Category: Uncategorized

  • “Meshkujt janë…”, avokatja “justifikon”përdhunimet: Vajzat të përmbahen

    “Meshkujt janë…”, avokatja “justifikon”përdhunimet: Vajzat të përmbahen

    Një deklaratë tmershme e avokates Vjollca Pustina, e ftuar së fundmi në një emision rreth abuzimit të vajzave po bën xhiron e rrjetit. Avokatja gjen vend për të justifikuar abuzimin duke u shprehur: Meshkujt, meshkuj janë.

    Avokatja në fjalë justifikoi abuzimet seksuale dhe duke bërë fajtore vajzat dhe gratë.

    “Përdhunimet ndodhin rëndom ditë të premte dhe të shtunë, se vajzat e tejkalojnë pak me pijen. Kam rastisur katër herë ditëve të shtuna në urgjencën e spitalit dhe vinin vajza të reja të shpërfytyruara. Të shoqëruara që i sillnin faktikisht 3-4 djem.

    Edhe vajzat duhet të jenë më të kontrolluara kur futen nëpër lokale apo shkojnë në disko nate. Se edhe meshkujt meshkuj janë,”-shtoi ajo ndër të tjera.

    https://www.instagram.com/vizionplustv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=dd142571-8074-4bef-bc1d-8b962455bac6

  • Nga ”Shqipëria po dominon”, te “tjetër golazo i Asanit”. UEFA nuk ndal postimet për kuqezinjtë

    Nga ”Shqipëria po dominon”, te “tjetër golazo i Asanit”. UEFA nuk ndal postimet për kuqezinjtë

    Paraqitjet e Shqipërisë dhe golat spektakolarë të futbollistëve kuqezinj, janë bërë temë kryesore tashmë në rrjetet sociale dhe sidomos adresat zyrtare të UEFA-s. Kjo e fundit i ka kushtuar sot një vëmendje shumë të veçantë kuqezinjve që mposhtën 3-0 Çekinë dhe vazhduan dominimin të shkëputur në kreun e Grupit E.
    Fillimisht postimet në adresën zyrtare të UEFA-s për EURO 2024 në Twitter nisën me tifozin i cili lyen fytyrën si shqiponjë, shoqëruar me mbishkrimin “Gati për ndeshjen”.

    Më pas e kishte menjëherë radhën mesazhi “Asani përsëri” dhe fotot e golit të sulmuesit që i dha avantazhin Shqipërisë.

    Pak më vonë shfaqet përqafimi mes Seferit dhe Dakut, si dhe shkrimi ”Shqipëria po dominon”.

    Pastaj një tjetër postim ku shkruhej “Në pole position” me festën e futbollistëve pas fitores.

    Dhe sigurisht, goli me video i Asanit. “Jasinr Asani me një tjetër supergol. A është një tjetër kandidat i mundshëm për golin e javës?”, shkruhej në profilin e UEFA-s.

  • “Një tjetër rol ndërkombëtar”, Rama: Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB

    “Një tjetër rol ndërkombëtar”, Rama: Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB

    Shqipëria është votuar nga 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për t’u ulur Këshillin e të Drejtave të Njeriut.
    Lajmi është ndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama.
    Ai shkruan se Shqipëria ka marrë një tjetër rol ndërkombëtar.
    Kreu i qeverisë theksoi se së bashku me 14 shtete të tjera do të ulen në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB duke filluar nga 1 janari 2024.
    Postimi i kryeministrit Rama

    SHQIPËRIA MERR NJË TJETËR ROL NDËRKOMBËTAR

    Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.

    15 anëtarët e rinj të KDNJ:

    Shqipëria
    Brazili
    Bullgaria
    Burundi
    Kina
    Bregu i Fildishtë
    Kuba
    Republika Domenikane
    Franca
    Gana
    Indonezia
    Japonia
    Kuvajti
    Malaui
    Hollanda

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=879756056853390&set=a.400250428137291&type=3&ref=embed_post

  • “Mendohuni mirë para se të veproni!”, ja cilat shenja do të kenë dilema nesër për të zgjidhur

    “Mendohuni mirë para se të veproni!”, ja cilat shenja do të kenë dilema nesër për të zgjidhur

    Dashi

    Ditë shumë e zakonshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Gjithçka do vazhdojë të jetë po njësoj. Për beqarët nga ana tjetër gjërat do ndryshojnë tërësisht. Ata do kenë disa njohje mbresëlënëse. Në planin financiar duhet të shpenzoni me maturi nëse nuk doni probleme më vonë me buxhetin.

