Category: Uncategorized

  • E bujshme/ “Figurë qendrore e organizatës”, Klodiana Lala: Ja biznesmeni i njohur që është krahu i djathtë i Suel Çelës

    E bujshme/ “Figurë qendrore e organizatës”, Klodiana Lala: Ja biznesmeni i njohur që është krahu i djathtë i Suel Çelës

    Biznesmeni Bujar Shega (i njohur edhe si Marsel Shega) u arrestua në Milano nga policia italiane, me urdhër të SPAK. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme ka rezultuar se sipërmarrësi nga Peqini është pjesë e organizatës kriminale të Suel Çelës.

    Në një program televiziv, Klodiana Lala tha se Bujar Shega është figura qendrore e bandës së Suel Çelës, të ekspozuar në një mori veprash të rënda kriminale nga trafiku ndërkombëtar i kokainës e deri te eliminimi i kundërshtarëve.

    Ajo tha se ai ka lidhje të forta politike, miqësi me deputetë e zyrtarë të lartë, si dhe ka përfituar tendera nga buxheti i shtetit me kompanitë e tij. Lala shtoi gjithashtu se SPAK mund të thërrasë edhe personazhe politike si dhe punonjës të administratës publike të skeduar për kontaktet me Bujar Shegën.
    “930 kg kokainë do nisej nga Euadori në Belgjikë. Një nga financuesit ishte Bujar Shega, biznesmen me dy kompani në Shqipëri, është nga zona e Peqinit.

    Ka marrë tendera dhe punë publike në Shqipëri. Në 2020 dakordësohet me Suel Çelën për të trafikuar këtë sasi droge. Autoritetet në Ekuador marrin informacion se anija që do të nisej kishte dyshime se ishte e ngarkuar me lëndë narkotike e kontaminuar. Shkohet dhe bllokohen 19 thasë të zinj me “bukë” i thonë ata. Droga bllokohet, ishin 930 kg kokainë.

    Personi që kishte marrë përsipër nxjerrjen e drogës nga porti konstaton që ishte bosh dhe njofton. Pasi kapet droga, Suel Çela i thotë
    Bujar Shegës “heto për hilsin, deri në fund…” Hileqari që mund t’i kishte tradhtuar, thotë Suel Çela, “duhet të na japë prova që droga është kapur, në të kundërt ne do ta fusim në dhe, do ta paguajë me kokën e tij”.

    Pra, ka një debat shumë të fortë mes tyre. Figurë qendrore del Bujar Shega, me lidhje të forta në politikë. Mund të kemi edhe politikanë që mund të pyeten apo hetohen për lidhje me atë, personazhe të administratës që kanë firmosur tendera në favor të tij. Bujar Shega duhet parë si figurë qendrore të krimit të organizuar”, u shpreh Lala.

  • Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

    Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

    Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria; do të jetë nën mbizotërimin e vranësiravë të shpeshta të cilat gjatë mesditës dhe në vijim do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate.

    Në zonat e thella malore priten reshje dëbore.

    Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës reshjet të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.

    Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga 4 °C vlera më e ulët deri në 19°C vlera më e lartë në rang vendi.

  • SPAK-u detajon operacionin ndaj grupit të Suel Çelës/ VOA: Gazetari Artan Hoxha mohon akuzat se mori para prej tij

    SPAK-u detajon operacionin ndaj grupit të Suel Çelës/ VOA: Gazetari Artan Hoxha mohon akuzat se mori para prej tij

    Në Shqipëri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e një dite më parë ndaj organizatës kriminale, që drejtohej nga Suel Çela, i shpallur në kërkim. SPAK-u bën të ditur se organizata trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt BE-së, kishte lidhje me gjyqtarë, policë dhe gazetarë.

