Category: Uncategorized

  • U ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës, disa të arrestuar për vrasjen e Gëzim Sinomataj

    U ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës, disa të arrestuar për vrasjen e Gëzim Sinomataj

    Vlora u trondit në orët e vona të mbrëmjes së 7 janarit, kur 23-vjeçari Gëzim Sinomataj u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij teksa pinte cigare.

    Autorët, të cilët dyshohet se janë 3 u larguan të ndihmuar nga errësira dhe dogjën makiën e tyre tip “BMË” të përdorur në krim. Teksa kanë kalaur 4 ditë nga ngjarja e rëndë, mëson se policia e Vlorës ka arrestuar disa persona në lidhje me ngjarjen e rëndë.

    Identiteti dhe numri i personave të arrestuar nuk bëhet ende i ditur.

    Si ndodhi krimi që tronditi Vlorën

    Gëzim Sinomati, i pagëzuar me emrin e xhaxhait të tij, vrarë në 1997, gjatë një përplasje bandash, po qëndronte në ballkon, pranë Poliklinikës së Vlorës, kur e qelluan me plumb në kokë.

    Ekzekutimi besohet u bë me snajper. Disa minuta më vonë, policia gjeti një makinë tip “BMË” duke u djegur në lagjen “24 maji” e cila besohet se i përket autorëve. Policia po heton dy pista. Mendohet se ekzekutimi të jetë bërë nga makina tip “BMW” e cila ishte e parkuar poshtë pallatit ose nga ndonjë objekt përballë.

    Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22:00, (7 janar 2024) energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë.Duket se kjo gjë e nxori në ballkon për të pirë cigare 22 vjeçarin që u vra. Nuk dihet nëse, ikja e dritave ka qenë e qellimshme, apo rastësi. Dyshohet për tre autorë, njeri ekzekutuesi, kurse makina rezultoi me targa të dubluara në fushë-Krujë.

    22 vjeçari kishte ardhur nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri më nënën e divorcuar. Edhe pse kanë kalaur dy ditë nga ngjarja policia nuk ka asnjë gjurmë nga autorët të cilët përfituar nga errësira dhe u larguan. As arma e krimit dhe nuk është gjetur dhe gjithashtu mungojnë edhe gëzhojat në vendin e krimit.

  • Pamje nga kamerat e sigurisë, si ndodhi plagosja me thikë mes shqiptarëve në Greqi, qytetarët tmerrohen

    Pamje nga kamerat e sigurisë, si ndodhi plagosja me thikë mes shqiptarëve në Greqi, qytetarët tmerrohen

    TOP CHANNEL siguron pamjet ekskluzive

    Top Channel ka siguruar pamje ekskluzive nga plagosja me thikë në Pire të Greqisë pas një sherri banal mes dy shqiptarëve,

    Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në Pire dhe në pamjet që janë siguruar, duken dy personat që përleshen mes tyre, ndërsa njëri prej tyre nxjerr një thikë dhe qëllon disa herë mbi viktimën Artur Mitro nga Berati.

    Sipas informacioneve, ai mori plagë të lehta dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

  • Shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të pasurohen në vitin 2024, yjet rreshtohen në favorin e tyre

    Shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të pasurohen në vitin 2024, yjet rreshtohen në favorin e tyre

    Jeni një nga ato shenjat me fat të zodiakut që do të fitojnë më shumë para në vitin 2024? Realisht, të gjithë duan të kenë parashikimet më të mira financiare. Megjithatë, do të jenë vetëm katër shenja, yjet e të cilave do të rreshtohen në favor të tyre në këtë sektor.

    Shikoni më poshtë se cilat janë ato:

    Demi

    Bëhuni gati për një jackpot kozmik. Lidhja Jupiter-Uran në shenjën tuaj më 21 Prill sjell një periudhë me perspektiva financiare emocionuese. Ky rreshtim qiellor është si një fitim i papritur kozmik dhe mund ta bëjë vitin tuaj edhe më të mirë. Në botën e astrologjisë, ky është një fenomen i rrallë, që tregon mundësi përparimi për përfitime financiare. Demi marrin gjithmonë vendimet e duhura për sa i përket financave. Kjo është arsyeja pse ata mund të kursejnë dhe investojnë paratë e tyre siç duhet. Yjet po rreshtohen në favorin tuaj dhe ju takon të shfrytëzoni mundësitë që ju janë paraqitur dhe t’i ktheni ato në thesare.

