Category: Uncategorized

  • Dridhjet dhe goditjet katastofale në Tokë, çfarë duhet të dini për tërmetet

    Dridhjet dhe goditjet katastofale në Tokë, çfarë duhet të dini për tërmetet

    Në orën 23:11 të 8 shtatorit 2023, me orën lokale, një tërmet me magnitudë 6.8 ballë goditi Marokun. Numri ende i përkohshëm i të vdekurve është mbi 2500 të vdekur dhe mijëra të plagosur rëndë. Epiqendra e lëkundjes, e cila zgjati 30 sekonda, ishte në jugperëndim të Marrakech, në një thellësi prej 18.5 kilometrash. Tërmeti i fundit i fortë me magnitudë 3.9 u regjistrua mëngjesin e 10 shtatorit.

    Ne ende nuk mund t’i parashikojmë tërmetet, por revista italiane Focus.it ka publikuar disa kuriozitete rreth këtyre ngjarjeve shkatërruese natyrore, të afta për të gjeneruar në pak sekonda energji më të madhe se ajo që rrjedh nga mijëra bomba atomike.

    1 – KUR NDODHIN TËRMETET? Një tërmet ndodh kur çahen shkëmbinjtë që formojnë koren e tokës, pasi u nënshtrohen sforcimeve që vijnë nga lëvizjet e pllakave tektonike mbi të cilat shtrihen. Kur këto forca tejkalojnë kufirin e rezistencës së vetë shkëmbinjve, ato plasariten, duke çliruar energji në formën e valëve sizmike.

    2 – ÇFARË JANË VALËT SIZMIKE? Ato janë lëkundje të fuqishme që përhapen nën tokë. Ka dy lloje: valët P (të parat), të cilat kalojnë nëpër shkëmbinj në të njëjtin drejtim në të cilin udhëtojnë, duke i ngjeshur dhe zgjeruar si fizarmonikë, dhe valët S (të dytat), të cilat veprojnë në mënyrë ortogonale me tokën, duke e bërë atë të valëzuar.

    3 – SI MATEN? Shkalla e Rihterit mat magnitudën e një tërmeti, pra energjinë elastike të çliruar; shkalla Mercalli që është përdorur në të kaluarën vlerëson intensitetin e saj duke ekzaminuar efektet në mjedis, në objekte dhe te njerëzit. Tani përdoret vetëm i pari, sepse jep indikacione të qarta, ndërsa i dyti ndryshon në bazë të vendndodhjes së tërmetit. E rëndësishme: shkalla e Rihterit është eksponenciale me një faktor 30. Kjo do të thotë se në krahasim me një tërmet me magnitudë 1.0, një tërmet me magnitudë 2.0 është tridhjetë herë më i fortë, ndërsa ai me magnitudë 3.0 është 30 x 30 = 900 herë, një tërmet me magnitudë 4.0 do të jetë 27,000 (30 x 30 x 30) herë.

    4 – CILI KA QENË TËRMETI MË I FUQISHËM I REGJISTRUAR NDONJËHERË? Ai që goditi Kilin Qendror në orën 14:11 më 22 maj 1960, arriti 9,5 gradë magnitudë dhe tronditja u ndje edhe në Japoni dhe Evropë. Në Itali, rekordi i trishtuar shkon te tërmeti 7.2 që goditi ngushticën e Mesinës më 28 dhjetor 1908, duke shkaktuar mbi 100.000 viktima.

    5 – ÇFARË JANË DHE SI LLOGARITET HIPOQENDRA DHE EPIQENDRA? Pika e thyerjes quhet hipoqendër, ndërsa korrespondenti i saj ortogonal në sipërfaqe është epiqendra. Për të marrë të dhënat e thellësisë së të parës është e nevojshme të studiohet përhapja e valëve P dhe S.