    Mes të dyshuarve janë edhe gazetarët e kronikës së zezë Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët, sipas Prokurorisë, dyshohet të kenë marrë para nga Çela për qëndrimet e mbajtura në daljet mediatike apo artikuj të shkruar prej tyre. Por gazetari Hoxha, i pyetur nga Zëri i Amerikës, mohoi kategorikisht akuzën, ndërsa thotë në reagimin e tij se kurrë nuk e ka përdorur profesionin në favor të krimit, politikës dhe biznesit.

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar detajoi sot në njoftimin publik se grupi i drejtuar nga Suel Çela ishte përqëndruar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine, si dhe ishte përfshirë në vrasje e tentativa për vrasje, goditjen e një organizate rivale në qytetin e Elbasanit, si dhe korruptimin e funksionarëve të policisë dhe drejtësisë.

    Hetimi që çoi në goditjen e organizatës së Suel Çelës ka patur si bazë, ndër të tjera, komunikimet e koduara përmes Sky dhe Encrochat-it, dhe është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës, Ekuadorit si dhe me Europol-in dhe Eurojust-in.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, Çela synonte “kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale”, ndërsa lënda narkotike nga vendet e Amerikës Latine përfundonte në tregjet europiane, si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.

    Sule Çela, i konsideruar si kreu i organizatës, ishte sipas SPAK-ut “përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe, ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve”.

    Prokuroria e Posaçme deklaron se ka arritur të dokumentojë një vrasje të mbetur në tentativë në vitin 2020, përpjekjet për vrasjen e dy personave po në vitin 2020, dy tentativa për trafikimin 930 kg dhe 466 kg kokainë nga Ekuadori, drejt vendeve europiane, në dhjetor të vitit 2020 dhe në janar të vitit 2021, si dhe “ushtrimin e ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias”.

    Përveç anëtarëve të organizatës, urdhërat e arrestit kanë përfshirë dhe ish komisarin Dedan Gjoni, i arrestuar më herët për lidhje me organizata kriminale si dhe ish gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën arrest shtëpie për një episod tjetër. Sipas Prokurorisë së Posaçme “duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale”. Organizata, shfrytëzonte lidhjet me njerëz në polici dhe drejtësi, jo vetëm për të lehtësuar aktivitetin e saj, por dhe për të goditur rivalët e vet.

    Hetimi solli lëshimin e 19 urdhërave të arrestit dhe masave “detyrim paraqitje” për dy gazetarët e kronikës së zezë Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët sipas Prokurorisë dyshohet të kenë marrë para nga Çela, për qëndrime që ata kanë mbajtur në daljet mediatike apo artikuj të shkruar prej tyre.

    Dy gazetarët e njohur të kronikës Hoxha dhe Qyno dyshohet se ndihmonin organizatën për të ndikuar në opinionin publik, me qëllim dobësimin e pozitave të grupeve rivale.

    Por gazetari Artan Hoxha, i kontaktuar nga Zëri i Amerikës, mohoi akuzën kategorikisht në reagimin e tij, ku thekson se nuk ka qenë bashkëpunëtor i ndonjë organizate kriminele, dhe se nuk e ka përdorur kurrë profesionin në favor të interesave të krimit, politikës apo biznesit.

    “Do të provojmë në gjykatë se akuzat ndaj nesh janë të padrejta dhe se shërbimi që i kemi bërë publikut ka qenë tërësisht profesional, korrekt, i paanshëm, duke i qëndruar gjithmonë publikimit të së vërtetës”, tha zoti Hoxha.

    Ai shtoi se në rastin konkret, përkundrazi ka denoncuar veprimtarinë e këtyre organizatave kriminale, lidhjet e tyre me agjencitë e zbatimit të ligjit si dhe bashkëpunimin me njerëz të pushtetit.

    SPAK-u theksoi se “Suel Çela ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve”.

    Prokuroria tha se “dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Hoxha dhe Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik”.

    Por zoti Hoxha theksoi se akuza si pjesëtar i një organizate është krejtësisht e pambështetur në prova dhe fakte të vërteta apo të besueshme, ndërsa organi i hetimit ka ngatërruar qëllimisht profesionin e gazetarit, teknikat gazetareske për të marrë informacion me aktivitetin kriminal të një organizate kriminale.