    Peshorja

    Përgatituni për një kthesë interesante të ngjarjeve rreth 2 qershorit, ndërsa Trini Jupiter-Pluton dhe Lidhja Diell-Venus hyjnë në jetën tuaj. Talentet tuaja njihen dhe perspektivat për përfitime financiare rriten. Jeta juaj profesionale mund të marrë një kthesë emocionuese, duke çuar në rritjen e pasurisë. Energjia pozitive që ju rrethon në vitin 2024 ju inkurajon të besoni në talentet tuaja dhe të shfrytëzoni mundësitë që ju ofrohen. Ndërsa paratë mund të mos jenë qëllimi juaj kryesor, sigurisht që do të jetë një efekt anësor shumë i këndshëm.

    Bricjapi

    Yjet po rreshtohen, duke sjellë ndryshime emocionuese në financat tuaja në gjysmën e parë të 2024. Plutoni është gati të revolucionarizojë financat tuaja. Së bashku me praninë mbështetëse të Jupiterit, Uranit, Saturnit dhe Neptunit, këto ndryshime kanë më shumë gjasa të funksionojnë në favorin tuaj. Ky është një vit për të marrë ambiciet tuaja dhe për t’i kthyer ato në pasuri të prekshme. Pra, mos hezitoni të merrni rreziqe të llogaritura, të kërkoni mundësi të reja dhe të përqafoni ndryshimin. Ndërsa pasurimi nuk është kurrë i garantuar, universi po ju nxit të jeni më të guximshëm dhe më aktivë në ndjekjen e qëllimeve tuaja financiare.

    Peshqit

    Kujdesuni për shëndetin dhe psikologjinë tuaj dhe si rezultat i shumë kërkimeve tuaja të brendshme dhe zhvillimit personal, keni arritur në atë që dëshironi. Në vitin e ri mund të filloni një biznes të ri ose të gjeni mënyra që do t’ju sjellin më shumë para. Në vitin 2024 Dashi do të kalojë tranzit në shtëpinë tuaj të dytë, shtëpinë e pasurisë materiale dhe financave personale, duke sjellë mundësi të lidhura me paratë që janë më në përputhje me vlerat tuaja. eklipset e ardhshme të vitit 2024 do t’ju ndihmojnë të përafroni intuitivisht me qëllimet tuaja financiare, ndërkohë që cikli i tyre tashmë ka filluar që nga eklipsi i tetorit të kaluar.

  • Shuhet deputeti i njohur dy ditë pas atakut kardiak që pësoi në Parlament

    Shuhet deputeti i njohur dy ditë pas atakut kardiak që pësoi në Parlament

    Ka ndërruar jetë deputet i opozitës turke, dy ditë pas një ataku kardiak të papritur që pësoi teksa fliste në parlament për Izraelin, dhe lidhjet e tij me partinë e Erdogan.

    53 vjeçari Hasan Bitmez, deputet i partisë Islamiste Saadet Partisi, ose Partia e Lumturisë, ka vdekur në spitalin e Ankarasë, njoftonte ministri i shëndetësisë Fahrettin Koca.

    Bitmez humbi ndjenjat papritur në foltoren e Asamblesë pasi foli rreth 20 minuta të martën. Ai u ndihmua nga deputetët e tjerë kur humbi ndjenjat para se të dërgohej në spital në gjendje “shumë të rëndë”.

    Në fjalimin e tij që u ndërpre papritur nga ataku kardiak, ai akuzonte Izraelin për humbjet e jetëve në Palestinë dhe mbante një pankartë ku shkruhej: “Izraeli vrasës/ Bashkëpunëtori i tij, AKP”, duke iu referuar partisë së presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

  • “Zemra punon…”- Beniada Nishani në një romancë të re? Modelja zbulon detaje rreth jetës private

    “Zemra punon…”- Beniada Nishani në një romancë të re? Modelja zbulon detaje rreth jetës private

    Modelja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Beniada Nishani pak kohë më parë i ka dhënë fund lidhjes së saj me biznesmenin e njohur.