    6 – SA ZGJAT NJË TËRMET? Kohëzgjatja nuk mund të përcaktohet në mënyrë të njëanshme. Ajo varet nga madhësia, distanca nga hipoqendra dhe gjeologjia e tokës. Megjithatë, ekzistojnë dy mënyra për të menduar për kohëzgjatjen e një tërmeti. Mund të merret parasysh koha e nevojshme për çarjen, ose periudha e lëkundjes së ndjerë në një pikë të caktuar.

    7 – A MUND T’I PARASHIKOJMË ATO? Jo. Është zbuluar ekzistenca e disa “pararendësve sizmikë”, por janë të pamundur për t’u monitoruar. Ato kanë të bëjnë me emetimin e elementeve kimike radioaktive nga nëntoka (si radoni), ndryshimet në pozicionin dhe elektromagnetizmin e shkëmbinjve, analizën e mikro-tërmeteve që mund t’i paraprijnë një ngjarjeje më të madhe.

    8 – A ËSHTË E VËRTETË QË KAFSHËT I DËGJOJNË FILLIMISHT? Ka studime që përshkruajnë sjellje të pazakontë të kafshëve kur afrohet një tërmet. Megjithatë, është e vështirë të konfirmohet se, ndërsa afrohet një tërmet, ka sjellje reale parashikuese nga vetë kafshët. Por nuk përjashtohet që ata të jenë në gjendje të perceptojnë valët që mund t’i paraprijnë një goditjeje të dhunshme dhe që nuk janë të dallueshme nga njeriu, ose ndryshimet në rrjedhat e ujit nëntokësor ose lëshimin e gazit nga toka.

    9 – CILAT JANË ZONAT MË TË RREZIKUARA? Së pari ato të “unazës së zjarrit”, unazës që ndjek perimetrin e dy pllakave më aktive, Paqësorit dhe Nazca-s, dhe që shkon nga Kili në Zelandën e Re duke kaluar përmes Amerikës, Japonisë dhe arkipelagut juglindor të Azisë. Europa Jugore (Italia, Greqia dhe Turqia), Lindja e Mesme dhe Himalajet janë gjithashtu zona të rëndësishme sizmike.

    10 – A MUND TË SHKAKTOHEN NGA NJERËZIT? Në disa raste po, por nëse përjashtojmë ato të krijuara nga shpërthimet atomike, ato janë pothuajse të padukshme. Sizmografët janë në gjendje t’i zbulojnë ato. Disa shkaktohen nga nxjerrja e naftës, të tjera, madje, nga ekzaltimi i tifozëve brenda një stadiumi.

  • “DC News”: Pushime të paharruara në Sarandë, pjesë e “Maldiveve të Evropës”

    “DC News”: Pushime të paharruara në Sarandë, pjesë e “Maldiveve të Evropës”

    Saranda ndodhet në breg të një mali që përfundon në det, ndaj të gjitha rrugët janë në pjerrësi, në varësi të drejtimit të udhëtimit, shkruan në një artikull gazetari Florin Ravdan në të përditshmen rumune “DC News”.

    Shqipëria është një vend i përballueshëm për turistët. Në Sarandë mund të gjeni plazhe private të lira, 12 euro/2 shezlong dhe një çadër, por edhe plazhe të shtrenjta, 25 euro shezlongu.

    Megjithatë, në Sarandë ka edhe një plazh publik, mjaft i gjerë, për të cilin nuk kërkohet një pagesë.

    E vetmja pengesë është se ju duhet të uleni në peshqir, pasi nuk ka shezlong.
    Në Sarandë nuk ka plazhe me rërë, por vetëm me zhavorr. Në plazhet private me shezlong, hyrja në ujë bëhet duke zbritur një shkallë.

    Në plazhin publik, hyrja është mjaft e qetë, në 3-4 metra nga bregu, uji është 1,7 metra i thellë.

    Uji i detit është bruz si rezultat i gurëve. Nëse nuk ka dallgë, uji është i pastër kristal dhe mund të shihni peshqit që notojnë në një distancë të shkurtër nga bregu, 1-2 metra.

    Krahas Ksamilit, edhe Saranda është pjesë e të ashtuquajturës “Maldivet e Evropës”.

