Category: Uncategorized

  • I martuar dhe më fëmijë, Kozaku “ngacmon” vajzën e aktores shqiptare, ajo i nxjerr mesazhet (Video)

    I martuar dhe më fëmijë, Kozaku “ngacmon” vajzën e aktores shqiptare, ajo i nxjerr mesazhet (Video)

    Vajza e aktores shqiptare, Julia Iliriani po bën “namin” në Tiktok. Falë lirshmërisë dhe karakterit totalisht pa komplekse, personazhi i saj po kthehet në të preferuarin e të rinjve.

    Por së fundmi, ajo i “ka bërë gjëmën” një tjetër personazhi shumë të famshëm të kësaj platforme, Kozakut.

    Ajo ka nxjerrë një mesazh të tij, që i dërgon një emoji me sy me zemra, duke i bërë thirrje Denisës, gruas së Kozakut dhe nënës së djalit të tij.

    “O Denisa ç’janë këto penallti që të bëjnë ty pas krahëve moj”, shprehet Rene./albeu.com/

  • Kush e ndezi makinerinë që i zuri kokën, detaje të frikshme për vdekjen e 26-vjeçares shqiptare në Itali

    Kush e ndezi makinerinë që i zuri kokën, detaje të frikshme për vdekjen e 26-vjeçares shqiptare në Itali

    Mbrëmjen e të martës së 14 Nëntorit, humbi jetën si pasojë e një aksidenti në punë 26-vjeçarja shqiptare Anila Grishaj.

    Fillimisht u raportua se diçka duhet të kishte shkuar gabim me makinerinë, e cila aksidentalisht i zuri kokën punëtores së re.

    Megjithatë, Prokuroria, pas inspektimit nga Komisioni Hetimor në Treviso, ka nisur hetimet për mundësinë e vrasjes nga pakujdesia, shkruan LaRepubblica.

    Aksidenti, thuhet nga burimet hetimore, mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor.

    Sipas tyre, mekanizmi që shkaktoi traumën fatale është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës.

    26-vjeçarja shqiptare ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar.

    Megjithatë, në kuadër të hetimeve, makineria në fjalë është sekuestruar.

    Mëngjesin e sotëm, sindikatat organizuan një protestë jashtë uzinës, punonjësit e së cilës nuk kanë asnjë anëtar në sindikatë. Megjithatë, synimi i shoqatave është të kërkojnë një takim për të trajtuar më me kujdes çështjen e sigurisë në punë.

  • Ngjarje tronditëse në Itali, humb jetën 26-vjeçarja shqiptare, zbardhen detajet e para (Emri)

    Ngjarje tronditëse në Itali, humb jetën 26-vjeçarja shqiptare, zbardhen detajet e para (Emri)

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Itali, me pasojë vdekjen e një 26-vjeçareje shqiptare.

    Ngjarja ka ndodhur në Pieve di Soligo, ku 26-vjeçarja, Anila Grishaj, ka qenë duke punuar në një kompani që merrej me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.

    Sipas mediave italiane, vajzës shqiptare i ka ngecur koka në një prej makinerive.

    Edhe pse kanë ndërhyrë për ta ndihmuar, goditja ka qenë fatale.

  • Plas keq mes balerinëve/ Albi Nako kundër gjykimit të Ilir Shaqirit: Të gjithë duhet të jenë të barabartë, po diskriminon…

    Plas keq mes balerinëve/ Albi Nako kundër gjykimit të Ilir Shaqirit: Të gjithë duhet të jenë të barabartë, po diskriminon…

    Albi Nako, pjesë e panelit të Fan Club DWTS tha se anëtarët e jurisë duhet të tregohen më të kujdesshëm me komentet e tyre.

    Ndërsa dha disa shembuj, ai theksoi se disa balerinë komplimentohen nga juria, kurse të tjerë jo.

    Albi u shpreh se të gjithë duhet të jenë të barabartë në spektakël.