    Që prej asaj kohe, nuk dihet rreth jetës private të ish banores së Big Borther VIP1.

    Mirëpo gjatë një interviste të zhvilluar në premirën e filmi “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë protagonistët kryesorë, modelja ka nxitur aludimet se tashmë një mashkull tjetër është në jetën e Beniadës.

    Pjesë nga intervista

    Gazetari: Si i ke punët me zemrën?

    Beniada: Shumë mirë, zemra punon është shumë ok. Dashuria për familjen, për jetën, për shoqërinë.

    Gazetari: Po lëri këto Beniada tani, unë kam lexuar që je ndarë

    Beniada: Oo akoma në kohën e qepës, kanë kaluar 10 vite ndërkohë

    Gazetari: Po tani ke ndonjë të ri?

    Beniada: Kush e di, kush e di! Kush do jetojë, do ta shohë (qesh)

  • Bashkëshortja e Kaney West nuk ndal PROVOKIMET, pothuajse lakuriq në daljen e saj të re! (Video)

    Bashkëshortja e Kaney West nuk ndal PROVOKIMET, pothuajse lakuriq në daljen e saj të re! (Video)

    Përveçse është bashkëshortja e Kanye West, Bianca Sensori ka bërë bujë edhe për paraqitjet e saj pothuajse nudo.

    Në më të fundit, arkitektja 27-vjeçare është parë me reperin në Miami.

    Italiania provokoi sërish teksa zgjodhi të vishte një trupore trasparente në nuancën e tokës, e cila është e tejdukshme, duke i zbuluar gjoksin.

    “Gruaja” e Kanye West e lindur në një familje kriminele, zbulohet e shkuara e ‘errët’ e prejardhjes së arkitektes!

    Përpara West, Sensory ecën duke mbajtur një arush pelushi të madh të bardhë, ndërsa të gjithë bëjnë video të saj. West po e ndiqte i veshur me të bardha, me pjesën më të madhe të fytyrës të mbuluar.

    Në natën e tyre jashtë, Sensory thjesht veshi një bikini me shkëlqim dhe një kapele të ngjashme në kokë. Ajo sërish mban në duar një arush pelushi.

    Çifti duken të dashuruar, duke mohuar zërat se janë në prag të ndarjes, siç raportohet së fundmi. Pavarësisht kësaj, bashkëshortja e Kanye West nuk është një nga fytyrat më të dashura të show biz-it të huaj, pasi prania e saj në publik shpesh është komentuar si “vulgare” dhe “e pahijshme”.

  • “Kemi kaluar stuhi dhe dallgë”, Agron Llakaj si rrallëherë për bashkëshorten: Ajo sakrifikoi, i lutem Zotit…

    “Kemi kaluar stuhi dhe dallgë”, Agron Llakaj si rrallëherë për bashkëshorten: Ajo sakrifikoi, i lutem Zotit…

    Aktori i mirënjohur, Agron Llakaj, ishte mëngjesin e kësaj të enjte i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku ka folur për rolin e tij në filmin “5 Herë Jo”.

    Filmi ka si protagonistë një nga çiftet më të dashura dhe të komentuara, Bora Zemanin dhe Donald Veshajn. Zyrtarisht Premiera Absolute e filmit do të mbahet në Cineplexx më 12 Dhjetor në orën 19:30. Ndërkohë duke filluar nga 13 Dhjetor do të jetë në kinema.

    Gjatë intervistës, Llakaj ka folur edhe për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së tij, Kostandinës…

    “Ne kemi një shprehje: që domatja të rritet, ka nevojë për hurin. Që unë jam ngjitur lart, baza ka qenë Kostandina. Ajo ka rritur fëmijët tanë, sakrifikoi që unë të bëhesha aktor. Nuk jemi çifti i përsosur, kemi pasur dhe zënka. Kemi kaluar stuhi dhe dallgë. I lutem Zotit që ta kem pranë sa më gjatë e të ketë shëndet”, tha aktori i mirënjohur.