    “Veprimi i SPAK-ut është shoqëruar nga një lumë akuzash dhe të pavertetash të publikuara në media nga eksponentë të rëndësishëm politikë, për të cilët kam publikuar akte korruptive në të kaluarën. Duket e çuditshme, për të mos thënë e qëllimshme, që SPAK-u vendos të veprojë ndaj dy gazetarëve kryesorë, të cilët kanë denoncuar informacione të siguruara nga rrjeti i kriptuar SkyeCC, të cilat tregojnë implikimin e krimit të organizuar me njerëz të politikës dhe zbatimit të ligjit. Kontrolli i paligjshëm i kryer në banesat tona, duke na sekuestruar mjetet dhe arkivën e punës si gazetarë, u shoqërua me akuzat që na kanë adresuar në mënyrë të padrejtë”, tha zoti Hoxha.

    Ai theksoi se në karrierën 30-vjeçare si gazetar investigativ, jo vetëm nuk ka bashkëpunuar me krimin e organizuar aq më pak të ketë kuruar imazhin e tij, por ka rrezikuar jetën e vet dhe të familjes, duke denoncuar aktivitetin e krimit të organizuar, bosët më të rëndësishëm të tij, lidhjet e tyre me pushtetin dhe politikën në dëm të shoqërisë shqiptare dhe të vendit.

    Dje u kontrollua imtësisht banesa e gazetarit Hoxha dhe iu sekuestrua të gjithë mjetet e punës dhe arkiva elektronike, si dhe dokumentare, ndërsa në orët e pasdites u thirr në SPAK dhe iu komunikua se kontrolli ka qenë i paligjshem, duke ia kthyer të gjitha sendet e sekuestruara.

    Personat e përfshirë deri më tani në këtë hetim të SPAK-ut dyshohen për të paktën 9 vepra të ndryshme penale, nga vrasje në tentativë, trafik lëndësh narkotike, organizatë kriminale, korrupsion apo pastrim parash./ VOA

  • Del foto e thikës me të cilën u vra 14-vjeçari

    Del foto e thikës me të cilën u vra 14-vjeçari

    Kjo është thika që dyshohet se u përdor nga 14-vjeçari, M.P me të cilën u vra 14-vjeçari, M.C dhe u plagos shoku i tij, mesditën e së hënës pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

    Mjeti prerës u gjet në afërsi të Gjykatës së Apelit në kryeqytet nga Policia e Tiranës, e cila fillimisht pikasi çantën që dyshohet se i përket autorit të ngjarjes, e më pas thikën brenda saj.

    Vetë 14-vjeçari, nuk e ka treguar vendin ku hodhi armën e krimit. Gjatë së premtes atij iu komunikua akuza në një spital privat, aty ku i mituri po merr mjekim që prej ditës së ngjarjes, më 18 Nëntor.

    Gjykata vendosi lënien në burg pa afat për veprat penale vrasje në rrethana cilësuese ndaj një të mituri dhe prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

    Ndonëse sipas Kodit Penal Shqiptar për këto vepra, marzhi i dënimit është i maksimal, autori për shkak të moshës së mitur rrezikon deri në 12 vite heqje lirie.

    Referuar hetimeve, konflikti mes dy 14-vjeçarëve nisi të premten, në 15 Nëntor dhe agravoi 3 ditë më vonë, në sherri fizik ku u përdor edhe thika nga autori.

  • Vrasësi i Martin Canit nxënës ekselent, babai i 14-vjeçarit nxjerr dëftesën me 10-ta të të birit

    Vrasësi i Martin Canit nxënës ekselent, babai i 14-vjeçarit nxjerr dëftesën me 10-ta të të birit

    Mario Perlleshaj, 14 vjeçari që akuzohet se ka vrarë me thikë shokun e tij të shkollës Martin Cani, rezulton se ka qenë një nxënës ekselent te “Fan Noli”. Babai i tij, i tronditur dhe pa fjalë nga ngjarja e kobshme, ka nxjerr deftesën e tij të shkollës.