    Në restorante mund të hahet shumë mirë me 100 euro për 2 persona, por edhe me 25 euro.

    Për sa i përket pijeve, një birrë kushton 5-6 euro, por edhe 2-3 euro.

    Përveç plazheve kryesisht në jug të vendit, Shqipëria ofron edhe alternativa për ecje.

    Ju mund të vizitoni Parkun Kombëtar të Butrintit, i cili përfshin edhe një kala.

  • Direkt ndeshja Çeki vs Shqipëri

    Direkt ndeshja Çeki vs Shqipëri

    Kombetaria e Shqiperise do te luaië sonte ndeshjen ne udhetim te Kombetarja e Çekise ne kuader te eliminatoreve per “Euro 2024”.
    Kugezinite perballen sot me sfiden me të madhe deri me tani në Grupin E, pasi luajne ne udh@tim te lideri momental i grupit, fekia.
    Kjo sfide shume e rendesishme eshte parapare te zhvillohet ne stadiumin ‘Fortuna Arena’ ne
    Pragè me fillim nga ora 20:45.
    Dielmoshat e Sylinhos jane gati per kete sfide dhe pritet te hyne te pergatitur maksimalisht per rezultat pozitiv.
    Nië barazim ose niè fitore ne kete udhetim do te thoshte shume per Shqiperine para perballies sè pas disa ditève ne shtepi ndai

    NDIQNI KETU

  • Blendi Fevziu provon mishin e krokodilit: Ka shije si…

    Blendi Fevziu provon mishin e krokodilit: Ka shije si…

    Gazetari Blendi Fevziu po udhëton në vendet e Afrikës duke eksploruar kulturat e ndryshme. në ndalesën e tij të radhës në Namibi, gazetari ka vendosur të provojë edhe një specialitet të rrallë vendas, mishin e krokodilit.

    I shoqëruar nga një vendas ku nga videoja mësohet se quhet Kuda, Fevziu zhvillon me të një bisedë të shkurtër për të treguar se si konsumohet mishi i krokodilit.

    Blendi Fevziu: Mishi i krokodilit është shumë popullor në disa vende të Afrikës, edhe pse i rrallë. Shumë vitemë parë kam provuar në Kenia, do doja ta provoja edhe në Namibi. Kuda, ky është krokodil?

    Kuda: Po, ky është krokodil.

    Blendi Fevziu: Ne mund ta hamë krokodilin?

    Kuda: Ne mund ta hamë krokodilin, bishti është ai që hamë zakonisht dhe gjithashtu brinjët.

    Blendi Fevziu: Dhe brinjët? Është mish i bardhë?

    Kuda: Po, ka shije thuajse si pula.

    Blendi Fevziu: Pulë e vjetër. Por meqenëse kam provuar krokodil më parë, kam provuar mishin e kalit në Mongoli dhe në Kirgistan, kam provuar balenën në Islandë, tani nuk kisha si mos ta provoja krokodilin edhe në Namibi. Është i famshëm këtu?

    Kuda: Është një specialitet.

    Gazetari ka ndarë edhe disa video në InstaStory të zvarranikëve gjigandë.

  • Lamtumirë verë, por ‘El Nino’ nuk largohen nga Shqipëria!

    Lamtumirë verë, por ‘El Nino’ nuk largohen nga Shqipëria!

    Sinoptikania Lajda Porja ka folur për situatën meteorologjike në vend, për sa i përket ditëve në Vazhdim.

    Porja tha se nesër do të ketë ulje e temperaturave deri në 6 gradë Celsius dhe reshje shiu, teksa gjatë fundjavës pritet sërish një rritje e temperaturave, ku priten të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

    Në lidhje me muajin shtator, pritet që 10-ditëshi i parë i muajit të regjistrojë temperatura deri në 34-35 gradë Celsius, teksa temperaturat gjatë muajit shtator dhe tetor, priten të jenë 2-3 gradë në lartë se mesatarja.

