Category: Uncategorized

  • Vrasja e ekonomistit dhe plagosja e pronarit të firmës së inerteve, RENEA dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë në vendngjarje! Ç’ndodhi në Kurbin

    Vrasja e ekonomistit dhe plagosja e pronarit të firmës së inerteve, RENEA dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë në vendngjarje! Ç’ndodhi në Kurbin

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ku ekonomisti i një firme ku përpunohen inerte është vrarë me armë zjarri, ndërsa është plagosur pronari.

    Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea raportohet se kanë shkuar në vendngjarje në ndihmë të policisë vendore që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Krimi ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në fshatin Gurez. Ekonomisti i firmës me iniciale S. M, rreth 70 vjec, ka humbur jetën, ndërsa është plagosur pronari me iniciale A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

  • Parashikimi i motit për sot, ja çfarë pritet të ndodhe me temperaturat

    Parashikimi i motit për sot, ja çfarë pritet të ndodhe me temperaturat

    Ditën e shtunë vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.

    Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës si dhe alternime vranësirash të cilat vijnë në shtim pas mesditës.

    Reshjet do të jenë të dobta në veriperëndim ndërsa pritet që intensiteti I tyre të shtohet në orët e vona të mbrëmjes

  • I fundit! Përfshihet nga flakët banesa në Malësi të Madhe, zbardhen dyshimet e para

    I fundit! Përfshihet nga flakët banesa në Malësi të Madhe, zbardhen dyshimet e para

    Në Malësi të Madhe është përfshirë nga flakët një banesë ku për pasojë ka marrë plagë në trup një 61-vjeçare. Raportohet se ngjarja ndodhi në fshatin Omaraj rreth orës 10:20.

    Njoftimi i policisë:

    “Rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. M., 61 vjeçe, në fshatin Omaraj, Malësi e Madhe. Nga flakët është dëmtuar kjo shtetase dhe si pasojë po merr asistencë mjekësore në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Panik në Tiranë, një person i armatosur kërcënon punonjësit dhe…

    Panik në Tiranë, një person i armatosur kërcënon punonjësit dhe…

    Një dyqan me celularë ka rënë pre e vjedhjes.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Myslym Shyri’, në Tiranë.

    Mësohet se autori ka qenë i maskuar dhe dyshohet se edhe ka pasur armë më vete.

    Personi dyshohet që ka qenë i armatosur, ka hyrë brenda dyqanit dhe ka arritur të marrë rreth 15 celulare.

  • Aksident i rëndë në vend, humb jetën një person

    Aksident i rëndë në vend, humb jetën një person

    Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Ksamil.

    Raportohet se për pasojë një person ka ndërruar jetë nga aksidenti që ndodhi në vendin e quajtur “Kanali i Cukës”.

    Sakaq, Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

  • Lëkundje tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

    Lëkundje tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

    Mëngjesin e kësaj të enjteje, një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter, është regjistruar në Shqipëri.

    Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti është regjistruar në orën 06:32 në qarkun e Elbasanit.

    Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për pasoja në njerëz apo dëme materiale.

  • Del nga pishina pa të brendshme, Arta ‘i çmend’ të gjithë me format sensuale (Video)

    Del nga pishina pa të brendshme, Arta ‘i çmend’ të gjithë me format sensuale (Video)

    Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

    Romeo dhe Lisi i planifikuan sot një ‘kurth’ Artës për ta hedhur në pishinë me rroba.

    Teksa Romeo i ka marrë vëmendjen dhe gjeti justifikim për t’i hequr mikrofonin, aty Lisi e shtyn papritur duke e hedhur në pishinë.

    Për shkak se ishte me rroba, fustani nude që kishte veshur për shkak të ujit u bë transparent dhe në momentin që doli nga pishina përveç se i ‘çmendi’ të gjithë me format trupore, u duk se nuk kishte veshur të brendshme.

  • Aksidenti tragjik i të rinjve, ky është 18-vjeçari që humbi jetën. Reagon kryebashkiaku Belba

    Aksidenti tragjik i të rinjve, ky është 18-vjeçari që humbi jetën. Reagon kryebashkiaku Belba

    Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku ka mbetur viktimë një 18-vjeçar.

    Bëhet e ditur se makina që drejtohej nga 21-vjeçari Meglind Zeneli ka dalë nga rruga dhe për pasojë pasagjeri 18-vjeçar Dorian Belba ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, Gerald Verçani 19 vjeç, Janikos Shyti 20 vjeç, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

  • Mburrej në Big Brother se kishte rrahur gruan, reagon Klodian Duro: Doja të bëja …

    Mburrej në Big Brother se kishte rrahur gruan, reagon Klodian Duro: Doja të bëja …

    Klodian Duro është përjashtuar nga BB VIP pas deklaratave të tij mbrëmjen e djeshme, ku pranonte dhunën ndaj gruas e shprehej se mund të dhunonte e banorët lehtësisht.

    Pas largimit, Duro ka reaguar në rrjetet sociale, ku thotë;“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në ‘Big Brother VIP’ është ndërprerë sot.

    Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit,” shkruan ai.

    “Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtet dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’,” vijon më tej.

    “Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve.”

  • As epidemitë jo kaq! 10 të vetëvrarë vetëm në Lushnjë!

    As epidemitë jo kaq! 10 të vetëvrarë vetëm në Lushnjë!

    Shifrat sipas autoriteteve kanë qenë në rritje në të gjithë qarkun, ndërsa asnjë prej rasteve nuk është zbardhur nga ana e autoriteteve.

    10 persona u vetëvranë vetëm në Lushnjë për vitin 2023.

    Shifrat sipas autoriteteve kanë qenë në rritje në të gjithë qarkun, ndërsa asnjë prej rasteve nuk është zbardhur nga ana e autoriteteve.

    Rritja e numrit të vetëvrasjeve në qarkun e Fierit është kthyer në një shqetësim. Por edhe pse shifrat janë tejet të larta për këtë fenomen, asnjë rast nuk është zbardhur nga ana e autoriteteve.

    Vetëvrasjet më të shumta ndërmerren nga moshat e reja. Jorjeta Sinjari, psikologe ne bashkinë e Lushnjës shprehet se pavarësisht fushatave sensibilizuese që janë ndërmarrë shifrat vijojnë të jenë në rritje.

    “Në moshën e adoleshencës e shohim që të rinjtë në ditë e sotme e shohin si një zgjidhje më të lehtë për të shkuar drejt kësaj rruge. Janë një kompleks arsyesh, probleme psikologjike që janë të rëndësishme, ekonomike ose sociale”, tha Jorjeta Sinjari.

    Vetëm në Lushnjë u bënë 10 vetëvrasje gjatë vitit 2023.