    Ti je shumë i lidhur me familjen, me fëmijët dhe nipërit e mbesat. A do të doje që ata të ndiqnin rrugën tënde të artit?

    “Jam rritur në një familje të madhe, ishim 7 fëmijë. Baza për suksesin është familja. Të ndihesh i rrethuar nga familja, është dhurata më e madhe. Unë nuk u imponoj atyre asgjë. Nëse Zoti ka vendosur që diçka nga unë ta trashëgojë te nipërit dhe mbesat, le të vijë natyrshëm.

    Lufta e artistit është që të përsosesh. Është një art që e dashuroj, jetoj me këtë art, jo vetëm ushqehem. Kur kthen kokën mbrapa sheh një punë të jashtëzakonshme. Arti nuk ka moshë. Shoh që tani ka humbur interesi te libri. Nuk është një e ardhme e shëndoshë e një shoqërie të shëndoshë. Humori ka fuqi. E unë mundohem që të kem kontributin tim te kjo”, tha Llakaj.

  • “iNews”: Shqipëria mes nëntë destinacioneve të përballueshme për pushime në janar

    “iNews”: Shqipëria mes nëntë destinacioneve të përballueshme për pushime në janar

    Janari nuk duhet përjetuar si një muaj i zymtë, veçanërisht kur koha është kaq e mirë për të udhëtuar. Shijoni një udhëtim në një nga këto nëntë destinacionet me kosto efektive, shkruan Sarah Holt në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “iNews”.

    Këto janë disa nga destinacionet e përballueshme për pushime në janar, të cilat ju rekomandojmë të zgjidhni për Vitin e Ri; Shqipëria, Portugalia, Maroku, Turqia, Malta, Qipro, Tunizia, Ras Al Khaimah, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlanda.

    Shqipëria

    Kompania e udhëtimeve online “Opodo” raportoi se prenotimet për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë u rritën me 78 për qind vitin e kaluar, duke e klasifikuar qytetin si një nga vendet më të përballueshme për të pushuar në janar.

    Pikat kryesore të vizitës përfshijnë udhëtimet me teleferik në malin e Dajtit që rrethojnë qytetin, ku mund të shihni pamjet e pyjeve dhe fermave.

    Gjithashtu ju mund të shëtisni rreth Parkut të Madh të Tiranës, një park publik prej 289 hektarësh, vizitoni muzeun Bunk’Art dhe zbuloni se si ishte jeta e qytetit në epokën komuniste.

    Vizitorët mund të bëjnë edhe udhëtime ditore në qytete si Durrësi, apo Berati, një nga qytetet më të vjetra në botë me arkitekturë osmane, me një histori 2500-vjeçare, i përfshirë në listën e Unesco-s.

    Në juglindje, ofrohen vendpushimet më të mira të skive. Ne ju rekomandojmë resortin Ski-Pista Bigëll, në fshatin Dardhë.

    Qëndrimet në hotelet me pesë yje në Tiranë fillojnë nga 110 euro në natë.

    Ju mund të vizitoni Pazarin e Ri të qytetit dhe të shijoni një pije duke u ngrohur në një nga baret, kafenetë dhe restorantet aty pranë.

  • Naim Murseli e vrau gruan e tij për 20 milionë euro!

    Naim Murseli e vrau gruan e tij për 20 milionë euro!

    Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në prishtunë ku një 30 vjeçare e identifikuar si Liridona Ademaj Murseli ka tronditur rëndë opinionin public.

    Pas hetimeve nga policia u hodhën dyshimet e vrajsa e të resë ishtë e inskenuar e gjithë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Murseli dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, nënë e dy fëmijëve. Sipas mediave, Murseli ka pranuar para organeve të drejtësisë organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt.

    Por cila ishte arsyeja që e nxiti atë drejt kësaj vepre kriminale e monstruoze?

    Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Naim Murseli para disa kohësh i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze.

    Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro.