    “Priten të fillojnë reshjet e shiut gatë mbrëmjes së sotme në pjesën veriore të vendit. Do të ketë herë pas herë mini-stuhi breshëri dhe stuhi shiu, temperaturat do të ulen në 30 gradë C. Po ashtu pritet që moti i paqëndrueshëm të na shoqërojë dhe ditën e mërkure. Dua të theksoj se në qarkun e Vlorës dhe Shkodrës do të ketë më shumë rrebeshe shi, për sa i përket fundjavës, do të kemi një mot të ngrohtë. Pritet që temperaturat të shkojnë deri në 35 gradë Celsius. Më pak reshje do të kenë zona malore dhe qarku i Korçës.

    Pra do të kemi një ulje të temperaturave, e mërkura, e enjte dhe premte, jo më shumë se 31 gradë. Ndërsa fundjava do të shoqërohet me mot të kthjellët dhe temperatura deri në 35 gradë celsius. Java e parë e shtatorit do të ketë deri në 34-35 gradë Celsius, kjo për 10-ditëshin e parë të muajit. Shatori dhe tetori do regjistrojë 2-3 gradë më të lartë se mesatarja.

    Kemi thënë që do kemi zgjatje të verës, pasi ka startuar fenomeni ‘El Nino’”, u shpreh Porja.

  • Nga burgu në fermë, Fero poston foto në kalë

    Nga burgu në fermë, Fero poston foto në kalë

    Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero ka qëndruar një muaj në paraburgim pasi dyshohej se kishte dhunuar gruan e tij, Arbenita Ismajli.

    Ditën që ai është liruar, është shfaqur në xhami, ndërsa ditën e djeshme ka postuar në rrjetin social “Instagram” video dhe foto duke kalëruar në një fermë.

  • Reshje shiu dhe rrebeshe, si parashikohet moti për fundjavën! Çfarë duhet të dinë adhuruesit e plazhit: Ja sa do jetë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon

    Reshje shiu dhe rrebeshe, si parashikohet moti për fundjavën! Çfarë duhet të dinë adhuruesit e plazhit: Ja sa do jetë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon

    Gjatë fundjavës reshjet e shiut do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formëm e rrebesheve të shpejta, shtrëngatave e stuhive me shkarkesa elektrike.

    Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, vendi ynë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

    Ndërkohë valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

    Parashikimi i motit

    Ndikimi i anticiklonit e depërtimi i një qendre të ulët presioni do të bëjë që vendi ynë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike këtë fundjavë.

    Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu që në orët e mëngjesit përgjatë Ultësirës Perëndimore, e më pas në të gjithë territorin.

    Reshjet do të jenë të vazhdueshme, me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formëm e rrebesheve të shpejta, shtrëngatave e stuhive me shkarkesa elektrike. Në intervale të shkurtra kohore breshër.

    Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi 12-15m/s.

    Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3ballë.

  • A erdhi nga hapësira? Zbulohet origjina e objektit misterioz të gjetur ne vendin tone

    A erdhi nga hapësira? Zbulohet origjina e objektit misterioz të gjetur ne vendin tone

    Një cilindër gjigant misterioz i zbuluar në një plazh australian është identifikuar si mbetje nga një raketë indiane, sipas zyrtarëve.

    Objekti, i cili është rreth 2.5 metra i lartë, u gjet në një plazh pranë Green Head, tre orë në veri të Perthit.

    Zyrtarët shtetërorë dhe federalë kanë kaluar gati dy javë duke u përpjekur të zbulojnë se cila ishte origjina e cilindrit gjigant metalik dhe nga erdhi ai.

    Shumë fillimisht menduan se vinte nga hapësira?

    Agjencia Australiane e Hapësirës megjithatë ka dalë me një përfundim duke thënë se objekti është “me shumë gjasa” mbeturina nga një “fazë e tretë e shpenzuar e një mjeti lëshues satelitor polar”.