    Siç u pa dhe nga pamjet që solli emisioni “Top Story”, Mario Perlleshaj i kishte të gjitha lëndët 10-ta. Babai i tij, Ndue Përlleshaj i ka vënë në dispozicion gazetarit Eraldo Harlicaj deftesën e djalit, të cilën mund ta shihni më poshtë.

    “Unë nuk di asnjë gjë, as si ka ndodh dhe as çfarë ka ndodh. Unë kam qenë në ndërtim kur ka ndodh problemi, ka kamera. Mos të spekulojmë, unë punoj me djersë, mbaj familjen time. Kush është ai prind që i lë thikë fëmijë?! Ça i ke këto pyetje banale që bën. Unë nuk kam fjalë për të thënë për familjen që i ka ndodhur fatkeqësia. Nuk kam fjalë, do të flas. Le ta marrë ligji në dorë. Djali është i tronditur, i shokuar, ai nuk di çfarë flet. Është në spital, i plagosur”, u shpreh Ndue Perlleshaj.

    Ai është shprehur se familja e tij është e tronditur nga ngjarja dhe dhimbja është aq e madhe sikur të kishte vdekur djali i tij. Ndue ka theksuar se nuk ka folur me familjen e 14 vjeçarit të ndjerë, por do ta bëjë atë sepse ata nuk kanë dashur t’i bëjnë keq askujt.

    “Me familjen e Martinit nuk kam folur. Kam aq burrni, aq karakter e aq shpirt sa të flas me familjen e Martinit. Nuk i kam bërë keq askujt në jetën time, unë nuk jam familje ordinere. Jam familje që punojmë në ndërtim. Kemi një djalë, që jemi munduar me e rrit.

    Ju keni publikuar budalliqe më përpara. Keni dashur me degjeneru familjen time. Unë dhimbjen e ndaj me zotërinë, sikur të më kishte vdek djali im. Unë njerëzit nuk i ndaloj dot, mua më intereson fatkeqësia e zotërisë. Djali im është i sëmurë, është në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha Ndue Perlleshaj.

  • A do takonte vrasësin e djalit? Babai i Martinit: Jam i tronditur, s’jam njeri hakmarrës, dua që…

    A do takonte vrasësin e djalit? Babai i Martinit: Jam i tronditur, s’jam njeri hakmarrës, dua që…

    Babai i Martinit, vdekja e të cilit tronditi gjithë vendin tha se nuk është njeri hakmarrës, por gjithnjë i buzëqeshur.

    Ai la të nënkuptuar se me këtë frymë ka rritur edhe të birin e tij, i cili tashmë nuk jeton më.

    Në një intervistë për një emision televiziv ai tha se nuk e dinte nëse do të mund ta takonte vrasësin e të birit, nisur nga tronditja e madhe që ka përjetuar.

    Do mundeshit të takoheshit me djaloshin ( autorin)?

    Babai i Martinit: Jam kaq i tronditur sa nuk e përballon dot truri të ketë mendje të kthjellët të përballojë këtë lloj fatkeqësie, nuk jam njeri hakmarrës, jam njeri që buzëqesh, dua që njerëzit të kenë paqe dhe lumturi.

    Nëna e Martinit: S’kam asnjë fjalë. Martini thoshte do bëhem futbollist, flisja çdo natë me të, ishte pa asnjë lloj shqetësimi.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Premte 22 Nëntor 2024

    Horoskopi ditor për nesër, e Premte 22 Nëntor 2024

    Dashi

    Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm, ku nuk përjashtohen as disa debate. Kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt, ndaj në këto momente duhet treguar kujdes. Bëni mirë të sqaroni disa situata të cilat kanë të bëjnë me familjen.

    Demi

    Nëse dashuria është gjithë çfarë dëshironi të keni, këshillohet që të bëni pak durim, pasi fundjava parashikohet të jetë mjaft interesante. Kjo periudhë është ideale për gjithë ata që kanë dëshirë që të dashurohen. Venusi është mjaft i favorshëm dhe stimulon emocione të forta.