    Demi

    Perspektivat për jetën tuaj në çift do jenë shumë të mira gjatë kësaj dite. Do bini dakord për gjithçka me atë që keni në krah dhe disa mund të marrin vendime me rëndësi. Edhe beqarët do kenë një ditë të këndshme dhe të mbushur me takime. Situata financiare do jetë goxha e qëndrueshme.

    Binjakët

    Nuk do jeni në humor të mirë gjatë kësaj dite dhe do debatoni edhe për gjënë më të vogël me atë që keni në krah. Disa mund të kenë partnerë të duruar, por disa të tjerë jo. Kujdes sepse situata mund të dalë jashtë kontrollit. Beqarët do kenë vetëm njohje të reja dhe asgjë më tepër. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni me sy mbyllur.

    Gaforrja

    Ditë e paqëndrueshme dhe herë pas here me debate të forta. Nuk do ju pëlqejë aspak që partneri/ja t’iu komandojë dhe do keni përballje me të. Beqarët nuk do ndalen së kërkuari personin ideal edhe pse do jenë të ngarkuar me punë. Jupiteri do ndikojë pozitivisht tek financat dhe do ju nxitë të tregoheni të kujdesshëm.

    Luani

    Ditë shumë më e favorshme për beqarët sesa për çiftet kjo e sotmja. Planetët do favorizojnë takimet interesante dhe emocionuese kështu që duhet të përfitoni. Të dashuruarit nuk do kenë probleme, por as ndonjë surprizë të madhe. Në planin financiar shpenzoni aq sa ua mban xhepi jo aq sa keni dëshirë. Vetëm kështu do shmangni vështirësitë e nesërme.

    Virgjëresha

    Jeni në çift? Dita e sotme do jetë e qetë dhe e bukur njëkohesisht. Komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizoterojë gjatë gjithë kohës. Dashuriçkat e beqarëve do jenë të ndërlikuara gjatë kësaj dite. Takime do ketë, por asnjeri nuk do ua mbushë mendjen. Në planin material do iu jepet një mundësi e mirë për të stabilizuar situatën. Shfrytezojeni.

    Peshorja

    Shtojini dozat e fantazisë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do jetoni në një ambient më të ngrohtë në çift. Partneri/ja nga ana e tij ka menduar t’iu bëjë një propozim interesant. Mendohuni mirë para se të përgjigjeni. Takimet për beqarët do jenë të pafundme. Në planin financiar ndiqni intuitën tuaj.

    Akrepi

    Klima yjore nuk do jetë shumë e favorshme gjatë kësaj dite për ata që janë vetëm. Do e keni të vështirë të vendosni kontakte me persona të panjohur dhe nuk do shfrytëzoni asnjë mundësi që do iu jepet për takime. Çiftet do kalojnë një ditë të qetë dhe pa asnjë të re. Në planin financiar do keni sukses të garantuar.

    Shigjetari

    Dashuria do jetë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj dite. Do i kushtoni më tepër kohë atij që keni në krah dhe emocionet do jenë të shumëfishuara. Nëse jeni vetëm, do keni takimin që keni pritur prej kohësh. Tregohuni të duruar para se të hidhni një hap më tej. Me financat duhet më tepër maturi dhe kujdes.

    Bricjapi

    Mos kërkoni me ngulm gjatë kësaj dite që partneri/ja të ketë për çdo gjë, të njëjtin mendim me ju. Lëreni atë të shprehet lirisht dhe mos impononi asgjë nëse nuk doni ta humbni së shpejti. Nëse jeni beqarë, nuk do keni fat as gjatë kësaj dite. Bëni ende durim. Në planin financiar do ketë ndryshime mjaft pozitive.