    “Punët e shkundjeve dhe tundjeve. Duhet të jemi të kujdesshëm me pjesën e shprehjeve se kam vënë re një lloj diskriminimi deri diku mund ta them. Kam vënë re Ilirin që citon Dionin si monument kulture, citon Luixhinon si ekselent, pa pasur asnjë diskutim për profesionalizmin e tyre. Kjo dashje padashje krijon një lloj deprinimi tek pjesa tjetër e kastit. Unë mendoj se kjo krijon një përqasje tjetër tek VIP-at, që duke kërcyer me monumente kulture që theksohen nga juria krijohet një ide e gabuar, që ne që kërcejmë me këta monumente e kemi garën deri diku edhe të marrë. Ka një përshtypje të gabuar, unë e quaj deri diku edhe diskriminim, duhet të jemi pak më të kujdesshëm, duhet të jenë të gjithë të barabartë. Unë mesa vë re ka një diçka që disa përkëdhelen, disa jo. Këtu mund të them dhe rastin e Gracianos që e shoh sikur juria nuk e do”, u shpreh Albi.

  • Gazetari: Më shumë se dy police përgjegjës! Shtohen “mëkatarët” e dhunimit të 3-vjeçares?

    Gazetari: Më shumë se dy police përgjegjës! Shtohen “mëkatarët” e dhunimit të 3-vjeçares?

    Dhuna ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në Tiranë ka ngjallur mjaft reagime publike, nisur edhe nga mënyra se si reagoi policia.

    Ka dyshime të forta se personat përgjegjës në polici kanë qenë të implikuar me pronarët e kopshtit “Stinët” për të mos vijuar procedurat, prandaj edhe dy prej tyre janë pezulluar nga puna.

    Ndërkohë, gazetari Igli Çelmeta bëri sot një deklaratë të fortë, ku tha se ka më shumë se dy persona përgjegjës (efektivë policie) lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

    Gjatë një komunikimi live përmes SKYPE-t, gazetari Çelmeta iu drejtua zv.ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj që Ministria e Brendshme t’i sugjerojë Policisë së Shtetit sekuestrimin e telefonave efektivëve.

    Pjesë nga diskutimi:

    Çelmeta: Sipas AMP-së, shefi i seksioneve të krimit, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj akuzohen për shpërdorim detyre. Këta oficerë policie nuk kanë këqyrur si duhet pamjet filmike dhe kanë fshehur ngjarjen. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor.

    Hodaj: Jemi të shqetësuar nga episodi. kur bëhet fjalë për dhunë ndaj një të miture jemi më të ndjeshëm, ndaj Ministria e Brendshme ka insistuar që Policia e Shtetit të marrë masa. jemi të shqetësuar si prindër dhe si zyrtarë institucioni. AMP ka vendosur një grup hetimi për ngjarjen. e rëndësishme është fakti që pas iniciativës së Policisë së Shtetit, personat përgjegjës do të përballen me pasojat. Prindërit kanë denoncuar në polici ngjarjen. me sa jemi në dijeni, është ajo që është bërë publike dhe për mediat. ka rezultuar se ka pasur mangësi nga hetimet paraprake. është një çështje po ndiqet me shumë seriozitet. jemi shumë seriozë në ndjekje.

    Çelmeta: Sugjeroni të sekuestrohen telefonat e punonjësve të policisë. Nuk janë dy persona përgjegjës, por janë më shumë.

  • Detajet e reja/ ‘Vajza rënkon nga dhimbjet’! Dalin pamje të tjera nga kopshti privat në Tiranë

    Detajet e reja/ ‘Vajza rënkon nga dhimbjet’! Dalin pamje të tjera nga kopshti privat në Tiranë

    Ditën e djeshme emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi denoncimin e një prindi, i cili pretendon se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët”, në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet.

    Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë, e vogla është me këmbë të thyer. Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 kur dyshohet se dhuna ndaj të miturës ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.

    Denoncuesi: Ka qenë data 1 Nëntor 2023. Vajza u çua nga ime shoqe në orën 8 e 20 dhe ne ikëm në punë siç çdo ditë. Kur e çuam vajzën në mëngjes ishte në rregull, si çdo ditë tjetër. Në orën 3, njoftohet nusja që “hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar”. Këmba ishte e enjtur dhe ishte fryrë sa koka e vajzës. Kur mbërritëm në Urgjencën e “Ushtarakut”, u futëm brenda dhe kërkuam ndihmën e shpejtë dhe aty dolën mjekët që ishin specialistë të kësaj fushe dhe në momentin që i bënë grafinë, grafia doli në një thyerje shumë të keqe, ishte thyer këmba, pjesa e kofshës në një gjendje skandaloze.