    Binjakët

    Pas një periudhe të karakterizuar me shumë tensione, gjatë kësaj të premte më në fund do të mund të merrni frymë. Dikush mund të ketë vuajtur edhe fizikisht gjatë javëve të lëna pas, kështu që bëni mirë të përkushtoheni më shumë ndaj dashurisë, pasi mund të jetë protagoniste e ditës. Po ashtu gjatë kësaj të premte, do të keni mundësi të forconi raportet me të tjerët.

    Gaforrja

    Ndikimi i Hënës do të jetë mjaft i pranishëm, duke iu dhënë drejtim lidhur me pavendosmëritë tuaja. Shumë prej jush janë në një lidhje që nuk është e duhura dhe ky është momenti për tu reflektuar. Është koha për të marrë vendim!

    Luani

    Kjo fundjavë do të ndihmojë shumë ata që janë në një lidhje, duke bërë që të jetojnë qetësisht historinë e dashurisë. Parashikohen gjithashtu miqësi dhe takime të kënaqshme. Duhet të bëni kujdes lidhur me paratë, pasi nuk i keni punët mirë.

    Virgjëresha

    Kjo e premte premton shumë, pavarësisht se mëngjesi mund të ketë disa momente tensioni. Në orët në vijim do të jetoni një histori dashurie interesante si dhe do të arrini që të zgjidhni një problem të mbartur në kohë. Marsi do të ketë ndikim mjaft pozitiv, ku nuk përjashtohet mundësia për të lindur një ndjenjë interesante.

    Peshorja

    Gjatë kësaj dite do të rigjeni energjinë që ju duhet në sajë të ndikimit të yjeve. Nëse ka ndonjë problem, bëni mirë që të flisni sa më parë dhe ta zgjidhni. Gjithë ata që kanë pasur debate gjatë ditëve të lëna pas, duhet të tregohen të kujdesshëm. Nëse do ju duhet kërkoni ndihmë!

    Akrepi

    Më në fund gjatë kësaj dite do të keni mundësi ti kushtoni më shumë kohë sferës sentimentale. Kush është vetëm, do të ketë mundësi të shumta për t’ia nisur nga e para. Megjithatë parashikohen momente keqkuptimesh me persona të shenjës së peshqve ose luanit. Pavarësisht kësaj, kjo e shtunë rikthen optimizmin dhe dëshirën për të dashuruar.

    Shigjetari

    Gjatë ditëve të fundit keni bërë disa zgjedhje të rëndësishme në vendin e punës dhe kjo gjë ka bërë që të jeni të dominuar nga ankthi. Megjithatë duhet të dini se së shpejti do merrni përgjigjen që prisni. Ky është momenti për t’u rikthyer fuqishëm, ndaj mos u stepni.

    Bricjapi

    Do të jeni të mbushur me jetë dhe kjo do të jetë diçka shumë e rëndësishme. Do të ndiheni të fortë dhe do të ecni përpara, pa ndihmën e askujt. Megjithatë strategjitë më të rëndësishme, duhet ti vini në jetë pa nxitim.

    Ujori

    Kjo e premte nis mjaft mirë! Me gjasë do të rigjeni harmoninë me njeriun tuaj të zemrës, por para së gjithash duhet të përfundoni një projekt të rëndësishëm, shkruan noa.al. Do të ndjeni një dëshirë të fortë, për të frekuentuar ambiente të reja.

    Peshqit

    Gjatë kësaj dite do të rigjeni emocione, ndjenja dhe pasione të rëndësishme. Një shenjë si e juaja, nuk bën dot pa dashuruar, puna nuk ju mjafton! Kush ka përjetuar zhgënjim në dashuri, bën mirë që të rinisë të besojë në dashuri dhe në lidhje. Parashikohen të reja interesante.