    Ujori

    Në jetën tuaj në çift do merrni vendime shumë të rëndësishme. Mjaft më duke qëndruar gjithsecili më vete, ka ardhur koha të jetoni bashkë. Beqarët edhe pse do kërkojnë gjithë kohës, nuk do e gjejnë dot personin ideal. Në planin financiar nuk priten vështirësi, për disa situata do jetë në gjendjen më të mirë.

    Peshqit

    Çiftet do ia kalojnë për mrekulli sot. Jo vetëm që do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini, por do merrni edhe një vendim të rëndësishëm për të ardhmen. Ka shumë gjasa që disa persona të bien pre e sharmit tuaj gjatë kësaj dite. Shfrytezojini takimet per t’u njohur më mirë me personat. Në planin financiar duhet të bëni kujdes nga influenca negative e Saturnit.

  • “Surpriza për beqarët”, ja parashikimi i yjeve për sot

    “Surpriza për beqarët”, ja parashikimi i yjeve për sot

    Dashi

    Të dielën tregohuni të kujdesshëm në dashuri veçanërisht nëse keni të bëni me dikë nga Bricjapi ose Gaforrja. Në punë, megjithatë, është koha ideale për avancim në karrierë. Ju mund të bëni kërkesat tuaja ose të kërkoni një rritje. Përveshni mëngët nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi.

    Demi

    Të dielën marrëdhënia juaj është më e fortë se kurrë ndaj shijoni këtë moment qetësie. Në punë do të ketë një mënyrë për të filluar përsëri në një mënyrë fantastike shumë shpejt.

    Binjakët

    Të dielën mos u dorëzo menjëherë në dashuri, prit para se të kuptosh se çfarë ka ndodhur. Në punë kërkoni ndihmë nëse keni nevojë. Ndoshta ju jeni lodhur nga e njëjta rutinë e vjetër, por diçka ka filluar të lëvizë.

    Gaforrja

    Të dielën ju keni një dëshirë të madhe për t’u dashuruar kështu që përpiquni të dilni sa më shumë tani që keni edhe favorin e yjeve. Në punë duhet të kuptoni se në cilën rrugë të shkoni dhe të kapërceni pengesat. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë, thjesht duhet të kuptoni se në cilën rrugë të shkoni.

    Luani

    Të dielën tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse së fundmi keni qenë pak agresiv me partnerin. Në punë gjithçka shkon mirë falë edhe ndihmës së Jupiterit.

    Virgjëresha

    Të dielën mirë për të gjithë çiftet e sapolindur që mund ta zyrtarizojnë. Një fazë rikuperimi fillon në punë. Ndoshta është koha të mos zemëroheni nëse diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi, por së shpejti do të shihni që shumë gjëra zgjidhen dhe gjejnë vendin e tyre në botë.

    Peshorja

    Të dielën kjo është koha për t’u dashuruar kështu që lëre veten të shkosh pa frikë. Në punë mos i nënvlerësoni takimet e reja që mund të sjellin diçka të re. Ndoshta ka ardhur koha të mos presim manën nga qielli, por të përveshim mëngët për të arritur diçka të mrekullueshme.

    Akrepi

    Të dielën, hëna është në anën tuaj kështu që takimet janë të favorizuara. Mos humbisni kohë në punë, është koha për të zgjidhur problemet. Vetëm në këtë mënyrë do të arrihen gjëra të mëdha.

    Shigjetari

    Të dielën në dashuri keni një dëshirë të madhe për ndryshim, si dhe në punë, por duhet të përpiqeni të kuptoni se çfarë dëshironi dhe nëse është thjesht një trill kalimtar. Do të shihni që gjithçka do të jetë mirë dhe do t’i ktheheni lëkundjeve në çdo fushë.

    Bricjapi

    Të dielën kjo ditë nuk është ideale për ndjenja, duhet shumë kujdes në dashuri. Jeni ende në një fazë kaosi në punë. Jo çdo gjë po shkon siç duhet, por ka mundësi të shkëlqyera për sukses.

    Ujori

    Të dielën 1 tetor mos e neglizhoni partnerin që po vuan mungesën tuaj së fundmi. Në punë mundohuni të keni një qëndrim më pozitiv.