    “Stop” ka siguruar pamje filmike që tregojnë se edukatorja ushtron dhunë ndaj vajzës së vogël.

    “Emisioni Stop ka siguruar pamjet filimike të kopshtit “Stinët”, këtu jemi tek dhoma e vizatimit të këtij kopshti. Ajo që dyshohet është se rreth orës 10 të mëngjesit, diçka ka ndodhur me vajzën 3-vjeçare. Nuk dimë nëse ka qenë aksident apo dhunë e ushtruar nga personeli, por ajo që dimë është se vajzës 3-vjeçare i është thyer këmba. Kjo është eduktatore Lina. Nga pamjet kuptojmë se diçka nuk shkon me të. Ajo është e tensionuar, ku për disa minuta rri me kokë ulur vetëm në dhomën e vizatimit. Kjo është ora 10 e 36 minuta. Vogëlushja e lënduar futet në dhomë nga sanitarja. Pas pak, edukatore Lina e acaruar çohet dhe godet me vizore vajzën. Duket qartë që këmba e vajzës në këto momente është e lënduar nga dridhjet dhe lëvizjet që ajo bën. Edukatore Lina mesa duket po shqetësohet nga të qarat e vajzës dhe i kthehet përsëri duke e goditur në fytyrë që vajza të pushojë së qari. Sikur të mos mjaftonte kjo, vajza e vogël tërhiqet zvarrë nga dora dhe ulet brutalisht në një karrige. Dallohet qartë se vajza ka dhimbje nga këmba dhe qan nën zë pasi ka frikë nga edukatorja, por kjo e fundit tregohet e pamëshirshme dhe vazhdon duke e goditur me vizore në trup vajzën e vogël që ajo të pushojë. Pra, nga këto pamje kuptojmë që vajza është lënduar rreth orës 10 të mëngjesit, por mosdhënia e ndihmës nga personeli dhe mbajtja për orë të tëra me këmbën e lënduar ka çuar në thyerje totale të kockës, ndërsa prindërit e vajzës u njoftuan 5 orë më vonë, në orën 3 të padites, atëherë kur situata kishte dalë jashtë kontrollit.”

    OPGJ, Ergys Brahimaj, nuk i ka marrë një denoncim prindërve kur e vogla ka shkuar me traumë në spital. Të nesërmen, pas denoncimit të prindërve, rasti ka shkuar në Komisaritatin Numër 1 për t’u hetuar nga Shefi i Krimeve Ylli Çako, i cili tha se materialet i kanë shkuar prokurorisë.

    Shefi i Krimeve, Ylli Çako: Mirë.

    E inflirtuara: Unë jam halla e vajzës së dëmtuar. Kopshti vazhdon të jetë i hapur dhe është në punë. Ne nuk dimë asgjë se çfarë po bëhet. Nuk është marrë asnjë masë. Çfarë është bërë të paktën sepse ne nuk dimë asgjë?

    Shefi i Krimeve, Ylli Çako: Materiali është dërguar në prokurori dhe po vazhdon hetimi. Kjo është e gjitha. Unë përsëri po i shikoj, po i hap pamjet filmike.

    Po kështu, eksperti i Mjeksisë Ligjore nuk ka shkuar të kqyrë gjendjen e vajzës tek Trauma duke i thënë të atit se duhet ta çonte vajzën tek ai.

    Denoncuesi: Bëmë denoncimin, morëm një letër dhe në atë letër, unë duhej të nisesha tek mjeko-ligjori. Unë u nisa tek mjeko-ligjori dhe kur shkova aty, mjeko-ligjori m’u drejtuar që “djalë ti duhet të sjellësh dhe fëmijën këtu sepse kështu e ka rregulli, mjeku jonë bëri vlerësimin dhe më pas lëshon deklaratën e tij”. Unë ju drejtova që “fëmija im është në gjendje shumë kritike dhe unë nuk mund ta sjell për momentin këtu. Atëherë më tha që “nuk kam çfarë të bëj, por ky është rregulli i institucionit”.

    Sabri Hoxha: Këto janë procedura rutinë për shkak se mjekët ligjorë, ekspertët, gjithmonë e çdo ditë, pothuajse 1 ose 2 ekspertë janë në Spitalin Ushtarak. Kërkesa nga eksperti mjeko-ligjor në fjalë që vajza e shtuar që të shkojë të ekzaminohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, është e pavend.