  • “S’jemi familje ordinerësh”, babai i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit: Djali është i shokuar në spital

    “S’jemi familje ordinerësh”, babai i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit: Djali është i shokuar në spital

    Babai i minorenit që dyshohet se vrau me thikë Martin Canin u shpreh se dhimbjen e ndan përgjysmë me familjen e viktimës, ndërsa thotë se është duke tentuar që të ketë një komunikim me familjen Cani.

    “Nuk kam folur jam duke tentuar. Nuk keni pse ndërhyni, kam aq burrni dhe karakter dhe shpirt sa për të folur me familjen e tij. Nuk i kam bërë keq kurrë. Nuk jam një familje ordinerësh, por një familje e lartë, punojmë bashkë me nusen, kemi një djalë për mall dhe atë u munduam ta rrisim siç duhet ta rrisim, por normalisht çdo gjë …. nuk di çfarë të them tjetër…. familjen time nuk mund ta prishë kush. Familja ime ka vepra. Pjesën e dhimbjes e ndaj me zotërinë, sikur me pas vdek djali im”, tha ai.

    Ndër të tjera ai u shpreh se nuk ka pasur dijeni për sherrin që fëmijët kanë pasur më herët në shkollë.

    “Nuk di asgjë, thjeshtë di që djali im akuzohet për atë pjesë… Nuk di asgjë. Po të dihej nuk do kishte ndodhur kjo gjë…. Një djalë për mall kam… Unë nuk kam fjalë për të thënë, nuk di fjalë me gjet për ngushëllime për familjen që i ka ndodhur tragjedia. Spekulimet e njerëzve nuk më interesojnë…. Por të spekulohet për një 14-vjeçar që nuk e di se çfarë është jeta, çfarë është sherri, çfarë ka bërë, nuk di gjë se çfarë ka bërë, inshallah se ka bërë, se nuk kam parë asnjë filmim, le ta marrë ligji në dorë”, tha ai.

    Përlleshi shprehet se i biri ndodhet në gjendje shoku, ende në spital, ndërsa shton se kanë vetëm një djalë dhe se janë përpjekur që ta rrisin dhe edukojnë sa më mirë.

    “Fjalët e miletit unë nuk i ndaloj dot se nuk më intereson fare, mua më intereson dhimbja e familjes dhe… Djali im është në spital. Është kalama, është i tronditur dhe është në gjendje shoku, dhe unë dhe nusja jemi në gjendje shoku…”, u shpreh ai.

    I pyetur nëse ka qenë në makinë me djalin në momentin që ai ka postuar foto pas krimit në rrjetet sociale, ai e mohon duke thënë se ka prova që vërtetojnë se ai ka qenë në punë në momentin e ngjarjes.

    “Ke fakte nga kam qenë unë kur ka ndodhur problemi. Unë kam qenë në punë në ndërtim, ka kamera”, tha ai.

    Po ashtu ai tha se djali nuk i ka konfirmuar se e ka kryer krimin.

    “Djali është i shokuar, nuk di se çfarë thotë. Djali është në spital”, deklaroi ai për Top Story në Top Channel.

  • Nxënësit me thikë në shkollën e Lukovës, pas tragjedisë në Tiranë policia nis verifikimet

    Nxënësit me thikë në shkollën e Lukovës, pas tragjedisë në Tiranë policia nis verifikimet

    Tragjedia që i mori jetën 14-vjeçarit në Tiranë mund të ishte paraprirë nga një ngjarje e ngjashme, 250 kilometra larg kryeqytetit, në fshatin Lukovë në Himarë.

    Një fëmijë 12 vjeçar i drejtoi thikën një bashkëmoshatari brenda shkollës, por edhe pas thirrjes së prindërve për hetime dhe për verifikime, stafi pedagogjik dhe policia nuk mori asnjë masë.

    Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Marius Sosoli, nga fshati Lukovë, i cili tha se djali i tij është kërcënuar me thikë brenda shkollës së fshatit, më datë 29 tetor 2024. Sipas tij, djali është 11 vjeç, ndërkohë që “autori” është 12 vjeçar. “Iu drejtova Fiksit se djali më ka ardhur me shenja nga shkolla. Kam foto të tij dhe tani s’do të shkoj më në shkollë. Në fund të tetorit erdhi dhe më tha se i drejtuan thikën. Telefonova mësuesen dhe ajo s’dinte gjë. Ai personel nuk kujdeset për fëmijët dhe kemi frikë” thotë denoncuesi.

    Sipas tij, edhe pas kërcënimit me thikë, djalin e kanë rrahur brenda shkollës. “Ata të shkollës nuk më tregojnë se çfarë ndodh. As kur e rrahin dhe as për ndonjë gjë tjetër. Ata nuk e kanë vlerësuar ngjarjen dhe nuk kujdesen për sigurinë e fëmijëve” thotë denoncuesi, ndërkohë që shton se djali i ka thënë se, kur e kanë kërcënuar me thikë, ka shkuar polici në shkollë dhe atë e bashkëshorten nuk i kanë lajmëruar.

    “Në datë 19 nëntor në fshat ishte polici dhe djali e pa e më tha se ky është polici që më pyeti. Erdhi inspektori dhe më kërkonte llogari që të mbaja mirë djalin. I thashë kur i nxorën thikën s’e hetuan dhe ai as nuk e dinte. Më pas më la takim në daë 20 nëntor që të takonim stafin e shkollës” thotë ai. Në fund shton se vendosi të denoncojë tani për shkak të tragjedisë në Tiranë dhe frikës se mos ngjarja mund të përsëritet. “Kemi frikë ta çojmë në shkollë. Ai s’do të shkojë më në shkollë, kur i them do të marr me vete në punë vjen me shpejtësi” thotë ai.

  • Vladimir Putin alarmon botën: Rusia mund të sulmojë objektet ushtarake të…

    Vladimir Putin alarmon botën: Rusia mund të sulmojë objektet ushtarake të…

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më herët pranoi se Rusia kishte nisur një sulm me raketa balistike me rreze të mesme hipersonike në një objekt ushtarak ukrainas sot.

    Sipas mediave të huaja, udhëheqësi rus ka thënë gjithashtu se ai mund të sulmojë objektet ushtarake në vendet që e kanë lejuar Kievin të përdorë raketat e tyre për të goditur Rusinë, një kërcënim ky i dukshëm për SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

    Udhëheqësit britanikë dhe amerikanë ranë dakord këtë javë që të lejojnë Ukrainën të përdorë armët e tyre me rreze të gjatë veprimi në territorin rus, duke shkaktuar zemërim nga Kremlini.

    “Ne besojmë se kemi të drejtë të përdorim armët tona kundër objekteve ushtarake të vendeve që lejojnë përdorimin e armëve të tyre kundër objekteve tona,” tha ai.

    Dhe në rast të përshkallëzimit të veprimeve agresive, ne do të përgjigjemi me vendosmëri në mënyrë ‘pasqyrë’.

    Sulmi i objekteve ushtarake britanike ose amerikane do të ishte një përshkallëzim i madh i luftës.

    Nëse një sulm i tillë do të ndodhte, mund të ishte hera e parë që Rusia ka nisur qëllimisht një sulm ushtarak në tokën e NATO-s që nga fillimi i luftës.

    Më herët sot, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se një bazë antiraketë amerikane në Redzikowo, Poloni, ishte “një objektiv prioritar për neutralizimin e mundshëm”.

    “Duke pasur parasysh nivelin e kërcënimeve të paraqitura nga objekte të tilla ushtarake perëndimore, baza e mbrojtjes raketore në Poloni është përfshirë prej kohësh ndër objektivat prioritare për neutralizimin e mundshëm”, tha zonja Zakharova, sipas agjencisë së re ruse TASS.

    Objekti ushtarak që zonja Zakharova po i referohej u hap këtë muaj, por ai ka qenë në punë që nga vitet 2000, kur Barack Obama e porositi atë.