    Peshqit

    Të dielën ka ardhur koha të përjetoni të gjitha nuancat e dashurisë. Në punë mund të ketë nervozizëm por përpiquni të qëndroni të qetë. Do të shihni që pak nga pak gjithçka do të jetë mirë. Thjesht duhet të jeni më të sigurt dhe të besoni në mundësitë tuaja.

  • DETAJE/ Ngjarja e rëndë në Dukagjin, shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë djali: Ja shkaku

    DETAJE/ Ngjarja e rëndë në Dukagjin, shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë djali: Ja shkaku

    Pak minuta më parë një ngjarje e rendë u raportua nga Dukagjini i Shkodrës, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri.

    Sipas burimeve, shënjestër e këtij atentati mendohet të ketë qenë djali, Gjin Guri. Shkak paraprakisht dyshohen konfliktet për kultivimin e narkotikëve.

    Gjin Guri është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

    Në vitin, 2015, u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë që ushtronte kontrolle për kanabis në zonën e Dukagjinit, ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.

    Njoftimi i policisë:

    Shkodër/Informacion paraprak

    Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

    Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

    Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

    Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër./abcnews.al

  • Viktima uli shpejtësinë për shkak të rrugës së dëmtuar, si “përfituan” atentatorët për të ekzekutuar Fatjon Dervishin! Pistat që po hetohen

    Viktima uli shpejtësinë për shkak të rrugës së dëmtuar, si “përfituan” atentatorët për të ekzekutuar Fatjon Dervishin! Pistat që po hetohen

    Fajton Dervishit iu bë atentat afër një ure në shinat e trenit në Katund të Sukthit mesnatën e së martës.

    Mësohet se viktima ka ulur shpejtësinë për shkak të rrugës së dëmtuar dhe në atë moment, atentatorët duke përfituar nga kjo situatë e kanë qëlluar me breshëri plumbash, raporton News24.

    Në vendngjarje ndodhet ende mjeti i 38-vjeçarit, i cili humbi jetën në spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

    Ka dyshime se atentatorët e kanë ruajtur shënjestrën e tyre dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij, teksa ai kishte ngadalësuar shpejtësinë pasi po hynte drejt rrugës së dëmtuar.

    Viktima pak metra larg vendit të krimit kishte dhe banesën e tij.

    Ai ishte në automjet së bashku me shokun e tij, të cilët kishin qenë në një lokal dhe më pas po ktheheshin në banesë.

  • Zhdukja e Ervis Martinaj! 1 familjar dorëzon në SPAK kodet e “SKY” që përdorte “mbreti” i lojrave të fatit

    Zhdukja e Ervis Martinaj! 1 familjar dorëzon në SPAK kodet e “SKY” që përdorte “mbreti” i lojrave të fatit

    Një person i afërm i familjes së biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj, i cili një vit më parë u zhduk në rrethana të mistershme, mësohet të jetë paraqitur në SPAK, duke dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga Martinaj, para se ai të zhdukej.

    Prej më shumë se një viti, SPAK po kryen hetime kundër Martinaj për për tre dosje penale. Por deri në këtë fazë asnjë e dhënë nuk është zbuluar për të mësuar nëse 38-vjeçari është ende i gjallë apo ka vdekur.

    Me shpresën e zbulimit të misterit për fatin e tij apo qoftë dhe identifikimin e personave të fundit që ai ka biseduar në “Sky”,

    “Ora News” mëson se familjarët kanë dorëzuar disa kode të aplikacionit, që janë përdorur nga Martinaj gjatë periudhës kur “Sky” ishte funksional.

    Dorëzimi në SPAK është kryer, pasi kjo prokurori disa muaj më parë ka marë nga autoritet Belge dhe Franceze, të gjiha kodet që janë përdorur nga shtetasit Shqiptarë. Të afërmit e Martinaj, shpresojnë se përmes “SKY” të zbulojnë detaje shtesë që mund të sjellin zbulimin e ndonjë të dhëne që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

    Pikërisht në 9 gusht 2022, 41-vjeçari humbi kontaktet me rrethin e tij shoqëror dhe familjar, çka solli që një ditë më pas në 10 Gusht xhaxhai i tij Rakip Martinaj të kallëzonte në policinë e Laçit, rastin e humbjes së kontaktit me nipin.