    Arben Llangozi: Njëkohësisht, edhe drejtoresha e kopshtit ka pasur detyrim që të kallëzojë në institucionet përkatëse këtë krim të ndodhur në këtë kopsht, gjë që nuk e ka kryer.

    Emisioni “Stop” ka siguruar sot një tjetër material filmik, ku në fakt mungojnë 3 orë. Gjatë ditës, edukatorja që qëllonte vajzën 3-vjeçare është shoqëruar në polici.

    Saimir Kodra: Dua të kem një duartrokitje të madhe për Ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën për qasjen e tij personale në këtë çështje.

    Saimir Kodra: Mund të ketë ndodhur që këmba e fëmijës nuk është thyer nga një dhunë fizike. Mungon ajo hapësira filmike.

    Gentian Zenelaj: Janë 3 orë që mungojnë në këtë pamje.

    Saimir Kodra: Ndiqeni pak fëmijën që qan. A mund të ndodhë fëmija në gjumë të thyejë këmbën e tij?

    Gentian Zenelaj: Jo, nuk e besoj vetëm po ra ndonjë suva nga lart.

    Saimir Kodra: Unë nuk jam ortoped, por them që në gjumë nuk e thyen dot këmbën një fëmijë apo kushdo qoftë sepse trupi dhemb, dhe zgjohesh, reagon. Vetëm nëse i ka kaluar shenjtani sipër…

    ORA 12:19 – Fëmijët përgatiten për të fjetur

    ORA 12:21 – Vajza vendoset për të fjetur

    ORA 15:04 – Vajza qan nga dhimbjet

    Saimir Kodra: Pra, fëmija rënkon dhe qan. Këto pamje jua dhashë sot, jo për të ju rënduar gjendjen tuaj emocionale, por sepse për shkak të politikave të Youtube, kur të hidhen materialet nuk do të keni mundësi që t’i dëgjoni dhe nuk do e kuptoni dot se çfarë ka ndodhur.

    Gentian Zenelaj: E trishtë të dëgjosh një fëmijë që qan.

    Saimir Kodra: Ajo nuk qan, por rënkon sepse ka dhimbje. Por çfarë ndodhi? Ne nuk e dimë sepse mungon orari.

    Lidhur me ngjarjen e rëndë, ka pasur sot shumë reagime. ”Stop” mësoi se në prokurori nuk ishte depozituar asnjë material, gjë që i kushtoi pezullimin shefit të Krimeve të Komisariatit Numër 1, Ylli Çako.

    Saimir Kodra: Dje, u morëm me një moment tjetër të rëndësishëm, me Policinë e Shtetit. Shefin e Krimeve, Ylli Çakon, e takuam me kamera të fshehtë dhe tha se materialet i kanë kaluar prokurorisë, rrini të qetë. Më paftyrësinë më të madhe na ka gënjyer mbrëmë ky ish-Shefi i Krimeve. Donte që ta fshihte të gjithë historinë. Ky Ylli Çako duhet të bënte ndalimin në flagrancë. Duartrokitje për ministrin e Brendshëm që këtë tipin e pezulloi nga puna sepse nuk mund ta shkarkosh dot dhe do të hetojë të gjithë veprimtarinë e tij dhe së shpejti, ai le të gjejë ndonjë punë tjetër.

    Regjistrimi i çështjes u bë vetëm sot. Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake mbylljen e menjëhershme të kopshtit, i cili pas verifikimeve rezultoi në paligjshmëri dhe i palicensuar.

    Nisur nga skandali i transmetuar në emisionin “Stop”, Ministria ka ngritur një Task-Forcë me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, dhe Inspektoriatet për kontrollin e plotë në territor të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në shërbimet parashkollore për fëmijë.

    Edhe institucioni i Avokatit të Popullit reagoi për ngjarjen makabre ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat “Stinët”. Me urdhër të Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, është ngritur një grup hetimor me punonjës socialë e juristë, për hetimin administrativ të rastit dhe për të monitoruar të gjitha veprimet e mosveprimet e institucioneve përgjegjëse shtetërore.

    Në ambientet e kopshtit “Stinët” ishin sot edhe përfaqësues të bashkisë.