    Naim Murseli duke qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese dhe mund të jetë inspiruar që të organizojë fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij.

    Murseli ende s’ka treguar para organeve të drejtësisë arsyen që ka bërë këtë krim, por një nga pistat e besueshme mund të jetë kjo, bazuar në burime të afërta me ish-çiftin.

    Policia e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar armën me të cilën u qëllua për vdekje Ademaj si dhe 19 fishekë, ndërsa është sekuestruar edhe makina e porositësit të krimit Naim Murseli.

  • Doktori i njohur zbulon arsyen: Përse shkoni shpesh në tualet gjatë natës

    Doktori i njohur zbulon arsyen: Përse shkoni shpesh në tualet gjatë natës

    Nuk e dija! E pyeta mjekun tim përse njerëzit shkojnë shpesh në banjë gjatë natës.

    Mjeku më tha se graviteti i zemrës mban ujë në pjesën e poshtme të trupit dhe kur ai është drejtë me këmbët bymehet. Kur shtriheni në shtrat, organet më të ulët (këmbët, etj) janë deri në veshka dhe kjo bën që veshkat të nxjerrin ujë për shkak se e ka më të lehtë.

    E dija se ujë duhet minimalisht për të ndihmuar në largimin e toksinave nga trupi.

    Ajo që nuk dija është se uji i pijshëm në një moment të caktuar e maksimizon efektivitetin e tij në trup dhe koha e duhur për ta pirë është:

    – 2 gota ujë pas zgjimit; ndihmon aktivizimin e organeve të brendshme.

    – 1 gotë ujë 30 minuta para një vakti ndihmon tretjen.

    – 1 gotë uji para se të bësh dush, ndihmon për të ulur tensionin e gjakut.

    – 1 gotë uji para se të shkoni në shtrat, shmang goditjet ose sulmin në zemër.

    Unë mund të shtoj edhe këtë: mjeku tha se uji para se të flini do të ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve të këmbëve gjatë natës. Muskujt e këmbëve janë në kërkim të hidratimit dhe prej aty ngërçet zgjohen.

    Dr. Virend Somers është kardiolog dhe thotë: “Shumica e sulmeve të zemrës ndodhin gjatë ditës, zakonisht deri në 6 sulme në gjysmë dite. Vuajtja natën, kur zemra duhet pushojë më shumë, do të thotë se ka ndodhur diçka e çuditshme”.

    Somers dhe kolegët e tij kanë punuar për një dekadë për të treguar se apnea e gjumit dhe gërhitja janë fajtorët. Nëse merrni aspirinë një herë në ditë, merreni atë natën.

    ARSYEJA: Aspirina ka një “gjysmë-jete” në 24 orë, kështu që nëse shumica e sulmeve në zemër ndodh në orët e hershme të mëngjesit, aspirina përqendron sistemin e qarkullimit të gja. kut.

    Diçka që duhet të dimë për të ndihmuar veten: Bayer është duke bërë aspirinën kristal e cila shkrihet menjëherë në gjuhë. Kjo vepron shumë më shpejt se tabletat.

    PSE TË MBANI ASPIRINË PRANË SHTRATIT?

    Nëse kjo ndodh, menjëherë shtyp dy aspirina në gojë dhe shkriji me pak ujë.

    Shenja të tjera të sulmit në zemër, përveç dhimbjes së gjoksit dhe krahut të majtë.

    Duhet të merret parasysh edhe dhimbja intensive në nofullën dhe/ose qafën e djathtë, si dhe shumë djersitje; megjithatë, këto shenja mund të mos ndodhin shpesh.

    Ndoshta nuk ka dhimbje në gjoks gjatë një sulmi në zemër.

    Shumica e njerëzve (rreth 60%) që kanë kaluar një atak në zemër gjatë gjumit nuk u zgjuan. Megjithatë, nëse ndodh me dhimbje gjoksi, kjo mund ta zgjojë nga gjumi i thellë. Dhe mund të njoftoni një fqinj apo një të afërm.

    Uluni në një karrige ose në një divan pranë derës, prisni që ai të vijë… mos u shtri.