    Shijaku ishte pika e fundit e ndalesës së tij, duke hyrë në banesën e një të njohuri A.A.

    Shijaku mban të fshehur misterin nëse Ervis Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë. Për një periudhë 1-vjeçare emri i Ervis Martinajt, ka ngjallur kureshtje, duke e ndarë opinionin publik, median dhe policinë, mes misterit nëse është i gjallë apo është i vdekur.

    Prokuroria e Laçit dhe më pas ajo e Lezhës, prej 1 viti po kryen hetime për akuzën e “Rrëmbimit dhe zhdukjes së personit”. Por deri në këtë fazë nuk është bërë e mundur të gjendet asnjë provë apo sinjalizim, rreth fatit të njeriut që jetonte mes botës së lojrave te fatit dhe Krimit të Organizuar. Njerëzit e fundit që shoqëronin Ervis Martinaj nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, ishin e dashura e tij Sadete Kokomani dhe punonjësi i policisë, Jeton Lami. Ky i fundit u arrestua për “Shpërdorim detyre” dhe më pas u dënua nga gjykata e Lezhës me dy vjet e 10 ditë burgim.

  • HOROSKOPI/ 16 shtator 2023, çfarë parashikojnë yjet për ju sot

    HOROSKOPI/ 16 shtator 2023, çfarë parashikojnë yjet për ju sot

    Dashi
    Ju keni një ndjese se puna e të gjithëve është përgjegjësia juaj. Ju instinktivisht dëshironi të keni gishtat në byrekë të ndryshëm. Kini kujdes që të mos kaloni kufirin nga këshilla të dobishme në thashetheme lënduese ose gjykim të ashpër.

    Demi
    Mos kini frikë të filloni diçka. Filloni me një projekt ose ide që mendoni se është e rëndësishme dhe njerëzit e tjerë do ta ndjekin automatikisht. Do të keni një mbështetje të madhe me pothuajse çdo gjë, kështu që vazhdoni diçka në të cilën besoni.

    Binjaket
    Gjendja juaj e përgjithshme përmirësohet shumë sot dhe kjo do ta bëjë shumë më të lehtë për ju që të përballeni me qëndrimin e papjekur të njerëzve përreth jush. Natyrisht, do të jeni më të durueshëm, duke hapur kështu derën për marrëdhënie më të mira përreth.

    Gaforrja
    Dita fillon me një notë mjaft të thartë për ju dhe për fat të keq, ajo vetëm do të përkeqësohet. Është e rëndësishme që të eliminoni problemet e vogla. Përndryshe, ato do të acarohen dhe do të jenë shumë më të vështira për t’u përballuar pasdite.

    Luani
    Ka të ngjarë t’i rezistoni ideve ose dëshirave të dikujt tjetër, sepse ndjeni se ky person po përpiqet t’ju kontrollojë ose manipulojë. Me shumë mundësi, ky person thjesht po përpiqet t’ju ndihmojë, kështu që jini të hapur dhe të gatshëm të pranoni këshilla nga të tjerët.

    Virgjeresha
    Ju mund të jeni aq të zënë me veten, saqë të bëhet e pamundur të marrësh çfarëdo lloj vendimi. Kini besim në çfarëdo vendimi që merrni. Është më mirë të ecni përpara në një farë mënyre sesa të mos ecni fare përpara.Peshorja
    Mos kini frikë të filloni diçka. Filloni me një projekt ose ide që mendoni se është e rëndësishme dhe njerëzit e tjerë do ta ndjekin automatikisht. Do të keni një mbështetje të madhe me pothuajse çdo gjë, kështu që vazhdoni diçka në të cilën besoni.

    Akrepi
    E vërteta është shumë e paqartë dhe faktet do të bëhen më konfuze me kalimin e ditës. Me sa më shumë njerëz të flisni, aq më të hutuar do të bëheni. Mundohuni të mos merrni ndonjë vendim të rëndësishëm në këtë moment. Prisni derisa rruga të jetë më e qartë.

