë, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e njërit prej mjeteve në rrugë.

    Lagështia në rrugë dhe shiu i rrëmbyer ka vështirësuar manovrimin për mjetin “Ford” ku gjendej 40-vjeçarja që ka humbur jetën.

  • Çfarë ndodhi? Roza Lati shpërthen në lot dhe i jep ‘goditjen’ e fortë…(Video)

    Çfarë ndodhi? Roza Lati shpërthen në lot dhe i jep ‘goditjen’ e fortë…(Video)

    Mbrëmë Roza Lati ka përjetuar një moment dobësie, ku e shtrirë në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, ajo flet për jetën dhe zhgënjimet që ka pasur nga shoqëria.

    Në formë poezie ajo tregon se çfarë ka ndodhur me miqësitë e saj.

    “Të gjitha shoqet më kanë zhgënjyer, njëra mbas tjetrës me radhë, kanë përfituar nga mirësjellja. U kam dhënë shpirtin dhe gjithçka dhe më kanë shitur sa kanë gjetur mundësinë. Kam veç një Klaudia dhe një Olta, një Dasara dhe një Sid, kam mbajtur afër shoqe pafund”, tregon moderatorja e njohur.

  • Sekuestrohen pasuri me vlerë 450 mijë euro në Elbasan

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 450 mijë euro në Elbasan

    Në kuadër të operacionit ‘Real Estate 2′, sekuestrohet 1 apartament dhe 1 lokal në pronësi Sajmir Alterziut dhe Edison Gashit.

    Pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve të dënuar në Itali, për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion’ janë sekuestruar në Elbasan.

    “Finalizohet operacioni policor i koduar “Real Estate 2”.

    Sekuestrohen pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve të dënuar në Itali, për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion.

    Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i hetimeve pasurore të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, me qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u zhvillua operacioni policor i koduar “Real Estate 2”, gjatë të cilit, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Elbasanit, u sekuestruan:

    •1 apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”;