    Automjeti drejtohej nga Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore dhe mbeturinat që u gjetën nga anija tani po mbahen në ruajtje. Por ende kjo Agjensi nuk e ka konfirmuar një fakt të tillë.

    Në një Tweet, Agjencia Australiane e Hapësirës tha: “Mbetjet mbeten në ruajtje dhe Agjencia Australiane e Hapësirës po punon me ISRO, e cila do të sigurojë konfirmim të mëtejshëm për të përcaktuar hapat e ardhshëm, duke përfshirë marrjen në konsideratë të detyrimeve sipas traktateve të Kombeve të Bashkuara për hapësirën.

    “Nëse komuniteti vëren ndonjë mbeturinë të mëtejshme të dyshuar, ata duhet ta raportojnë atë tek autoritetet lokale dhe të njoftojnë Agjencinë Australiane të Hapësirës përmes [email protected].

  • Tirana pa ujë në këto temperatura të larta, banorët me bidona në radhë te autoboti

    Tirana pa ujë në këto temperatura të larta, banorët me bidona në radhë te autoboti

    Jemi në muajin korrik dhe vendi po përballet me temperatura të larta. Mirëpo ndonëse termometri shënon vlera të larta, në Tiranë, qytetarët nuk kanë ujë në çezmat e tyre duke e bërë më të vështirë përballimin e të nxehtit.

    Në një kohë kur uji është tejet i domosdoshëm, qytetarët i kanë sytë nga autoboti i privatit. Një qytetar ka dërguar në redaksi pamje se si banorët te rruga “Bajram Preza” në Tiranë, presin në radhë autobotet që të furnizohen me ujë.

    Pamjet janë filmuar sot, data 29 korrik 2023 dhe lë për të dëshiruar, pasi qytetarët e Tiranës, në vend që të kenë ujë në çezmat e tyre, falë kryebashkiakut Veliaj, detyrohen të gjejnë zgjidhje alternative për ta siguruar ujin që është shumë i rëndësishëm sidomos në këto ditë ku temperaturat janë të larta.

    https://www.facebook.com/watch/?v=298842912682326

  • Temperaturat ekstreme ‘pushtojnë’ Evropën, ja lajmi i keq që japin ekspertët

    Temperaturat ekstreme ‘pushtojnë’ Evropën, ja lajmi i keq që japin ekspertët

    Vendet mesdhetare po mbyllin atraksionet turistike dhe po rrisin kujdesin shëndetësor për sëmundjet që lidhen me nxehtësinë.

    Shërbimi Evropian i motit paralajmëron se në të ardhmen duhet që të përgatitemi për valë të nxehta më intensive dhe më të gjata.

    “Ne presim që valët e të nxehtit, si ato që goditën Evropën verën e kaluar ose ajo që po zhvillohet aktualisht, të bëhen më intensive dhe të zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike,” tha Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

    Ndërkaq kujtojmë se javën që lamë pas, temperaturat tejkaluan 40 gradë Celsius në qytete në Itali dhe Spanjë, duke bërë që autoritetet të mbyllin atraksionet turistike dhe të lëshojnë paralajmërime.

    Vala e të nxehtit në kontinent vjen pas qershorit më të nxehtë të regjistruar në botë dhe javës së parë më të nxehtë të korrikut. Sipas shërbimit Copernicus, temperaturat në qershor ishin 0.5 gradë Celsius mbi mesataren globale.

    Kushtet e motit kanë pasoja negative për turizmin, bujqësinë dhe industrinë. Zjarret e shumta jashtë Athinës që filluan të hënën e kaluar po vijojnë ende të jenë active duke bërë të mundur që të Rodos të bëhet evakuimi i mijërave banorëve.

    Duke folur për mediat për kufizimet në funksionimin e atraksioneve të Athinës për shkak të vapës, ministrja e Kulturës Lina Mendoni tha se po merrte përditësime çdo orë për vapën për të vendosur nëse do t’i mbajmë të hapura ambientet dhe theksoi se “ne të gjithë duhet të përshtatemi me krizën klimatike me të cilën po përballemi”.