    Shigjetari
    Mbështetuni në intuitën tuaj. Zëri brenda kokës tuaj e di saktësisht se si të vazhdojë, ndaj besojini këtij zëri të brendshëm. Njerëzit mund të përpiqen të turbullojnë kokën tuaj me fakte që janë të pavërteta ose të pavlefshme. Mos u dilni nga rruga prej tyre. Dëgjoje veten.

    Bricjapi
    Nuk ka nevojë të mërziteni për asgjë. Bëni më të mirën për t’u çlodhur. Sa më të qetë dhe të relaksuar të jeni, aq më të qetë do të jenë njerëzit përreth jush. Ky lloj mjedisi nxit rritjen dhe marrëdhëniet e përgjithshme të mira në vendin e punës.

    Ujori
    Sigurohuni që të keni muzikë afër ndërsa punoni. Zgjidhni diçka që është qetësuese dhe relaksuese. Ndërkohë aspekti sentimental paraqitet në formën e duhur, por do t’ju nevojitet që të bëni diçka ndryshe.

    Peshqit
    Nëse diçka po funksionon pa probleme, le të vazhdojë kështu. Nuk ka kuptim të përpiqesh të prishësh rrjedhën kur gjithçka duket se po funksionon mirë. Nëse ju kërkohet ndonjë opinion, jepeni, përndryshe, mbajini për vete mendimet tuaja.

  • Ekzistojnë apo jo? NASA jep verdiktin e fundit lidhur me UFO-t

    Ekzistojnë apo jo? NASA jep verdiktin e fundit lidhur me UFO-t

    Rezultatet e studimit të NASA-s priteshin me shumë interes për të na shuar kuriozitetin e madh rreth kësaj çështje. Zhgënjyes paraqitet fakti se në fund nuk ka një përgjigje përfundimtare.

    E vetmja gjë e sigurt është se NASA tashmë do të hetojë ato që i quan FAP (Fenomene Anormale të Paidentifikuara) duke përdorur teknologji moderne dhe inteligjencë artificiale. Administratori i NASA-s, Bill Nelson tha se agjencia hapësinore amerikane jo vetëm që do të marrë drejtimin në hulumtimin e UFO-ve, por do të ndajë të dhënat me më shumë transparencë. Raporti i fundit ka 36 faqe me vëzhgime mjaft teknike dhe shkencore.

    Ka apo nuk ka alienë?

    Faqja e fundit e raportit thoshte se “nuk ka asnjë arsye për të konkluduar” se janë jashtëtokësorë pamjet e pashpjegueshme. “Megjithatë… ato objekte duhet të kenë udhëtuar nëpër sistemin tonë diellor për të arritur këtu”, – thuhet në raport. Megjithëse raporti nuk arriti në përfundimin nëse ekziston jeta jashtëtokësore, NASA nuk e mohoi mundësinë e “teknologjisë së panjohur të alienëve që mund të veprojë në atmosferën e Tokës”.

    Nicola Fox, administratore e asociuar në Drejtorinë e Misionit Shkencës në NASA tha: “FAP janë një nga misteret më të mëdha të planetit tonë” dhe kjo është kryesisht për shkak të mungesës së të dhënave me cilësi të lartë. Pavarësisht pamjeve të shumta të UAP, zonja Fox tha se zakonisht nuk ka të dhëna të mjaftueshme që “mund të përdoren për të nxjerrë përfundime përfundimtare shkencore rreth natyrës dhe origjinës së FAP”. Fox njoftoi se NASA ka emëruar një drejtor të ri të kërkimit të FAP. Ai do të përdorë AI në procesin e mbledhjes dhe analizës së të dhënave.

    NASA dyshon për fotot virale të “alienëve” nga Meksika

    Gazetari i BBC-së, Sam Cabral, pyeti panelin e NASA-s për një seri fotografish të supozuara jashtëtokësore që iu prezantuan autoriteteve meksikane në fillim të kësaj jave. Një ekspert i vetëshpallur i UFO-ve, Jaime Maussan, solli në atë seancë ato që ai paraqiti si dy kufoma të lashta “jo-njerëzore” të alienëve. Ai pretendoi se trupat ishin gjetur në Cusco të Perusë, në vitin 2017 dhe se testimi i radiokarbonit daton që objektet ishin deri në 1800-vjeçare.