    “Sapo kam marrë kontaktet e para me familjarët, por jo me prindërit e fëmijës. U informova nga inspektori i zonës që veprimet në polici janë kryer, inspektori i zonës më ka njoftuar se kanë shkuar në polici disa prej edukatoreve, drejtoresha. Po bëjnë ato veprimet e tyre.”

    Në orët e pasdites, prindër e aktivistë protestuan për ngjarjen e rëndë, të publikuar në “Stop”.

    Marrë nga Tv Klan

  • E trishtë/ Aktori i njohur ndërron jetë në shesh-xhirimin e serialit

    E trishtë/ Aktori i njohur ndërron jetë në shesh-xhirimin e serialit

    Aktori i njohur, Ben Ramakers, ka ndërruar jetë më 2 nëntor, në moshën 69 vjeçare.

    por vetëm sot është bërë me dije lajmi tragjik nga ana e familjarëve të aktorit.

    Ndërkaq mësohet se Ramakers ndërroi jetë gjatë xhirimit të serialit “NTR/BNNVARA Elixir”.

    “Ai vdiq duke ndjekur pasionin e tij më të madh: aktrimin”, deklaruan familja e tij.

  • Gazetari Hoxha bën deklaratën e fortë: Isha dëshmitar kur Berisha u shoqërua në polici, çfarë ka ndryshuar që atëherë

    Gazetari Hoxha bën deklaratën e fortë: Isha dëshmitar kur Berisha u shoqërua në polici, çfarë ka ndryshuar që atëherë

    I ftuar në një intervistë televizive, gazetari Poli Hoxha foli për shoqërimin e Sali Berishës në polici, në vitin 2000.

    Zoti Hoxha tha se atëherë Berisha kishte një mbështetje të madhe, ndërsa të njëjtën skenar priti të ndodhte edhe kur u njoftua për akuzat e SPAK, por nuk pati të njëjtën mbështetje nga demokratët.

    “Unë isha dëshmitar kur është shoqëruar për herë të parë Sali Berisha, në nëntor të 200, me urdhër të Ilir Metës. Forcat Speciale dhe Renea nxjerrin shoqëruesin, sepse si ish-president kishte ende shoqërues të gardës dhe shoferin dhe e marrin në makinën e tyre.

    Por asokohe u mbush sheshi para PD, ora 23.00 vendi plot. Jo vetëm sheshi para PD, por edhe rruga para drejtorisë së policisë në Tiranë.
    Berisha të shtunën bëri një test që pakkush e kuptoi. U fut në orën 09.00 në konferencë dhe doli në orën 11.00.

    Ishte si puna e atij që ka një vaki në shtëpi dhe i mban sytë nga dera, të mbajë shënim se kush po i gjendet në hall.

    Çfarë ndryshimi ka nga viti 2000?

    Sali Berishën sot nuk po e ndjekin as demokratët e tij dhe jo më shqiptarët e thjeshtë. Kërcënoi me protesta nuk iu bashkua askush, kërcënoi me revulocion, iu fiket”, u shpreh Hoxha.

  • Del foto/ Ky është 35-vjeçari që humbi jetën pasi ra nga kova e vinçit në Durrës (EMRI)

    Del foto/ Ky është 35-vjeçari që humbi jetën pasi ra nga kova e vinçit në Durrës (EMRI)

    Personi që shihni në foton e mëposhtme është 35-vjeçari, Andi Lala, i cili humbi jetën këtë të premte në Durrës.

    Mësohet se Lala, ishte punonjës në një kompani private dhe ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga vinçi, teksa ishte duke prerë pemët në qytetin e Durrësit.

    “Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”,- njoftoi më herët policia.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Aksion ‘blic’ në Shkodër, policia ‘blindon’ qytetin, në kërkim të…

    Aksion ‘blic’ në Shkodër, policia ‘blindon’ qytetin, në kërkim të…

    Në kuadër të planit operacional, policia e shtetit ka ndërmarrë një aksion në policinë e Shkodrës.

    Policia po kryen kontrolle ndaj mjeteve të dyshimta që lëvizin persona me precedentë penale apo persona të shpallur në kërkim nga ana e policisë.

    Aksionet po kryhen në akset kryesore të qytetit të Shkodrës.